Nga Pertefe Leka/
Në Kujtesën tim- Një takim i parë dhe i fundit me kolosin e letrave Petro Marko në Prill të vitit 1991 në redaksinë e gazetës “Republika”. Sapo kishin filluar të dilnin numrat e parë të kësaj gazete dhe në leximin e disa artikujve më kishte bërë përshtypje një shkrim për këngëtarin e famshëm të operas,Lukë Kaçaj , i denuar nga rregjimi i kohës , pse propagandonte Fishten e Madh . Në shkrim tregohej së edhe pse i arrestuar Luka, me karakterin e Malësorit, ia kishte recituar hetuesit vargjet nga poezitë e poetit, për të vertetuar se sa kombëtar dhe sa i vertetë ishte Poeti Gjergj Fishta. Duke e njohur ngjarjen, sepse e njihnim në Shkodër , Anen Jakova ,Zonjën e tij , si gruan me të bukur dhe me karakter të forte, që e përballoj me dinjitet burgun e të shoqit, më nxiti të shkruaja, për fundin e kësaj ideologjie famekeqe që i solli kaq të këqia njerëzimit, e denoncuar publikisht gjysëm shekulli më parë, nga B.Merxhani . Për këte u paraqita të zyrat e kësaj redaksie me një shkrim në dorë me titullin” Pse nuk jam marksist“ sipas artikullit të B.Merxhanit në Revistën “Perpjekja Shqiptare”(isha e njohur me këte revistë sepse Im atë mësues, i kishte ruajtur me kujdes të gjithë numrat e publikuara dhe më afronte shpesh të lexoja shumë shkrime në të me vlera edukative dhe kulturore. Më kishte rënë në sy edhe artikulli “ Pse nuk jam marksist”, por e mbytur nga ideologjia e kohës nuk i kisha dhënë rëndësinë e duhur asaj teorie të gabuar që po na helmonte çdo ditë).
Kur hyra brenda në dhomën e Editorit ishin instaluar aparate të thjeshta, telefon dhe makinë shkrimi, gjeta të ulur Zotin Petro Marko. E njoha menjëherë nga fotot e publikuara, dukej i lodhur por sytë i shkëlqenin.Si u përshendeta, e në komunikim e sipër i tregova së çfarë më shtyu të shkruaja me këte titull. Sa dëgjoi titullin e shkrimit u ngrit në kembë me një energji ,por i emocionuar më tha “ Oh ç’ ma kujtove mësuesin tim …Branko më kishte thënë, tani je i ri, por më vonë do të më kuptosh …” tani do të shkruaj për këte .
Me 28 prill 1991 në gazetën “Republika” dolën të dy shkrimet në një faqe, ku në vazhdimësi të artikullit tim ishte publikuar “Si u shkrua një kryeartikull” nga P.Marko dhe një foto e tij me B.Merxhanin . Në artikullin e tij, P.Marko, ndër të tjera shkruante:
“Si i ri që isha e admiroja Brankon për karakterin e kulturën e gjerë dhe penden e tij .Ai u bë mësuesi im.Branko mendonte për një revistë që të bëhej “shkollë “për rininë e etur për dije Kështu lindi revista kulturore e përmuajshme “Përpjekja Shqiptare”.
Botimi i kësaj reviste për publikun intelektual dhe për rininë shkollore u cilësua si një eveniment I rëndësishëm kulturor rreth së cilës u bënë bashkëpunëtorë nga elita intelektuale më e shquar e kohës:Aleksander Xhuvani,Lumo Skendo ,Skender Luarasi,Lasgush Poradeci,Eqrem Çabej,Ernest Koliqi,Vangjel Koça,Veli Stafa dhe të rinjtë : Sh.Musaraj,Nexhat Hakiu,Vedat Kokona, Musine Kokalari …….
Lënda merrej nga dijetarë, filozofë e shkencëtarë botëror.Kjo revistë fitoi terren, sepse po kryente funksionin e një instituti studimor, prandaj nuk mbeti pa rënë në sy të qeverisë .
Petro Marko vazhdon në shkrimin e tij : “Pasi botuam tre numrat e parë u thirrëm të dy në ministrinë e brendshme, ku vetë Musa Juka na tha: Kam urdhër nga lartmadhëria t’ju komunikoj së në qoftëse doni që revista juaj të vazhdojë të botohet , duhet të bëni një deklaratë në faqen e parë së nuk jam komunist” Si i ri që isha nxitova të përgjigjem : Nuk kam bërë deri më sot asnjë deklaratë që jam komunist ,që të bëj një tjetër e ta mohoi “
Brankoja më pjekuri u përgjegj : “ Zoti Ministër ,kërkoj një fare kohë që të mund të mendohem dhe të vij e të përgjigjem “ ……… Revista nuk u botua për tre muaj……
Pas tre muaj heshtje Brankoja më tha : “ E gjeta .Unë vërtetë nuk jam as marksist, as fashist, jam një demokrat, prandaj ulu të diktoj të shkruash.” U ula para makinës së shkrimit dhe për habinë time dëgjova titullin “ Pse nuk jam Marksist” Pa iu kundërvënë mësuesit tim të respektuar shkrova në makinë kryeartikullin e tij .Kur mbaroi së diktuari, i thashë :”Atëhere unë po e heq emrin tim nga revista “Branko më përkëdheli flokët dhe më tha : “Je akoma i papjekur, je shumë i ri , më vonë do të më kuptosh, jam më së i sigurtë “
P. Marko e njihte mirë filosofinë pozitiviste të B.Merxhanit, e njihte atë edhe si polemist me T.Zavalanin e N. Çikën …. dhe që fitoi autoritet për zhvillim miqësor të pikëpamjeve që donte vetëm të ndërtonte dhe jo të asgjësonte.Petro e kishte shtypur vetë në makinë artikullin “Pse nuk jam marksist “ një shkrim , i mirëstudiuar dhe I argumentuar me fakte, së socializmi ishte një utopi, dhe eksperiment pa të ardhme..,Petro e dinte edhe se Neo-Shqiptarizma e Merxhanit ishte një levizje kulturore ku Shkruante:
“ Politikë s’ka ! Vetëm Kulturë !”
E kishte dëgjuar me dhjetra here citatin e Niçes nga Merxhani “ Njeriu duhet të organizojë kaosin që gjendet brenda vetes në “Unin” e tij .E kishte kuptuar. më së miri kerkesën e Merxhanit që të krijojme një jetë mendore për Shqipërinë me një gjurmim shkencor serioz të vazhduar, për realizimin dhe spjegimin e vonesave historike ….. Nuk e kishte kundërshtuar mësuesin e tij se për Shqipërinë ishin të domosdoshme reformat e Ataturkut , dhe do të ishin një bekim për shqiptarët të behej një transformim i tillë …. Petro të gjitha i këto i mësoi,por ishte i vendosur në idetë e tij.
Si i ri,idealist e revolucionar internacionalist , më mendimin e barazisë dhe të lirise njerëzore, u nis drejt Spanjës më 1937. Atje bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” dhe po atje merr pjesë në mbledhjen e shkrimtarëve antifashistë ku ishin dhe Ernest Hemingway,P.Neruda……Kthehet në Shqipëri me 1940 më mision nga Kominterni si komunist. Nuk shkon shumë dhe burgoset nga italianet, si antifashist dhe internohet në Palermo Ustika . Sa çlirohen me përleshje nga Ustika , po në Itali , e arrestojne Gjermanët 1944 dhe shpeton nga ndërhyrja e mësuesit të tij në shkollën tregtare të Vlorës, nga shkrimtari i mirënjohur shkodrane ,Ernest Koliqi. Peripecitë e tij s’kanë të sosur, por kurrë nuk mposhtet .Ai i kishte shfaqur edhe më përpara pikëpamjet e tij si patriot luftarak e atdhetar I devotshëm , kur ishte në fakultetin e Letersise në Athinë. Atje kishte pasë ferkime me rektorin I cili ia njihte për turp që Petroja si Himariot të ishte mësues i shqipes,( Petron e kishte emëruar mësues, I nderuari patriot e luftëtar shkodrani, i Hilë Mosi, atë kohë, Ministër Arsimit.Petro e ka përshkruar me respekt figurën e mësuesit shkodranë Kolë Kamsi që i mësoi gjuhën e bukur shqipe:”Kamsi ishte i heshtur, por punëtor i madh.E them me plot gojën së na e mësoi shqipen mirë, gramatiken, poetët tanë,historinë e shkrimit të shqipes dhe kulturën tonë.” ) Pergjegjja e Petros ndaj rektorit ishte .”.turp për ju që ende jetoni në kohë të Bizantit “. replikë që i kushtoi përjashtimin. ….Po ashtu kur u mbyll revista “ABC” nga regjimi i Zogut , ku botonte me Migjenin ,Zavalanin e Merxhanin, pas një gjyqi e internojne në Porto Palermo , por edhe prej aty lirohet shpejt nga interesim i B. Merxhanit
Por më e rënda për P. Markon ishte arrestimi nga shokët e idealit vet komunist. Fillimisht e denuan me pushkatim por fati e deshi që bëri burg ,nga ndërhyrja e shokut të shkollës në Vlorë, H. kapo. Të gjitha këto i përballoi me një qendrim stoik por I pagoi me varfëri ekonomike, persekutime e përndjekje të vazhdueshme, deri me burgosjen e djalit poet,Jamarbër …Tashma besoj së i kishte ndër mend porositë e Mësuesit tij të cilin e vlerësonte si “Korifej I publicistikës shqiptare.”
P.Marko nuk ishte më pak se mësuesi i tij. Ai la një pasuri të Madhe të përjetshme në krijimtarinë artistike .Ai në moshën 17 vjeçare kishte botuar vjershën “Flamurit”, në gazetën “Shqipëria e Re “ të Kostancës.Proza e P.Markos e shtrirë në më shumë së 20 vepra , si Romane, Tregime ,Vepra Autobiografike…. me vlera artistike e historike e pasqyrojnë më së miri triumfin e dashurisë e të humanizmit .Njësimi i personazheve me veten e tij, solli vërtetësi në traditën e letërsisë sonë, duke mbetur i pamposhtur nga mizoritë e botës, nepër të cilën kaloi. Petro Marko ishte një ndër personalitetet më të persekutuara të kohës , që mbijetoi me dinjitet. Pena e tij nuk pushoi së shkruari deri në ditën e fundit të jetës ,me 27 Djetor 1991 .
Petro Marko, shkrimtari legjendë i Bregdetit
“Sa zor është t’i futesh tjetrit në zemër, në kokë! Po t’u shkruhej njerëzve në sy e në fytyrë mendimi, shpirti, rruga, puna, qëllimi atehere bota do të kishte marr tjetër drejtim….Po shumë fytyra jane si nata…dhe hajde kupto të lutem,se ç’mbulon dhe ç’fsheh nata!” P. Marko. Qyteti i Fundit.
Shkruan:GEZIM ZILJA/
Petro Marko, shkrimtari legjendë i Bregdetit
Historia e Petro Markos (25.11.1913-27.12.1991) është ajo e një luftëtari të madh të lirisë me përmasa ndërkombëtare, e një shkrimtari të pashembullt, e një idealisti të rrallë. Diktatura e qëlloi me të gjitha mjetet dhe format e saj për ta mposhtur, për ta kthyer në një shkrimtar oborri, ose ta detyronte të heshte si shumë të tjerë. Por ky shpirt i lirë i Bregut të Detit, nuk mund të bënte dot kompromise të tilla. As burgu, as varfëria, as izolimi nuk e thyen këtë burrë të shquar të Dhërmiut. Ai shkroi sa dhe si deshi, për luftën, për paqen, për dashurinë, për lirinë, atdheun dhe asnjëherë nuk i thurri lavde rregjimit komunist. Në librin “Intervistë me vetveten” që e shkroi në vitin 1977 dhe e plotësoi deri në ditët e fundit të jetës, ai bën një rrëfim të sinqertë, pa shtesa, pa zbukurime. Libri u botua i plotë në vitin 2000. Aty përshkruan fëmininë e hershme në fshatin e tij të lindjes Dhërmi, shkollimin, jetën në Tiranën e viteve tridhjetë, fillimin e shkrimeve të para në revistat e kohës, vajtjen në Greqi për studime të larta, pastaj vullnetar në luftën e Spanjës, jetën dhe burgun në Francë e Itali, dhe tmerrin e jetës në Shqipëri pas vitit 1944. Dy vjet pas çlirimit të Shqipërisë më 1947, arrestohet dhe bën tre vjet burg deri më 1950. Ëndrrat e shkrimtarit të ardhshëm, e idealistit të madh, u thërrmuan para realitetit vrasës në Shqipërinë e komunistëve. Ai pa sesi u shndrruan shumë nga miqte e tij të kohës së luftës në shërbëtorë të rregjimit të ri, në vrasës e kriminelë. Jeta e tij, e gruas dhe e fëmijëve, me talentin e veçantë që i kishte dhuruar natyra, atë të vëzhguesit të hollë dhe shkrimtarit, mund të kishte qenë shumë herë më e mirë dhe më e lehtë, pa atë kalvar vështirësish që kaloi, por si thotë edhe vet pak kohë para se të vdiste: “ … Kam shkruar dhe përsëri sa të kem frymë do të shkruaj, po me atë entuziazëm të Petros idealist, të pathyeshëm, të viteve të rinisë e të luftës, dhe qëndrimi im do të jetë gjthmonë kundër çdo lloj padrejtësie, kundër shkeljes së çdo lloj të drejte njerëzore, kundër çdo pushteti diktatorial, që të pengon frymëmarrjen, që vret ëndrrat e fëmijëve dhe idealin e idealistëve, që u vë kufij me tela me gjëmba horizonteve të lira….” (Intervistë me vetveten f.534.) I martuar me një piktore të talentuar si Safo Marko, ata e gjetën të dy gjuhën e përbashkët, duke mos bërë për asnjë çast servilin, shkrimtarin apo piktorin e realizmit socialist. Por liria dhe qëndresa ndaj diktaturës kishte një kosto që shpesh e kalonte njerëzoren. Kostua që pagoi çifti, Marko, ishte e pashëmbullt. Derisa ai burrë i jashtëzakonshëm mbylli sytë, nuk u qa, nuk u ankua, nuk u jargavit, nuk bëri asnjë lutje në komitetin e partisë për “t’i falur gabimet”, siç bënë shumë shokë të tij dhe që pastaj ia hodhën të keqes. Me një qëndrueshmëri si të heronjve mitikë, ai i piu deri në fund kupat e helmit, që diktatura ia mbushte çdo herë plot, por pa shkelur kurrë mbi veten e vet.Çifti Marko, lindi dy fëmijë. Edhe emrat e tyre i gjetën jo rastësisht: Jamarbër dhe Arianita. Të dy kam pasur rastin t’i shoh fare të rinj, kur vinin me pushime në Vlorë (Skelë) te kushërinjtë e tyre me të njejtin mbiemër. Jamarbëri (shkurt Madu) ishte një djalë as shtatëmbëdhjetë vjeç, që është pak të cilësohet i bukur. Kishte shtatin dhe bukurinë e të atit dhe delikatesën e brishtësinë e të ëmës. Shkruante që atëherë poezi, por që dalloheshin menjëherë nga ato të tjerat, që mbushnin faqet e “Dritës”, të “Yllit”, të “Nëntorit”, “Rinisë”, etj. Antikonformist si i ati, shkruante si njeri i lirë, i frymëzuar nga ideale të larta, nga natyra e bukur shqiptare, nga ndjenjat e pastra, nga dashuria njerëzore. Për ato poezi dhe sjelljet e tij prej “rebeli” e pësoi. Spiunët dhe larot e panumërt të Enver Hoxhës ia prenë hovit djalit të ri, duke e futur ende të parritur në burg. I brumosur me idealet e lirisë nga prindërit e tij, ai nuk bëri dot vjersha për partinë e socializmin, që hetuesit si hienat ia kërkuan ditë e natë. E dënuan atë, dhe u munduan të vrasin së gjalli dhe të pamposhturit Petro dhe Safo Marko. Ka një paralelizëm tragjik midis arrestimit të Petro Markos, nga komunistët në vitin 1947 dhe të birit më 1975. Ja si e përshkruan ai në libër këto dy çaste: “ …Në mes të natës erdhën njerëzit e sigurimit, më ngritën nga shtrati dhe më lidhën. Safoja qante më dënesa dhe thoshte: Pse? Ku do ta çoni?..Dhe nisi tragjedia. Më 15 maj 1947…” Interv. me vetv. f.469” Ndërsa për arrestimin e të birit shkruan: “… Më 7 gusht 1975 në ora 12 të natës djali u arrestua në shtëpi. Njerëzit e sigurimit e kryen detyrën duke qenë shumë të sjellshëm. Pasi i vunë prangat djalit dhe e morën, nuk lanë gjë pa kontrolluar….. Ishim të gjithë jashtëzakonisht të tronditur, por për mua ishte më e rënda. Se e pashë tim bir prapa hekurave njëlloj si veten time…” (f.530) Jamarbëri nuk e përballoi dot burgun e rëndë të diktaturës. I tmerruar nga ato që pa e jetoi në hetuesi e burg, pasi u lirua ai u bë i heshtur dhe dalëngadalë filloi që si shok të kishte vetminë dhe më vonë alkolin. Çfarë kishte ndodhur atje në burg, çfarë i kishin bërë djalit të ri, çfarë kishte pësuar shpirti i poetit të ardhshëm? Jamarbëri kurrë nuk e tha, por nuk është e vështirë për t’u kuptuar. Petro Markua vdiq më 27.12.1991. Kam qenë në varrimin e tij në Dhërmiun e bukur, bashkë me poetin Xhevahir Spahiu dhe qindra të tjerë poetë, shkrimtarë, artistë dhe njerëz të thjeshtë. Kam parë atë ditë lot në sytë e shumë burrave. Shqipërisë po i ikte një nga njerëzit e saj më të mëdhenjë të shekullit të njëzetë. Një Petro Marko, i dytë vështirë se vjen më, megjithëse toka e bregdetit është aq e begatë. Ai la pas një vepër të pavdekshme, librat, njëri më i bukur se tjetri dhe jetëshkrimin e tij të pangjashëm me të asnjë poeti dhe shkrimtari tjetër shqiptar. Petrua, nuk la para, as pasuri, sepse ai nuk dinte të bënte para, as biznes, as tregëti. Ai shkruante dhe kjo ishte detyra e tij, për këtë e kishte dërguar zoti në tokë. Megjithëse diktatura shumë libra ia bëri karton, nuk ia botoi ose ribotoi më, në Kosovë vepra e tij që në gjallje iu botua e plotë. Ai shkruan për këtë fakt: “… Unë isha një shkrimtar i mallkuar në vendin tim, ku me sa munda luftova, punova dhe shkrova si gazetar, si poet, si shkrimtar, si përkthyes… Mahir Kada, më telefonoi e më njoftoi se kishte dalë në treg seria e plote e veprave të mia në Kosovë dhe se duhet të shkoja atje për të marrë shpërblimin që më takonte si shkrimtar, kurse unë në telefon iu përgjigja: Asnjë shpërblim nuk pranoj, por ato që më takojnë do t’i vini në shërbim të ndërtimit të Shtëpisë së Kulturës, me emrin e Asim Vokshit që po ndërtoni…f.538”. E kush nuk ka nevojë në këtë botë për para, aq më shumë kur ato janë si rezultat i punës dhe djersës tënde?! Por ja që i tillë ishte Petro Marko dhe neve, dhe atyre që do të vinë pas nesh nuk na mbetet gjë tjetër, por të mësojmë e të mësojmë pambarimisht nga ky shqiptar i madh. Petro Markua, në këtë kuptim ishte një misionar dhe të tillë në botë lindin shumë rrallë.
A po shitet porti i Durrësit ?
Ditë më parë Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Arben Ahmetaj u kthyen nga Emiratet e Bashkuara Arabe me lajmin e bujshëm se ky vend do të jap 70 milion dollarë për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Madje si kurrë ndonjëherë me një shpejtësi të pazakontë pamë përfaqësuesin arab në Shqipëri bashkë me kryeministrin, në vendin ku do të ndërtoheshin mbi 2.000 apartamente. Rama nga ana e tij nuk harroi të riktheksoi se miqtë e largët do të ndërtojnë portin e jahteve, aty ku sot është porti i Durrrësit, ndërkohë që Porti i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano. Kaq iu është thënë shqiptarëve nga kryeministri për këtë pasuri me vlera të shumfishta. Kryeministri nuk dha asnjë shpjegim nëse këto 70 milionë dollarë janë dhuratë neto, janë marrë borxh apo janë kapar (paradhënie) bër blerjen nga “miqtë” arabë, të Portit të Durrësit. Për të kuptuar rëndësinë e portit të Durrësit (Investimet gjatë tri dekadave në këtë port kalojnë qindra milionë dollarë) po jap shkurt disa të dhëna paraprake zyrtare: Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën portin e Durrësit portin më të madh në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombëtar. Infrastruktura operacionale e tij përbëhet nga 11 kalata me një thellësi kalate që varion nga 7.5m-11.5m. Mallrat kryesore që përpunohen e magazinohen në port janë mallrat të tilla si: rifuxhio të thata, rifuxhio të lëngshme, mallra të përgjithshme, kimikate, mallra të rrezikshme, plehra kimike, konteinerë, ro-ro, ngarkesa të rënda etj. Importohen mallra si miell, grurë, cimento, karburant, materiale ndërtimi, qymyr, mallra ushqimore, konteinerë. Eksportohen mallra si: mineral kromi, ferro-krom, skrap, konteinerë, klinker, mallra të përgjithshme etj. Porti i Durrësit kryen 78% të tregëtisë detare në nivel kombëtar. Ai është gjithashtu një vendndodhje kyçe për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit nje pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do lehtësojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian. Porti i Durrësit administrohet nga Autoriteti Portual Durrës (DPA,) që është përgjegjës për planifikimin e strategjisë dhe hartimin e planeve të ndryshme për zhvillimin e Portit të Durrësit, duke marrë parasysh interesat e industrisë së portit, biznesit, dhe të tregtisë. Në dokumentin e Strategjisë së Sigurimit Kombëtar (SSK) botuar nga Minisria e Mbrojtjes në korrik 2014 për domosdoshmërinë strategjike thuhet: “SSK është dokumenti më themelor planifikues për sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë…” Për portin e Durrësit theksohet: “Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik do të arrihet duke nxitur projekte strategjike për ndërtimin e një aksi të rëndësishëm ndërkombëtar që lidh një port në bregun shqiptar të Detit Adriatik (Mesdheun) me Detin e Zi, përmes lidhjes rrugore, hekurudhore, energjetike dhe të telekomunikacionit.” Nga këto detyrime ligjore të shkruara dhe veprimin e kryeministrit, marrëveshja me Emiratet duket aferë e dyshimtë dhe jo me interes kombëtar sepse:
E para: A është kjo shitje apo dhënie me qira e Portit të Durrësit, ( i përcaktuar si një qytet, brenda qytetit të Durrësit) në në përputhje me Strategjinë e Sigurimit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë? A është pyetur DPA-ja, komuniteti durrsak lidhur me këtë veprim të kryeministrit dhe gjithë grupet e interesit duke përfshirë specialist, inxhinjerë lundrimi, ndërtimi, arkitektë, ekonomistë, etj, etj?
E dyta: Sa do të jetë kostua e zhvendosjes dhe e rindërtimit të portit të ri dhe kur fillon e mbaron ndërtimi i tij??
E treta: Pse nuk ndërtohet porti arab i jahteve në Porto Romano, në Bish-Pallë apo Triport të Vlorës?
E Katërta: Porto Romano nuk lejon ndërtime kalate më shumë se 200m, është shumë më i cekët se Porti Durrësit dhe nuk i plotëson kushtet për një park industrial dhe ankorimin e anijeve të tonazhit të rëndë. Si do të zgjidhen këto probleme dhe sa do të jetë kostua e thellimit dhe mirëmbajtjes së portit të ri?
E pesta: Çfarë kapaciteti do të ketë porti i jahteve (është thjesht parking) dhe nga do gjënden këto anije qejfesh që do të parkojnë pikërisht në Durrës, kur bregdeti grek me ishujt, bregdeti dalmat dhe sidomos ai italian janë të mbushura me porte të tilla. E kemi një port jahtesh në Vlorë dhe ai nuk mbushet kurrë as në dimër e as në behar?!
E gjashta: Pse Shqipëria nuk ka ende një Strategji të Sigurisë Kombëtare Detare?
Shtesë 1. Për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë pozita dhe opozita shpallën tradhëtare njëra-tjetrën. Ndërkaq ne e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata e Strasburgut nuk është zoti mbi tokë. Edhe atje luhet me lobingje si kudo në forumet botërore dhe Greqia është më e favorizuar. Po le të bëjmë “sehir” e mos nxitohemi në parashikime. Tani duam të japim Portin Strategjik të Durrësit me tokën dhe me detin!? E kuptoni se ç’po bejne rilindasit?
Shtesë 2. Dokumenti për Strategjinë e Sigurimit Kombëtar përpilohet çdo pesë vjet. Ai i vitit 2014 ka skaduar në 14 korrik 2019. Dokumenti i ri ende nuk ka dalë. Kjo tregon mungesë përgjegjësie dhe amatorizëm në drejtimin e shtetit.
Shënim 3. Dëshiroj shumë, që kjo marrëveshje të jetë një tollumbace elektorale e kryeministrit. Sa për dhurata e zemërgjërësi të “ vëllezërve arabë” unë nuk besoj. Arabët janë “baballarët e tregëtisë” dhe kurrë nuk investojnë qoftë një dollar pa fituar tre të tillë.
Kur Petro Marko kritikohej për tregimet, në vitin ‘68
Nga Gëzim Llojdia/
1.Ata, që e kanë njohur Petro Markon kujtojnë peripecitë të mëdha hasi shkrimtari, gjatë jetës së tij .Ferri i varrit të vet, ju bë vetë krijimtaria e tij, që në të vërtetë godiste rëndë dhe në një farë mënyre, talenti i vet ju kthyen në të kundërt. Petro Marko shkrimtari antifashist e shqyrton vetë këtë gjendje në një botim botuar pas viteve ‘90 dhe kjo ftohje e shokëve gjente një arsye të thellë. Mërinte nga dyert e rënda të K.Q,madje atij i kishin thënë:”Ta dish ti kush e pengon…,bëhej fjalë për të madhin fare….”.Shokët e vjetër ndërronin rrugë, dyert i mbylleshin para syve. Petrua ka pasur frymëzimin e detit, me atë gjënë hyjnore,fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla,si velëzat e detit harbut në një dimër kokëfortë .Poeti dhe shkrimtari Petro, ishte antifashistë, njeri ateistë ,megjithëse kishte lindur në një fshatë të bregut si Dhërmiu me besim të krishterë. Në librin e tij, gjendet përshkrimi për murgjit brazilian. Ai përdorë satirën në shumë krijime, kur flet për religjionet. Ai,një krijues realist .Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor, tashmë ndriçon në planetin e letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve,njeriu që sakrifikoi. Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron?A kishte kurthim, për zemrën e poetit.A kishte hekura për ti lidhur duart?Ndonëse dhimbshëm e lanë të pres,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë, të vdesë.
2.
Në 28 prill 1968 ,në gazetën :”Drita” botohet një shkrim dy kolonësh, ashiqare ishte një kritikë e hapur për botimin fundit të Petro Markos .I kuptueshëm shkrimi i autorit V.Q që thotë: “Cikli i tregimeve të Petro Markos, përmbledhur në «Urata, dhia dhe perëndia”,është një rrëfim i thjeshtë i autorit rresh disa ngjarjeve të së kaluarës, kur priftërinjtë, të mbrojtur nga ligji dhe me «fjalën e shenjtë» të perëndisë në gojë, kryenin akte të pashembullta grabitjeje, mashtrimi, imoraliteti, spiunazhi etj. Nëpërmjet tyre, autori ka bërë përpjekje, të portretizoje klerin reaksionar para çlirimit të vendit, të përshkruajë trajtat e ndryshme të figurës se tij hipokrite dhe qesharake, si vegël e verbër e regjimit obsikurantist të cifliksahibinjëve, vegël që është orvatur ta mbajë popullin në injorancë të plotë duke qenë edhe vetë mishërim i injorancës mesjetare.
Duke analizuar këto tregime autori thotë:Nga ana tjetër autori është përpjekur të na tregojë se objekt i c’frytëzimit të tyre hipokrit, ka qenë populli i thjeshtë. Shkrimtari ka krijuar në tregimet e tij tablo të gjendjes së varfër e të pambrojtur të familjes fshatare në regjimin e rëndë feudo-borgjez, të zbrazësisë shpirtërore e të qëllimeve djallëzore e cinike të priftërinjve, që as vetë s’besonin, të bashkëpunimit të tyre me forcat e tjera reaksionare të vendit, për të luajtur mbi kurriz të fshatarit të gjitha llojet e dramave .Të gjitha tregimet ,kanë në qendër të subjektit të tyre një prift, i cili shërben si strumbullar rreth të cilit vërtiten pastaj ngjarjet. Kështu në tregimin e parë: «Urata, dhia dhe perëndia”, është treguar se si mbi fatkeqësinë e një gruaje të varfër fshatare, të cilës i vdes burri, prifti i pamëshirshëm i fshatit vazhdon të lozë dramën e hidhur të grabitjes së ligjshme, dhe në këtë padrejtësi fillojnë luhatjet shpirtërore dhe zgjohet urrejtja e Lekes së vogël, djalit të vejushës. Autori ka përshkruar momentet psikologjike të luhatjeve të këtij djali të vogël, që nën influencën e ngjarjeve qysh në fëminin e tij nis të zgjohet nga ajo letargji fetare, nga e cila s’ka mundur të zgjohet nëna e tij. Por ky nuk është një zgjim prej ateisti dhe as që mund të pretendojmë, që një fëmi të na kthehet përnjëherë në ateist jashtë botëkuptimit të formuar në luftën e gjerë të klasave. Ky është embrioni i zgjimit,që nesër shoqëria do ta kthejë patjetër në një zgjim të ndërgjegjshëm revolucionar, si një njeri parazit në shoqëri (tregimi «Kusari»).Por atje ku autori është prirë nga karakteri anekdotik i rrëfimit të ndodhive dhe s’ja ka nënshtruar këto ndodhi një përpunimi të gjerë ideor, jeta ka mbetur në interpretim të ngushtë, dhe qëndrimi ndaj popullit ka dalë inkonseguent. Të marrim tregimin «Shënjtoret e uritur». Në të autori rrëfen, si një çoban, i gënjyer nga prifti, arrin t’u shpjer shenjtoreve në ikonat e një kishe, mish të pjekur, të cilin e hanë katër gjahtarë, sipas planit të kurdisur në bashkëpunim me uratën. C’përfaqëson çobani dhe c’përfaqësojnë gjahtarët? Mendojmë, popullin. Shkallë të ndryshme të zhvillimit, natyrisht, ka pasur. Por edhe në qofte se autori do të tregojë, se në c’gjendje primitive ishte ndërgjegjja shoqërore te disa fshatare, ai duhet ta shihte këtë si c’faqje shoqërore që i ka rrënjët në sistemin obskurantist të cifliksahibinjve, të
Njeriu, idealisti dhe shkrimtari Petro Marko
Me rastin e 25 vjetorit te ndarjes nga jeta te shkrimtarit te njohur e te dashur, Petro Marko (25 nentor, 1913 – 27 dhjetor, 1991)/
NGA SADIK ELSHANI/ *Kur shkrimtaret, artistet, figurat e ndritura te kombit kujtohen e nderohen ne pervjetoret e tyre te lindjes, apo te vdekjes, dhe jo vetem ne keto raste, tregon se ata jane te paharruar, te nderuar dhe me vepren e tyre, jeten e tyre kane ndikuar pozitivisht ne jeten e shume njerezve, kane fisnikeruar jeten shpirterore te tyre, kane ngritur vlerat morale. I tille ishte Petro Marko, i cili mbylli syte pergjithmone 25 vite me pare, me 27 dhjetor te vitit 1991. Ky shkrim modest nuk ka ndonje qellim tjeter vecse per te kujtuar,nderuar njerin nga shkrimtaret dhe intelektualet me te rendesishem te letersise dhe kultures sone kombetare,me rastin e 25 vjetorit te vdekjes se tij. Nderojme njeriun dinjitoz dhe shkrimtarin e talentuar e prodhimtar,Petro Marko.Sic jane shprehur, me te drejte, edhe te tjeret, ai eshte nje rast i rralle, ndoshta edhe i vetem ne letersine tone ku njeriu dhe shkrimtari jane shkrire, jane bere nje. Pervoja e tij e pasur jetesore, jeta e tij pasqyrohet ne veprat e tij. Jeta u be vepra e tij dhe vepra (shkrimet e tij) u be jeta e tij. Kapitujt e romaneve te tij njeheresh jane edhe copeza te jetes se tij, mund te themi, dramatike. Emrit te tij si shkrimtar dhe intelektual i shkojne shume epitete: i madh, i talentuar, modern, etj.,por epiteti me i domethenes qe misheron vepren e tij dhe ate si njeri eshte: i dashur. Nje shpirt, nje fytyre e perzemert qe rrezaton miresi, mirekuptim njerezor, dashuri njerezore, dashuri pa kufinj. Lexuesi qe shijon vepren e tij e adhuron ate dhe shkrimtarin,sepse ne cdo faqe,ne cdo rresht dhe ne cdo fjale te tij eshte shpirti i tij i paster, i gjere dhe i cilter, dashuria per jeten,dashuria per njeriun. Tere veprat e tij i pershkon nje fryme e ngrohte njerezore, ngadhnjimi i dashurise dhe humanizmit.
Sa here qe permendet emri i Petro Markos,menjehere te godet ne mendje “Hasta la vista”, nje roman shume i popullarizuar shume i dashur dhe i adhuruar nga rinia shqiptare. Dhe jo vetem nga rinia. Me kete roman dhe romanin tjeter,”Qyteti i fundit”,qe merret edhe si romani i pare modern shqiptar, ai i hapi horizonte te reja letersise shqiptare, nxiti, ngacmoi dhe zgjeroi imagjinaten e lexuesit. i hapi, apo thene me mire,i theu kufinjte e provincializmit, botes se ngushte e te mbyllur. Solli motive e qasje te reja ne letersine shqiptare.Bota e tij ishte e gjere dhe e pakufijshme. Ai shkoi per te luftuar edhe per lirine e nje vendi te larget si Spanja. Pervec personazheve si, Halimi, Besa, Leka e shume te tjere, ai solli ne imagjinaten tone edhe figura te tilla si, Anita Gonzales Seto e Anamaria Monti. Permes dashurise se djalit shqiptar, Gorit, dhe vajzes spanjolle, Anites, ai sillte porosine se shqiptaret jane pjese e botes, pjese e familjes se madhe njerezore dhe nuk duhet te vecohen nga ajo.
Ai nen trysnine e diktatures, nuk u be shkrimtar konformist, por i qendroi besnik parimeve te tija te larta njerezore e morale. Shquhej per karakterin e tij revolucionar e kryengrites, por ishte edhe nje shpirt i ndieshem, nje shpirt lirik,qe u perpoq dhe u mundua per nje bote ideale, por ja qe jeta i solli edhe kapituj te hidhur,madje mund te thuhet edhe tragjik. Njeriu qe u ballafaqua me vuajtje, dhimbje shpirti, por nuk u perkul,nuk u thye, ruajti dinjitetin e tij dhe gjithnje koken e mbajti lart. I zhgenjyer me sistemin dhe udheheqjen komuniste te Shqiperise, ai kurre nuk u perkul, nuk u be servil dhe puthadores i askujt, sepse ai kishte boten e tij idealiste, qendrimet dhe pikepamjet e tij dhe ishte i begatuar me parime e vlera te larta njerezore.
Petro Marko lindi me 25 nentor 1913 ne fshatin Dhermi te Himares. Shkollen fillore e ka kryer ne vendlindje, ndersa ne Vlore ka ndjekur Shkollen Tregtare, ku njeri nga mesuesit e tij ishte Ernest Koliqi (1903 – 1975), njeri nga mjeshtrit e tregimit shqiptar. Me ndihmen e Koliqit, botoi tregimet e para ne revistat e kohes. Ne vitin 1936 se bashku me Branko Merxhanin e disa te tjere botoi revisten ABC. Si njeri me shpirt e karakter kryengrites, ne vitin 1936 vajti ne Spanje per te marre pjese ne Luften Civile te Spanjes. Ne Madrid Petro Marko, se bashku me Skender Luarasin (1900 – 1982), nje tjeter intelektual me shpirt kryengrites, fillon botimin e gazetes ne gjuhen shqipe, “Vullnetari i lirise”, qe doli vetem ne dy numra. Ne Spanje eshte takuar me Ernest Heminguein (1899 – 1961), me te cilin ka patur edhe korrespodence. Ne vitin 1940 kthehet ne Shqiperi dhe pas nje viti italianet e internojne ne ishullin e Ustikes ne detin Tirren, ne very te Sicilise. Kete pervoje, kete kapitull te jetes se tij e ka pasqyruar ne romanin e tij “Nata e Ustikes” (Tirane, 1989). Ne vitet 1945 – 1947 ka qene kryeredaktor i gazetes “Bashkimi”. E arrestojne ne vitin 1947, kete radhe komunistet shqiptare, sepse kundershtoi qe “Bashkimi” duhej ta ndiqte modelin e “Borbes” se Beogradit. Pas renjes se Koce Xoxit e lirojne dhe e lejojne te punoje si mesues i gjihes dhe i letersise shqipe ne Tirane. Ne vitin 1973 per tete vite ia ndalojne te drejten e botimit, ndersa me 1975 ia burgosin djalin, Jamarbrin. Kjo ishte nje goditje e rende per nje njeri te ndjeshem e me shpirt te paster si Petro Marko, njeri qe tere jeten e tij ishte perpjekur per nje jete ideale. Por fatkeqsisht nje jete e tille nuk mund te ndertoheh ne Shqiperin e udhehequr nga komunistet e pashpirt. “Dasma me dreqen nuk behet” – thone ne Kosove.
Me shkrime ka filluar te merreet qysh ne vitet e 30-ta te shekullit te kaluar, ndersa ne fund te viteve te 50-ta dhe ne fillim te viteve te 60-ta, ai iu paraqit publikut shqiptar me disa vellime me tregime e poezi, si dhe me romanet e tij tani mjaft te njohur: “Hasta la vista” (1958), “Qyteti i fundit” (1960). Eshte autor i mese 10 romaneve: “Stina e armeve”. “Shpella e pirateve” (roman per femije e te rinj), “Nje emer ne kater rruge”, “Halimi”, etj. Ne vitin 1972 shtepia botuese “Rilindja” e Prishtines e botoi kompletin e veprave te Petro Markos ne 10 vellime.Si njeri me profesion gazetar, ne veprat e tij shquhet per stilin e tij telegrafik, per qasjet moderne ne letersine shqipe dhe merret si themelues i prozes moderne shqiptare (kryesisht romanit modern shqiptar). Per shkruesin e ketyre radheve, romanet: “Shpella e pirateve”, “Hasta la vista”, “Qyteti i fundit” jane nder librat me te dashur. E kush nuk mund te magjepset me personazhet (fytyrat): Rusman-el-Namsur, Anita Gonzalez Seto, Anamaria Monti?! Ku ta dish, ndoshta ndonjeri nga keto personazhe eshte bere edhe pjese e jetes sone.
Ka 25 vite qe ai prehet i qete ne kodrat e Dhermiut te tij te dashur, atje buze ujerave te kalterta te Jonit. Dhe me siguri, ende eshte i magjepsur nga perendimi i diellit, si dikur ne rinine e tij. Por vepra e tij jeton ne zemrat e mijera lexuesve dhe do te lexohet e adhurohet edhe nga brezat qe do te vijne,sepse vepra e tij eshte per te gjitha koherat, vepra e tij ka nje porosi te pergjithsme (universale).
Ne, lexuesit dhe adhuruesit e vepres se tij, me shume dashuri e kujtojme dhe e nderojme gazetarin, publicistin, shkrimtarin, luftetarin e lirise, idealistin, por mbi te gjitha, humanistin, njeriun, ne kuptimin e plot te fjales, Petro Marko – Nderin e Kombit.
Qofte i perjetshem kujtimi!
Filadelfia, 26 dhjetor, 2016
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptro – amerikane.
Petro Markos në 106 vjetorin e lindjes
Nga Ilir Levonja/
Sot është 25 nëntor. Datëlindja e Petro Markos. Këtij brigadisti shqiptar që luftoi në Spanjë. Aty ku idetë fashiste dhe ato të proletarëve nga e gjithë bota. E bënë Spanjën një vend të luftës civile. Këtij komunisti idealist që provoi mbi kurrizin e vet, të gruas, djalit…, familjes së tij. Mënxyrat më çnjerëzore të asaj platforme politike së cilës ai i kushtoi jetën. Këtij humanisti që fati i mbrapsht i yni na e flijoi për së gjalli. Për të kuptuar idetë kristiane përmes kalvarit, martirizmit, persekutimin. Po ne ishim në gjumë. Kishim rënë në gjumë prej kohësh. Dhe më magjikja … pamja e jetës ssë tij, si një univers detar. Për të kuptuar devijimin e bashit të anijes nga pika e horizontit të një perëndimi dielli. Për ku u nis ajo anije, ku ai, ia krruajti ashtin, ia mbushi vatrën,i shërbeu si një marinar shembullor. Dhe ku u ankorua! Në një bllok vilash me histori shekspiriane. Që një komb i tërë i mbuloi. Herë duke manifestuar mes lulëkuqeve të majit. Herë në nëntorët e traditës jugosllave.
Sot po sjell një pasazh nga vet Petroja. Me shpresë që të shohim se sa hendek i madh është devijimi.
****
Shqiptarët komunistë dhe jugosllavët.
Nako më kishte thënë që ta bënim ”Bashkimin” si ”Borbën” e Beogradit. Unë e kisha kundërshtuar me po ato fjalë që i thashë edhe N H në mbledhje, se dhe ai nxorri nga xhepi një ”Borba” dhe tha se edhe ne duhej ta bënim ”Bashkimin” si ”Borbën” . Unë shkova në dhomën tjetër, mora koleksionin e ”Bashkimit” të vjetër dhe thashë se ”Bashkimi” sot ndjek gjurmët e ”Bashkimit” të vjetër.
Ne kemi shtypin tonë siç ka çdo shtet shtypin e vet. Çdo shtet ka traditën e shtypit të tij. Ne me ”Borbën” , -thashë, – ndryshojmë nga forma, por kemi atë përmbajtje ashtu si në Itali ”Unita”, si në Francë ”Humanite”, si në Greqi ”Rizospastis” e të tjera. Pse të mos bëhet ”Borba” si ne, që është më e re se ”Bashkimi”?.
Pas disa diskutimesh qetësuese nga Omer Nishani, thanë ta mbyllnin mbledhjen.
Pas disa ditësh Jugosllavia kishte një festë dhe ne të kulturës (të Radios, të Agjensisë Telegrafike dhe shtypit) ishim ftuar në ambasadë. Dhe shkuam në ambasadën Jugosllave për të uruar. Unë kisha marrë me vete edhe shoqen time Safon. Josip Gjergja, ambasadori më mori pranë dhe folëm shqip. Ngritëm gotat. Kur ceku gotën me timen, më tha: – E në mos u bëftë ”Bashkimi” si ”Borba”, le të bëhet ”Borba” si ”Bashkimi”.
Gotën as nuk e vura fare në buzë, por e lashë mbi tryezë. Ai buzëqeshi me ironi dhe më tha:
-Pse?
I thashë:
-Ju nuk i njihni mirë zakonet tona. Ne themi ”hallet e shtëpisë” nuk nxirren në pazar.
Edhe ai e uli gotën dhe e la mbi tryezë. Më pa me ironi dhe më tha me zë autoritar:
-Unë nuk jam pazar!
Atëhere unë iu përgjigja:
Në këtë rast për mua, po.
_________
Shkëputur nga Retë dhe gurët, e autorit Petro Marko, Tiranë 2000.
*****
Eshtë nga qindra pasazhet që i shkon vështrimit eseistik, thjesht për të konstatuar. Eshtë koha kur shqiptarët komunistë, fitimtarët, përpiqen me një kinezeri kolektive t’i ngjajnë, të imitojnë komunistët jugosllavë. Madje u hapin hambarët e depove të ushtrive të huaja, mbetur aty…, si kavalerizëm qeveritar përballë nomeklaturës jugosllave. Ndërkohë që vendi vunate nga skamja dhe malarja.
Kinezëria arrin deri aty sa, edhe abetaret në klasat fillore dalin me emrin e Enverit dhe të Titos. Madje vazhdojnë deri sot me këtë datën e çlirimit të vendit. Me preteksin e ushtarit të fundit gjerman. Duke mbuluar me inat ambasadorësh faktin që data 29 përkon me themelimin e federatës tashmë të shpërbërë, asaj jugosllave.
Petro Markon e arrestojnë që të nesërmen. Ishte pranvera e vitit 1947. Këtu fillon kalvarin i ri. Ai i vuajtje për pasojë e luftës brenda sojit. Për pasojë të devijimit të anijes. Që padiskutim nuk i përkiste racës së sojit Petro Marko. Por atij soji që na e shpjegon vetë Petroja përmes një dialogu midis atyre që ishin aty në qeli.
Flet Petroja:
-Aty në birucën e katit të poshtëm gjeta tre veta: Asim Abdurrahmanin që e njihja se ishte dhëndrri i Bedri Pejanit; gjysh Dedën, një shkodran; Asllan Ypin. Sapo më panë u habitën. Edhe ti këtu?! Aty dëgjova Asllan Ypin të na tregonte për jetën e tij dhe të Enverit në Francë. Pastaj tregonte edhe për në Tiranë.
-Një ditë kalova andej dhe e pashë që pozonte në derën e dyqanit ”Flora”, ku njoha disa komunistë. I thashë në frëngjisht: ”Po ti Enver, ç’kërkon këtu me të kuqtë?”
Dhe ai po frëngjisht: ”Jam këtu me qëllim që tua q… nënat gjithë komunistëve. Asnjë nuk do të lë në këmbë”…
_________
Shkëputur nga Retë dhe gurët, e autorit Petro marko, Tiranë 2000.
*****
Gëzuar datëlindjen maestro. Të qoftë era e bregut melhem për plagët tona.
25 nëntor 2016
.