• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOFRA E DIELLIT: PILO ZYBA”ERDHA MËMËDHEU IM”

May 22, 2017 by dgreca

KRIJUESIT MERGIMTARE NE SOFREN POETIKE TE GAZETES “DIELLI”-SHBA/

PILO  ZYBA/

1 Pilo Zyba

ERDHA MËMËDHEU IM/

– jo vetëm humoristike -/

Nënë erdha nga mërgimi,/

Se kur e nisa nga fillimi,/

Kacidhe mbetet fitimi!/

 

“28 vjet nga ti i larguar,/

Nëpër botë krejt vetmuar,/

Ditët netët duke numëruar!/

 

Si me shikon, gjallë erdha,/

Dashuri në prehër të derdha,/

Dhe pse ballë,sy kam të verdha!/

 

Të kujtohet nënë kur më lute,

Dy florinj ne xhep me fute,

Lehtë me the, e nuk u tute:

 

“Mërri bir, dhe ike në botë,

Se këtu është klimë e ftohtë,

Fryn veri e ngricë e fortë…”

 

Dhe unë fjalen nuk ta prisha,

Ika nepër pyje dhe pisha,

I pa veshur,ashtu si isha…

 

Herë në natë e herë në ditë,

Herë në livadh dhe pritë,

Herë vetëm dhe me perënditë!

 

Herë në det, e herë në male,

Herë me vrap dhe mengadale,

Herë i çale dhe herë në valle!

 

Herë me grekun, e italinë,

Herë fatlumi me fat – zinë,

Që shumë herë jashtë e gdhinë!

 

Më dhe shkollë, e dashur nënë,

Por në botë nuk është e thënë

Ta jesh bark mbushur, i ngrënë!

 

Kështu dhe unë si të tjerë,

Duke rendur derë më derë,

Herë dimër e herë pranverë…

 

Herë me punë e herë pa punë,

Herë me të mirë,herë me dhunë,

Vitet deri këtu, nënë, më prunë!

 

U përplasa në këtë botë,

Por mundimi shumë herë i kotë,

Kilja rrallë u kthye në okë!

 

Të dërgova,nënë, nga Amerika,

Lek dhe rroba drita – drita,

Te vritej uria, por dhe frika!

 

Të dërgova nga Italia lireta,

Që më e bukur të bëhej jeta,

Kur për vete, dhe rrugësh fjeta…

 

Dergova nga Gjermania,Londra,

Lira e marka, makina e lodra,

Pa blerime të mbeti fusha,kodra…

 

Por tani që erdha, nënë,

Po shoh se të paska rënë,

Hija e vdekjes hënë e ngrënë!

 

Kush ta vodhi, nënë, bukurinë,

Që ma kishe si një lëndinë,

Plot blerim të mbushur gjinë?

 

Kur ika, e mbaj mënd mirë,

Ishe si fruti pjekur, i arrirë,

Në mes të baçes lulëzim-mbirë!

 

Kokën lart, mbushur me parqe,

Mbi kraharor dhjetra oxhaqe,

Që tymonin begati dhe paqe!

 

Ne vërtet, ishim të varfër,

Por të lumtur e të pastër,

Të gjithë bashkë në një vatër!

 

Tani oxhaqet nuk kanë tym,

Kanë mbetur hunj, që qiellit hyn,

Veshur me akull,veshur me brym!

 

Të gjitha të mbjellat kush ti prishi,

Me urdhër prifti apo dervishi,

Cili prej tyre si begenisi?

 

Kush ti preu me këmbë e duar,

Duke të thënë, duke trumpetuar,

Komunizmi na i ka ndërtuar?

 

Komunist, tradhëtar ishte Enveri,

Që vrau, burgosi dhe i theri,

Ata dhe Ato që ishin nderi!

 

Në arë e minierë rrinim ditë natë,

Me një kazëm qysqi dhe lopatë,

Rinia e shqipërisë së ngratë…

 

Ne i bëmë rrugët, dhe ajo ata,

Që duartrokisnin për vepra të mëdha,

Kur supet i bënim araba…

 

Kur shtonim shina, dhe lëndina,

Na dhimbnin karahët edhe shpina,

Kur hapnim galeri dhe vrima…

 

Kur vinim dinamit dhe vlerë,

Kur malin e hidhnim në erë,

Donim dritë të kishim pa ndërprerë…

 

Se dritën komunizmi nuk e solli,

Por urrejtje dhe varfëri na mbolli,

Me keq se na dhurojë Zogolli…

 

Kur merrnim shinat nëpër duar,

Që me durim dhe të menduar,

Donim shekujt të shkonin kaluar…

 

Kur thanim lumënj dhe këneta,

Kërkonim e bukur të bëhej jeta,

Të njihte vetëm të përpjeta…

 

 

 

Kush ishin, nënë, ata që erdhën,

Që qumshin që ne molëm e derdhën,

Dhe ato që gritëm, në grykë i therën?…

 

*

 

Kishe e Laçit shkallë shkallë,

Kur e marr përpjetë malë,

Falmë zot, të lutem falmë…

 

Ti nga kishat, s’ke të dytë,

I shëron njerzit nga sytë

U jep zë, kur fati I mbyt!

 

Bën memecin që të flasë,

I tund muret e kalasë,

Kur ika, gërmadhë të lashë!

 

Tani më je bërë me kate,

U ngjit lavdia, diej mate,

Hënën zbret pas mesnate.

 

Shëron njerës të paralizuar,

Nga këmbët apo në duar,

Me bekimin tënd të uruar…

 

Kur mundesh, shënjt kaq shumë,

E shëron njerzit dhe në gjumë,

Si një det me valë e shkumë…

 

Pse të lutem, e jotja dorë,

Pse s’ngrihet mbi tradhëtorë,

Të bëjë edhe ca therorë…

 

Kur fryn ëmbël, fllad në fletë,

E me frymë na i shtyn retë,

Pse s’shëron Ilirin e Metë…

 

Pse e lë, Shënjt i bekuar,

Që ky njeri mendje shkalluar,

Të bredhë mbi kalë kaluar?…

 

Prija, Shënjt, dhuratnë e prikës,

Thyeja këmbët kalit të politikës,

Që bredh, gënjen në mes të ditës…

 

Shënjti Ndue, po të lutem sot,

Përmbi varfërinë që mbi ne lot,

Dhe nëpër shpirta na derdh lot…

 

Kur lëshon mjaltin prej goje,

Dhe mbush koshere dhe hoje,

Të lutem Edvinin shëroje!

 

Shëroje Edvinin e dehur,

Që rri përmbi mushkën ngrehur,

Me shpatën dhe thikën prehur…

 

Shënjti Ndue, që botën end,

Dhe nga krimi e përmënd,

Të lutem, Bashës jepi mënd…

 

Foli në vesh me mirësinë,

Të dëgjojmë për Salinë,

Ta braktisi të tijën dashurinë!

 

Sepse mosha tutje ikë,

Ai 100 vjeç në politikë,

Mëmës Shqipëri ju bë prikë…

 

Dhe e turpëroi, e shau,

Me luftë e me plumb e vrau,

Më shumë nga greku dhe shkau!

 

Shënjti Ndue, sot të lutem,

Jam gati që në dhe të futem,

Veç me verë ti mbushe buten…

 

Jo me verë, që del prej rrushit,

As me veprimet e pushtit,

As me ëmbëlsinë e mushtit…

 

Mbushe, shenjt, me grusht e vrer,

Të dalë nga çdo sofër e derë,

Që politika si qingja i ther…

 

Mbushe me urrejtjen barot,

Për atë që me fatin tonë lot,

Që e blen, e shet e nuk e thotë!

 

Jepi popullit tim vetëdije,

Që është katandisur si hije,

Nga këta drejtues hafije….

 

Jepi dritën që të kuptojë,

Kur flasin, të mos i dëgjojë,

Por të vërtetën të kuptojë…

 

Të kuptojë, që po e xhvatin,

Sa herë e puthin dhe e matin,

Dhe me thikë ja presin shtatin…

 

Të kuptojmë, që mbi djersën tonë,

Ata lozin sa herë që thonë,

Se do bëhemi Babilonë…

 

Të shikojmë që çdo ditë,

Nga të tyret prapësitë,

Po na vjedhin pasuritë…

 

Ne pa brekë, ata të pasur,

Ata shëndet, ne të argasur,

Gjithë jetën buzë plasur…

 

Ata fryrë e ne të rreshkur,

Ata nginjur ne të xhveshur,

Ata me bujë e ne të heshtur…

 

Ata fjalë dhe premtime,

Dehur çmendur në dëfrime,

Mbi dhimbjen e nënës time…

 

Falëm, zot, ma dëgjon zënë,

Nga e hëna në të hënë,

Ata kolesterinë, e ne pa ngrënë…

 

S’është e mundur, që nëna ime,

Lodhur rreshkur në mundime,

Të ketë dhe ca gëzime?

 

Është ajo nënë e rrallë,

Që me kurorën në ballë,

Lind një çikë e lind një djalë!

 

Është ajo që Aleksandrin lindi,

Më një ëmër sa vetë Olimbi,

Që botën me lavdinë bindi!

 

Lindi Gjergjin, që mbi kalë,

Që për jetë i qofshim falë,

Kalojë si shqipojë mbi malë…

 

Që lavdi mori në Europë,

Që e shpëtojë nga e thella gropë,

Ku donin ta hidhnin si një top…

 

Dhe tashmë bota çdo ditë i end,

Nëpër parqe monument,

Ne të shkalluar nga mend,

 

Duam që brënda në Tiranë,

Si tradhëtarë me namë,

Çdo ditë i gremisim atë famë…

 

Nëna ime, mirë e dini,

Lindi dhe një bir prej trimi,

Që nuk di çfar është harrimi…

 

Lindi Napolonin vetë,

Me ëmër të madh në jetë,

Prej arbërve trima me fletë…

 

Ali Pashën dhe të tjerë,

Mos ti përmënd në çdo derë,

Që atdheut i dhanë vlerë…

 

Si ndryshojë kështu baruti,

Brënda në të, kush ujë futi,

Që lindën dhe burra prej muti!

 

Çfar të të them, nënë e dashur,

Që me kohë të është dashur,

Ti tredhësh këta të fandaksur…

 

Nënë, kështu si u katandisëm,

Deri në themel u gremisëm,

Librin e histories e grisëm…

 

E grisëm e ç’na ka mbetur,

Gurakuqi krejt i tretur,

Bajram Curri për liri i etur…

 

Qëndrojnë bashkë në oborre,

Me Zogollin dorë për dore,

Që të dy flasin për fitore…

 

Njëri vrasës, tjetri i vrarë,

Qëndronjë të dy të parë,

Në muze, qytet dhe arë…

 

Do thoni, është kohë e vjetër,

Po u kthej në kohën tjetër,

Fjalën le ta kthejmë vepër…

 

Vodhi Sala, Nano vodhi,

Deri sa paraja i lodhi,

Drejtësia kurrë farmak s’u hodhi…

 

Tani vjen Edi dhe Basha,

Bashkëpunimin bëjnë fasha,

Për të shkretat nëna e vasha…

 

Dikur vidhnin veç e veç,

Mbeç more shokë mbeç,

Të gjithë në dorë nga një gremç…

 

Tërheqin degët dhe të etur,

Të vjedhin dhe kokrrën e mbetur,

Nga trupi nënës gati i vdekur…

 

Kur nënë linde kaq trima,

Ku u gjet e shkreta vrima,

Që dolën vemje këto mbeturina?

 

Ti i linde si të tjerë,

Pse dolën shalë përmjerrë,

Nëpër shekuj do vinë erë…

 

Këtu korr e atje mbill,

Njëri pusht, tjetri bandill,

Janë, a sillen si kopil?

 

Më fal nënë, sepse të lodha,

Por nga çmbolla, këto korra,

Një grup hajdutësh dhe horrra…

 

Ndaj të lutem, ndaj kam ardhur,

Nga Londra trup e shpirtin mardhur,

Historinë për ta zbardhur…

 

Harram, lindjen, harram sisën,

Harram sofrën që ta gremisën,

Rrëmbe sot ti votë shtizën…

 

Ca ti çajmë, ca ti çjerrim,

Shumë të tjerë ne ti përmjerrim,

Në sytë e botës ti therim…

 

T’u presim dëshirën për mbret,

T’u marrim brekë dhe kuletë,

Se prona e tyre ne na përket…

Ti lëmë lakuriq, siç lindën,

Ti rrahim, përse s’u bindën,

Përse vodhën kudo u gjindën?

 

Ti rrahim, të mësojnë njëherë,

Të mos lindin më kopilë të tjerë,

Që shesin truall edhe nderë…

 

Sot ne bombë të bëjmë votën,

Të bindim veten por dhe botën,

Se kush vjedh nënën,humbet kokën!

 

Askush su thotë, punë e mbarë,

Dhe emri u mbetet si tradhëtarë…

Këta veç djallin kanë për kumbarë…

 

Mos mbiftë kurrë më e tillë farë!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ERDHA MËMËDHEU IM, Pilo Zyba

NË SHKALLËT E UNIVERSITETIT

July 14, 2016 by dgreca

TREGIM NGA PILO  ZYBA/

Sokrati mori pultin e televizorit dhe e mbylli.Kishte ditë që mëngjes e mbrëmje, dëgjonte vetëm zhurmë për votimin e një ligji kundër korrupsionit.Tërhoqi më forcë deren e pallatit në të cilin jetonte prej 25 vjetësh, sepse pjesën tjetër e kishte të skalitur në tru dhe nuk mund ta harronte edhe po të donte.Koha jashtë dukej e mirë, por brënda tij re të dëndura mendimesh trazoheshin, përplaseshin, tek – tuk, dëgjohej ndonjë bubullimë, apo ndonjë vetëtimë mendimi, më pas binte përsëri në qetësi.Në një qetësi të gënjeshtërt, sepse ai në çdo orë të ditës ngjante i pa përqëndruar dhe nervoz.

Kapërceu me hap të matur lumin e Lanës dhe doli nga krahu i Shallvareve, një ëmër ky që nuk e dinte as ai vetë se nga i kishte mbetur kësaj lagje.Kjo ishte rruga e tij edhe kur shkonte në gjimnaz dhe më pas në universitet.Mbërtheu mirë këmishën, më pas xhakoventen dhe vendosi kapuçin që i varej pas shpinës.Në rrugë kalonin makina të të gjitha llojeve dhe  cilësive, por ai vetëm u hidhte një vështrim dhe shikonte rrugën përpara.Ah, mendoi, ky ligj i korrupsionit dhe padrejtësive, që nuk ka për të kaluar asnjeherë.Krehu mjekrën e gjatë me gishta, dhe, flokët që e pengonin të shikonte dhe kuptonte se, edhe vetullat i ishin zgjatur, ashtu si zgjatej tërkuza e padrejtësisë në kohën ku jetonte.

Në shkallët e mëdha të universitetit shkonte gjithmonë në të njëjtën orë, në mëngjes, pa hyrë mirë brënda studentët dhe profesorët, apo dekanët.U ul në qëndrën e shkallëve si gjithmonë dhe po priste, disa e përshëndesnin dhe disa kalonin pa i folur.Shumë nga studentët dhe profesoret çuditeshin kur e shikonin këtu këtë burrë 55 vjecar, që flokët kishin filluar ti zbardheshin, dhe, mjekra i kishte marrë pamjen e një filozofi.Për habinë e të gjithëve, disa e mërrnin për të çmendur, ose për një njëri me fiksime, që çdo mengjes ulej në këto shkallë, sepse askush nuk kuptonte dhe as nuk dinte e nuk shikonte qe ai të lupte diçka.Përpara kishte vetem dy duart e tij të kryqëzuara, dhe, veshtrimin lart, sikur kërkonte diçka me sy nga dritaret e hapura apo të mbyllura të universitetit.Mbi taracën e madhe të Universitetit, një tufë e madhe me pëllumba, herë çanin ajrin e ngjiteshin lart qiellin, herë uleshin poshtë dhe luanin me degët e pemëve, që tundeshin nga era.Sokrati mendonte, vetëm mendonte dhe, treste vështrimin herë thellë dritareve, herë nga rruga, andej nga vinin në grupe apo vetëm studentet.Përballë ishte Instituti  i Larte i Arteve, nga dëgjoheshin edhe tinguj muzike, por dhe  tabelat apo banderolat që studentet e pikturës vendosnin herë pas here.

Sokrati qëndronte aty në të njëjtën orë, në të njëjtin vënd, dhe pasi kalonin aty ata qe hynin brënda ai ngrihej pak si me pertesë, dhe, merrte rrugën e kthimit, ose të rrugës nga kishte punën e tij viteve të fundit.

Këtë mëngjes dukej më i zymtë, më i plakur, më i heshtur.Studentët që tashmë ishin mësuar me të, e përshëndesnin dhe futeshin brënda.Sokrati herë vinte buzen në gaz, herë mërrte me buzë retë e qiellit dhe i zbriste mbi ballë.Për shumicën e tyre këpuste një tendafil buzëqeshje nga buza e tij, sepse buzëqeshjet i kishte të rralla në jetën e tij, dhe, tundte kokën në shënjë urimi.Ky rit kishte krijuar te studentet një monoment të heshtur, të një njeriu të heshtur, që ata e shikonin gjithmonë në të njëjtin vënd, në të njëjtën orë, por nuk kuptonin vlerat, qellimin dhe, arsyen e ketij monomenti njeri.Kishte kohë që Sokrati ishte kthyer në temë për zgjidhje te studentet e Universitetit.Shumica e shikonin atë si mit, disa si të çmëndur, e shumë të tjerë si një lypës, por që nuk lupte asgje.Studentët të tërhequr grupe grupe e diskutonin këtë figurë mistike, që ndoshta diçka fliste në gjuhën e saj, por që nuk e kuptonte askush.Kjo ra në sy dhe në Dekanat.Ndaj atë ditë të martë, kur ndahej dhe një javë nga aprovimi apo jo i ligjit kundër korrupsionit dhe padrejtesive.Këtë mëngjes studentët nuk ishin futur brënda por kishin mbushur shkallët, dhe, në mes të tyre qëndronte njeriu me pamjen e tij të çuditëshme, i heshtur, i qete dhe i pa fjalë.

Profesoria e Universitetit dhe dekania e tij zonja, Fitore Diploma, në fakt mbiemri diploma i kishte mbetur që prej 35 vjetësh kur kishte marrë shkelqyer diplomën e saj të universitetit dhe kishte mbetur përfundimisht profesore e jashtme në atë kohë, e me pas petagoge, e tashme prej shume vitet dekane e këtij universiteti në degën e drejtësisë.Mbiemrin e saj të vërtetë e kishte “Pula” ndërsa pas martesës, ”skifteri”, ndonse nuk kishte asgje të përbashkët me skifterin, por kishte më shumë me dhelprën, sepse kishte një vështrim të vjedhur, një shikim të pa qëndrushëm dhe lakonik. Fitorja kur pa grupin e studentëve dhe diskutimet e tyre në shkallë, duke u ngjitur me takat e saj të larta, me flokët pis të zeza dhe me një fustan të modës së fundit, ndërrojë dosjen nga ana e dorës së majtë dhe u thirri studentëve.Por ata nuk lëvizën, vetëm shikonin me kureshtje njeriun që qëndronte i heshtur në mesin e tyre.

Duke parë që studentët nuk po lëviznin, por dhe që shikonin nga njeriu i çuditshëm i kohëve të fundit, ajo i vajti pranë dhe i foli.I foli me një ton jo të zakonshëm, dhe, jo si i fliste çdo ditë nga larg, por të prerë dhe të ashpër.

-Mirmëngjes, zotëri!

Tjetri hodhi vështrimin nga këmbet e saj të plota dhe u ngrit me veshtrimin e tij lart nëpër gjunjë e kofshë, në mesin e trashur disi, në kraharorin e bëshëm dhe supet e rrumbullakosura nga mosha.

-Mirmëngjes, zonja Dekane!

-Për ju nuk jam dekane, dhe, emrin nuk e kam dekane, por Fitore.

Të kuptoj, foli tjetri me kokën gjithnjë të ulur, këtë emër ua vunë ata që u lindën dhe që si duket e dinin rrugën e fitoreve që do korrje në jetë.

Çdo njeri ka fitoret e tij në jetë, zotëri.Unë kam të miat, për këtë nuk ka mbetur të flisni ju, sepse flasin çdo ditë veprat e mia, karrjera ime, vota e popullit që më kanë zgjedhur për të ruajtur interesat e tij.

Fitorja prej disa zgjedhjesh ishte dhe deputete në parlamentin e Shqiperisë.

-Gëzohem për sukseset tuaja zonjë.Sokrati qëndronte me kokën ulur, dhe, kishte mbuluar ballin dhe sytë me flokët e gjatë.Që herët kam lexuar dhe paguar bukurinë dhe mençurinë tuaj.

-Nuk jemi këtu për fjalë dhe debate, zotëri, u lutem të mos qëndroni më në këtë vënd, ndryshe do lajmëroj policinë tu vijë dhe tu marri.

-Nuk habitem për këtë, zonja Fitore, sepse fitoret në jetën tuaj, janë të mbështetura në themelet e policisë!

-Deputetes i erdhi inat, por e përmbajti veten.

-U lutem të ngriheni dhe të largoheni, ndryshe do tu ngrejmë me forcë.Biseda po behej e hapur, studentet të shtyrë nga kureshtja u afruan dhe me shume.Dekania u ndie keq.Largojuni, zotëri, çfar kërkoni këtu?

-Kërkoj diplomën time, zonjë!

-Diplomën tuaj, cilën diplomë? Nëse kërkoni diplomën, ajo nuk kërkohet te shkallët, por brënda në dekanat, në  dosjet dhe arshivat e Universitetit.

-Me falni zonjë, Sokrati lëvizi nga vëndi, por nuk u ngrit.Do ta votoni  ligjin për korrupsionin dhe padrejtësitë që janë bërë dhe bëhen në këtë komb?

Dekania u revoltua:

-Këtu jam dekane, zotëri, nuk jam deputete, nëse keni diçka për të pyetur në këtë drejtim, atëherë ejani në zyrën time ku jam deputet e zgjedhur nga masa.Këtu jam e zgjedhur nga aftësitë e mia personale si petagoge dhe Dekane e këtij Universiteti.

Mbi taracën e universiteti zbriti një skifter i cili i trëmbi pëllumbat kur u lëshua mbi ta, pemët filluan të fëshfërinin me zhurmë, re të dëndura u dukën se zbritën dhe po mbulonin  krahët e blerta të gjelbërimit pranveror rreth Universitetit.Pëllumbat përplaseshin nëpër degë dhe shumë prej tyre zbritën deri poshtë në shkallët dhe pranë këmbëve të tyre.Studentët thirrën një zëri, vëndi oshëtiu dhe mbushi qiellin.Skifteri grabitqar u tremb dhe iku, por në ikje e sipër u përplas në xhamat e dritares së madhe të katit të dytë.Në dritaren e zonjës dekane, dhe, nga goditja u përplas në tokë, xhami u thye, dhe copat e xhamit ju ngulën nëpër trup.Masa e studentëve mbeti pa frymë.Sokrati gjeti rastin dhe u ngrit në këmbë:

-Skifteri u përplas në dritaren e zyrës tuaj dhe mori dënimin, zonja dekane.

Fitores i pëlqeu ky krahasim.

-Zotëri, ne dhe nga ana figurative, por dhe nga ana shtetërore jemi të zgjedhur për të  ruajtur të drejtën.Skifteri ishte një grabitqar, dhe, fundi i tyre dihet.

Sokrati, u ngrit përfundimisht, hoqi kapuçin, e kapi dekanen nga të dyja duart, dhe, mbasi krehu me dorë flokët që i binin mbi sy i foli me zë të lartë, sa ngjante se dhe vetë universiteti dhe krejt universi degjonte rreth.

Dekania kur e pa në sy u drodh e tëra dhe i ra nga dora dosja e madhe me emrat e studentëve.

-Fitore, jam unë, thirri Sokrati, jam unë! Jam unë ai që puthja dhe përkëdhelja kurmin tuaj, ai që u mësoja dhe në shtrat dhe në universitet se si ishte jeta, cila ishte rruga që duhej të ndiqje në jetë, dhe jo ajo që more dhe bëre.

Fitorja tërhoqi duart dhe mbylli veshët të mos dëgjonte, por thirrja e Sokratit ishte sokëllime, rrufe që përcillte bubullimën e saj qiellit të drejtësisë përpara shkallëve të universitetit.

-Ju, jeni këtu në sajë të diplomës time zonjë.Ti bashkë me operativin e sigurimit të kohës, që kishte prorsitur babai juaj zëvëndës ministër paraqitët mbrojtjen e diplomës time në universitet.Unë këtë nuk e dija dhe pas 5 ditësh u paraqita me të njëjtën temë, me ate temë, qe Ju vodhët ne dhomën time të gjumit, dhe u quajta hajdut i temës tuaj.Operativi me veprimin tuaj, fjalën tuaj, pabesinë tuaj dhe dëshminë tuaj me futi në burg per 8 vjet.

Fitorja e kapi nga duart dhe bërtiste:

-Mjaft,mjaft Sokrat, ajo pa në sytë e tij dallgët e urrejtjes.Nuk e kontrollonte dot me veten, flokët i ishin shkrishur, gurët e kalasë së bukurisë dhe krenarisë i ishin rrëzuar, ngjante si një këshjtjellë e cila ka rënë në duart e kundërshtarëve, pas një beteje të gjatë gjakatare dhe shkatërrimtare.

Ai e pa thellë ne sy dhe i foli me atë zerin e tij, që nuk ishte i pa njohur për të:

-Në trupin tënd, në sytë e tu, lexoja me buzë ditët e gëzimeve të mia, Fitore.Në kraharorin tënd kisha gjykatën time të drejtësisë dhe të besës.Në thellësi të shpirtit kërkoja lumturinë, por gjeta shkatërrimin tim.

Në shkallët e Universiteti kishte pllakosur një heshtje e thellë, skena kishte tashmë vetem dy aktorë, dhe, qindra spektatorë që e ndiqnin, por që kishin mbetur gojë hapur dhe memecë nga tragjedia që luhej.Një erë e fortë mori banderolën e madhe me një pikturë të varur në murin e institutit të lartë të Arteve dhe e lëshoje në tokë, pastaj me forcën e saj e merrte zvarr nëpër rrugë si për të treguar se çdo gjë  nuk mund ti qëndrojë kohës.Era tundte degët e pemëve rreth universitetit, që ngjanin me një sinfoni të madhe me nota Bethoviane të shkëputur nga sinfonia e nëntë,”revolucioni”.

-Dekania i vendosi dorën në gojë dhe i bërtiste:

-Pusho, të lutem pusho!

-Unë pushoj, bërtiti ai, por dallgët e shpirtit dhe fryma që mbaj të mbyllur brënda nuk mund të pushojnë.Më thuaj, do ta votosh ligjin kundër korrupsionit dhe barazisë gjyqësore kombëtare, dhe e shkundi fort.Në ato çaste pa se dekania u përkund dy tri herë dhe, u lëshua pa ndjenja në tokë.Studentët e panë të këputej nga rrufeja e drejtësisë të fjalëve te tij, si dega e një peme, por askush nuk u afrua ti jepte ndihmen e shpejtë.Sokrati vendosi në telefon numurat e ndihmës së shpejte dhe po i mbante kokën.I foli ngadalë dhe me brishtësi:

-Të kam dashur, Fitore, të kam dashur si gjënë më të çmuar në jetë.Më thuaj, do ta votosh ligjin për drejtësinë dhe kundër korrupsionit?Por ajo nuk përgjigjej, heshtja e saj ishte thikë me dy presa, kur të rizgjohej, nuk dinim, do ishte me të kaluarën apo me të ardhmen!

London…korrik…2016

Filed Under: LETERSI Tagged With: NË SHKALLËT E UNIVERSITETIT, Pilo Zyba, Tregim

PARLAMENTARË”TRADHËTARË” TË KOMBIT TIM!

March 27, 2014 by dgreca

Opinion nga Pilo Zyba…Londër/

Në këtë botë  jemi të gjithë të përkohshëm,por, historia mbetet e përjetëshme.Për këtë arsye, ata që drejtojnë Kombin tim,duhet të kenë parasysh se, kanë mbi supet e tyre dhe historinë e tij.Pak rëndësi ka, sa përpara e çojnë mirëqënien e kombit, apo të popullit,por mirërujtja e Kombit dhe historisë së tij është detyrë,ndryshe,në të gjitha kohërat tradhëtarët e tij marrim edhe në varr pasaportën e turpit dhe të tradhëtisë, që nuk e lan asnjë ligj, asnjë kushtetutë,asnjë individ, asnjë lavadtriçe dallaveresh Parlamentare apo ligjore ose neglizhente.

Kemi 24 vjet që përmbysëm njëherë e pergjithmonë monomentin e diktatorit Hoxha, për ti hapur rrugë të ardhmes dhe lirisë së mendimit, lirisë së kulturës dhe lirisë ekonomike.Por me rrëzimin e një monomenti prej betoni dhe prej hekuri, erdhën ndryshimet në atdheun tim, u përmirësua e ardhmja dhe, mbi të gjitha figura jonë kombëtare në botë?

Këtu duhet të qëndrojmë, të marrim frymë, të arsyetojmë  për çdo fjalë, vepër të kryer, të flasim bindshëm dhe me fakte.Me rrëzimin e Diktaturës rrëzuam dhe të gjithë bazën ekonomike të Kombit, se ajo ishte Komuniste.Fabrikat,uzinat,kantjeret, minierat diktatori kur vdiq i la pronë të kombit tim,nuk i mori me vete.Në to ishte derdhur djersa e të parëve tanë,por edhe e brezit tim.Jetoj prej 24 vjetësh larg trojeve të mia.Kam parë në disa vënde të Europës se, për të rrëzuar një kasolle, ose për të ndërtuar një kasolle,kërkohen 1001 letra dhe vendime.Në atdheun tim, në pronën shtetërore, sejcili bën sipas qejfit dhe dëshirës së tij.Por qëllimi i shkrimit tim sot nuk i përket anës ekonomike, por ka një qëllim më të lartë, më të thellë, shumë më të lartë.Gjatë ketyre 24 vjetëve Demokraci, “thjeshtë një ëmër i përdorur ky”,si shumë emra të tjerë demagogjik e mashtrues.Gjatë këtyre 24 vjtëve janë bërë rrugë dhe autostrada, porte dhe aerodrome, unë pyes: “Me çfar lekësh, me sa u mor përqindja në bangat Europiane etj”? Përgjigja është prapë e imja: “Me përqindjen më të lartë në botë, deri në 34%, thua, se ndodhemi në parajsën e punës, dhe te ardhurave të saj të bollshme.

Së fundi qeveria Rama thotë: “Rrogat do qëndrojnë stabël, nuk ka ngritje, por ka ngritje vetëm të tatimeve”.

Unë përsëri kam të drejtën në ëmër të vetes dhe të qytetarëve të pyes: “Pse”?

Çdo ditë rritet çmimi i energjisë elektrike,i gazit,i ujit,i naftës, i tatimeve mbi fitimin dhe mbi pronën.Dhe qeveritarët që ikën dhe as ata që erdhën, nuk e sqarojnë masën e vouesve të tyre.Të gjitha këto rritje janë si rezultat i veprave të medha, të tuneleve bashkëkohore, të urave, të porteve, të rrugëve që shtohen çdo ditë.Hpim fronte të reja me pare borxh, dhe si e tillë, dhe fëmija që lind sot, ka mbi supet e tij borxhin e ngarkuar prej politikanëve tanë dallaverexhinj dhe miopë, ose akoma më keq, jo miopë, por të shfrytëzuar në interes të fitimeve të tyre.

Kemi 24 vjet që bërtasim për “ndryshime të mëdha përpara”, dhe unë kam mbetur qorr dhe nuk shikoj asnjë prej tyrei.Unë shikoj vetëm një gjë të sigurtë, copëzimin edhe të metejshme të Kombit, humbjen e historisë së tij, të ëmrit, të teritorit, kjo është politika e 24 vjetëve për mua.Ikim nga kjo temë, që mbetet të diskutojmë njëherë tjetër, dhe kthehemi te ajo më e rëndësishmja, më emidiate, me e dhimbshmja dhe me pasoja të mëdha.

 

“EUROPA E BASHKUAR DHE TROJET E MIA TË NDARA”

Parlamentarë tradhëtarë, politikanë miopë, hidhni sytë të shikoni çfar ndodh rreth nesh,dhe brënda në shtëpinë tonë.

Në Shkodër ngrihet një përmendore për Mustafa pashën, një kryexhandar Turk.Në Tiranë një tjetër pasha turk, që gjoja ka krijuar Tiranën si qytet.Kjo për veriun e Shqipërisë.Në jug akoma më keq.Në Përmet kisha Orthodhokse Greke ka ngritur në Grykë të Këlcyres një Manastir, në ëmër të të cilit dhe, në pronat e të cilit prehen eshtrat e heronjve Grekë.Këta heronj Grekë, erdhën në Shqipëri si pushtues, për të ndarë trojet  me Italinë, pa pyetur dhe pa marrë leje nga trualli ku zhvillohej kjo luftë mes agresorëve.

Në Gjirokaster, Sarandë, Himarë etj, Greqia derdh miliona dollarë me pensione, duke paguar si të jenë pronë e tyre pensionistët Shqiptarë. Ndërsa Shteti Shqiptar nuk paguan dot libra dhe mbeshtetje per mesimin e gjuhes për 5000 shqiptarë që ndodhen sot në Ukrainë.Nuk i përgjigjen dot kërkesës se tyre për abetare dhe libra për mësimin e gjuhës amtare.Rusia pais me pasaporta Ruse të gjithë qytetarët e Krimesë,Greqia pais me pasaporta greke jugun e Shqipërisë,në veri të Kosovës Serbia pais me pasaporta Serbe qytetaret e Mitrovicës në Kosovë.Si përgjigje të kësaj situate,Sali Berisha bën monoment dhe hero figurën e urryer të Amet Zogollit, tradhëtarit të Kombit, dhe shet ujrat tona teritoriale si të jenë pronë e babait të tij Ramë Berisha.

Reabiliton vrasësin e Hasan prishtinës,Luigj Gurakuqit,Avni Rustemit etj.O zot si nuk kam një forcë të mbinatyrshme që të vendos drjtësinë në vënd.Sali Berisha një politikan që kur humbet karriken e kryeministrit, qan ne televizion e në rrugë, dhe sot organizon njerëz për ta bërë atdheun të pa sigurtë.Varfëria e tejskajshme, dinamiti ka mbetur ti vihet vetë Parlamentit, që të shpëtojmë një herë e mirë.

Kujdes “Politikanë të nderuar”! Unë një qytetar i thjeshtë, jashtë trojeve të mia, i përmalluar për prindër e motra, për vëndin ku linda u vendos në bangën e të akuzuarve:

-Çfar kërkon busti i një Mustafait Turk në qytetin e Shkodrës?

-Çfar kërkon monomenti i një Turku si krijues i qytetit të Tiranës?

-Çfar tregojnë varrezat e heronjve grekë në Përmet, kur dhe eshtrat e tyre, apo fosilet janë të qytetarëve vëndas?

-Çfar kërkojnë grekët me dhënien e pensioneve dhe pasaportave greke në jugun e Shqipërisë?

-Mijra kisha dhe xhami në trupin e tokës mëmë të ndërtuara nga turqia, greqia apo vëndet arabe, pronë e kujt janë?

-Kur ngrejmë një monoment të një pashai turk, dhe çnjerëzojmë figurën e një Skëndërbeu të madh,cili është qëllimi?

-Kur monomentin e themeluesit të trojeve dhe të emrit tonë Skëndërbeut e bëjmë me bisht,me sy të nxjerrë jashtë si kafshë të tmerruar,çfar qëllimi kemi?

-Kur ca të vetëquajtur analistë,që nuk njohin as nenen e tyre shpifin dhe mohojnë gjirin e saj,çfar qëllimi kanë  dhe kujt i shërbejnë dhe nga kush paguhen?

-A ka ndonjë ligj për ruajtjen e dinjitetit kombëtar,dhe të figurave që krijuan këtë komb,për mbrojtjen e vlerave të tyre,të ëmrit dhe të veprës,dhe nëse ka,në cilin sirtar,dhe për çfar interesash qëndron e fshehur dhe nuk vepron?

-Është kjo shënjë e demokracisë?

U lutem, populli që u ka votuar, kërkon të dijë!

-Përse në Turqi nuk ngrihet një monument i Skëndërbeut, Ali Pashë Tepelenës, i Abdyl Frashrit, Ismail Qemalit… etj…etj…etj?Këto figura që përmënd i kanë shërbyer turqisë, dhe disa prej tyre kanë qënë antarë të parlamentit turk.

-Do ta lejonte një veprim të tillë politika e sotme Turke, e cila kërkon që të futet dhe në Europë?

-Do pranonte Qeveria e sotme Greke, që në Filat të ngrihet një monument për të rënët e masakrave të mëdha?

-Do pranonin Grekët që në Gumenicë, atje ku trojet e Çamëve qëndrojnë të pushtuara, në Xhamitë gjysëm të rrëzuara, të ngrihen xhami të reja?

Vëmëndje, kujdes se, po e çkombëtarizoni kombin dhe trojet e tij, pa e kuptuar fare, aq më keq, nëse këtë e bëni me qëllim.Duhet të tregoheni të kujdesshëm me historinë, që më pas të mos mërrni damkën e tradhëtarit.

Për këto 24vjet, ajo që është shtuar si fara e hithrit janë vetëm Xhamitë dhe Kishat.Kjo ka një arsye të madhe.

Po të marrim kohën e diktaturës dhe atë të demokracisë analfabetizmi është rritur maksimalisht.Thjesht dhe pastër, mijra fëmijë qëndrojnë të ngujuar në kulla, sepse i jemi kthyer gjakmarrjes, si në kohën e Lekë Dugagjinit.

Njezit vrapojnë mbas kishave, mbas xhamive, sepse nuk kanë kujt ti falen për shpëtimin e varfërisë së tejskajshme të krijuar prej jush.Unë që u shkruaj kam jetuar ne qytetin e Laçit, atje ku është dhe një nga kishat me me emër të Shqipërisë.Në ditën e saj të emrit më 15 Qershor, vitin e kaluar, televizionet, radiot, gazetat trumpetonin me të madhe se kjo kishë u vizitua nga 250-300 mijë vetë  në ketë ditë, por dhe në çdo ditë tjetër.Unë që i kam parë këta njerëz me sytë e mi, por që mund të shikoni dhe Ju dhe dhjetra video në intrenet,të gjithë duken njerëz varfanjakë, të mbytur nga hallet dhe nga problemet që krijon prona, që sheti nuk i zgjidh me ligj.Falen për gjakmarrjet që shteti nuk e mbron me ligj.Falen për të ardhmen, sepse shteti nuk krijon asnjë kusht dhe nuk hap asnjë dritare për të parë ata botën dhe veten më mirë.Ata i bëjnë lutje vetëm zotit dhe allahut, por ata janë shumë larg dhe nuk i dëgjojnë dhe, as nuk i shikojnë vuajtjet e tyre.Ju që keni në dorë fatet e kombit, po e shisni atë, po e varfëroni edhe më shumë, deri sa një ditë ashtu si në Krime, greku ti quaj të gjithë qytetarët e Shqiptarë me pasaportë greke…grekë etnikë.Deri sa historikisht vërtetohet se, Tiranën si qytet e krijojë një pasha Turk, po kështu dhe Shkodrën, po kështu dhe Gjakovën, po kështu dhe Mitrovicën.

Zotërinj pushtetarë, kush i ka pronë të tyre kishat dhe xhamitë, por dhe priftrinjtë dhe hoxhallarët?Si e kryejnë ata punën e tyre, dhe kush e kontrollon këtë punë, edhe pse ajo është shpirtërore dhe fetare?

Dhespoti grek erdhi si i përkohshëm në krye të kishës orthodhokse, tani është bërë zot në shtëpinë tonë.Serbët bërtasin: “Manastiret dhe kishat e Kosovës janë të Serbisë”,Turku bërtet: “Xhamitë dhe tyrbet janë pronë e Turqisë”,Greku bërtet: “Kishat dhe manastiret orthodokse janë pronë e kishës Autoqefale Greke”.

Unë shtroj pyetjen: “Po pronë e Kombit Shqiptar dhe truallit të tij, cilat janë”?

Pra, Shqipërinë po e ndani, po e coptoni, po e shkatërroni, po e shisni pa pasur asnjë të drejtë.Thirrje nga Londra e Largët: “Zgjohuni nga gjumi letargjik i fitimit personal, tani që ende gjithçka është në duart dhe ligjet tuaja, nëse nuk e keni bërë kontratën e shitjes përfundimtare.Koha dhe historia do t’u dënojë si tradhëtarë, por dhe kombi im do bëhet bakllava, ku sejcili me një thikë në dorë do presi dhe do rrëmbejë një copë, ashtu si kanë bërë historikisht deri tani.

Zotërinj qeveritarë:

Nuk ngopet dhe as nuk bindet më populli im me përralla.Vrapimi drejt Europës duhet të bëhet me kujdes, pa hapur plagë kombëtare, pa hapur kanale nga rrjedhin ujra që përmbytin arat e interesave tona, por dhe pa cënuar dinjitetin, vlerat Kombëtare, historike dhe gjuhësore të Shqipërisë.Europa është vërtet një stan i madh, ku në të duket bollëku, siguria, qetësia dhe mirëqënia, por shikoni se mbas ketyre duket dhe Krimea, interesat e sejcilit, orekset e mëdha, por dhe fitimet, dhe përvetësimet e trojeve dhe pasurive tona, që kurrë nuk reshtën ti përvetësojnë…

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: PARLAMENTARË"TRADHËTARË" TË KOMBIT TIM!, Pilo Zyba

MIRESEARDHJA E DËSHIRA HAXHIT NE TRYEZEN E LEXUESVE

January 8, 2014 by dgreca

DËSHIRA HAXHI vjen në tryezën e lexuesve me librin e saj poetik me titull “Në fund të fundit”. Redaktor, korrektor  dhe faqosjen elektronike i ka bërë  poeti dhe publicisti Pilo Zyba. Parathënia e librit nën një këndvështrim orgjinal është bërë nga z.Alexandër Liti. Kopertina është përgatitur nga z.Ismail Rexhepi. Libri përgatitet të dalë nga botimi në përkujdesjen e Drejtorit të shtëpisë botuese “ADA” z.Roland Lushi…/

PUTHJA/

Putha dje,akoma edhe sot,

Dhe përsëri të puth, nuk di .

Jam si erërat e vjetra,

enigme, që puth kaltërsi…

 

Ne strehezën time, në qiellin tim,

rrezohem përpara asgjë-së.

o Zot …

kam frikë të kalëroj mbi vetëtimë !

 

Ngelem me vetmine time!

Ku puthjen e lëshoj, në krismë shkrepëtime..

Harrohem,kam ftohtë.

Një ditë do ta nis puthjen në buzët e epshit,

Strehuar në lot !

Jam bija e rrebeshit…!

 

FRIKE E LAGESHT!

 

E tërhoqa

vizën me forcë

dhe  grisa hartën.

Plagë mbi leter.

Lot e dhimbje mbi det .

Me një levizje

mendimet e palosura

humbën pernjeherësh.

Ndjenja të përmbytura.

Dallgë të shkumëzuara.

Këmbet e zhytura

në thellesinë e akullt.

Dritë e errësuar,

përreth…

Sa frikë e lagësht !

I trëmbesh ngrirjes,

humbur asaj thellesie.

o Zot ,

sa frikë kam të thahem

më mire le të digjem …!

E lyer

me ngjyrën e zjarrit

ja nis numërimit…

Ujrash të panjohura

përmbytem…!

E di me pret ti ne breg !

 

THIRRJE E PAFAJESISE SHPIRTERORE!

 

U mbyllën dyqanet e mëdha

dhe për çdo ditë,

pazaresh të lejuara,shiten dashuritë.

Premtimet e stolisura

shkëlqejnë mbi stola

e turullosin zëmrat e të uriturve .

Endrra të varura

në kordelet shumëngjyrshe

tirren kalimtarësh,pafajesisë rraskapitëse.

Të dashura zonja, zoterinj,

në dy cope,e treta, dhurate për ty…

….

Fjalë të ngarkuara me gjysmë çmimesh !

Kështu papritmas

mengjeset pikojnë mbremjesh

e gjendesh shtrirë parqeve të lumturisë.

Jetë e dallgezuar,

lidhur varkash,nyjeve të hidhura te fatit,

brenda saj belbëzohet lutja e vetme e pafajshmërisë.

Bujë që zhurmon pasqyrash rreshqitëse !

Kjo Jetë

një pazar ëndrrash që blihen e shiten me lek,

s’mund të ndryshoje,por mund të jetë disi ndryshe…

..dhe kjo

nëse ajo ditë, akoma s’ka ardhë,

ku me kilogram të shiten shpirtrat e gjallë .

 

PERMES DHIMBJES EGZISTOJME

 

U thava i dashuri im

dhe s’ka më gjurmë lagështie mbi mua.

Më të shumtën, e humba për të të gjallëruar .

E di i dashuri im ?!

Fustani i bardhë që të pëlqente aq shumë

nuk e di pse,kam vënë re, më është ngushtuar .

Ajo koha që i përket çdokujt

Dhe, që rezistent vazhdon të qëndroje,

është kohë durimi nga koha e mungesës sonë .

Shikon ato ëastet e paduruara

që presim të jemi afer njeri-tjetrit,

nuk i ngjajnë në të vertetë natës së pafund ?

Gjithsesi egzistojnë !

…dhe askush nuk plotëson

tragjedine “me dhëmb mungesa jote “.

Humbasim te zhytur shperthimeve te heshtjes .

________________se permes dhimbjes egzistojmë !

 

RRI ME MUA

 

Kur je me mua

bëhem melodia jote

që e pëshperitim puthjesh,

e me merr, e humbas ofshamave tua.

 

Kur nuk je askund,

me gjen akoma zgjuar

dhe bredh e endem orësh

simfonive magjepse te Moxartit.

 

Netëve të vona

në bishtin e kometës ulur,

përhumbur melodive të huaja,

rri e të pres, se marrezisht të dua.

 

Jam e dashuruar

dhe të të jap me shumë nga ç’kam, dua.

Ndaj me, mos më mungo!

Vetë erdhe të lulezosh petaleve të mia…

Rri me mua!

 

TE KAM PARE

 

Të kam parë që femijë

në përrallat që lexoja,

spirancash të anijeve ku rrugëtoja…

 

Të kam parë brënda vetes,

pikave çuditëse të fshehtësisë sime,

flladeve të ngrohta të energjisë shtytese.

 

Të kam parë,jam e sigurtë,

në pazhurmësinë tënde krijuese,

notave muzikore ku rri e fshihesh…

 

Të kam parë edhe errësirës,

atyre vështrimeve të çuditsheme,

kur frika ulej qepallave të pasigurisë.

 

Të kam parë më pare se ti,

kam lexuar murmuritjet e buzëve të tua,

fjalëve të pathena,këngëve të pakënduara.

 

Akoma edhe këtë çast i shoh

hijet e hapave të tua të lehta,

levizjet e matura të veshura me heshtje..

Të shikoj si me afrohesh,

…………dhe vazhdoj të hesht !!

 

EDHE TI  JE POET(E)

 

Flitet për psherëtima shpirtrash,

Tinguj dënesash mes gjelberimit,

akoma,zëra të mekura misteresh,

lotë dhimbjesh, që njomin agimet.

 

Dielli,Era dhe Qielli…

si poetët ëe të mëdhnj të botës,

nga fshehtësia e thellë e detit

godasin shkëmbinjsh melodinë e fundit.

 

Dhe këtë,Jo,jo…nuk e di kaq mirë,

fshehur aty sipërfaqes së lëngshme

të jetë këngë nga valët e dashurisë,

apo ankeset e një të gjalli të humbur?!

 

Por ti, o Njeri, që ke ëndrra të bukura,

përfito nga dobësia e vrarë e poetve,

që shohin zhgënjimet si ndjenja fisnike,

dhe mos rreshqit mjerueshëm parodive.

 

Nëse toka është e mbuluar me errësirë,

është mjegull për ëe trembur shikimin,

pak më tej luginave të përjetësisë

me peplo të trendafiltë mbulohen Agimet.

…se edhe Ti vetë je një i heshtur Poet,

ku dejesh rrjedh gjak i nxehtë fëmijesh !

 

E Ç’FARE TE TE THEM ME

 

Sa herë jam përpjekur

me gishtrinjtë e pergjakur

të gervishja fletëve të bardha

vërshimet e fjalëve të pathena?

 

Sa herë mendimet gerryese,

të etura qelive të çmendura

gërmadhash të lëna përgjysem,

pa kthim humbasin siluetave ..?

 

Sa herë pasqyrave të padukshme

kur heshtja me gëlltit fjalët

rri e fshehur hijesh

me çmendurinë time të pafajshme…?

 

E ç’far të të them më ?!

Mengjeseve të hirta

kur dielli ngroh shpirtrat

e zgjuara rrenjeve te mekatit,

fshij zëmërimin me penën e pafajësisë…

______________…ndaj mos më ki frikë !

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Deshira Haxhi, Pilo Zyba, poezi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT