• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PSE E KENI BRAKTISE VERMOSHIN E PREK CALIT, O QEVERITARE TE SHQIPERISE

November 1, 2017 by dgreca

Leter per Gazeten Dielli/

REXHEP DEDUSHAJ-2

NGA REXHEP DEDUSHAJ/

Me daten  30 Tetor 2017  isha per vizite  ne krahinen me te perfolur ne analet  evropiane gjate gjysmes se pare te shek XX – KRAHINES  KELMENDASE  TE  VERMOSHIT.

Qe ne shkeljen e kesaj toke mbeta fare i zhgnjyer.

Rruga  e re Shkoder – Guci  qe kalonte atypari  e kishte perfshire vetem nje cep te saj- pjesen afer kufirit Shqiptaro  – Shqiptar te Gucia, ndersa rruga qe pershkonte fshatin ishte pothuajse e pakalushme.

Zum vend ne qender te Vermoshit ne lokalin e z.PJETER PERAJ  ne bujtinen  ,, PERAJ ,,. I zoti i shtepise -nje malesor tpik, ashti siç jane Kelmendasit.Ai na trgoi ne pergjithesi per zhvillimet  dhe gjendjen ne Vermosh, c’ka haptazi shihej se eshte e mjerueshme.

Me  shume se 80   perqind e popullsise vendase kane emigruar keto 20 vitet e fundit ne SHBA  e gjetiu – tha z.Peraj. Gjendja ekonomike eshte katastrofike. Mbajne pak bagti,se mbjellet asgje.Ryme elektrike skishte -rrjeti shume i vjetruar  e nga koha e komunizmit.Nje ere me fry mbetemi ne terr.Edhe ne zhvillimin e turizmit ka pengesa nga organt shteterore.KERKOHET LEJE PER ÇDO NDERTIM DHE JEPEN SHUME VESHTIRE.

Monumentet  historike jane ne shkatrrim e siper e kush su bjen mbrapa.

Te gjitha shpresat jane te mergimtaret e krahines.Ata kane premtuar se do ta rindertojne kullen e Prek  Calit, tani te shkatrruar teresisht.Ta ndertojne uren qe shpje te ajo kulle dhe ta asfaltojne rrugen. Ka ca premtime per ndihme edhe nga shteti…

Nese nuk realizohen keto gjera me shpejtesi  ka rrezik qe askush te mos mbetet me ketu-shtonte ai .

Edhe shpresat e qe kishin egzistuar ne lidhjen e Vermoshit me Gucine ishin venitur fare.Edhe nje pule nese blehet ne Guci duhet ti paguhet dogana ne kufi dhe e kunderta ,cdogje e hyn nga Vermoshi ne Guci paguhet  gati gjysma e vleres ne doganen malazeze.

Pra, ne Guci shkonin vetem per shetitje e vizita te afermve te tyre e asgje tjeter.

Rruga e re kishte shtuar lidhjen tregtare me Shkodren dhe sadopak shkollimin e rinise ne ato e ne, vetvetiu do ten a  lindte pyetja:Athua ka marre vesh Tirana se Vermoshi eshte i Shqiperise apo ka rene ne bishtin e propagandes se rrejshme komuniste ,,se Vermoshin ua fali Zogu Jugosllaveve,, EDHE PSE  PREK CALI SPATI LEJUAR KURRFARE PAZARE ME KRAHINEN E KELMENDIT.

SE FUNDI:PSE E KENI BRAKTISE VERMOSHIN E  PREK  CALIT, O QEVERITARE TE SHQIPERISE?

 

Filed Under: Komente Tagged With: i braktisur, Prek Cali, rexhep dedushaj, VERMOSHI

VRITET EDHE NJË HERË PREKË CALI….

September 16, 2017 by dgreca

…PRIJËSI I MALEVE DHE PIRAMIDA E KUFIRIT SHQIPTAR/                                           

1 Frank shkreli (2)

Nga Frank Shkreli/

Për disa vite tashti, ishte shtëpia e At Gjergj Fishtës që ka tërhequr vëmendjen, e shpallur si monument kulture, por i lënë krejtsisht pas dore nga autoritetet vendore dhe qëndrore shqiptare, ndërkohë që po shembet vetvetiu nga moskujdesja, megjithë disa përpjekjeve private për ta restauruar atë.   Ja tani, sipas lajmeve të fundit, i paska ardhë radha Kullës së Prekë Calit, turpi i radhës i qeverisë!   Rrëxohet dhe vritet për të dytën herë Prekë Cali.   Urrejtje ndaj  Gjergj Kastriotit- Skenderbe, urrjetje ndaj At Gjergj Fishtës, urrejtje ndaj Prekë Calit.   Këto ndërtesa, as Enver Hoxha nuk i kishte shembur, por i përdorte për qëllime të tjera.   Ja, sot jemi dëshmitarë të një ngjarjeje të pa shembullt në trojet shqiptare, alla talebançe.   Njoftohet se fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor të Malësisë së Madhe nën mbikyrjen e Policisë së shtetit shqiptar, të ënjtën shëmben muret dhe themelet e Kullës së Prek Calit, trimit të maleve dhe mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë nga synimet grabitqare  shekullore të shovinstëve sllavë.

1 ok Kulla

Ne Foto:Kulla e rrënuar u shemb nga fadromat e Qeverise të enjten me 14 Shtator 2017/

Duket se sipas të gjitha gjasave, për arsye që vetëm ata i dinë, autoritetet shqiptare kishin hesituar deri tani të autorizonin legalizimin e restaurimit të kullës së Prek Calit në Vermosh të Kelmendit të Malësisë së Madhe, ashtu siç ka ndodhur më përpara edhe me shtëpinë e At Gjergj Fishtës.   Duket gjithashtu se sipas burokratëve të revolucionit kulturor në Tiranë, At Gjergj Fishta dhe Prekë Cali nuk përfaqësojnë asgjë, asnjë vlerë, jo vetëm për Malësinë e Madhe, por as për historinë e Shqipërisë dhe as të kombit shqiptar dhe si të tillë duhet tu fshihen gjurmët, përfshirë shembjen e shtëpive ku kanë jetuar.   Jam i sigurt se autoritetet do të justifikojnë shembjen e kullës duke thënë se nuk kishin dhënë lejet e nevojshme për resaturimin e kullës, gjë që mund të jetë e vërtetë.   Nëqoftse është kështu, pse mos të jepej urdhëri për ndalimin e punimeve dhe të mos shembeshin themelet e kullës, në pritje të autorizimeve të nevojshme, pasi ato fonde të mbledhura dhe të përdorura për atë qëllim, janë mundi dhe djersa e dikujt?   Por, si zakonisht, askush nuk jep ndonjë shpjegim zyrtar se pse ndodhi kjo shembje e kullës së Prek Calit, që në fakt ishte shpallur monument kulture që në vitin 1993, por që as qeveria e atëhershme as qeveritë e mëvonshme nuk kanë bërë asgjë për ta mirëmbajtur ose për të rinovuar kullën e regjistruar, si një monument kulture.   Kështu kishte ndodhur fatkeqsisht më heret edhe me shtëpinë e At Gjergj Fishtës, lënë në mëshirë të fatit, pa i dhënë asnjë zgjidhje projektit, nga ana e autoriteteve zyrtare.   Duket se autoritetet e Ministrisë së Kulturës dinë të shembin e të shkatërrojnë, por jo të ndërtojnë, të pakën në këto dy raste!

Thuhet se falë fondeve të mbledhura nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara kishin filluar punimet për restaurimin e kullës së Prek Calit, por dita e enjtë ishte dita që shënoi shembjen e saj, përball protestave të banorëve vendas, të cilët sipas disa mediave e cilësuan këtë si një ditë të zezë ndër ato troje , në prani të policisë së shtetit.   Përdorimi i fadromave për shembjen e kullës së Prekë Calit, duket se mund të kishte lidhje edhe me njoftimet e kohëve të fundit nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe Detroit, për të mbledhur fonde muajin që vjen, për restaurimin e kullës ku ka jetuar Prekë Cali, i cili u pushkatua nga regjimi komunist pas kryengritjes së Këlmendit kundër regjimit të Enver Hoxhës.  Burime të komunitetit njoftojnë se janë planifikuar dy takime për mbledhje fondesh nga “Fondacioni Prekë Cali”: njëri në Nju Jork me 1 tetor dhe tjetri në Detroit, me 7 tetor, 2017.   Nuk është e qartë tani nëse përballë ngjarjeve të fundit në Vermosh, rrafshimit pra të kullës së Calit, do të shkohet përpara me planet për mbledhjen e fondeve për restaurimin e kullës së Prekë Calit, nga ana e komunitetit shqiptaro-amerikan, në Nju Jork dhe në Detroit.Merreni me mend tashti. i ashtuquajturi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur themelet e shtëpisë së Prek Calit, Mbrojtësit të vërtetë të Territorit dhe të Kufijve të Shqipërisë.   Çka e bën këtë situatë edhe më të ndërlikuar, por edhe absurd, ashtu siç më njofton një mik i imi nga Shkodra, janë edhe akuzat për falsifikime dokumentash si dhe procedurat burokratike ose më mirë të themi grindjet për të drejtat jurisdiksionale mbi territorin ku gjëndej shtëpia e Prek Calit, midis dy enteve qeveritare me rëndësi, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Kulturës.   Po kush i kontrollon këto ministri?   Hajde dreq e merre vesh!

Si dhe pse ndodhë që në këtë rast, ashtu si edhe në rastin e përpjekjeve, tani të dështuara falë Ministrisë së Kulturës për rinovimin e shtëpisë së poetit kombëtar At Gjergj Fishtës, pengesat kryesore paraqiten nga ata që pikërisht duhet të jenë ruajtsit e këtyre vlerave kombëtare, i.e burokratët e Tiranës!   Turp e faqe e zezë!   Nëqoftse nuk dëshironi të harxhoni fondet tuaja, atëherë lejoni njerzit që janë gati të mbledhin fondet për rinovimin e këtyre objekteve, në këtë rast diaspora shqiptare në Amerikë.

Ironia e kësaj ngjarjeje tragjike qëndron në faktin se kushedi për të satën here, kjo situatë pasqyron hipokrizinë e kësaj klase politike shqiptare të shëmtuar të 27 viteve të fundit – tjetër flasin e tjetër bëjnë.   Ndërkohë, që në Vermosh jepet urdhëri për shembjen e kullës së Prek Calit, i cili udhëhoqi atë që besohet të ketë qenë kryengritja e parë anti-komuniste në Evropë, përfaqsuesit më të lartë të Organizatës NATO-s — aleancës më të fortë ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit dhe mburoja anti-komuniste për gjysëm shekulli – janë duke u mbledhur në kryeqytetin e shqiptarëve në Tiranë për të biseduar sigurinë dhe paqën në Evropë dhe në botë.   Ndërsa autoritetet shqiptare, si talebanët hedhin në erë kullën e Prek Calit.   Kam drojë se as përfaqsuesit e NATO-s të mbledhur në Tiranë nuk e kuptojnë ende se me kë kanë të bëjnë.   A ka gjë më turp!

2 prek_cali_n

Ne Foto: Prekë Cali/

Veni more gishtin në ballë e mendoni pak.   Cilat do që të jenë arsyet, legjitime ose jo legjitime, për shembjen e kullës së Prek Calit, ky akt është i pafalshëm.   Ky akt duhet të shqetësoj ndërgjegjen e çdo shqiptari, kudo.Kulla e Prek Calit nuk është më, por për ata që duan të dinë se ku ishte dhe çka përfaqësonte ajo kullë, lahutari i Malësisë – ndonëse sot mund të jetë duke vajtuar shembjen e kullës së Prek Calit — për derisa të jetë lahuta ai do të këndojë dhe do tu tregoj brezave se ku ishte dhe çka përfaqsëonte ajo kullë:

Bash ku rrinë shqipet e malit
Ka pas kenë kulla e Prekë Calit
Ka pas kenë nji kullë e bardhë
S’thonë kot malet derë e parë
Derë kreshnikësh ku knohet lahuta
Hije i ka pas sofra dhe pushka…

…Atëherë krajlat po bajnë kuvend

Po, Hot e Grudë, Shkrel e Këlmend

O me ia falë o Malit të Zi

Kur Kongresi o i Berlinit
Ne na i dau o foshnjet prej gjinit
Trupin tonë o e ndau me mur
Qysh se na ndau o shqipen flamur
Njaj Prekë Cali u del përballë
Nuk t’i lshoj këto bjeshkë për të gjallë.

Prekë Cali është pushkatuar me 25 Mars 1945 nga forcat komuniste të Enver Hoxhës në vendin e quajtur Zall i Kirit.   Dëshmitarët kanë shënuar se para se të rrëxohej trupi vigan i këtij malësori — i cili nuk njohu as Londrën as Berlinin — por mbrojti kufirin, burri i Kelmendit sy pa trembur, para se të jepte shpirt, jo nga plumbat e sllavit të cilin e luftoi gjithë jetën, por nga plumbat e  shqiptarit — ka bërtitur me një zë të fuqishëm:  “Rrnoftë Shqipënia, Rrnoftë populli shqiptar.   Heret ose vonë, Shqipënia do të fitojë”.

Fatkeqsisht, me shëmbjen e kullës së Prek Calit këtë javë në Vermosh të Malësisë së Madhe nuk fiton as Shqipëria as kombi shqiptar.   Kur të merret parayshë debati i kohëve të fundit mbi Gjergj Kastriotin Skenderbe, shëmbja e kullës së Prek Calit dhe mos ndërhyrja për vite me radhë për rihabilitimin e shtëpisë së poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës – do e s’do – të bën të pyesim veten se çfarë forcash veprojnë në vendin e të parëve tanë dhe ku është shteti.   Çuditërisht, një mik imi më dërgoi një mesazh duke më thënë se kështu pat filluar edhe në vitin 1945.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edhe nje here, Frank shkreli, Prek Cali, vritet

KOPSHTI ZOOLOGJIK I BALLKANIT

May 24, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

“JUGOSLLAVIA  E  RE “- KOPSHTI  ZOOLOGJIK  I  BALLKANIT/

1 Prek CaliPREK  CALI (1872 – 1945)/Kur Mehmet Shehu i tha: “E more Prek Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne! Po, pse bërë kështu?”

Trimi legjendar i gjegjët burrnisht:

■“Zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!”

(Dosja P.Cali, Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë, 1998.)

SHKURT 1945  – KONFERENCA E JALTES: OSE GROPOSJA…   

E  POPULLIT  SHQIPTAR  PA  ASNJË  SHENJË  TEK  KOKA…

■Me dashtë me dijtë per të shkuemen historike dhe mundësitë e s’ ardhmes së vendit tuej, asht e domosdoshme me studjue librin “Diplomacia” të Dr. Henry KISSINGER.

Aty do të gjeni të gjithë portretet e politikanëve të mëdhej (ndonse të pluhnosun), po me një penel të hollë do të mundeni me ua kjartësue shikimin, dhe me lexue “fjalen e tyne” të pa korrigjueme nga fallsifikatorët e historisë, që nuk na kanë mungue asnjëherë.

■Kishte apo nuk kishte Shqipni në vitin 1942, dhe me ke kufizohej Ajo, e gjejmë të saktë në librin e Kol Bib Mirakaj “Vetvrasja e një kombi”, botue në Tiranë në 2014.

Ndersa, shka u ba me Atë Shqipni dhe Trojet e Saja shekullore në 29 nandorin 1944, nga Partia Komuniste Shqiptare e udhhequn nga Enver Hoxha, nen kujdesin e J.B.Tito, me “miqtë e mëdhejë” Stalin, Rusvelt dhe Çërçill… Endè nuk po e gjejmë të shkrueme edhe pse kemi “Akademi Shkencash, universitete, akademikë e dr. Profesora…” sa ha dreqi!

■Po z. Kissinger, ku e gjeti të shkrueme se shka u ba me Shtetin Shqiptar dhe Popullin e Gjergj Kastriotit në Konferencen e Jaltës nga 4 – 11 Shkurti 1945, kur tek libri shkruen:

“Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndërmarrë një risk të tepruar.” fq.443. “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” Dhe vazhdon në fq. 438: “Prandaj ai e mbajti ushtrinë e tij në qender të Europës, ku gradualisht ai imponoi qeveri kukulla.” Në fq. 434: “Stalini ngulte këmbë të mos pranonte kërkesën e demokracive për zgjedhje të lira në Europën Lindore.”

JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri: 
■“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”

■1 korrik 1946, Enver Hoxha, i pari i huej që dekorohet “Hero i popujve të Jugosllavisë”.

15 DHJETOR 1947, Enver Hoxha deklaron në mbledhjen Komitetit Qendror të PKSh: “Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin “de facto” të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria, nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë Socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (1947)

Ishin tradhëtarët e Atdheut të kuadruem në formacionet sllavokomuniste që u morën me zhdukjen e inteligjencës së përgatitun në Europen Përendimore, shkatrrimin e shkollave Shqiptare me programet sllavokomuniste të Lindjes, zhdukja e Gegënishtes Atdhetare, Gjenocidi sllavokomunist dhe anadollak kundrejt Klerit Katolik Shqiptar, dhunimi i Maleve dhe i parimeve të Besës, Bujarisë dhe Burrnisë Shqiptare, të papersërituna nga sllavët e shteteve të Ballkanit. U vranë dhe u masakruen Parija e Kelmendit, Hotit të Dedë Gjo’ Lulit, Grudës, Parija e Dukagjinit, Shllakut, Pukës, Mirditës, Zadrimës dhe Bregut Bunës, bashkë me Klerikët Katolik të lidhun dorëperdorë me Dedë Cokun, dhe 118 Burra të Kelmendit që u hollën nder prroska nga antiatdhetarët e shitun të shtetit antishqiptar të Tiranës haxhiqamiliste, tradhëtarët e paktit komunist të PKSh, që u formue me 8 Nandor 1941 dhe drejtohej nga Enver Hoxha e Dushan Mugosha i Titos.

***

■Do t’ ju kujtoj pak rreshta të “mësuesit” tuej, diktatorit anadollak Ramiz Alia, Sekretar I i KQ. PPSh, President i RPSSh., nga një fjalim në Byronë Politike të KQ të PPSh, në 1989, në Tiranë, të cilit, me shumë djallëzi po vazhdoni ti përmbaheni ju pasuesit e tij, andrrimtarët e “rilindjes” ose të kasaphanës së Popullit Shqiptar, “Jugosllavisë së re”.

Ai ju la edhe një “amanet” drogaxhinjëve (në gjuhen e ndysuar):

■“Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë… ■Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen.

Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë…

Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!”

***

2005 KGB-ja sovjetike përkujton agjentin Ramiz Alia ndër ma të vjetrit në gjiun e vet, atëherë kur agjentët e sigurimit të shtetit fillojnë jeten në “Konferencen Islamike”…

Kjo asht gjoja njëfarë rikthimi në Shqipninë e 100 vjetëve përpara, kur nën masken e besimit të vendeve Arabo – Aziatike, kërkohen rrugë të reja për pasunimin, vjedhjen, korrupsionin e kundrabandat e drogës me të cilat vazhdohet qeverisja e Shqiptarve. 

MAJI 2017 “RINGJALLJA  OSE  JUGOSLLAVIA  E  RE”…

PRA, TË GJITHË  KOMUNISTËT  KANË PUNUE PER ZHDUKJEN E ATDHEUT TË GJERGJ KASTRIOTIT  DHE TË POPULLIT TIJ SHQIPTAR…

■“Deputetët” tanë endè nuk e kanë marrë vesht se “nder tavolinat e Kuvendit Popullor” nuk flitet me hamendje, as me rrena apo si i thoni ju “shokët zotrinjë” me “gjuhën e njësuar” pra, me gënjeshtra… Por, vetem, me fakte dhe dokumenta!

■Kur Ramiz Alia foli per Shkodren, ai tha: “Në Shkoder Vatikani ka agjenturat e veta!”

Kryeministri Rama tash kater vjet nuk dergon ambasador… Ndersa, Lulzim Basha para “marrveshjes” së çadres së turpit me “Rilindjen” e Edi Rames, deklaron per Austriakët:

“FAJIN  E  KANË  KATOLIKËT  E  VERIUT”… Injorantëve mos i veni faj!

Nuk di gja Lulzim Basha (as nuk e ka pa n’ anderr) se, Austriakët janë të lidhun me Malësorët e Veriut të Shqipnisë, jo ma pak po, gati 200 vjetë para shpifjeve të tij. 

Lidhjet me sllavoserb, rus, turq, me “komunistë” të balsamosun italianë, francez apo gjermanë, dhe me mumje anadollake maozoleumesh, tregojnë haptas antishqiptarizmin tue fillue nga botimet e turpëshme per Esad Pashen e deri tek nipat e sternipat e tij, që vazhdojnë mos me kthye thesaret e vjedhuna nder Bankat e Shtetit Shqiptar në Tiranë.

■Unë çeshtjen e Komunitetit Katolik të Veriut e shoh krejt ndryshej, kur bahet fjalë per dy raste të fundit të lidhuna ny dhe me pasoja shumë të randa antiatdhetare: 

  1. Jugosllavia e Re dhe 2. Komuniteti Katolik i Veriut i diskutuem në Austri. 

Të dy çeshtjet lidhen me shkatrrimin e Atdhetarizmit të VERTET njëkohsisht dhe, pikrisht të Atyne Krahinave Heroike që me Dedë Gjo’ Lulin, pra me Hotin e Gruden, me Mirditen e Don Nikollë Kaçorrit dhe Luigj Gurakuqin e Normales Elbasanit, tranden Vlonen e Ismail Qemalit, dhe me Flamurin e Gjergj Kastriotit sollen Shqipninë e Re në shekullin XXI. Çdo mendim zyrtar fyes per Ata Krahina asht vazhdimsi i tradhtarëve komunistë dhe sllavoanadollakë që “kujtojnë” se kanë frenat e Shtetit në dorë. 

■Nuk mund të fus në thes të policve të Edi Ramës e Bashës, asnjë pasues të VERTETË t’ Atyne Krahinave që kanë dhanë jeten per Shqipni, tue luftue kunder tradhtarëve t’ Atdheut, pra kunder baballarëve e gjyshave tuej, jo vetem pa u gjujzue, por shpesh edhe pa pranue me i ba kerkesa per “falje jete” atyne, të cilëve, sot ma shumë se kurrë u pershtatet thanja e vjeter Shkodrane: “Si gabelt me çader!”, shoqnue me rreshtat aktual:

.

…!
Kur u ba Gabeli Mbret…,
Per një votë shet grunë e vet.
…!                              (L.L.)

Melbourne, Maji 2017.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Prek Cali, Yugoslavia e re

Historitë e pavdekshme të Prekë Pjetër Cali (1872 – 1945)

March 11, 2014 by dgreca

“I lumi ti o zogu i malit, që se dron Memin e Smajlit”.shprehje malaziase/

Nga Klajd Kapinova/

Kanë kaluar disa dekada nga dita e pushkatimit të trimit Prekë Calit, piramidës së gjallë të sinorëve arbërore, u përbalt nga historia dhe fletushkat komuniste sot. Në afërsi të Lezhës (jo larg Shkodrës), në katundin Kukël (Mali i Jushit), në një shtëpi të thjeshtë malësore më 29 korrik të vitit 1878, babait Pjetër e nënës kreshnike Rudes, u lindi fëmija i parë “familjari bujar, piramida e kufirit shqiptar, krenarie e Kelmendit dhe e Malësisë së Madhe, atdhetari i zjarrtë, Martiri i Demokracisë: Prekë Pjetri (Cali) Hasanaj.”[1]

Këtu u lind tribuni i Malësisë, një nga udhëheqësit më të shquar të mbrojtjes së trojeve stërgjyshore ilire. Kjo Derë kreshnike e pamposhtur, ishte gjithnjë e mbrujtur me tradita patriotike e atdhetare, që kishin lënë gjurmë të thella, gjatë gjithë kohës, me kontributin në dobi të çështjes nacionale. Familja e re Cali (Hasanaj – Selmanaj), në kullën tre katëshe të ndërtuar në Vermosh vitin 1920, kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt tek po lahej në ujërAtë e ëmbla të lumit fushor Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndon familjen Cali, në moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prenkës, Lula, u martua kur u rrit në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.

Formimi i tij fillon natyrshëm në rrjedhen e jetës, nëpërmjet njohjes dhe respektimit të tabuve, të kodit moral të pashkruar të paraardhësve, që kishin krijuar atë traditë të mrekullueshme, në odat e burrave mes bjeshkëve të Malësisë.

Studiuesi Dr. Luigj Martini, në monografinë “Prek Cali, Kelmendi dhe kelmendasit” (Shkodër, 2005), ndër të tjera vlerëson: “Padyshim, ndikimi i odave të burrave qe vendimtare. Aty pleqnoheshin ngjarjet, gjykoheshin njerëzit, glorifikohej nderi, besa, burrnia, atdhedashuria, feja, fisnikëria dhe dënoheshin me shpërfillje të kundërtat. Aty, në prehërin e atyre burrave fisnikë Prek Cali, krijoi në vetvete një mendim të prerë për fenë si një e pandarë e jetës së malësorëve, e do të vijë duke e kristalizuar dhe përforcuar akoma më tepër gjatë jetës, sa në raste të veçanta do t’i përkushtohej. Qysh herët, u miqësua me normAtë e kanunit të malëve. Në mënyrë intuitive, dalloi që ato përmbajnë në vetvete, një farë paanësie dhe ishin të domosdoshme, për të patur një rregull relativ në mes të malësorëve. Dalloi, që ky kod i pashkruar, është në harmoni të përkthyer me ekzistencën e vetë malësorëve. E ndoshta nga kjo, më vonë spikati si një nga mbrojtësit më të flaktë të tij.”[2]

Prekë Cali, ka qenë fis i parë vojvodë në Selcë nga 12 lagjet e këtij vendi, duke pasur edhe kryet e vendit në Kelmend. Bjeshkët e fisit, duke qenë e kufizuar me Kuçin (trevë ilire) sot si pjesë e Malit të Zi, përherë u takonte barra më e rëndë në mbrojtje të tokave të të parëve.

Kësisoj, të parët e fisit, sikurse ishin trimat e anashkaluar në histori, si: Memi i Smajlit[3], Turk Isufi, Ujk Isufi, axha (ungji) i Prekë Calit Ucë Turku (vojvodë i Selcës), Dedë Shabani, Dul Doshi e djali i tij i pashëm Kir Duli, Nikë Turku, Gjokë Nikë Selmani, Marash Mark Selmani etj., gjithnjë janë përleshur flakë për flakë në istikame, kundër synimeve shoviniste të kuçasve malazias, duke qenë në vijën e parë të frontit në luftimet mbrojtëse.

Shovinistët grabiqarë malazias, me përkrahjen e këlyshëve (kryesisht diplomacisë franceze) të ulkonjës së Perandorisë Ruse, kërkonin të gllabëronin tokat arbërore Vermoshin, Vuklin e Nikçin, sëbashku me bjeshkët e tyre të përmendura…

Me sa kujtojnë të moçmit malësorë të Kelmendit, Memi i Smajlit, ka qenë një trim i vërtetë, i cili, ka arritur t’u kallë tmerrin shkjeve, sepse çdo veprim a plaçkitje, që ata bënin në trojet tona, ai u kundërpërgjigjej, duke i dëmtuar edhe më shumë. Kur shkjetë guxonin të punonin në tokat tona, të pushtuar nga ata kishin vertetë një frikë të madhe.

Në një rast të tillë, Memi i Smajlit, kishte marrë me pushkën e vet në shenjë shkjaun dhe sipër tij këndonte një zog. Në moment shkjau i thotë: “I lumi ti o zogu i malit, që se dron Memin e Smajlit.” Në atë çast, Memi, del nga vendi (pozicioni), ku kishte marrë shenjë e i thotë shkjaut: “Kjosh falë për sot, por mos më shkel ma në tokë shqiptare.” Ky epitaf në varg, që ruan në vetvete një histori të vërtetë, është mësuar e përcjellë gojë më gojë në oda e kuvende burrash, në malet e Krahinës së Kelmendit e gjetkë.

Prenka nga shtati ishte shumë i gjatë e i pashëm. Ata që e kanë njohur nga afër thonë, se kishte shpatulla shumë të gjëra, kraharor të zhvilluar, trup vigan plot enërgji, fisnik në shpirt, i matur në fjalë e veprime, gojëtar i pashoq, në kuvende e oda burrash.

Pushkën e kishte një shok të pandarë, që nuk e hiqte asnjëherë nga dora. I pëlqente të vishej me rrobat tradicionale të malësorit: çakshirë, xhamadan, jelek e kapic të bardhë mbi flokë, alltinë turke dhjetëshe të veshur me argjend në brez e një grumbull vargjesh me material argjendi.

Tek ai, spikatën virtytet pozitive tradicionale të malësorëve, të cilat, i reflektoi në marrëdhëniet e përditshme me miq e shokë. Deri në moshën 30 – vjeçare, i urti kelmendas Cali, asnjëherë nuk synonte të dilte përpara vojvodëve e krerëve të tjerë, që ishin më të moshuar se ai. Kjo ishte një edukatë e vlerë fisnike e malësorëve tanë, e transmetuar brez mbas brezi në oda e kuvende burrash.

Ishte zemërbutë e i afër për miq e dashmirë të vet dhe të atdheut. Luan i vërtetë në fushën e betejës. Gjithmonë i pari, aty ku ishte fronti më i vështirë, aty ku dërdhej gjaku i flamurit e trojeve të shenjta. Flamuri nacional, liria e trojet arbërore, ishin qëllimi i jetës së tij.

Ishin kohë të vështira e mbijetese për Atdheun. Grabiqarët e shteteve të Evropës, me harta ndër duar, vështronin të pangopshëm trupin e rrudhosur të vendit të shqiponjave. Mes bjeshkëve të thepisura, përpara u doli piramida e kufirit Prekë Cali.

Se kemi kufirin këtu me Malin e Zi, – foli rreptë ai.

Këtu, këtu – çirrej para Komisionit përfaqësuesi i Malit të Zi.

Këtu janë Bjeshkët e Kuçit, – këmbëngulte malaziasi.

Jooooo Bjeshkët e Kuçit, – ushtoi zëri i trimit të pamposhtur Prekë Calit. Ata janë Bjeshkët e Kuqe dhe duhet ta dini të gjithë, se emnin e morën nga gjaku ynë në luftrat mbrojtëse të malësorëve arbërorë.

Për të shuar tonet e nxehta të bisedës, ndërhyri me ironi njëri nga antarët e Komisionit Ndërnacional.

Lëvizni ju gurin, vendoseni atje ku mbaron toka e juaj, – iu drejtua me gishtin tregues përfaqsuesi i huaj.

Prekë Cali, vuri pushkën krahëqafë, u përkul pak para truallit të vet, rroku gurin e larë ndër shekuj me gjak trimash, dhe me duart e forta të një ariu, e ngjeshi pranë gjoksit e me një lëvizje rrufe e kaloi mbi shpatullat e gjëra. Si një dragua, nisi të ecë përgjatë kufirit, si ushtar besnik i atdheut të vet. Në ecjen e atij trimi arbëror, zgjerohej frymarrja e malësive tona, të plagosur rëndë nga padrejtësisë e Evropës. Tokat shqiptare në Malësi, sërisht folën gjuhën e arbërit, falë bijve të denjë të herojve mitik…

Pikërisht këtyre burrave të mëdhenj ua thurte poeti nacional Fishta, vargjet në kryeveprën “Lahuta e Malcis”:

 

“Jo, po a s’desht djalli Shqypni?

Jo, po a s’desht hasmi Shqyptar?

Qe pra sot po ka Shqypni,

Qe pra sot po ka shqyptar…”

 

Prekë Cali, ishte kundër copëtimit të trojeve, nuk pranoi të shitet për para në dëm të trojeve arbërore si disa të tjerë. Me këmnguljen e tij të padiskutueshme në mbrojtje të kufijve shqiptarë, ndikoi mjaft, që Shqipëria të mbetet në kufijt e sotëm. Komisioni i caktimit të kufijve ndërnacional, nuk u tregua i saktë në përcaktimin e trojeve arbërore.

Lidhur me kufirin e Kelmendit nga Fuqitë e Mëdha, u përcaktua territori i Kelmendit. Me këtë shprehje, shkruan publicisti kelmendas Rush Dragu (1961), në librin “Kelmendi …dritë, hije…” (2001), lihej shteg për t’u abuzuar me atë përcaktim të pasaktë, mbasi nuk përcaktohej saktë se nga kalohej vija e kufirit, e sidomos në Vermosh. Vështirësia rritej akoma më shumë nga konfiguracioni i thyer i relievit në këtë vend.[4] Pas këtij vendimi, Serbia mbeti pa dalje në bregdet, kurse Krajl Nikolla i detyruar iku në Itali.

Bashkëkohësi Marash Mali, kujton: “Ucë Turku, bisedonte shumë herësh në veçanti me Prekën. Ai kishte krijuar përshtypjen, se kishte shumë cilësi, pothuaj të rralla, që e naltësonin dhe nderonin përsonin e tij në të ardhmen, sidomos për çashtjet patriotike, por asnjiherë nuk ia thonte këto.”

Ai, ishte i martuar dy herë, me gruan e parë Dranen jetoj shumë pak, sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashke Prekën, nuk pati fëmijë. Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës.

Mbas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit, Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroj për shumë vite deri sa mbylli sytë në vitet ’60.

Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Evropës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malësia) e Serbisë (Dardania). Nga data 10 tetor 1912 – 22 prill 1913, kryeqyteti i Ilirisë Shkodra (Scodra) po jetonte për 7 muaj nën breshërinë e armëve 45.000 serbo – malaziase, që e kishin rrethuar dhe këronin dorëzimin e saj Mbretërisë së Cetinës.

Ishte koha që sapo kishte përfunduar Lufta Ballkanike e vitit 1912 – 1913. Shtatë konsullatat e huaja me përsonelin e tyre qëndruar dhe ndihmuan me sa mundën popullisinë vendase, që ishte në prag të katastrofës së zhdukjes nga topat, armët dhe uria. Këtu do të spikasë trimëria dhe vendosmëria e pashembullt e komandantit turkHasan Riza Pashës[5] (General), sikurse shkruan Horstense von Zambaur (gruaja e Konsullit të Perandorisë Austro – Hyngarisë në Shkodër Adolf Ritter v. Zambaur), e cila në kujtimet e saj të botuar në Berlin në vitin 1914, shkruan për shpalljen e rëndëishme që kishte nxjerrë Valiu i Shkodrës, që u bë epiqendra e ngjarjeve e fatit të Shkodrës: “një shpallje e vendosur në mur, nënshkruar nga Hasan Riza Pasha…njofton banorët e Shkodrës, se ai që shprehet për dorëzimin e qytetit, do të varet…”[6]

Marash Mali (1921)[7], i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu drejtuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, na i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër verifikimin jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të na i marrin. Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë!

Njeni nga të Komisionit tha:

“Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.”

Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve malazias (jugosllavë), vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur:

– “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni mbas me fqinjët.”

Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit malazias. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nikë Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.”

Duke parë me kujdes dinamikën e ecurisë së ngjarjeve të ngjeshura historike, shohim se asokohe, çështja e Kelmendit në tërësi e Vermoshit në veçanti, ishte një problem themelor i qarqeve zyrtare të Shqipërisë. Kështu me datën 23 shtator 1923, në orën 16 e 30 minuta, populli i Shkodrës, mbas një mitingu të madh proteste për Vermoshin, bëri edhe një shpresë drejtuar Shoqërisë së Nacioneve në Gjenevë, Konferencës së Ambasadorëve në Paris.[8]

Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën dhe e deshtën me gjithë zemër. Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan:

“Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive evropiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili, në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prenkë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë.

Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prenkë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas dokumentit, Prenkë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë. Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili, besonte Prenkë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.”[9]

E Preka, lëshoi kushtrimin ndër malësorë, se “gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës.[10] Malësia në mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale.

Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur tabe, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder – Atdhe – Besë e Fe”. “Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat mbas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithë programi konkret nga fraza e parë deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës po përhapej si epidemi, tek synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë.

Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode me detaje interesante, që i ka rrëfyer babai Kolë me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen bujare. Preka, gjithnjë ishte i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet të qendisura me kujdes nga vendasit.

Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtarë e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjikë të shëndosh në bashkëbisedimet me të huajt e bashkëatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë.

Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normAtë ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga kanuni i Lekë Dukagjinit (1446 – 1481). Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që mbas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat, rajoni malor, është vetëqeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt pjesën tjetër të Shqipërisë. Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës…

Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Për fat të mirë, sot flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar. Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire etj.

Ai interesohej për ekonominë familjare të luftëtarëve të vet, i ndihmonte me gjithçka, ushqime, veshje, kafshë për të punuar tokën, duke patur një zemër të madhe, për ata njerëz në nevojë dhe shpirt të pastër fisniku për malësorët e pambrojtur. Me në krye vetë Prekë Calin, banorët kelmendas, ishin të detyruar të bënin roje në kufi, në bjeshkët e në stanet e verës, mbasi binin pre e vjedhjeve, plaçkitjeve dhe dhunimeve sllave.[11]

Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale “Shqipëria etnike” (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja.

“Prenkë Cali, ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona. Ishte Prenkë Cali, që në vazhdën e personaliteteve parandëse të shquara të Atdheut, siç ishin: Imz. Luigj Bumçi, Atë Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, që kishin apeluar zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve, duke kundërshtuar vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanë sllavo – serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria. Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo-sllavët, u larguan pa kryet e Prenkë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.”[12]

Me ardhjen në pushtet të monarkistëve të Mbretit Ahmet Zogu, ai herë mbas here bënte kërkesa dhe proteston pranë Qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin e tërë Malësinë, pranë organizatave ndërnacionale. Duhet pohuar, se Prekë Cali, asokohe ishte në krye të kelmendasve, për të ruajtur qetësinë dhe integritetin territorial të Kelmendit.

Sërisht, ai i bën presion sëbashku me patriotë të tjerë Ahmet Zogut, i cili, detyrohet t’a ndërnacionalizojë çështjen e Vermoshit dhe për këtë ka meritë të veçantë kryeprijësi i Kelmendit. Në janar të vitit 1925, Zogu iu drejtua Konferencës së Ambasadorëve, me kërkesën, që çështja e përcaktimit të kufijve arbëroro-jugosllav në Vermosh të zgjidhej pa vonesë, mbasi kështu mund të konsideroheshin të zbatuara praktikisht vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913.

Më 8 shkurt 1925 Qeveria Shqiptare, vendosi që në Vermosh të dërgohej një Komision i kryesuar nga zoti Mehdi Bej Frashëri, për të parë në vend problemin e kufirit shtetëror në fshatin Vermosh. Mbretëria Jugosllave, shtrojnë para arbërorëve, se çështja e Shën Naumit dhe e Vermoshit, mund të diskutohen e zgjidhen veç e veç, duke bërë ratifikim (njohje) të kufijve dhe kompensim të tokave në shkembim.

Një gjë e tillë, të ndikuar dhe nga presioni vendas Qeveria e Ahmet Zogut e pranoi. Më 21 shkurt 1925, Qeveria Shqiptare, njoftoi jugosllavët, se Shën Naumi e Vermoshi, do të shikohen e trajtohen si një e vetme, siç ishte dhe Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve.[13]

Në këtë situatë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe.Mbas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, selektoi kundërshtarët politikë, Prenkën me disa të tjerë, i internuan për 4 vjet, në burgun e kalasë së Gjirokastrës.

Duhet pohuar, se Prekë Cali, asokohe ishte në krye të kelmendasve, për të ruajtur qetësinë dhe integritetin territorial të Kelmendit. Sërisht, ai i bën presion sëbashku me patriotë të tjerë Ahmet Zogut, i cili detyrohet t’a ndërnacionalizojë çështjen e Vermoshit dhe për këtë ka meritë të veçantë kryeprijësi i Kelmendit.

“Lirimi i Prenkës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70)

Kur situata u qetësua dhe gjakrAtë e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 – 1961), rishikoj përsonalisht me kujdes vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit.

Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut.  Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht. Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se:

“ – Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marrë me politikë dhe je kundër meje. A asht e vërtet kjo?

Jo, iu përgjigj Prenka, vetëm me politikë as nuk jam marrë as nuk merrem!

 Po kundër meje a je? – ia ndërpreu Zogu I.

Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam kenë kundër shqiptarëve. Unë kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.”

Mbas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prenkë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas nataganin me dorezë të bardhëme nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”.

Mbreti i arbërorëve asokohe Ahmet Zogu, bëri amnisti (falje) dhe ofroi në oborrin e vet kundërshtarët politikë, duke u ofruar paqe dhe bashkëpunim me ta për çështje të larta ndaj Atdheut. Kësisoj Preka, deri më 7 prill 1939, kur trupat fashiste italiane të Benito Musolinit sulmuan vendin tonë, ka shërbyer në komandat e Mbretit, duke drejtuar xhardanmarinë për trevën e Malësisë. Gjatë pushtimit të Arbërisë, kjoftë nga Italia fashiste (1939 – 1942) apo Gjermania naziste (1943 – 1944), kelmendasi Cali, nuk ka bashkëpunuar me pushtuesin as nënshkruar pakte marrëveshje apo bashkëpunimi me ta.

Të gjithë akuzat të bëra në drejtim të tij, nga rregjimi i Enver Hoxhës (1941 – 1990) janë të pathemelta e pa argumenta. Dokumenti i vetëm, i nënshkruar nga ana e tij në këto vite, është ai që i përket vjeshtës së vitit 1924 nga krerët e Arbërisë së Veriut, në të cilin, thuhet për të bërë një rezistencë të armatosur, për mosvendosjen e rregjimit komunist, me të mbatuar Lufta e Dytë Botërore, të cilën, e ka nënshkruar dhe vetë Prekë Cali.

Ai tek komunizmi, shihte bashkëpunëtorin me armikun e përjetshëm të tij sllavizmin, me të cilin, nuk kishte bërë paqe kurrë, kishte humbur rininë e burrërinë në luftë me malazias e serb dhe tashti në pleqëri, nuk mund të bënte krushqi, me më të egrin armik kelmendas.[14]

Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash.

Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav. Përsonaliteti i tij imponues, ndikonte tek bashkëluftëtarët e tij dhe tek të gjithë malësorët e Kelmendit. Ai me zgjuarësi, arriti të kombinojë programin e Besëlidhjes së Malësisë me detyrën e tij shtetërore si komandant i vullnetarëve të Plavës, Gucisë dhe Kelmendit.

Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv…

Prof. Sami Repishti, në librin “Nën hijen e Rozafës” (Narrative e jetueme), “Onufri”, Tiranë, 2004), mbasi përshkruan ekzekutimet kolektive në qytetin e Shkodrës, vijon:

 “Po ngrinte kokën organizimi i ri shtetënor, i mbështetun mbi forcën e hekurt të zjarrit, ashtu sikurse kisha dyshue dy vjetët e fundit. Fjalime pambarim, parulla të përsërituna, arrestime masive, “djallëzimi” i kundërshtarit, që paraqitej dhe trajtohej si “anmik” e, kërkesa revolucionare për luftë pa mëshirë. Ekzekutimi publik ishte përfundimi logjik!

Nuk ishte vetëm akti i ekzekutimit të “bashkëpunëtorëve”, që tronditi qytetin. Ishte mënyra e këtij ekzekutimi, që tregonte nji mospërfillje për shtetin ligjor e që praktikisht, ishte edhe nji mospërfillje për ndjenjat e qytetarëve. Gjithçka ishte e llogaritun me krijue atmosferën e frikës, e me përgatit terrenin psikologjik për terrorin masiv që planifikohej. Kundërshtimet e vazhdueshme që ballafaqoi “pushteti i ri”, sidomos zonat malore, sëbashku me nji ftohje të popullsisë qytetare nga manifestimet publike e të organizueme prej qeveritarëve të rij, mjaftuen me bind udhëheqjen qendrore në Tiranë, që të deklarohet “gjendja e jashtëzakonshme” për qytetin e rrethet e Shkodrës. Çdo ditë, në shtyllat telefonike e ditoret e dyqaneve, vendoseshin lista të gjata burgu për “bashkëpunim” me “armiqtë e popullit”…

Çdo ditë përgatitej nji “shfaqje” publike, për diskreditimin e “anmiqve të popullit”. Nji ditë janari, kaloi me zhurmë, nji grup malësorësh të lidhun me pranga e litarë, krah për krah, ndërsa rreth e rrotull tyne, grupe të rijsh e gra histerike, përsëritshin në kor: “Plumbin ballit! Plumbin ballit! Vdekje trathtarëve! Vdekje trathtarëve!”

Të arrestuemt, burra të gjatë, përfaqsues të denjë të racës ilire, që u ruejt  për shekuj në naltsin e Alpave të Veriut, shikojshin me çudi këtë komendi funebre, turmAtë e mbledhuna në të dy anët e bulevardit, të heshtuna, të habituna, të frikësueme. Frika e ushtrueme nga partizanët, po jepte frytet e saj të para: nji popullsi e tanë zhvishej nga guximi qytetar tradicional!

Sereniteti  i fytyrës së viktimave, të lidhuna e të përbuzuna, që drejtoheshin kah vdekja e sigurt, nuk mund të ishte pasqyra e nji ndërgjegjje të keqe… Përkundrazi! Në zemër të tyne, ata duhet të kenë ndie vetën, si viktima të nji ndëshkimi të padrejtë. Vetëm ideja e viktizimit, e pafajnisë, lejon nji serinitet të këtillë.

Gjatë gjithë ekzistencës së tyne, këta malësorë të Kelmendit, kishin pranue si qëllim të jetës, ashtu si të parët e tyne, rolin e ruejtjes së kufijve të Vermoshit nga sulmet malazeze, për shekuj me radhë. Historia ishte dëshmitare! Çdo lëvizje e veprimtari politike, ishte shikue e përcaktue, në termAtë e këtij qëndrimi atdhetar të padiskutueshëm.”[15]

Studiuesi malësor Marash Kolë Mali, ish – burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri, në librin e fundit shkruar në Florida: “Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare” (2003), rikujton:

“U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malësisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili, ishte komandant i vullnetarëve të Malësisë asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët, qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K. K.). Çun Junuzi (bashkëthemelues i P.K.Sh., më 8 nëntor 1941, shënimi im K. K.), asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit.

Mbasi folën Mul Deli Bajraktari[16] e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegatë në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K. K.), fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo – gjerman, pra Boshti (Berlin – Tokio – Romë, shënimi im K. K.) po e humb luftën. Ne nuk duhet të kemi tjetër mbështetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbështetemi që tani fituesve? Unë them se po!”[17].

Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji Besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lanë ne sherrin tek dera e shtëpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila, po  përfundonte pa asnji vendim.

I fundi, që e mori fjalën ishte Prenka, i cili, me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshti me na tregue, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje, i paskena prue sherrin te dera e shtëpisë.

Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kanë zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrimë duarkryq ose në gjumë, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojmë këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nëqoftse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën, e do t’i dëboj prej Rranxave të Malësisë!…” (Mali, f. 340).

Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 27 – vjeçar Mirash Fran Rrukaj (1918 – 1945), kur morën vesh, se një batalion me ushtarë partizanë, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritAtë në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës.

Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkëve ushtonin. Kelmendasit me armë thyen ofensiven  e madhe partizane. Komandanti, që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shtëpinë e tyne dhe kështu luftimet vijuan pandërpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë. Atëherë, ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave”[18]

Kryepatrioti shqiptar, ishte informuar me saktësi nga rojet besnike të Major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari trim Major Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të Kishës.

Sipas urdhërit (të firmosur nga vrasësi profesionist “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e Brigadës I (nga Shtabi i Korparatës III), Batalioni I, u nis në drejtim të Kelmendit. Batalioni, vendoset në formacion luftarak e vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga, që të çonte në Vermosh, përmes Kishës së Kastratit.

Qendrestarët vendas kundërkomunistë sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prenkë Calit. Komunistët shumë të alarmuar nisin drejt Malësisë njësi të tjera partizane, duke bërë rrethimin e të gjithë krahinës.

Ndërkohë në Vermosh, kish hyrë si në tokën e vet “OZNA Brigada”, e cila edhe më parë shquhej për shovinizmin e pashoq, ndaj viseve shqiptare nën administrimin jugosllav. Qëllimi i saj kryesor, ishte të ngjallte armiqësi, përçarje e konflikte mes malësorëve. Në veprimtarinë e saj, spikAtë propaganda e egër ndaj Prenkë Calit, i cili, kishte fituar autoritetin e padiskutushëm të prijësit popullor, legjendar, patriot e të respektuar dhe të deklaruar si kundërsllav. (Dr. Martini, f. 212)

Prekë Cali, bashkë me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme të katundit Vukël. Sigurisht, mbas prijësit të tyre shkuan shumë luftëtarë malësorë trima, që nuk e njihnin frikën e vdekje, e, kur, bëhej fjalë për mbrojtje të vatrave të tyre, vdekja iu duk si me le. Burrat e malit, ndonëse me diversitet mendimesh, dhanë fjalën për të luftuar e ruajtur trojet e tyre të pastra nga idetë komuniste, që me atë intuitën e tyre të hollë i konsideronin të papranueshme për moralin e tyre. Ata nuk ishin të vetëm, mbasi mbrojtja e nderit të Kelmendit, ishte dhe në gjakun e bijave të tij, se jo më të burrave, që nuk u tutej syri.

Prita e Calit, e kishte treguar vetën, se ishte e pathyeshme dhe e pamposhtun para trathtarëve partizanë, që luftonin për “ideale” boshe proletare të ideologjisë komuniste në Shqipëri dhe interesAtë e sllavëve megallomanë. Për partizanët, qëndresa e fortë e Prekës me shokë ishte e paramenduar.

Si gjithmonë nga komunistët, duhej kërkuar rruga e trathtisë. Dhe ajo u gjet. Askush nga drejtuesit e brigadave partizane, nuk e njihte rrugën e hyrjes në Kelmend nga tokat tona të Gusisë, ku, ishin përforcuar me forcat komuniste të J. B. Titos, i cili, me disa shovinistë sllav e malazias, që drejtonin disa brigada partizane të tyre.

Ato kishin mundur të hyjnë para partizanëve shqiptarë, për të siguruar pushtimin e tyre menjëherë mbas ikjes së forcave gjermane, mbasi gjatë gjithë asaj kohe, që nga viti 1941, ata shqiptarë, kishin fituar të drejtën të quhen “tokë shqiptare”[19], një diçka e papranushme nga Jugosllavia komuniste. Kjo rrugë e panjohur nga Mehmet Shehu (1913 – 1981), u tregua me përpikmëri asokohe nga ndonjë trathtar shqiptar, që koha do t’a zbuloj emrin dhe veprën e tij.

Forcat e Batalionit të Ndjekjes, bashkë me forcat e Poskomandës së Bajzës, që  e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes.

Malësorët, u sulmuan befasisht mbas shpine e u ndodhën papritmas para plumbit të forcave, që hynë nga Ura e Tamarës. U vranë shumë burra, u dogjën kulla, u plaçkitën bagëti e mall i pafarë nga partizanët e uritun për gjak e pasuni dhe, shumë djelmë të rinjë u mbajtën peng, të lidhur këmbësh e duarsh, për të mos u bashkuar me forcat e Prenkë Calit.

Gjoja për të shuar gjakderdhjen e vëllavrasjen, u kërkua ndihma e fratit Atë David Pici, që të ndërmerrte një takim me Prekë Calin, në shpellën, ku, ishte i ngujuar me trimtë e tij. Kjo bëhej mbas shtatë ditë përpjekjeje pa rezultat nga forcat partizane, për të thye trimërinë e Kelmendit. Frati shkoj tek Preka e i pritun si burrat i parashtroi kërkesAtë e komunistëve për dorëzim…

Megjithëse i priti të derguarit nga katundi i tij, qëndrimin kundërsllav e ka shprehur: “Unë nuk jam për t’u derdh gjak shqiptari. Unë nuk jam për t’u vra vllau me vlla. Ai qi ka marr kalanë ai sundon. Por, unë nuk lidhi besë me ata, qi bajn krushqi me anmikun tonë të perjetshëm, me serb e malazias, të cillët gjatë gjith kohnave, Native American kanë vra e plaçkit, e sot nuk mund të ulem në nji sofer me hanger buk e gja me ta.”[20]

Frati i tregoi Prekës për reprezaljet, që brigadat partizane po kryenin në popullsinë e pambrojtur të Kelmendit, por për Prekën fjala “dorëzim në duart e Serbit”, nuk zinte vend. Kur Preka kuptoj, se rruga e vetme me dalë nga shpella është “vdekja e të gjithëve” me armë në dorë, ai kërkoj nxjerrjen e një djali të ri 15 – vjeçar Maç Luca, që me vrasjen e tij (për Prekën) ishte shfarosja e atij fisi.

Ky kusht nuk u pranua nga komunistët. Preka pranoi “dorëzimin”, edhe pse e dinte se e pret vdekja, mbasi ai e njihte “besën e serbit”, por për bajraktarin shuarja e një fisi për shkakun e tij, i dukej paburrëri dhe poshtërsi. Kjo dhe vetëm kjo e detyroi atë me ra në dorën e trathtarëve të atdheut, Atdhe, për të cilin luftoi për dekada të tëra.

Vetësakrifikimi për hirë të mikut, malësori e ka pasë gjithmonë për nder. Pafajsia e 15 pasuesve të tij besnik, i jepte një shpresë të vogël për shpëtimin e ndonjerit prej atyre djemve të nënave kreshnike, që ishin të ngujuar me te dhe për te.

Nuk duhet harruar, se kjo nodhte, kur gjysma e Evropës vazhdonte luftën kundër nazizmit. Pra, për Veriun e Shqipërisë, ky ishte ballabaqimi i parë me “çlirimtarët komunistë”, mbasi Jugu , kishte kohë që e kishte provuar “besën e tyre”.

Rasti i Prekë Calit, u bë një mësim edhe për klerikët e tjerë, të cilët, me stoicizëm pranuan vdekjen me nder më parë se trathtinë me turp, si: Dom Nikollë Gazulli (1894 – 1946), Dom Luigj Pici (1907 – 1946), Dom Mark Xhani (1909 – 1945) etj. Një rrugë kësisoj Mehmet Shehu e kërkoj edhe për Dom Zef Oroshin, por, për fat të mirë Dom Zefi kishte kaluar kufirin tre ditë më parë, se të arrinte për t’u prerë në besë nga të shiturit tek komunistët…

Pseudoshkrimtarët e studiuesit shqiptarë të kohës komuniste dhe sot në gazetAtë “Zëri i Popullit” (Sh. Tomorri, “Vrasësit mizorë të popullit Preng Cali dhe Llesh Marashi, TV PD i paraqet si patriotë”, #286, dt. 12.10.1995, N. Mazini, “Prengë Cali ka vrarë 53 partizanë”, Tiranë, 9.12.1995), “Kushtrim Brezash” (Një grup ish – partizanësh të Brigadës I Sulmuese, Tiranë, dt. 23.2.1994, f. 6., po atje Y. Partizani, “Preng Cali dhe Llesh Marashi janë kriminelë me damkë, O Uran Butka!”, dt.12.10.1995, f. 4), duke ecur mbas idhullit të përbindshëm kriminelit mostër Enver Hoxha, janë përpjekur gjithnjë të përulin dinjitetin e dëshmorit të trojeve etnike shqiptare dhe vlerave të pastra të demokracisë perëndimore.

Ndër më të zellshmit, është vetë Enver Hoxha, i cili, në librin e tij “Vitet e Vegjelisë”, shkarkon fjalorin e tij me të pavërteta për Prekë Calin: “Në atë kohë në Gjirokastër, Zogu kishte internuar një bajraktar, që quhej Preng Cali, një burrë i dukur, i gjatë që rrinte kurdoherë i veshur me rroba kombëtare malësore të qëndisura, me kobure të argjenta me zinxhir të varur në qafë, me çibukë prej sermi etj. Këtë bajraktar reaksionar, që u lidh me fashizmin dhe ngriti pushkën në Kelmend kundër partizanëve, ne e kapëm dhe e pushkatuam. Kështu pra nga ky feudal trathtar s’ngelën veçse portretet e profesor Marshandit.”[21]

Përfaqësuesi e historishkruesi komunist, ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin: “Shpresë për popullin, tmerr për armikun”, kushtuar luftës vëllavrasëse të Brigadës I – rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet, pranon rezistencën e fortë të malësorëve dhe dështimin e forcave “popullore”, kur shkruan:

“… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë.

Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur forcën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë.

Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur. U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio.

Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reaksionarët… Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh…

Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300-400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcAtë e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare. Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…”[22]

Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj. Vullkan u bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një potencial i madh bese e burrërie në Malësi. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit e të Ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë.

Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili, në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin e ishin hedhur në kundërsulm.

Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq mbas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj.

Luftëtarët e rezistencës kundërkomuniste, me në krye Major Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e Kishës së Bajzës, ku, frati Atë Ciril Cani (1875 – 1953) rreh kumbonën e Kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjellës së djallit bolshevik. Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më mbas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, mbasi iu morën armët. (Butka, f. 19)

“Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj – Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.”[23]

Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta.

Nuk vonoi shumë, e në drejtim të Malësisë së Madhe, filluan veprimet ushtarake. Brigada e Parë Sulmuese, mori urdhërin luftarak, t’a spastronte atë nga reaksionarët e brendshëm. Të tillë konsideroheshin të gjithë ata, që kishin bindje të kundërta me komunistët. Në mëngjesin e datës 12 janar 1945, Komanda e Brigadës së Parë Sulmuese, nisi në drejtim të Kelmendit Batalionin e Parë.

Një batalion i sprovuar në përpjekje, i përbërë pothuajse tërësisht nga partizanë të ardhur nga jugu i Shqipërisë, që kësaj here nuk dinin ku shkonin. Nuk njihnin terrenin. Nuk njihnin psikologjinë e vendasve dhe, as me kë do të luftonin, sepse në Kelmend, nuk kishte pasur, as nuk kishte pushtues. (Dr. Martini, f. 224)

Malësorët, kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari, bënin një luftë mbrojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë.

“Prenkë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prenkë Calit, Mark Luka, dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave.

Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorëzuem me një kusht, që të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë dhe as besimin e Fratit. Kur na çuen në shtabin e Batalionit në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prenkën:

– E, Prekë Cali, – i tha Mehmeti, – të pat ardhur dita t’a mbyllësh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu?

– Zotni, – iu përgjigj Prenkë Cali, – faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16)

Ky ishte shpiegimi i vetëm i kundërshtimit të tyne (malësorëve) me armë, të “brigadave partizane” shqiptaro – malaziase, në vjetin 1944 – 1945. Ky ishte shpiegimi i vetëm, që ata iu “dorëzuen vllazënve tanë”, autoriteteve ushtarake shqiptare, si dhe naiviteti i përgjegjeve të tyne para Gjykatës Ushtarake, që nuk kuptonte, e si rrjedhim, i trajtonte si “trathtarë”!

Pse nuk kishin ndihmue “Lëvizjen Nacional – Çlirimtare?” Sepse ishte e lidhun me serbët e malaziasit, anmiqt tonë shekullorë. Pse kishin rrokë armët kundër “brigadave tona?” Sepse bashkëpunojshin me brigadAtë serbe e malaziase, e nuk u kishim besën. Pse i nënshtroheshin influencës së klerit katolik? Sepse ata kanë qenë gjithmonë me ne, në të mirë e në të keq…!

Madhështia e malsorit të çiltër shqiptar, ngrihej para Gjykatës, si monument, që dëshmonte vogëlsinë e mendjemëdhenjve komunistë, në pozitën e gjykatësit. Epërsia morale e qëndrimit të viktimës, ishte i qartë edhe para tragjedisë, që përgatitej pa turp, nga nji udhëheqje servile e interesave të huaja, nji udhëheqje e degjenerueme nga epshi për pushtet të pakufi.

E gjithë seanca e gjyqit, sidomos me ata të moshës së kalueme, u përshkue nga nji vijë kombëtare, parimore, e drejtë, e malësorëve të thjeshtë, në përleshje me vijën politike të lëvizjes internacionale, që imponohej me gjak mbi popullsinë që e përbuzte.

Pyetjet e egra kërcënuese merrshin përgjegjen e thjeshtë e të njerëzishme të malësorëve, të bindun në drejtësinë e kauzës së tyne. Edhe kur u dha dënimi me vdekje, ata nuk u tronditën, megjithëse nuk arrijshin me kuptue, si mund të dënohet nga shqiptari, nji shqiptar, që ka mbrojt tokën shqiptare brez mbas brezi.

Shikojshin rreth e rrotull, sikur pritshin që “populli i Shkodrës” të thonte diçka për ata, për të kaluemen e tyne, për pafajsinë e tyne. Shkodranët, që njihshin mirë historinë e tyne, u befasuen nga britmAtë histerike në sallë, të publikut të zgjedhun, që shpërthyen, si me urdhën, kundër “kriminelëve”, tue kërkue me kambëngulje ekzekutimin e tyne, sa ma parë.

Populli i Shkodrës ishte përçudnue… ose strukë në shtëpi, i frikësuem deri në palc. “Shkodrës i kishte vdekë ora!” Ishte pasqyra e nji përmbysjeje të plotë politike, si rrjedhim i ngurtëzimit të ngadalshëm moral, që kishte pësue shoqnia shqiptare, sidomos gjatë vjetve të luftës…!

Ekzekutimet, me gjyq e pa gjyq, bashkë me viktimën, vritshin edhe vetë idenë e “revolucionit çlirimtar”, idenë e lirisë dhe premtimin për nji botë ma të mirë, që do të sillte revolucioni. Ekzekutimet, e njollosën “revolucionin”, e nxinë imazhin e tij, e asgjesuen atë. Sepse, zemrat dhe shpirtët e shumicës së heshtun, filluen të kalbëzohen, bashkë me kufomat që shtriheshin pa jetë nëpër rrugët e katundit, në sheshet e qytetit, në poligonët e qitjes ushtarake e të ekzekutimit.

Kudo të shihte syni kufoma, të mbulueme e të pambulueme, gjithëherë aty para syve të të gjithëve, si përmendore kokëforta, për ata që ende jetojshin, e tregojshin sa i randë ishte çmimi i krimit e sa i boshatisun ishte koncepti i nji revolucioni pa mëshirë e pa zemërgjanësi! (Prof. Repishti, f. 105)

Prometeu i çështjes nacionale Prekë Cali dhe besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj (1818 – 1945), e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Hotit dhe Kelmendi, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav. Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinë.

Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati.

Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu një mbetje e kolonëve turq (që u vendosën në kohën e pushtimit të gjatë turk në disa vise të Shqipërisë, shënimi im K. K.), si bir kleriku muhamedan, e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i paramenduar prej hienave ishte i befasishëm.

Nga Gryka e Grabomit dy toga me ushtarë “druzhe Tito” (shoku J. B. Tito) sllavoserbo – malazias (në kohën kur u vendos komunizmi në Mal të Zi, president ishte miku i Enver Hoxhës malaziasi Blazho Jovanoviq, shënimi im K. K.), marshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë.

Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin.

Sikurse pritej, menjëherë bishAtë partizane, iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi ta. Si në kohën e skllevërve, i lidhën me konop njëri mbas tjetrit, duke i shtyrë. Ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë. Të gjithë mbas i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i shoqëronin ishin të vogla, mbasi pjesa më e madhe qëndruan aty, për të filluar terrorin në Kelmend.

Ata që janë dëshmitarë të kësaj mizorie të pashembullt, e kanë parë me sy e provuar mbi shpinën e vuajtur torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Të gjithë të plagosurit e arrestuar, i lidhën mbas kalit dhe ashtu nën torturë, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurtë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Histori te pavdekshme, Klajd Kapinova, Prek Cali

PREKË CALI, SHTIZË E BAJRAKUT

September 27, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/

Një emëri i madh,i cili ka ngarendur si legjendë në malet dhe ujërat e Kelmendit,një vetëtimë stuhie, e cila në decenie nuk u shua por u bëri dritë trimave,një thirrje kushtrimi që i shtyn gjeneratat e shqiptarëve etnikë t’i përgjigjen kurdoherë asaj,është padyshim figura e Prekë Calit.

Lindi në vjeshtën e largët të vitit 1872,në vllazninë e Hasanajve të bajraktarit në Selcës,i cili bënte pjesë në Kelmendin e Gurit.Shkolla asaj kohe nuk kishte,por kullat e kelmendit,ashtu si krejt kullat shqiptare e kishin nga një odë ku mblidheshin burra e djem të rinj.Këto oda,padyshim kanë qenë shkolla e madhe e formimit të vetëdijes malësore ku çmoheshin nderi,dinjiteti dhe krenaria,ku përbuzeshin veset dhe dënohej me vdekje tradhëtia ndaj atdheut.Në moshën ende 10-12 vjeç, Prekë Cali do të njihej me luftërat trimërore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,në mënyrë të veçantë në viset shqiptare të Plavës e Gucisë.I jati i prekës në këto momente do të merrte pjesë në çetën e luftëtarëve të Selcës,e cila udhëhiqej prej Ujk Gilës,t’merrit të vojnikëve serb.Në vitet e para të shekullit që lamë pas,mëritë etnike midis malazezëve dhe shqiptarëve të Kelmendit,erdhën duke u rritur.Në bjeshkët e Kelmendit gjenin tanimë prehje jo vetëm burrat e Plavës dhe Gucisë që ndiqeshin nga monarkia e Malit të Zi,por edhe luftëtarë nga Kosova,të cilët përndiqeshin prej Portës së Lartë.Shtëpia e trimave dhe vetë Preka,tanimë 30-35 vjeçar,shtatlartë,kurdoherë me armën në krah, do t’u dilte në mbrojtje këtyre burrave,duke i marrë në besë dhe shpesh duke i përcjellë deri në viset më të largët të Shqipërisë Etnike.Fjala e Prekë Calit ishte  e rëndë si guri sepse ai fliste rrallë dhe pas çdo mendimi nuk kish si të fshihej ideja e pavarsisë së trojeve tona etnike.Në janarin e vitit 1911,Shevqet Pasha,mori urdhër të prerë,të ndalë me zjarr dhe hekur lëvizjen autonomiste që pati nisur në veri të Shqipërisë.Me dhjetra mijëra ushtarë turq,të armatosur deri në dhëmbë iu vërsulën viseve të Kosovës martire si dhe atyre të Kelmendit,Hotit dhe Grudës. Përballë këtij rreziku,burrat e Shqipërisë u mblodhën dhe vendosën të luftojnë ndaj forcave të Portës së Lartë me çdo çmim,ngase vetëm në mënyrë të tillë mund të sigurohej pavarsia.”Në ditën  e parë të pranverës të vitit 1911, në mesin e burrave që kanë ngitur armët për kryengritjen e Hotit,Grudës dhe Kelmendit është dhe Prekë Cali.Sa u dha shenja e sulmit,bashkë me Uk Turkun e Selcës ( nip i të cilit ishte Preka) u prijnë kelmendasve nën komandën e Ded Gjon Lulit dhe sulmojnë.Natën e 23-24 marsit sulmohet mbi kaushet e turkut në fushën e Rrapshës”.( H. Buçpapa “Kreshta historie në kelmend” – Tiranë 2000 , faqe204 ).

Çeta e burrave të Selcës,të prirë prej Prekë Calit dhe Uk Turkut do të rrëfente trimëri të rrallë edhe në luftimet për marrjen e Deçiqit ku më 6 prill 1911,aty valoi krenarisht flamuri ynë kuqezi. Luftimet e përgjakshme midis forcave turke dhe kryengritësve shqiptarë,në mënyrë të veçantë në muajin prill të vitit 1911,bënë që Porta e Lartë të ndërrojë taktikë.Shevqet Turgut Pasha,me ferman të veçantë,u kërkoi udhëheqësve të kryengritjes të hynin në bisedime duke deklaruar “faljen” e tyre,madje i siguruar se Stambolli do të plotsonte disa prej kërkesave të tyre.Burrat e kelmendit ,Hotit dhe Grudës,sikundër e donte zakoni mblidhen në kuvend.Aty flasin pothuaj të gjithë trimat ;Marash Pali,Dedë Gjo Luli,Sokol Begu,Marash Luca,Mehmet Shpendi.Të gjithë janë të një mendjeje që kryengritja nuk duhet të pushojë,deri në aktin e shpalljes së pavarsisë së krejt trojeve shqiptare.Ndërsa trimi Prekë Cali e mbyll fjalën e vet ,”Na duhet me i kthye përgjigje Turgut Pashës,t’ue i thanë se,mirë ti që po na falke na,po gjakun e vllaznëve tanë të ramun këto ditë,na s’kemi kurrë me e falë se na dënon edhe gjindja edhe Zoti”.Edhe në vitet 1912-1913,Prekë Cali do të ishte kurdoherë në krye të burave të Selcës,për t’u dalë zot kufijve arbërorë.Por,sikur të mos mjaftonin intrigat dhe veprimet ushtarake të malazezëve, tanimë,malsorët shqiptarë ata në vise të Kosovës,Maqedonisë shqiptare dhe Çamërisë u nxorën në treg, prej Konferencës së Abasadorëve në Londër.Kjo ishte një tjetër thikë pas shpine që Evropa i ngulte Shqipërisë,për të kënaqur orekset sllavo-helene.Ngase shteti i parë shqiptar i dalë prej Kuvendit të Vlorës në 28 nëndorin e vitit 1912,ishte i pafuqishëm t’u bënte ballë zgjidhjeve dramatike të Evropës,atdhetarët shqiptarë nga jugu në veri,rrëmbyen armët dhe u ngritën në luftë të armatosur duke mos u pajtuar askurrë me coptimin e tmerrshëm të trojeve tanë etnike.Në thirrje të Mehmet Shpendit dhe Sokol Begut ka qenë Pekë Cali që në krye të 70 burrave të Selcës është përballur për muaj të tërë në vitin 1913,kundër malaziasve,në mënyrë të veçantë në malësitë e Grudës aty ku rreziku ishte tejet i madh.Siç dihet,Fuqitë e Mëdha pas coptimit që i bënë trojeve tanë në Londër,dërguan menjëherë në Shqipëri,Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve,i cili do të vendoste në mënyrë premanente se ku do të kalonte vija kufitare.Në vjeshtën e vitit 1913 anëtarë të këtij komisioni shkuan edhe në Kelmend.Aty,së pari ata kanë bujtur në kullën  e Prekë Calit dhe ky i ka pritur sipas zakoneve të vendit.Kur të nesërmen oficerët e huaj kanë dashur të paguajnë Prekën,ky i ka thënë mendueshëm “Jo ,shqyptari nuk i merr pare mikut.Ani dalkadalë edhe ju kini me i nisue do zakone këtu,në këto bjeshkë”.Dhe vërtetë,oficerët e huaj i mësuan zakonet.Ata vendosnin shenjat e piramidave gjatë ditës dhe natën zhdukeshin.Vetë Preka,7 herë e pati shkatërruar një bazament piramide e vënë në tokë shqiptare,për të ndarë vëllaun prej vëllaut.”Kur e vunë për të shtatën herë,Prekë Cali e ngrehi armën kundër tyre,tue i thanë se tash nuk thej gurë por krena njerëzish që duan me më rrëmbye tokën e babës.Ai vetë e pati caktue kufirin ndërmjet Kelmendit e Malit të Zi,ku asht edhe sot.Malazezët ngulën këmbët për të marrë një bjeshkë që nuk ishte caktueme si vend i shqiptarëve barinj,as e këtillë për malazez.Por,malazezët thanë se asht Bjeshka e Kuçit dhe kërkuan me e marë mirëpo Preka i tha komisionit se asht e shqiptarëve dhe thirret Bjeshka e Kuqe e jo Bjeshka e Kuçit.Fitoi Preka dhe ajo tokë sot asht Skrapatusha e Shqipnis”.(Gazeta “Dielli” Boston 16 janar 1985 ).

Një tjetër betejë ku do të shkëlqej heroizmi dhe mendimi ushtarak intuitiv i Prekë Calit,është pdyshim edhe beteja e Koplikut e vitit 1920.Gjetkë e kam përmendur këtë betejë, e cila për nga dimensioni atdhetar mbetet shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit midis burrave.Prekë Cali së bashku me Hamëz Kuçin,Hamid Gjylbegun,Dodë Nikollën etj,kanë luftuar për ditë e netë të tëra në frontin më të vështirë duke u përleshur me forcat pushtuese jugosllave.Në këto beteja Prekë Cali njihet nga afër edhe me trimërinë dhe guximin e Ahmet Zogut,asaj kohe Ministër i Punëve të Brendshme,i cili gjithashtu në krye të trupave qeveritare,mbrojti territoret shqiptare,duke i treguar Beogradit se tanimë shteti shqiptar po konsolidohej dhe ai asesi nuk mund të pranonte intervenime ushtarake të tillë.Ahmet Zogu e falenderon Prekë Calin për trimërinë e treguar në këto luftime duke kërkuar më tej edhe bashkëpunimi të vazhdueshëm me ushtrinë dhe shtetin shqiptar.Pas luftës së Koplikut,Prekë Cali shkon sërish në Selcën e vet,në Kelmend,duke mbajtur të gjallë besën e kelmendasve përballë çdo dhelpërie malazeze.Dihet tanimë se problemi i kufijve veriorë të shtetit amë,ishte shndruar në çështje të diplomacisë evropiane.Për rreth 6 vjet nga 1920 deri më 1926,përcaktimi i kufirit shtetëror midis Shqipërisë dhe Mali të Zi,kaloi përmes përpjekjeve të vazhdueshme të të dy palëve,të cilat jo rrallë u shndruan në beteja me armë:Për palën shqiptare në krejt këto luftëra u shqua legjenda Prekë Cali,i cili në mënyrë të veçantë për mbajtjen e Vermoshit dhe të Gërçarit,si pjesë të pandara prej trungut amë,duke mos kursyer gjakun ( u plagos në një prej luftërave) mbajti me shpenzimet e veta dhjatra luftëtarë kelmendas.Është kjo arsyeja që në ditët e para të shaplljes së tij si Mbret i gjithë shqiptarëve,Ahmet Zogu e thërret Prekë Calin në audiencë dhe e falenderon për krejt ç’kish bërrë burri i Kelmendit,për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar. Nga ana tjetër,Prekë Cali duke e uruar Mbretin Zog e siguroi se Kelmendi kish qënë dhe do të mbetej ndër mote tokë e shqiponjave të lira.Në vitin 1930,me urdhër të mInistrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë,Prekë Cali ngarkohet në funksionin e komandantit të xhandarmërisë shqiptare për Malësinë e Madhe,madje atij iu dha dhe grada e majorit.Mund të tingëlloj disi çuditshëm ky fakt,veçanërisht në ato vite kur në krye të xhandarmërisë shqiptare Mbreti Zog pati vendosur ekseprtë të shkëlqyer britanikë.Por nisur nga situatat e turbullta brenda dhe jashtë Shqipërie,nisur nga prapambetja dhe mentaliteti i kelmendasve,nisur nga funksionimi aty i kuvendeve të besës,zgjedhja e Prekë Calit në atë funksion ishte plotësisht e gjetur.Prekë Cali,ky bir i viseve kreshnike,nuk e shfrytëzoi askurrë këtë post për t’u pasuruar,as për t’u hakmarrë kundër dikujt,përkundrazi me autoritetin e ligjit dhe respektin që gëzonte në popullin e asaj treve,vendosi rregull e qetësi në komunitet,duke u kujdesur veçanërisht për ata malësorë që ishin në vijën e parë të kufirit me Malin e Zi.Tejet emocionant ka mbetur në kujtesën e kryeqytetasve të vejtër,28 nëdnori i vitit 1937.Për nder të 25 vjetorit të shpalljes së Pavarsisë,pothuaj nga gjithë viset etnike shqiptare,kanë shkuar në Tiranë për të përshëndetur Mbretin Zog.Por,shumëve do t’u binte në sy,grupi i parisë së Malësisë së Madhe,gati 90 burra të veshur me kostume kombëtare,të prirë nga Prekë Cali edhe ky i veshur me kostumin tradicional kelmendas.Mbi dy metra i gjatë,me kobure sermi në brez e plis në kokë,Preka do të fitonte admirimin e qytetarëve të Tiranës që përshëndesnin turmën.Në hyrrje të Oborit Mbretëror,grupi i Malësisë së Madhe është prirur nga vetë Mbreti i Shqiptarëve,i cili nuk ka munguar t’i drejtohet Prekë Calit ;”Flamuri shqiptar i ngritur në vlorë,ndihet sot krenarë me trima si ju kelmendasit !”. Preka nga ana e tij me atë krenarinë emblematike e ka siguruar edhe një herë Prijësin se “Burrat e Kelmendit nuk njohin as frikën ndaj armikut dhe as koritjen.Ata njohin vetëm nderin e burrit”.

Mbase nuk duhet me lanë në haresë edhe një fakt.Në të vërtetë,Prekë Cali nuk pati kryer ndonjë shkollë,pasi të tilla ishin kushtet e Shqipërisë në ato kohra.Por ai dijti të vlersojë kurdoherë atdhetrët shqiptarë të pendës.Që pas Luftës së Parë Botërore,atëherë kur rreziku i coptimit të mëtejshëm të atdheut ishte evident,burri i Selcës do të lidhej në mënyrë të pazgjidhshëm me atdhetarin e shquar Gjergj Fishta.Janë të dy këta burra që kanë protestuar krah njëri-tjetrit,për fatet e kelmendit,Plavës dhe Gucisë,duke iu drejtuar me letra dhe telegrame Fuqive të Mädha.Për më tej edhe në vitet “30-të të shekullit që lamë pas,veprimtaria e tyre atdhetare nuk u ndal për asnjë moment.Është kjo miqësi një ndër arsyet që emri i Prekë Calit,përmendet me respekt edhe në veprën gjeniale të Fishtës “Lahuta e Malcis”, e cila përndryshe mund të quhet si saga e heroizmit epokal të malësorëve shqiptarë për lirinë e tyre.Intuitiv në politikë,Prekë Cali do të ndiqte me vëmendje në mënyrë të veçantë shpalljen e luftës midis dy boshteve,atij Romë Berlin dhe Forcave Aleate.Kjo shtjellë e re veprimesh ushtarake,patjetër që nuk mund të kalonte pa pasoja mbi shqiptarët.Ngase në fund të vitit 1941, kryeministër i Shqipërisë ishte Musa Juka ( mik i hershëm i Prekë Calit) ky i fundit së bashku me Prenk Grudën shkojnë në Tiranë,drejt e në shtëpinë e Musa Jukës.Më mori me vete Prekë Cali dhe shkuem në shtëpinë e kryeministrit Kruja.Na priti mirë,me bujari shqiptare.Mbas përshëndetjeve e pyetjeve të rëndomta të traditave të popullit tonë,u shruem në bisedime mjaft delikate.Preka e pyeti Mustafën nëse asht dëmtue fort çashtja shqiptare,me këtë shpallje lufte Anglisë dhe Amerikës.Mustafai gjegji me duf ;”Edhe Mali i Zi,i lidhur mbas Rusisë i ka pasë deklaruar luftë dikur Japonisë.Veç aleatët e dijnë fort mirë se nuk ka shpall luftë Tirana,por Roma,porse e pata unë fatkeqsinë me fol n’emën të Shqipnisë,viktimë e parë e fashizmit n’Evropë” këtu ndaloi Mustafa mendueshëm kurse Preka vijoi me pyetë ma gjatë…”(Prenk Gruda “Ditari i një zemre të lëndueme “ Tiranë 1995 , faqe 218 ).

Sikundër në Kosovë apo në Viset  e Maqedonisë shqiptare edhe në trevat shqiptare nën Mal të Zi,në vitet 1941-1943 u rigjallërua shpresa për bashkimin e trojeve tanë atnike.Zhvillimet ushtarke në Ballkan,favorizuan çështjen shqiptare dhe së paku në krejt viset arbërore u vendos flamuri kuqezi,u çelën shkolla shqipe dhe admnistrata u muar prej shumicës shqiptare.Pikërisht në këto momente,burrat e Plavës dhe Gucisë,iu drejtuan Prekë Calit që me autoritetin e tij të ndërhyjnë në ato treva për t’u dhënë një tjetër mësim malaziasve.Në janarin e vitit 1943,në krye të rreth 120 burrave të Kelmendit,Prekë Cali,pasi hedh në erë piramidat e vendosura në vitin 1926,prej Komisionit Ndërkombeëtar të Kufijve,i drejtohet Plavës dhe Gucisë.Përpara se të hyjë aty,ai u dërgon lajme autoriteteve malazeze se nuk  e njeh pushtetin e tyre nda të mos guxojnë t’i presin udhën.Është e vërtetë se autoritetet ushtarake malazeze i lanë pa shkrepur asnjë pushkë garnizonet e tyre.Po në qiejt shqiptarë tashmë po shfaqej veç robërisë edhe një tjetër re e zezë, komunizmi. Ai predikonte internacionalizëm,vëllezërim me serbosllavët,pavarsisht se kufijtë e Shqipërisë Etnike mund të rimereshin,pamvarsisht se drama e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit amë,mund të vazhdonte akoma më e dhimbshme.Në këto momente me nismën e atdhetarëve të Malësisë së Madhe,organizohet në fundqershorin e vitit 1943,një kuvend bese.Pati ide që ky kuvend të mblidhej në Shkodër por burri i mençur Prekë Cali parapëlqen Tuzin,qytetin e lashtë shqiptar dhe trimat nuk ia bëjnë fjalën dy.Në Tuz pati trima nga të dy anët  e kufirit ndërshqiptar siç ishin ;Gjelosh Luli,Mul Bajraktari,Has Ferri,Llesh Marashi,Nikë Gjoka etj.Fjala e Prekë Calit u prit me padyrim prej të gjithëve dhe burri i mençur i porositi bashkëluftëtarët e vet të ruhen prej dy armiqve.Të parët ishin serbosllavët që ndonëse patën shkuar në Cetinë e gjetkë mezi prisnin të mësynin përsëri Plavën dhe Gucinë.Të dytët sihin komunistët.Këta duheshin luftuar sepse nuk njihnin as Fe e as Atdhe.71 vjeçar me trupin e drejtë si shtizë bajraku me fjalën  e urtë,Prekë Cali tanimë dukej se ngarendëte nga legjenda në legjendë.Pushka e tij në vitin 1944,do të ndihej në Kelmend e Postribë, në Guri e mal të Kakariqit.Po në dhjetorin e po këtij viti,duket së ëndra e keqe e Prekë Calit po dilte në shesh.Komunistët shqiptarë dhe ata serbomalazias, e mbushën Shkodrën me flamuj jugosllav dhe nëpër rrugë,nacionalçlirimtarët këndonin hymnin jugosllav.Emri i Titos nuk hiqej as nga banderolat dhe as nga buzët e komunistëve që derdhnin gjakun  e shqiptarit duke marrë urdhër prej komisarëve të titos.Natyrisht miqësia e thellë e klikës së Tiranës me atë të Beogradit,nuk mund të linte pa ndëshkuar antisllavin Prekë Cali.Me t’u larguar gjermanët nga kufijtë e shtetit amë,forcat nacionalçlirimtare s’kishin objektiv tjetër pos “luftës pa kompromis ndaj banadave të reaksionit”. Kështu Shabi i Korparmatës së Tretë gjatë ditëve të fundit të dhjetorit 1944,mori përsipër riorganizimin e forcave partizane,me synimin  e vetëm për të luftuar “reaksionin”.Ndërsa në Shkodër po arrestoheshin dhjetra nacionalistë dhe shumë të tjerë po pushkatoheshin pa gjyq,komandnati i kësaj Korparmate,Shefqet Peçi,së bashku me ushtarakët jugosllav në shtabin e vet,jepte në formë të prerë “Urdhër Operacionin” ku pasi  urdhëronte organizimin e forcave,vinte si detyrë :”Me zhdukë njëherë e përgjithmonë çdo mbeturinë nacionaliste të organizuar ose jo”. (Arkivi Qëndror i Ushtrisë – Tiranë. Fondi Korparmata e Tretë, dosja 9,fleta 31 – 32 ).

Në këtë mënyrë në 14 janar 1945 forca të mëdha nacionalçlirimtare nisen drejtë Kelmendit.Të dhënat arkivore na bëjnë me dije; “Më shumë problem paraqiste banda e Prekë Calit në Kelmend prandaj partizanëve të Brigadës së Parë dhe Njëzetekatër iu ngarkua detyra të asgjësonin atë dhe të vendosnin pushtetin nacionalçlirimtar.Itinerari i forcave partizane ishte Shkodër-Hot-Rrapsh-Tamarë-Selcë-Vukël-Vermosh.Ishte dimër shum i ftohtë… Ndërsa kolona partizane po merrte drejtimin për në fshatin Brojë,forcat bashibozuke me në krye Prekë Calin kishin aorganizuar pritën ogurzeze”.(Historiku i Brigadës së parë Sulmuese “ Tiranë 1971 , faqe 218 ).

Po si është e vërteta ? Kelmendasit e moshuar e mbajnë mend mirë se në ato vise,ku nuk pati shkelur as këmbë turku,as këmbë shkjau,as këmbë cërnagorasi,gjermani apo italiani,tani donte të shkelte këmba e klikës komuniste.E përse ? Vetëm  evetëm të merrte jetë nacionalistësh,për t’i treguar Beogradit servilizmin e tyre të mjerë.Ata pa pyetur dhe në mënyrë tinzare godasin të parin kelmendas që sapo dilte prej mullirit ku pat blojtur një trastë misër për të mbajtur gjallë jetën  efëmijëve të vet.Përballë këtij akti dhune shtazarakësh,Prekë Cali jep urdhër të hapet zjarr,pa patur asnjë mundësi të bisedojë me kriminelin Shefqet Peçi.Beteja vazhdoi disa orë rresht dhe bora e bardhë e Kelmendit u skuq në mënyrë tragjike nga gjaku i shqiptarëve që vriteshin vllau me vëlla. Vonë në mesnatën e 15 janarit,nacionalçlirimtarët e kriminelit Shevqet Peçi,lanë Tamarën dhe iu drejtuan Tuzit,duke kërkuar të nesërmen,ndihmën e forcave partizane sllave.

Disa studiues të shtetit amë,me të drejtë,tashmë kanë dalë në konkluzionin se dërgimi i 200 forcave partizane në kelmend,ka qënë vepër e kolonelëve jugosllavë pranë Shevqet Peqit.Vrasja aty e disa dhjetra nacionalçlirimtarëve,do të ishte preteksi që në vitet 1945-1947,prej burrave të kelmendit të shuheshin të gjithë,një nga një ndërsa bijtë e tyre u dergjën burgjeve.Në këtë mënyrë,Beogradi dhe Cetina merrnin hakun ndaj nacionalistëve të kulluar shqiptarë.Atë çka nuk arritën ta bënin dot me dorën e tyre,e arritën nëpërmjet kriminelëve shqiptarë që e kishin për mburrje të quheshin internacionalistë.Në këtë mënyrë,në ditët e para të shkurtit 1945,drejt Kelmendit mësynë më shumë se 2000 forca të partizanëve.73 vjeçari Prekë Cali e kuptoi se ndëshkimi komunist nuk donte si kurban vetëm kokën e tij,por krejt burrave të Kelmendit,të cilët e patën ndjekur prijësin e tyre në të gjitha luftimet,kundër çdo okupatori.Së bashku me 14 burra të tjerë ai ngjitet lartë në shkëmbijtë e Vuklit,ndërsa informatat që merrte e bëjnë me dije për masakrën e madhe që pat filluar  krimi partizan e komanduar tanimë nga Mehmet Shehu.Që të derdhej sa më pak gjak kelmendas,Prekë Cali pret në shkëmbijtë e Vuklit priftin e fshatit Vukël,të cilin e patën dërguar si ndërmjetës partizanët.Prekë Cali pranon të dorëzohet duke kërkuar dy gjëra.Së apri ata të shkojnë deri tek kisha e fshatit të armatosur.Mandej luftëtarët e tjerë të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre e çdo llogari ta jepte vetë Prekë Cali përpara gjyqit.Mehmet Shehu pranoi.Por në kisha ata u çarmatosën,u lidhën dhe u dërguan të gjithë në Shkodër.Në agun e 27 shkurtit 1945,qelia e Prekë Calit ushtoi nga zëri i kriminelëve.Preka buzëqeshi dhe u përqafua me disa bashkëluftëtar.Po atë ditë ai u gjykua dhe në mesnatë u pushkatua.Varr nuk ka.Eshtrat s’dihet ku janë.Sot në Shkodrën martire një shesh mban emrin e legjendës së Kelmendit,Prekë Cali dhe një bust përshëndet kalimtarët,por jo komunistët.

Bern-Zvicër

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Shehu, Prek Cali

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT