• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryepeshkopi Janullatos bëhet shqiptar- Ia patën refuzuar 4 presidentë

December 24, 2017 by dgreca

Presidenti Meta i jep shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos/

2 Janullatos

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i president Tedi Blushi.Më herët shtetësia i është refuzuar nga presidenti Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani. Në një intervistë tre ditë më parë për një televizion grek, kryepeshkopi Janullatos tha se pas largimit të tij, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare duhet të jetë patjetër një shqiptar dhe jo një shtetas grek. Po ashtu dhe me anë të një postimi në Facebook, Meta shpreh falenderim për peshkopinm dhe ka bërë publik vendimin e tij. Postimi i Metës Të dashur miq, Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos. Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë. Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë. Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!

Filed Under: Opinion Tagged With: Krypeshkopi Janullatos, Presidenti Meta, shtetsi shqiptare

Presidenti Meta uron ushtarakët

December 4, 2017 by dgreca

105 vjetori i krijimit të FA, Presidenti Meta uron ushtarakët/

18105 vjet.Foto ilustruese, ushtaraket shqiptare marin ne dorezim autoblindat USAshpetim njerzishARCH Angel-kryeengjejt ne ujerat shqiptare.Logo e FA

Mesazh i Presidentit të Republikës Sh. T. Z. Ilir Meta, me rastin e 105-Vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të RSH !

Të nderuar ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

105-Vjet më parë, vetëm pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, u krijuan Forcat tona të Armatosura.

Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm, si President i Republikës së Shqipërisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam nderin e veçante që t’ju përcjell të gjithëve ju ndjenjat e konsideratës time më të lartë për përkushtimin dhe sakrificat tuaja në shërbim të atdheut dhe interesave tona kombëtare.

Një mirënjohje të veçantë kam për të gjithë familjarët e ushtarakëve tanë, sakrificat e tyre dhe forcën që ata gjejnë për të përballuar largësinë dhe mungesën e bijve, prindërve dhe bashkëshortëve të tyre.

Në këtë përvjetor të shënuar historik ne kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që kontribuan për krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare që nga Mehmet Pash Derralla deri në ditët e sotme.
Në mënyrë të veçantë përkulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë.

105-Vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura na gjen sot anëtarë të NATO-s.

Ndaj një falënderim e mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarakët shqiptarë që kontribuojnë aktualisht përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.

Në këto çaste, një mirënjohje e posaçme u shkon ushtarakëve të Forcave të Armatosura që po punojnë me përkushtim për t’u përballur me situatën e vështirë të përmbytjeve në vend.
Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucionet e tjera dhe autoritetet lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve të pronës private dhe publike.

105-Vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për zhvillimin dhe modernizimin e tyre.

Ky moment historik më nxit, gjithashtu që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe gjithë aktoret e tjerë në vend që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë.

Gëzuar 105-Vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë!
Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën në emër të Atdheut!

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë, kudo ku ata shërbejnë në dobi të demokracisë, paqes, sigurisë dhe lirisë.

Ilir Meta
President i Republikës së Shqipërisë

{Sh.K. Sipas faqes zyrtare të Presidencës}.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Presidenti Meta, uron ushtarakët

PRESIDENTI META, I PRANISHEM NE STERVITJEN SHQIPTARO-BRITANIKE

September 15, 2017 by dgreca

Zhvillohet Dita e Vizitorëve të Shquar {DVD}, e stërvitjes shqiptaro-britanike, “Ushtari Eagle-2017”/1 presidenti MetaNga Shefqet Kërcelli/

Sot në Bazën Detare të Kepit të Palit, u zhvillua veprimtaria e “Ditës së Vizitorëve të Shquar”, pjesë e stërvitjes së  përbashkët shqiptaro-britanike  “Ushtari Eagle 17”.  Në këtë ditë të vecantë të kësaj stërvitje morën pjesë, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, zoti Duncan Norman MBE, Shefi i Shtabit të Britanisë së Madhe, Chief Marshall Sir Stuart Peach, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të shqipërisë, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, etj. Të pranishmit, mbasi u njohën me programin e stërvitjes ndoqën nga afër disa elementë të kësaj stërvitje të përbashkët midis Forcave britanike dhe shqiptare, e cila u zhvillua në kazermën e Kepit të Palit.  Në pronononcimin e Tij për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se, “Ishte një kënaqësi e veçantë wë mora pjesë në stërvitjen e përbashkët “Ushtari Eagle 17”. Akoma më kënaqësi është që në këtë vizitë, përveç trupave britanike, merr pjesë edhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Chief Marshall Peach. Dua të theksoj kënaqësinë tonë për këtë bashkëpunim të shkëlqyer midis Forcave tona të Armatosura dhe Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, pasi Britania e Madhe ka një rol të jashtëzakonshëm në aleancën ku ne bëjmë pjesë, në NATO. Roli i Britanisë së Madhe ka qenë historikisht mjaft i rëndësishëm dhe padyshim që angazhimi i saj edhe për të ardhmen është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës, të gjithë hapësirës atlantike, por edhe për të përballuar të gjithë së bashku me sukses sfidat globale. Aleanca jonë me Britaninë e madhe është e hershme. Të mos harrojmë që në Luftën e Dytë Botërore, 53 ushtarë dhe oficerë britanik dhanë jetën, duke luftuar për lirinë e popullit shqiptar, por edhe për lirinë e Evropës nga nazi-fashizmi. Dhe natyrisht që kjo aleancë është ripërtërirë sot në kuadër të aleancës më të madhe të lirisë dhe paqes në botë, që është aleanca e NATO-s. Falënderojmë Britaninë e Madhe për këto eksperienca të shkëlqyera që sjell, për mbështetjen që ka dhënë deri tani, por që sigurisht jam i bindur që do të japë edhe në të ardhmen për modernizimin e Forcave tona të Armatosura dhe për rritjen e kapaciteteve të forcave tona të armatosura.”

Filed Under: Kronike Tagged With: ne stervitjen, Presidenti Meta, Shefqet Kercelli, shqiptaro-britanike

RAMA & META SHTERNGOJNE DUART, BETOHET QEVERIA

September 13, 2017 by dgreca

Anëtarët e Këshillit të Ministrave betohen para Presidentit të Republikës/

TIRANE- 13 shtator 2017- Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot pasdite para Presidentit Meta gjatë ceremonisë solemne.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të formulës së betimit, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Kryeministri Edi Rama; Zëvendëskryeministrja Senida Mesi; Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati; Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka; Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj; Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla; Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu; Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato u betuan para Presidentit të Republikës dhe firmosën dokumentin e betimit.

Në këtë ceremoni ishin gjithashtu të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi; Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku.

Mesazhi i Presidentit të Republikës në ceremoninë e betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave:

“I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Zoti Kryeministër,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Kushtetuese,

Dëshiroj që në këtë moment të rëndësishëm të betimit të qeverisë së re të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë për suksese dhe rezultate sa më pozitive në qeverisjen e vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët presin nga Qeveria e re, nga Parlamenti i ri, nga maxhoranca, por edhe nga opozita përgjegjësi më të mëdha për të përballuar me sukses sfidat që kemi përpara.

Si President i Republikës dua të theksoj rëndësinë madhore për përshpejtimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të krijohen sa më shpejt institucionet e reja të Drejtësisë, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një aspiratë kombëtare ndaj besoj se Qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për realizimin e këtij objektivi të përbashkët madhor dhe përmbushjen e gjithë reformave kyçe me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbyshjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.

Modernizimi i Forcave të Armatosura dhe institucioneve të tjera të sigurisë janë domosdoshmëri që do të rrisin standardet e sigurisë kombëtare e publike, por edhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe progresin e gjithë rajonit ndaj besoj se Qeveria do të punojë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me fqinjët dhe të gjitha vendet e rajonit tonë pasi vetëm përmes bashkëpunimit do garantojmë një të ardhme evropiane për të gjithë shqiptarët në rajon dhe popujt e tjerë me të cilët nuk na lidh vetëm gjeografia.

Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.

Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë.

I nderuar Zoti Kryeministër,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Edhe një herë suksese në detyrën e rëndësishme për të cilën u betuat sot!”

Filed Under: Komente Tagged With: betohet, Presidenti Meta, Rama 2

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT