• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veseli nga Prizreni: Nga sot nisim punën për largimin e qeverive të mashtrimit dhe kthimin e PDK-së në krye të shtetit

June 10, 2020 by dgreca

Prizren, 10 Qershor 2020-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë sot nga Prizreni se vetëm partia që ai drejton mund ta bëj rimëkëmbjen kombëtare për shqiptarët.


Në ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lideri i PDK-së ka zhvendosur lidershipin e partisë në kryeqytetin historik nga ku ka shpalosur vizionin e ri të PDK-së.
“Orientimi ynë euroatlantik është i pakompromis, ndërsa çdo politikë që provon t’i prishë raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – është ftesë tinëzare për ato vende dhe gjeopolitika që e duan shkatërrimin e shqiptarëve”, tha Veseli.


“Më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur një mashtrim i madh politik, që ka vënë në rrezik shqiptarët. Qasja majtiste ekstreme dhe ideologjia anti-amerikane – kanë tronditur orientimin tonë kombëtar. Ndërsa, fryma e urrejtjes dhe e përçarjes brenda, dobësoi shtetin tonë dhe i hapi orekse pretendimeve antishqiptare. Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Nuk kemi toka për të dhënë. Dhe, nuk lejojmë askënd të cenojë vlerat tona, lirinë, shtetin dhe kombin tonë”, tha Veseli.
Ai tha se në takim me Kryesinë qendrore të PDK në Prizren, po e fillon ngadalë edhe prezantimin para qytetarëve të Kosovës të platformës së rimëkëmbjes kombëtare.
“Platformë e ideologjisë djathtiste, që mbron vlerat tradicionale, ruan miqësitë dhe zhvillon lirinë”, deklaroi Veseli.
Ai tha se në qeverisjen e kaluar PDK ka lidhur Prizrenin me Tiranën përmes autostradës së Kombit, ndërsa u zotua se në mandatin e ardhshëm do ta lidhë Prizrenin me Tetovën.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:
Sot shënojmë me krenari 142-vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizimit patriotik e politik mbarë-kombëtar, që sendërtoi kërkesat e shqiptarëve për një shtet të pavarur e bashkim të trojeve shqiptare kudo.
Nderojmë e kujtojmë me krenari këtë kryevepër historike shqiptare dhe udhëheqësit themelues të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin dhe Sylejman Vokshin, që e nisën fushatën politike e ushtarake për një rimëkëmbje gjithëshqiptare.
Ndërtesa që vizituam më parë – është tempull i shqiptarizmit. Nga këtu, ne duhet ta gjejmë çdoherë frymëzimin për të ecur përpara të bashkuar.
Sot, po ashtu, me krenari shënojmë 21-vjetorin e fundit të sundimit serb, përkatësisht ditën e nënshkrimit të kapitullimit të Serbisë agresore, që pas gati një shekulli i hapi rrugë lirisë së merituar të shqiptarëve.
Falë sakrificës heroike të popullit të Kosovës, jetës së mijëra vajzave dhe djemve, grave dhe burrave, e në veçanti falë organizatës ushtarake-politike më të denjë pasardhëse të LSHP-së, e kalitur në sfidat e rënda të luftës për liri dhe triumfuese: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Falë edhe SHBA-ve dhe aleatëve tanë perëndimorë.
28 nëntor 1912 dhe 17 shkurti 2008, pas 10 qershorit 1878 dhe pas 10 qershorit 1999, janë dy momente historike unike për shqiptarët, që simbolizojnë dy histori të ndara padrejtësisht të shqiptareve, por dhe dy krenari të suksesit të tyre, që askush nuk ka të drejtë t’i paragjykojë, sulmojë dhe as cenojë për asnjë synim ose arsye.
Këto ngjarje historike dhe projekte politike as nuk përfaqësohen, e as nuk mbahen me simbolika, por jetësohen me veprime dhe vendime konkrete.
Bashkëpunimi dhe përafrimi i pandalshëm me Shqipërinë ka qenë dhe është busulla jonë kombëtare.
Orientimi ynë euroatlantik është i pakompromis, ndërsa çdo politikë që provon t’i prishë raportet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – është ftesë tinëzare për ato vende dhe gjeopolitika që e duan shkatërrimin e shqiptarëve.
Më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur një mashtrim i madh politik, që ka vënë në rrezik shqiptarët. Qasja majtiste ekstreme dhe ideologjia anti-amerikane – kanë tronditur orientimin tonë kombëtar. Ndërsa, fryma e urrejtjes dhe e përçarjes brenda, dobësoi shtetin tonë dhe i hapi orekse pretendimeve antishqiptare.
Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Nuk kemi toka për të dhënë. Dhe, nuk lejojmë askënd të cenojë vlerat tona, lirinë, shtetin dhe kombin tonë.
Sot, nga Prizreni, ku kam mbledhur edhe Kryesinë e partisë për një takim të gjatë pune, si Kryetar i PDK-së po e filloj ngadalë edhe prezantimin para qytetarëve të Kosovës të platformës sonë të rimëkëmbjes kombëtare.
Platformë e ideologjisë djathtiste, që mbron vlerat tradicionale, ruan miqësitë dhe zhvillon lirinë.
Angazhimi ynë është për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo, mos-cenimin e kufijve të Kosovës, ruajtjen e lirisë dhe mbrojtjen e vlerave çlirimtare të popullit tonë.
Do ta sanksionojmë me ligj çfarëdo cenimi të këtyre vlerave historike dhe luftën e drejtë të UÇK-së.
Do të dënohet mohimi i krimeve të kryera nga Serbia dhe do të punojmë për të kërkuar drejtësi për çdo të vrarë e të zhdukur në Kosovë.
Do ta shënojmë dhimbjen tonë historike me muze dhe përkujtimore, ndërkohë që kemi proceduar në Kuvendin e Kosovës ligjin për vlerat e luftës.
Orientimi ynë është djathtist, që promovon të drejtat dhe liritë qytetare dhe lufton për to.
Ekonomia e konkurrencës është princip bazë i angazhimit tonë. Më pak fuqi Qeverisë dhe politikanëve, e më shumë fuqi ndërmarrëseve dhe të rinjve.
Më pak burokraci në vendimmarrje, më pak procedura dhe më pak tatime. Më shumë përkrahje prodhimit, eksportit dhe punësimit.
Ky do të jetë angazhimi im dhe i PDK-së.
Mposhtja e së keqes është domosdoshmëri.
Korrupsioni, abuzimi, mashtrimi duhet të ndalen dhe do t’i ndalim.
E kam filluar nga brenda dhe do ta çrrënjos deri në fund në tërë Kosovën.
Procesi i Vetingut për ndjekur e dënuar çdo të korruptuar dhe uzurpator të pronave publike, nuk është akt deklarativ, siç ka menduar qeverisja e mashtrimit.
Duhet dhe do të jetë platformë e përgjithshme që do ta luftojë krimin.
Siguria e sotme dhe e nesërme për Kosovën është jetike. Do të angazhohemi që Ushtria e Kosovës, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e UÇK-së, të rritet, profesionalizohet dhe bëhet pjesë e NATO-së. Krahas sigurisë, do të punojmë çdo ditë për barazi e drejtësi për secilin qytetar. Shanse të barabarta për të gjithë.
PDK është në opozitë.
Do t’i mbrojë qytetarët dhe Kosovën nga mashtrimi, ndërsa asnjëherë nuk do t’i ikë përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare.
Me qëndrimin në opozitë, ne duam të jemi të përgjegjshëm para qytetarëve dhe votueseve tanë.
Qeveria Hoti e ka të trashëguar virusin e mashtrimit të Qeverisë Kurti.
Këtë pandemi politike do ta ndalë vetëm PDK.
Ne do të jemi opozitë për t’i hapur një derë të re një epoke të madhe të shqiptarëve.
Njerëz të rinj dhe ide të reja – do të jenë themel i projektit tim të ri me PDK-në për Kosovën!
PDK do të angazhohet për një Qeveri të vogël, por në funksion të rritjes së madhe te mirëqenies ekonomike, punësimit e cilësisë më të madh në arsim.
Së shpejti do të iniciojmë në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për procesin e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në Kosovë.
Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk e kemi përmbyllur këtë proces.
E kemi obligim moral e shtetëror t’i njohim sakrificat e atyre që u ndoqën dhe u vranë nga regjimi komunist jugosllav.
PDK do të angazhohet për drejtësi për mijëra viktima të pafajshme.

Sot vizitova edhe ish ndërtesën e burgut në Prizren, të ngritur në vitin 1945, ku vuajtën e vdiqën qindra nacionalistë sikurse Halim Spahia, Marije Shllaku, At Bernard Llupi, e shumë shqiptarë të tjerë. Asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë vuajtjet tona për liri, duhet shënuar e respektuar me dinjitet nga qytetarët dhe shteti.
Ky burg tani e tutje do të shndërrohet në muzeun e kujtesës të krimeve të komunizmit.
Unë do të angazhohem që procesi i memorizimit të së kaluarës tonë historike të rregullohet e mbrohet me ligj.
Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim. Prizreni e simbolizon më së miri këtë.
Me Shqipërinë kurrë nuk do të mbyllen më kufijtë.
Me shtetin që përfaqëson gjysmën e kombit tonë, ne do të lëvizim me një agjendë të përbashkët mbarë-shqiptare të heqjes së barrierave ekonomike, tregtare dhe do lëvizim me projekte të përbashkëta afrimi, e jo ndarje e bllokimi. Duhet unifikimi i taksave dhe politikave doganore, po ashtu qëndrime strategjike unike.
Na duhet bashkim forcash e idesh për ta çuar përpara agjendën integruese ndër-shqiptare dhe atë evropiane.
Të dashur qytetarë,
Sot jemi në kryeqytetin historik të shqiptarëve – i shpallur edhe në Kuvendin e Kosovës, në qytetin e bukur të lirisë dhe tolerancës, ku bashkëjetojnë pa dallim etnie dhe feje të gjithë.
Qytetin universitar të mendimtarit të madh Ukshin Hoti.
Edhe pak, nisin ditët e rëndësishme të çlirimit tonë. Nuk mund të vështrojmë prapa e të kënaqemi, por as nuk mund të pranojmë që mashtruesit të hedhin baltë mbi 21 vjet liri e krenari.
Nuk mund t’i pranojmë mashtrimet e atyre që premtojnë shumë dhe dështojnë gjithçka.
Shembulli tipik i kësaj është ky qytet i bukur, që duke u qeverisur me papërgjegjshmëri dhe korrupsion, ka ngufatur qytetarët dhe qytetin.
Ky qytet ka humbur 3 vjet nga keq-qeverisja e koalicionit të mashtrimit VV-LDK.
Fatkeqësisht, shumë korrupsion e hajni, dëmtim të zonës historike, e të potencialit të turizmit.
Ky koalicion mashtrimi, që braktisi qytetarët në Prizren këto ditë, e ndoqi shembullin e qeverisë 100-ditëshe të mashtrimit e status quos-së VV e LDK në qendër.
Këta nuk meritojnë më votë dhe duhet të ndëshkohen. Prizreni, si gjithë Kosova, meriton më shumë dhe më mirë. Vetëm PDK mund ta bëjë këtë.
Ne ishim partia që e themeluam Universitetin e Prizrenit, ku sot vijojnë studimet mbi 15 mijë të rinj e të reja nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
E shndërruam në qytet të pastër, mbrojtëm me ligj zonën historike dhe e kthyem në atraksion turistik.
Ne arritëm ta përmbyllim gjatë qeverisjes sonë autostradën kombëtare, duke e shndërruar Prizrenin në qytetin më të rëndësishëm mes Prishtinës e Tiranës.
Tani është koha ta lidhim gjatë qeverisjes së ardhshme të PDK-së edhe me Tetovën.
Premtime për autostradë me Tetovën nga Prizreni keni dëgjuar gjatë fushatës nga një parti që thirret në ngjyrat kuq e zi, por kurrë nuk e përmendi kur erdhi në pushtet. Madje, as që planifikoi buxhet për të, siç kishte premtuar.
Vitin e ardhshëm do t’ia kthejmë Prizrenit qeverisjen e PDK-së, ashtu si dhe gjithë Kosovës, me përkrahjen e madhe qytetare dhe do të qeverisim me njerëzit më profesionistë dhe më të mirë.
Nuk ka kthim prapa. Ka vetëm fitore dhe ecje përpara.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kadri Veseli, Prizren

Monumenti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren, Shqiptarët e Amerikës ia nisin të parët

January 4, 2019 by dgreca

Shqiptarët e Amerikës e filluan të parët aksionin për përkrahje financiare për monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren/

1 A-Gjergji 2

Nga Nue Oroshi/

Shqiptarët e Amerikës tash e një shekull më parë janë shquar për dhënien e kontributeve kombëtare duke filluar me aksionet për njohjen e çështjes shqiptare në Amerikë,duke ju përgjigjur aksioneve të shumta kombëtare tash e më shumë se një shekull qoftë në aspektin humanitarë, ushtarak,politikë,kulturor, fetarë dhe shumë aksione të tjera. Nuk është rastësi se Aksionit të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” të parët t’iu përgjigjen shqiptarët e Amerikës të cilët në mënyrë konkrete e filluan aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare.Ky aksion u fillua falë kordinatorit tonë të vyer të Shoqatës” Trojet e Arbrit” Tomë Mrijaj,i cili për pesëmbëdhjetë vjet me radhë është shtyllë e fortë e organizimit tonë në Amerikë, si dhe dy veprimtarëve kombëtarë Pashk Maksuti dhe Gjergj Paloka të cilët janë të autorizuarit e Shoqatës”Trojet e Arbrit” për grumbullimin e mjeteve për monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ,në Prizren si dhe muzeut historik mesjetarë në Kalanë e Prizrenit, me emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.Me tu hapur aksioni kemi njëzet donatorët e parë shqiptarë nga Amerika që ju përgjigjën thirrjes së shoqatës “Trojet e Arbrit “për të përkrahur këto dy iniciativa kombëtare ku do të bëhet edhe hapi i duhur për vendosjen në vend të një pjese të historisë sonë e cila fatkeqësisht dhe qëllimisht është lanë e mjegulluar.Donatorët që ju pergjigjën thirrjes së shoqatës”Trojet e Arbrit” janë :Zef Berisha, Pashk Maksuti, Andre Tonaj, Luigj Perlleshi, Paulin Gjini, Pashk Berisha, Prend Qeta, Sejlon Lala, Gjin Berisha, Dukagjin Mrijaj, Margon Mrijaj, Nikollë Mrijaj, Gjergj Paloka, Fran Qota, Toni Boga, Mhill Gjura, Marjan Cubi, Pashk Bytyqi, Zef Dushi dhe Artan Maksuti. Këta janë emrat e parë dhe kësaj iniciative presim që t’iu bashkangjitën edhe shumë shqiptarë të tjerë nga të gjitha skajet e Amerikës.Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit” i falënderojmë donatorët e parë nga Amerika,kurse opinionin e gjerë gjithshqiptarë e njoftojmë se janari dhe shkurti i vitit 2019 do të jenë muajt e marrjes edhe të aksioneve të tjera nëpër vende të Evropës.Ka mesi i janarit do të fillojmë me dy takime në Zvicerr, për të vazhduar aksionet me pasë edhe në Gjermani,Kroaci,Francë ,Çeki,Itali,Suedi dhe shtete të tjera të Evropës.Mërgata shqiptare gjithmonë ka qenë krahë i djathtë i realizimit të projekteve shqiptare tash e me shumë se një shekull.

Urojmë që kjo mërgatë mos të lodhet por të vazhdon që t’i përkrahë këto dy iniciativa për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.Dhe për fund ju bëjmë thirrje të gjitha organizimeve shqiptare në diasporë pa dallime krahinore,rajonale apo fetare, të gjitha shoqatave, klubeve dhe biznismeneve të ndryshëm shqiptarë që me mundësitë që kanë ta përkrahin këtë aksion kombëtarë.Vendosja e një guri në ndërtimin e kështjellës me emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu tregon qartë se gjeni dhe shpirti shqiptarë është i pamposhtur dhe do të jeton shekuj me radhë në Trojet Arberore si dhe të diaspora e madhe atdhetare shqiptare.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Monumenti i Gjergj Kastriotit, Nue Oroshi, Prizren, Shqiptaret e Amerikes

Prizren-Projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola’”

September 14, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në prezantimin e projektit të ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola’”: Shkollimi i të rinjve tanë duhet bazuar në nevojat e tregut evropian/

3 Ramo Priz

PRIZREN, 14 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ “Fëmijët e Prizrenit janë me fat që e kanë një shkollë si Loyola dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi” Kështu tha  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite pune që i bëri gjimnazit “Loyola” dhe ku u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”, projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i  cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren.

2 ramo PrizKryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se projekti i një Shkolle të Lartë në Kosovë është një ngjarje e re, është koncept real i jetës, i tregut dhe se ka besim në gjimnazin “Loyola” për angazhimin e saj në arsim për të rinjtë kosovarë.

1 Ramushi Prizren

“Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë, është shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri, për arsimimin e të rinjve tanë.  Çdo përpjekje që e ofron këtë, do të marrë mbështetjen institucionale” ka shtuar Kryeministri Haradinaj duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojnë këtij institucioni arsimor.

“Qëllimi është që të aftësohen të rinjtë tanë për tregun e punës, që të avancojnë si në shtete tjera të zhvilluara, si Gjermani, Austri apo diku tjetër”, tha kryeministri Haradinaj duke vlerësuar faktin se si kjo shkollë me mësimdhënës kosovarë dhe nxënës kosovarë ka sukses të jashtëzakonshëm në arsimimin e të rinjve tanë.

Duke pasur rastin të shohë nga afër planet e kësaj shkolle në projektin e ri për Shkollën e Lartë Profesionale “Loyola” brenda Parkut Inovativ dhe Trajnues ne Prizren, kryeministri Haradinaj tha se një institucion i tillë, do ta ketë mbështetjen e pa rezervë të të gjitha institucioneve, në mënyrë që projekte të tilla me këtë synim të ketë edhe më shumë në të ardhmen.

“Ky është modeli që duhet ndjekur”, tha kryeministri Haradinaj.

Gjatë prezantimit të projektit për shkollën e re janë paraqitur udhëzimet se si kjo shkollë mekatronike mund të funksionojë në mënyrën më të mirë, duke iu përshtatur tregut të punës, arritja e së cilës mund të bëhet përmes lidhjes nxënës-shkollë-kompani.

Pjesë e prezantimit ishin edhe kompani kosovare të cilat paraqiten nevojat e tyre konkrete për punësim.

Në ceremoni ishin prezent ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtori i Doganës, Bahri Berisha,ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt,  ambasadori austriak, Gernot Pfandler, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe të Odave Ekonomike./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: BehlulJashari, Prizren, Shkolla professional

Në Prizren organiziohet “Sofra e Kurbetqarëve”

July 9, 2018 by dgreca

-Nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizohet “Sofra e Kurbetqarëve” për herë të parë në Kosovë. Organizimi planifikohet të mbahet me 31 korrik të këtij viti në Prizren/4sofra e Kurbetqar

PRISHTINË, 9 Korrik 2018-Gazeta DIELLI/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Ansamblit “Emin Duraku” nga Zhuri, me të cilët ka biseduar për realizimin organizimit “Sofra e Gurbetqarëve” i cili mbahet për herë të parë si i tillë në Kosovë.

Organizimi planifikohet të mbahet me 31 korrik të këtij viti në Prizren. Ministri Gashi është pajtuar që ky aktivitet kulturor të organizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.“Si shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe mikpritjeje për bashkatdhetarët tonë që jetojnë e veprojnë në Mërgatë, e që vijnë e kryejnë pushimet në vendlindje, pa hezitim kam miratuar kërkesën që organizimi kulturor në fjalë të realizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti”, tha ministri Gashi.Në kuadër të këtij aktiviteti planifikohen të mbahen pika të ndryshme artistike të vlerave të mirëfillta autoktone shqipe por edhe do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme.

Mbështetjen e aktivitetit në fjalë, ministri Gashi e ka vlerësuar edhe si një përkrahje institucionale për organizatat që merren me veprimtari kulturore në Kosovë.

Përfaqësuesit e Ansamblit e falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar dhe e informuan ndër të tjera edhe për punën, planet dhe sfidat me të cilat përballet ansambli./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Prizren, Sofra Kurbetqare

PRIZREN-DOKUFEST SHPALL PROGRAMIN, 100 FILMA GARUES

July 6, 2018 by dgreca

2 Prizren-Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë/1 DokuGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/4 Prizren

PRIZREN, 6 Korrik 2018/  DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 03 – 11 gusht në Prizren, Kosovë.7 Priz

Festivali do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Të gjithë filmat tjerë që shfaqen në festival do të kenë premierën kosovare.3 Prizren

Organizatorët deklaruan sot në Prizren se, filma dokumentarë të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni. Një numër i filmëbërësve do të rikthehen të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival, ndërsa programi përfshinë edhe filmëbërës të rinjë, puna e të cilëve prezantohet nëpër seksionet garuese.

Në ditët në vijim festivali do të vazhdojë të shpallë programet tjera speciale, përfshirë edhe programin e njohur View From the World si dhe programin e kuruar për temën qendrore të festivalit ‘Reflektimi’.

“Të guximshëm dhe avanturistikë, kështu do t’i etiketoja shumë prej filmave dhe regjisorëve pas tyre”, tha Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i festivalit.

“DokuFest vazhdon të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë dhe ne jemi të kënaqur që edhe njëherë jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërërit e ri dhe mjeshtërat e kinemasë”, shtoi ai.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

 

PROGRAMET GARUESE:

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

GARA KOMBËTARE 

 

Filed Under: Featured Tagged With: 100 Filma, Behlul Jashari, Doku, Prizren

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT