• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ANTIKOMUNISTËT: JO DIKTATURËS – PROTESTË ME 9 SHTATOR

August 31, 2017 by dgreca

Gazeta “Dielli” ka marrë në postën e saj elektronike Thirrjen e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë,  që drejtohet nga gazetari Nebil Cika, një thirrje që u drejtohet qytetarëve shqiptarë për një protestë në ditën e hapjes se Legjislaturës se re te Kuvendit te Shqipërisë, 9 shtator ora 90.30 para  Kuvendit te Shqipërisë. Po e botojme te plote:/

krimet-e-komunizmitPushkatimet

Antikomunistët tubim – proteste në ditën hapjes së Kuvendit .

Tirrje !

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon ditën e hapjes se Legjislaturës se re te Kuvendit te Shqipërisë një tubim proteste  kundër rikthimit ne krye te Kuvendit te Shqipërisë  dhe te qeverise shqiptare  ish drejtuesve te larte te diktaturës komuniste dhe pinjollëve te tyre gjenetike e politike  si dhe pjesëtareve te policisë  politike te komunizmit Sigurimit te Shtetit .Te përndjekurit politikë antikomunistë vlerësojnë  zgjedhjen e ish  ministrit te fundit te brendshëm te diktaturës komunistë ne krye  te parlamenti dhe pjesëtareve te Sigurimit te  Shtetit dhe pinjollëve  te  Byrosë Politike te PPSH dhe  institucioneve te tjera te diktaturës  si një kërcenim real për lirinë demokracinë dhe shtetin ligjor , fyeje për martiret dhe viktimat e  terrorit komunist  dhe rrezik për të gjithë shqiptarët që besojnë ende  tek lirinë ,demokracia , shati ligjor , prona , familja  dhe dinjiteti njerëzor .

Ne  vlerësojmë se kjo situatë  është një rikthim mbrapa ne përpjekjet 27 vjeçare të e  vendit dhe popullit tonë për tu shkëputura nga  komunizmi  dhe pasojat e tij si një thike mbas shpine atyre qe luftuan e u sakrifikon për lirinë.

Me shume se një raport kriminal me te kallurën diktatoriale  ky zhvillim negativ politik është   një kërcenim real për të te sotmen dhe te ardhmen e vendit.  Ata , kundër  rikthimit ne pushtet te të te cilëve ne protestojmë, janë  persona me precedentë  te rrezikshëm kriminalë  si  vrasje , arrestime , torturime  etje te kundërshtareve politike te komunizmit, qe kategorizohen si vepra penale te renda , krime kundër njerizimit gjenocid etje . Ne  se këta persona marrin serish  p[pushtetin dhe mjetet e  duhura  mund te kryejnë serish  vepra  te ngjashme gjë qe  përben një kërcenim real për lirinë  demokracinë dhe jetën e qytetareve.

Prandaj ne i bëjmë thirrje çdo te përndjekuri  politik te komunizmit, çdo qytetari që vlerëson  e  respekton lironte dhe të drejtat e tij , te familjes, të pronës  te fjalës , te atdheut etje  ti bashkohet  protestës sonë paqësore.

Ju bëjmë thirrje deputeteve te  Kuvendit te Shqipërisë , atyre qe besojnë  tek liria e demokracia nuk ndjehen te kapur nga e kaluar komuniste te bashkojnë votat dhe veprimit be tjera ne Kuvend me protestën tone duke ndaluar , duke mos u bere pjese e  këtij rikthimi  te rrezikshëm te njerëzve te diktaturës ne krye  te shtetit dhe qeveri .

Bashkohuni me protestën tone tani  qe nesër te mos jete vonë . Nuk ka nevojë të mundoheni te merrni me mend se çfarë mund te ndodhe ne se Sigurimi i Shtetit kthehet ne krye te shtetit . Ktheni pak kokën mbrapa dhe kujtoni çfarë ka ndodhe ne ketë vend vetëm 27 vjet me pare .

Nen moton : Jo diktaturës ! ,  te protestojmë se bashku ne 09 shtator ora 90.30 para  Kuvendit te Shqipërisë .

 

Filed Under: Komente Tagged With: e te Përndjekurve Politikë, Nebil Cika, para Kuvendit, proteste, Shoqata Antikomuniste

Opozita Shqiptare bllokon rrugët për 1 orë

April 24, 2017 by dgreca

Tirane, 24 Prill 2017- Protesta e opozitës me bllokimin për 1 orë të transportit kombëtar u zhvillua një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të negociatorëve europianë për krizën politike. Basha nuk e ka fshehur se përshkallëzimi i protestës të hënën është vetëm një paralajmërim.

1493025744_protesta22 makina2 Basha1 protesta1

Me himnin kombëtar, është mbyllur paqësisht protesta e PD-së e cila për 1 orë bllokoi lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të vendit.Mbështetës të PD-së nën drejtimin e deputetëve demokratë u vendosën në rrethrrotullimin “Shqiponja”, Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i  Plugut, (Lushnje), rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot, Rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.Për demokratët ky aksion është fillimi i përshkallëzimit të protestës së nisur më 18 shkurt dhe që vijon në  para kryeministrisë.Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se protesta ishte shenjë e vendosmërisë së opozitës për realizimin e kërkesës për qeveri teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Protesta e opozitës nisi në orën 11:00 dhe përfundoi në orën 12:00.

E gjitha ndodhi sot, e hene 24 Prill 2017, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë. Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet nga raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ora News ndoqi me  grupe xhirimi në të gjitha pikat ku është parashikuar të mbahet protesta si dhe përcolli live përmes platformave facebook dhe youtube të gjithë protestën.

Fjala e kryetarit PD, Basha: S’heqim dore nga qeveria teknike

Zonja dhe zotërinj të rinj dhe të reja, qytetarë të lirë të republikës së re që po afron. Qindra mijëra shqiptare i janë bashkuar sot në paqe dhe me kulturën më të thellë kombëtare dhe europiane në këtë akt patriotik që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos e dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës por të bashkohemi siç jemi bashkuar qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që do të largojë kriminelët nga institucionet sipas ligjit të dekriminalizimit; që do të luftojë drogën dhe paratë e drogës; që do të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme përfshi votimin biometrik, elektronik dhe dhe numërimin elektronik të votës dhe votimin e zbatimin menjëherë të vettingut dhe reformës në drejtësi sipas kushtetutës dhe marrëveshjes së korrikut. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qendrës. Ku është një paralajmërin se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ta përmbyllim këtë proteste në paqe pa asnjë provokim dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi.

Edmond Spaho: Bllokuam edhe superstradën Elbasan-Durrës

Deputeti i PD, Edmond Spaho tha nga Elbasani se protesta u përqëndrua në dy nyje kryesore dhe kjo për shkak se trafiku filloi të devijohej në rrugë sekondare.

Spaho: Pjesëmarrja është masive, falenderojmë qytetetarët që iu bashkuan protestës. Është faza e dytë e protestës, pas 66 ditë në çadër protesta u përshkallëzua me bllokimin e rrugës.Protesta është paqësore dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Deri tani nuk kemi pasur provokimi dhe shpresojmë që do vazhdojnë të jenë kështu. Për ta bërë efektive bllokimin e trafikut u detyruam të modifikojmë pozicionimin tonë për shkak se po devijohej trafiku në rrugë sekondare dhe një bllokim e bëmë në hyrje të autostradrës Elbasan-Tiranë dhe një në hyrjë të superstradës Elbasan-Durrës.

Ku u zhvilluan protestat dhe kush ishin pergjegjesit

-Rrethrrotullimi i Shqiponjës – Përgjegjës Edi Paloka.

-Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë – Përgjegjës Flamur Noka

-Rrethrrotullimi i Plugut – Përgjegjës Arben Ristani

– Rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot – Përgjegjës Aldo Bumçi

-Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Përgjegjës Edmond Spaho

 

Filed Under: Featured Tagged With: bllokoi akset rrugore, Opozita, për 1 orë, proteste

TREVISO-ITALI: SHQIPTARET, PROTESTE KUNDER TERRORIZMIT

April 9, 2017 by dgreca

Nga Hazir MEHMETI/

    “ Me këtë marsh paqësor, duam të rikonfirmojmë se vlerat tona të përbashkëta janë të pacenueshme, miqësia jonë është e paprekshme dhe mikpritja nga Republika e Italisë për shtetasit tanë është shembullore”. Fuqimisht e dënojmë  çdo tendencë që prish imazhin e vlerave të shtetit tonë, Republikës së Kosovës/1 Proteste Trevizo

    Të hidhëruar thellë me tentim veprimet terroriste të katër qytetarëve nga Kosova, kundër vlerave civilizuese të shtetit italian i cili pranoi shqiptarët miqësisht dhe i trajton sikur qytetarët e vet, komuniteti shqiptar nga gjitha trevat shqiptare pa dallim besimi, partie manifestoi fuqishëm publikisht për të ritheksuar se vlerat e Italisë i pranojnë sikur të tyre dhe publikisht distancohen nga akti  i fundit terrorist.

1 Treviza

    Me organizim të shqiptarëve rreth shoqatës “Iliria” në Treviso, u mbajt manifestim paqësor kundër terrorizmit. Masa barti pllakate ku shprehej kundërshtimi i komunitetit shqiptar në Treviso ndaj çdo akti terrorist dhe i dënon ato të fundit të planifikuara nga bashkëkombësit e tyre. Ata mbanin pllakate falënderuese për Italinë e cila dha shumë për ta çliruar Kosovën nga barbaria serbe dhe njohjen e saj si shtet i ri.  Shqiptarët e vlerësojnë mikun dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me fanatizmin e fashizmin islam që predikojnë organizatat terroriste islame  kundër të cilave po lufton gjithë bota progresive.
Në televizionin lokal u paraqit tubimi dhe protestuesit me flamuj të Kosovës, kombëtar dhe flamurin italian.  Në fjalën e saj zj.Ermira Zhuri, kryetare e shoqatës mes tjerash tha.

“Sot, jemi mbledhur këtu, që me praninë tonë, në këtë shesh, me këtë marsh paqësor, të rikonfirmojmë kundërshtimin tonë të fuqishëm, kundër çdo akti individual, që mund të bie ndesh me ligjet e shtetit mikpritës, Republikës së Italisë, e cila ndër të parat e njohu pavarësinë e shtetit tonë Kosovës.Jemi mbledhur këtu, të kundërshtojmë çdo akt individual i cili është kundër vlerave të Italisë, vlera këto që i shohim si tonat, tolerancën, paqen dhe unitetin në ndryshme, vlera këto të Bashkimit Evropian, synim dhe aspiratë e Republikës së Kosovës.  Jemi duke ndërtuar shtetin e Kosovës ku garantohet e drejta e besimit, përkatësisë etnike, përkatësia politike, gjinia, prejardhja dhe të të drejtat tjera universale, pa asnjë dallim. Të drejtat e njeriut, minoriteteve dhe bashkësive fetare janë shembull për këtë pjesë të Evropës. Për këtë ne jemi krenar.

Në rrugën tonë kemi shumë sfida. Sfidat janë të lidhura me përkushtimin tonë për realizimin e procesit integrues euro-atlantik, që pa asnjë rezervë gjendemi në anën e vlerave perëndimore, në anën e vlerave evropiane që populli ynë u nda për shumë shekuj padrejtësisht.

Ju e dini se kemi qenë, jemi dhe përherë jemi pjesë e Evropës dhe kulturës evropiane. Besoj se jeni në dijeni se kryeministri i parë italian ishte një arbëresh, Francesco Crispi, shok dhe mbështetës i Giuseppe Mazzini dhe Giuseppe Garibaldi.

Ata që e njohin Venedikun, besoj kanë hasur në disa toponime, për shembull “Calo dei albanesi”, por edhe “Campello di albanesi”. Njihej prej të gjithë venecianëve edhe “Scuola dei albanesi”. Apo familja e lavdishme Albanezi që dha piktor, arkitekt, dijetar për treqind vjet me radhë. Anijen kryeministrore të Dozhëve venedikas, Buçintoron, barkën më të madhe e më të famshme të të gjithë Mesdheut, në kiç mbante me krenari imazhin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Nëse heq modestinë, mund ta përmendi se ne, iliro-arbëro-shqiptarët, në selinë apostolike të Romës kishim dhjetë papë. I fundit ishte Papa Klimenti i XI.  Vëllezërit Giovanni e Paolo Gazulli, poeti Michele Marulli, kronisti Marin Barleti, filozofi Leonik Tomeu, piktori Vitore Karpaçio, dhe shumë të tjerë, të cilët shkëlqyen me talentin dhe me veprat e tyre, lanë gjurmë në Venedik, vendin emigrues duke u njohur në të gjithë botën.

Me këtë marsh paqësor, duam të rikonfirmojmë se vlerat tona të përbashkëta janë të pacenueshme, miqësia jonë është e paprekshme dhe mikpritja nga Republika e Italisë për shtetasit tanë është shembullore. Ju falënderojmë për këtë. Kështu, besojmë fuqishëm se do të mbetet. Asnjë akt individual, kundër vlerave të Republikës së  Italisë nga bashkatdhetarët tanë, nuk mund të dëmtojë këto marrëdhënie tona. Ky marsh është edhe keqardhje për çdo akt jo tolerancë, keqkuptimi apo paragjykimi në mesin tonë, jo vetëm për shtetin mikpritës por edhe për vendin tonë nga vijmë. Shën Tereza thoshte, Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ne, me këtë marsh paqësor, duam të bëjmë një gjë të vogël, akt që kundërshton çdo tendencë që prish imazhin e vlerave të shtetit tonë, Republikës së Kosovës, të njohur e të dëshmuar për tolerancë fetare, si një nga vlerat fondamentale të popullit tonë”. Protestuesit u shpërndanë të qetë duke treguar kulturë e vlera qytetëruese europiane aty ku shqiptarët dhanë shumë gjatë historisë.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: proteste, shqiptaret, terrorismi, Treviso-Itali

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë

February 3, 2017 by dgreca

Basha: Në 18 Shkurt, manifestim kundër qeverisë, të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën/

1 basha-5

Kreu i PD nga mbledhja e kryesisë së partisë:“Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur kanë marrë për detyrë të blejnë vota. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu”

Rama-Tahiri rrjet kriminal në të gjithë vendin për të vjedhur zgjedhjet

Protestat e opozitës për lirinë e votës pritet të nisin më 18 Shkurt. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi kryesinë dhe kryetarët e degëve për të ngritur alarmin e grabitjes së zgjedhjeve nga qeveria, përmes një rrjeti të strukturuar kriminal. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar se Qeveria është duke u bërë gati që të përdorë kriminelët për të shkatërruar zgjedhjet e 18 qershorit përmes vjedhjes së votës, ndaj ai thekso se PD do të jetë ne ballë të kësaj proteste për të mbrojtur votën qytetare. “I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha. Duke folur nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, Basha theksoi se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do të përpiqen mos të lejojnë zgjedhje të lira dhe ndershme për të mbajtur me çdo kusht pushtetin kriminal. Kreu i demokratëve theksoi se opozita ka dijeni për të gjithë elementët kriminelë që do të përdoren nga qeveria. Për këta emra, tha Basha, janë vënë në dijeni edhe ndërkombëtarët. Basha theksoi se Partia Demokratike së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë skemën kriminale të qeverisë për të vjedhur votat në zgjedhjet parlamentare.“Investimet e huaja janë bllokuar, ekonomia është në gjendje të mjeruar. Shqiptarët vazhdojnë të largohen pasivisht nga vendi, dalja nga kjo gjendje është e qartë. Dalja e Shqipërisë nga kjo gjendje është e qartë, kalon përmes zgjedhjeve të lira, përmes largimit të kriminelëve nga politika, përmes luftës ndaj korrupsionit qeveritar dhe reformës në drejtësi. Rilindja e 1 prillit ka vetëm një qëllim, të ruajë gjendjen aktuale. Ta mbajë Shqipërinë kështu siç është, me këtë politikë sepse kjo gjendje ju siguron atyre pasurimin. Pakica në pushtet ka siguruar miliarda përmes drogës, koncesioneve dhe koncesionit qeveritar. Dëgjoni dëshmitë e ish-ministrit Manjani. Që të ruajnë dhe shtojnë pasurinë duhet që droga të vazhdojë të shtohet, që Balili me shokë të punojnë të lirë dhe të paprekshëm. E vetmja gjë që garanton që të vazhdojë pasurimi i tyre është mbajtja e këtij pushteti politik me çdo kusht. Dhe e vetmja mënyrë është vjedhja e zgjedhjeve. Sepse zgjedhjet e lira janë fundi i kriminelëve”, tha Basha. Më tej, ai shtoi se Rama po përgatit kriminelët që të grabisin votën e lirë. “Edi Rama me ministrin e tij të drogës Saimir Tahirin, dhe me një kupolë drejtuesish të korruptuar në Policinë e Shtetit, kanë krijuar qark më qark, në të gjithë vendin një rrjet kriminal të përbërë me kriminelë të regjur, nga eksponentë të njohur të krimit të organizuar, nga ish-të dënuar për krime të rënda, nga narkotrafikantë të skeduar ndërkombëtarisht, që kanë marrë për detyrë të blejnë vota, të dhunojnë zgjedhësit për llogari të Edi Ramës. Opozita zotëron emër për emër organizimin e këtij rrjeti, ndërkombëtarët janë në dijeni gjithashtu. Qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, njohin me emër dhe mbiemër bandën e zonës. Duke dashur të fshihet pas gjethes së fikut, Edi Rama ka shpërndarë këto skuadrone sa rreth vetes së tij  në partinë e tij dhe disa tek aleatët. Fshehja nga kjo qeveri e Eskobarit të Ballkanit, i kërkuar ndërkombëtarisht prej më shumë se një viti, ka për qëllim që bashkë me fshehjen e ortakërive që Eskobari ka me ministrat e kësaj qeverie, t’u japë një mesazh narko-trafikantëve e banditëve të angazhuar për pushimin e zgjedhjeve se Edi Rama dhe Saimir Tahiri do t’i mbrojë deri në fund. Droga prodhon para për të blerë vota, prodhon edhe kushtëzimin e votës. Me qindra e mijëra njerëz të thjeshtë, në vështirësi për bukën e gojës, që qeveria nuk u dha asnjë mundësi për të jetuar me dinjitet, ndaj i thërret si skllevër për të punuar në të zezë dhe u kërkon me kërbaç për të dhënë votën përndryshe nuk paguhen. Miliardat e koncesioneve dhe tenderave korruptivë të dhëna për klientët e një rrethi të ngushtë, nuk janë vetëm për luksin e tyre, por edhe për t’i hedhur në zgjedhje për të kapur zgjedhjet”. Kreu i PD i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen pasi është momenti që Shqipëria të ndahet sipas tij, një herë e përgjithmonë nga krimi politik. “Detyra jonë si demokratë, është për të zgjuar, mbështetur reagimin e qytetarëve për të qenë zëri dhe mbështetja e tyre në çdo formë reagimi demokratik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë interesa jetike të vendit. Sa më parë t’ia presim rrugën së keqes aq më pak kosto do të kemi. Është momenti që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi politik. Sot, dua të ftoj të gjithë partitë politike, intelektualët, qytetarët shqiptarë pa dallime politike që të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht shansin më të madh që ofron demokracia që u jep qytetarëve, votën e lirë. Kjo është beteja dhe Partia Demokratike do të jetë në ballë të saj”, tha Basha.

Filed Under: Analiza Tagged With: 18 Shkurt, Nasha, proteste

NJOFTIM NGA BRUKSELI-4 SHKURT PROTESTE PER HARADINAJ

February 3, 2017 by dgreca

NESËR, MË 4 SHKURT, NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË Z.RAMUSH HARADINAJT, PROTESTË NË BRUKSEL/

-VENDI:PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES/

KUR?: TË SHTUNËN, MË  4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30/

E nderuar Redaksi e Diellit:/

Ju lusim që ta publikoni  thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt.

Publikimi i apelit nga mediet në gjuhën shqipe për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëri është formë e shprehjes së solidaritetit me Ramush Hardinajn dhe kundër proceseve gjyqësore të montuara nga regjimi i Beogradit.Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që do të na mbështesin në këto protesta.Shpërndajeni sa më shumë dhe bëhuni pjesë e organizimit të protestës!

Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj

***

NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË PADREJTË TË RAMUSH HARADINAJT

TË SHTUNËN, MË  4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30

TË GJITHË NË PROTESTË NË BRUKSEL

PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT

 

Të dashur shqiptarë,

Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

 

Protesta do të mbahet  në këtë adresë;

PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES

Filed Under: Mergata Tagged With: 4 Shkurt, Bruksel, proteste

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT