PRISHTINË, 6 Shtator 2015/ Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vazhdojnë protestën për demarkacionin dhe asociacionin.Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), sot ka zhvilluar një protestë simbolike para ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës për të shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.Në shenje pakënaqësie ata kanë vendosur një hartë të Republikës së Kosovës, ku treguan vijën kufitare me Malin e Zi dhe theksuan se propozimi i komisionit qeveritar për Demarkacionin është në dëm të Kosovës.
Diellza Hoti kryetare e të rinjëve tha se si parti politike nuk janë kundër Demarkacionit si proces, por janë kundër mënyrës së padrejtë se si po bëhet ky proces duke humbur rreth 10 mijë hektarë tokë.
BASHKOMBAS: VATRA ËSHTË ME JU NË PROTESTËN E 13 QERSHORIT NË SHKUP
DEKLARATE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES”VATRA” NE PERKRAHJE TE PROTESTES ME 13 QERSHOR NE SHKUP/
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” , me qendër në Nju Jork dhe shtrirje në shumë shtete të Amerikës dhe në Kanada, shpreh solidaritetin e saj në përkrahje të Protestës Paqësore që organizohet të shtunën me 13 Qershor 2015 në Shkup. Kjo protestë duhet të shërbejë si një mjet i fuqishëm paqësor për kërkimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Maqedoni dhe për të nxitur faktorin ndërkombëtar, që ta aktivizojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila ka mbetur një dokument i mbyllur në sirtar.
Shoqëria civile duhet t’i japë një mësim shembullor përmes kësaj proteste klasës politike shqiptare, që është kthyer në një fasadë dekorative për politikanët dhe shtetin maqedonas. Pozita dhe opozita shqiptate nuk mund të ndjehet të qetë pas ngjarjeve në Kumanovë dhe pas Marrëveshjes së 2 Qershorit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, ku nuk janë vënë pika mbi “i” për zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë shtet problematik me prirje shoviniste antishqiptare dhe të mosbarazisë mes etnive!
Kriza në Maqedoni nuk mund të zgjidhet pa garantuar respektin e të drejtave themelore për shqiptarët, të cilëve u mohohet deri edhe respektimi i gjuhës shqipe në institucionet zyrtare; u mohohet Hymni Kombëtar, përdorimi lirisht i Flamurit Kombëtar etj.
Maqedonia nuk mund ta konsiderojë veten shtet multietnik, ku shqiptarëve që përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullsisë, u mohohen të drejtat elementare njerëzore!
Shtetarët maqedonas nuk mund të ndjehen të qetë, ku rajonet e banuara me shumicë shqiptare privohen nga fondet shtetërore, duke mohuar kështu zhvillimin e barabartë të rajoneve!
Maqedonia nuk mund të jetë shtet i të gjithë etnive, kur buxheti favorizon vetëm maqedonsit dhe ua mohon këtë shqiptarëve!
Federata VATRA u bënë thirrje organizatorëve të protestës, qytetarëve, studentëve, organizatave jo qeveritare dhe klasës politike, që në këtë protestë të tregojnë maturi dhe të shmangin incidentet; t’i thonë Jo dhuëns, të ruhen nga penetrimi i ekstremistëve ose provokatorëve; vetëm me qytetari dhe kulturë Europiane do të fitohet përkrahja Europiane dhe Amerikane.
Bashkatdhetarë, ne jemi me Ju në Shkup, të shtunën me 13 Qershor dhe zëri ynë bashkohet me korin e fuqishëm të zërave tuaj për Drejtësi e për të kërkuar të drejtat që shteti maqedonas ua ka mohuar deri tash.
Vëllezër dhe motra, protestoni me kulturë qytetare, ruajuni incidenteve,rujuni provokatorëve dhe ekstermistëve! Fitorja do të jetë me Ju.
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA”
NEW YORK, 12/6/2015
DEKLARATE E FEDERATES PANSHQIPTARE TE AMERIKES”VATRA” NE PERKRAHJE TE PROTESTES ME 13 QERSHOR NE SHKUP
Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” , me qendër në Nju Jork dhe shtrirje në shumë shtete të Amerikës dhe në Kanada, shpreh solidaritetin e saj në përkrahje të Protestës Paqësore që organizohet të shtunën me 13 Qershor 2015 në Shkup. Kjo protestë duhet të shërbejë si një mjet i fuqishëm paqësor për kërkimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Maqedoni dhe për të nxitur faktorin ndërkombëtar, që ta aktivizojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila ka mbetur një dokument i mbyllur në sirtar.
Shoqëria civile duhet t’i japë një mësim shembullor përmes kësaj proteste klasës politike shqiptare, që është kthyer në një fasadë dekorative për politikanët dhe shtetin maqedonas. Pozita dhe opozita shqiptate nuk mund të ndjehet të qetë pas ngjarjeve në Kumanovë dhe pas Marrëveshjes së 2 Qershorit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, ku nuk janë vënë pika mbi “i” për zgjidhjen e çështjes shqiptare në këtë shtet problematik me prirje shoviniste antishqiptare dhe të mosbarazisë mes etnive!
Kriza në Maqedoni nuk mund të zgjidhet pa garantuar respektin e të drejtave themelore për shqiptarët, të cilëve u mohohet deri edhe respektimi i gjuhës shqipe në institucionet zyrtare; u mohohet Hymni Kombëtar, përdorimi lirisht i Flamurit Kombëtar etj.
Maqedonia nuk mund ta konsiderojë veten shtet multietnik, ku shqiptarëve që përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullsisë, u mohohen të drejtat elementare njerëzore!
Shtetarët maqedonas nuk mund të ndjehen të qetë, ku rajonet e banuara me shumicë shqiptare privohen nga fondet shtetërore, duke mohuar kështu zhvillimin e barabartë të rajoneve!
Maqedonia nuk mund të jetë shtet i të gjithë etnive, kur buxheti favorizon vetëm maqedonsit dhe ua mohon këtë shqiptarëve!
Federata VATRA u bënë thirrje organizatorëve të protestës, qytetarëve, studentëve, organizatave jo qeveritare dhe klasës politike, që në këtë protestë të tregojnë maturi dhe të shmangin incidentet; t’i thonë Jo dhuëns, të ruhen nga penetrimi i ekstremistëve ose provokatorëve; vetëm me qytetari dhe kulturë Europiane do të fitohet përkrahja Europiane dhe Amerikane.
Bashkatdhetarë, ne jemi me Ju në Shkup, të shtunën me 13 Qershor dhe zëri ynë bashkohet me korin e fuqishëm të zërave tuaj për Drejtësi e për të kërkuar të drejtat që shteti maqedonas ua ka mohuar deri tash.
Vëllezër dhe motra, protestoni me kulturë qytetare, ruajuni incidenteve,rujuni provokatorëve dhe ekstermistëve! Fitorja do të jetë me Ju.
FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS”VATRA”
NEW YORK, 12/6/2015
Jo i nderuar Akademik- ZOTI NUK ME SHPERBLEU!
Unë protestoj përditë ndaj kësaj qeveria por ZOTI nuk më shpërbleu/
Nga Arben LLALLA/
Akademiku i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë Abdylmenaf Bexheti ka deklaruar se të protestosh kundër qeverisë së VMRO-BDI të shpërblen edhe ZOTI. Si publicistë kam protestuar kundër qeverisë së VMRO-DPMNE që në vitin 2007, por ZOTI nuk më shpërbleu, dhe unë nuk kam protestuar që të shpërblejë ZOTI, por për të ndërgjegjësuar njerëzit, për ti zgjuar nga gjumi. Ju i nderuar Akademik jeni njeri nga ata njerëzit e vonuar që jeni ndërgjegjësuar për të protestuar, bile jeni ende përgjumësh. Ngatërrimi i ZOTIT në protestë nga ana e akademikut Bexheti, është një punë jo e hishme dhe kjo sjell ngatërresa të mëdha. Si do të ndihen ata shqiptar që nuk do të protestojnë më 13 Qershor nga ana e ZOTIT sipas mendimit të Mehnaf Bexhetiti? Mesa di unë RDSH dhe RDK nuk do të protestojnë, sa keq do më vij sepse ZOTI i Menafit nuk do ti shpërblejë këta dy subjekte në të ardhmen!
Ju z.prof. Bexheti jeni zgjedhur akademik në vitin 2012, kur ishte po kjo qeveri e VMRO-BDI, që sot bëni thirrje për shpërblime edhe nga ZOTI nëse protestohet kundër saj. Përse ju keni pranuar të jenë anëtarë i një Akademie që më 2009 botoj Enciklopedinë ku ofendonte shqiptarët dhe fqinjët e tjerë? Nëse ju z.Abdylmenaf Bexheti doni të protestoni seriozisht bëheni pa maskë, dorëzoni librezën e anëtarit të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, përplasjani në fytyrë burrërisht dhe mos u fshihni pas gishtit. Ju nuk keni nevojë të jenë anëtar i një Institucioni që përgatit strategjinë për zhdukjen e kombit tuaj, për ofendimet e gjuhës, kulturës dhe traditave tuaja familjare. Nga kolltuku i butë i akademikut çdo kush mund të flasë, të krekoset, por hajdeni profesor, dilni jashtë zyrave dhe vihuni në ballë të çdo proteste pa asnjë përfitim karriere politike. Tek e fundit ju e keni mbyll prej vitesh derën e karrierës politike, prandaj nuk duhet tju pengoj diçka që të protestoni me populli.
Të protestosh kundër kësaj qeverie të keqe është një gjë shumë normale që duhet bërë, por kur këto protesta organizohet me përçarje, me prapavija për karrierën politike të disa individëve, mendoj se nuk është e drejtë dhe nuk do arrihet qëllimi kryesor, ai për rrëzimin e shpejtë të qeverisë.
Përderisa masës së popullit i mungon koka e dashit, i cili nuk do jetë egoistë, shqiptarët ende do të vuajnë nga virusi i përçarjes sepse koha ka treguar se egoizmi-unizmi ka mundur çdo gjë.
Sot më shumë se kurrë kërkohet që liderët e lëvizjeve të reja politike të zhvishen nga paragjykimet, të jenë më seriozë, të ndahen nga egoizmi për karrierë personale dhe të rrethi të ngushtë shoqëror. Të shikojnë mundësinë e krijimit të këshillit për koordinimit e politikës midis partive, shoqatave, të iniciativave qytetare, etj. Pa një këshill koordinimi çdo iniciativë është e dënuar të dështojë. Problemi i bashkimit apo gjuhës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni ka bërë që klasa politike të mos kenë një program koordinimi afat gjatë për zgjidhjen e problemeve që ndeshin shqiptarët këtu. Duke bërë që shpeshherë shqiptarët të jenë të papërgatitur përballë ndryshimeve të mëdha politike që po ndodhin këtë periudhë. I shkruaj këto rreshta për ata që kanë mend e duan mend, e jo për ata që nuk kanë mend e nuk duan mend, dhe mbi të gjitha këto sigurisht “ia them nuses që t’i dëgjojë vjehrra”. Dhe në këtë rast “vjehrra” është udhëheqja politike që i uroj të mos ketë “vesh të rëndë” këtë herë përpara ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në riciklimin e politikave brenda Maqedonisë dhe jashtë saj.
Protestat anti-qeveritare në Ulqin dhe Rozhajë
Protesta dhe peticioni ”STOP Diskriminimit – Duam të arsimohemi si shqiptarë”, që u organizuar ditë më parë në Ulqin për realizimin e të drejtave të shqipëtarëve që jetojnë në Rozhajë, Plavë,Guci, Malësi e Tivar, pati jehonë edhe në pjesën veriore të Malit të Zi.
Shkruan: Ismet Azizi/
Në Rozhajë, të premten u mbajtën protesta e parë anti-qeveritare në të cilën morën pjesë qindra pjesëmarrës. Protesta u drejtua nga përfaqësues të punëtorëve nga Rozhaja, Bijelo Pola dhe Plevla ndërsa në tubim morën pjesë edhe ish punëtorët nga komunat tjera të veriut të Malit të Zi, gjegjësisht të Sanxhakut Jugor siç e quajnë sanxhaklinjtë.
Nga protesta në Rozhajë, banorët e pakënaqur të Sanxhakut Jugor kërkuan nga Presidenti i Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, që të thërrasë urgjentisht një seancë të Parlamentit, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës të jetë zgjidhja e situatës së rëndë ekonomike në këtë pjesë të Malit të Zi. Përveç kësaj protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit për Punë dhe Mirëqenies Sociale, Predrag Boskoviq, për shkak të heqjes së ndihmave sociale, kundërshtimit për pensionimin e punonjësve të kësaj treve dhe mospërmbushjen e premtimit ndaj punëtorëve invalidë të punës. Ata kërkuan edhe shkarkimin e shefit të delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Mitja Drobniçit.
Banorët e pakënaqur të veriut të Malit të Zi kërkuan nga qeveria që të merë një vendim që pensioni minimal të mos jetë më i ulët se paga minimale. Protestuesit kërkuan nga Ministria e Financave të kthej pasurinë e ndërmarrjes “Gornji Ibar”, të marra në mënyrë të paligjshme nga aksionarët e vegjël dhe të punësuarve. Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave të premten e ardhshme edhe në Rozhajë, Bielo Pole dhe Plevlë.
Protesta e banorëve të Rozhajës, e quajtur “Ta shpëtojmë Rozhajën”, u organizua nga organizata jo-qeveritare Aksionarët e Vegjël të “Gornjeg Ibra”.
“Nuk kemi më kohë të presin, veriu i Malit të Zi është i diskriminuar, i lënë pas dore dhe i shkatërruar, madje vazhdon të shkatërrohet. Qytetarët shpërngulen jashtë, atyre po iu merret edhe kafshata e fundit e bukës”, thuhet në deklaratën e lëshuar të Aksionarëve dhe punonjësve të “Gonjeg Ibra”.
“Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa kërkesat tona të plotësohen sepse nuk ka kthim. Nëse kërkesat nuk plotësohen menjëherë, atëherë protesta do të zgjerohet”, thuhet në deklaratë.
Më herët kjo OJQ ka thënë se në Rozhajë, mbi 6000 qytetarë jetojnë me ndihma sociale, nga të cilat ndihma nuk mundë të mbijetohet. Me mijëra banorë janë shpërngulur, të rinjtë për çdo ditë largohen, pensionistët mbijetojnë me nga 100 euro, ndërsa ish punëtorët me vetëm 70 euro, të cilat i marrin nga byroja e punës.
Aksionarët dhe punonjësit konsiderojnë se më në fund qytetarët e Rozhajës, punëtorët, pensionistët, studentët dhe të rrezikuarit social patjetër duhet tërhequr vërejtjen për gjendjen e vështirë në Rozhajë.
Banorët e Rozhajës janë tubuar në momentin e fundit që të tërheqin vërejtjen ndaj diskriminimit shumvjeçarë dhe shkatërrimit të Rozhajës, si dhe tërë veriut të Malit të Zi. Rozhaja gjithmonë ka disponuar me resurse ekonomike të cilat ka ditur ti shfrytëzojë gjithnjë deri sa pushteti nuk ka vendos dorën e vetë në këto pasuri duke e shitur atë me çmime shumë të vogla. Janë shuar fabrikat dhe ndërmarrjet Gornji Ibar, Dekor, Kristall , Bisernica dhe kjo gjë e ka rënduar jetën e banorëve jo malazez dhe jo serb që dominojnë në këtë pjesë të Malit të Zi.
QINDRA SHQIPTARË PROTESTUAN KUNDËR GJUKANOVICIT PARA SHTËPISË SË BARDHË DHE AMBASADES SË MALIT TË ZI
Ashtu sic ishte njoftuar, të Martën, 8 prill 2014, shoqatat shqiptare me origjinë nga Mali i Zi të mbështeyura edhe nga Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” dhe shoqata të tjera, organizuan një protestë masive para Shtëpisë së Bardhë. Demonstruesit kishin ardhë me autobuze dhe makina nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Micigani, Kënektikat, Bostoni si dhe dega e Vatrës në Washington.
Kjo protestë mori shkas nga vizita e Kryeministrit Malzez Milo Gjukonovic, i cili u takua të martën me zv/presidentin amerikan Joe Biden. Protestuesit ishin nga të gjitha moshat, madje edhe fëmijë. Demosntrusit mbanin ndër duar flamujë Kombëtar Shqiptar dhe Amerikan si dhe shumë pankarta ku denoncohej politika gjenocidale e qeverisë së Kryeministrit Gjukanovic. Në njërën nga parullat i bëhej thirrje presidentit amerikan, Obama që t’i thotë ndal gjenocidit të qeverisë së Malit të Zi kundër shqiptarëve. Tubimin para Shtëpisë së bardhë e ka hapur Xhevat Kukaj, ku përmes një fjalimi të shkurtër ka shpalosur qëllimin e këtij demonstrimi ku morën pjesë qindra shqiptarë.
Më pas Esat Gjonbalaj, ka moderuar protestën dhe u ka dhënë fjalën folësve. Fillimisht e ka marrë fjalën ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Ndër të tjera z. Gjonaj tha para medias së pranishme : “Zemra ime është plot kur shikoj kaq shumë shqiptarë nga të gjitha territoret shqiptare të mbledhur bashkë, nga Kosova, nga Shqipëria, nga Mali i Zi, nga Çamëria, për të diskutuar çështjet e trajtimit të shqiptarëve në Mal të Zi, nuk ndjej veçse gëzim. Ky bashkim në vetvete dërgon një mesazh të fortë jo vetëm për qeverinë e Malit të Zi por për të gjithë udhëheqësit shqiptarë, se ne jemi ketu per ata, se do te jemi zëri për gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe në të gjitha territoret shqiptare.”
Nënkryetari i Vatrës, Asllan Bushati ka mbajtë një fjalim në përkrahje të kërkesave të protestuesëve për të drejtat e bashkadhetarëve tanë në Mal të Zi. Më pas ka folë edhe Emin Egriu që synon një vend në Kongresin amerikan. Ka fole edhe Nikolle Camaj, I ardhur psoacerisht nga Malesia. Protesta ka vijuar me folës të tjerë.
Protestussit kanë lënë Shtëpinë e Bardhë pas një ore protestë dhe janë drejtuar drejt Ambasadës së Malit të Zi në Washington, duke marshuar për rreth 20 minuta deri atje. Rrugët e Washingtonit skuqnin nga flamujtë Kombëtar Shqiptare dhe amerikane. Edhe tek Ambasada Malazeze ka vijuar për më shumë se një orë demonstrimi, ku folës të shumtë kanë denoncuar politikën antishqiptare të Gjukanovicit, që ua mohon shqiptarëve të drejtat më elementare. Një peticion me kërkesat për të drejtat e Shqiptarëve në Mal të Zi u dorëzua në ambasadë, ndërsa një përfaqësi me në krye ansamblesitin Mark Gjonaj u takuan me kongresistin Eliot Engel dhe kongresisitë të tjerë për t’i bërë të njohur kërkesat e demonstruesëve.
Në demonstratë morën pjesë një grup vatranësh: Asllan Bushati me zonjën dhe vajzën, Marjan Cubi, Ramiz Mujaj, Mëhill Gjuraj, Ibrahim Kolari, Mëhill Velaj, Uka Gjonbalaj, Dalip Greca, Merita B McCormack, Edward Bucaj, Vasel Ujkaj e të tjerë.
FJALA E ZV/KRYETARIT TË VATRËS, Z.ASLLAN BUSHATI NË DEMONSTRATË
Te nderuar bashkeatdhetar,
Ne emer te Federates Pan-Shqiptaro-Amerikane Vatra, te Kryetarit te saj Dr. Gjon Bucaj, te forumeve drejtuese dhe te cdo vatrani ju pershendes per pjesemarrjen ne kete tubim demostrues shume te rendesishem. Vatranet kane qene e do te jene te pranishem kudo e kurdohere qe i therrasin problemet e medha te Kombit Shqipetar.
Per nje qellim madhor jemi mbledhur edhe sot ketu para Shtepise se Bardhe, shtepise se lirise e demokracise, shtepise sone amerikane nga ku rrezatohet drite e shprese jo vetem per ne shqiptaro amerikanet, por per gjithe njerezit perparimtare e liridashes te botes. Jemi mbjedhur per ti thene Milo Gjukanovicit te Mali te Zi (MZ), se para disa vitesh nuk do te shkeputeshe kurre nga Serbia pa deshiren e amerikaneve dhe vullnetin e voten e shqipetareve.
Po ashtu jemi mbledhur nga te gjitha anet e Sh.B.A-se, per t’ja kujtuar edhe nje here atij se vllezerve e motrave tona ne trojet e tyre mijera vjecare ne M.Z. u kerkove ndihem per mevetesine e MZ dhe ata ndihmen ta dhame. Ju kerkove paqe e bashkejetese harmonike dhe ata ti dhane.Ju kerkove ndihmese per ngritjen e funksionimin e strukturave te shtetit ne te gjithe piramiden e vet dhe ata ti dhane. Ju kerkove tatime e taksa dhe ata i paguan. Pra me nje fjale cfare kerkove nga njerezit tane njekohesisht dhe shtetas te M.Z. ata ti dhane. Por medalja ka dy ane Gjukanovic. Le ta shohim dhe anen tuaj.
U premtove njerezve tane liri e demokraci, respektimin e lirive e te drejtave universale, njerezore e kombetare, u premtove pune e progres ekonomik dhe proporcionalitet ne vendim marrje e qeverisje ne te gjitha sferat e jetes se tyre. Por cfare ndodhi realisht me premtimet tuaja Gjukanovic? Koha tregon se Ju bete te kunderten e atyre qe premtuat. Ju ndaluat perdorimin e simboleve kombetare shqipetare sipas tradites sone ne dasma, gezime, festa e ceremoni te vecanta. Ju i derguat shqipetaret prapa dyerve te hekurta te burgjeve vecse ata perdoruan flamurin e tyre kuq e zi. Ju tjetersuat ngjarje e fakte madhore te histories se Kombit Shqipetar, sepse ato hedhin drite mbi ngjarjet ne rajon e me gjere dhe se ndriconin kontributet e asaje pjese te Kombit Shqipetar qe fatkeqesisht jeton sot nen regjimin tuaj totalitar ne M.Z. Ju nuk i lejoni nxenesit shqipetar qe me plan programe te mesojne gjuhen dhe historine e kombit te tyre sepse keni frike nga e verteta dhe e ardhmja me shqipetaret. Ju nuk pranuat drejtshkrimin e emrave shqip ne dokumentat zyrtare ne qofte se ato nuk kane shtesen “vic” nga prapa. Ju tjetersuat emra krahinash, lagjesh, shkollash, objektesh etno kulturore e fetare etj. Po kujtojme ketu vetem nje fakt te thjeshte: Gjergj Balsha eshte nje prijes i madh shqipetar bashke kohes i Skenderbeut. Emri i tij i eshte vene nje kishe kotolike ne M.Z. qe pra me shume se kater shekujsh. Tashme kjo kishe eshte adoptuar ne ortodokese dhe Gjergj Balsha ne Xhorxh Balshovic.
Ne raporte me te drejten e punes ju i diskriminuat njerezit tane ne punedheni e punemarrje, ju bete e vazhdoni te beni diskriminime ekonomike ne fushen e shperndarjes dhe te ardhurave financiare. Ju i konsideroni pronat e shqipetareve si mall pa zot duke u dhene serbve e malazeseve per troje e biznes hapsira te pafundeta ne bregdet, zonat kodrinore, pyje, kullota, kojrie etj. Dhe nga ana tjeter kujtojme ketu se Tuzi megjithese ka permasat hapesinore, popullsine dhe gjeneralitetet e tjera per te qene Komune e pavarur ju prej shume vitesh ja keni mohuar kete te drejte vetem e vetem se eshte hapesire Shqiptare.
Keto e shume e shume te tjera si keto, tregojne se Gjukanovici jo vetem nuk ka bere asnje hap perpara ne drejtim te lirive e te drejtave njerezore e kombetare te shqiperareve ne M.Z. por me totalitarizmin e seres se tij, ja ka kaluar edhe regjimit komunist.
Nisur nga sa me siper, ne i bejme thirrje Gjukanovicit, por ne te njejten kohe dhe Shtepise se Bardhe (per dijeni) se: ne qofte se M.Z. e do paqen e bashkejetesen normale me shqipetaret ne trojet e tyre mijra vjecare ,atehere autoritetet ne M.Z. ne cdo segment te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, kushtetuten dhe ligjet e vendit te tyre, proporcionalitetin ne qeverisje, fonde, buxhet, ushtri, polici, shendetesi, arsim, drejtesi e kudo. Mos te luajne me dinjitetin, zakonet, traditat, fene e institucionet e saj, me tokat, pyjet, kullotat, vendet e shenjta e turistike, bregdetin e pasurite materjale e shpirterore te shqipetareve. Mos ti fryne zjarrit nacionalizmave malazeso-serb ne dem te interesave te shqipetareve dhe mos bejne trysni politike deskriminues e mafioziste per asimilimin e shqipetareve. Kjo per ne eshte vija e kuqe dhe ne se Milo Gjukanovici dhe segmentet e tij nuk ndalen ne rrugen e tyre ne shkeljet e te drejtave njerezore e kombetare te shqipetareve, ne u themi se keni kaluar vijen e kuqe pertej se ciles eshte fushe e minuar. E ne se doni te beni ndonje marrezi duke shetitur ne fushe te minuar, ato pelcasin dhe per kete se kane fajin shqipetaret. Fajin kerkojeni tek vetja dhe tek askush tjeter.
Vllezer e motra shqipetar ne Sh.B.A e kudo qe te jeni, ne emer te Federates Pan-Shqiptare Vatra, ju bej thirrje te bashkohemi ne mendim e veprim per mbrojtjen e te drejtave te shqipetareve ne M.Z. Ju bej thirrje qe kapitalet tuaja ti investoni ne trojet tona duke hapur vende pune e duke i prere rrugen keshtu emigracionit kesaj plage te madhe te hapur. Pas kesaj me Milon e Gjukanovicit e shoket e tij ne se nuk kthejne rruge, do te kemi pune te tjera.
(Në Diellin e printuar do të japim më shumë informacion rreth demonstratës)
- « Previous Page
- 1
- …
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- Next Page »