• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POEZI NGA RAFAEL FLOQI

October 21, 2021 by s p

Covid Halloween-i

Në park duke ndjekur ëndrrat,

kam parë vjeshtën të qajë me lot gjethesh,

e t’ua fshehë vjedhurazi piktorëve ngjyrat.

Kam dëgjuar krisjen e degëve të thata,

të pemëve të rrëzuara në brigjet e lumit,

kam ndjerë sesi po më dhemb ikja e kohës,

si klithma çjerrëse e një qyqeje,

dhe domosdo tani që është vjeshtë 

qaravitëse si ky prag Halloween-i.

Kam parë diellin të përvidhet mes trungjeve të thata 

që përqafojnë pemët që rrëzuan gjethet, 

kam parë të lazdrohen në lëndinën e pellgut patat

tok me kungullin portokalli që lundron serbes,

në pellgun që e harruan shirat e fundit.

Kam qeshur me kollotumbat bythëpërpjetë të rosave,

që peshkonin nën ujë larvat e zeshkëta   

që lanë këto duhma vampire mushkonjash,

që pickojmë më shumë tani se në verë,

sikur ta dinë që e kanë kohën, 

pasi është prag Halloween-i.

Kam futur këmbët në përrua,  

kam ndjerë vorbullat e këmbëve të rikave,

që shtyheshin të notonin nga nëna, 

kundër rrjedhës së të fryrë me shtjella.

Kam parë dy vajza që kërkonin përdhe 

më kot ca brumbuj të zinj kokorith,

që ishin mbledhur si kokrra rrushi të zi të egër 

që ecnin papri… 

në gjurmët e hijeve dhe të gjetheve të rëna,

ku era me zhurmë si yshtje shtrigash 

rrëmujshëm me vrull i përdridhte , 

si medalje të rremta në mësallën e blertë të fushës,

të cilat nga lart një skifter i uritur i këqyrte,

dhe etur më shumë për gjak se nga hera

dhe i turrej një zogu të lebetitur

në këtë prag të zymtë Halloween-i,

dhe i ndukte puplat dhe s’çante kokë 

për kriptomonedhat e gjetheve 

që i vidhte me duhma era.

Kam parë pleq të menduar që ndiqnin me nge retë,

duke u tërhequr nga një kone qesharake që kuiste, 

duke pluguar kujtimet e kohëve të zverdhura.

Kam ndjekur me bisht syri në mes të pyllit ata, 

s’di pse ndjeja brenda vetes që diçka kërciste

dhe rrëzonte gjethet si vitet e mia nga supet 

që i shkundja më shpejt se t’i rrokulliste era,

tok me degët e thata.

Po filloja ta urreja vjeshtën,

më shumë se zukatjen e bezdisshme të një droni,

që më pickonte më fort se mushkonjat 

që duke filmuar nga lart trembte zogjtë

më shumë se dordoleci kashtor i Hallowee-nit 

që i përthithtë jetës vrushkullin e ngjyrës së fundit …

Qëndroja para tablosë së gjetheve të një peme

si një penel i menduar, kafe, e verdhë, e kuqe e blertë,  

i një piktori fantazmë, që se gjente dot ngjyrën e mangët …

dhe për inat kullonte nga një tubet veç zi, hi, kafe dhe gri, 

duke ngjyrosur ata trungjet që ende mbaheshin,  

aty në pyll në kërrabën e njeri-tjetrit, siç qenë 

përplasur dikur vrullshëm sot si skelete të vyshkur 

nga stuhitë e acarta të dimrit…

Ky trung gjysmë i kalbur mendoj 

duhet të jetë baulja e vjedhur nga ndonjë anije fantazmë,

apo kazani i fundit i pavarrosur e shtrigave,

është vendi kua ato fshehin fshesat e gjineshtrave

dhe mshelur në zgavra thesaret e kohës që shkoi

foto të rrufeve e shkulmeve të harruara…  

Në çast nga radioja e një makine disi larg  

shpështillet një lajm si piskatje kukuvajke

apo gërricje ultratingujsh lakuriqi që dalin për gjah

se “në bankat e gjakut në spitale, 

s’ka më gjak”.  

Ç ’ka ndodhur them me vete , ç’po ndodh 

Covid-i apo ai shtrigani, kukudhi  Halloween-i? 

Por përtej aty në horizont

ku edhe dielli rrëqethshëm rrëkëllehej në muzg 

një çift po ndante dashurinë e tij me vjeshtën,

në një selfi përqafimi harruar 

mbi urën ku lumi rrjedh, dhe rikat gajaseshin duke lodruar 

duke u puthur përtallnin porositë e mjekëve, 

paçka… pak sa 

A duhet për Halloween 

të vëmë apo mos vëmë maska?

Kur s’e ke gjetur veten

Sa keq,

Të takosh një mik të vjetër pas 25 vjetësh 

Që të kuptosh sa kohë ke humbur.

Kohë që ta vodhën duke shprishur gonxhen e fatit,

Që e shinë në mes pëllëmbëve 

Dhe i morën erë… 

Dhe ti mbete atje në kufijtë e kotësisë 

Pa arritur atë që mund të ishte fati yt,

Dhe të hodhën aty 

Ku dialogoje për Elyarin  

Vetëm me erërat dhe kallamishtet 

Dhe u shërbeje të gjithëve

Vetëm për të mbijetuar. 

Harrove kush ishe,

Dhe ç ’mund të bëheshe

Një yll që e përlante murrlani, 

Së bashku me kuisjen e qenve

Aty ky ku thirrja për të jetuar humbiste 

Dhe ishte shtrembëruar nga erërat si plepat e Zejmenit. 

Dhe zgjodhe të ishe plep i përulur 

Që të mos thyheshe.

Qe tjetër kohë thua, 

Dhe harron se ke vetëm 10 vjet që s’e ke parë atë njeri,

Që t’i dinte vlerat.

Por janë njëzet e pesë.

Ndoshta çdo kohë mërgimtari ndahet në dy pjesë:

Para dhe pas Krishtit.

Dhe ti s’e gjen dot se cila është më e shenjta.

Tolerimi 

Tolerimi, lejimi, durimi 

Na e vranë guximin pa lindur 

Guximi ka imazhin e një plake 

Që nduk flokët dhe këlthet: Pse, pse?.

Pa gjetur asnjë përgjigje

Si thua, 

Nëse Zoti e di nëse janë të mira paratë,

pse ia jep ato budallenjve?

Apo vetëm pse ishin aq të marrë 

sa mos e kishin frikë guximin?

Himalaja e jetës

Kur ngrica tutkune të përplaset në fytyrë si e vërteta

Duhet të jetosh 

Që të ngresh Himalajën që s’guxove ta ngjisësh

Vizitë mjeku

Shkojmë tek mjeku për të parë se sa na peshon jeta, 

glicemia, insulina, diabeti, 

zemra, tensioni, kolesteroli

i mirë i keq,

për dreq 

Ikja po më gërryen ngadalë.

duart këmbët shpojnë si gjembat 

në kurorën e Krishtit para amshimit. 

Të lesh mbi botë disa copëra ëndrrash 

do të thotë të lesh asgjë 

nga ideja nga u ngjizëm.

Mendo, 

Për ata që do të lesh 

dhe udhët që mbyllen

nëse ti s’do jesh.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Rafael Floqi

Fiaskoja e tërheqjes nga Afghanistani dhe 11 Shtatori

September 10, 2021 by s p


Analizë nga Rafael Floqi


Pretendimet e përsëritura publike nga udhëheqësit ushtarakë dhe civilë amerikanë se forcat afgane po përmirësoheshin dhe ishin në gjendje të luftonin, përgënjeshtruan pesimizmin e tyre privat – me pak fjalë, ato ishin thjesh gënjeshtra të krijuara për të mbështetur mbështetjen publike amerikane për luftën. Skenat shqetësuese në aeroportin e Kabulit dhe frika e justifikuar se çfarë do të ndodhë me afganët nën një raund të ri të sundimit taleban kanë formuar sfondin e bisedave të nxehta rreth asaj që Shtetet e Bashkuara duhet ose nuk duhet të kishin bërë në Afganistan. Pjesa më e madhe e kritikave ka ardhur në pragun e administratës së Biden për një tërheqje të planifikuar dobët që ka lënë qytetarët amerikanë dhe aleatët afganë në rrezik.

In this file photo taken on March 11, 2002 US soldiers returning from the Gardez battlefield leave a Chinook helicopter at the US base in Bagram. – Launched in the wake of the September 11 attacks, the war in Afghanistan claimed the lives of tens of thousands of Afghans along with around 2,400 US soldiers and saw trillions squandered in what has largely been deemed a failed nation-building project. (Photo by HOANG DINH Nam / AFP) (Photo by HOANG DINH NAM/AFP via Getty Images)
President George W Bush stands with community leaders before delivering remarks at the Islamic Center of Washington, District of Columbia, September 17, 2001. (Photo via Smith Collection/Gado/Getty Images).

Disa aspekte të krizës së menjëhershme mund të ishin shmangur nëse evakuimet e personelit amerikan dhe afganëve që punuan me SHBA kishin filluar më herët. Dhe administrata nënvlerësoi qartë shpejtësinë me të cilën forcat afgane të sigurisë do të rrëzoheshin përballë ofensivës së fundit talebane. Por edhe nëse largimi Afganistani nga SHBA do të ishte planifikuar më mirë, marrja e kontrollit nga talebanët do të kishte ndodhur herët a vonë, me pasoja të rënda për njerëzit e Afganistanit. Prioriteti afatshkurtër duhet të jetë evakuimi i amerikanëve që kanë mbetur sa më shpejt të jetë e mundur dhe sigurimi i azilit të sigurt -përfshirë vizat dhe mbështetja financiare-për afganët që largohen nga talebanët.Por për sa i përket pyetjes se çfarë duhej bërë ndryshe, mbajtja e trupave amerikane në Afganistan pafundësisht nuk ishte një përgjigje e zbatueshme, siç vuri në dukje Presidenti Biden në fjalimin e tij në fillim të kësaj jave: “Pas 20 vjetësh – një trilion dollarë të shpenzuar për trajnimin dhe pajisjen e qindra mijëra Forcave të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare Afgane, 2.448 amerikanë u vranë, 20.722 të tjerë u plagosën dhe mijëra të panjohur që erdhën në shtëpi me trauma të padukshme për shëndetin e tyre mendor – nuk do të dërgoj një brez tjetër të amerikanëve në luftë në Afganistan pa asnjë pritje të arsyeshme për të arritur një rezultat të ndryshëm. “Siç e bëri të qartë Washington Post me publikimin e “Afganistan Papers”-të cilat janë shtjelluar në një libër të ri nga reporteri i Post Craig Ëhitlock-zyrtarët amerikanë e kanë ditur prej kohësh se mbështetja tek personeli ushtarak dhe policor i mbështetur nga SHBA në Afganistan nuk ishte i zbatueshëm. Forca luftarake, e gjymtuar nga korrupsioni dhe mungesa e mbështetjes bazë nga nivelet e larta të qeverisë afgane. Edhe pse ofensiva përfundimtare e talebanëve po lëvizte përpara, kishte trupa afganë të detyruar të linin postet e tyre për shkak të mungesës së artikujve bazë si ushqimi dhe municionit. Vullneti për të mbështetur një qeveri të korruptuar me legjitimitet të diskutueshëm në Kabul thjesht mungonte. Pretendimet e përsëritura publike nga udhëheqësit ushtarakë dhe civilë amerikanë se forcat afgane po përmirësoheshin dhe ishin në gjendje të luftonin, përgënjeshtruan pesimizmin e tyre privat – me pak fjalë, ato ishin thjesh gënjeshtra të krijuara për të mbështetur mbështetjen publike amerikane për luftën.Ndërsa afrohet 20 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, ka kaluar shumë kohë për një rivlerësim rrënjësor të politikës së jashtme tepër të militarizuar të Amerikës. Sipas Projektit të Kostove të Luftës në Universitetin Broën, luftërat e Amerikës pas 11 Shtatorit kanë pasur shpenzime prej mbi 6.4 trilionë dollarësh; kushtoi qindra mijëra jetë nga të gjitha anët; dhe la mijëra personel ushtarak amerikan të vdekur, ose me plagë të rënda fizike, ose me dëmtime traumatike të trurit ose me çrregullime të stresit post-traumatik. Në Irak, rezultati ishte po një regjim sektor i korruptuar, shtypës, që hapi derën për pushtimin e pjesëve të mëdha të vendit nga ISIS, pasi trupat irakiane u avulluan përballë sulmit të tyre në 2014 – dhe kjo për të njëjtat arsye që përfshinin korrupsionin, mungesa e furnizimeve dhe rënia e moralit që karakterizoi trupat afgane përballë ofensivës përfundimtare të talebanëve. Në Afganistan, rezultati ishte një konflikt shkatërrues 20 -vjeçar i ndjekur nga ardhja në pushtet e talebanëve. Të dy rastet duhet të jenë mësime objektive mbi kufijtë – dhe pasojat e rrezikshme – të mbështetjes në forcën ushtarake si mjeti kryesor i angazhimit global gjeopolitik amerikan.Amerika duhet të bëjë gjithnjë zgjidhjen midis angazhimit botërëor në mbrojtje dhe projektimit gjeopolitik që ajo si hiper fuqi që është para sfidave te Kinës , Rusisë dhe Iranit në rajon . Nëse Biden u ngut, apo ishte i paaftë me administratën e tij të largohej nga Afganistani në kohë dhe mënyar dha pa këto konseguenca para 20 vjetorit të 11 shatorit, për të fituar pikë politike, menyra se si u realizua kjo bëri që të ishte një fiasco një dështim i vërtetë, që do t’i kushtojë shumë administratës dhe gjeopolitikës së Amerikës dhe “ his legacy”, trashëgimisë së Bidenit dhe ngjryrosi për keq edhe kremtimin e përvjetorit të 20-të të 11 shtatorit. 11 Shtatori si një vrimë në zemër Më 11 Shtator 2001, nëntëmbëdhjetë terroristë rinj të armatosur me thika dhe prerës kutish rrëmbyen katër avionë, duke i rrëzuar dy prej tyre në kullat binjake të Qendrës Tregtare Botërore dhe një të tretë në Pentagon. Një aeroplan i katërt – me shumë mundësi me synim Kapitolin e SHBA – u rrëzua në tokë në Shanksville, PAa nga udhëtarët guximtarë. Gati 3,000 njerëz vdiqën. Kjo ishte një fatkeqësi e shkallës së Pearl Harbor-it për Amerikën.Sot, një brez i studentëve të kolegjit dhe të rinjve nuk u kujtohet ky sulm terrorist, por si sot e kam të gjallë atë pamje, në kohën që ndodhesha në Shqipëri dhe në një internet kafe, pashë së pari pamjet e kullave dhe avionët që ranë në to. Po ashtu në Afganistan muajin e kaluar, marinsat që shërbyen dhe vdiqën në një luftë që kishte zgjatur tërë jetën e tyre, luftë në të cilën kishin shërbyer edhe disa nga prindërit e tyre. Përvjetori i 20 -të, i 11 Shtatorit mbërrin ndërsa një Amerikë e rraskapitur, po përpiqet të dalë nga një kryqëzim fatkeqësish: një pandemi që ka marrë më shumë se 645,000 jetë në Shtetet e Bashkuara, turma emigrantësh që hyjnë nga kufiri jugor, për plasje racore, dhe skifoja e fundit të luftës në Afganistan ishte vërtet shumtë të zymtë por e mundshme për t’u evituar, po të mos kishte një administratë dhe Pentagon që shqetësohej më shumë për ‘Ëokeizëm “ se sa për të ardhmen e Amëerikës dhe sfidat globale.Duke sulmuar simbolet e pasurisë dhe fuqisë së Amerikës, terroristët e Al Kaedës sollën në realizim të tmerrshëm versionin e tyre të xhihadit dhe ngatërresën e ankesave të ushqyer gjatë dekadave nga udhëheqësit e tyre ekstremistë, mbi të gjitha Osama bin Ladenit . Tragjedia nxiti akte të jashtëzakonshme guximi dhe sakrifice, një derdhje simpatie në mbarë botën dhe një rritje të unitetit dhe patriotizmit në SHBA. Por gjatë viteve që pasuan, plagët nuk janë shëruar kurrë plotësisht pasi kombi ka kaluar nëpër një breshëri stresi dhe sprove. Politika amerikane është bërë më toksike. Besimi ynë tek institucionet, tek udhëheqësit tanë dhe, më e rëndësishmja, tek njëri -tjetri është gërryer. Përpjekja globale drejt lirisë, të cilën shumë amerikanë e morën si të mirëqenë kur përfundoi Lufta e Ftohtë në 1989, ngeci dhe më pas shkoi në të kundërt. Historia nuk mbaroi; u kthye me hakmarrje. Tre shqiptarë viktima të 11 ShtatoritNë mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër së 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë : Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj. Dedvukaj. Gjonbalaj dhe Camaj ishin disa prej shqiptarëve që punonin në Qendrën Tregtare Botërore, e njohur në gjuhën popullore si “Kullat Binjake”. Ata humbën jetën në 11 Shtator dhe përkujtohen çdo vit bashkë me viktimat e tjera të asaj tragjedie. Në Manhatan organizohet si për çdo vit një ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe familjarët e tri viktimave si çdo ritual mortor vjetor presin e përcjellin njerëz dhe vizitojnë memorialët e anëtarëve të familjeve të tyre, që humbën jetën më 11 shtator 2001.Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. 26-vjeçari Dedvukaj punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. Tashmë në Neë York është edhe fondacioni “Simon M. Dedvukaj” , ku qëllimi i këtij fondacioni është në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, punonte në njërën prej Kullave Binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. 60-vjeçari kishte qenë në katin e 105-të kur i kishte telefonuar të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani “ai do të ishte në duart e Zotit”.65-vjeçari Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, punonte prej 30 vjetësh si portier në njërën prej Kullave Binjake. Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i Kullës Binjake numër dy amaneti i tij kishte qenë që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta kujtonin.Krimi i shekullit që ndryshoi BotënVrasja e gati 3,000 amerikanëve me të drejtë shkaktoi një kërkim shumëpalësh, ndërkombëtar që synonte Al Kaedën kudo që kishte operacione, përfshirë Afganistanin. Qelizat terroriste duheshin çrrënjosur dhe burimet e tyre të financimit, materialet dhe logjistika të ndërpriteshin. Por në muajt që do të vinin, administrata e re e Presidentit George W. Bush e trajtoi 11 Shtatorin si Pearl Harbor, si një akt lufte midis shteteve.Ky ishte një gabim dhe prapambetje në gjykim. Nuk ka dyshim për sofistikimin e Al Kaedës, një rrjet shumëkombësh i përhapur me një rrjet kompleks logjistike dhe financimesh, udhëheqës karizmatikë dhe një rekord të gjatë sulmesh terroriste të Al Kaedës kundër objektivave amerikane, ku qenë vranë gjashtë persona në një bombardim të vitit 1993 në Qendrën Botërore të Tregtisë ; 19 ushtarë në një sulm mbi një kompleks strehimi ushtarak amerikan në Dhahran, në Arabinë Saudite, në 1996; 224 persona në bombardime të njëkohshme të ambasadave amerikane në Nairobi, Kenia dhe Dar es Salaam, Tanzani, në 1998; si dhe 17 marinarë amerikanë në një bombardim të anijes luftarake amerikane “Cole” në brigjet e Jemenit në vitin 2000.Një njoftim famëkeq i inteligjencës i dhënë Bushit më 6 shtator 2001, pesë ditë para sulmeve, titullohej “Bin Ladin është i vendosur për të goditur në SHBA”. Kështu që sumet nuk erdhën nga hiçi. Komisioni i 11 Shtatorit më vonë e identifikoi këtë si një dështim të imagjinatës së inteligjencës . “Ne nuk besojmë se udhëheqësit e kuptuan rëndësinë e atij kërcënimi,” zbuloi komisioni. “Rreziku terrorist nga Bin Laden dhe Al Kaeda nuk ishte një temë kryesore e debatin e politikave në publik, media apo Kongres. Në të vërtetë, mezi u përmend gjatë fushatës presidenciale të vitit 2000. ” Përgjatë agjencive të shumta si – CIA, FBI, Departamenti i Mbrojtjes, Administrata Federale e Aviacionit, – qeveria nuk qe në gjendje ta bënte terrorizmin një shqetësim mbizotërues kombëtar dhe të degradonte aftësitë e Al Kaedës. Kështu humbi shanse të shumta për të penguar komplotin e 11 Shtatorit.Sulmet shkaktuan ndryshime të mëdha në operacionet e qeverisë federale. U krijua Departamenti i Sigurisë Kombëtare, që qe riorganizimi më thelbësor i qeverisë që pas Luftës së Dytë Botërore. Kontrolli i i aeroporteve u federalizua dhe u vendos nën kontrollin e një Administrate të re të Sigurisë të Transportit. Komuniteti i inteligjencës u riorganizua, sytë dhe zbuluesit e qeverisë tani koordinohen nga një drejtor i inteligjencës kombëtare. U krijua kështu edhe një Qendër Kombëtare Kundër Terrorizmit, e cila i raportonte drejtorit.Këto ndryshime, dhe puna besnike, e palodhur e qindra mijëra shërbyesve publikë, kanë ndihmuar në shmangien e një sulmi të ngjashëm katastrofik në 20 vitet që kaluan që nga 11 shtatori, megjithëse ekstremizmi i dhunshëm islamik, ka vazhduar të kërcënojë Perëndimin, me sulme të mëdha, si ato në Madrid në 2004, Londër në 2005 dhe Paris në 2015.Demokracia Jeffersoniane nuk mund eksportohet Në politikën e jashtme, edhe pse, administrata e Bushit nuk pranoi në komisione e Senatit para se të fuste Amerikën në luftë, militantët talebanë, të cilët kontrollonin Afganistanin nga viti 1996 deri në 2001 kishin rimarrë kontrollin e vendit, ishin zellistë të pamëshirshëm, që strehonin Bin Ladenin dhe bashkëpunëtorët e tij. Vetëm pasi ata refuzuan të dorëzonin terroristët e Al Kaedës, atëhere ishte e drejtë që një koalicion i udhëhequr nga SHBA, që përfshinte edhe aleatët e NATO-s, të futej në Afganistan për të përmbysur talebanët. Por gjërat shpejt shkuan keq. Bin Ladeni dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të lartë u kapën në një zonë malore të ndaluar të njohur si Tora Bora, por arritën të shpëtonin pasi komandantët ushtarakë amerikanë në terren u lutën për më shumë urdhëra nga lart. Bin Laden përfundoi i fshehur në Pakistan, ku do të qëndronte derisa të vritej nga forcat speciale amerikane më 2 maj 2011. Pasi Bin Laden u arratis, qëllimet e pushtimit të Afganistanit u bënë më të turbullta. SHBA iu drejtua një projekti utopik për ndërtimin e kombit, që ishte i admirueshëm në disa aspekte, por jo realist, as i realizueshëm për historinë e Afganistanit të mbushur me pushtime të një pas njëshme nga perandoritë. Edhe më keq, misioni në Afganistan ishte i varfër nga burimet financiare pasi Shtëpia e Bardhë e ktheu vëmendjen drejt Irakut.Eshtë e qartë, nga punimet e shumta të gazetarëve dhe studimet e mëvonshme, se administrata e Bushit ishte e fiksuar tek Saddam Hussein dhe po kërkonte mënyra për të justifikuar një pushtim amerikan në Irak , menjëherë pas 11 Shtatorit – edhe pse nuk praktikisht ndonjë provë që lidh pushtein Baathinst laik të Huseinit me regjimin e terroristëve islamikë të Al Kaedës.Një Kongres gati unanim, ku vetëm përfaqsuesja demokrate, Barbara Lee (D-Oakland) ishte kundërshtarja e vetme dhe e guximshme , i dha Bushit një autorizim pothuajse të pakufizuar për përdorimin e forcës ushtarake kundër atyre që “planifikuan, autorizuan, kryen ose ndihmuan sulmet e” 11 Shtatorit. Me kalimin e kohës, ky mandat i gjerë, i paqartë dhe i pacaktuar u përdor për të ndjekur penalisht të ashtuquajturën luftë globale kundër terrorit që çoi në pasoja katastrofike për SHBA, jashtë dhe brenda vendit.Pasi u rrëzua regjimi taleban në Afganistan në 2001, SHBA dhe aleatët e saj u takuan për të krijuar një demokraci të re, me një angazhim të stilit të Planit Marshall, për ndihmë për rindërtimin e vendit. Si rezultat, një brez afganësh jetoi një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme, mësuan të lexojnë, dhe u bënë të vetë-mjaftueshëm ekonomikisht dhe kanë marrë përgjegjësinë për jetën dhe fatet e tyre, veçanërisht gratë dhe vajzat. Ato arritje janë të lavdërueshme, por ato kërcënohen tani nga kthimi i talebanëve. Vendimi për të përjashtuar talebanët nga negociatat e hershme për të ardhmen e Afganistanit ishte një gabim. Kështu ishte edhe vendimi, në vitin 2003, për shpërbërjen e ushtrisë irakiane pasi u rrëzua Sadam Huseini. Pasi i kishte prerë kokën regjimit Baathist, administrata e Bushit nuk kishte asnjë plan për ta mbajtur Irakun të qëndrueshëm. Ashtu si Afganistani, Iraku përfshin besime, fise, fraksione dhe gjuhë të shumta. Edhe kufijtë e tij janë konstrukte artificiale, të vizatuara nga perandoritë erdhën dhe shkuan. Situata në Irak u përkeqësua shpejt nga një luftë civile midis radikalëve sunitë islamikë, përfshirë Baathistët e rrëzuar dhe shumicës shiite të Irakut, e cila kishte dhe ka lidhje të ngushta me Iranin shiit.Shifrat tronditëse të dy dekadave të konfliktit, që nga 11 shtatori janë dokumentuar nga projekti “Kostot e Luftës “në Institutin Broën për Universitetin Ndërkombëtar dhe Publik të Universitetit Broën: shkruhet se pati rreth 930,000 vdekje për shkak të dhunës së këtyre luftërave, përfshirë 387,000 civilë të vrarë; 38 milionë refugjatë ose persona të zhvendosur; ndryshe edhe 8 trilionë dollarë kosto për qeverinë amerikane; me operacionet kundër terrorizmit në 85 vende.Terroristë të padënuar, amanet i pa plotësuarDuke filluar në janar 2002, afërsisht 780 terroristë të dyshuar të kapur jashtë SHBAt u mbajtën në burgun ushtarak në Guantanamo Bay, në Kubë. Disa prej tyre – veçanërisht Khalid Shaikh Mohammed, militanti pakistanez i përshkruar si arkitekti i sulmeve të 11 shtatorit – janë vrasës të provuar. Por shumë, shumë të tjerë u mbajtën, pa ndonjë përfaqësim adekuat ligjor ose proces të rregullt ligjor, me pretekste më të dobëta. Presidenti Obama u përpoq ta mbyllte kampin, por Kongresi refuzoi të lejojë që terroristët si Mohamed të gjykohen në SHBA. Gati 20 vjet më vonë, pothuajse 40 burra mbeten të burgosur në Guantanamo Bay. Disa janë akuzuar ose dënuar për krime lufte sipas një sistemi të komisioneve ushtarake të krijuara për t’u marrë me rastet e tyre. Të tjerët janë ndaluar pafundësisht, pasi as nuk janë akuzuar nga gjykatat dhe as nuk janë rekomanduar për lirim. Rreth 10 mbeten të ndaluar në pritje të transferimeve në vende të tjera. Pesë prejt disa dhe krerë të sotëm të talebanëve të sotëm u shkëmbyen nga adminstrata Obama me nje dezeror amerikan. Gjiri i Guantanamos mbetet një njollë në ndërgjegjen e Amerikës. Burrat më të rrezikshëm të mbajtur atje – Mohammed; Ëalid bin Attash, një jemenas që pranoi se kishte komplotuar sulmin në Cole; dhe Ramzi Binalshibh, gjithashtu një jemenas, i cili akuzohet se ishte një komplotist i 11 shtatorit – duhej të ishte gjykuar në gjykatat federale shumë kohë më parë, i dënuar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm me siguri maksimale. Të tjerët, për të cilët provat nuk janë të qarta, duhet të lirohen. Duke shtuar fyerjen, njeriu që ndihmoi në organizimin e pushtimit të shpejtë të Afganistanit nga talebanët, i cili tronditi Presidentin Joe Biden, ishte mbajtur në Guantanamo Bay për 12 vjet derisa u lirua në 2014 nga Presidenti i atëhershëm Barack Obama, si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve. për një dezertor amerikan. New York Post raporton se Khairullah Khairkhwa, një mik i liderit të Al-Kaedës Osama bin Laden, ishte organizatori i ofensivës rrufe të talebanëve, e cila rimori vendin në vetëm shtatë ditë. Khairkhwa, një mullah i talebanëve, kishte qenë ministër i brendshëm i talebanëve në Afganistan. Ai u kap pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York City dhe Washington, DC, dhe u mbajt në vendin e ndalimit të terrorizmit të SHBA në Guantanamo Bay (Gitmo) nga 2002 deri në 2014, sipas Fox News.. Përdorimi i avionit dhe metodave të tjera të torturës – nën eufemizmin “teknika të zgjeruara të marrjes në pyetje” – i kushtoi Amerikës terrenin e lartë moral. Ndërkohë, shteti i sigurisë vazhdoi të zgjerohet, me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe agjencitë e tjera që pohojnë fuqitë e mëdha të mbikëqyrjes përmes telefonit, emailit dhe komunikimit me tekst të amerikanëve dhe duke u përfshirë në përgjime pa urdhër.Për meritën e tij, Bush nuk ishte islamofob. “Terroristët janë tradhtarë të besimit të tyre, duke u përpjekur, në fakt, të rrëmbejnë vetë Islamin,” i tha ai Kongresit më 20 shtator 2001. “Armiku i Amerikës nuk janë miqtë tanë të shumtë myslimanë. Nuk janë miqtë tanë të shumtë arabë. Armiku ynë është një rrjet radikal i terroristëve dhe çdo qeveri që i mbështet ata. “Ky mesazh ishte i lavdërueshëm, por fatkeqësisht ai humbi në shumë komunitete amerikane, ku emigrantët dhe qytetarët me prejardhje arabe, të Lindjes së Mesme ose të Azisë Jugore përjetuan një rritje të diskriminimit dhe dhunës pas 11 shtatorit. Viktimat e shumë besimeve – Muslimane, Bahai, Sikh, Jain, Hindu dhe më shumë – u persekutuan. Krimet e paragjykimeve u hetuan, por në pjesët më të rëndësishme të botës në internet, filloi të zhvillohej një ligjërim urrejtës. U bë e tepërt gjatë presidencës së Barak Obamës – presidentit tonë të parë me ngjyrë, i cili e kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Indonezi, një komb mysliman – dhe ai u ngjit gjatë fushatës presidenciale të Donald J. Trump, “ndalimi mysliman” i të cilit në 2017 tregoi se sa islamofobia ishte bërë e pranueshme.Apo po fitojnë terroristët?Ushtarët e thjeshtë të Al Kaedës besonin se SHBA mund të rrëzoheshin nga sulmet ushtarake, por mendimtarë dhe filozofë të tjerë më të sofistikuar revolucionarë islamikë thanë se Amerika mund të rrëzohej vetëm duke i kthyer institucionet e saj dhe duke krijuar parime kundër vetes – lirisë, demokracisë, drejtësisë.Debatet tona të thella të brendshme – jo vetëm mbi luftën, sigurinë, mbikëqyrjen, privatësinë dhe torturat, por gjithnjë e më shumë mbi vetë demokracinë tonë – pasqyrojnë se sa më e ndërlikuar dhe e copëtuar është bërë Amerika gjatë 20 viteve të fundit. Besimi në institucionet, ekspertët dhe udhëheqësit, të cilët ishin gërryer që nga Lufta e Vietnamit dhe Watergate, u përkeqësua pas 11 Shtatorit, duke kontribuar në injorancën komplotiste të ditëve të sotme. Ndjenja e të qenit në gjendje të lëvizë lirshëm në vend pa frikë, realiste apo jo, është komprometuar. Shkeljet e ligjit dhe normave ndërkombëtare, dhe dy luftëra kryesisht të kota, kanë gërryer shpirtin tonë kolektiv.E megjithatë, edhe pse këto dy dekada kanë qenë të errta , gjithçka nuk është e humbur. Për çdo amerikan që është kthyer drejt izolacionizmit dhe nacionalizmit, ka votues më të rinj që ushqejnë bashkëpunimin shumëpalësh, respektojnë institucionet tona, kujdesen për planetin tonë dhe besojnë se bashkëpunimi mes popujve është e vetmja rrugë e vërtetë drejt sigurisë. Për çdo krim të urrejtjes, ka pasur akte të shumta dhembshurie dhe mirëkuptimi. Për çdo shpërdorim të pushtetit, ka pasur mbrojtës që kërkojnë që Amerika të respektojë parimet e saj. Kërcënimi i dhunës ekstremiste mbetet i vërtetë dhe duhet të ballafaqohet, por ne e dimë se mund të vijë nga një numër burimesh. Një kapitull ri i pasigurt Eshtë e vështirë të mendosh për një ngjarje që transformoi kaq thellësisht opinionin publik amerikan në dimensione të shumta se sa sulmet e 11 shtatorit. Ndërsa amerikanët kishin një ndjenjë të përbashkët ankthi pas 11 shtatorit, muajt që pasuan gjithashtu u shënuan nga fryma e rrallë e unitetit publik.Ndjenja patriotike u rrit pas 11 shtatorit. Pasi SHBA dhe aleatët e saj filluan sulmet ajrore kundër talebanëve dhe forcave të al-Kaidës në fillim të tetorit 2001, 79% e të rriturve thanë se kishin valëvitur r një flamur amerikan. Një vit më vonë, një shumicë prej 62% thanë se ata shpesh ishin ndjerë patriotë si rezultat i sulmeve të 11 shtatorit.Për më tepër, publiku kryesisht la mënjanë dallimet politike dhe u mblodh në mbështetje të institucioneve kryesore të kombit, si dhe udhëheqjes së tij politike. Në Tetor 2001, 60% e të rriturve shprehën besim tek qeveria federale – një nivel që nuk ishte arritur në tre dekadat e mëparshme, as që ishte afruar në dy dekadat qysh atëhere. Terreni në Manhatanin e Poshtëm, Arlington, Va. Dhe Shanksville, Pa., U shenjtërua nga tragjeditë e 11 shtatorit 2001. Ne nderojmë hirin, dinjitetin dhe kujtimin e gati 3,000 shpirtrave të humbur atë ditë duke shtyrë përpara një vizion të një Amerike më të mirë dhe një bote më të drejtë. Tani kanë kaluar dy dekada nga sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit dhe rrëzimi i Fluturimit 93 – ku vetëm guximi i udhëtarëve dhe ekuipazhit, ndoshta parandaloi një sulm terrorist edhe më vdekjeprurës.Për shumicën që janë aq të rritur sa të mbajnë mend, kjo është një ditë që është e pamundur të harrohet. Në shumë mënyra, 11 shtatori ndryshoi mënyrën sesi amerikanët mendojnë për luftën dhe paqen, sigurinë e tyre personale dhe bashkëqytetarët e tyre. Dhe sot, dhuna dhe kaosi në një vend gjysmë botë larg sjell me vete hapjen e një kapitulli të ri të pasigurt në epokën pas 11 shtatorit.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 shtatori, Afganistani, Rafael Floqi

Po me Ministrinë e Diasporës, ç’patën ?

September 5, 2021 by s p

Koment nga Rafael Floqi

Në kulturën e zakonshme urbane të shqiptarëve, apolieaucommunsiç  i thonë francezët, kanë mbetur disa shenja e batuta nga ndonjë filmi të real-soc me teme nga lufta Nacional Çlirimtare, siç është batuta, “Po me urën,ç’patën? Që po ta aktualizonim do të thonim po me Ministrinë e Emigracionit ç’patën? Në fund të fundit ajo nuk prishte punë askujt, që është dhe nënteksti i batutës.

Siç duket, edhe për katër vite me radhë shqiptarë do të konsumojnë të njëjtën gjellë, të futur në mikrovalë disa herë. Ndryshimet e emrave të qeverisë, që Rama shpalli dhe lëvizjet në hierarkinë e opozitës, që Basha prezantoi pak ditë më parë, nuk premtojnë asnjë ndryshim thelbësor në sezonin e ri politik. Disa figura mund të jenë të ndryshme, por filozofia mbetet po ajo: ne do të shohim të njëjtën shumicë. që bën sikur qeveris në emër të njerëzve dhe të njëjtën opozitë që bën sikur lufton me sistemin e kapur kleptokrato- oligarkik, shkruante shtypi i Tiranës, që lë të nënkuptohet për marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës.

Pak emra të rinj e ndryshime të mëdha. Megjithatë një ndryshim rrënjësor. Shkrirjen e Ministrisë së Diasporës. I vetmi institucion, në këto 30 vite qeverisje demokratike, që u ngrit me një qellim të qartë: Fokus për Diasporën. Katër vite janë pak për të rregulluar dhe ekuilibruar problemet dhe çështje të mbartura, jo vetëm në këto tre dekadat e fundit, por në qindra vite histori të emigracionit shqiptar, duke filluar me arbëreshët për të ardhur në migrimin e bluzave të bardha (dhe jo vetëm) ditëve të sotme.  Por edhe kësaj here, qeveria e re Rama tregon se nuk është fryt i një mendimi dhe vullneti kolegjial, por vetëm kapriçio dhe tekë e një njeriu të vetëm, që herë zgjedh ministra nga Kosova dhe i heq më pas, herë hap ministri të Diasporës dhe herë e fshin, sipas humorit të tij për t’u dukur sa mbarëkombëtar dhe tani sa më “Ballkanshqyer”.

E parë aposteriori, duket, sikur Ministria e Diasporës u krijua për të hapur vend pune për ish- Ministrin Majko. Dikush mund te thotë se krijimi i Ministrisë së Diasporës, që kryente një punë e cila mund të mbarohej fare mirë nga drejtori përkatëse në ministritë e Jashtme, të Arsimit e të Kulturës, që mund të mos kritikohej si një fryrje e panevojshme e administratës shtetërore në Shqipëri.  Por nuk mendoj se ka qenë ky këndvështrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama i shquar për faktin që krijimi dhe ristrukturimi i kësaj ministrie nuk duhet parë si burokraci. Por le të shohim historikun e marrëdhënieve të shtetit tonë me 1.64 milionë shqiptarë e Diasporës së Re të tij, një nga më të mëdhatë në botë, në raport me popullsinë.  Në krahasim me periudhën çerekshekulli 1992-2017, kur doktrina shtetërore për Diasporën mungonte, të katër vitet 2018-2021 kanë njohur një farë zhvillimi,por pa objektiva afatgjata dhe pa perspektivë të qartë. Ministria e diasporës ashtu siç u krijua, bëri diçka që ishte pa mjaftueshme, por megjithatë ishte diçka. Po tani?

A kishte kjo ministri një vizion të përcaktuar mirë e një strategji të ndërtuar me largpamësi e sinqeritet, përtej përfitimeve e propagandës partiake, me shpirt mbarëkombëtar e ideale humaniste do të ishte diçka mjaft e dëshirueshme, megjithëse diaspora nuk kishte iluzione në këtë drejtim. Pse? Se raportet e shtetit amë me diasporën nuk janë raporte interesash ideologjike apo partiake. Kryeministri aktual Rama mendohet e deshte diasporën për mbështetje politike për të marrë mandatin e tretë, e tani, që e mori atë mandat, nuk i duhet. Fakti është që pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje nuk u realizua për faj të të dyja palëve politike, pasi asnjëra prej tyre, nuk e di se si do të votojë diaspora, pasi nuk do qëtë votojë diaspora.

Nga ana tjetër, mbyllja nuk është për t’u gëzuar. Ministria e Diasporës në Shqipëri shton listën e gjatë e projekteve të nisura me bujë e të lëna në mes të rrugës. Me investime që mund të ishin menduar e përdorur ndryshe. Jo më kot bashkatdhetarë janë shpesh mosbesues, ndër ta edhe unë. Kohë më parë në një shkrim tim “ Summit-i i diasporës mbështjellje apo pështjellje” botuar më  22 Nëntor 2016, tek Dielli, shkruaja ‘” Çfarë doli nga a gjithë ai organizim i samitit të diasporës? A duhet vlerësuar ai se e arriti  qëllimin për të cilin u organizua? Në fund të fundit, ai arriti të tubojë 1000 vetë nga 40 vende, dhe konkluzionet do të duhet të bëhen nga koha, Vërtet, pa qenë nihilist, vetë fakti që për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar u mbajt një samit i posaçëm për diasporën, ishte për t’u vlerësuar. Por a ishte kjo përpjekje e qëlluar apo e dështuar kjo është gjë tjetër. A ishte Kryeministri Rama ai që kërkoi që ta ngrinte realisht emrin e emigrantëve në diasporë, apo ai kërkoi t’i përdorë ata politikisht, siç janë shprehur kritikë ndaj tij, kjo mbetet për t’u parë. ( dhe ashtu ndodhi) Apo vallë qëndrojnë që të dyja? Por sidoqoftë, pavarësisht qëllimit, idesë dhe se kush e organizoi dhe qysh e organizoi, është e rëndësishme të themi se nisma për mbajtjen e këtij samiti duhej të përshëndetej. Samiti me gjithë mangësitë, ishte një përpjekje serioze e një dëshirë pozitive, por njëkohësisht, ashtu siç edhe dyshoi edhe një pjesë e opinionit, dhe një krehje e sedrës së Ramës, për të qenë një farë lideri mbarëkombëtar.”

Në fakt kryeministri që ka qenë dhe një farë kohe emigrant, gjë që ai s’ka qejf ta kujtojë, kur ka qenë në opozitë apo në krye të bashkisë, dhe kur ka ardhur për të takuar të vëllain Olsin në Michigan asnjëherë nuk është takuar me komunitetin, por vetëm me miqtë e Olsit. Mjafton të kujtojmë Thoma Gëllçin  me gjithë ngërçin e komisionit të medias, vendin ia mbajti hapur për disa vite, gjersa e bëri drejtor të TVSH-së, dhe me vone e pushoi, apo znj. OltaXhaçka që e zgjodhi deputete të PS-së dhe madje ministre te Mbrojtjes e te Jashtme, siç  thonë ca zëra, vetëm jo për kontribut kush e di se çfarë, por se ishte komshie me Olsin në Michigan.

Edhe herën e fundit që erdhi për vaksinat në Amerikë, kryeministri i shqiptarëve gjeti kohë të takojë një prift grek dhe asnjë anëtar të komunitetit shqiptar.Pavarësisht mosarritjeve dhe premtimeve politike personeli diplomatik në SHBA i qeverive të PD-së, për të qenë korrekt ka qenë më afër i lidhur me diasporën, duke marrë pjesë në aktivitetet e komunitetit, kujtoj këtu ambasadorë Sallabanda e Galanxhi, apo dhe ish-konsullin Mishto, apo edhe faktin që kryeministri apo presidenti Berisha, Topi e Nishani kanë qenë më pranë diasporës së Amerikës. Ku është ambasadorja aktuale znj. FloretaFaber mjaftohet me statuse ne Facebook, apo punonjësit e diasporës, sa herë kanë ardhur në Michigan, për shembull. Si dhe sa e kanë vlerësuar p.sh. një institucion mediatik të vetëm për gjithëdiasporën kaq të rëndësishme të Amerikës,  siç është ALBTVUSA, e tregon mungesën e interesit të rilindësve për diasporën.  

Dikush që nuk e njeh thellë diasporën, e sheh diasporën me konceptin si një organizim që duhet të vetë-ofrohet, se po nuk ofrua nuk është më diasporë, se po nuk u vetësakrifikua nuk është diasporë, por emigracion, apo mërgatë apo “turist për vënie dhëmbësh”, duke paragjykuar kështu sidomos mërgatën e sotme, apo emigracionin shqiptar. Jo, diaspora nuk është vetëm “lopë që ka dëshirë të milet”, por një grupim njerëzish herë me formë e herë pa formë, herë i organizuar e herë jo, herë i interesuar dhe herë jo, por me dashuri të madhe për atdheun për arsye që dihen, vital por që ka nevojë për stimuj edhe për lehtësira për të dhënë më shumë, që ka nevojë për ndihmë në organizim të qendrave kulturore apo shkollave, për të mos u shuar. Duhet vetëm një nismë e shprehur nga vendlindja të tjerat diaspora i bën vetë. mobilizimi i lobit shqiptar për çështjen e Kosovën e ka treguar këtë.

Diaspora nuk kërkon ndihmë financiare nga qeveritë shqiptare, por kërkon vlerësim dhe mirënjohje.  Kur kjo mirënjohje mungon, kur bashkëpunimi me diasporën shihet politikisht, atëherë ndodh që dhe Federata Pan-shqiptare Vatra të ndihet e fyer, dhe jo pa fajet e veta dhe vetpërjashtohet nga bashkëpunimi me qeverinë. Vatra nuk duhej të vetë-përjashtohej edhe, sepse ishin të vrarë në sedër nga mospërfillja, pasi Vatra është një institucion apolitik mbarëkombëtar.

Një mik para disa ditësh me origjinë nga Malësia e Madhe në Mal të zi, gjatë pranisë së Ambasadorit të Kosovës Valdet Sadiku në një eventnë Michigan, m’u shpreh, se ai dhe një numër aktivistësh nga komuniteti,”ndjeheshin të mosvlerësuar për atë që ka bërë diaspora me origjinë nga Malësia për Kosovën, duke lobuar, duke demonstruar dhe duke luftuar në Kosovë. “Ne nuk duam asgjë, vetëm një faleminderit. Dhe jo një ambasador që sa vjen lexon një deklaratë dhe mendon për të ikur” m’u shpreh ai.

Fakti se qeveria Rama nuk e njeh diasporën, nuk i di madje dhe numrat e saj, nuk e justifikon atë. Nuk mund t’i lihet gjithnjë faji së kaluarës 30- vjeçare dhe qeverive të mëparshme që në fakt nuk kanë bërë asnjë hap të organizuar, por gjithnjë e kanë nderuar diasporën. Nuk mund të shihet diaspora gjithnjë me syza partiake. Kjo vlen sa për qeveritë aq dhe për vetë shoqatat e diasporës. Por duhet që aq më tepër sot edhe diaspora sidomos ajo më e konsoliduara e Amerikës, nuk duhet të bjerë pre e luftës politike në vendlindje, por edhe as të kërkojë fonde nga Shqipëria për aktivitetet e saj.

Qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë duhet të kuptojnë një gjë, që pavarësisht nga vend-origjina, pavarësisht nga koha e emigrimit diaspora me gjithë grupimet hatër mbetjet është një. Është në gjë e mirë pozitive hapat që janë hedhur, meqë e lejon edhe legjislacioni ndërkombëar, që Shqipëria dhe Kosova mund të kenë ambasada dhe konsullata të përbashkëta, por kjo duhet çuar dhe më tej.  Qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës nuk i pengon asgjë, që në kuadër të kësaj pune atdhetare, të krijojnë një ministri të përbashkët të Diasporës. për të organizuar më mirë punë, për të integruar më mirë një të tretën e popullsisë të larguar pas viteve 90-të, dhe për këtë qeveria e Tiranës le të mësojnë nga pala kosovare që e ka mërgatën më të konsoliduar në vite, pasi diaspora pavarësisht, se nga cili vend vjen, nga: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina, Çamëria është një, dhe s’ka nevojë për integrim në BE, se është e integruar.

Pse në Kosovë për shembull ka vende të caktuar për minoritetin serb, pse të mos t’i lënë vende të lira diasporës, në parlament. Kjo vlen për të dy shtete shqiptare.  Ndryshe dukurisë së rrjedhjes së trurit,do t’i dihet gjithnjë shkaku dhe kahu, rikthimi i tij nuk mund të bëhet me apele, siçi fton në “standup-komeditë” e tij, kryeministri ynë sa gojëtar aq dhe gojëzgjidhur Rama.

Një shekull me parë, diaspora kishte deri deputetë e saj në Parlamentin shqiptar, sot autoriteti i diasporës në raport me shtetin shqiptar ka ardhur në rënie. “A ka sot krahasim ajo që ka bërë për Shqipërinë shoqata “Vatra” për dekada me radhë me korifenjtë e saj, Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako, MihalGrameno, ParashqeviQiriazi, KristoKirka, KostaqKotta e të tjerë dhe që i dhanë Shqipërisë pjesën më të mirë të bijve të vet dhe që e deshën Shqipërinë atëherë kur nuk kishte fare Shqipëri, duke sjellë pavarësinë, formimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar? A mund të krahasohet diaspora aktuale me atë që kanë bërë shqiptarë e Amerikës e të tjerë për pavarësinë e Kosovës?  Po është e njëjta, por do motivim, se sot nuk jemi në atë realitet imperativ si ai luftës e Kosovës, por është po ajo diasporë, e njëjta diasporë që e ka mbështetur, me para, me armë, madje, dhe me vullnetarë luftën.

 Por sot nuk ka një situatë ecasus të njëjtë. Nuk është faj i kësaj “diaspore të përgjumur që duhet të zgjohet dhe të rinisë punën për një kauzë të re: “Atë të ndihmës ekonomike, duke investuar në atdheun që prej 30 vjetësh vazhdon të jetë shteti më i varfër në Evropë”, pasi është po kjo diasporë që është zhgënjyer, jo për mungesë fryme idealizmi nga ana e saj, por për një përplasje të pashembullt dhe dekurajuese me murin e korrupsionit si në Shqipëri dhe në Kosovë. Atdhedashuria është atdhedashuri, por biznesi është biznes. Mund të mos fitosh shumë në vendin tënd, por askush nuk do të humbasë, pasi patriotizmi nuk hahet.

Po diaspora e ka një ideal bashkimin kombëtar, por kjo aspiratë shekullore vështirë se ngrohet me zgjidhjet gjysmake, me parullat e bashkimit brenda në BE, apo te Shengenit Ballkanik, kur vendet të fuqishme si Britania dalin. Të qenit evropian nuk mund të barazohet me të qenit shqiptar. Qeveritë shqiptare dhe çdo shqiptar së pari kërkon integrimin brenda gjakut. Kombi është sa bashkim gjuhësor kulturor aq dhe bashkim ekonomik. Por ata të kthejnë krahë, kur pushtetarë apo paria e Tiranës a Prishtinës, nuk ka mirënjohjen, as vetëm për të vlerësuar kontributin, kur nuk ka as incentivën më të vogël, çka ka bërë që edhe kapitali shqiptar të investohet jashtë vendit, dhe këtu nuk ka vend më për idealizëm të diasporës, por për më shumë se faj të qeverive shqiptare dhe të korrupsionit galopant.

Por si mundet Maqedonia apo Mali i zi, apo Maqedonia e Veriut të zhvillojnë zgjedhje edhe në SHBA dhe Shqipëria jo. Ka edhe një përvojë të Parlamentit Italian, që siç ma pohonte kohë më parë prof. Palombo, një ish deputet prej vitesh në Montecitorio në Itali, ka një Komitet të Diasporës dhe Kulturës italiane në botë, me vende të përcaktuara, që nuk janë pjesë të partive politike italiane. Por votojnë për problemet e lidhjeve me diasporën dhe të ruajtjes të kulturës italiane në botë. Mundësitë janë të hapura kur është dëshira e mirë dhe ku nuk i lihet vetën në dorë voluntarizmit, 

Sa për lobimin, shqiptarë e diasporës së Amerikës e kanë përdorur këtë mjet të demokracisë  amerikane qysh me Nolin dhe Vatrën në kohen e presidentit Wilson, e kanë përdorur edhe me Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane në kohën e Luftës së Kosovës, aq sa dhe vetë Millosheviçi e pohoi këtë në Hagë. Shqiptarë kanë ditur ta përdorin këtë instrument të politikës amerikane, më mirë se diasporat e tjera edhe më të konsoliduara. Qeveri shqiptare nëse do, vërtet, të ketë lidhje me diasporën, duhet të ngrihet edhe në lartësinë e mbretit Zog, që diti të vendoste, edhe pse një kundërshtar të tij një përfaqësues të diasporës, Faik Konicën si ambasador në SHBA.

Ministria aktuale sidoqoftë pati disa arritje, por pa ndikim të drejt për drejte mund të jentë  disa hapa të pasigurt të Doktrinës shtetërore shqiptare për Diasporën. Si formimin e Agjencinë Kombëtare të Diasporës, dhe Këshillin Koordinues të Diasporës, ngritjen e  Qendrës së Botimeve të Diasporës, me një staf prej 15 punonjësish, që në këta tre vite, ka botuar me dhjetëra tituj librash dhe ka nxjerre me mijëra libra me tekste dygjuhëshe dhe shumëgjuhëshe për mësimdhënien e shqipes për tu theksuar mbetet ngritja e Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën i cili miratoi kërrikullin e përbashkët të teksteve të mësimin e gjuhës shqipe. Apo ngritjen e Qendra për Studime dhe Publikime Arbëreshe,  me një staf prej 12 punonjësish, përfshirë 7 studiues të njohur në vend. Në tetor 2018 u themelua Fondi i Zhvillimit të Diasporës, edhe ky një organ shtetëror brenda qeverisë shqiptare, me një staf prej 22 punonjësish, përfshirë stafin e gazetës “Diaspora Shqiptare” dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës. Stafi i Ministrit të Shtetit për Diasporën, edhe pse ministër pa portofol, përbëhej nga një komunitet prej 71 punonjësish me kohë të plotë. Shumë punonjës por fare pak për nevojat e diasporës.Megjithatë kjo duhej të përmirësohej dhe asgjësohej. Qeveria e mandatit të tretë të socialistëve, e cila do të nisë punën këtë shtator,  mbetet për tu parë nëse do të punojë për të inkurajuar dhe vazhduar në udhën e përbashkët të lidhjes Diasporës me vendin amë. Deri tani nuk ka asnjë projekt.

Në një plan praktik, të komunikosh dhe bashkëpunosh me diasporën është një mision i papërmbushshëm, mund të justifikohet dikush, sepse diaspora është shumë e shpërndarë gjeografikisht, shumë e decentralizuar, dhe shumë e ndërlikuar. Asnjë qeveri apo parti politike nuk mund ta mbulojë me një batanije te vetme partiake, ideologjike, programore etj. As nuk do të ketë ndonjëherë një udhëheqës apo organizatë që mund të thuash kjo është dhe nuk ka tjetër që flet për diasporën. Ndaj puna duhet bazuar tek ideali kombëtar.

Kjo larmi është edhe mburoja më e mirë kundër çfarëdo manipulimi e përpjekje për kontroll nga politika në Atdhe. Kjo sjell edhe dyshimin e politikës dhe ngurrimin për të na bërë pjesë të proceseve politike e zgjedhore aty. Me diasporën vjen një frymë lirie që nëse ia hap derën vërtet i gjithë kombi shqiptar mund të përfitojë jashtëzakonisht. Nuk do të ndodhë me elitën e tanishme politike sidomos në Tiranë. Ideale do të ishte që nga “rrënojat” e ish-ministrisë së Diasporës të nxirren mësime e të përdoret përvoja për projektet e ardhshme. Se si mund të bëhet nuk e di. Zëri i Atdheut gjithmonë thërret. Por apelet e kryeministrit Rama për kthim të të mërguarve në vitin 2030, janë sa patetike dhe qesharake, kur shqiptarët aktualisht zënë vendin e dytë për azil në BE pas sirianëve.

“Kush e pi këtëujë me akull, në Amerikë,  me thoshte një dite një mik, nuk kthehet në Shqipëri. Dhe ndoshta, nuk kthehemi me gjithë apelet e politikanëve si Rama , pasi “The Door of NoReturn – Dera e Moskthimit – është një e vërtetë sa reale aq dhe metaforike, mitike për ne shqiptarët që jemi të shpërndarë në Amerikën e sotme. Pormegjithatë ne duam që dera e mos- kthimit të mos bëhet dera e harrimit. Ndaj i kthehem edhe një herë pyetjes, retorike “Po  me Ministrinë e Diasporës,ç’patën?

Filed Under: Komente Tagged With: Ministria e Diaspores, Rafael Floqi, Televizioni i shqiptareve te Amerikes

Shën Valentini- dita për të dashuruar…

February 14, 2021 by dgreca

Shën Valentini në sofrën e Diellit /

Shën Valentini- dita për të dashuruar, si të mos ketë ditë tjetër /

  • Poezi nga Rafael Floqi /

MESAZH 

Nëse telefoni yt do të vibrojë, 

dhe ti s’do që ta ndjesh 

sepse përpëlitet ashtu, 

ngase për ty po dridhet një zemër, 

dhe, nëse bën sikur s’e sheh dot 

se germa fillestare e emrit tënd 

është një e-moji i kuq që pulson,

atëherë t’i se ke arritur të kuptosh, 

apo e harron e nënvlerëson, e dashur

se ata që të thonë: 

” Se dashuria është e frikshme”,

ata s’ kanë ndjerë kurrë një dashuri, 

të tillë të paanë, 

si ajo që më dhuron ti mua.

Ndaj dije, zemër, 

se ata që thonë se dashuria është 

e dhunshme, e dhimbshme, 

ata kurrë nuk janë ngushëlluar, 

nga një dashuri e pa sinor

eklipsuese si kjo e jotja.

Mbaje mend, shpirt,

se ata që thonë, se dashuria e vërtetë 

nuk ekziston fare mbi dhe, 

ata më bëjnë të besoj se vërtet

se ata 

s’ kanë takuar dot një njeri si ti,

se ata 

kurrë s’ mund të dashur pa kufi

si ne.

PERPETUM LOVE

Nëse të them se zëri yt është një ujëvarë qelibari, 

në të cilin dëshiroj të kridhem çdo ditë, 

nëse ma puth gojën si një trëndafil mistik 

me më shumë dëshirë e disi me frikë, 

nëse të pëshpërit se miklimi i trupit tënd

ndjell tek unë sa fuqi të pashtershme shëruese 

aq dhe dëshira të brishta shpresash

vetëmohuese.

Nëse është vërtet kështu, 

besoj 

se kjo është e vetmja përplasje qytetërimesh

të cilin kam dëshirë me qejf 

ta përjetoj.

Nëse ti me dëshirat e ëndrrat e tua, 

mbjell plot ardhmëri në ëndrrat e mia, 

sa unë mund t’u zë prita reve të errëta, 

të ditëve të zymta që mund të mësyjnë. 

Nëse ti mendon se shumica e njerëzve 

e pranojnë me ngadalë dashurinë,

kjo ndodh

se kanë frikë nga transformimi 

që do sillte dhembka në jetën e tyre.

Dhe kurrë mos gabo, zemër 

mbaje mend mirë këtë; 

se dashuria merr përsipër të transformojë 

egon sonë,

në emër të ndjenjës sonë …

Ndaj ta vodha zemrën e dashur 

dhe të premtova do ta mbaj gjithmonë 

në burgun e dashurisë sime.

E di që, se edhe ti vetë e ke përjetuar  

Se çdo të thotë të që kujdesesh më shumë 

për ndjenjat e dikujt,

që të sakrifikosh gjithçka që duhet 

për ta ndihmuar atë,

që të ndihet më mirë.

Me fjalë të tjera,

dashuri është: 

kur zemra ime bëhet e ndjeshme ndaj tëndes. 

Dhe, nëse nuk po e ndjen veten 

kaq të lirë, të kthjellët në këtë çast 

kjo shpirt, 

do të thotë se jemi aty afër

edhe na duhet edhe ca, edhe do pak, 

që të zbulojmë mes thinjash,

misteret e asaj 

që s’mund të zbulohet kurrë fillikat. 

Se sekreti i artit më të mirë të jetuarit, 

është ripërtëritja e dashurisë në amshim,

është energjia e pashtershme 

është “ perpetum love”,

që i çliron ti 

shpirtit tim. 

MËNGJESI I SHËN VALENTINIT

Mëngjesin tonë të dashurisë

sot na e rrëmbeu mes dhelkash, 

vajza jonë e vogël vetëm 9 vjeçe, 

që kërkoj të mbrohej 

duke hyrë mes nesh në shtrat,

i trembej dinozaurëve të ëndrrës

që ta mbllaçitshin atë si të ishte trileçe. 

U fut mes nesh për të ndjerë siguri, 

por e paqetë,  rrotullohej e s’gjente rehat.

këtë mëngjes të ngarkuar me borë 

me elektronet të trupave tanë, 

që bënin gjoja sikur dremisnin

në një kotje të shtirur të përndezur nga rrezet.

Ajo rrëkëllehej e sigurt mes mamit e babit. 

dhe një dritë ylberi, sakaq me qetësi qiellore 

e përkundi mes yjesh aureolën e hënës 

duke zbritur gjumin dhe paqen prore. 

E shoh atë pafajësi hyjnore,  

ajo po fle, e ndjen po se kupton,

e sikur flet me një zë të ndryshuar,

që i përkëdhelet ditës që po vjen.

Ka vënë një tatu false në faqe,  

me një zemër ku shkruhet “I love you Oriana”.

E dashur, ju shoh tek flini këtë mëngjes 

Ju kundroj të dyjave 

dhe mendoj se duke na dashur aq fort 

papritur këtë mëngjes dashurie,

ajo kishte karamboluar me diellin

që kishte çuar në urgjencë epshet tona ,

duke i  tubuar të gjitha dashuritë lozonjare

mbi vete me atë tatunë me shkrimin 

“I love you Oriana ! ”

AKREPAT

Ne jemi si akrepat e një ore …

duke u ndjekur dhe duke u shmangur nga njëri-tjetri,

duke e humbur dhe duke e gjetur njëri-tjetrin,

rreth e përreth, para dhe prapa, 

por si degë të bashkuara 

tek një rrënjë, 

duke harruar se koha  

po harronte ritmin e saktë

e na bënte të ndjeheshim,

gabim 

sikur në ndonjë çast 

do të gjendeshim aq larg.

KUR TË NJOHA 

Vetëm kur ndjeva rrezet e diellit tënd, 

e kuptova që kisha qenë në hije. 

Vetëm kur pashë të gjitha ngjyrat e tua, 

e kuptova që e imja ishte venitur.

Vetëm kur dëgjova ëndrrat tua, 

e kuptova që isha ende duke fjetur. 

Vetëm kur e përjetova jetën me ty, 

e kuptova që gjer në ato çaste

mezi pata marrë frymë.

KUJTIM I PAKTHJELLUEM

Trupi jem, sot s‘asht hetues për shpirtin

i shtym prej kujtimesh t’lashta labeate, 

qi prej kohe iu jam lut të tranden n’zgjandra 

e kam kërkue me e zbut n’harresë pengu, 

ate 

mallin opak t’afshit të asaj nate.

Kur dy buz n’hijen e shtyllave t’rrugës,

ku ndihej zhurma e barkave të peshkimit, 

aroma e krapit që llapashitej 

dhe turfullimi n’ajër e nji lopate, 

digjeshin si tela përzhitës t’nji llampe

nsa hijet si lisharse mbi ne lodronin, 

dhe dy buz si ngjyrë  bakri i merrnin 

shkëlqimin prej sermi të hanës  

në errësinën e ndryme të shpive, 

çileshin arkapiat e mendjes seme prore,

që dhe pse tash sa vjet ujë ka rrjedhun,

asht prap’ e lëbyrtë për shpirtin.

Nji puthje, dranofillja lypte për me çilë 

sot një qerpik ende i paterun dridhet,

n’kujtimin e pa tretun të kohve rinore.

N’qepallat e mbyllme t’syve t’shpirtit tem,

fringllon tash sa parë, 

pa e mshehun kahera trandjen e nji kujtimi, 

t’bam, pa dashje, ujem, 

të largët, të pagjum, fathumb e lodrues si era

si një zemra cigane që shkapetet në arrati,

duke shkapet imagjinata dhe kujtime,    

e padashun nan za, gjith’ mall e nostalgji

nji buz e rreshkun nis e knon aromshëm,

apet.

“Karajfilat që i ka Shkodra 

sa t’bukur janë…”, 

medet. 

Filed Under: Featured Tagged With: Rafael Floqi, Shën Valentini- dita për të dashuruar

Gjyqi i dytë ndaj Trump, dhe rreziku për Biden

January 23, 2021 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi/

Tani që Donald Trump është një qytetar privat, Senati duhet të hedhë poshtë nenin e shkarkimit ( impeachment) kundër tij për mungesë juridiksioni. Kushtetuta është e qartë: “Presidenti. . . do të hiqet nga detyra për fajësimin. . . dhe bindje ”- jo me mbarimin e mandatit të tij para se të përfundojë procesi i shkarkimit

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump do të fillojë në javën e dytë të shkurtit, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, ChuckSchumer të premten, pasi Dhoma e Përfaqësuesve të dorëzojë zyrtarisht akuzën në Senat të hënën.

Ndaj ish-presidentit është ngritur një akuzë e vetme: “Nxitja e protestave me dhunë lidhur me sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar”. Zoti Schumer tha se ligjvënësit që do të veprojnë si prokurorë si dhe ekipi mbrojtës i ish-presidentit Trump, do të kenë kohë të përgatitet për të prezantuar argumentet në proces.

Vendimi erdhi pasi zoti McConnell i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve që të shtynte dorëzimin e akuzave deri të enjten e ardhshme dhe të binte dakord që fillimi i gjyqit kundër ish-Presidentit Trump të shtyhej deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzës. “Procesi për shkarkimin filloi me një procedurë jashtëzakonisht të nxituar dhe minimale në Dhomën e Përfaqësuesve, tha zoti McConnell të premten. “Nuk mund të pasohet me një proces të mangët në Senat që do t’i mohonte ish-Presidentit Trump procesin e duhur, ose të dëmtonte senatin apo edhe vetë presidencën”, shtoi ai. Por pse?

Kushtetuta dhe impeachment

“Tani që Donald Trump është një qytetar privat, Senati duhet të hedhë poshtë nenin e shkarkimit (impeachment) kundër tij për mungesë juridiksioni. Kushtetuta është e qartë: “Presidenti. . . do të hiqet nga detyra për fajësimin. . . dhe bindje ”- jo me mbarimin e mandatit të tij para se të përfundojë procesi i shkarkimit, shkruante në një opinion në  WorldStreatJournal : The PoliticsandLawofTrump’sSecondImpeachment, avokati prof. i Havard-it  Alan M. Dershowitz.

Kushtetuta gjithashtu urdhëron që “gjykimi në rastet e shkarkimit nuk duhet të shtrihet më shumë sesa në shkarkimin edhe skualifikimin” – dhe jo ose vetëm skualifikimin.

Kur u shkrua Kushtetuta, disa shtete lejuan fajësimin e ish-zyrtarëve. Hartuesit e Kushtetutës, lehtësisht mund ta kishin përfshirë atë në dispozitë, por nuk e bënë. Ata gjithashtu zgjodhën shprehimisht të ndalonin praktikën britanike të gjykimit nga legjislatura – me përjashtim të vetëm shkarkimit  “impeachment “- dhe ” Billofattainder “, çdo akt legjislativ ndëshkues ndaj një personi të caktuar.  Ky i fundit, është një veprim i një ligjvënësi që deklaron një person, ose një grup personash, fajtorë për ndonjë krim, dhe i ndëshkon ata, shpeshherë  pa gjyq.

Gjykatat kanë vendosur që dënimet e ndaluara nga Klauzola e BillofAttainder përfshijnë skualifikimin nga mbajtja e detyrës zyrtare.  Për më tepër, Kushtetuta kërkon që Kryetari i Gjykatës duhet te kryesoje seancën “kur gjykohet presidenti i Shteteve të Bashkuara”.

A do të paraqitet në senat z Alito, Kryetari I Gjykatës së Lartë , duke e ditur se ky gjykim nuk ka bazë juridike?

Nëse ai nuk do të paraqitej atëherë do të kishim vetëm një paradë akuzash  nga demokratë dhe asgjë më shumë, të njëjtat me ato në Kongres,  pasi nuk do të kishte një votim nga Senati. Ku në kushtet e senatit me votat 50 me 50 vota e KamalaHarisdo të ishte vota decizive.Nga ana tjetër veprimet e dënueshme të mbështetësve të Trumpit nuk tregojnë për organizim të një grushti shteti. Grushti i shtetit nuk bëhet me ca “tifoza politikë të mjerë” të indoktrinuar nga rrjetet sociale apo qoftë edhe nga Quanon.

Trump fiton po të mos paraqitet në gjyq

Duke mos pranuar të paraqitej në gjyq Trump apo avokatët e tij  Senati do të përballej me problemin e dukshëm të mbajtjes së një gjykimi të një qytetari të  thjeshtë për të vendosur, sipas Nenit I, Seksioni 4, nëse ai “do të hiqet nga detyra” – pasi ai ta ketë lënë tashmë detyrën. Ky është një paradoks dhe vetëm një dëshirë politike e demokratëve dhe e frikës së tyre nga një kanditimimundshëmi pashprehur ende gojarisht, apo si ambicie nga Trump për t’u kandiduar për vitin 2024. Kjo drojë e demokratëve nga Trump ka marrë tashmë përmasa patologjike.

Senati mund të tregojë vetëpërmbajtje institucionale pavarësisht zemërimit të ligjshëm mbi fjalimin e Trump në 6 janar, para trazirave të Kapitolit. Kjo nuk është një çështje individuale, por një çështje institucionale, që duhet të ngrihet para çdo gjykimi. Çdo senator duhet të vendosë nëse një gjykim i tillë është kushtetues, para se të vendosë nëse një i akuzuar mund të hiqet në mënyrë retroaktive, për një krim të lartë apo kundërvajtje. Kjo është një çështje për të cilën njerëzit e arsyeshëm, mund të mos bien dakord.

Precedentët e paqartë

Asnjë ish zyrtar nuk është dënuar kurrë nga Senati, dhe vetëm një është fajësuar. Sekretari i Luftës William W. Belknapqë ishte një fajtor i padiskutueshëm për shkelje të shumta të pafalshme, për të cilat ai rrëfeu vetë, ndërsa dha dorëheqjen nga zyra e tij, disa orë para se Kongresi  unanimisht ta fajësonte atë në 1876. Por senati votoi në favor të një mocioni procedural, që konfirmon juridiksionin e tij për të gjykuar shkarkimin e Belknap-it.

Por dy duzina senatorësh që besuan se ai ishte fajtor, votuan për ta liruar nga akuza për arsye juridiksioni. Një votim i afro gati një shekull e gjysmë më parë nuk krijon një precedent të detyrueshëm. Një precedent më bindës është vendimi i Kongresit për të mos përjashtuar RichardNiksonin,pasi ai u largua nga detyra në 1974, për të shmangur fajësimin dhe me bindje caktuan, se nuk kishte asnjë mundësi lëvizjeje për të vazhduar procesin.

Precedenti i Belknap-it, me fjalë të tjera, ofron ushqim për të dyja palët e debatit, nëse Trump mbetet i prekshëm nga fajësimi. Mbështetësit e shkarkimit të Trump mund të tregojnë për faktin se shumica e Senatit votuan për të lejuar procedurat e shkarkimitqë të shkojnë përpara. Ndërkohë, kundërshtarët e shkarkimit të Trump mund të tregojnë për pafajësinë përfundimtare të Belknap dhe për faktin se një pakicë kritike e senatorëve besuan se një impeachment i Belknap ishte i paligjshëm.

Schumer nxiton, Biden s’kupton

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi akuzën javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump. “Ne duam ta mbyllim dhe ta lëmë pas këtë kapitull të tmerrshëm në historinë e vendit tonë. Por shërimi i plagëve dhe uniteti arrihen vetëm nëse ekziston e vërteta dhe llogaridhënia; këtë do ta ofrojë gjyqi,” tha zoti Schumer.

I pyetur lidhur me procesin për gjykimin e ish-presidentit Trump në Senat, zoti Biden nga ana e tij tha: “Nuk kam dëgjuar gjë për hollësitë akoma, por mendoj se nevojitet pak kohë që administrata jonë të vihet në punë. Dua të falënderoj Senatin që miratoi Sekretarin e Mbrojtjes. Duket se do të kemi edhe Sekretarët e Thesarit dhe të Shtetit. Sa më shumë kohë të kemi për të filluar punën në përgjigje të krizës, aq më mirë,” tha zoti Biden.

Rreziku i gjyqit për kabinetin e Bidenit

Si një tregues prove se cili mund të jetë qëndrimi i republikanëve në raport me planet e Presidentit Biden për të miratuar paketën e ndihmës mbi koronavirusin, investimet në infrastrukturë dhe rritjen e taksave. Shpresat e Presidentit Biden për të bërë përpara me shpejtësi me agjendën e tij legjislative dhe emërimet në kabinet pritet të ndërlikohen nga nisja e gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump në fillim të javës së ardhshme dhe mosmarrëveshjet dypartiake për çështje të ndryshme në një Senat të ndarë në mënyrë të barabartë.

Ka argumente të mirëbesimit për autoritetin kushtetues për të dhënë gjykim mbi akte të tilla dhe për të imponuar skualifikimin e ardhshëm nga zyra federale. Sidoqoftë, sipas kësaj teorie, çdo presidenti i mëparshëm mund të ndalohet të kandidojë përsëri nga ndryshimi i bilancit të forcave në Kongres. Impeachments mund të përdoren për të dhënë madje rezultate afatgjata ose favor të disa votuesve.Kështu sot disa republikanë mund tëkërkonin shkarkimin e Biden bazuar në akuzat e FBI për korrupsion të djalit të tij Hunter.

Nëse Senati vazhdon një gjyq pavarësisht nga mungesa e autoritetit kushtetues, Trump mund të rrijë i qetë në Mar-a-Lago dhe të premtojë të sfidojë çdo përpjekje për ta s’kualifikuar atë nga zyra e ardhshme. Në të vërtetë, llogaritja e gabuar politike mund të jetë më e madhe se llogaritja e gabuar kushtetuese. Shkuan konstitucoinalistiJonathanTurley në editorialin në FoxNews: “Trump impeachment trial – whyhisbestdefensemay be nodefense”.

Një gjyq me një tryezë të zbrazët, për mbrojtjen do të zmadhonte pikëpamjen e shumë njerëzve se ky është një ushtrim jo i duhur i presionit politik ose, në minimum, i panevojshëm. Për më tepër, nëse një gjykatë do ta shpallte gjyqin më vonë jo kushtetues, kjo do të shihej si një justifikim i Trump, i cili ka thënë prej kohësh që institucionet e Uashingtonit e kanë përdorur çdo mjet për ta shkarkuar atë nga detyra. Nëse një përpjekje për të ndaluar kandidaturën e tij në 2024 do të dështonte në gjykata, atëherë kjo mund të ringjallë pozitën e tij, e cila aktualisht është në një minimum të ulët  miratimi të të gjitha kohërave. Përtej kushtetutës, ka arsye të forta politike dhe historike që një administratë e ardhshme, nuk duhet të kërkojë akuza ndaj paraardhësit të saj. Në disa vende ish-presidentët dhe kryeministrat e mundur ndiqen rregullisht.

Precedenti Nikson

Nëse Senati zgjedh ta dënojë Trump dhe ta s’ kualifikojë atë nga detyra, gjykatat do tëduhej t’i nënshtrohen këtij vendimi si për ish- Presidentin Nikson. Në mënyrë domethënëse, mendimi i Gjykatës nuk do të thotë se argumentet ligjore përNiksoninnëse Trump është apo jo i prekshëm nga fajësimi janë të parëndësishme. Thjesht do të thotë se i takon secilit senator të vendosë vetë, nëse Kushtetuta lejon që Trump të dënohet dhe gjykatat, nuk duhet t’i marrin me mend ato vendime. 

Demokratët dhe paranoja Trump

Nga ana tjetër po rriten shqetësimet edhe nga vetëdemokratëtnë lidhje me shkarkimin e Trumpit, pasi ditët e para të presidencës së Biden do tëmund të konsumohen nga një mori çështjesh anësore që mund të vonojnë emërimet e Kabinetit të tij dhe, më e rëndësishmja, çdo lloj fitore legjislative. Kur një pjesë e urdhrave administrativë që ai mori ishin agjendë e politikave të krahut radikal të partisë duan miratimin e kongresit, gjë që do të  bënte dëshirën për politika bipartizanetë Bidenit të tingëllonte thjesht hipokrizi. Asnjë çështje nuk është shfaqur si një pengesë më e madhe, sesa gjyqi i shkarkimittë ish-presidentit Donald Trump.

Ka kaq shumë arsye të mira për të dalë kundër Donald Trump gjatë gjyqit të tij të dytë për fajësimin, saqë do të ishte turp ta bëje këtë, për një vërtet të keqe: për ta mbajtur ish-presidentin e turpëruar nga përballja me votuesit e kombit mendojnë disa demokratë. “Një nga qëllimet e tjera të shkarkimit në këtë rast është të sigurohemi që Presidenti Trump nuk është në gjendje të kandidojë përsëri për zyrë federale, se ai nuk është në gjendje të kërkojë presidencën,” tha Përf. Joakin Kastro, D-Texas, gjatë një paraqitje të fundit në televizion.

Pavarësisht nëse duhet një shumicë prej dy të tretave të Senatit Amerikan që tëvotojë për të dënuar Trump, mund të duhet një votim i dytë, i veçantë, i vendosur me një shumicë të thjeshtë votash, për ta ndaluar atë të mbajë ndonjë zyrë të ardhshme, por kjo ështënjë gambit juridik për demokratët, dhe mund të shihet si fitore partiake por do tëtejhuazonte74 milionëamerikanëtqë votuan pro Trumpit.

Sado që demokratët dëshirojnë të ndëshkojnë Trumpin për inkurajimin e mbështetësve të tij për të zbritur në Kapitol, disa demokratë shprehen të hidhëruar për idenë, për të vënë në pritje punët në ditët e para të Biden për një burrë tashmë të larguar nga Zyra Ovale.

 “Unë dua të përqendroj sa më shumë vëmendjen tani në agjendën e Biden sa më shumë që të jetë e mundur dhe të minimizoj vëmendjen për çdo gjë tjetër përveç agjendës së Bidenit,” tha senatori Tim Kaine (D-Va.), I nominuari për nënkryetar i partisë së tij më 2016. Ai do të preferonte ta ndëshkonte Trump me legjislacion për ta ndaluar atë nga mbajtja e detyrës në të ardhmen. “Kjo do të na jepte më shumë kohë për t’u përqendruar në gjërat që janë më të rëndësishme për publikun,” u tha Kaine gazetarëve të premten.

Pelosi dhe Schumer kanë vendosur një afat kohor që do të lejojë që postet më kritike të Kabinetit të plotësoheshin, por me pak shanse për fitore thelbësore, që dalin nga Kongresi. Biden ka lëshuar më shumë se dy duzina urdhrash ekzekutivë, disa që përmbysin vendimet e diskutueshme nga Trump, por asgjë me fuqinë e plotë të një ligji aktual. Kjo do ta dëmtontedefinitivishtpresidencën Biden.

 “Por edhe nëse vetëm demokratët, të cilët kontrollojnë të dy dhomat e Kongresit, kanë fuqinë për t’i dhënë fund ambicieve të ardhshme politike të Trump nuk do të thotë, se duhet. Përveç sfidave të pashmangshme ligjore, kjo do të ushqejë mentalitetin e viktimave gjë që e dëshirojnë Trump dhe ndjekësit e tij. Arsenali i tyre i gënjeshtrave do të zgjerohej për të përfshirë pretendimet se ai do të kishte fituar në njëmasë dërrmuese, vetëm sikur të ishte lejuar të kandidonte”. -thuhej nënjë opinion të një demokrati nëMiamiHerald.

Dënimi i Trump me çmim për vendin

Zoti Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra. Senati mund të tregonte vetëpërmbajtje institucionale pavarësisht zemërimit të ligjshëm për fjalimin e Trump të 6 janarit para trazirave të Kapitolit. Trashëgimia e Trump tashmë përfshin dallimin e lavdishëm të dy fajësimeve. Senati nuk do të bënte gjë tjetër veçse ta minonte, atë trashëgimi të papërfillshme me një akt të diskutueshëm jashtëkushtetues. Dëshira për t’i shtuar këtë dënim të mëtejshëm Trump do të vinte me një çmim shumë të lartë për Kushtetutën për presidencën Biden dhe, në fund të fundit, për vendin.

Por Amerika ka jetuar më shumë në përputhje me mesazhin e Presidentit Linkolndrejtuar për Konfederatave që po mposhteshin së shpejti: “Pa keqdashje ndaj askujt, me bamirësi për të gjithë, me vendosmëri në të djathtë, pasi Zoti na jep të shohim të drejtën, le të përpiqemi për të përfunduar punën në të cilën jemi, për të lidhur plagët e kombit “.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gjyqi i dytë, Rafael Floqi, Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 32
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT