• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Porti i Durrësit- Gjejeni se kush është bedeli! Apo si Rama kopjoi projektin nga Vuçiçi

November 22, 2022 by s p

Analizë nga Rafael Floqi 

Një emigrant shqiptar që jeton në Zvicër me origjinë nga Durrësi takon rastësisht, kur po punonte në biznesin e një serbi. Pasi u përshëndetën, serbi e pyeti nga ishte dhe kur i tha që ishte shqiptar nga Durrësi, serbi që pat dëgjuar për idenë e radhës të Ramës me Alabbar, i tha: Mos bëni gabimin që bëmë ne, dhe i rrëfeu për projektin e dështuar të “ Waterfront të Beogradit” dhe idenë e Vuçiçit dhe protestat me rosa në Beograd. Po pse me rosa do thoni ju? Pasi fjala rosa serbisht “patka” tingëllon e afërt me fjalën mashtrim. 

Dje Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të hënën vetëm me votat e mazhorancës projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””. Deputetët e opozitës votuan kundër dhe pretenduan se pyetjet dhe paqartësitë e tyre nuk u sqaruan nga përfaqësuesit e qeverisë. Ata ngritën shqetësimin për mungesë transparence në negociatat e zhvilluara mes qeverisë dhe investitorit arab, Muhamed Alabbar, dhënia pa garë, shkatërrimin e portit të mallrave dhe mungesën e një garancie financiare sipas ligjeve në fuqi. Deputeti Helidon Bushati vuri në dukje se ka mungesë transparence për negociatat 1-vjeçare mes qeverisë dhe investitorit arab dhe një dezinformim të publikut për atë që shkruhet në marrëveshje. “Ju thoni plazhi do të jetë publik, por në tekst e keni që nuk lejohet aksesi i qytetarëve në atë zonë,” vërejti Bushati. Kjo kërkesë për miratim ngjan sikur “ Në prill të vitit 2015, Ligji nr. 34/2015 në Serbia vendosi e rregullave të veçanta për shpronësimin, lejet e ndërtimit, tatimin dhe dhënien me qira të tokës për realizimin e projektit të Bregut të Ujit të Beogradit u miratua si ligj special me procedurë urgjente. Projekti i Beogradit nuk dëmtonte asgjë qytetin, rindërtonte zonën e stacionit të vjetër të trenit, shkatërrimi Porti i Durrësit mbetet një nyje e rëndësishme që i kalonte kufijtë kombëtarë është një tradhti kombëtare. Pasi Shqipëria do të mbesë pa port mallrash me vite dhe është si ta bësh Shqipërinë Serbi, vend pa det.   

Askush nuk është kundër investimeve të huaja, mjafton që të respektohet ato rregulla që lidhen me ekonominë dhe barazinë. Një investim sikurse është porti i Durrësit që do të bëhet port jahtesh duhet vënë në balancë përfitimet direkte dhe indirekte. Nga ana tjetër ky vendim I qeverisë për një port tregtar në Porto Romano është jashtë logjikës së ndërtimit të porteve. Porti i Durrësit me gjithë thellimin me draga madhësinë më të madhe të anijeve që lejon për shkak të cektësisë është 20 mijë ton, ndërsa porti ushtarak i Porto Romanos” është më i cektë pasi ishte hyrja e Kënetës. Dhe në fakt aty nuk ka pasur port, por një Portë ( apo Portëza e murit të qytetit që italianët i dhanë emërtim me tingëllim si Italian gjatë pushtimit fashist. 

Duke iu kthyer projektit ka një paradoks shumë të madh, sepse flitet për një investim të huaj, ndërsa shfaqen defektet që kanë shfaqur kompaninë e huaja në 30 vitet e fundit, duke mos pasur transparencë. Ofrohet përjashtime ligjore që duhen diskutuar për pasojat që mund të vijnë. Nënshkruhen marrëveshje pa konkurrencë dhe kompani off-shore dhe prandaj ngrihen hije të forta dyshimi për një marrëveshje klienteliste dhe favorizuese në vazhdën e vendimmarrje të këtyre vendime që janë marrë së fundmi, tha në një intervistë në RTV Ora, ekperti i ekonomisë Zef Preçi.

Tani projekti i propaganduar Ramës për Durrësin dhe kontrata që qeveria është duke miratuar me ligj të veçantë për ndërtimin e Portit të ri Turistik të Durrësit ka zhveshur tërësisht mitin disavjeçar të propagandës të saj se “Shqipërisë më në fund i trokiti në derë fati dhe disa pasanikë nga Emiratet Arabe po vijnë të Rilindin Durrësin dhe portin e qytetit”. Nëse lexon me kujdes planin financiar të projektit, kushtet e kontratës, përfitimet që rrjedhin nga statusi i veçantë “strategjik” dhe aktet se kush do të financojë dhe drejtojë kompaninë, kupton se në fakt po ndodh e kundërta: investitorit i ka trokitur fati dhe në një vend në zemër të Adriatikut një qeveri po e fton të vijë të investojë me risk shumë të ulët dhe fitime kolosale”, analizonte në Facebook, Ola Xhama. 

Por një ballafaqim i analizës së atij Projekti me projektin e Beogradit të nisur nga Vuçiçi më 2014 në kohën kur ishte zëvendës kryeministër dhe ende sot i papërfunduar ende. Tregon se projektet e mëdha të Ramës për Portin e Durrësit, jo vetëm janë jo vetëm korruptive por edhe një plagjiaturë, në ide në projekt, në formë  në qëllime dhe korrupsion.  Le t’i ballafaqojmë:  

“Qysh nga vitet 1920, zona bregdetare rreth stacionit kryesor të trenit në Beograd ishte një plagë në sy për Beogradin, kryeqytetin e Serbisë Më pas, në pranverën e vitit 2012 u zbulua një plan për ri zhvillimin e bregdetit të Beogradit. Ndërsa ishte në një lundrim përgjatë lumit Sava, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul para një grupi kamerash dhe i prezantoi ambiciet e qytetit të tij. Kjo iniciativë e madhe u pagëzua në mënyrë pragmatike projekti i Bregut të Ujit të Beogradit. Dy vjet më vonë u shfaq një investitor dhe një nga projektet më të mëdha të rinovimit urban në Evropë mori vrull.  Ky investitor nuk ishte një lojtar i pushtetit vendas apo edhe një baron i pasur ndërtimi nga perëndimi i Evropës apo edhe nga Rusia, por Mohamed Alabbar – njeriu drejton firmën e zhvillimit me bazë në Abu Dhabi, Eagle Hills, i cili njihet më së miri për themelimin e Emaar. kompania përgjegjëse për ndërtimin e Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, dhe Dubai Mall, qendra tregtare më e madhe në botë. Përveç U.A.E të tyre. zhvillimet, Eagle Hills ka qenë aktiv ndërkombtarisht, duke kryer projekte në 14 vende me vlerë mbi 20 miliardë dollarë — duke përfshirë një qark të ri të qytetit prej 700 kilometrash katrorë, me 5 milionë banorë në Kajro. Dhe ajo që Eagle Hills dëshironte të bënte ishte të ndërtonte Beogradin një qytet të nderuar për të pasurit. https://www.forbes.com/sites/wadeshepard/2016/12/08/inside-abu-dhabis-bad-joke-the-belgrade-waterfront-project/?sh=6a95a0dd6c12. 

Duke mbuluar një hapësirë prej 177 hektarësh, zhvillimi i ri do të paraqiste një milion metra katrorë apartamente luksoze për 17,000 njerëz, 750,000 metra katrorë hapësirë ????zyre dhe komerciale, së bashku me një grup hotelesh me pesë yje, një mur rrokaqiejsh që do të shfaqë ndërtesa më e lartë në Evropën Juglindore, një teatër opere dhe qendra tregtare më e madhe në kontinent. Në janar të vitit 2014, Vuçiç, i cili së shpejti do të bëhej kryeministër i Serbisë, dhe Mohamed Alabbar i Eagle Hills, zbuluan publikisht masterplanin për Bregun Ujor të Beogradit dhe projekti më i madh zhvillimor në historinë e Serbisë u lëshua zyrtarisht.  Një projekt megaloman i mbështetur nga premtimi i parave të Abu Dhabit shtyhet me forcë përpara “Është si një shaka e keqe,” tha aso kohe Mirjana Milanovic, një arkitekte serbe me bazë në Amsterdam. “Është thjesht një qendër tjetër tregtare në një vend që nuk ka para për të blerë asgjë.” Sot sipas https://www.indomio.rs/en/for-sale/flats/belgrade-waterfront-savski-venac vlerat e apartamenteve aty janë nga 260 000 deri 1.680000 euro. 

Ky ishte rasti serb. Të shohim tani propagandën e Ramës.  Po përse situata se çfarë na është prezantuar është e kundërta dhe një kopje e keqe e Edi Ramës? 

Pikësëpari, nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës dhe zhvendosjen e portit tregtar. Projekti zhbën tërësisht Portin mijëvjeçar dhe sjell ndërtimin e një kompleksi me pallate, dy hotele dhe një marinë të vogël me 280 vende e cila planifikohet të ndërtohet e fundit. 84 vende do të jenë për jahte të mëdha dhe 196 për varka dhe jahte të vegjël.  Për analogji mund të bëjmë disa krahasime me koncesionet e dhëna në Shqipëri për marina turistike. Numri i vendeve të ankorimit në Portin e Kalasë së Turrës parashikohet të jetë 700, ndërsa në kontratën e parë me kompaninë Yldon në Durrës 500 Po ashtu projekti ndan ndërtimin e vendeve të jahteve për gjatësi mbi 40 metra dhe nën 40 metra. Standardi dhe konkurrenca që kanë disa nga marinat më të zhvilluara të Europës, në Antibes (jugu i Francës) apo Porto Cervo (Sardenja) është për gjatësi jahtesh mbi 170 metra , po sipas Ola Xhamas.

Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës, pasi nuk ka shqiptar që t’i blejë ato apartamente  Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë, njësoj si ligji serb. “Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në Bashkimin Evropian, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë.

Miti i dytë që rrëzohet është ai i rritjes së investimeve pasi projekti ka vlerë kolosale prej 2.1 miliard euro. Nga ana tjetër, zhvendosja e portit të mallrave në Porto Romano do të kërkojë rreth 800 milion euro për t’u investuar nga qeveria, ose kompani private koncesionare të cilat do t’i nxjerrin paratë nga tarifat portale. Por kur të mos ketë port nga se, qysh tani kompanitë e transportit po prenotojnë në drejtim të porteve të tjera të Kroacisë. 

Nëse ne na është prezantuar se kompania do të vijë të hedhë para në Shqipëri dhe mbas disa vitesh edhe mund të nxjerrë investimin e pastaj ndonjë fitim, jemi gënjyer. Në planin e biznesit thuhet se kompania do të ndërtojë fillimisht 4 mijë apartamente, parkingje, sipërfaqe tregtare dhe 1 hotel. Kjo fazë do të zgjatë 7 vjet dhe nga shitja e tyre (ku vetëm çmimi i banesave llogaritet 1500 euro/m2), do të arkëtohen 697 milion euro. Sipas tabelës të cash flow, angazhimi financiar për Eagle Hills në 3 vitet e para do të jetë rreth 140 milion euro, dhe më pas nga shitja e pasurive do të financohet investimi. Kaq të gëzuar duhet të ndihemi që po vjen një kompani që do të investojë në këto vlera sa t’i japim gjithë këto benefite?

860 mijë m2 të Portit të Durrësit do t’i kalojnë në pronësi të plotë kompanisë për vlerën 1 euro. Interesi gjeopolitik i portit të Durrësit barazohet me 1 euro, porta e Korridorit 8 vetëm një euro. Në çdo rast, nëse një zhvillues do të ndërtonte 1 pallat, do të blinte tokën e cila do të përbënte peshën kryesore të kostos ose do të hynte në marrëveshje me pronarin për të ndarë në përqindje pronën e zhvilluar. Në këtë rast nuk ndodh kjo. Kompania merr tokën për 1 euro, nis ndërtimin dhe njëkohësisht shitjen e pasurive të patundshme. Në fund të vitit do të ndajë 30% të fitimit me kompaninë Albania Seaports Development që është në pronësi të shtetit shqiptar. Sa i bie shtetit që të marrë pas 7 viteve që përfundon faza e parë sipas planit financiar? 12.6 milion euro. Po në fund të 20 viteve që përfundon gjithë projekti? 280 milion euro.

Në Beograd pika më e madhe e shitjes së Alabbar ishte se kompania e tij jo vetëm që do të hynte dhe do të zhvillonte bregdetin e Beogradit ose thjesht do të jepte kredi për të tilla, por se ai do t’i bënte të gjitha me paratë e tij. 4 miliardë dollarë investime të pastra të huaja direkte iu angazhuan Beogradit për të ndërtuar një lagje qendrore të klasit botëror dhe moderne, ndryshe nga askund në të gjithë rajonin. Në thelb, një kompani e Abu Dhabit premtoi se do të paraqitej me thasë me para dhe Serbia në thelb u dha atyre pushtet të lirë për të bërë atë që dëshironin. Por jo. gjithçka mbaroi, një sipërmarrje zyrtare e përbashkët midis qeverisë serbe dhe kompanisë Eagle Hills u nënshkrua në prill të vitit 2015 që dukej pak më ndryshe nga ajo që ishte premtuar fillimisht. Në vend që zhvilluesi i Abu Dhabi të shfaqte një çantë plot me katër miliardë dollarë, Eagle Hills thuhet se do të investonte 160 milionë dollarë dhe më pas do t’i siguronte Serbisë 300 milionë dollarë shtesë në kredi — megjithatë, raportet e mëvonshme përcaktuan IHD-të aktuale në vetëm 20 milionë dollarë. Sido që të ishte rasti, Eagle Hills do të merrte një ulje prej 68% të fitimeve dhe një qira të tokës për 99 vjet. 

Nga ana tjetër deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kompania arabe që do të marrë investimin te Porti i Durrësit nuk është “kompani flamur” e Emirateve. “Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkuara. Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë”, thotë Shehaj ,Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel. 

E njëjta kompani “Eagle Hills”, që do të marrë 800 mijë metra katrorë ndërtimi në Durrës, është mirëpritur edhe në Kroaci, për të ndërtuar “Manhatanin” e Zagrebit i gjetur ngushtë përsëriti kryeministri.  Si fillim, shkrimi i Birn për këtë çështje që ai riposton mban datën 2019, ndërsa kompania që qeveria e tij ka shpallur investitor strategjik është themeluar vetëm një vit më parë. Pra, që këtu kuptohet se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë, ndonëse të dyja mbajnë emrin “Eagle Hills”. E dyta dhe më skandalozja, po të thellohej pak, Edi Rama do ta kishte mësuar se qytetarët me protesta e kanë përzënë Alabaarin, bashkë me projektin e tij nga kryeqyteti kroat, shkruan Andi Bushati . Por siç duket Rama ka ngatërruar Zagrebin me Beogradin. I gjithë ky konfuzion e ka një shpjegim. Atëherë kur ky projekt u promovua për herë të parë, në Tiranë u trumbetua plot zhurmë se këtu do të zbarkonte një kompani e madhe, që ka ndërtuar Dubain dhe Burjh Kalifën. Emaar grup, ku kishte aksione dhe monarkia e emirateve të bashkuara ishte garanci për një investim serioz. Nisur nga ky lajm, u mbulua edhe darka e ministrave te Nusreti. Gazetarë të njohur, grupe televizive, reportazhe në TV kombëtare i bënë jehonë të stërmadhe këtij evenimenti. Ky gjigandizëm, i sponsorizuar politikisht dhe mediatikisht, justifikonte faljen e tokës publike, zhvendosjen e portit më të madh në vend, dhënien pa dilema të statusit të investitorit strategjik. Por, kur ëndrra propagandistike mbaroi dhe njerëzit u ndeshën me realitetin prozaik të dokumenteve, rezultoi komplet e kundërta. Emaar kishte avulluar dhe nuk figuronte kërkund. Muhamet Alabaar do investonte si person privat, përmes një kompanie pa emër, një pjesë e partnerëve të të cilës ishin regjistruar në parajsa fiskale. Nga mbi dy miliardë që do investonte Emaar, Alabaar do hidhte vetëm 80 milionë, nga katërfishin e vendeve të punës që propagandohej me ardhjen e të parit, shifra qe reduktuar në 12 mijë, nga marina me e madhe në Mesdhe, kishte përfunduar në një port me 280 vende ankorimi. Por lehtësitë, favoret, shkelja e kushtetutës, votimi i një ligji special nga kuvendi, marrja e pasurisë publike pa garë, ishin në proporcion me gjigandizmin e Emaarit dhe jo për kompaninë me kapital 100 mijë lekë, që ishte regjistruar për herë të parë në QKB-në shqiptare. 

 Tani se kush është bedeli gjejeni vet.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Rafael Floqi

FARSA E “TRASHËGIMTARËVE” TË FRONIT TË SHQIPËRISË 

November 18, 2022 by s p

Nga Rafael Floqi /

“Gara më qesharake, për një fron që është mbajtur ndonjëherë, është padyshim, ajo që po harbohet tani, për t’u sulur, mbi një shtet të sapokrijuar, si Shqipëria. Të thuash se është si një opera komike e tipit “Vejushat e gazmore”  kjo është e pamjaftueshme, pasi është vërtet shumë më komike.”

Sipas shtypit amerikan të vitit 1913

Pavarësisht shpalljes së Pavarësisë nga plaku i urtë Ismail Qemali, më vitin 1913 fati i Shqipërisë nuk ishte aq i qartë. Fuqitë evropiane para Konferencës së Ambasadorë nuk e pëlqenin egzistencën e një republike në Shqipëri, dhe ishin vënë në garë, siç ishte bërë traditë në Ballkan, për të caktuar një princ europian për Shqipërinë, ashtu siç kishin bërë edhe me vende të tjera ballkanike, si me Greqinë, apo me Bullgarinë. Skena finale e kësaj farse u luajt më 1913 në Kongresin e Firences. Por “froni bosh” i Shqipërisë kishte tërhequr një lukuni pretendentësh të aristokracive evropiane dhe aventurierëve të ndryshëm, për fronin e pasuesit të Skënderbeut, me apo pa dashjen e popullit shqiptar. Këto figura ishin sa të panjohura aq edhe groteske. Veç dëshmitarëve të rastit, si baroni Franz Nopsca apo Eqerem bej Vlora, bëmat e tyre kishin mbushur edhe shtypin perëndimor me kronikat groteske, sa që këto ngjarje dhe figura që ishin reflektuar dhe në shtypin amerikan të viteve 1912-1913 disa numra prej së cilave po i shihni si faqe gazete.  

“Froni bosh” i Shqipërisë dhe lukunia e pretendentëve

Sidoqoftë shqiptarët se përtypën lehtë ardhjen e një sundimtari të huaj. Rivalitetet dhe interesat e ndryshme të Fuqive të Mëdha gjatë Konferencës së Ambasadorëve, para së gjithash të Austro-Hungarisë dhe Italisë, e kishin kthyer Shqipërinë në një «kukull loje». Këtë gjë e dëshmon edhe përzgjedhja e një figure të panjohur gjermane në krye të shtetit të ri shqiptar, siç ishte Wilhelm zu Wied. Kushtet dhe situata në të cilën Fuqitë e Mëdha vendosën të krijojnë Shqipërinë ishin shumë më të pafavorshme, sesa në vendet e tjera të Ballkanit. Zhvillimi i vonuar social-ekonomik i vendit, niveli i lartë i analfabetizmit, heterogjeniteti fetar, një elitë shqiptare e brumosur me mentalitet turk, mungesa e infrastrukturës dhe prapambetja e shoqërisë shqiptare si edhe konfliktet e armatosura me vendet fqinjë e vështirësonin ngritjen e shtetit shqiptar. Kandidaturat e paraqitura nga Austria dhe Italia për fronin shqiptar ishin të shumta. Edhe patriotët shqiptarë ishin fillimisht të ndarë mes tyre, se cili duhej të ishte mbreti i tyre i ardhshëm dhe ky ishte paradoksi.

Sipas dëshmitarit dhe përfaqsuesit të Austro Hungarisë, mikut të shqiptarëve baronit Franz Nopcsa (1877-1933), Kongresi i Triestes u mblodh në fillim të vitit 1913, për të treguar solidaritet midis shqiptarëve nga Shqipëria dhe jashtë vendit për vendin e tyre pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Rreth 150 përfaqësues nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Italia, Egjipti, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesë për të diskutuar punët e kombit. Kongresi njohu qeverinë e përkohshme të ngritur nga Ismail Qemal bej Vlorën dhe diskutoi për kandidatët e ndryshëm për fronin e ri vakant. Ndër kandidatët që diskutoheshin në atë kohë ishin Ferdinand François Bourbon Orléans-Montpensier i Francës, Albert Gjika i Rumanisë, Konti Urach i Württemberg, princi egjiptian Ahmed Fuad dhe djali i markezit Juan Aleandro Castriota nga Napoli. Austro-Hungaria promovoi kongresin, në veçanti për të siguruar zgjedhjen e një princi të zgjedhur prej saj.

Kongresi Shqiptar i Triestes

Baron Franz Nopcsa shkruan se “nga 27 shkurti deri më 6 mars (1913) mora pjesë në Kongresin Shqiptar të Triestes. Ky kongres ishte një çështje e çuditshme. Froni shqiptar ishte bosh në pranverën e vitit 1913 dhe çështjet shqiptare ishin nën drejtimin e Ismail Qemalit, i cili fillimisht ishte takuar me Berchtold-in në Budapest në shtëpinë e Shkëlqesisë Hadik Janos dhe më pas kishte udhëtuar për në Vlorë, i besuar prej tij dhe me mbështetjen e tij. Atje ai formoi qeverinë e përkohshme të shtetit të sapothemeluar shqiptar. Më pak i dukshëm ishte fakti, se Berchtold-i, pas një takimi kokë më kokë me Ismail Qemalin, ishte i bindur se ai mund të manovronte atë në çdo rast, ndaj po zhvilloheshin fushata propagandistike intensive në Evropë, për llogari të pretendentëve të ndryshëm për fronin shqiptar, ndërsa qeveria e përkohshme që drejtohej nga Ismail Qemali, i cili ishte i hapur ndaj ryshfetit, edhe pse vetëm me shuma të mëdha parash.”

Njëqind delegatë të kolonive shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Egjipt mirrnin pjesë. Qeveria austriake është e përfaqësuar nga Mahovetz, drejtor i policisë së Triestes, dhe në mënyrë jozyrtare, edhe nga një kapiten stafit. Delegatët dëshmuan një seri manifestimesh simpatie ndaj Austrisë. Oratori i parë i cili foli pas presidentit ishte Konti i Taaffe-s, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në Vjenë dhe djali i ish-ministrit, i cili u shpreh në favor të pretendimeve të Shqipërisë së Madhe. Zëvendës/Presidenti, Faik Konica mbajti një fjalim, ku shprehu mirënjohjen e shqiptarëve ndaj perandorit Franc – Jozef dhe mbretit të Italisë, për dashamirësinë që ata kanë treguar ndaj popullit shqiptar dhe për mundësimin e krijimit të një Shqipërie të pavarur në të ardhmen. 

Pretendentë dhe cilësi

Ndërkohë një tjetër dëshmitar i kohës, Eqerem Bej Vlora përmend kandidatët që njihte ai në kujtimet e tij. “Unë i kam njohur dhe kam biseduar vetë me të gjithë kandidatët e fronit shqiptar. Po të përjashtojmë këtu kandidatë të vetëshpallur si Don Aladro, princ Gjika dhe markezi – Skanderbeg, në skenën e garës mbeten princi i Monpansiesë, princi feudal i Egjiptit (më vonë mbreti Fuad i parë), princi i Urahut, princi Burhanedin nga dera e Osmanëve dhe marshalli turk Izet pasha (lindur në Naseliç të Maqedonisë). Asnjëri nga këta kandidatë nuk ishte më i mirë se Princ Vidi. Sepse, nëse ndonjëri prej tyre zotëronte veti të veçanta, ato zhvlerësoheshin nga të meta të vogla a të mëdha, apo barazoheshin nga epërsitë e kandidatëve të tjerë. Kështu, fjala vjen nëse soji i lartë, pasuria e madhe dhe energjia sportive fliste në të mirë të kandidaturës së princit Monpansier, mendjelehtësia e tij dhe moskuptimi i nevojës për një jetë të rregullt familjare (në Vlorë ai erdhi me një mikeshë të tij), ishin për mua krejt të dyshimta. Perveç kësaj, princi francez nuk gëzonte pothuajse asnjë përkrahje nga Fuqitë Evropiane. Edhe më pak e mundshme më dukej kandidatura e princit Fuad të Egjiptit. Prapa fasadës jo aq të shkëlqyeshme të jetës së tij publike dhe private (për më tepër ai nuk kishte ndonjë të ardhur), gjeje vetëm veti të përkora si njeri, si burrë shteti dhe si udhëheqës.”.

Por sot nga studimet e mia të shkrimeve të kohës të gazetave amerikane, shohim se në Evropën e kohës. kishte filluar një melodramë apo farsë, se kush do të përzgjidhej mbajtësi i fronit të vendit të vogël ballkanik, një farsë sa e dhimbshme aq dhe butaforike. Le t’i hedhim një sy “Lajmevet të kryeqytetit të mbrëmjes. “Oh what a Funny Fight for a Throne”

Oh çfarë lufte qesharake për një fron

“Djali i shëndoshë mbretëror, Princesha Liana dhe një trashëgimtare e guximshme amerikane Princesha Hazel Singer, e Çikagos, Princesha Liane de Pougy, e Bulevardeve të Parisit, Tre Gjikat, dhe Princi Gustavus i Danimarkës, me peshë 378 paund, dhe ende në rritje janë konkurrentët aktivë për fronin.”.

““Gara më qesharake, për një fron që është mbajtur ndonjëherë, është padyshim ajo që po harbohet tani, për t’u sulur, mbi një shtet të sapokrijuar si Shqipëria. Të thuash se është si një opera komike e tipit “Vejushat e gazmore” por dhe kjo është e pamjaftueshme, ose është vërtet shumë më komike. Një përzierje e tillë ku janë tre princat Gjika, një trashëgimtare e pasur e Çikagos, një ish-aventuriere pariziene dhe princi tepër i dhjamosur në mes mbretërve të Evropës. Secili ka për të thënë diçka të keqe për tjetrin. Trashëgimtarja e Çikagos « hedh poshtë të kaluarën e saj me aventurat pariziane. Aventurierja përgjigjet me një përqeshje për Porkopolis. Të gjithë tallen me djalin trashë, por vetëkënaqësia tregon faktin se muhamedanët, të cilët ka shumë në Shqipëri, e admirojnë dhjamin.

Serbët dhe grekët propozuan të ndanin Shqipërinë mes tyre, të groposnin shqiptarët, për të mos përmendur kundërshtimin e austriakëve. Pra, Shqipëria u krijua si një shtet më vete. Banorët e Shqipërisë janë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis fesë muhamedane dhe asaj të krishterë. “Por një shtet i krijuar nën drejtimin e Austrisë dhe Rusisë, nuk mund të jetë republikë. Kjo do të ishte një shembull i keq. Prandaj, Shqipërisë do t’i duhet të zgjedhë një mbret ose princ nga radhët e pretendentëve. Dikush që do të donte ca famë dhe nuk shqetësohej nga rreziku.

Në atë kohë në mesin e kandidatëve dallohen princat Jean Gjika, Gjergj Gjika dhe princi Albert Gjika, Të gjithë këta janë kushërinj dhe i përkasin një familjeje që tani banojnë në Rumani, megjithëse në kohët e lashta, kur Shqipëria ishte shtet i pavarur kishin banuar në Shqipëri.

Një tjetër kandidat kryesor, është Princi Gustavus, i Danimarkës, trashëgimtar i mbreti i Danimarkës. Ai gëzon dallimin e të qenit i pari princ në Evropë, që ka provuar çdo ilaç kundër-dhjamit të njohur për shkencën pa sukses. Ai peshon 378 paund dhe ende po shton në peshë. Princi Gustavus ka avantazhin e në disa skica argëtuese të Luftës Ballkanike të duket si Princ i zgjuar. Liane de Pougy mikesha, e cila rrezikoi shansin e saj, me fronin shqiptar. Ajo vjen nga një vend që nuk mund të ketë asnjë plan për të marrë ndonjë territor në Shqipëri. Xhaxhai i saj, Jorgo, u zgjodh mbret i Greqisë për një arsye të ngjashme. Ajo është njëzet e gjashtë vjeç dhe e pamartuar.

Tani, sa u përket Gjikave. Princi Jean Gjika u martua me Miss Hazel Singer, vajzën e Charles J. Singer, nga Çikago, dhe një anëtar i familjes të pasur së makinave qepëse Singer, shumë prej të cilave ishin martuar me aristokracinë franceze. Këngëtarët sigurisht që kanë miliona, kuptohet që ish-Miss “Këngëtarja” do të gëzonte ndjesinë e të qenit një mbretëreshë e rregullt dhe po i shpenzon lirisht milionat e saj për këtë qëllim. Princi Jean ka pasur një karrierë interesante. Përpara se të martohej me Miss Singer, gënjeshtari kishte financuar një kompani operash komike, ylli i së cilës ishte Miss Della Rogers, nga Denveri. Pastaj është Gjika nr. 2. është Princi Gjergj Gjika. Tri vjet më parë, princi, në një moment të pamenduar, u martua me Mademoiselle Liane de Pougy, e cila kishte qenë një figurë e njohur për bulevardet e Parisit për shumë vite. Mademoiselle Liane u shfaq dhe bëri të gjitha gjestet që një princeshë nuk pritet të bëjë.

Pak para se burri i saj të flitej si mbajtësi i fronit shqiptar, ajo Princesha Liane kishte bërë një sërë skicash të zgjuara që paraqisnin  turqit, bullgarët, shqiptarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në luftën e sotme. Kërkuesit rivalë të fronit kanë blerë një numër të madh kopjesh të një gazete të Parisit që i ka shtypur dhe po i shpërndajnë me zell në Shqipëri, me efekt të dëmshëm për mashtruesin  me  shanset e marrjes së një kurore.

Dhe pastaj është Albert Gjika. emri i tij i plotë është princi Alexander Gjika. Ai u ka vjedhur avancimin të tjerëve, sepse tashmë është aktiv në skenën e luftës ballkanike dhe në këtë moment është i angazhuar në nxitjen e entuziazmit për kauzën e tij tek shqiptarët. Princi Aleksandër Gjika u martua me një grua irlandeze. Margaret Dowling, një kushërirë e markezit të Lansdowne një trashëgimtare me pasuri të konsiderueshme. Sipas thashethemeve të shoqërisë ai shpenzoi të gjitha paratë më pak, dhe është e sigurt se ajo hapi një dyqan të zbukurimesh, ajo shiti ekzemplarë të punimeve të qendisjes rumunëve dhe grave të tjera të Evropës Juglindore. Por tani që burri i saj është në garë për një fron, megjithatë, ajo është e gatshme të qëndrojë pranë atij besnikërisht.

Por ky i fundit Albert Gjika, i cili kishte qenë vetë pretendent për fronin shqiptar, kishte arritur të interesonte për fronin shqiptar Dukën e Montpensierit [Ferdinand François Bourbon Orléans-Montpensier]. Ai ia la atij “të drejtat” e tij, të cilat askush nuk i njihte në fakt, dhe duka filloi të bënte fushatë në emër të tij në këmbim të një shpërblimi të përshtatshëm. Montpensier fitoi lehtësisht mbi koprracin Fazil Pashë Toptani dhe një sërë shqiptarësh të tjerë, dhe kështu lindi plani që Montpensier të shpallej Mbret i Shqipërisë në Kongresin e Triestes. Montpensier në të njëjtën kohë duhej të çante bllokadën greke dhe të merrte në zotërim Vlorën dhe Ismail Qemalin. Duke qenë se Monarkia jonë, në funksion të të afërmve të Montpensier-it, pritej t’i rezistonte kësaj zgjedhjeje, u tregua e leverdishme që Kongresi Shqiptar të mbështetej nga Austro-Hungaria.  

Por cili ishte Princi Monpensier, le të shohim sipas shkrimit të gazetës amerikane “The sun ([N.Y.]), March 23, 1913, kur fliste per nje ekpeditë gjuhetie, me titull “Crown of Albania May Be Among Trophies of Hunting Expedition” of Ferdinand and Duc de Montpensier. Me titull “Kurora e Shqipërisë mund të jetë mes trofeve të ekspeditës të gjuetisë të mbretit  Ferdinand të Bullgarisë dhe të dukës së Montpensier.

Kurora e Shqipërisë si trofe gjahu

Gazeta përmend të ashtuquajturën ekspeditë gjuhetie që “Princi Ferdinand i Francës, dhe Duka e Montpensier lundruan javën e kaluar me jahtin e tij me avull “Mekong” nga Napoli për në brigjet shqiptare, për atë që ata e quajtën një “ekspeditë gjuhetie”. Se në cilën pikë të bregut ata do të zbriznin do të vendosej më vonë. Por asnjeri nuk duhet të befasohet se në mes të trofeve të gjuhetisë në Shqipëri, të përfshihet dhe kurora e asaj pjese të turbullt të botës. Të gjitha fuqitë e mëdha tani janë të vendosura që për hir të paqes të ardhshme në Evropë, se Shqipëria duhej të transformohej nga një provincë otomane e në një shtet independent, nën sundimin e një princi me gjak mbretëror.“ Gazeta pohonte , se “Tani do të duhet të shtojmë se ai ka mbështetjen e Ferdinandit, Mbretit të Bullgarisë dhe për këtë arsye për kushëririn e tij dukën Monpensier shanset e tij janë më të mëdha.

Pranohet botërisht që Shqiperia nuk do të jetë një provincë otomane dhe asnje copë toke nuk do t’i jepet mbretit Pjetër të Serbisë dhe Knjaz Nikollës të Malit të Zi, dhe se shqiptarët janë të aftë për vetqeverisje për të cilën kanë luftuar për 400 vjet.  

“Shumë emra, shton gazeta janë sugjeruar si kandidatë të përshtatshëm për fronin e Shqipërisë, ndër ta edhe një Bonapart, princi Viktor Napoleon, i martuar me princeshën Klementina të Belgjikës, Princi Luigi i Italisë, Duka i Abruzzo-s, Princi i Danimarkës, Princi Jorgos i Greqisë, princi egjiptian dhe diplomati spanjoll Markezi , Alejandro Castriotta.

Por përsa i përket Francës, qeveria mund ta mbështesë hapur për të bërë gjithçka që ka në dorën e saj për të promovuar Dukën e Montpelierit, si një kandidat për fronin e Shqipërisë, aq plotësisht është kuptuar nga qeveria e Parisit që do të shkonte shumë larg sa, edhe ta ndihmonte  për të siguruar Fronin e Shqipërisë e bindur se ai mund të bëjë për atë vend me atë çka bëri xhaxhai i tij, mbreti Ferdinand, gjatë çerekshekullit të kaluar në Bullgari. Ai do të hezitojë përpara se të kryejë detyrën e tij atje që të ndërmarrë një përpjekje për të përmbysur Republikën Franceze, pasi ai ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i fronit të Francës. 

Austria nuk do të lejonte kandidaturën e Dukës të Abruzzit për shkak se një princ prej Shtëpisë së Savojës në Fronin e Shqipërisë do të rriste influencën në vend dhe do të turbullonte balancat e fuqive në Adriatik.  Për Dukën e Montpensier, mbretëresha Cristiana e Spanjës kishte ndërhyrë në mes kushurinjve të saj perandorakë në Vienë. As Anglia nuk do ta kundërshtonte që duka të merrte fronin e Shqipërisë. Pasi motra e tij Dukesha e Aostas kishte qenë mjaft e lidhur me anëtarët e kurorës së Anglisë që janë kushurinj të tij, veçanërisht mbretereshën Aleksandra, që e pat njohur qysh foshnjë së cilës ajo i drejtohej me “mon pettit dhe ai e quante “ mon aunte”. Vullneti i Rusisë është i sigurtë. Vjeshtën e kaluar ai kaloi disa javë në Tsarkoselo. Gjatë asaj periudhe ai hëngri dreka e darka intime në prani të Perandorit Nikolla dhe carinës, ku ai u shfaq në disa raste me uniformën e marinës spanjolle. 

Në Itali për interesat i tij përkujdeset e motra e tij Helen Lucasd dhe duka i dytë trashëgimtar i fronit pas kushëririt të tij Mbretit Victor Emanuelit, ndërsa Ferdinand Montpensier gjithashtu e ka mirë edhe me Vatikanin, ku vitin e kaluar u prit me veçanti dhe interes atëror nga Papa Piu X. Papati është një faktor me rëndësi, jo vetëm se shqiptarët kanë një numur katolikësh, por se më tepër nuk duhet të harrohet, se mbretëresha Helena, (e shoqja e Gjon Kastriotit R.F) një nga sundimtaret e fundit të perandorisë serbe, i kishte dorëzuar pronat dhe të drejtat e Shqipërisë si dhuratë  papës Piu II, në mes të shek. të 15-të duke ia lënë me testament në shtatin e vdekjes. 

Pasuria private e Dukes te Montpensier e trashëguar nga gjyshi nga nëna e të ndjerit Duc të Montpensier dhe nga i ati Konti i Parisit dhe me kushurinj të tjerë, është më e madhe se ajo e xhaxhait të tij Mbretit te Bullgarisë.  Kjo mund të jetë një preferencë mbi kandidatët e tjerë. 

Puçi i Montpensier

Meqenëse Ministria e Jashtme e Austrisë gëzonte idenë që shqiptarët në monarki të demonstronin në emër të vendit të tyre, plani u pranua dhe u mbështet nga Vjena. Një ditë para se të mbaronte kongresi, u ndjeva i detyruar të thërrisja mënjanë Faik Bej Konicën dhe t’i informoja se kongresi nuk kishte bërë ende fare punë dhe se më e pakta që mund të pritej nga një kongres politik ishte një rezolutë. Faiku pranoi dhe unë i diktova një rezolutë të cilën kongresi duhej t’ua dërgonte të nesërmen të gjitha Fuqive të Mëdha. Çështja u ndoq brenda gjysmë ore dhe të nesërmen Faiku ia paraqiti dokumentin kongresit si rezolutë.  Gjatë kongresit, Cavaliere Mayerhöfer mësoi nga Tahiri, djali i Ismail Qemalit, se Montpensier po përgatiste një puç. Plani i Gjikës për të ngritur çështjen e fronit në kongres kishte dështuar, por një tjetër grusht shteti ishte duke u bërë pasi Montpensier hodhi një jaht gati për lundrim. Kaluam dy ditë në Trieste duke pritur për të zbuluar se çfarë mendonte Vjena për kandidaturën e Montpensier, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhënien e tij me kryedukeshën Maria Dorothea. Shqiptarët, mes të cilëve edhe Faik Beu, filluan të na pyesin se si duhet të reagojnë ndaj kandidimit. Unë u thashë atyre në emrin tim: “Në mënyrë armiqësore, sepse nuk besoj se Montpensier është një kandidat për Vjenën”. Në fund erdhi përgjigja që vërtetonte dyshimet e mia. Tani ishim të lirë të vepronim kundër Montpensier. Siç ndodhi, deputetët vjenez po organizonin një banket për kongresin në hotelin Palace. E ndërpreva një pauzë në bisedë duke thënë me zë të dëgjueshëm: “Dëgjoj se Montpensier dëshiron të bëhet Mbret i Shqipërisë dhe se tashmë janë shtypur shpalljet! A ndodh që dikush nga zotërinjtë këtu të ketë një në xhep? E dini, zotërinj, unë jam një koleksionist i madh i materialeve të shtypura për Shqipërinë.” Surprizë e jashtëzakonshme dhe një heshtje e habitur. Fan Noli e harroi veten, nxori një proklamatë nga xhepi dhe ma dha mua. Sekreti i Montpensier u zbulua. Atë mbrëmje, shpallja ishte në postë në rrugën e saj për në Berchtold. Shqetësimet tona ishin më të pakta tani, por nuk u zhdukën plotësisht.

Të nesërmen ndodhi një moment dramatik në kongres, ishte ministri shqiptar Kristo Meksi. Ai kishte ardhur direkt nga Vlora. Pati duartrokitje frenetike, atmosfera u elektrizua. Faiku u zbeh sepse e kuptoi se kryetari tani kishte humbur çdo ndikim mbi kongresin. Tani ishte Qeveria e Përkohshme ajo që ishte në krye. Nuk e dinte se çfarë mesazhi kishte sjellë Meksi me vete. Nëse Meksi, si rezultat i ndonjë marrëveshjeje të fshehtë si emisar i Qeverisë së Përkohshme në Vlorë, do të shpallte Dukën e Montpensierit si Mbret të Shqipërisë, ai sigurisht që do të zgjidhej. U ula pranë përfaqësuesit të qeverisë austriake Makavetz dhe i thashë: “E dini, nëse Kristo Meksi propozon Montpensier si kandidat, ne jemi të humbur sepse ai do të shpallet unanimisht. Meksi filloi të fliste. Ai i përcolli Kongresit Shqiptar urimet më të mira të Qeverisë së Përkohshme dhe njoftoi të pranishmit se anëtarët e Qeverisë ishin të gjithë mirë. Më pas, pa e kuptuar fare se çfarë vendimi kishte në dorë, ai u largua nga podiumi nën duartrokitjet e furishme të auditorit. Stuhia kishte kaluar. Kuptuam se Ismail Qemali nuk ishte vënë ende në dijeni për planin e Montpensier. 

Shqipëria e Konferencës së Londrës një lindje e vdekur

Baroni Franz Nopcsa, shkruam se në këtë moment vendosa të bëj një hap që mund të më bënte lehtësisht për të qeshur dhe të vinte në një dritë të keqe të gjitha aktivitetet e mia në emër të Shqipërisë. Sidoqoftë, vendosa ta kaloj atë. E njoftova gojarisht ekselencën Conrad se do të isha i gatshëm t’i bashkohesha listës së kandidatëve për fron nëse Ministria e Jashtme do të më mbështeste dhe i thashë se, për t’u shpallur Mbret i Shqipërisë, do të më duhej thjesht një pagesë një herë e një një shumë më të madhe parash për të blerë mbështetjen e të ashtuquajturve patriotë shqiptarë, e cila, siç mësova nga puçi i Montpensierit, nuk ishte aspak problem. 

Dikur një monark në fuqi evropiane, nuk do ta kisha të vështirë të gjeja fondet e mëtejshme të nevojshme duke u martuar me një trashëgimtare të pasur amerikane që aspironte mbretërinë, një hap që në rrethana të tjera nuk do të kisha dashur ta bëja. Isha i sigurt për mbështetjen e banorëve të pjesës veriore të vendit duke pasur parasysh qëndrimin që kisha mbajtur në vitet 1910 dhe 1911 dhe Vjena mund të priste të kapërcente çdo vështirësi të shkaktuar nga Ismail Qemali, i cili mbështetej nga Berchtold… Kandidatura ime mund të jetë tallur në qarqet kompetente. Sido që të jetë, disa javë më vonë u neverita dhe u tërhoqa nga të gjitha aktivitetet e mëtejshme në lidhje me Shqipërinë. Unë nga ana ime dhashë si arsye [për tërheqjen e kandidaturës sime] se Shqipëria e krijuar nga Konferenca e Londrës ishte një lindje e vdekur]. Princi Wied u ngjit në fronin shqiptar ndërsa Konferenca e Londrës ishte ende në zhvillim e sipër… Princin Vilhelm fon Urah (nga dera e Vyrtembergëve), gjeneral gjerman i mbështuetur nga Austro-Hungaria, e pata njohur në Vjenë. Në çastin e duhur ai do të mund të shihej si kandidat i Monarkisë . Rënia e Shtetit Shqiptar në vitin 1914 tregoi se kisha të drejtë që zbrita në kohë nga anija që po fundosej në vitin 1913. ‘Gabimi’ im i vetëm ishte që njoha atë që do të ndodhte shumë më përpara se ta bënin kundërshtarët e mi.

Literatura :

Filed Under: Kronike Tagged With: Rafael Floqi

TURHAN PASHE PERMETI PROMEMORJE DERGUAR PRESIDENTIT WOODROW WILSON

November 17, 2022 by s p

100 Vjetori i marrëdhënieve Shqiptaro- Amerikane.

Nga Rafael Floqi

Konferenca e Paqes së Parisit u mbajt në Paris më 18 janar 1919 dhe në të morën pjesë një numër i madh diplomatësh të kryesuar nga Presidenti Woodrow Wilson që prezantoi programin e tij dhe alternativat për zgjidhjen e çështjeve në territoret strategjike që kishin mosmarrëveshje për kufijtë. 

Në dhjetor 1918 nën kujdesin e Italisë, një ndër mbeshtetëset e pavarësisë së Shqipërisë në 1913, u krijua Qeveria e Përkohshme e Durrësit e cila do të dërgonte delegacionin e saj zyrtar si përfaqësuese në Paris, të kryesuar nga kryeministri Turhan Pasha. Në Paris mbërriti edhe një delegacion i kryesuar nga Esat Pasha në cilësinë e kryetarit të vetëshpallur të qeverisë shqiptare. Ky dualizëm në përfaqsim nuk i bënte dobi trajtimit të statusit të Shqipërisë, i cili pas Luftës së Parë Botërore dhe ndryshimeve të ndodhura ishin vënë përsëri në diskutim. Në kryeqytetin francez, për të mbështetur qeverinë e Durrësit dhe të ardhmen e pavarësisë së Shqipërisë dhe kufijve të saj territorial, mbërritën edhe përfaqësues të kolonive shqiptare në SHBA, Rumani, Turqi, etj, të cilat herë pas here organizonin takime të përbashkëta me delegacionin zyrtar të Shqipërisë.
Në ceremonine e festimeve për Ditën e Pavarësisë së Amerikës, në 4 korrikut 1918, Fan Noli i ftuar si përfaqësues i shqiptarëve në Amerikë, arriti të takonte presidentin Wilson dhe ti fliste për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje nga SHBA në Konferencën e Paqes. Pasi e dëgjoi me vëmendje Nolin, Wilson u përgjigj “ Une do të kem një zë në Konferencën e Paqes dhe do ta përdor këtë zë edhe në emër të Shqipërisë”

Kjo është ajo çka ka deklaruar Noli, por nuk ka qenë vetëm ky takim që i ka mbushur mendjen Presidentit Wilson, në janar të vitit 1919, do të mbahej diskutimi i Çështjes Adriatike.

Në fund të luftës, më pas, përcaktimi i kufijve midis Italisë dhe shtetit të ri jugosllav u bë objekt i një mosmarrëveshjeje të gjatë dhe të ashpër diplomatike, e cila e shndërroi konfliktin kombëtar në një konflikt midis shteteve sovrane, që përfshinte shtresa të gjera publiku. Tensionet e forta ngritën veçanërisht çështjen e Fiumes, e cila pretendohej nga Italia në bazë të të njëjtit parim të vetëvendosjes që i kishte caktuar tokat dalmate, tashmë të premtuara Italisë, në mbretërinë jugosllave, ku si kompesim i jepej Vlora Italisë.

Pikërisht më 10 Janar 1919 Turhan Pasha, kryeministri i qeverisë së Përkoshme të Shqipërisë dhe me ndërmjetsimin e palës italiane, ministrit të Jashtëm Sonino, arrin që t’i dërgojë një memorandum para Konferences së paqes, presidentit të Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilson që ndodhej për një vizitë në Romë.

Ky memorandum i është drejtuar më dhjetë janar 1919, ministrit të jashtëm të Italisë, Sonino bashkë me një kopje bashkangjitur për t’ia dhënë presidentit amerikan, sipas dokumenteve të Ministrisë së Jashtme Italiane. 

Memorandumi është letër mjaft elokuente e një diplomati me mjaft përvojë si Turhan Pasha, aty gjen sa diplomaci dhe patriotizëm, aq dhe vlerësimin e një burri shteti si Presidenti Wilson si edhe aftësinë për ta prekur atë, jo vetëm në raportet shtetërore por dhe humane, duke kërkuar në përputhje me doktrinën e 14 Pikave ndihmën e Shteteve të Bashkuara.  Ambasadorët otomane shprehën jo kryesisht si diplomatë profesionistë, por si anëtarë të shquar të shoqërisë oborrtare dhe aspirantë të mundshëm për ofiqe  dhe nderime edhe më të larta. Së pari dhe më kryesorja, diplomatët e hershëm modernë iu përmbajtën etikës së patronazhit. Larg atdheut, ambasadori ende i bindej logjikës sociale të fraksioneve të oborrit rrjeteve të klientelës dhe konkurrencës për prestigj.

Woodrow Wilson ushtroi detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet 1913-1921. Gjatë kohës së qeverimit të tij si president mori pjesë në shumë organizime të rëndësishme shtetërore ndër të cilat edhe Konferenca e Paqes së Parisit. Fundi i Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor 1918 kërkonte një bashkërendim të veprimeve dhe zgjidhje të problematikave të dala pas Luftës së Madhe. Pikërisht në këtë kohë të nevojshme Presidenti Wilson që udhëtoi më 14 dhjetor 1918 drejt Europës, pra në Paris ku u mbajt edhe konferenca, u bë një figurë e rëndësishme me anë të programit të tij që ka hyrë në histori me emërtimin “14 Pikëshi i Woodrow Wilson” për popujt që kishin qenë pjesë e luftës. Pikëpamja e Wilsonit ishte e qartë: arritja e paqes ishte po aq e rëndësishme sa dhe fitimi i luftës. Asnjë president tjetër amerikan nuk kishte udhëtuar kurrë më parë drejt Europës gjatë kohës që ai mbante postin zyrtar. Rrjedhimisht mund të themi se ai ishte i pari që e merrte një iniciativë të tillë. Nga ana tjetër, Shqipëria në këtë periudhë historike të marrë në shqyrtim (fund i Luftës së Madhe dhe Konferenca e Paqes në Paris) ishte një komb që kishte pësuar dëme nga zhvillimet e Luftës së Madhe dhe për më tepër kishte shumë pak vite që ishte krijuar si shtet dhe kishte hasur shumë vështirësi. Në këto rrethana Shqipëria do të dërgonte një delegacion përfaqësimi në Konferencën e Paqes në Paris për parashtrimin e kërkesave. Një pikë e rëndësishme në këtë konferencë ishte parashtrimi i çështjes për shtetet e vogla ndër të cilat përfshihej edhe çështja shqiptare. 

Kjo çështje u trajtua në kuadër të çështjes së Adriatikut ndaj ishte e interesuar dhe Italia. Memorandumi i Mirëkuptimit për Istrinë, Fiumen, Dalmacinë, Shqipërinë, Vlorën dhe ishujt e Adriatikut dhe çështjen e Triestes (1919) .

    Memorandum mirëkuptimi ndërmjet qeverisë italiane, Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe për Istrinë, Rijekën, Dalmacinë, ishujt e Adriatikut, Shqipërinë, qytetin e Vlorës, marrëdhëniet diplomatike të qytetit të Zarës, aneksimin e ishullit Lagosta në Itali.

 Ndërsa kur Turhan Pasha Përmeti qe funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të jashtme të Perandorisë Osmane. Ai shërbeu si ambasador në Madrid, vali në Gjirit (vilajeti i Kretës) në vitet 1895 dhe 1896, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Vakëfeve. Dërgohej nga Stambolli në të gjitha misionet në Evropë. Më 1908- 1912 ai shërbeu si ambasador i Perandorisë Osmane në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Shën Petërsburg. Në vitin kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore Turhan Pasha erdhi në Stamboll dhe më 12 shkurt 1914 u pranua nga Sulltani osman si ish-ambasador i Perandorisë Osmane në Shën Petersburg.

Ndoshta në këtë takim, ai u nda zyrtarisht nga shërbimi osman dhe doli për të shërbyer në atdhe. Para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Pashai u shpërngul në Shqipëri dhe vazhdoi karrierën e tij burokratike këtu. Sipas një dokumenti osman, Turhan Pasha shkoi në ambasadën osmane në Romë më 1 korrik 1914 dhe i tha ambasadorit Nabi Beut (1912-1915) se do të ishte e dobishme nëse Perandoria Osmane do të mund të krijonte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.  

Në korrik të vitit 1914, Turhan Pasha shprehej në një intervistë se “marrëdhëniet tona me qeverinë osmane, e cila ka disa shtetarë të aftë, janë më të mirat dhe është krejt e natyrshme që të jetë kështu, sepse shumica e banorëve të Shqipërisë janë myslimanë”. Mbreti i ardhshëm Zog e ftoi në mars 1914 ftoi Turhan Pashën të formonte kabinetin shqiptar të monarkisë ndërsa Esat Pashë Toptani e hoqi nga pushteti. Më vonë ai u bë presidenti i tretë i Shqipërisë, megjithëse u shkarkua brenda të njëjtit vit. Më vonë, në vitin 1918, ai u bë përsëri president i Shqipërisë dhe qëndroi në detyrë deri në vitin 1920. Ai përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919. 

Turhan Pasha u përshkrua nga Surja Bej Vlora si një patriot, i virtytshëm, i sjellshëm, zotëri, dhe ai ka thënë se Turhan Pasha shërbeu për Perandorinë Osmane për 40 vjet me besnikëri dhe të gjithë e respektonin. Ai nuk favorizoi askënd dhe fitoi vlerësimin e pushtetarëve dhe shtetarëve evropianë. Pashai u besonte tepër të tjerëve.

Pas largimit nga posti i kryeministrit u largua në Romë. Më 1925 qeveria e Ahmet Zogut kishte lidhur një pension të mirë. Turhan Pasha vdiq në Neuilly, Francë më 9 shkurt 1927. Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga legata shqiptare e Parisit.

Turhan pasha kohësisht i përket gjeneratës së Ismail Qemalit, gjeneratë shqiptarësh që bënë karrierë të spikatur në burokracinë e lartë osmane. Por, ndryshe nga Ismail Qemali, të cilit zyrtarët më të lartë osmanë i nënvizonin kapacitetin e lartë prej politikani, Turhan Pashës i nënvizonin kapacitetin prej diplomati, dhe më shumë akoma aftësinë e tij menaxheriale për zgjidhjen e situatave të vështira. Duke i shërbyer diplomacisë së Perandorisë Osmane, ku tokat shqiptare de jure bënin pjesë deri në nëntor 1912, Turhan Pasha arriti në pozitën e një personaliteti të njohur nga brigjet e Atlantikut e deri në Rusi, nga Deti i Veriut dhe deri në thellësi të Orientit Islam, në Jemen e në Iran. Karriera e tij e gjatë në diplomacinë osmane e bën Turhan Pashë Përmetin të ketë një jetëshkrim profesional mjaft të gjatë.

Ismail Qemali në Kujtimet e tij shprehet qartë se ishte kjo njohje ndërkombëtare që ai gëzonte dhe, siç e dëshmon edhe ky dokument, personaliteti i tij i fuqishëm si menaxhues situatash të vështira cilësitë e spikatura, që e vendosën Turhan Pashën në qendër të zgjedhjes së tij si kryeministër të një shteti në ri, por problematik që po lindte në zemër të Evropës. 

Po t’i kthemi letrës.  PRO MEMORIA është një shënim zyrtar që mishëron të dhënat me shkrim të një diskutimi diplomatik, është shkruar me një frëngjishte elokuente dhe është sa diplomatike, aq edhe zyrtare sa humane aq dhe patriotike. E përbashkët për të gjithë diplomatët shkrimi është fokusi tek respekti për marrësin, objektiviteti i vëzhgimi dhe analiza, dhe shpesh tek përdorimi i vetës së tretë që të lejon fokusimin te problemi, jo personaliteti.

Letrat shkëmbehen drejtpërdrejt ndërmjet kreut të Shteti dhe Kreu i Shtetit ose me një përfaqsues ndërkombëtar funksioni i tyre është të ngrenë pyetje rreth ose të shpjegojnë politikën, të përcaktojë pozicionet dhe linjat e synuara të veprimit, të vendosë qëllimin për të filluar marrëveshjen.  Karakteristikat e një memorandumi janë se ai mund të mbështetet nga një letër shoqëruese dhe është e ngjashme me, promemorien por më pak formale se një shënim, pa hapje ose formalitetet mbyllëse dhe nuk nevojitet asnjë nënshkrim. Kërkesa e shqipërisë në këtë Pro memorie është thënë shkoqur:” Prandaj, ju drejtohem Juve, zoti President, e ju drejtohem në emër të Shqipërisë, tashmë të krijuar nga Traktati i Londrës në 1913, por jo brenda kufijve të saj natyrorë, për të kërkuar nga Ju, besnikërinë tuaj dhe autoritetin tuaj të pakundërshtueshëm për integritetin e saj të plotë. 

Por për të arritur këtë qëllim ne na duhet që Shqipëria :

1°) të përfaqësohet në Konferencën e Paqes;

2°) të mbështetet atje nga Fuqitë e Mëdha Aleate;

3°) që vendi ynë të riintegrohet në territorin e tij dhe në unitetin e tij etnografik të grabitur në 1913, në të mirë të vendeve fqinje pasi kështu mund të shmanget në kohë, marrja flakë të gjithë Evropës. »

Zoti President,

Besoj bini dakort me mua se ndërsa jam majft i gëzuar që e gjendem në Romë në moment kaq historik, kur Ju po vizitoni atë. E falenderoj shansin e madh dhe madhështinë e shpirtit Tuaj, për mundësinë që më dhatë për t’a drejtuar vëmendjen Tuaj ndaj vendit tim, aspiratave dhe fatit të tij.

Unë jam një shqiptar i moshuar. Dhe në një kohë, kur Shqipëria bënte pjesë në Perandorinë Osmane kam mbuluar detyra të larta, qoftë brenda vendit ose jashtë vendit, dhe atë në cilësinë time, si ministër i parë fuqiplotë, kam marrë pjesë në dy konferencat madhore në Hagë, – por, megjithatë, është e mundur që emri im, nuk do t’ju ketë rënë në sy, e mund të ketë qenë, absolutisht i panjohur për Ju. Ju lutem Zoti President që së pari ta mbështesni pavarësinë e Shqipërisë dhe të kuptoni se nga realizimi i formulës “Shqipëria e shqiptarëve” do të varet në një masë të madhe, edhe rregullimi përfundimtar i Ballkanit.

Në çdo rast, unë e di, meqenëse e gjithë bota e ka mësuar e ju njeh Ju, dhe e vlerësojnë vlerën e lartë të shpirtit Tuaj dhe drejtësinë e ndjenjave Tuaja, se Ju do të dëgjoni thirrjen që unë ia lejoj vetes t’ua drejtoj edhe Ju, dhe se Ju me dashamirësinë Tuaj të zakonshme, do t’ia vini veshin, zërit të një populli që ju flet nëpërmjet zërit tim.

Ata nuk janë një popull i madh, zoti President.

Shqipëria aktualisht ka vetëm rreth dy milionë banorë. Por shumë herë ju keni pohuar, se nuk ka asnjë ndryshim nga këndvështrimi Juaj, midis kombeve të vogla dhe të mëdha, dhe për fatin e çdo populli, cilido qoftë ai, ju jeni po aq i shqetësuar.

Mendja Juaj është shumë e qartë dhe largpamëse për të mos kuptuar se pikërisht për kombësitë e vogla duhet të mendojmë, nëse duam të parandalojmë fitoren e barbarisë kundër njerëzimit, fitore për të cilën ju keni kontribuar së toku me popullin tuaj dhe nga zemra juaj, pasi koha ka brenda saj farat e grindjeve të ardhshme dhe fatkeqësive të reja, – dhe se Lidhja e Kombeve, paraardhës i së cilës Ju jeni, të mos i vendosë themelet e saj në një tokë të dobët dhe tinëzare.

Prandaj, ju drejtohem Juve, zoti President, e ju drejtohem në emër të Shqipërisë, tashmë të krijuar nga Traktati i Londrës në 1913, por jo brenda kufijve të saj natyrorë, për të kërkuar nga Ju, besnikërinë tuaj dhe autoritetin tuaj të pakundërshtueshëm për integritetin e saj të plotë. 

Por për të arritur këtë qëllim ne na duhet që Shqipëria :

1°) të përfaqësohet në Konferencën e Paqes;

2°) të mbështetet atje nga Fuqitë e Mëdha Aleate;

3°) që vendi ynë të riintegrohet në territorin e tij dhe në unitetin e tij etnografik të grabitur në 1913, në të mirë të vendeve fqinje pasi kështu mund të shmanget në kohë, marrja flakë të gjithë Evropës.

Askush më mirë sesa Ju, zoti President, nuk mund të na bëjë ta realizojmë këtë program.

Më 1915 Traktati i Londrës, me synimin për të kënaqur pretendimet e një shteti drejt të cilit u kthyen aso kohe shpresat më të mira të aleatëve, kryen në një ndarje (do të ishte më mirë të themi në një gjymtim) që prishi unitetin tonë nacional përgjithmonë; — dhe i dha një goditje vdekjeprurëse aspiratave të atyre që kanë qenë gjithmonë në krye të mendimeve dhe fjalëve tona.

Ndër firmëtarët e këtij copëtimi ishte edhe Italia.

Por ne jemi të bindur se, për sa i përket Shqipërisë në Traktatin në fjalë, kjo fuqi, fisnike dhe mike e madhe e Shqipërisë, e dha aderimin me shumë ngurrim.

Në të vërtetë, do të jetë gjithmonë që sot fqinji ynë i madh  

Që nga origjina e tij e lashtë që fillon nga kohët më të largëta (Shqipëria është ndoshta populli më i vjetër në Evropë), vendi im, ka ëndërruar vetëm për lirinë e tij; – dhe qoftë në malet e saj të ashpra dhe të dhunshme, qoftë midis popullsive të bregdetit, kulti i dheut amtar formuloi në një aspiratë të vetme: që të ishte i bashkuar dhe i pavarur, që të mund të jetonte brenda kufijve të tij gjeografikë dhe etnologjikë, duke ecur në rrugën e përparimit dhe të qytetërimit.

Sikur të ishte vetëm në emër të kësaj aspirate, pavarësisht gjithçkaje, gjithmonë e gjallë, gjithmonë e ripërtërirë, Shqipëria meriton mbrojtjen dhe ndihmën e kombeve civile e libérale, të pasura, në mënyrë që thjesht tokat shqiptare që u shkulën prej territorit të saj dhe u shpërndanë një vendet ballkanikë janë thelbësore për një Shqipëri të qëndrueshme, drejtësia e duhur t’i  kthehen, me të drejtë, vendit amë.

Dhe ju, zoti President, ju që zotëroni në shkallën më të lartë besimin të tokës suaj amtare, ju që sapo keni vizituar në një pelegrinazh të devotshëm qytetin e vogël të Carlisle, në rrugët e të cilit, pranë zonjës dhe zonjushës WILSON, me një zemërbutësi që preku dhe lëvizi mbarë botën, tani e tutje duke ndjekur çdo hap tuajin, ju evokuat figurën e ëmbël të zonjës Nënë suaj dhe të gjyshit tuaj  Rev. Thomas WOODROW, – Ju jeni, zoti President, më i mirë se kushdo tjetër, sepse jeni ai që jeni në gjendje të na kuptoni dhe të na vini në ndihmë.

Ju shpallët, mbi zhurmën e përgjakshme të përleshjes të drejtat e popujve për lirinë dhe pavarësinë e tyre, dhe zëri juaj që na arriti përtej oqeanit pikërisht në momentin e shqetësimit tonë më të errët, zgjoi në thellësi të zemrës sonë, jehonat më të dashura, ëndrrat më të njohura.

Ne u kemi rrezistuar gjithmonë premtimeve dhe kërcënimeve, fuqisë së armëve dhe marifeteve të diplomacisë: as gotët, as avarët, as hunët, as sllavët, as normanët, aleatë të venecianëve, nuk e kanë mundur më të mirën e vullnetit tonë dhe guximin tonë. Shqipëria gjendet sot në të njëjtin vend, ku ka qenë shumë shekuj më parë: nuk ka humbur apo ndryshuar as karakterin, as gjuhën, nuk ka hequr dorë nga traditat e saj kombëtare dhe as nga etja e saj për liri dhe pavarësi.

Në emër të historisë dhe vuajtjeve tona, të shtëpive dhe të varreve tona, të dashurve tanë që kanë ndërruar jetë dhe të heronjve tanë, që na lanë trashëgim këtë dashuri të pafund për atdheun dhe për familjen, – në emër të gjithçkaje që lidhet me jetën tonë me kujtesën dhe shpresën, – Zoti President, ndihmojeni popullin shqiptar.

Ju, lutemi pranoni, Z. PRESIDENT, garancitë e konsideratës sime shumë të lartë dhe me shumë respekt, si dhe mirënjohjen e pritur të shërbëtorit tuaj me përulësi.

Literatura

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafael Floqi

SHBA-PSE ZGJEDHJET AFATMESME, JANË ME RËNDËSI KOMBËTARE

November 3, 2022 by s p

Analizë/

 Nga Rafael Floqi/

Fabula e Ezopit e “Bariu që thërriste ujku- ujku ” është një përshkrim i duhur i paralajmërimeve të Partisë Demokrate përpara disa prej zgjedhjeve të fundit kombëtare. Qysh nga viti 2016, çdo zgjedhje presidenciale dhe afatmesme ata i kanë quajtur “zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë”. Këtë nëntor, zgjedhjet afatet afatmesme të 2022 nuk bëjnë përjashtim. Demokratët do të kërkojnë të kapërcejnë modelet tradicionale të votimit, duke i dhënë përparësi republikanëve. Në terma afatmesëm, partia kombëtare në pushtet ka gjithmonë një betejë të vështirë t’u justifikojë votuesit dy vjet vendimmarrje, veçanërisht, kur një mori ngjarjesh mund dhe shpesh shkojnë keq.

Mark Danner pyeti në një ese të kohëve të fundit në New York Review of Books  “Po sikur kësaj here, të ndodhë si djali që thoshte ujku- ujku, ne do ta gjejmë veten duke bërtitur edhe pse urgjenca është reale – dhe askush nuk i kushton vëmendje?” Kur ujku është në derë, ne duhet të qajmë me zë të lartë me disa fakte të forta, për të shpjeguar urgjencën dhe për të shmangur katastrofën. Frika dhe zemërimi mund t’i motivojnë votuesit dhe të fitojmë zgjedhjet. Dhe në fakt kjo është ajo që po bëjnë demokratët. 

Numri i ulët i sondazheve në favor të Presidentit Biden dhe një sërë sfidash për vendin shpjegojnë perspektivën e tmerrshme për demokratët. Këto çështje përfshijnë nivele të larta inflacioni dhe besim të dobësuar në institucionet qytetare – të shkaktuara pjesërisht edhe nga përpjekjet antidemokratike republikane për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Gjë që ka bërë që këto zgjedhje edhe pse presidenti Biden e mohon të jenë një referendum për punën e tij.

Republikanët po kalojnë valën optimiste në javën e mbylljes së fushatës, me të gjithë sytë drejt luftës për kontrollin e Senatit. Republikanët po kalërojnë mbi një valë optimizmi në javën përmbyllëse të fushatës së vjeshtës, duke parë të marrin më shumë ulëse në terrenin demokrat nga sa imagjinonin liderët e partisë vetëm javë më parë, me rritjen e besimit të GOP-së për të fituar një shumicë të fortë të Dhomës së Përfaqësuesve mes shenjave se vendet kritike në Senat janë gjithashtu gjithnjë e më shumë, brenda mundësisë së fitores së tyre.

Gjatë një takimi fushate në Michigan të kandidates Tudor Dixon vura re se edhe akuzat ndaj kundërshtares guvernatores republikane, Gretchen Witmer ishin të njejtat me ato republikanëve në përgjithësi se sa me detaje konkrete të mosarritjeve të kundërshares dhe i drejtoheshin më shumë bazës së parties, sesa elektoratit gri.

Kandidatët e Dhomës Demokratike në vendet konkurruese që nga Kalifornia në Konektikat po përpiqen të luftojnë kundër një lumi pakënaqësish të votuesve mbi ekonominë, inflacionin dhe krimin dhe shkollat që mund të prishin ekuilibrin e pushtetit për gjysmën e dytë të mandatit të parë të Presidentit Joe Biden.  Nëse zgjedhjet përçarëse afatmesme përfundojnë si një referendum mbi axhendën e Bidenit – në vend të një kontrasti të fortë me politikat dhe qëndrimin e republikanëve – demokratët po përgatiten për perspektivën e një dite të ashpër zgjedhore që mund të riformësojë rendin politik në Uashington.

Presidenti, i cili do të bëjë fushatë këtë javë shumë larg nga shumica e fushëbetejave më të mëdha të Senatit, duke pasur parasysh vlerësimet e tij të dobëta të miratimit, iu lut amerikanëve që të peshojnë me kujdes opsionet e tyre dhe të marrin në konsideratë se çfarë do të thotë kontrolli republikan i Dhomës, dhe potencialisht i Senatit.

“Kjo është një zgjedhje themelore,” tha Biden pasi hodhi votën e tij të hershme këtë fundjavë në Delaware. “Një zgjedhje midis dy vizioneve shumë të ndryshme për vendin.” Pyetja është nëse edhe disa nga vetë votuesit që mbështetën Bidenin dy vjet më parë janë ende të hapur për të dëgjuar mesazhin e tij. Kësaj radhe duket se jo.

Për të përforcuar çështjen dhe me shpresën për të motivuar mbështetësit e tyre, demokratët po i drejtohen “big guns” ish-presidentit Barack Obama,dhe Clinton. Obama  i cili mbajti një argument përfundimtar të theksuar në ndalesat e fundjavës në Xhorxhia, Miçigan dhe Wisconsin.

“Inflacioni është një problem i vërtetë tani”, tha Obama, duke vënë në dukje sfidat ekonomike në mbarë botën si pasojë e pandemisë Covid-19. “Pyetja që duhet të bëni është, kush në të vërtetë do mund të bëjë diçka për këtë? Republikanët flasin shumë për këtë, por cila është përgjigja e tyre?”

Me republikanët në një pozicion të fortë për të kapur Dhomën e Përfaqësuesve – një rezultat për të cilin Shtëpia e Bardhë ka filluar të përgatitet në heshtje – beteja për kontrollin e Senatit është pika qendrore e zjarrtë e ditëve të fundit të garës.

Demokratët në detyrë në Xhorxhia, Arizona dhe Nevada janë në mbrojtje në garat jashtëzakonisht të ngushta me sfiduesit e tyre të GOP, ndërsa republikanët ndihen shumë më të guximshëm për të mbrojtur një vend të hapur në Pensilvani dhe për të mbajtur në Wisconsin dhe një vend të hapur në Karolinën e Veriut. GOP ka nevojë për një fitim neto prej vetëm një vendi për të fituar shumicën në Senat.

“Ky është viti ynë,” tha senatori nga Florida, Rick Scott, kryetar i Komitetit Kombëtar Senatorial Republikan, të dielën në CNN, duke parashikuar se partia e tij do të fitonte “52 plus” vende.

Një nga paqartësitë më të mëdha që shfaqet në disa prej atyre fushave kryesore beteje, zyrtarët dhe strategët e partisë thonë, se nëse votuesit janë në disponim për të dhënë verdikte, duke i ndarë votat në garat për guvernator dhe Senat, brenda të njejtit shtet.

Në Georgia, optimizmi i GOP në kandidaturën e Herschel Walker për Senatin është rritur nga forca e ofertës së guvernatorit republikan Brian Kemp për t’u rizgjedhur. Gara për Senatin me senatorin aktual demokrat Raphael Warnock do të vendoset nga një balotazh i zgjedhjeve më 6 dhjetor, nëse asnjëri nga kandidatët nuk kalon 50% e votave javën e ardhshme.

Në Ohajo, zyrtarët e partisë thonë se janë shumë më pak nervozë për J.D. Vance dhe fushatën e tij kundër  deputetit demokrat Tim Ryan sepse guvernatori republikan Mike DeWine ka mbajtur një epërsi të fortë në ofertën e tij për një mandat të dytë.

Obama bëri fushatë në Nevada në përpjekje për të mbështetur demokratin më të cenueshëm të Senatit. Për të dyja palët, gara e Senatit të Karolinës së Veriut është thelbësore për zgjedhjet e 2022 – dhe 2024 Kontrolli i Senatit po zbret në këtë dinamikë të mbajtjes të fshehur të Fetterman nga debati dhe ai tha : “Mendova se ishte e rëndësishme të paraqitesha”

Në Arizona, zyrtarët e partisë pranojnë se kandidati republikan për Senatin, Blake Masters nuk do të përfshihej në një garë të ngushtë me Senatorin Demokrat Mark Kelly, nëse kandidatja për guvernatore nga GOP, Kari Lake nuk do të nxirrte konservatorët në fushatën e saj të fortë.

Eseja e Danner i nxit demokratët të bëjnë të qartë se çfarë është në rrezik në zgjedhjet e nëntorit. Madje ai beson se votuesit amerikanë nuk janë përballur me një zgjedhje kaq të rënda në kutinë e votimit, qysh nga viti 1860, kur Abraham Lincoln mposhti disa kandidatë me simpatizantë të jugut dhe vendosi skenën fituese për Luftën Civile. Ai identifikon një seri të paprecedentësh, ngjarjesh krize, që për herë të parë me të cilat përballet elektorati amerikan. Ai beson se nëse autoritarizmi në rritje i shkaktuar nga këto çështje nuk mposhtet në votime, demokracia jonë do të vazhdojë të lëkundet. Së pari, mesmandatet e vitit 2022 pas 6 janarit, së dyti, këto janë zgjedhjet e para pas një vendimi të Gjykatës së Lartë për të shfuqizuar një të drejtë 50-vjeçare që u lejon grave një zgjedhje për abortin. Së treti, këto janë zgjedhjet e para që do të përcaktojnë nëse legjislaturave republikane të të shtetit dhe jo nëpunësve civilë jopolitikë, do t’u jepet autoriteti për të përcaktuar se kush do të votojë, si numërohen votat dhe kur mund të anulohen rezultatet e ardhshme të zgjedhjeve.

Nëse republikanët fitojnë kontrollin e Kongresit në 2022 dhe Shtëpinë e Bardhë në 2024, Amerika e së ardhmes së afërt do të jetë më autoritare, thonë demokratët. Ne do të jemi një komb ku qeveria mund të ndërhyjë në vendimet personale – edhe më intime.  Danner beson se alarmi demokrat i thirrjve “ujku-ujku” duhet të forcohet nga një Kontratë Demokratike me Amerikën, e ngjashme me planin Newt Gingrich, atëherë kryetar republikan i Dhomës, i prezantuar për partinë e tij në 1994. Një ide e tillë ka një fillim pozitiv. me paketën e fundit të legjislacionit të miratuar nga Kongresi Demokrat, si ai që përfshiu Aktin për Reduktimin e Inflacionit. Votuesve duhet t’u kujtohet se një Kongres i kontrolluar nga republikanët do t’i kthejë këto përfitime. Ndaj duhet të zhvillohet dhe të artikulohet një paketë konkrete legjislacioni të ri për të ndihmuar shtresën e mesme.

Por eseja e Dannerit është nuk merr parasysh pasojat e një fitoreje të papritur në zgjedhjet afatmesme të demokratëve. Ky nuk do të ishte një rast i “gjithçka mirë që përfundon mirë”. Nëse demokratët mbajnë kontrollin e Kongresit, kam frikë nga një reagim i krahut të djathtë të ngjashëm me atë që ndodhi në 1860, kur Lincoln fitoi presidencën dhe Jugu Karolina u nda nga bashkimi.

Republikanët do të thërrasin “të ndaloni vjedhjen” dhe do të konkurrojnë zgjedhjet e ngushta në të gjithë vendin. Grupet anësore do të mbrojnë dhunën. Republikanët do të mblidhen pas Trump-it ose një kandidati me të njëjtin mendim për të kandiduar në 2024. Demokratët nuk duhet të lejojnë që mandatet e nëntorit të reduktohen në një zgjedhje midis më shumë autoritarizmit nëse fitojnë republikanët ose më shumë përçarje dhe dhunë nëse demokratët fitojnë. Por cili është mendimi i republikanëve?

Prezantuesi i Fox News, Mark Levin tha gjatë monologut të tij në “Life, Liberty & Levin” tregoi se sa i ndarë është vendi në lidhje me besimet më themelore që qytetarët e tij dikur i kishin të përbashkëta.

“Për çfarë janë këto zgjedhje? Unë kam menduar mënyra për ta treguar këtë dhe për ta diskutuar atë që nuk janë ngritur më parë,” tha ai. “Ky vend nuk është i ndarë për shkak të Donald Trump-it… nuk është i ndarë sepse ne jemi një ‘shoqëri supremaciste e bardhë, sepse nuk jemi të qartë për këtë”.

“Pse jemi të ndarë? Le të shohim pse jemi të ndarë. Për këtë të shohim çfarë përfaqësojnë dhe çfarë kundërshtojnë demokratët?” pyeti ai.

“Ne besojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne besojmë në historinë tonë, ne besojmë në themelimin tonë, ne besojmë në institucionet tona, ne besojmë në aftësinë për t’u bërë më të përsosur për të modifikuar atë që ka qenë brenda strukturës së sistemit tonë kushtetues. Ne besojmë se populli amerikan është populli më i madh në faqen e dheut, sepse ne krijuam dhe themeluam vendin më të madh në faqen e dheut”, tha ai dhe shtoi se “Partia Demokratike nuk beson në këto gjera por se ata nuk besojnë se Amerika është shumë e mirë, shumë e madhe, shumë e fuqishme dhe ndaj po na shkatërrojnë nga brenda.

Por ai gjithashtu porositi se në zgjedhje dhe në luftë nuk duhet parë “se çfarë mund të fitosh me valën e kuqe, por të nisësh nga pozicioni sikur nuk do të fitosh, pasi ashtu je i përgatitur për çdo situatë”.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafael Floqi

Si ka ndryshuar roli i debatit në këto zgjedhje afatmesme

October 27, 2022 by s p

Nga Rafael Floqi/

Kjo vjeshtë do të thotë jo vetëm rënie e gjetheve, ndeshjet e futbollit në  universitete, erë kungujsh Halloweeni dhe dhe nje mot kur duhesh te hedhësh një triko krahëve. Por gjithnjë në SHBA,  në vitet e zgjedhjeve, gjithmonë nënkuptohej edhe diçka tjetër – ardhja e sezonit të debateve.

Megjithatë, këtë vit gjërat janë pak më ndryshe. 

Historia e debateve politike 

Dikur ishte e ditur që kandidatët – veçanërisht ata që kërkonin poste mbarëkombëtare në një vit zgjedhor afatmesëm – do të përballeshin me kundërshtarin e tyre kryesor, për tri ose më shumë debate kokë më kokë, kështu që votuesit mund t’i shihnin ata ballë për ballë dhe t’i dëgjonin t’u përgjigjeshin pyetjeve duke shpjeguar qëndrimet e tyre për çështjet.

Në vitin 2022, shumë kandidatë po e anashkalojnë ritualin e debatit. Edhe në vendet ku ka debate, priten më pak. Në shtete si Pensilvania, Wisconsin, Georgia, Arizona dhe Karolina e Veriut, kandidatët për Senatin e SHBA do të ballafaqohen vetëm një herë në një debat. Në disa vende – si Nevada dhe Misuri – duket se nuk do të ketë debate midis kandidatëve të Senatit të partive kryesore.

Ideja që kandidatët për post do të përfshihen në një debat publik është rrënjosur thellë në historinë e Amerikës. Në 1858, një kandidat i Senatit i quajtur Abraham Lincoln mori pjesë në një seri debatesh legjendare me Senatorin Stephen A. Douglas. Në këtë proces, reputacioni i të dy burrave u rrit. Ndërsa Douglas përfundimisht fitoi ato zgjedhje, por Lincoln u zgjodh president dy vjet më vonë.

Epoka moderne e debatit filloi në vitin 1960, kur senatori John F. Kennedy (D-Mass.) u përball me Zëvendës Presidentin Richard M. Nixon. Kësaj here nuk munguan kamerat televizive. Transmetimi kombëtar i serive të debateve në TV u bë i domosdoshëm.

Dy tradita të tjera të vjetra lindën nga debatet Kennedy-Nixon: Së pari, ishte përdorimi i gazetarëve si moderatorë dhe pyetjeve për ngjarjen. Së dyti, shikimi viziv filloi të kishte rëndësi. 

Me prezantimin e televizionit, perceptimi i publikut bazohej sa në pamjen e kandidatëve, aq edhe në atë që thoshin. Kennedy ishte i grimuar dhe dukej shumë më i lezetshëm dhe i mbledhur, ndërsa kamera e kapi Niksonin duke fshirë djersën nga buzët dhe vetullat dhe dukej se kishte nevojë për një të rruar. Shumica e amerikanëve që dëgjuan debatin e famshëm në radio e vlerësuan Nixonin si fitues. Ata që shikuan në televizion e vlerësuan Kenedin shumë më lart. Kennedy fitoi zgjedhjet presidenciale atë vit.

Pengesat e debatit mund të kenë kosto të mëdha për kandidatët. Në dekadat në vijim, u mbajt ideja që kandidatët për zyrat federale dhe shtetërore pritej të debatonin.

Media sociale që zëvendësoi debatet

Të mos e bësh këtë do të dëmtonte një fushatë. Megjithatë, tani, si në shumë fushata dhe zgjedhje, edhe kjo e vërtetë e mbajtur prej kohësh po testohet.Politika amerikane ka ndryshuar, Fushatat kanë ndryshuar. Dhe me këtë ka ndryshuar edhe roli i debateve se fushatat e këtyre ditëve shpesh shohin më shumë rrezik sesa shpërblim në debat.

Moderatori me përvojë i debatit David Yepsen tha se kjo ofron një justifikim duke lejuar një fushatë për të pretenduar se pala tjetër ishte thjesht e paarsyeshme për rregullat dhe kushtet. Yepsen e quan atë ekuivalentin e debatit të mbarimit të orës, duke i liruar fushatat për të arritur bazën e tyre direkt përmes mjeteve të tjera: “Është një lëvizje më e sigurt politike të bësh fushatën tënde me media të paguara dhe media sociale se sa me trokitje në derë”.

Për shumë kandidatë, kjo thjesht nuk ka asnjë të mirë dhe nuk ia vlen të rrezikosh të bësh një gabim  një gabim që më pas mund të zmadhohet dhe përforcohet për ditë (ose më gjatë) në mediat sociale”. Yepsen një analist , “Kjo thjesht dekurajon donatorët.” Kjo mund të ketë kosto të mëdha politike dhe figurative. Donatorët janë gjaku i një fushate.  Shembuj të gabimeve të turpshme gjatë debateve janë të shumta. Ndonjëherë është thjesht një ngrirje momentale e trurit, si kur ajo e kandidatit për president të republikanëve në vitin 2012, Rick Perry thjesht u përpoq të listonte tre departamentet e kabinetit që do të eliminonte nëse zgjidhej. Ai përmendi Departamentin e Arsimit, pastaj Departamentin e Tregtisë, por më pas u bllokua. Ai nuk mund të kujtonte departamentin e tretë në listën e tij, duke u përpjekur përpara se të hiqte dorë dhe duke mërmëritur butë, “ops”.

Fushata e Perry-t nuk u rikuperua kurrë dhe momenti i tij viral vazhdon të jetë në internet si një nga shumë tregimet paralajmëruese për fushatat e ardhshme. Ose në vitin 2008, kur senatori Barack Obama që shihej si i pasjellshëm – madje edhe i çuditshëm – kur i tha kundërshtares së tij senatores Hillary Clinton, “Ti je mjaft e pëlqyeshme Hillary”.

Janë momente të tilla nga të cilat fushatat kanë frikë. Me ardhjen e social mediave si Twitter, TikTok, mesazheve dhe mjeteve të tjera të menjëhershme të përhapjes së lajmeve, një moment i tillë mund të jetë sot edhe më i dëmshëm se kurrë, duke i bërë shumë kandidatë të jenë më të kujdesshëm për të hyrë në fazën e debatit qysh në fillim.

Politika thellësisht e ndarë, i bën debatet të duken më pak të njohura për politikanët. Një faktor tjetër në zvogëlimin e numrit të debateve është se ju nuk mund të supozoni më që kundërshtari juaj nuk respekton rregullat. Si kandidat, Donald Trump krenohej me shkeljen e rregullave në skenën e debatit, duke sfiduar moderatorët dhe, duke injoruar dekorin tradicional të debatit.

Kjo u duk kryesisht në vitin 2020 gjatë debatit të parë presidencial, kur Presidenti Trump e ndërpreu vazhdimisht sfiduesin e tij Joe Biden. I acaruar, më në fund Biden i tha Trumpit: “A do ta mbyllësh gojën, mor burrë?”

Kjo nuk shfaqet vetëm në skenën kombëtare. Këtë vit, në një debat primar për nominimin e GOP për Senatin e SHBA në mars, kandidatët për senatorë, Josh Mandel dhe Mike Gibbons u grindën. Ata u përballën në pjesën e përparme të foltores, duke i bërtitur njëri-tjetrit, fjalë për fjalë duke përplasur gjoksin dhe duke përdorur fjalë të ndyra derisa moderatorja e ndaloi. 

Kjo është ajo që mund të ndodhë kur kandidatët të dalin në skenë, por gjithnjë e më shumë, debatet po prishen mes argumenteve të para-debatit mbi para kushtet për debat.

Zv/guvernatori Fetterman vs. Dr Oz

Zëvendësguvernatori John Fetterman i Pensilvanisë dhe Mehmet Oz, mjeku i famshëm i televizionit, u përplasën të martën në një nga debatet më të ndjekura nga afër të kësaj fushate afatmesme. Ndeshja e për vendin e Senatit të Pensilvanisë ishte shumë personale dhe e pazakontë, pasi shikuesit shikuan z. Fetterman, një demokrat, duke u mbështetur në titrat  për të përshtatur me efektet e vazhdueshme të një goditjeje në tru që pati në muajin maj.

Z. Fetterman u nis për t’u treguar votuesve të Pensilvanisë se ai është gati të shërbejë – dhe të përballet me një kundërshtar republikan, i cili kohët e fundit ka fituar terren në një garë që mund të vendosë kontrollin e Senatit. Ai e quajti vazhdimisht republikanin një gënjeshtar, duke thirrur atë që ai e quajti “rregulli i Ozit – që nëse ai është në TV, ai gënjen”. Dr. Oz nuk u përmbajt aspak, duke e cilësuar zotin Fetterman si “ekstremist” dhe duke e akuzuar atë për keqinterpretim të pozicioneve të tij, duke e zënë kundërshtarin ne nje belbëzim prej roboti kur e pyeti nëse ishte pro procesit të fracking që përdoret per nxjerrjne e gazit, për te cilin Pensilvania eshte e njohur dhe është baza ekonomike e industrisë së shtetit dhe e punësimit .

Për shumë votues, debati ishte shansi i parë i zgjatur për të parë se si duket dhe tingëllon zoti Fetterman pas goditjes në tru. Ai mund të tingëllonte i mekur, ndonjëherë duke ngatërruar fjalët, duke përdorur fjalën e gabuar dhe herë pas here duke tingëlluar me zë. Ai madje e hapi mbrëmjen duke thënë: “Natën e mirë”.

Performanca e tij do të testojë nëse votuesit i konsiderojnë dëmtimet e tij si pengesa të përkohshme apo edhe njerëzore, apo nëse kjo nxit pyetje lidhet me aftësinë e tij për qenë në detyrë.

Z. Fetterman ishte i ndërgjegjshëm për atë sfidë. Nga fjalët e tij hyrëse, ai e përshkroi përvojën e tij si një histori rikthimi ende në progres.

“Kam pasur një goditje në tru,” tha ai. Duke iu referuar Dr. Oz, ai vazhdoi: “Ai kurrë nuk më ka lënë ta harroj këtë. Dhe mund të më mungojnë disa fjalë gjatë këtij debati, përziej dy fjalë së bashku, por më rrëzoi, por do të vazhdoj të rikthehem.” Por ai mund të tingëllojë gjithashtu energjik dhe pasionant, duke tërhequr kontraste për çështje si të drejtat e abortit dhe duke i kërkuar kundërshtarit të tij të kandidojë kundër senatorit Bernie Sanders, duke pasur parasysh se sa shumë Dr. Oz përpiqet të lidhë Vermonterin e majtë me zotin Fetterman. Ai gjithashtu kërkoi të përdorte sëmundjen e tij për t’u lidhur me të tjerët që po luftojnë. 

Për sa i përket fracking-ut, i cili mbështet mijëra vende pune në shtet, z. Fetterman tha: “Unë gjithmonë e kam mbështetur fracking-un”, edhe pse, deri në vitin 2018, ai tha se nuk e bëri. 

Dr. Oz gjithashtu i bëri presion z. Fetterman që kishte thënë në vitin 2015 se ai favorizonte dekriminalizimin jo vetëm të marihuanës, por edhe të drogës “në të gjithë bordin”. Ky ishte një “pozicion radikal”, tha Dr. Oz – një temë të cilës ai iu kthye gjatë gjithë debatit për ta përshkruar zotin Fetterman si jashtë rrymës kryesore.

Fakti që mediat kryesore nuk janë më aq dominante sa dikur, pakëson turpin që dikur ishte shqetësues nëse një kandidat kalonte një debat. Sipas Selleck, “fushatat mund të synojnë drejtpërdrejt votuesit që dëshirojnë gjatë gjithë ditës, çdo ditë, për shkak të përparimeve teknologjike dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi për ta.” 

Por në një pozicion, duke i dhënë fund debatit legjislativ në Senat, z. Fetterman e zotëronte me kënaqësi pikëpamjen e tij. Kur Dr. Oz e akuzoi atë se donte të “hiqte  filibusterin”, me fjalë të tjera, duke lejuar që projektligjet të kalonin pa një prag prej 60 votash, z. Fetterman u përgjigj: “Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë.”

Fakti që mediat kryesore nuk janë më aq dominante sa dikur, pakëson turpin që dikur ishte shqetësues nëse një kandidat kalonte një debat. Sipas Selleck, “fushatat mund të synojnë drejtpërdrejt votuesit që dëshirojnë gjatë gjithë ditës, çdo ditë, për shkak të përparimeve teknologjike dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi për ta.” 

JD kundër “Yesmanit të Bidenit

Senatori Michael Bennet, demokrati i Kolorados që kërkon rizgjedhjen, u përball me Joe O’Dea, rishtar politik republikan duke u përpjekur ta rrëzojë atë, gjatë një debati të martën mbrëma në pjesën konservatore rurale perëndimore të shtetit të tyre, duke theksuar arritjet e tij në Uashington. ndërsa rivali i tij kërkonte ta pikturonte zotin Bennet si pjesë të një status quo-je jofunksionale. Z. O’Dea, i cili zotëron një kompani ndërtimi me bazë në Denver, u përpoq të lidhë zotin Bennet me Presidentin Biden dhe të fajësonte Kongresin Demokratik dhe Shtëpinë e Bardhë për rritjen e inflacionit, rritjen e krimit dhe atë që ai e quajti një sistem i dështuar imigracioni. Ai e portretizoi veten si një i huaj, nga politika, i gatshëm për t’i tronditur gjërat në Uashington dhe për të rrëmbyer partinë e tij.

“Ai është njeriu’  po gjithnjë i Joe Biden-it,” tha zoti Odea gjatë debatit në Universitetin e Kolorados Mesa në Grand Junction, duke përmendur mbështetjen e fortë të zotit Bennet për administratën. “Ai nuk po punon. Është koha për një ndryshim.”

Guvernatorja Kathy Hochul dhe kongresisti Lee Zeldin dhe krimi në mes 

Guvernatorja Kathy Hochul i Nju Jorkut kritikoi sfiduesin e saj, Përfaqësuesin Lee Zeldin, për qëndrimin e tij kundër abortit. Z. Zeldin u zotua se ai nuk do të kërkonte të ndryshonte në mënyrë të njëanshme mbrojtjen e rreptë të shtetit ndaj abortit. Në debatin e tyre të vetëm të planifikuar, guvernatorja Kathy Hochul i Nju Jorkut dhe sfiduesi i saj, Përfaqësuesi Lee Zeldin, u grindën intensivisht të martën për çështje përçarëse si rritja e krimit dhe aksesi ndaj abortit, ndërsa akuzuan njëri-tjetrin për korrupsion dhe ekstremizëm të rrezikshëm.  Z. Zeldin, i cili e ka kaluar fushatën e tij duke u përpjekur të tërheqë pakënaqësinë e votuesve me status quo-në, sulmoi që nga fillimi, duke ngritur shpesh zërin teksa kanalizonte një ndjenjë zemërimi, veçanërisht rreth gjendjes së krimit. Zonja Hochul, një demokrate që konkurron për mandatin e saj të parë të plotë, mori një qasje më të matur që i përshtatet këmbënguljes së saj se shtetit i duhet një dorë e qëndrueshme për ta udhëhequr atë.

Hiperpartizmi dhe armiqësia kufizojnë apelin e debateve 

Përveç raportit më të shkurtër se zakonisht të debateve të Senatit, e njëjta gjë po ndodh edhe në garat për guvernator në të gjithë vendin.  

Duket se nuk do të ketë një debat guvernator në Arizona, ku demokratja Katie Hobbs refuzoi të debatojë për mohuesin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe kandidaten e GOP, Kari Lake.

Ndërkohë, Lake është e etur për të debatuar dhe e ka kundërshtuar duke e quajtur Hobbs-in pa kurriz. Hobbs ka thënë se ajo nuk dëshiron të sigurojë një platformë të madhe, mbarëkombëtare për një kundërshtar që do të përhapë gënjeshtra dhe teori konspirative.

Aborti dhe debati për guvernatoren e Miçiganit

Debati i së martës në Michigan u hap mbi masën e votimit të shtetit për abortin, e cila do të kodifikonte të drejtën për një abort në kushtetutën e shtetit. Masa e votimit ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në shtet, ndërsa një luftë gjyqësore mbi një ligj shtetëror të vitit 1931 që ndalon abortin është në vazhdim. Ky ligj aktualisht është i bllokuar nga gjykatat shtetërore. 

“Guvernatorja tha se është absolutisht e rëndësishme,” tha Whitmer, duke kritikuar Dixon për mbështetjen e një ndalimi pothuajse total të abortit. “E drejta për të pasur një zgjedhje riprodhuese është e rëndësishme për gratë e të gjitha moshave, nga të gjitha sferat e jetës.”

Dixon e sulmoi votimin – dhe Whitmer – si ekstreme, duke thënë “kur guvernatorja Whitmer ju thotë se kjo do të jetë Roe, nuk është as afër Roe. … Do të ishte ligji më radikal i abortit në të gjithë vendin.”

Pjesa më e madhe e gjysmës së dytë të debatit u përqendrua në ekonomi – duke përfshirë inflacionin, kostot e energjisë dhe taksat e ndryshme – si dhe arsimin. Whitmer dhe Dixon u përplasën se si të mbroheshin shkollat nga dhuna me armë, me Dixon që tha se ajo do të dëshironte të kishte forca sigurie të armatosur dhe vetëm një pikë hyrjeje për shkollat së bashku me thirrjen për një “shkolla të sigurta” në shtet. Por Whitmer u tërhoq, duke thënë se kishte nevojë për masa më të forta të kontrollit të armëve dhe duke thënë se propozimet e Dixon kanë dështuar diku gjetkë.

“Kishte një të shtëna në shkollë në Misuri dje, në një distrikt që kishte pikërisht atë që ajo sapo përshkroi,” tha ajo. “Dhe njerëzit kanë vdekur.” 

Është gjithashtu e vërtetë se edhe disa republikanë nuk janë të interesuar për një debat tradicional të moderuar nga gazetarë të mediave kryesore.

Demokracia kërkon një shkëmbim idesh në një forum publik

Në Pensilvani, kandidati për guvernator të GOP, Doug Mastriano – – ka bllokuar organizatat e lajmeve që të marrin pjesë në ngjarjet e fushatës së tij. Strategu i GOP, John Selleck shpjegoi se kështu funksionojnë shumë fushata tani, “veçanërisht fushatat Trump-America First, nuk po shfaqin asnjë interes për të folur me median ose me dikë jashtë bazës së tyre”.

Megjithatë, debatet zënë një vend të veçantë në procesin zgjedhor. Debatet në fund të fundit kanë të bëjnë me ndihmën e votuesve të bëjnë një zgjedhje.

“Demokracia kërkon një shkëmbim idesh në një forum publik, të cilin qytetarët mund ta tretin dhe më pas t’i përgjigjen. Një realitet të ftohtë në politikë sot: ndërsa demokracia ka nevojë për debate, fushatat jo. Fushatat, shpjegoi ai, kanë të bëjnë me mbledhjen e të dhënave – përmes mediave sociale dhe mjeteve të tjera – që bëjnë më shumë për të synuar votuesit e tyre të mundshëm, sesa të fitojnë një debat.

Në fakt ne duhet t’i japim popullit amerikan më shumë kredi. Ata mund të shohin përmes gënjeshtrave, veçanërisht, nëse po shohin të dyja palët, nëse po shohin që të dy kandidatët t’i përgjigjen të njëjtave pyetje dhe të shohin kontrastin e qartë mes tyre.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË KUJTIM TË CALVIN “CAL” LAWRENCE
  • NGA NJË IDE SHQIPTARE NË HARTËN BOTËRORE TË KARIKATURËS
  • Napoleon Bonaparti dhe trojet shqiptare…
  • A Dream I Once Imagined…
  • Tre dramaturgë anglezë – Thomas Whincop, William Havard dhe George Lillo, tri drama për Skenderbeun
  • Një dritare mbi Shqipërinë e trazuar: Kujtimet e Eqrem bej Vlorës (1885–1912)
  • Peng i drejtësisë së munguar…
  • Eseja e parë e Peter Priftit te Dielli – Shtegtim filozofik në 16 vjetorin e përjetësisë
  • KOSOVA PËRBALLË SË VËRTETËS NDËRKOMBËTARE: PA NJOHJEN E KOSOVËS, SERBIA NUK MUND TA KAPËRCËJË MURIN E EVROPËS
  • Petro Nini Luarasi dhe sfidat e shqiptarëve të shekullit XXI
  • “MOS E CËNONI PAQEN, GARANTONI BARAZINË”
  • Themeluese e “Artistè Foundation” në Kanada, Arta Rexhepi: “Dokumentimi i luftës së Kosovës është përgjegjësi historike”
  • “Jemi që pa ardhur deti”
  • Logu i bukurisë dhe i traditës në Kelmend
  • “Udhëtim pa mbarim”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT