• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rama nuk ka forcë por frikë

January 30, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

2-Ilir-196x300

Shumë nga analistët shqiptarë gjykojnë sot se, shkarkimi i ministrit të drejtësisë është një forcë e Edi Ramës, karshi LSI-s. Si të thuash atë që ndalu beg se ka hendek këtu. Ose një shkëmbim mallrash me kunjë, në lojën me luftra midis çështjës së një emri nga fusha e Vurgut. Atij të cilit, fsheh në sarajet e veta, flirtet e ministrave me dashnoret. Një emri që dikujt i përkiste partisë demokratike, por u bë socialist. Dhe me që aty i dolën fjale kapterrët nga soji i Koços, siguroj një nder nga LSI-ja. Gjithmonë si karshillëk, një vend pune si dhëndërr doganash. Një zakon i mprehtë ky i selisë së kuqe. Dhe për ironinë tonë, është pikërisht sot kjo LSI, e cila ia quan dështim total moskapjen e pashait. Ish demokratit, socialistit dhe dhëndrrit lsi-ist që me siguri u ka kërkuar më shumë nga prona e nuses. Madje kërkon me këmbëngulje edhe shkarkimin e ministrit të brendshëm.

Dhe e gjeti Manjani!
Megjithatë, nuk është punë force. Po të ishte e tillë duhet t’ia bënte bam së pari atij ministrit të mjedisit, Lefter Kokës. Ia zbrazi të gjitha një më një. Aq më tepër që pak javë më parë, vëllai i tij bëri shërr me ministrin e drejtësisë për një emërim.
Por nuk e bëri me Terin. Nuk e bën dot. Jo vetëm pse vjen nga një familje kumbarësh. Po shkarkimi i Lefterit sjell edhe shkarkimin e Metës. Dhe padiskutim rënien e qeverisë. Gjë që Ramës i dhëmb si dreqi. Pasi mendon se po lufton me demonët. Sjelll një gjullurdi brenda se majtëve që akoma mendojnë revolucionarisht. Dhe bar hanë tek vetja gabimet nuk i shikojnë. Mjaft të rrinë në pushtet se letër për të shpallur dëshmorë kanë sa të duash.
Për fatin e mirë të katragjyshërve të politikës sonë. Në Shqipëri ka mbetur në masë të madhe mëndjet që presin nga kuatizacionet dhe qielli i partisë. Paçka se admirojnë sistemin administrativ amerikan.
Kurse me Manjanin është më e kollajtë. Një djal pa klan zemunësh që bën moderatorin e kohës në një botë që duam apo nuk duam ne, i ngjan pazarit ku shërbehet mish me jahni. Për më tepër, një djal nga Lezha që Meta ia solli për kërshillëk pasi qe ky një nga më të ashprit karshi kryetarit Rama, në kohën kur ishte socialist.
Forca e Ramës është frika. Dhe karrika që e mban nga pas kudo që shkon.
Nga ana tjetër duhet të pranojmë se shoqëritë tona, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shqoëria shqiptare, është në një rënie të theksuar. Brenda një moçali social. Aq sa me të drejtë sot një nga akdemikët tanë si Mehmet Kraja, pohon mundjen e shoqërisë, e shqiptarisë nga banditët e saj.
Ndërsa në Kosovë Akademia e letrave dhe e shkencës, polli çlirimin e vendit. Dhe më tej një luftë të brendshme klanesh. Në Shqipëri një klasë që mbi çdo gjë, mbi çdo dekoratë e titull, vën egon personale. Kjo është arsyeja që ndër ne demokracia vuan. Dhe herë më herë mendje të mbushura fyt, revokojmë përshembull shkollën e djeshme në raport me këtë të sotshmen. Edhe pse janë të pakrahasueshme, sistemi apo metodat, janë njerëzit ata që bëjnë dallimin. Në këtë kontetekst, ndërsa atëhere kuadrot shiteshin me dy dopio raki. Sot me kanabis e dashmore, me dhuratë një apartament a një makinë markë. Një gjë është e sigurtë, që kuadrot që shiten e blihen nuk bëjnë për demokracinë. Ndaj rënia kolektive është ulur këmbëkryq.
Por mua ajo që më shqetëson, në gjithë këtë zallamahi brenda një koalicioni qeverisës. E para është mefshtësia e opozitës. Mbahet e gjitha me atë rubrikën e qytetarit dixhital denoncon nëpër statute FB. Aq sa më trishton fakti që gjithë ajo forcë vitale e fillimit të demokracisë. Sot është e tëra një grusht autokratësh. Që mbajnë përpjetë dy gishtat të mpitë. Tamam si ato duart e atij marinarit të kapter Ramiut. Nga koha e qoftëlargut, kur donin të arratiseshin për të dëshmuar kundër Shqipërisënë Gjyqin e Hagës. Rrahin gjoksin si ithtarët e Enverit. Pa e kuptuar kurrë se në demokraci, mbi gjithçka sundon ligji. Sa kohë që nuk bëjnë shtet të ligjor. Sa kohë dështojmë ta bëjmë atë. O na dhimbset bytha jonë. Ose jemi pjellë e kalbur e sistemit që rrëzuam.
E dyta kjo mefshtësia sociale. E plot të rinjve që shohin përditë, e prekin përditë padrejtësinë. Që shohin botën dhe nuk po kuptojnë akoma rënien kombëtare. Ajo që nuk mbahet me dy gishta përpjetë, as me duart hapur me simbolin e Shqiponjës. As me këngët kuqezi.
As me krekosjet e kryeministrit që i mburret Greqisë me figura gjakatarësh nga koha, si ajo Ali Pashait. Kur vet populli ynë e quan gjarpër. Nuk është figurë për tu mburr një njeri që vret brenda një ditë një fshat të tërë. Atëhere i bie që i bjem më kot më qafë hitlerianëve karshi Borovës së djegur.
Shkurt e saktë një Greqie mesjetare, nuk kemi përse i përgjigjemi me mendje mesjetare.
Shkurt dhe përfund…, bëhuni zot i së ardhmes tuaj, se kjo e baballarëve i përket tërësisht asaj të brezave të humbur.
Mos humbni edhe ju.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, nuk ka forcë, por frikë, Rama

Zonë e tregtisë së lirë në Ballkan?

September 15, 2016 by dgreca

Të paktën këtë aspiron kryeministri serb, Aleksander Vuçiç për rajonin ballkanik. Për AFP-në Vuçiç thotë se, ëndrra e tij do të ishte një “union doganor i të gjithë vendeve ballkanike.

Serbien Premierminister Aleksandar Vucic

Megjithë rritjen e tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, kryeministri serb, Aleksander Vuçiç është shprehur për krijimin e një zone të përbashkët të tregtisë së lirë për rajonin e Ballkanit. “Nuk kam frikë nga e ardhmja nga pikëpamja ekonomike, ajo që kemi nevojë është stabiliteti politik në rajon”, është shprehur kryeministri serb, të mërkurën(15.09) në bisedë me agjencinë e lajmeve, AFP. Për këtë arsye ai thotë se angazhohet për stabilitetin në rajon, por thekson se bashkëpunimi me fqinjët është i vështirë, pas “jo vetëm dekadash, por shekujve të urrejtjeve dhe luftës”. Megjithatë ai ka shpresën për krijimin e zonës së tregtisë së lirë. “Ëndrra ime është është që të kemi një union doganor me të gjitha shtetet e Ballkanit, të gjitha zonat, me të gjithë. Po ashtu ëndrra ime është një tregti e përbashkët.” Sipas tij kjo nuk të ishte një ringjallje e Jugosllavisë, por një treg që do të favorizonte zhvillimin dhe mirëqenien në rajon.

Tension mes myslimanëve dhe të ortodoskëve në Bosnje

Po ashtu kryeministri serb ka pranuar se shumica e serbëve është e mendimit se “BE dëmton interesat kombëtare serbe”. Sipas një sondazhi, vetëm 48% e serbëve do të ishin për anëtarësimin në BE, përkundër aspiëratës së Vuçiçit. Megjithatë kryeministri serb ka siguruar se Serbia do të qëndrojë në rrugën e BE-së. Serbia nuk synon të ketë një pozicion të ndërmjetëm në Europë, megjithatë dëshiron të ruajë “marrëdhëniet e mira me rusët”.

Po ashtu kryeministri serb ka theksuar se përbën ende problem marrëdhënia mes myslimanëve dhe serbëve të krishterë ortodoksë në rajon. Marrëdhënia mes dy komuniteteve fetare brenda Bosnje-Hercegovinës, si edhe marrëdhëniet mes Sarajavës dhe Beogradit janë që nga koha e luftës së përgjakshme ende të tensionuara, ndërkohë që Beogradi vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Filed Under: Ekonomi, Featured Tagged With: Ballkan, Rama, Vucic, Zone e Lire Tregetie

Basha: Ramën e sëmur Konsensusi prandaj shpikë armiqësi te reja

July 28, 2016 by dgreca

TIRANË, 28 Korrik/– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ende pa kaluar shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti.

“Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja? Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën”, thekson Basha.

“Ekspertët e opozitës janë në punë çdo orë të ditës dhe po shqyrtojnë edhe ligjin e vettingut që ka mbërritur afër mesnatës, dy ditë më parë. I gjithë procesi ka tashmë një lider, të konfirmuar, të pakontestuar, të gjithëpushtetshëm. Ky lider nuk është as Edi Rama, as Lulzim Basha, e aq më pak Fatmir Xhafaj. Por është konsensusi. Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita ska asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë”, vijon Kreu i PD.

Nuk kemi asnjë minutë kohë, shton Basha, “sepse teksa shfaqet si komentator drejtësie, cka në të vërtetë nuk eshte, se nuk ia ka haberin fare, kërkon të fshehë plojën e madhe të vendit, të zhytur në mjerim, papunësi e mungesë shprese. Krimi po thyen edhe rekordet e veta, ndërsa Rama i përgjigjet me inkriminime të reja në Policinë e Shtetit e me karta dixhitale për naftën”, thekson Basha.

“U bë më shumë se një muaj që mediat më të rëndësishme të botës shkruajnë përditë për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm që ka paguar për foton me Obamën, e ai nuk jep asnjë shpjegim. S”ka mbyllur një kilometër asfalt, por po ju vë shqiptarëve edhe një taksë të re, 10 euro për Rrugën e Kombit ndërkohë që vapa e gushtit po ja thanë palmat qindra mijë euroshe që i përdor si lodra për të mashtruar shqiptarët. Shëndetësia është në kolaps të plotë, ekonomia ka ngrirë, prodhimi i fushave po kalbet se nuk shitet asgjë, ndërkohë që skota e tij e ministrave dhe oligarkëve vazhdon të shqyej mes vedi miliona euro të tenderave e koncesioneve. Droga ka mbuluar vendin e njerëzit po vriten me njëri-tjetrin për ngastrat me kanabis, drejtorët e tij te policisë marrin 30 përqindëshin, drekojnë e darkojnë me trafikantë dhe tregojnë muskujt me varfanjakë, të moshuar e invalidë”, nënvizon Basha.

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, konsensusi, Rama, semundja

Skandali me foton 80 mijë dollarëshe e ka bërë Ramën “non grata”, për partinë e Hilari Klinton?

July 25, 2016 by dgreca

Hamendësime të shumta ka ngjallur lajmi për injorimin që i është bërë kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të vendit Edi Rama nga Partia Demokratike në SHBA. Në prezantimin zyrtar të kandidaturës për president të Hilari Klinton, janë të ftuar kreu i opozitës Lulëzim Basha, kryetari i LSI Ilir Meta dhe deputeti socialist, Pandeli Majko. Partia Demokratike e Klinton, në SHBA njihet si forcë me program më së shumti social dhe  konsiderohet e majtë, përkundër Partisë Republikane që përfaqëson të djathtën. Duket pak si “e çuditshme” prania e Bashës në këtë Konventë, pasi partia që ai drejton këtu, aleat natyral në SHBA ka Partinë Republikane. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një person të veçantë për kombin shqiptar.

Hilari Klinton është pjesë e familjes, që ka ndihmuar më së shumti shqiptarët në këtë çerek shekulli, është ish-Zonja e Parë e Amerikës në kohën e çlirimit të Kosovës. Çdo shqiptar do ta ketë të pamundur të mos i gëzohet rikthimit të Klintonëve në Shtëpinë e Bardhë, këtu nuk mund të bëjë përjashtim as lideri i të djathtës shqiptare Basha. Si Sekretare Shteti, të parin zyrtar të huaj që priti në Uashington ishte ish-Kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu ishte edhe zyrtarja më e lartë perëndimore, që vizitoi Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, vizitë në të cilën bëri premtimin e madh: “Edhe në 100 vitet e ardhshme, SHBA do të jenë miku juaj më i madh”. Gjithashtu Hillary Clinton është e para Sekretare Shteti, që ka falendëruar dhe uruar një ministër të Jashtëm shqiptar, kur ky i fundit është larguar nga diplomacia. E ka bërë Klinton me Lulzim Bashën. “Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe pres të punojmë sërish së bashku në funksionet e reja, që do të merrni”, ishte letra e Sekretarës Klinton, kur Basha u largua nga ministër i Jashtëm.

Nuk përbën më suprizë as ftesa për kryetarin e LSI Ilir Meta. Vetëm në një hark të shkurtër kohor, ai e ka vizituar 3 herë SHBA, dhe gati në të gjitha rastet ka qenë i lobuar në takimet që ka kryer në Washington, nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Edhe prania e Pandeli Majkos në shpalljen e kandidaturës për president të Hilari Klinton është e natyrshme, jo si socialist por si ish kryeministër i Shqipërisë, në periudhën e krizës dhe luftës në Kosovë, kur president ishte Bill Klinton.

Ajo që bie në sy dhe ka dhënë shkas për hamendësime të ndryshme është mungesa e një ftese për Edi Ramën. Duket se demokratët nuk e kanë problemin me kryeministrin e vendit dhe kryetarin e Partisë Socialiste, por me Edi Ramën si individ. Gati të gjitha mediet, këtë injorim e lidhin me deklaratat e papërgjegjshme dhe delirante të Ramës ndaj rivalit të Klinton në këto zgjedhje, Donald Tramp.

Kjo mund të jetë një arsye, por nuk duhet harruar se në SHBA është ende në hetim një skandal me protagonist Edi Ramën, i cili i vuri mjaft në siklet demokratët. Bëhet fjalë për foton e famshme 80 mijë dollarëshe me presidentin demokrat Obama, që Rama e bleu me dredhi duke shkelur, jo vetëm ligjet e atij vendi, por edhe duke venë në pozicion mjaft të vështirë stafet elektorale të Partisë Demokratike. Ishin disa medie nga më të mëdhatë,  të cilat vunë në dyshim tani gjatë fushatës presidenciale tw Klinton, mënyrat sesi mblidhen fondet nga partia e Obamës që është edhe e saj.

Prania e Ramës në këtë konventë do të ishte një ushqim i mirë për mediet dhe republikanët, për të kujtuar atë që ndodhi në vjeshtën e vitit 2012 dhe për të sulmuar sërish partinë e Hilarit dhe atë vetë.(Syri.net)

Filed Under: Opinion Tagged With: ne SHBA, non grata, Rama, skandali 80 mije dollaresh

KRERET E SHTETIT urojnë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit

July 5, 2016 by dgreca

* Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit/

Përmes një mesazhi të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës, Nishani uroi për të gjithë shëndet, begati, ndriçim të shpirtit dhe kthjellim të mendjes, zemërgjerësi dhe sa më tepër respekt për më të pafatët e për ata që janë ndryshe.Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve, shkruan Presidenti Nishani, për të larguar nga vetja urrejtjen, ndasitë dhe përçarjet e panevojshme duke na afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin, duke na shtuar dashurinë për bashkatdhetarët si dhe duke na ripërtërirë virtytet, besimin dhe paqtimin.
Kjo Festë e madhe, vijon mesazhi i tij, na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë, me shumë më tepër vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur më afër të sëmurëve, fatkeqëve, të vobektëve si dhe atyre të cilët jeta nuk i ka trajtuar edhe me aq mëshirë apo begati.“Nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarë myslimanë dhe jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin”, shkruan Presidenti Nishani në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë.

Kryeministri Rama uron Gëzuar Bajramin – Agjencia Telegrafike Shqiptare Kryeministri Rama uron Gëzuar Bajramin – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kryeministri Rama uron Gëzuar Bajramin/

TIRANË, 5 Korrik / Kryeministri Edi Rama u ka uruar sot festën e Fiter Bajramit besimtarëve myslimanë me anë të një fotoje ku tregohen vargje nga Kurani.

“Besimtarë, qofshi ju dëshmitarë të drejtë. Që asnjë urrejtje të mos ju shtyjë në krahët e padrejtësisë. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëri e vërtetë”, ishte urimi i Kryeministrit Rama

Filed Under: Komente Tagged With: Fitër Bajramin, Nishani, Rama, urojne

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT