• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIBËR ME VLERA TË MIRËFILLTA DOKUMENTARE, SHKENCORE DHE HISTORIKE

March 21, 2016 by dgreca

Rexhep Dedushaj: Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekujt, Pejë 2016 (Botimi i tretë)./

Nga Mikel GOJANI/

Këto ditë studiuesi dhe publicisti Rexhep Dedushaj ka botuar librin e tij vijues të titulluar, “Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”, që është botimi i tretë me plotësime.
Autori i kësaj vepre, studiuesi dhe publicisti i njohur në mjediset intelektuale  mbarëkombëtare,  Rexhep Dedushaj nëpërmjet faqeve të këtij libri merr përsipër  të lerë të shkruar një histori të gjerë për krahinën e Plavë-Gucisë, nga ka edhe origjinën, për interesin e brezave të rinj rrugëtimin historik tepër interesant të kësaj krahine bashkë me dallgët e saja, për të vënë në piedestalin e merituar  të kujtesës së atyre ngjarjeve që janë zhvilluar gjatë historisë dhe të shumë personaliteteve historike të kësaj krahine që kanë lënë gjurmë të thella në historiografinë tonë kombëtare.  Vepra është një rrëfim i gjatë, meqenëse kur dihet që për historinë e kësaj krahine asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, mirëpo studiuesi Dedushaj, duke mos vënë pikë,  hap shtigje studiuesve të tjera që të merren me gjerësisht me këtë temë shumë interesante dhe të një rëndësie dimensionale. Vepra është e shërbyer në sërë burimesh arkivore, pastaj po ashtu mbështetur edhe në një literaturë të pasur, por edhe  përmes të dëshmive të argumentuara  nëpërmjet rrëfimeve të njerëzve të shtyrë në moshë që kanë përjetuar nga një pjesë të asaj historie, por edhe duke interpretuar ngjarje dhe të bëmat e personaliteteve të shumta të atyre historive që kanë ndodhur në këtë krahinë, që ishin arkivat me autentike të  historive.  Libri “Krahina e Plavë- Guxisë nëpër shekuj”, i autorit Dedushaj, është i konceptuar nëpër kapituj të veçantë që ruajnë një strukturë konceptuale.  Ne kapitullin e këtij libri, “Koha e lashtë”, autori Dedushaj flet për historinë e thellë që prek edhe shekujt. Dëshmitë dhe faktet historike autori mbështetet në bazë të kronikave të shkruara  të shkruara dhe të zbuluara nga shumë njohës të fushës arkeologjike, si të prof. Duje Rendiqi, Mioçeviç, Gerga Novak, Josip Kroshec, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviq, Artur Evans, Alojz Benac etj., si dhe të shumë shkencëtarëve, si Tumani, J.G. Haln, V. Jokli, M. Shuflaj, N. Jokli, A. Majer, e sidomos E. Çabej, të cilët  dëshmojnë qartë se  shqiptarët jetojnë në trojet e tyre  të sotme mijëra vjet para ardhjes së sllavëve në këto vise. Autori përmes shumë fakteve dhe dëshmive të tjera, përkatësisht të varrezave, të toponimeve, makrotoponive argumenton edhe se cilët kanë qenë sundimtarët e këtij populli.

Kapitulli vijues, “Koha e Bizantit, ardhja e sllavëve dhe e turqve”, autori jep të dhëna dhe fakte historike mbi kohën e Bizantit dhe depërtimin e sllavëve dhe turqve në Ballkan. Autori po ashtu në këtë pjesë shpalos edhe shumë ngjarje historike të zhvilluara në këtë kohë në krahinën e Plavë-Gucisë, duke prezantuar të dhëna tepër interesante dhe të pastudiuara thellësisht deri me sot.  Përhapja e fesë islame në këtë krahinë, paraqet kapitull mjaft interesant në brendinë e këtij libri. Kjo temë bosht shqyrtohet në kapitullin, “Përhapja e fesë islame”, ku autori sqaron se kah fundi i shekullit XVI dhe fillimi i shekullit xVII, gjendja në Shqipëri ishte e mjerueshme. “Ishte kjo koha kur Perandoria Osmane e kishte arritur kulmin e zgjerimit të vet dhe ishte bërë fuqi e madhe ushtarake dhe politike  në tri kontinente, në Azi, në Evropë dhe në Afrikë… Shumë nga kryengritjet  që kishin shpërthyer  gjatë shek. XVI dhe gjysmës së parë të shek. XVII në Shqipëri, e sidomos në viset veriore të saj ishin shuar egërsisht nga jeniçerët e pamëshirshëm otomanë. Nga frika se mos shpërthejnë  kryengritje të reja në këto anë, Porta e Lartë, e mbante të shtrënguar grushtin shtypjes”, ndaj shqiptarëve, e sidomos të atyre të besimit katolik me qëllim që t’i detyronte të islamizohen dhe kështu t’i shkëpuste  edhe ata nga hallka që e lidhnin Shqipërinë me Evropën Perëndimore. (fq..54). Kështu, sipas autorit, pas shumë ngjarjeve dhe kryengritjeve , procesi i islamizimit u përfshi edhe në krahinën e Plavës dhe të Gucisë. Autori po ashtu argumenton se datë të caktuar të fillimit të islamizmit nga kjo popullatë është vështirë të  caktohet, mirëpo sipas disa të dhënave do të ketë filluar diku rreth viteve të ’80-ta të shek. XVI.   Këtë fakt të përafërt e dëshmon edhe  kur sipas  disa fakteve historike në vitin 1471 në Plavë ishte ndërtuar  një xhami, se ajo u ka shërbyer  pushtetmbajtësve  të ardhur nga Turqia. Sipas shënimeve të  Pjetër Mazrekut rreth vitit 1638 shumica e popullatës së Plavë-Gucisë me rrethinë  kishin kaluar në fenë islame. Në këtë kohë , përveçse në Plavë  edhe në Guci ekzistonte një xhami. Ndërsa, sipas autorit, duke nxjerrë të dhënat e studiuesit Memiq, në dhjetëvjetëshin e dytë të shek. XVII, 70 familje, gjegjësisht 8 për qind të kësaj popullsie  ishin myslimanë.
Në vijim autori Dedushaj na i prezanton  edhe shkaqet pse popullata e kësaj krahine u detyrua të pranojë fenë islame: për shkak të dobësimit të fesë katolike, ku mungonin dukshëm priftërinjtë e shkolluar shqiptaro-katolikë; për shkak të agresivitetit të kishës ortodokse – serbe, të cilët  filloi ta përkrah edhe vetë  Selia e Shenjtë (Vatikani) në FRomë, si dhe ta ndihmonin shtetet evropiane me qëndrimet e veta diverzioniste ndaj kryengritjeve  shqiptare; nga presioni i Perandorisë Osmane dhe gjendja e mjeruar e masave të gjera popullore, e shkaktuar nga zgjedha e sistemit  feudalo-ushtarak osman, apo ndonjëherë  edhe dëshira për të fituar sa privilegje ekonomiko-klasore  dhe administrative në këtë sistem.  Në vazhdim autori Dedushaj jep edhe shumë argumente të tjera, po ashtu pasqyron edhe shumë ngjarje dhe zhvillime historike  me temën bosht, ngjarje këto që paraqesin fakte dhe dëshmi historike tepër interesante dhe që kanë një rëndësi të veçantë në pasqyrimin e kësaj çështjeje dhe fakti historik, që për shqiptarët akoma është temë shqyrtimi dhe vazhdon të mbetët.   Autori Dedushaj  në dy kapitujt vijues, “Ngjarjet në gjysmën e II të shek. XVII dhe shek. XVIII, po ashtu edhe kapitulli tjetër në vijim, “Shekulli IX”, na pasqyron ngjarje dhe dëshmi historike që janë zhvilluar në këto troje gjatë këtyre viteve, po ashtu edhe rezistencën e këtij populli karshi sulmeve dhe agresivitetit që pushtuesit u kanë bërë. Autori me këtë rast hedh dritë edhe mbi shumë figura pjesëmarrës dhe rezistues të denjë deri në flijim gjatë këtyre kryengritjeve, si emrin e Pjetër Bogdanit, Mehmet Pashë Bushati, pastaj Kara Mahmut – pashë Bushati, i cili arriti t’i bëjë tregtarët dhe zejtarët e Shkodrës si dhe fiset kryengritëse  të Malësisë së Mbishkodrës, Dukagjinit dhe Mirditës, Në vitin 1786 organizoi një mbledhje me krerët shqiptarë, malazezë, hercegovas dhe boshnjakë, ku u formua “Lidhja e Konferencës Ilire”, e cila kishte për qëllim dëbimin e Turqisë  nga këto troje. Pas përgatitjeve të nevojshme  në nëntor 1787 filloi lufta e cila ishte shumë r furishme që zgjoi edhe vëmendjen e Evropës. Malazezët nuk morën pjesë në këtë luftë, sepse kishin krijuar një marrëveshje, dhe me ndërhyrjen e Rusisë e sulmuan Bushatliun  pas shpine duke ia fundosur  disa anije në Liqenin e Shkodrës, derisa ai ishte i zënë në luftë me Sulltanin. Pas vdekjes  së Kara Mahmut pashë Bushatit  në krye të Shkodrës vjen Ibrahim pashë Bushati – i ligu, quhej nga shqiptarët “i ligu”, sepse çfarë thoshte Sulltani ai vepronte. Sipas autorit Dedushaj, edhe shekulli i XIX përshkohet me shumë ngjarje të rëndësishme historike dhe një vetëdije shumë e lartë kombëtare. Autori me këtë rast përpos shumë ngjarjeve tepër të rëndësishme që i shpalos, ai potencon edhe shumë emra dhe personalitete historike bartës dhe rezistues të këtyre ngjarjeve. Përpos shumë figurave që autori nuk mund t’i anashkalojë janë edhe, si Binak Alia, Sokol Rama, Shaqir Curri, Osman Omeraga, Bali Dema, Zeqo e Jakup Ferri, Man agë Shehu, Adem Shahmani, Zenel Gjoleka, Haxhi Zeka, Nikë Leka-Pepaj, Sulejman Vokshi, Ali  Ibra, Mulla Jaha, Kadri Bajra, Filip Çeka, Isul Sokoli, Ali Pashë Gucia, Husi i Shaban Begut, Mullla Jahë Musiqi, Selman agë Kurti, Nuro Sejdirexha, Abdyl-be Tesheviqi, Halil Agë Mullafejziu, Halil Sejdiu, Agan Nuri, Nuc Shahmani, Omer Shabaj, Mehmet dhe Bilall Shehu, Rushid Jakupaga, Nuredin Bejta, Mehmet agë Jakupi, Ajdin agë Kurti, Ali Koja, Brahim Jakupi dhe shumë e shumë të tjerë, që më siguri do t’u hymë në hak pasi që po i anashkalojmë pa i potencuar.   Një çështje që begaton këtë kapitull, autori këto ngjarje, këto kryengritje dhe këtë rezistencë të kryengritësve të kësaj krahine e përshkruan edhe përmes vargjeve popullore, që rapsodët autoktonë i kanë vënë në vargje popullor dhe sot këndohen në këto anë.  Kapitulli, Kryengritjet e viteve 1909-1012, shpalos shumë ngjarje dhe fakte historike që kanë të bëjnë me kryengritjet e viteve 1909-1912, ngjarje që kanë lënë vulën e tyre në rrugëtimin historik të këtij populli. Shqiptarët rezistencën e tyre e bënë të prirë nga luftëtarët dhe patriotët e denjë të asaj kohe. “Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Ahmet Delia,  Hasan Ferri etj., secili në krahinën e vet e organizonte popullin dhe lidheshin besën për vdekje dhe liri. Më 21-25 maj 2012 u mblodhën në Junik 250 përfaqësues  të popullit shqiptar, kryesisht të Kosovës, por edhe nga viset e tjera shqiptare dhe formuan Komitetin e Kryengritjes së Kosovës me në krye me Hasan Prishtinën, i cili më 25 maj e lëshoi një thirrje për të gjithë shqiptarët: “Sot Shqipëria e Veriut dhe e Jugut  i kanë kapur armët që me anë të kryengritjes  t’i fitojnë të drejtat e natyrshme dhe të siguruara më ligj, që u janë marrë. Ajo dëshiron dhe pret ndihmën njerëzore të të gjithë  bashkatdhetarëve dhe botës së qytetëruar. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Janë afruar minutat, kur do të vendoset  fati i Shqipërisë”. Si përfaqësues i Plavës dhe Gucisë në këtë kuvend merrte pjesë Hasan Ferri. Në këtë mbledhje u hartuan edhe kërkesat që ishin të ngjashme  me ato të lidhjes së Prizrenit: Të njihen kufijtë e Shqipërisë, flamuri kombëtar, nëpunësit shqiptarë, gjuha zyrtare shqipja, shkolla shqipe etj., të cilat kërkesa iu paraqiten menjëherë  Qeverisë turke dhe Fuqive të Mëdha. Po ashtu në vazhdim autori jep edhe shumë të dhëna të tjera që në ato kohë janë zhvilluar në këto troje arbërore. Ai jep faktin  se duke e vërejtur rrezikun që po i kanosej trojeve shqiptare, Hasan Prishtina  me patriotët tjerë të kohës u detyrua që të përfundojë marrëveshjen me  Sulltanin, i cili  më 14 gusht 1912 pranoi pikat e Hasan Prishtinës, të cilat pika  shqiptarëve iu garantoheshin shumë të drejta ekonomike, politike, administrative dhe kulturore.  Është e vërtetë se nuk ishte fituar një autonomi e cila ishte kërkuar në fillim, sepse “patriotët nuk mundën të ngulin këmbë për fitimin e saj, pasi tani forcat ushtarake të monarkive të Ballkanit ishin tubuar në kufijtë e Shqipërisë dhe çdo moment pritej sulmi i tyre. Kështu pra mori fund kryengritja e vitit 1012, gjegjësisht kryengritjet shqiptare 190-1012 kundër  pushtuesit pesëshekullor osman.” (fq. 146-147).  Shpalosje historike me tepër interes paraqiten në kapitullin, “Caktimi i kufijve të Shqipërisë”, me ç’rast autori Dedushaj flet për caktimin e kufijve të Shqipërisë që u përcaktuan në Konferencën e Ambasadorëve më 1913, ku u përcaktuan kufijtë e shtetit të Shqipërisë,  në të cilën konferencë pothuaj gjysma e tokave të gjeografisë etnike shqiptare mbeti i copëtuar, përkatësisht e ndarë nga trungu amë. Pra, me plot të drejtë mund të konstatojmë se Konferenca e Ambasadorëve më 1913 në Londër, bëri një padrejtësi të madhe në dëm të popullit shqiptar, duke e copëtuar atë në disa shtete. Në këtë mënyrë veproi edhe Konferenca e Parisit më 1919.  Edhe kapituj vijuesi, si “Lufta e Parë Botërore”, “Mbretëria SKS (Jugosllave)”, “Lufta e Prillit dhe pushtimi fashist” dhe “Koha e sundimit të PKJ (LKJ)”, paraqesin kapituj interesant për jetën dhe zhvillimet e popullatës shqiptare, në këto kohë dhe periudha tepër specifike për këtë popull dhe këto troje etnike.

Në përfundim vlen të konstatojmë se libri “Krahina e Plavë – Gucisë nëpër shekuj”,  të autorit Rexhep Dedushaj, është një libër me vlerë të veçantë dhe që begaton fondin e librave tanë  të karakterit historik.

Filed Under: Komente Tagged With: Krahina e Plave-Gucise neper shekuj, Mikel Gojani, rexhep dedushaj

NGORDHI KALI ose…Eptaf per Spiunet e Ish jugosllavise

January 11, 2016 by dgreca

Opinion nga Rexhep DEDUSHAJ-Peje/
Keto dite me ra ne dore libri,Vruqa Granica,i kryeudbashit Radoman Serdanoviq, ku shihej e kuptohej se cfare masakrash ka bere UDB-a ndaj popullit tone ne Luginen e Gucise ne kohen e Rankoviqit,1945 – 1966.Dhe ate nepermes kaleceve(spiuneve shqipfales).
Meqe shumica prej tyre tani vec kane vdekur po ua kushtojme kete epitaf qe te mos harrohet vepra e tyre e ,,madhe,ne interes te Jugosllavise,, – sic thote miku i tyre- Rade ne librin e vet.
Toska e kane nje kenge,, Cpate pele qe cofe prame ,,.E une po i pyes ,,Pse nuk cofet me heret,apo nuk u lejuane t’berat tuaja ,,?
Ishit teper te vobeket ,U rritet me mysa te lypur ,buke te falur e leng djathi nga bashkefshataret tuaj.
Per fatin tone te lig erdhen komunistet ne pushtet.Pushteti i proletareve e ju ishit proletaret me te forte ne Ballkan- pa gje pas shpirtit.- sic thone ne Vuthaj.U bete pionere te Partise,nder me te zellshmit e krahines tone.Nate e dite ishit ne aksion.
– Ua merrshit fshatareve edhe jorganin e vetem mbi femij ne balle te dimrit.
– Ua fshijshit hombarin e drithit me fshise ,, KULLAKVE ,,tone e ua dergojshit ne Vasoviq .,, Shkijeve qe ua paten djegur shtepijate Pulec Hima e Selman Faku,,- thojshit ju. Dhe vrapojshit prej shpelles ne shpelle per ti zbuluar ata burra dhe ,ballistet,, tjere .Kur i zbulojshit ia dorzojshit Mikailit Bullatoviqeve me i derguar ne Plave e ai si dergonte dot.Por i ekzekutonte rruges. Dhe kur i pastruate shpellate nga ,, Ballistet,, e tubuate bagetine neper ,, zadruga,, – si i quajshit ju, duke i shendrruar tere fshatin ne proletar – pa asgje pas shpirtit.
Ju dhane pozita ,, shoqerore e shteterore,,.U bete edhe sekretar partie.Besim shume i madh per ate kohe,apo jo.Pse jo.Ishit KUAJ shume te mire per ,, derzhaven,,Ishit te sigurte per tu hypur .Nuk e lejshit PARTINE ne lloc.
I,, adaptuate tri masa administrative per ta eliminuar rrezikun nacionalist
E para,Shpernguljen masive te Shqiptareve.
E dyta.Procesi terrorist i ,, mbledhjes se armeve,, dhe mbylljes se shkollave shqipe.
E treta.Kufizimet administrative per ngadalesimin e zhvillimit ekonomik te Krahines.
Pastrimet qe i ndermuarrte pas vitit 1948 ,kishin per qellim ,, Eliminimin e udheheqejes Shqiptare te krahines dhe pengimin e daljes ne skene te nje klase te edukuar qe mund ti sherbente popullit…
Beogradi synonte keqesimin e kushteve jetesore ne viset shqiptare dhe eventualisht nxitjen e emigrimit masiv te tyre,nje fenomen negativ qe mori zhvillim.,,(Shih.Sami Repishti .,,Rezoluta e Bujanit…,,ne ,, Illyria,,N.Y.21-27 korrik 2014.)
I perjashtojshit njerzit nga Partia per ti burgosur e pushkatuar rruges pa i zhdjergur ( ulur ) ne Guci fare.Mire ua bejshit.Pse me ua cuar shkijeve me i torturuar.Keshtu i rahatojshin pa i munduar fare.Tani kur te shkoni ne ate ,, dynja,, kane me u falenderuar sigurisht…
Me se gjysmen e Krahines se Plave – Gucise i shendrruate ne spiun ( sic thot Rada i juaj ne librin e lartepermendur )te cilet punonin me aqe zell sa ne gjysem te veres i uleshin njerzit nga bjeshka ,bile nganjehere edhe te gjithe fshatin – a u kujtohet rasti i Martinajve ne veren e vitit 1954,f.v.
Kur e spastruate vendin nga ,, ballistet,, filluate te nai mbyllni edhe shkollate shqipe duke i burgosur apo perzene ne Shqiperi mesuesit e tyre.. ,, Mire bejshit,,.Cu duhej Shqiptareve shkolla.Ju vet s,kishi asnje dite shkolle e boll udheheqesa te ,, mire ,,dualete.Edhe Bllazhi ishte i kenaqur me Ju e mos te flasim per Mirko Drobnjakun e Raden tuaj ,qe ka shkruar librin e lartepermendur .Ne ate liber u lavdron shume ai,por ua beri pak ,,me hile ,, se ua ndryshoi emrate ne ,, MUSA , DEDA ,ELEZI,, ETJ Pra vec ai qe i ka njohur e i ka perjetuar ,, te mirate ,,tuaja e din kush jane ata emra,po nejse…
Pasi ra Rankoviqi ,u rahatuate ne ,,mesin e popullit ,,.Edhe ju e rahatojshit popullin..Ne vend qe tua paguajshit parate ua hudheshit kumbullate,boronicate apo mjadrrate atyre ne lumin Gercar, duke u thene se u keni hedhur uje,te gjoreve. Apo i sillshite tere diten neper zyrate e shtetit per nje dokument te thjeshte.Ndersa ata qe u veshen ,, shumare ,, ( pylltare )apo ,, milic ,,i malltretojshin si dinint Ju ,,popullin tuaj ,,…
Dhe keshtu i,, ndihmojshit ,, popullit tuaj qe te shpernguleshin sa me shpejt.Te shkonin ne Amerike.Atje ka jete . Ketu s,jetohet – u thojshit shpesh te gjoreve.
Dhe ne saj te Zotit e te juajin sot neper fshatrate shiptare te ,,KOKES SE SHQIPERISE ,, – sic e quanin dikur Krahinen e Plave – Gucise ,nuk ka me Shqiptar.Ka vetem ujqer e harusha.Ata qe kane mbetur ne Plave e Guci s, flasin me shqip.
Sikur t , ishte Pashiqi gjalle,do tu kishte shpallur qytetar nderi te Nishit apo te Beogradit.Meqe aifare kryeministri serb ,ai albanofob i krisur i pat thene Evropes me 1920 ne Paris se Shqiptaret ,, per 24 vjet ,ca do ti shpernguli,te tjeret do ti asimiloi,e kush nuk e pranon asnjeren do ti vras ,,
A nuk e zbatuate Ju ne perpikeri kete plan z, KALI.
Dhe,sot ,shumica keni ngordhur ( ka edhe ndonjeri ende gjalle.Por gjalle i vdekur).S, di si u mbane brenda ajo toke e paster Shqiptare ,.Eshte dashte me u varrosur edhe ju ne Beograd .Atje ku eshte varrosur Ali Shukriu,Mehmet Haxha apo Toptani.Atje ku e keni pasur vendin edhe ju qe tere jeten keni punuar per ta.PER SHKIJE.Ata ua shpagofshin mundin.
Me rendesi eshte se qielli eshte liruar nga Ju e Toka do tu qete jashte mesiguri.Ajo toke s, duron asi KUAJSH – shkije ,ne brendine e vet.
Dhe,vjen pyetja. ,, CPATE KAL QE COFE MBREME ,,..

Filed Under: Opinion Tagged With: Ngordhi Kali, rexhep dedushaj

KU NDODHET KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI

November 21, 2015 by dgreca

Nga Rexhep DEDUSHAJ/
Koheve te fundit po flitet shume dhe eshte shume aktual problemi i ratifikimit te kufirit ne mes te Kosoves dhe Malit te zi.Politika ne Kosove ehste ndare ne kampe, qe jane balleperballi: Opozita thote se jane shite tokat shqiptare, Qeveria mohon. Po cila eshte e verteta? Cfare thone matane kufitit shqiptar0-shqiptar?
Per te siguruar me mire se kah shtrihet vija kufitare e vertete ,biseduame me Avdi Brahim Nokshiin, Gjyshi i tij,Zhuji kishte rene ne lufte me malazezet ne vitin 1913.Babai ( Brahimi ( i si shte rritur bonjak.Nga Nokshi kalojne ne Rugove ,e para 35 vitesh vendoset ne Zatra te Pejes,se bashku me 7 djemet e vet.Tre prej te cileve qe nga viti 1980 ndodhen ne Suedi.Investojne ne vendlindje duke e ngritur restorantin modern qe e pagezojne me emrin = KALAJA E NOKSHIQIT = si personifikim i Luftes te Nokshiqit.
Ne ate lufte nga kjo familje kishte mbetur Zhuj Sadiku dhe dy femra – njera ne lufte dhe tjetra ishte djegur ne kulle.
-Qe nga ajo lufte e me pas asnje meshkull ne Nokshiq ,nuk i ka ba 40 vjete,por te gjithe vriteshin ne perpjekje me shkijete + – thot Avdiu,
I njejti,me revolte shton se pas vitit 1944 ,kemi perjetuar shum vuajtje si Nokshiqi ashtu edhe krejte krahina e Plave -Gucise.Ate vit te ndihmuar nga Ferrajt e Plaves ,Imer Maliqi -Bucaj dhe zavendesi i tij ( nenkapobanda ( Bali Bajrami -Mekulaj, e mbronin kufirin shume te rrezikuar.
Atbote mbeti i vrare te ura e Murines Lan Selimi i Llukes.Imer Maliqi se leshonte frontin qe nga SJEKIRICA e ne Qafe te Prijedorit ,mbi shekullar.
Prej aty e deri ne Mokna e mbronte kufirin Xheme Bajraktari i Arzhanices .Kur u vra Imer Muca ne Prijedol dhe u varros me Lan Selimin te zhamia e Arzhanices…
Prej Moknave e deri ne Qafe te Cakorrit e mbajten rugovasit.Nderkohe u vra Zheme Bajraktari e Azem Mehmeti – te Arzhanices dhe Bali Bajrami i Nokshiqit qe mbeten ne Shekullar.
Ne Cakorr egzistojne varret e 4 Kukalajve te Drenocit te Decanit dhe ai i Sahit Mehmetit te Logjes.Aty jane edhe dy + kulla te mbretit + dhe varret e Jakup Bulles te Nokshiqit e nje tjeter qe nga viti 1913.
Ne qafe Vraqevw ekzistojne mbi 20 varre deshmoresh nga Rrafshi i Dukagjinit ne krye me Hajdar Jupen e Becit te Gjakoves .Aty ka edhe nokshiqas.
Ne Cakorr si shenje i kufirit eshte edhe kulla ne + Shejtan tepe+Ne Vaganice jane 12-13 varre nga ushtaret e Shaban Polluzhes qe kishte shkuar ne mbrojtje te Sanxhakut.
Te Kershi i Harushes gjendet + Kulla e mbretit + ne bjeshken e Arzhanices ne Mokna.Pastaj + Kulla e madhe = me 52 dhoma ( shtabi kryesor i ushtrise osmane e mbronte kufirin me Malin e Zi (e gjendet ne Pod te Moknave.
Si shenje kufiri eshte edhe guri ku u vra Sokol Cela i Cel Shabanit te fameshem ,i vrare me 1913.Aty afer jane edhe nja 60-70 gur varresh te batalionit te Prizrenit e rane ne lufte ne vitin 1919.
Te + Bajram Kulla +( ne Qafe te Javorkut (ra dhe u varros deshmori,Grosho Ibra me Ibish Sahitin -te Rugoves me nje tjeter nga Shqiperia londoneze dhe nje nga Kusuriqi i Kosoves ,Te gjithe te gjuajtur ne nje varreze te perbashket.
Nga Maja e prehte deri ne Qafe Bari ,kufirin e mbronte Zhuk Hazhia me vullnetaret e vet.
Prej Qaf Meterizit e deri ne Murgashe kufirin e mbronte Tahir Coli e Sali Rama.
Prej Murgashit e deri ne Smilevice kufirin e mbronte Rize Zymeri me Sak Fazline -bajraktarin ,qe u vra dhe u varros ne Smilevice,vet i treti.
Nga Qafa e Diellit kufiri del te Kershi i Ujkut dhe ne Qafe Vranice.
KY PRA,ESHTE KUFIRI I KOSOVES ME MALIN E ZI I MBROJTUR DHE I LARE ME GJAK,KU GJENDEN ME DHJETRA E DHJETRA VARRE TE DESHMOREVE TE CILET S-BENE TE MBETEN NEN MALIN E ZI AGRESOT -tha malesori me zemrim.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kufiri Kosove, mal i Zi, rexhep dedushaj

NJE SEMINAR MBAREKOMBETAR NE PEJE

August 1, 2015 by dgreca

NGA Rexhep DEDUSHAJ-PEJE/
Nga data 27-30 korrik 2015 ne Peje u mbajt SEMINARI i 11 -te MBAREKOMBETAR I MESUESEVE DHE MESUESEVE QE PUNOJNE ME FEMIJTE TONE NE DIASPORE. Mesuesit emesimit plotesues ne gjuhen shqipe i pershendeten kishte disa shkolla me mesim plotesues shqip.Te tilla kishte edhe ne shum qytete te Greqise qe punonin me libra te siellura nga Ministria e Arsimit te Shqiperise.
E njejta u ankua se atje nxenesit shqiptar i mbanin nga dy emra>Emrin shqiptarqe ua vinin prinderite dhe tjetrin grek qe ua rregjistronte kisha gjegjesisht shteti.grek…
Pra tendenca asimiluese si ne mesjete…
Por,perderisa ne Greqi gjendja kishte filluar te perparonte ne kete drejtim,ne Turqi ku e kemi nje mergate te madhe asqe u be fjale ne ate seminar…
Pak u fol ,per te mos thene aspak edhe per punen qe eshte bere dhe po behet nder mergimtaret tone ne SHBA .Une u mundova me e aktualizuar duke pyetur se pse skishte mesuese tjere nga Amerika ne ate seminar ,por sikur nuk ua vune veshin kerkesave te mia…
U konstatua se edhe prinderit shqiptar ne cdo shtet jane mjaft fajtor pse si dergonin femijete e vet ne ato shkolla etj.
U kerkua se cdo shkolle plotesuese shqipe e sidomos ato ne Amerike duhet ti perpiloine kerkesat dhe nevojate e veta dhe te gjitha bashkarisht ne nivel shteti deri ne shtator me ua perciellur ministrive te Arsimit dhe asaj te Diasporeste te dy shteteve tona.Ne menyre qe ne baze te marreveshjes se lartepermendur te veprohet sa me shpejt ne ndryshimin e gjendjes derisa te arrihet ajo qe vec eshte arritur ne shtetete skandinave.Pergjegjesi te shtuar duhet te mbanin mbi vehte edhe perfaqesite tona konsullare ne shtetet ku ka shqiptare.

KUVEND NJOHES

Ishte kenaqesi befasuese kur i shihje duke biseduar vellaun me vella e motren me moter apo te gjithe se bashku puntoret tone te arsimit qe vinin nga te kater anete e globit .Ndonjehere mbreteronin dhe emocionet ,sidomos kur folnim per te kaluaren e hidhur ne Shqiperi e Kosove.Dhe ne fund te seminarit mbreteroi nje vellazerim total dhe nje ndarje e dhembeshme duke shpresuar se do te takohemi vitin e ardheshem ne Shkoder dhe duke shkembyer ne mes veti nr.e telefonave,,E- malave,e shoqerimin ne fcb me njerin tjetrin.Pa u bashkuar
truri – dmth.tekstet,planprogramet dhe arsimtaret,nuk mund te bashkohet kombi – apo jo …

KUVEND SOCIAL

E gjithe puna u zhvillua ne menyre mjaft sociale – miqesore,vellazerore,dhe profesionale.Duke u shoqeruar me biseda te ndersiellta ,me vizita monumenteve kulturo-historike e natyrore te Pejes si>Konakut te Tahir Beut – muzeumit te qytetit,mullirit te Haxhi Zekes,varrit te Ali Pashe Gucisee H.Zekes,burimit te Drinit te bardhe dhe ujvares pitoreske.Bisedave e shoqerimit me qytetaret e Pejes,Njohjes me kulturen autoktone duke asistuar ne cfaqjen e nje drame te mrekullueshme,duke perciellur Ansamblin e voglushve te qytetit,Ansamblin Autokton -RUGOVA -ku dallohej ing.Vesel Nikci dhe duke marrur pjese ne mbremjete e begateshme qe i ofronte mesi ku ndodheshim.
Te gjitha keto nen organizimin e stafit te ministrive tona te prir nga Agim Berdynaj me shoke.
Ne fund u ndane edhe mirenjohje me shkrim per punen qe benim ne Diasporen tone dhe per pjesemarrjen ne simpozium .
Mirenjohje speciale moren edhe mesuesit e mesueset tona qe punonin ne Greqi,te akorduara nga Ministria e Arsimit te Shqiperise.
Te gjitha keto veprime bashk me temate e lexuara ne seminar do te botohen ne nje liber te posacem si edhe me pare…
Mbreteronte pershtypja se ky ishte seminari me i organizuari dhe me i mire gjer me tani… ,

Filed Under: Kronike Tagged With: pej, rexhep dedushaj, Seminari Mbarekombetar

SHQIPTARËT NË AMERIKË MBAJTËN GJITHHERË KANË MBAJTUR GJALLË SHPIRTIN KULTUROR DHE TË REZISTENCËS KOMBËTARE

June 18, 2015 by dgreca

Intervistë për gazetën DIELLI në Nju Jork, me veprimtarin dhe publicistin e mirënjohur,  Rexhep Dedushaj/

Intervistoi: Mikel GOJANI/

Rexhep Dedushaj, emër i njohur në fushën e publicistikës. Për  27 vjet ka jetuar dhe vepruar në Amerikë, ndërsa tash pas kaq vitesh është kthyer në vendlindje. Me veprimtarin dhe publicistin Dedushaj folëm rreth angazhimeve të tij në fushën e publicistikës dhe të kulturës në  Amerikë, për planet dhe prioritetet e tij dhe shumë çështje të tjera me interes për letërsinë dhe kulturën kombëtare.

“DIELLI:” Z. Dedushaj, pasi që për një kohë të gjate keni  jetuar dhe vepruar jashtë, përkatësisht në Amerikë,  konsiderojmë qysh në fillim të bisedës sonë të na jepni një biografi tuaj, se edhe ashtu e vlerësojmë që është me interes për lexuesit.

R. Dedushaj: Unë së pari ju falënderoj për intervistën. Jam i lindur në Vuthaj të Kelmendit në vitin 1948. Shkollën fillore kam kryer  në vendlindje, në Vuthaj dhe në Guci, të mesmen – normalen  në Pejë  për të vazhduar pastaj në Gjakovë dhe në Prishtinë. Krahas studimeve, në  vjeshtën e vitit 1968 u emërova mësues në  fshatin Radoniq të Gjakovës, pastaj në në Drenoc të Klinës. Pas  kryerjes së  SHLP-së (në vitin 1970), u emërova  arsimtar i lëndës së Historisë në  shkollën fillore “Skënderbeu” në Treboviq, më pastaj në Qyshk të Pejës.
Për t’ju ikur represioneve kolektive për shkak të hapjes së shkollës shqipe, më 7 shtator 1982, kur serbët pretendonin t’i mbyllnin edhe ato  në Prishtinë, në “Mala Moskva”, siç e quanin atëbotë Vitomiricën e Pejës, unë si nismëtar i atij veprimi, ngaqë edhe jetoja në atë fshat, me sugjerimin e organzeve komunale të Arsimit të Pejës u detyrova  që për shkak të sigurisë, më 16 janar 1989 të emigroj në SHBA. Dhe pas shumë hamendjeve, sepse ishte tepër vështirë që ta lëshojë atdheun – vendlindjen time për të cilën kisha investuar po aq sa edhe shumë idealistë të tjerë, megjithatë duke i parë rrethanat e krijuara nuk kisha rrugë tjetër vetëm ta marrë atë rrugë shumë të padëshiruar. Në Amerikë emigrova pa familje, kuptohet edhe pse e dija se ishte një sakrificë e madh imja të jetojë aq larg pa familje, mirëpo nuk dëshiroja që të përmbush apetitet e projketuesit famëkeq të zhbërjes së shqiptarëve, Vasa Çubrilloviqit dhe të çetnikëve të tjerë serbë, të cilët kishin elaborate të caktuara për zhbërjen e shqiptarëve.

“DIELLI”: Në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, për disa dekada keni jetuar dhe vepruar, cilat ishin disa nga angazhimet tuaja  në fusha fushveprimtaritë të ndryshme, përkatësisht në  organizatat dhe shoqatat politike, shoqërore e kulturore  të diasporës shqiptare në Amerikë?

R. Dedushaj: Gjatë 27 viteve të qëndrimit tim në Nju Jork, kam vepruar në disa drejtime dhe organizata ekzistuese atje. Për 3-4 vite me radhë kam punuar si mësues në shkollat shqipe që funksiononin në Bronx dhe Braklin. Kam përgatitur  shume tema historike të cilat i kam prezantruar në sesionet dhe simpoziumet e përgatitura në disa qytete dhe shtete të Amerikës, të cilat tema janë mirëpritur nga auditoriumet. Këto tema dhe shumë të tjera po ashtu I kam prezantuar në disa medie edhe të shtypit, por edhe në ato elektronike, si Radio Programet Shqipe ne N.Y., në “Zëri i Malësisë”, “Zëri i Kosovës”, “Zëri i Lirisë, në “Radio e LDK-së”, TV “Viktoria, “Bota sot”, “Vatra” etj. Po ashtu kam botuar dhjetëra artikuj me tematikë nga fusha e historiografisë, reportazhe, recensione librash të ndryshme në më se pesëmbëdhjetë gazeta e revista shqipe në SHBA, Europë, Kosovë, Shqipëri dhe Maëedoni (Shih lib. tim:”Gjurmë mërgimtarësh”, N.Y., 2009. Kam botuar shtatë libra me tema historike nga krahina  e Plavë – Gucisë dhe krahinat rreth saj. Libri i parë i botuar në vitin 1993 “Krahina Plavë – Guci nëpër shekuj”, është përkthyer edhe në gjuhën boshnjake. Kam qenë njëri ndër themeluesit e LDK-së në SHBA dhe udhëheqës i Nëndegës së Bronklinit, po ashtu edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së për Nju Jork dhe rrethe për disa vite. Më vonë edhe anëtar i shoqatës  panshqiptare “Vatra” Në kuadër të këtyre veprimtarive  kam marrë pjesë në organizimin dhe udhëheqjen e të gjitha tubimeve dhe të protestave  që janë mbajtur  nga Nju Jorku, Uashingtoni e  deri në Dayton, duke filluar nga viti 1990 deri më 1999, kur për herë të parë Atdheun dhe vendlindjen time e kam vizituar pas çlirimit të Kosovës.

“DIELLI” Sa kanë luajtur rol këto në sensibilizimin dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe të asaj shqiptare përgjithësisht në qarqet vendimmarrëse të kancelarive të SHBA-ve?

R. Dedushaj: Mërgata shqiptare në SHBA ka luajtur rol tepër të rëndësishëm për të mos thënë vendimtar në shpëtimin e Kosovës nga spastrimi i tërësishëm  etnik dhe nga një katastrofë humanitare të pa parë më herët. Së pari, pas marrjes së autonomisë dhe mbylljes së institucioneve shtetërore të Kosovës u roganizuar fonde humanitare, koncerte humanitare, ptotesta dhe demonstrate  të shumta, si në Uashington, Nju Jork dhe shumë shtete të tjera të Amerikës, të cilat edhe nxitën politikën amerikane të kthejë vëmendjen rreth ngjarjeve gjenocidiale që ndodhëshin në Kosovë dhe me elaborate të zhbërjes së shqiptarëve nga Kosova. Ky sensibilizim dhe internacionalizim i çështjes së Kosovës që  shqiptarët bënë tek kancelaritë amerikane bënë që  disa senator në krye me senatorin dhe mikun e shqiptarëve, Bob Dol, ta vizitojë Kosovën dhe t’i përcjell një mesazh tq qartë politkës së Serbisë në krye me diktatorin Milosheviq, se Kosova nuk është  pa Zot! Nëpërmes lobit shqiptar, në krye me DioGuardin u sollën në Uashington Alternativa Shqiptare, ku u tregua shumë e suksesshme kundrejtë politikës serbe, në krye me popat dhe projektuesin famëkeq të D. Qosiqit dhe Akademisë së Shkencave dhe ASHAS, në maj 1990. Aktivistët tanë në Nju Jork e binden Presidentin Bush të Vjetër të caktojë “Vijën e kuqe” në mbrojtje të Kosovës. Pothuajse të gjithë shqiptarët në Amerikë kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Shumë kanë marrë pjesë në demonstrate, shumë po ashtu kanë ndihmuar në forma të tjera duke dhënë mjete financiare dhe në shumë forma të tjera dhe kanë bindur amerikanët që  shqiptarët  nuk janë ashtu siç I paraqet propaganda serbe-greke. Kontributi i shqiptarëve në Amerikë, po ashtu në aspektin  material është I pakapshëm, qoftë përmes fondeve humanitare, qoftë fondit zyrtar të 3 përqindëshit, ose të atij “vendlidnja thërret”. E kulminacioni u arrit  kur brigada vullnetare “Atlantiku” kaloi Oqeani dhe iu bashkëngjitë  Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe trimat shqiptaro-amerikanë luftuan për lirinë e Kosovës deri në aktin më sublime, çlirimin e Kosovës.

“DIELLI”:  Thuhet se në ato kohë dhe ato moment tepër të nevojshme, këto organizata të formuara nga komunitetit shqiptar në Amerikë kanë vepruar në mënyrë jounike, sa qëndron ky konstatim?

R. Dedushaj: Është shumë e vërtetë së gjatë gjithë kohës ka pasur kontradikta  në mes të shoqatave dhe partive  të majta dhe të djathta. Prandaj, për fat të keq, kishim edhe problem rreth flamurit tonë kombëtar rrth vendosjes apo mosvendosjes së yllit! Partitë e vjetra të pas LDB-së s’e pranonin assesi yllin në të. Ne nga Kosova  duhej t’i përshtatëshim kërkesave në Kosovë. Aq u krijua kjo çështje si problem, san ë një moment më kujtohet poeti Azem Shkreli në një tubim  të pajtimeve të gjaqeve atje në Nju Jork, të udhëhequr nga Anton Çetta, me zemër të plasur thanë: “O burra Kosova ka rënë shumë poshtë! Lerëni mosmarrëveshjet që keni! Nëse pengon ai dreq ylli, lerëni flamurin krejt, vizatojeni në hartë e dilni në demonstrate!” Pas rënies së Kosmunzmit në Shqipëri, pas vitit 1992, u ndryshua gjendja dhe mori kahe positive. Dhe sa më shumë që ashpërsohej gjendja në Kosovë aq më shumë ne bashkoheshim atj në Amerikë. Mirëpo, në këtë aspect mjaft negativisht ndikuan ngjarjet e vitit 1996-1097 në Shqipëri. Po ashtu edhe disa ndasi që kezistonin në Kosovë mes dy koncepteve, të LDK-së dhe asaj UÇK-së ndikuan në përçarjet tona atje. Me këtë rast, po ashtu ndjej për obligim ta citoj shkrimtarin e madh shqiptar, Dritëro Agollin, i cili në një rast në Nju Jork u shpreh: “Nëse të ne në Atdhe ndodhë një plasaritje , këtu tek ju ndodh një çarje e pariparueshme”!- shtoi D. Agolli. Kështu ndodhte e për fat të keq ndodh edhe sot e kësaj dite!!!

 “DIELLI”:  Shoqata “Vatra”, një shoqatë kulturore me një traditë të pasur  të veprimtarive në shumë fusha dimensionale, shoqatë, e cila edhe pas 102 -vjetësh po luan një rol të rëndësishëm në jetën kulturore të këtij shpirti  arbëror atje, çfarë mund të thoni rreth rolit dhe  kontributit që ka luajtur kjo shoqatë në shumë fusha të jetës  shqiptare atje? 

R. Dedushaj: Dihet rëndësia dhe roli i shoqatën panshqiptare  “Vatra” të Nolit dhe Konicës. Kur arrita në Nju Jork, “Vatra”, sapo kishte kaluar nga vendlindja e saj Bostoni në Nju Jork. Së pari rashë në kontakt me rkyeredaktorin e “Diellit”, z. Din Derti, një atdhetar nga Dibra, në një manifestim në shkollën shqipe në Paterson të Nju Xhersit. Më tregoi dhe më ftoi të shkruaj për “diellin, gjë që e pranova me shumë  dëshmirë. U lidha me qendrën e saj përmes z. Marjan Cubi, një veprimtar dhe atdhetar nga Drenoci i Klinës, në shtëpinë e të cilit në Manhattan ishte e vendosur selia e “Vatrës”. Ai më njoftoi me krytetarin e “Vatrës”, z. Karagjozi dhe kryeredaktorin e ri të “Diellit, z. Anton Çeffa.Më angazhuan dhe fillova së vepruari Brenda kësaj shoqate. Qëndrimi “Vatrës” dhe i organit të saj, “Dielli”, ishte si çdo herë prodemokratike dhe gjithherë në ndihmë çlirimit të Kosovës dhe demokratizimit të Shqipërisë dhe gjithherë ishte e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë dhe shoqatat të konceptit të djathtë që vepronin në SHBA.  Mendoj që “Vatra” duhet  të bashkëpunojë edhe me Ministritë e Kosovës dhe të Shqipërisë, sidomos me Ministrinë e Dipasporës, në mënyrë që ë bashku t’i bashkërindisin veprimtaritë dhe angazhimet.

“DIELLI:”  Ju merreni edhe me publicistikë, çfarë mund të shtoni rreth angazhimit tuaj në këtë fushë të letërsisë?

R. Dedushaj: Punimi im i parë  është botuar  në rilindja”, në vitin 1986. Mirëpo për shkak të anetimimit që kishte emri që konsiderohesha që vijë nga një familje armike. Në vitin 1951 më kishin pushkatuar dy axhallarë në Vuthaj (Shih . librin “Çng Tahiri…”), pastaj kam botuar dhjetëra të tilla, kuptohet pas largimit tim nga Kosova dhe shkuarjes në Amerikë. Më duhet ta potencoj se shkrimin e parë për t’u botuar ma mundësoi gazetari dhe publicist, atëbotë gazetar I “Rlindjes”, Zenun Çelaj, shkrim ky që kishte të bënte  me librin e historianit Hakif Bajrami “AP Bajram Curri”, pastaj edhe disa shkrime të tjera  rreth historisë së Plavë- gucisë dhe kam vazhduar deri me sot. Kam shkruar dhjetëra libra nga fusha e publicistikës, po ashtu disa sosh i kam edhe në dorëshkrim që pres t’i botojë.

“DIELLI”: Keni botuar disa libra nga fusha e publicistikës, ç’mund të na flisni për këto libra? Çfarë pasqyrojnë  këta libra brenda kopertinave të tyre?

R. Dedushaj: Pas shumë artikujsh nëpër gazeta e programe të tjera të medieve elektronike në vitin 1993 në Nju Jork botova  librin “Krahina e Plavë- Gucisë nëpër shekuj”, i cili u botua në vitin 2003 edhe nuë gjuhën boshnjake; më 1997 më doli nga shtypi libri “Shpërngulja e shqiptarëve  të Plavë_Gucisë”, më 1999, librin “100-vjet luftë:, më 2006 “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës; më 2009 librin “Gjurmë mërgimtarësh”, më 2013 “Çung Tahiri i Vuthajve dhe në vitin 2014 “Komandanti me plub në trup”. Të gjitha këto libra temë qendrore  kanë krahinën kreshnike të Plavë – Gucisë me krahinat tjera përreth. Ngjarjet fillojnë në në Plavë e Guci dhe mbarojnë në Pejë, Tiranë dhe Shkup, apo anasjelltas. Nuk është modesti por janë këto disa nga temat të lëvruara  akoma nga autorë studiues shqiptarë, tema këto të cilat ishin shtrembëruara nga studiuesit serbo-malazez. Prandaj, kam ndjerë si obligim që t’i qasem historisë 300-vjeçare (që nga shek VIII para lindjes së krishtit), të paraqes  një histori autentike siç kishte ndodhur në këto anë etnike shqptare dhe të cilat ishin përgënjeshtruar  nga autorë keqdashës serbo-ortodoks. Librat e mi janë pritur mië në përjashtim  të vogël. Janë të mbështetura në fakte dhe dëshmi të argumentuar  dhe literaturë të pakontestuar.

“DIELLI”: Po libri publicistik “100-vjet luftë”, çfarë mund të shtoni rreth këtij libri?

R. Dedushaj: Dalja e shumë librave me vlerë në Tiranë e Prishtinë, mirëpo mungesa e librave me ngjarje dhe figura të shquara të trevës së Plavë_Gucisë, më nxiti t’i qasem  këtij libri me titull “100-vjet luftë”, të botuar më 1999 në Nju Jork. Në këtë libër kapërthehen  familjet dhe figurat  më të shquara të historiografisë së  kësaj krahine, që kanë dhënë shumë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve  shqiptare, duke filluar që nga viti 1854, nga ndeshja e parë e forcave  shqiptare, të udhëhequra nga Ali Begu (e me vonë Pashë), Gucia, me forcat e Princ Nikollës që  kishte filluar një invasion  mbi krahinën në fjalë, duke vazhduar luftë pas lufte deri në qershorin e vitit 1999, ku në rrethin e Deçanit, më 6 qershor ra dëshmori i kësaj krahine Jeton J. Dedushaj, kuptohet kundër të njëjtit okupator, serbo-malazez. Krahas këtyre dëshmorëve e luftëtarëve të pashoq janë përfshirë  edhe fotografitë e rralla nga krahinat shqiptare si dhe të luftëtarëve të denjë të shumë luftrave të këtyre anëve të cilët dhanë edhe jetën e tyre për çlirimin e këtyre trojeve dhe  gjitha trojet tjea etnike shqiptare, si Çel Shabanit të Rugovës, që ra së bashku me komandantin e tij Jakup Ferrit në luftën e Nokshiqit me 11 janar 1880.

“DIELLI”: Zotëri Dedushaj, ju jeni fokusuar të merreni me rrethanat historike dhe etnografike të krahinës së Plavë  – Gucisë, sa keni arritur të siguroni dëshmi dhe faktografi  në këto fusha, kur dihet se ajo trevë është mjaft e pasur me ngjarje  dhe figura që nga e kaluara e thellë  historike deri me sot?

R.  Dedushaj: Ka qenë një punë shumë e vështirë që të gjurmohen të gjitha këto faktë e të dhëna, si ju thashë edhe më lartë të pahulumtuara  më parë nga studiuesit, përkatësisht historianët shqiptarë. Qysh kur isha në shkollë të mesme kontaktoja dhe i shënoja fjalët dhe të dhënat që I merrja nga pleqtë, të cilët ishin shumë të zgjuar dhe i njihnin mirë ato pjesë të historisë së asaj treve. Të njëjtat shënime të marrë nga ta i materializova  me vonë duke lexuar dhe shfletuar libra dhe biblioteka ushtarake në Tuzëll të Bosnjës dhe punoja me zell për shtatë muaj, gjatë shërbimit ushtarak në vitin 1975 dhe i krahasova nga librat e Shuflait, Durhamit, Nopçes, Mis Rozes dhe të historinave tanë nga Tirana dhe Prishtina. Pra, ato burime gojore  u materializuan me të dhënat e shkruara dhe arkivat e ndryshme. Në këtë angazhim timin studimor më ka ndihmuar edhe migrimi në SHBA, ku edhe atje  rashë në literaturë të mirëfilltë  që nuk kishim pasur mundësi  ta lexojmë më parë, sepse ajo literaturë që ekzistonte atje tek ne në ato kohë ishte e ndaluar nga regjimi i atëhershëm, pra, këtë literature sistemi  komunist e cilësonte si reakcionare.

“DIELLI”: A do t’i vazhdoni hulumtimet  lidhur me këto fusha historike, në këto treva të  Malësisë, në mënyrë që t’i begatoni akoma më shumë fondet e së kaluarës historike të asaj popullate të mbetur larg  shumë ndriçimeve historike?

R. Dedushaj: Po, do të bëj përpjekje që pandërprerë do t’i përcjellë  të arriturat historike  që kanë ndoshur dhe janë zhvilluar nëpër rrugëtimin tonë historik. Do të hulumtojë arvivet tona në Prishtinë, Tiranë, Shkodër dhe gjetiu për të bërë përpjekje për të hedhur  dritë mbi historinë e trevës së Plavë-Gucisë, trevës nga kam origjinën dhe do t’i publikoi ato që s’i gjetur gjer me tani në ndonjë libër të  të re apo me rastin e ribotimit të këtyre të cilat veçse  kanë dalëur më herët në lexim. “Historia shkon duke u plotësuar e përsosur”, thotë shkrimtari I. Kadare.

“DIELLI”: Cilat janë disa nga prioritetet tuaj për të ardhmen, a presin lexuesit ta keni së shpejti këtë vit ndonjë libër tuajin?

R. Dedushaj: Krahas hulumtimeve të reja që potencova më lart, do të merrem me ribotimin e librave të mi të  botuara gje me tani, ngase ato më kanë mbetur në Amerikë, përpos dy të tjerave që kam botuar në Pejë. Kuptohet, gjatë ribotimeve të tyre do të bëhet edhe ndonjë plotësim, aty ku parashoh që është e nevojshme. Përpos punës sime në këtë fushë, duke u përqëndruar në kraninën e Plavë _Gucisë, gjatë kësaj kohe do të merrem edhe me gazetari duke përcjellur gjendjen aktuale  në atë krahinë dhe më gjerë.  Ka mundësi që më vonë të dl edhe me një libër  nga jeta në Amerikë, duke shfrytëzuar edhe ditarët që kam mbajtur, shënimet dhe kujtimet e mia nga atje për 27 viteve të qëndrimit tim atje,ku do të hynë  edhe ngjarjet më interesante  që “ndryshuan” botën, si bombardimi i rrokaqiejve të Nju Jorkut etj. Kuptohet, këtë punë dhe shumë angazhime të tjera shpresoj t’i realizoj, po që se më lejon shëndeti.

– Ju falëminderit!

– Qofshi me nder!

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste per Gazeten Dielli, nga Mikel Gojani, rexhep dedushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT