Intervistë për gazetën DIELLI në Nju Jork, me veprimtarin dhe publicistin e mirënjohur, Rexhep Dedushaj/
Intervistoi: Mikel GOJANI/
Rexhep Dedushaj, emër i njohur në fushën e publicistikës. Për 27 vjet ka jetuar dhe vepruar në Amerikë, ndërsa tash pas kaq vitesh është kthyer në vendlindje. Me veprimtarin dhe publicistin Dedushaj folëm rreth angazhimeve të tij në fushën e publicistikës dhe të kulturës në Amerikë, për planet dhe prioritetet e tij dhe shumë çështje të tjera me interes për letërsinë dhe kulturën kombëtare.
“DIELLI:” Z. Dedushaj, pasi që për një kohë të gjate keni jetuar dhe vepruar jashtë, përkatësisht në Amerikë, konsiderojmë qysh në fillim të bisedës sonë të na jepni një biografi tuaj, se edhe ashtu e vlerësojmë që është me interes për lexuesit.
R. Dedushaj: Unë së pari ju falënderoj për intervistën. Jam i lindur në Vuthaj të Kelmendit në vitin 1948. Shkollën fillore kam kryer në vendlindje, në Vuthaj dhe në Guci, të mesmen – normalen në Pejë për të vazhduar pastaj në Gjakovë dhe në Prishtinë. Krahas studimeve, në vjeshtën e vitit 1968 u emërova mësues në fshatin Radoniq të Gjakovës, pastaj në në Drenoc të Klinës. Pas kryerjes së SHLP-së (në vitin 1970), u emërova arsimtar i lëndës së Historisë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Treboviq, më pastaj në Qyshk të Pejës.
Për t’ju ikur represioneve kolektive për shkak të hapjes së shkollës shqipe, më 7 shtator 1982, kur serbët pretendonin t’i mbyllnin edhe ato në Prishtinë, në “Mala Moskva”, siç e quanin atëbotë Vitomiricën e Pejës, unë si nismëtar i atij veprimi, ngaqë edhe jetoja në atë fshat, me sugjerimin e organzeve komunale të Arsimit të Pejës u detyrova që për shkak të sigurisë, më 16 janar 1989 të emigroj në SHBA. Dhe pas shumë hamendjeve, sepse ishte tepër vështirë që ta lëshojë atdheun – vendlindjen time për të cilën kisha investuar po aq sa edhe shumë idealistë të tjerë, megjithatë duke i parë rrethanat e krijuara nuk kisha rrugë tjetër vetëm ta marrë atë rrugë shumë të padëshiruar. Në Amerikë emigrova pa familje, kuptohet edhe pse e dija se ishte një sakrificë e madh imja të jetojë aq larg pa familje, mirëpo nuk dëshiroja që të përmbush apetitet e projketuesit famëkeq të zhbërjes së shqiptarëve, Vasa Çubrilloviqit dhe të çetnikëve të tjerë serbë, të cilët kishin elaborate të caktuara për zhbërjen e shqiptarëve.
“DIELLI”: Në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, për disa dekada keni jetuar dhe vepruar, cilat ishin disa nga angazhimet tuaja në fusha fushveprimtaritë të ndryshme, përkatësisht në organizatat dhe shoqatat politike, shoqërore e kulturore të diasporës shqiptare në Amerikë?
R. Dedushaj: Gjatë 27 viteve të qëndrimit tim në Nju Jork, kam vepruar në disa drejtime dhe organizata ekzistuese atje. Për 3-4 vite me radhë kam punuar si mësues në shkollat shqipe që funksiononin në Bronx dhe Braklin. Kam përgatitur shume tema historike të cilat i kam prezantruar në sesionet dhe simpoziumet e përgatitura në disa qytete dhe shtete të Amerikës, të cilat tema janë mirëpritur nga auditoriumet. Këto tema dhe shumë të tjera po ashtu I kam prezantuar në disa medie edhe të shtypit, por edhe në ato elektronike, si Radio Programet Shqipe ne N.Y., në “Zëri i Malësisë”, “Zëri i Kosovës”, “Zëri i Lirisë, në “Radio e LDK-së”, TV “Viktoria, “Bota sot”, “Vatra” etj. Po ashtu kam botuar dhjetëra artikuj me tematikë nga fusha e historiografisë, reportazhe, recensione librash të ndryshme në më se pesëmbëdhjetë gazeta e revista shqipe në SHBA, Europë, Kosovë, Shqipëri dhe Maëedoni (Shih lib. tim:”Gjurmë mërgimtarësh”, N.Y., 2009. Kam botuar shtatë libra me tema historike nga krahina e Plavë – Gucisë dhe krahinat rreth saj. Libri i parë i botuar në vitin 1993 “Krahina Plavë – Guci nëpër shekuj”, është përkthyer edhe në gjuhën boshnjake. Kam qenë njëri ndër themeluesit e LDK-së në SHBA dhe udhëheqës i Nëndegës së Bronklinit, po ashtu edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së për Nju Jork dhe rrethe për disa vite. Më vonë edhe anëtar i shoqatës panshqiptare “Vatra” Në kuadër të këtyre veprimtarive kam marrë pjesë në organizimin dhe udhëheqjen e të gjitha tubimeve dhe të protestave që janë mbajtur nga Nju Jorku, Uashingtoni e deri në Dayton, duke filluar nga viti 1990 deri më 1999, kur për herë të parë Atdheun dhe vendlindjen time e kam vizituar pas çlirimit të Kosovës.
“DIELLI” Sa kanë luajtur rol këto në sensibilizimin dhe internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe të asaj shqiptare përgjithësisht në qarqet vendimmarrëse të kancelarive të SHBA-ve?
R. Dedushaj: Mërgata shqiptare në SHBA ka luajtur rol tepër të rëndësishëm për të mos thënë vendimtar në shpëtimin e Kosovës nga spastrimi i tërësishëm etnik dhe nga një katastrofë humanitare të pa parë më herët. Së pari, pas marrjes së autonomisë dhe mbylljes së institucioneve shtetërore të Kosovës u roganizuar fonde humanitare, koncerte humanitare, ptotesta dhe demonstrate të shumta, si në Uashington, Nju Jork dhe shumë shtete të tjera të Amerikës, të cilat edhe nxitën politikën amerikane të kthejë vëmendjen rreth ngjarjeve gjenocidiale që ndodhëshin në Kosovë dhe me elaborate të zhbërjes së shqiptarëve nga Kosova. Ky sensibilizim dhe internacionalizim i çështjes së Kosovës që shqiptarët bënë tek kancelaritë amerikane bënë që disa senator në krye me senatorin dhe mikun e shqiptarëve, Bob Dol, ta vizitojë Kosovën dhe t’i përcjell një mesazh tq qartë politkës së Serbisë në krye me diktatorin Milosheviq, se Kosova nuk është pa Zot! Nëpërmes lobit shqiptar, në krye me DioGuardin u sollën në Uashington Alternativa Shqiptare, ku u tregua shumë e suksesshme kundrejtë politikës serbe, në krye me popat dhe projektuesin famëkeq të D. Qosiqit dhe Akademisë së Shkencave dhe ASHAS, në maj 1990. Aktivistët tanë në Nju Jork e binden Presidentin Bush të Vjetër të caktojë “Vijën e kuqe” në mbrojtje të Kosovës. Pothuajse të gjithë shqiptarët në Amerikë kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës dhe demokratizimin e Shqipërisë. Shumë kanë marrë pjesë në demonstrate, shumë po ashtu kanë ndihmuar në forma të tjera duke dhënë mjete financiare dhe në shumë forma të tjera dhe kanë bindur amerikanët që shqiptarët nuk janë ashtu siç I paraqet propaganda serbe-greke. Kontributi i shqiptarëve në Amerikë, po ashtu në aspektin material është I pakapshëm, qoftë përmes fondeve humanitare, qoftë fondit zyrtar të 3 përqindëshit, ose të atij “vendlidnja thërret”. E kulminacioni u arrit kur brigada vullnetare “Atlantiku” kaloi Oqeani dhe iu bashkëngjitë Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe trimat shqiptaro-amerikanë luftuan për lirinë e Kosovës deri në aktin më sublime, çlirimin e Kosovës.
“DIELLI”: Thuhet se në ato kohë dhe ato moment tepër të nevojshme, këto organizata të formuara nga komunitetit shqiptar në Amerikë kanë vepruar në mënyrë jounike, sa qëndron ky konstatim?
R. Dedushaj: Është shumë e vërtetë së gjatë gjithë kohës ka pasur kontradikta në mes të shoqatave dhe partive të majta dhe të djathta. Prandaj, për fat të keq, kishim edhe problem rreth flamurit tonë kombëtar rrth vendosjes apo mosvendosjes së yllit! Partitë e vjetra të pas LDB-së s’e pranonin assesi yllin në të. Ne nga Kosova duhej t’i përshtatëshim kërkesave në Kosovë. Aq u krijua kjo çështje si problem, san ë një moment më kujtohet poeti Azem Shkreli në një tubim të pajtimeve të gjaqeve atje në Nju Jork, të udhëhequr nga Anton Çetta, me zemër të plasur thanë: “O burra Kosova ka rënë shumë poshtë! Lerëni mosmarrëveshjet që keni! Nëse pengon ai dreq ylli, lerëni flamurin krejt, vizatojeni në hartë e dilni në demonstrate!” Pas rënies së Kosmunzmit në Shqipëri, pas vitit 1992, u ndryshua gjendja dhe mori kahe positive. Dhe sa më shumë që ashpërsohej gjendja në Kosovë aq më shumë ne bashkoheshim atj në Amerikë. Mirëpo, në këtë aspect mjaft negativisht ndikuan ngjarjet e vitit 1996-1097 në Shqipëri. Po ashtu edhe disa ndasi që kezistonin në Kosovë mes dy koncepteve, të LDK-së dhe asaj UÇK-së ndikuan në përçarjet tona atje. Me këtë rast, po ashtu ndjej për obligim ta citoj shkrimtarin e madh shqiptar, Dritëro Agollin, i cili në një rast në Nju Jork u shpreh: “Nëse të ne në Atdhe ndodhë një plasaritje , këtu tek ju ndodh një çarje e pariparueshme”!- shtoi D. Agolli. Kështu ndodhte e për fat të keq ndodh edhe sot e kësaj dite!!!
“DIELLI”: Shoqata “Vatra”, një shoqatë kulturore me një traditë të pasur të veprimtarive në shumë fusha dimensionale, shoqatë, e cila edhe pas 102 -vjetësh po luan një rol të rëndësishëm në jetën kulturore të këtij shpirti arbëror atje, çfarë mund të thoni rreth rolit dhe kontributit që ka luajtur kjo shoqatë në shumë fusha të jetës shqiptare atje?
R. Dedushaj: Dihet rëndësia dhe roli i shoqatën panshqiptare “Vatra” të Nolit dhe Konicës. Kur arrita në Nju Jork, “Vatra”, sapo kishte kaluar nga vendlindja e saj Bostoni në Nju Jork. Së pari rashë në kontakt me rkyeredaktorin e “Diellit”, z. Din Derti, një atdhetar nga Dibra, në një manifestim në shkollën shqipe në Paterson të Nju Xhersit. Më tregoi dhe më ftoi të shkruaj për “diellin, gjë që e pranova me shumë dëshmirë. U lidha me qendrën e saj përmes z. Marjan Cubi, një veprimtar dhe atdhetar nga Drenoci i Klinës, në shtëpinë e të cilit në Manhattan ishte e vendosur selia e “Vatrës”. Ai më njoftoi me krytetarin e “Vatrës”, z. Karagjozi dhe kryeredaktorin e ri të “Diellit, z. Anton Çeffa.Më angazhuan dhe fillova së vepruari Brenda kësaj shoqate. Qëndrimi “Vatrës” dhe i organit të saj, “Dielli”, ishte si çdo herë prodemokratike dhe gjithherë në ndihmë çlirimit të Kosovës dhe demokratizimit të Shqipërisë dhe gjithherë ishte e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë dhe shoqatat të konceptit të djathtë që vepronin në SHBA. Mendoj që “Vatra” duhet të bashkëpunojë edhe me Ministritë e Kosovës dhe të Shqipërisë, sidomos me Ministrinë e Dipasporës, në mënyrë që ë bashku t’i bashkërindisin veprimtaritë dhe angazhimet.
“DIELLI:” Ju merreni edhe me publicistikë, çfarë mund të shtoni rreth angazhimit tuaj në këtë fushë të letërsisë?
R. Dedushaj: Punimi im i parë është botuar në rilindja”, në vitin 1986. Mirëpo për shkak të anetimimit që kishte emri që konsiderohesha që vijë nga një familje armike. Në vitin 1951 më kishin pushkatuar dy axhallarë në Vuthaj (Shih . librin “Çng Tahiri…”), pastaj kam botuar dhjetëra të tilla, kuptohet pas largimit tim nga Kosova dhe shkuarjes në Amerikë. Më duhet ta potencoj se shkrimin e parë për t’u botuar ma mundësoi gazetari dhe publicist, atëbotë gazetar I “Rlindjes”, Zenun Çelaj, shkrim ky që kishte të bënte me librin e historianit Hakif Bajrami “AP Bajram Curri”, pastaj edhe disa shkrime të tjera rreth historisë së Plavë- gucisë dhe kam vazhduar deri me sot. Kam shkruar dhjetëra libra nga fusha e publicistikës, po ashtu disa sosh i kam edhe në dorëshkrim që pres t’i botojë.
“DIELLI”: Keni botuar disa libra nga fusha e publicistikës, ç’mund të na flisni për këto libra? Çfarë pasqyrojnë këta libra brenda kopertinave të tyre?
R. Dedushaj: Pas shumë artikujsh nëpër gazeta e programe të tjera të medieve elektronike në vitin 1993 në Nju Jork botova librin “Krahina e Plavë- Gucisë nëpër shekuj”, i cili u botua në vitin 2003 edhe nuë gjuhën boshnjake; më 1997 më doli nga shtypi libri “Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë_Gucisë”, më 1999, librin “100-vjet luftë:, më 2006 “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës; më 2009 librin “Gjurmë mërgimtarësh”, më 2013 “Çung Tahiri i Vuthajve dhe në vitin 2014 “Komandanti me plub në trup”. Të gjitha këto libra temë qendrore kanë krahinën kreshnike të Plavë – Gucisë me krahinat tjera përreth. Ngjarjet fillojnë në në Plavë e Guci dhe mbarojnë në Pejë, Tiranë dhe Shkup, apo anasjelltas. Nuk është modesti por janë këto disa nga temat të lëvruara akoma nga autorë studiues shqiptarë, tema këto të cilat ishin shtrembëruara nga studiuesit serbo-malazez. Prandaj, kam ndjerë si obligim që t’i qasem historisë 300-vjeçare (që nga shek VIII para lindjes së krishtit), të paraqes një histori autentike siç kishte ndodhur në këto anë etnike shqptare dhe të cilat ishin përgënjeshtruar nga autorë keqdashës serbo-ortodoks. Librat e mi janë pritur mië në përjashtim të vogël. Janë të mbështetura në fakte dhe dëshmi të argumentuar dhe literaturë të pakontestuar.
“DIELLI”: Po libri publicistik “100-vjet luftë”, çfarë mund të shtoni rreth këtij libri?
R. Dedushaj: Dalja e shumë librave me vlerë në Tiranë e Prishtinë, mirëpo mungesa e librave me ngjarje dhe figura të shquara të trevës së Plavë_Gucisë, më nxiti t’i qasem këtij libri me titull “100-vjet luftë”, të botuar më 1999 në Nju Jork. Në këtë libër kapërthehen familjet dhe figurat më të shquara të historiografisë së kësaj krahine, që kanë dhënë shumë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, duke filluar që nga viti 1854, nga ndeshja e parë e forcave shqiptare, të udhëhequra nga Ali Begu (e me vonë Pashë), Gucia, me forcat e Princ Nikollës që kishte filluar një invasion mbi krahinën në fjalë, duke vazhduar luftë pas lufte deri në qershorin e vitit 1999, ku në rrethin e Deçanit, më 6 qershor ra dëshmori i kësaj krahine Jeton J. Dedushaj, kuptohet kundër të njëjtit okupator, serbo-malazez. Krahas këtyre dëshmorëve e luftëtarëve të pashoq janë përfshirë edhe fotografitë e rralla nga krahinat shqiptare si dhe të luftëtarëve të denjë të shumë luftrave të këtyre anëve të cilët dhanë edhe jetën e tyre për çlirimin e këtyre trojeve dhe gjitha trojet tjea etnike shqiptare, si Çel Shabanit të Rugovës, që ra së bashku me komandantin e tij Jakup Ferrit në luftën e Nokshiqit me 11 janar 1880.
“DIELLI”: Zotëri Dedushaj, ju jeni fokusuar të merreni me rrethanat historike dhe etnografike të krahinës së Plavë – Gucisë, sa keni arritur të siguroni dëshmi dhe faktografi në këto fusha, kur dihet se ajo trevë është mjaft e pasur me ngjarje dhe figura që nga e kaluara e thellë historike deri me sot?
R. Dedushaj: Ka qenë një punë shumë e vështirë që të gjurmohen të gjitha këto faktë e të dhëna, si ju thashë edhe më lartë të pahulumtuara më parë nga studiuesit, përkatësisht historianët shqiptarë. Qysh kur isha në shkollë të mesme kontaktoja dhe i shënoja fjalët dhe të dhënat që I merrja nga pleqtë, të cilët ishin shumë të zgjuar dhe i njihnin mirë ato pjesë të historisë së asaj treve. Të njëjtat shënime të marrë nga ta i materializova me vonë duke lexuar dhe shfletuar libra dhe biblioteka ushtarake në Tuzëll të Bosnjës dhe punoja me zell për shtatë muaj, gjatë shërbimit ushtarak në vitin 1975 dhe i krahasova nga librat e Shuflait, Durhamit, Nopçes, Mis Rozes dhe të historinave tanë nga Tirana dhe Prishtina. Pra, ato burime gojore u materializuan me të dhënat e shkruara dhe arkivat e ndryshme. Në këtë angazhim timin studimor më ka ndihmuar edhe migrimi në SHBA, ku edhe atje rashë në literaturë të mirëfilltë që nuk kishim pasur mundësi ta lexojmë më parë, sepse ajo literaturë që ekzistonte atje tek ne në ato kohë ishte e ndaluar nga regjimi i atëhershëm, pra, këtë literature sistemi komunist e cilësonte si reakcionare.
“DIELLI”: A do t’i vazhdoni hulumtimet lidhur me këto fusha historike, në këto treva të Malësisë, në mënyrë që t’i begatoni akoma më shumë fondet e së kaluarës historike të asaj popullate të mbetur larg shumë ndriçimeve historike?
R. Dedushaj: Po, do të bëj përpjekje që pandërprerë do t’i përcjellë të arriturat historike që kanë ndoshur dhe janë zhvilluar nëpër rrugëtimin tonë historik. Do të hulumtojë arvivet tona në Prishtinë, Tiranë, Shkodër dhe gjetiu për të bërë përpjekje për të hedhur dritë mbi historinë e trevës së Plavë-Gucisë, trevës nga kam origjinën dhe do t’i publikoi ato që s’i gjetur gjer me tani në ndonjë libër të të re apo me rastin e ribotimit të këtyre të cilat veçse kanë dalëur më herët në lexim. “Historia shkon duke u plotësuar e përsosur”, thotë shkrimtari I. Kadare.
“DIELLI”: Cilat janë disa nga prioritetet tuaj për të ardhmen, a presin lexuesit ta keni së shpejti këtë vit ndonjë libër tuajin?
R. Dedushaj: Krahas hulumtimeve të reja që potencova më lart, do të merrem me ribotimin e librave të mi të botuara gje me tani, ngase ato më kanë mbetur në Amerikë, përpos dy të tjerave që kam botuar në Pejë. Kuptohet, gjatë ribotimeve të tyre do të bëhet edhe ndonjë plotësim, aty ku parashoh që është e nevojshme. Përpos punës sime në këtë fushë, duke u përqëndruar në kraninën e Plavë _Gucisë, gjatë kësaj kohe do të merrem edhe me gazetari duke përcjellur gjendjen aktuale në atë krahinë dhe më gjerë. Ka mundësi që më vonë të dl edhe me një libër nga jeta në Amerikë, duke shfrytëzuar edhe ditarët që kam mbajtur, shënimet dhe kujtimet e mia nga atje për 27 viteve të qëndrimit tim atje,ku do të hynë edhe ngjarjet më interesante që “ndryshuan” botën, si bombardimi i rrokaqiejve të Nju Jorkut etj. Kuptohet, këtë punë dhe shumë angazhime të tjera shpresoj t’i realizoj, po që se më lejon shëndeti.
– Ju falëminderit!
– Qofshi me nder!
Marjan Cubi says
Pershendetje professor te nderuar dhe me respekte e lexova intervisten e e juaje dhe me pelceu shume shkrimi I juaj per veprimtarine e juaje dhe te neve ne SHBA.
Deshiroje te theksoji se kure ju keni ardhe ne Vtren e NY e cila ka qene ne Zyren te cilen e kame Sponsoruar une por sidoqofte ka qene e Vatres dhe ne ne kemi bashkepunuar ngushte edhe ne LDK edhe ne Vater.
edhe nje here ju pershendes prof Rexhep Dedushaj dhe prof. Mikel Gojani.