• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përfaqësuesit e Luginës tek THAÇI-Rezolutë për bashkim

September 10, 2018 by dgreca

Përfaqësuesit e Luginës kërkojnë rezolutë për bashkim me Kosovën/1 Thaci L Presheves

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencë për media me liderët e Luginës së Preshevës/
Nga Zijadin Gashi/RFL/

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë edhe njëherë mbështetje, siç ka thënë ai, vullnetit të shprehur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit për t’iu bashkuar Kosovës.

Njëherësh, ai ka mbështetur edhe përfshirjen e përfaqësuesve të këtyre komunave në delegacionin e Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.

Sipas Thaçit, lënia e këtyre tri komunave brenda territorit të Serbisë, ishte një padrejtësi historike që duhet të korrigjohet. Këto komente, Thaçi i bëri gjatë një konference për media pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e tri komunave nga Serbia, Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Thaçi tha se në kuadër të dialogut dhe marrëveshjes paqësore me Serbinë, të përfshihet edhe çështja e këtyre tri komunave dhe vullneti i qytetarëve të atjeshëm për t’iu bashkuar Kosovës.

Thaçi ftoi Kuvendin, liderët politik të Kosovës dhe partitë politike që ta mbështesin angazhimin e tij që këto tri komuna t’i bashkohen Kosovës.

“Na duhet unitet në Kosovë. Vet përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit, kanë propozuar një rezolutë e cila tash do t’i prezantohet kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe partive politike”, tha Thaçi.

Tani, sipas tij, mbetet që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë dhe miratojë këtë rezolutë, si mbështetje për aspiratat politike të përfaqësuesve të këtyre komunave për bashkim me Kosovën.

Drafti i rezolutës është prezantuar nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi. Ai tha se rezoluta do t’u dorëzohet të gjithë liderëve politik në Kosovë, nga presidenti deri te kryetarët e partive politike.

Kërkesa kryesore, tha ai, është që Kuvendi i Kosovës ta miratojë këtë kërkesë dhe të miratojë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit me Kosovën, duke u thirrur në vullnetin e shprehur të popullatës së atjeshme në referendumin e vitit 1992.

Përfshirja e Luginës së Preshevës në ekipin negociator në fazën finale të dialogut me Serbinë, sipas Arifit, është kërkesë legjitime. Ai tha se me këtë përfshirje do të krijohej një barazpeshë në dialog, ngase në kuadër të delegacionit të Serbisë, përfshihen edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Kërkesa e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për bashkim me Kosovën, sipas Shqipërim Arifit nuk ka të bëjë me shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, por me korrigjimin e kufirit të Kosovës.Edhe këtë herë, presidenti Thaçi tha se inicimi i korrigjimit të kufirit të Kosovës me përfshirjen e këtyre tri komunave është çështje të cilën ai do ta shtrojë në tavolinën e bisedimeve, por tha se nuk mund të garantojë askush se rezultati do të jetë përfshirja e Luginës në kuadër të territorit të Kosovës.Ndërkaq, Thaçi sërish u shpreh kundër që si kompromis me Serbinë, Kosova të shkëmbej pjesën veriore me këto tri komuna.

Filed Under: Featured Tagged With: për bashkim, Përfaqësuesit e Luginës tek THAÇI, Rezolute

Kuvendi i Kosovës, Rezolutë: Lirim pa kushte Ramush Haradinajt

March 9, 2017 by dgreca

Kuvend-Kosove-Rezoluta-per-Ramush-Haradinajn-9mars2017-Katërmbëdhjetë projektligje e një projekt-kod janë në axhendën 19 pikëshe të vazhdimit sot të seancës së Kuvendit të Kosovës, të nisur e të ndërprerë në 2 mars/Kuvendi-Kosove-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-11

PRISHTINË, 9 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës në fillim të seancës plenare sot diskutoi dhe miratoi një rezolutë të propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ne Francë , ku kërkohet që “lirimi i pakushte të ndodhë sa më shpejtë dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore” dhe që të “pezullohet dialogu me Serbinë deri në lirimin e tij”.

Seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me mëse një orë vonesë, ndërsa shkoi në pushim pas propozimit të rezolutës dhe qëndrimeve të shprehura në debat të grupeve parlamentare që u dakorduan për harmonizim të tekstit të rezolutës nga përfaqësuesit e tyre, që u mblodhën në takim. Pas pushimit, rezoluta u miratua me 78 vota pro, 1 kundër e asnjë abstenim.

Katrëmbëdhjetë projektligje e një projekt-kod janë në axhendën 19 pikëshe të vazhdimit sot të seancës së Kuvendit të Kosovës, të nisur e të ndërprerë në 2 mars.

Seaca që po vijon sot, në ditën e fillimit javën e kaluar u ndërpre ndërkohë që opozita kishte braktisur sallën plenare të seancës që vazhdonte edhe pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së që të ndërpritet në shenjë pakënaqësie lidhur me vendimin e gjykatës në Francë që të shtyjë për më shumë se një muaj – deri në 6 prill vendimin në lidhje me rastin liderit të partisë, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili në 4 janar 2017 është ndaluar në Aeroportin e Baselit sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Grupi Parlamentar i AAK-së kishte njoftuar vendimin që ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës deri me datë 6 prill 2017 “të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt”.

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në 10 janar nuk ka arritur të miratojë rezolutë nga debati parlamentar në lidhje me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, ku kërkohej lirimi i menjëhershëm.

Seanca ishte ftuar me nismën e partisë së liderit Haradinaj, Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, me nënshkrimet e 43 deputetëve, ndërsa pas debatit me replika e mospajtime,  u nxorën në votim dy projektrezoluta të propozuara dhe asnjëra nuk kaloi.

Në Kuvendin 120 anëtarësh, projektrezoluta e grupit parlamentar të opozitës, AAK-së, u votua nga 36 deputetë të pranishëm në seancë, prej të cilëve 28 ishin pro, 3 kundër dhe 5 abstenuan. Ndërsa projektrezoluta e propozuar nga dy partitë e maxhorancës, PDK-LDK, u votua nga 47 deputetë, nga të cilët 38 ishin pro, 6 kundër e 3 abstenuan.

Arrestimi në Francë është i dyti për kryetarin e AAK-së, Haradinaj, pas të parit në Slloveni, brenda dy viteve me të njëjtën aktakuzë.

Në 17 qershor 2015, Haradinaj u ndalua në Aeroportin e Lubjanës dhe u lirua më vonë, por duhej të qëndronte në Slloveni deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e urdhërarrestit.

Atëherë, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë të jashtëzakonshme një ditë pas arrestimit, në 18 qershor dhe miratoi rezolutën trepikëshe ku kërkohej që Haradinajt “pa asnjë kusht dhe menjëherë t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i lejohet kthimi në Kosovë”, që “qeveria e Kosovës të kërkojë urgjentisht nga Brukseli pastrimin e menjëhershëm të listave, respektivisht të fletarrestimeve të lëshuara nga Serbia për ish-ushtarët e UÇK-së” si dhe “drejtimi i notës së protestës shtetit slloven nga institucionet e Kosovës”. Në debatin e djeshëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kishte deklarata sipas të cilave po të realizohej kërkesa e dytë e asaj rezolute nuk do ndodhte arrestimi në Francë i Haradinajt.

Para 12 vitesh, menjëherë pasi ishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës, Ramush Haradinaj është dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në 9 mars 2005, pasi një ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit të Kosovës, derisa ishte afër të mbushë 100 ditëshin e parë nga zgjedhja në 3 dhjetor 2004.

Nga Tribunali i Hagës Haradinaj u shpall i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës, në 29 nëntor 2012. “Më në fund, pas shtatë viteve të gjata, dhe dy gjykimeve të gjata, kjo Gjykatë ka sjellur drejtësi për Ramush Haradinajn dhe për popullin e Kosovës”, theksonte deklarata e Ben Emmerson në emër të ekipit mbrojtës.

 

REZOLUTA E KUVENDIT TË KOSOVËS E MIRATUAR NË SEANCËN PLENARE TË 9 MARSIT 2017:

Lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj në Francë.

Lirimi pa kushte i ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, të ndodh sa ma shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.

Të pezullohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga BE-ja, që ta detyron Serbinë për t’i anuluar të gjitha aktakuzat dhe fletë arrestete lëshuara nga Serbia, përmes Interpolit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Qeveria dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës obligohen që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që të informojë të gjitha instancat ndërkombëtare se, “…refuzon juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në tërë territorin e ish-Jugosllavisë”, dhe konform kësaj të kërkojë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, e Kuvendit te Kosoves, Lirim i Haradinajt, Rezolute

Kuvendi miraton Rezolutën për heqjen e murit

December 29, 2016 by dgreca

1-kosove-kuvendiKuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.Deputetët e Kuvendit, të te gjitha partive politike, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës rrënimin e murit që në janar të vitit 2017.

Rezoluta në Kuvendin e Kosovës u paraqit nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili tha se “projekt-rezoluta është përkrahur edhe nga grupet tjera parlamentare të Kuvendit të Kosovës”.

“Të rrënohet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo të ndodh brenda muajit janar të vitit 2017. Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente për trajtimin e ndërtimeve pa leje, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për murin që është në ndërtim e sipër në pjesën e urës se Ibrit. I njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje”.

“Në projekt rezolutë veç tjerash thuhet se Qeveria e Kosovës duhet të merr masa të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t’i përmbajë të gjitha elementet që kishte pa vitit 1999 dhe jo t’i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët”.

“Të bëhet e mundur që sa më shpejtë qytetarët të kthehen në pronat e tyre në të dy pjesët e qytetit të Mitrovicës”, ka thënë Lekaj.

Projekt-rezoluta u paraqit afro një javë më parë në Kuvendin e Kosovës, por ajo u kërkua që të ndryshohet dhe të plotësohet dhe prandaj edhe u fut në rend të ditës në ditët e fundit të vitit 2016.

Nga rezoluta janë tërhequr dy pika, që kanë të bëjnë me shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahiri, dhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, që ishin diskutuar të premten e kaluar deri në orët e vona të mes natës.

Fillimisht, disa deputetë në Kuvend kanë kërkuar në debat që edhe një herë të riformulohet projekt rezolut, duke saktësuar subjektin që i drejtohet ajo dhe për cilën mur bëhet fjalë.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se mesazhi i rezolutës është i qartë dhe që Qeveria e Kosovës duhet të rrënojë murin në Mitrovicë.

“Kjo rezolutë duhet të kalojë kështu siç është nënshkruar, e ka mesazhin e plotë. Por, besoj se qeveria dhe të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi, edhe pa u nxjerrë kjo rezolutë mund të veprojnë që ai mur të hiqet sa më shpejtë. Jam i sigurt që mesazhi ka shkruar në drejtimin e duhur, por ne do të bëjmë edhe rezolutën”, ka thënë Pajaziti.

Deputeti tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati është shprehur se muri duhet të rrënohet sepse është jo legal dhe i papranueshëm.

“Çdo herë kur institucionet e Republikës së Kosovës janë akterë edhe në të ardhmen nuk duhet të dyshohet se nuk duhet kurrë të ndodh pajtueshmëria rreth murit. Prandaj, muri duhet të rrënohet sepse nuk është legal dhe është i papranueshëm”, shprehet Ferati.

Duke u pajtuar me qëllimin e rezolutës Rexhep Selimi, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se duhet të qartësohet në rezolutë se cili subjekt duhet të merr masa ndaj këtij muri.

“Përveç që duhet të gjendet subjekti se kush duhet të bëjë, duhet të përcaktohet se për cilin mur bëhet fjalë, sepse këtu thuhet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, sepse ka shumë mure ilegale në pjesën veriore të Mitrovicës. Jo pse ne nuk e dimë se për cilin mur bëhet fjalë, por pse mos të saktësohet”.

Në anën tjetër, deputeti nga Nisma Për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se autoritetet kompetente është dashur të veprojnë edhe pa miratimin e kësaj rezolute, sepse thotë ai ndërtimi i murit është ilegal. “Pse duhet të kemi një rezolutë, për diçka që është ilegale. Por, meqë ky Parlament nuk ka përmbushur as 30 për qind të objektivave të veta, ne do të vazhdojmë të bëjmë debate shtërpe pa mbulesë dhe të arsyetojmë pse ekziston ky Parlament”, ka thënë Berisha.Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të këtij muaji, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës. (REL)

Filed Under: Kronike Tagged With: heqja e murit, Kuvendi i kosoves, Rezolute

Rezolutë për lirimin nga Serbia të drejtorit të Policisë të Mitrovicës

October 12, 2016 by dgreca

Kuvendi i Kosovës, rezolutë për lirimin nga arresti në Serbi të drejtorit të Policisë së Mitrovicës/

1-kuvendi-i-kosoves

-Pika 1 e Rezolutes: Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi, epror Policisë së Republikës së Kosovës/

-“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë”, thekson ministria kosovare duke njoftuar se për këtë i është dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë/

1-drejtori-thaciPRISHTINË, 12 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kuvendi i Kosovës sot në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme, të nisur dje pasdite, të kërkuar me nënshkrimet e mbi 40 deputetëve, pas debatit, miratoi me shumicë votash Rezolutë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i arrestuar nga ana e autoriteteve të Serbisë.Pas debatit, të djeshëm deputetët u dakorduan që nëpërmjet përfaqësuesëve të grupeve parlamentare të harmonizohet një tekst i Rezolutës, por sot në votim dolën dy propozim rezoluta, njëri i koalicionit qeverisës, i cili kaloi, dhe tjetri i opozitës që nuk mori votat e mjaftueshme, ndërsa kërkonte pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd deri në lirimin e zyrtarit të policisë kosovare, Thaçit. Ministria kosovare e Drejtësisë ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet kundër arrestimit të nënkolonel Thaçi, duke theksuar se ai është ndaluar padrejtësisht nga organet serbe në 29 shtator 2016 në territorin e Serbisë, ku kishte hyrë në udhetim transit drejt një shteti tjetër.

“Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë”, thekson ministria kosovare duke njoftuar se për këtë i është dërguar notë verbale Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit.

Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet në Beograd drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

REZOLUTA

Deputetët e Kuvendit tw Kosovws sot  me shumicë votash përkrahen projektrezolutën e propozuar nga PDK, LDK dhe 6+, e cila ka këtë përmbajtje:

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Nehat Thaçi, epror Policisë së Republikës së Kosovës.
  2. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes mekanizmave të saj, të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë për lirimin e eprorit, Nehat Thaçit.
  3. Ç’do komunikim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rastin e arrestimit të z. NehatThaçi, deri në lirimin e tij, të bëhet vetëm nëpërmjet Zyrës së Mogherinit, si përfaqësuese e lartë e BE-së.
  4. Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se, veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, po e rrezikojnë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe dialogu në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.
  5. Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e z. Thaçi, njëherësh kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.
  6. Kërkojmë nga Interpoli që, Policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate, njëherësh insistojmë që fletarrestet politike të shpallura nga Serbia, të largohen nga sistemi i tyre ligjor.

KOMUNIKATA E MD: MINISTRIA E DREJTËSISË KA REAGUAR PËR RASTIN E ARRESTIMIT TË NËNKOLONEL NEHAT THAQI

Prishtinë, 11 Tetor 2016 – Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet, kundër arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, të ndaluar padrejtësisht nga organet serbe më 29 Shtator 2016 në territorin e Serbisë.

Nënkolonel Thaqi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. Akuza daton nga viti 2010 por nuk është komunikuar asnjëherë te organet e Republikës së Kosovës.

Më 3 tetor 2016, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nën bashkërendimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, janë dakorduar për të dërguar notë formale drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaqit.

Në shkresë është argumentuar se Serbia nuk ka juridiksion mbi veprat penale kinse të kryera në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Serbisë mbi Kosovës është shuar më 10 qershor 1999, kur Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër administrimin e Kosovës. Qe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, juridiksioni mbi territorin e Kosovës ushtrohet ekskluzivisht nga organet e Republikës së Kosovës.Nota e dërguar i referohet edhe procedurave të dakorduara midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me bashkëpunimin juridik të datës 7 Tetor 2015 ku kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën e nënkolonel Thaqit te organet e Republikës së Kosovës.

Në rast se ka bazë dhe dëshmi se nënkolonel Thaqi, si shtetas i Republikës së Kosovës, ka kryer ndonjë vepër penale në territorin e Kosovës, organet e Republikës së Kosovës do të fillojnë procedurat përkatëse sipas legjislacionit të Kosovës.

Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në bashkërendim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë, është konsultuar paraprakisht me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, i cili ka refuzuar të përfshihet në komunikimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë rast konkret pasi që nuk është rast tipik i bashkëpunimit juridik të ndërsjellë, por komunikim i karakterit diplomatik.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar që nota është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë me datë 7 tetor 2016, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga pala serbe. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar për njoftim edhe te Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe te Shefi i EULEX-it, si dhe është shpërndarë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd te shumica e ambasadave të huaja për të qartësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me ndalimin e kundërligjshëm të nënkolonel Thaqit.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 10 Tetor 2016, është mbajtur seanca dëgjimore në prokurorinë serbe për krim të organizuar ku sipas avokatëve të nënkolonel Thaqit, janë konstatuar një numër i shkeljeve ligjore lidhur me ndalimin e nënkolonel Thaqit. Kështu, për shembull, është konstatuar se nënkolonel Thaqi nuk është ftuar asnjë herë nga gjykata serbe për t’u paraqitur dhe deklaruar rreth akuzës të cila i bëhet, si dhe është vërtetuar se ai ka kaluar edhe më parë nëpër territorin e Serbisë pa u ndaluar për veprën penale për të cilën akuzohet sot.

Ministria e Drejtësisë është në bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila ka rolin kryesor në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për rastin e nënkolonel Thaqit, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Zyrën e Kryeministrit.

Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në tre muajt e fundit pas fillimit të mandatit të Ministres, ka ngritur një numër shqetësimesh në drejtim të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian lidhur me qasjen e Serbisë në kuadër të bashkëpunimit juridik të ndërsjellë. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim parimor se nuk do të ketë bashkëpunim juridik me Serbinë për rastet kur Serbia ka filluar procedura penale kundër shtetasve të Republikës së Kosovës për vepra penale kinse të kryera në territorin e Kosovës.

Ministria e Drejtësisë, po ashtu, kundërshton çdo formë tjetër të juridiksionit të Serbisë, përfshirë mbi bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë. Çdo kërkesë e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të refuzohet edhe në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë po ashtu ka marrë qëndrim parimor se do të kërkojë ekstradimin e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës i cili ndalohet nga një shtet tjetër mbi bazën e akuzave të ngritura të Serbisë për vepra penale të kryera në Kosovë dhe ekstradimin i të cilit kërkohet nga Serbia.

Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të evituar ekstradimin e një shtetasi të Republikës së Kosovës për në Serbi, dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, që shtetasi i Republikës së Kosovës të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë nëse për këtë ka dëshmi.

Filed Under: Komente Tagged With: Kuvendi i kosoves, per lirimin e Thacit, Rezolute

Dita Nënë Tereza në shtetin e Nju Jorkut

March 30, 2016 by dgreca

SHBA: Senatori i shtetit Golden bënë përpjekjet në Senat, për të shpallur Ditën Nënë Tereza në shtetin e Nju Jorkut/

Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane Avvenire, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit, që hapi udhën drejt shenjtërimit të saj më 4 Shtator 2016/

Albany NY :– Senatori republikan i shtetit të Neju Jorkut, zoti Martin J. Golden, dje me anë të një deklerate ka njoftuar se ka nisur përpjekjet e tij për të shpallur 4 shtator 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute e cila do të paraqitet në Senatin e Shtetit.Simbas njoftimit të tij për shtypin bëhet e ditur se Rezoluta ishte futur dhe është duke u rishikuar nga Komiteti i Senatit për Financat, për të dalë më pas mbasi ajo të siguronte mbështetjen, me një votim të plotë të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, e cila u votua me vota absolute.

State Senatori Martin J. Golden (R-C-I, Brooklyn) sot i kënaqur për të njoftuar se Senati i Shtetit të Nju Jorkut me votat absolute ka bërë kalimin i një rezolute të sponsorizuar nga ai, Rezolutën J.4582, për t’a shpallur 4 shtatorin 2016 “Dita e Nënë Tereza”, në shtetin e New York-ut.
Në Rezolutën e senatorit Golden thuhet se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë isha krenar të prezantoja këtë rezolutë, e cila në mënyrën më të përshtatshme do të nderojë Nënë Terezën në shtetin e Nju Jorkut për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë. Për vite të tëra, Nënë Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Kalkuta – Indi, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, tha senatori Golden duhte që të jetë edhe 4 shtatori 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
Mbasi ajo është”Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza, e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun. Kështu, ajo do të kujtohet gjithmonë, edhe Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, edhe në shtetin tonë Nju Jork, për atë që kan shërbyer ndaj njerëzve me nevoja të të sëmurëve dhe të varfërve, dhe në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë,Nëna Terezen Shenjëtore” , thotë senatori Marty Golden në dekleratën për shtyp.
Rezoluta J.4582 e senatorit Golden, pas miratimit, tani ka fuqi të autorizojë Senatin e Shetit të New Yorkut, për caktimin e 4 shtatorit 2016 një ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe Dita Nëna Tereze, e cila do të jetë një e Shenjtë me në një ceremoni shenjtore që do të mbahet në Vatician në Romë, Itali.
Papa Françeskumë 15 mars firmosi dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të lumëve që bëhen shenjtër. Ndër ta është edhe Nënë Tereza, Ganxhe Bojaxhiu.
Në Koncistorin e 15 marsit, Papa Françesku caktojë datën dhe vendin e kanonizimit të Nënë Terezës, që sipas tij pritet të jetë 4 shtatori i ardhshëm, në Romë.
Papa Françesku gjithashtu ka nënshkruar edhe dekrete të tjera të kanonizimit për martirin e vogël Giuseppe Sanchez Del Rio, vrarë në Meksikë në vitin 1928, mbi varrin e të cilit Papa Françesku u lut gjatë udhëtimit të fundit në këtë vend; për Giuseppe Gabriele del Rosario, i njohur si “cura Brochero”, shenjti i parë që ka lindur e vdekur në Argjentinë; për polakun Stanislau i Jezusit dhe Marisë, i cili në vitin 1600 themeloi një Kongregatë rregulltare; e së fundi dekretet për Maria Elisabetta Hesselbald-in, themeluese e motrave Brigjidine.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dita e Nene Terezes, Rezolute, Senator Golden, Shteti Nju Jorkut

Artikujt e fundit

  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT