• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvendi i Kosovës, Rizgjidhet VESELI KRYETAR

September 7, 2017 by dgreca

*Kryeparlamentari Veseli fton për unitet dhe bashkëpunim të klasës politike/

1 Kuv Kosov seanca 1-Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk fillon në orën 11:00, për kur ishte ftuar, shtyhet për në 14:00/1 Kadri Veseli Rizgj

Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës/

1 Kuvendi3

-Në fjalën e tij, në përfundim të seancës konstituive, kryeparamentari i sapo rizgjedhur Veseli paralajmëroi për të shtunën seancën për zgjedhjen e liderit të AAK Ramush Haradinajt  kryeministër dhe qeverisë së Kosovës, e më parë nominimin/2 Veseli

-Dita e sotme e  27 vjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990 u urua në seancën konstituive dhe ishte edhe ditë reflektimi të deputetëve e partive parlamentare drejt dhënies fund humbjes së kohës e vonesave në krijimin e institucioneve shtetërore të Kosovës të zgjedhjeve të para gati 3 muajve/

PRISHTINË, 7 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës konstituive sot pasdite u njoftua nga koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma se kandidati për për kryeparlamentar është deputeti Kadri Veseli, kryetar i PDK-së.Derisa në sallë ishin 114 deputëtë, pro votuan 62 deputetë , kundër 52, dhe sipas kësaj Veseli u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.Nënkryetarë u zgjodhën Xhavit Haliti i PDK, Aida Dërguti e VV e Kujtim Shala i LDK, me votim në pako nga 113 deputetë pro.Nënkryetar nga Lista Serbe u propozua Slavko Simic e nga komunitetet tjera pakicë Mybera Shinik, por nuk morën vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur, meqë pro votuan më pak se gjysma – 59 deputetë të Kuvendit 120 anëtarësh. Pas kësaj kryesuesi Adem Mikullovci dha pushim që sot të provohet që të votohet përsëri dhe me zgjedhjen e tyre të përmbyllet seanca konstiuive e Kuvendit, e derisa nuk votohen konstituimi mbetet i papërfunduar.Pas pushimit,  u votua përsëri dhe me 61 vota u zgjodhën edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga pakicat. Në këtë votim abstenuan  41 deputetë. Në fund kryesuesi Adem Mikullovci përshëndeti të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që para 27 viteve votuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Edhe kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi mori kryesimin e seancës nga Mikullovci fillimisht uroi Ditën e Kushtetutës së vitit 1990 – 7 Shtatorin.Dita e sotme e 7 shtatorit 2017 është dita e 27 vjetorit të Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, me të cilën Kuvendi në seancën në Kaçanik shpallte Kosovën Republikë në vijimësi të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të seancës së mbajtur para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë në gjendje shtetrrethimi ushtarako-policor që kishte vendosur regjimi serb i Beogradit. Edhe në atë kohë të këtyre dy ngjarjeve historike  pjesë e Kuvendit të Kosovës ishte deputeti më i vjetër i zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, Adem Mikullovci, i cili kryesoi sancën konstituive dhe ka ftuar vazhdimet e saj.Kjo ditë e 7 shtatorit me konstituimin e Kuvendit ishte edhe ditë reflektimi të deputetëve e partive parlamentare drejt dhënies fund humbjes së kohës e vonesave në krijimin e institucioneve shtetërore të Kosovës të zgjedhjeve të para gati 3 muajve.Në fjalën e tij, në përfundim të seancës konstituive, Veseli paralajmëroi për të shtunën seancën për zgjedhjen e liderit të AAK Ramush Haradinajt  kryeministër dhe qeverisë së Kosovës, e më parë nominimin.Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk filloi sot në orën 11:00, për kur u ftua mbrëmë para mesnatës pas marrëveshjeve paszgjedhore të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit PDK-AAK-Nisma me AKR-në dhe Listën Serbe, që sipas matematikave sigurojnë së paku 61 vota të Kuvendit 120 anëtarësh për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re.Shumë deputetë mungojnë në sallë, të koalicionit fitues të zgjedhjeve që ka të drejtën ekskluzive për propozimin e kryeparlamentarit sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, si dhe deputetë të tjerë të partive të marrëveshjeve paszgjedhore.“Po e ndërpres këtë seancë për ta vazhduar në orën 14:00”, tha kryesuesi, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci.“Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës i paraparë të mbahej sot, në orën 11:00, do të fillojë në orën 14:00”, thuhej në njoftimin zyrtar dërguar nga Kuvendi.“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, ishte pika e vetme e axhendës së vazhdimit të seancës, që do niste në orën 11:00, sipas njoftimit zyrtar dërguar nga Kuvendi mbrëmë vonë pas orës 23:00.Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës një nga përfaqësuesit e Listës Serbe që ka 9 deputetë deklaroi se për çdo vendim do të zhvillojnë konsultime me Beogradin.Një nga 4 deputetët e AKR, Korab Sejdiu, ka dhënë dorëheqje për të kaluar si i pavarur si reagim kundër largimit të partisë nga koalicioni parazgjedhor me LDK e hyrjes në koalicion paszgjedhor me PDK, e me hyrjen në qeveri të kryetarit Bahgjet Pacolli partia e tij mbetet me vetëm 2 vota në Kuvend, pasi atë e zëvendëson një deputet i LDK sipas renditjes që përcakton numri i votave në listën e rezultateve të zgjedhjeve të certifikuar nga KQZ.Lëvizja për Bashkim, pjesë e koalicionit parazgjedhor me PDK, në një deklaratë para vazhdimit sot të seancës ka propozuar qeveri gjithëpërfshirëse ose zgjedhje të reja.

Kryeparlamentari Veseli fton për unitet dhe bashkëpunim të klasës politike/

-Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare/

PRISHTINË, 7 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryetari i sapo zgjedhur për herë të dytë në krye të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar klasën politike kosovare për unitet dhe bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve qenësore për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës.Veseli ka thënë se do të përpiqet që zyra e kryetarit të Kuvendit të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve për unitet kombëtar, për bashkëpunim dhe mirëkuptim mes forcave politike parlamentare.

“Së bashku mund dhe duhet ta kthejmë Kuvendin e Kosovës nga vend inatesh personale në vend bashkëpunimi; nga shesh akuzash në forum idesh e ligjesh për zhvillimin e vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të orientohemi në çështje të interesit strategjik të vendit, forcimin e shtetit, rikthimin e madh të besimit qytetar në institucione dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit tone”, ka thënë Veseli.

Çështjet që kanë rënduar situatën politike në dy vitet e fundit, sipas Veselit, nuk janë tema që mund t’i zgjidhë vetëm një parti politike, sepse ato janë çështje shtetërore që lidhen drejtpërdrejtë me të ardhmen sovrane dhe multietnike të Kosovës dhe jetën e qytetarëve.

“Sa më shumë vonohemi, humb Kosova. Sa më shumë konfliktohemi, vetëm sa ndjellim vetizolimin dhe mos zhvillimin tonë. Kemi shumë miq në botë, por kemi edhe skeptikë dhe kundërshtarë të shtetit tonë. Është obligim i kësaj gjenerate të mbyllë çështje të hapura; është mençuri të largohemi nga kohëra dhe momente që mund të vejnë dilema në shtetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve të Kosovës”, ka thënë Veseli në fjalimin e tij pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit.

Veseli i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare që t’i harmonizojnë qëndrimet në 5 çështje jetike për progresin e Kosovës.

“1. Të kemi qëndrim unik për implementim të reformave që mundësojnë zhvillim ekonomik dhe punësim, 2. Të kemi qëndrim unik në implementimin e reformave në arsim dhe shëndetësi. 3. Të kemi qëndrim unik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. 4. Të kemi qëndrim unik në implementimin e kritereve për liberalizimin e vizave. 5. Të kemi qëndrim unik për agjendën tonë të integrimit euroatlantik dhe për dialogun me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se secili deputet është i domosdoshëm për krijimin e unitetit, sepse sipas tij, secili përfaqëson një pjesë të vullnetit të qytetarëve.

“Konsensusi është i mundur dhe i domosdoshëm sepse qëllimi që na bashkon është fuqizimi i shtetit të Kosovës. Ne duhet ta bëjmë këtë. Jemi të obliguar ta bëjmë. Për hir të qytetarëve të vendit tonë, të fëmijëve tanë dhe kombit tonë. Na priftë e mbara”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kadri Veseli, Kryetar Kuvendi, rizgjidhet

Isa Mustafa, me votim të hapur,rizgjidhet kryetar

May 31, 2015 by dgreca

Nga Behelul Jashari/
PRISHTINË, 31 Maj-Isa Mustafa rikonfirmohet kryetar i LDK-së. Udhëheqësi aktual është zgjedhur me votim të hapur. Sipas delegatit Rexhep Gjergji, ai është zgjedhur me vetëm dy vota kundër.
Punimet e Kuvendit të 8 Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës nisën mëngjesin e së dielës, ndërkohë që 10 delegatë të diasporës janë përjashtuar sipas vendimit të Kryesisë, i cili ka vlerësuar se zgjedhjet në dy degë, konkretisht në Zvicër dhe Gjermani, nuk janë zhvilluar në mënyrë të rregullt.
Përveç Isa Mustafës, kandidaturën e kishte paralajmëruar edhe deputetja Vjosa Osmani. Por, në mënyrë që t’i konfirmohej kandidatura, sipas Statutit të LDK-së, Osmanit i nevojiteshin 50% +1 vota të delegatëve, ose 178 delegatë nga 355 gjithsej që ka ky Kuvend.
Kuvendi i LDK-së vazhdoi punimet me dyer të mbyllura, ndërsa u mësua se delegatët diskutuan mbi heqjen e nenit 16 të rregullores, sipas të cilit nevojitej miratimi i kandidaturës për kryetar të LDK-së, përpara se të fillonte votimi i fshehtë. Burime brenda Kuvendit thanë se, disa delegatë këmbëngulën që të hiqej ky nen, pasi pamundësonte kandidimin e dy kandidatëve për kryetar.

Filed Under: Politike Tagged With: Isa Mustafa, kryetar i lDK, rizgjidhet

KUVENDI I VATRËS NË JACKSONVILLE U DHA FUND ME SUKSES PUNIMEVE, KRYETAR U RIZGJODHI DR. GJON BUCAJ

May 4, 2015 by dgreca

Kuvendi i Federatës Pan-shqiptare të Amerikës i zhvilloi punimet të shtunën me 2 Maj në qytetin Jacksonville të Floridës. Në orën 9 të mëngjesit delegatët e zgjedhur nga kuvendet e degëve kishin zënë vend në sallën e konferencave të hotlelit Ramada.
Kryetari i degës pritëse Adriatik Spahiu ka hapur Kuvendin duke iu uruar mirëseardhjen delegatëve.
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare VATRA, dr. Gjon Bucaj, përshëndeti delegatët dhe propozoi si kryetar te Kuvendit pedagogun Mithat Gashi, anëtar i kryesisë së Vatrës dhe President i Fondit të Studentëve. Emri i z. Gashi u miratua unanimisht.
Z. Mithat Gashi zgjodhi dy ndihmës, dy nënkryetarë,Kujtim Porja dhe Ali Lusnja dhe dy sekretaret e Kuvendit, sekretaren e Vatres Nazo Veliu dhe kryetaren e deges se Washington DC, Merita Bajraktari, për ta ndihmuar në mbarvajtjen e punimeve.
Këngëtari Frederik Ndoci ka kënduar Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë.
Me një minut heshtje është nderuar kujtimi i Dëshmorëve të Kombit.
Dr. Gjon Bucaj ka dhënë raportine veprimtarisë së Vatrës mes dy Kuvendeve të Vatrës. Kyretari bëri një prezantim të veprimtarive të Federatës Vatra, u ndal në bashkëpunimin me degët, veprimtaritë në qendër, fushatat e ndryshme, promovimet dhe parashtroi synimet e së ardhmes. Pas paraqitjes së raportit, sipas Kanunores së Vatrës, dr. Bucaj, deklaroi dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Arkëtari i Federatës Vatra, njëkohësisht anëtar i Kryesisë, z. Marjan Cubi paraqiti raportin e arkës së Vatrës mes dy Kuvendeve, ku solli shifrat e të ardhurave dhe shpenzimeve, duke përfshirë dhe Gazetën Dielli.
Në mungesë të presidentit të VATRA FOUNDATION INC. Dr. Nexhat Kaliqi, ka folë Marjan Cubi.
Një raport të shkurtër për “Vatra Educational Foundation” ka paarqitur presidenti këtij Fondi, z. Mithati Gashi.
Editori i Diellit Dalip Greca ka paraqitë raportin e Gazetës Dielli mes dy Kuvendeve.
Më pas e kanë marrë fjalën kryetarët e degëve për të paraqitur veprimtaritë e degëve të tyre. Për degën e Washingtonit ka paraqitë raportin kryetarja Merita Bajraktari McCormack, për degën e Michiganit – kryetari Alfons Grishaj, për degën South Florida, kryetari Kolec Ndoja, për degën Hudson Valley dr, Pashko Camaj, për degën e Queensit editori Dalip Greca, për degën Newburgh Marjan Cubi, për degën e Torontos informoi kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili ishte pjesmarrës në takimin e asaj dege, për degën e Hartfordit kryetari Nesim Mecollari, për degën e Orlandos –kryetarja Florisiana Ahmetaj-Metollari, për degën Tampa FL-kryetari Tasim Ruko.
Në seancën e tretë , me propozime nga salla dhe me votim , u zgjodh sekretaria për verifikimin e kredencialeve të delegatëve. U zgjodhën: Kujtim Qafa, Marjan Cubi dhe Dalip Greca.
Sekretaria verifikoi të vlefshëm 52 kredenciale, ku cdo delegat është zgjedhur në raportin një delegate për cdo 10-15 vatranë.
Me anë të votimit të hapur , sic e parashikon Kanunorja e Vatrës, iu dha e drejta e votimit edhe delegatëve që kanë më pak se dy vjet anëtarësim .
Më pas, u ftuan delegatët që të paraqesnin propozimet e tyre. Pas këaj u kalua në pyetje rreth raporteve të paraqitura në Kuvend. Më pas u kalua në një pushim, ku Organizatorët kishin shtruar një drekë. Për delegatët.
Në seancëne katër u hodh në votim Kanunorja me amendamentet përkatëse.
Kanë vazhduar diskutimet për efektin e veprimtarisë së Vatrës gjatë vitit të shkuar dhe propozimet për format e organizimit dhe synimet e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm. Propozimet e ndryshme u votuan.
Një përshëndetje speciale ka ardhe nga Presidentja e Grave Shqiptaro-Amerikane, Dr. Anna Kohen qe kishte udhetuar 6 ore per te ardhë ne Konventën e Vatrës.
Në seancën e fundit, Kryetari i Kuvendit, z. Mithat Gashi, iu drejtua dr. Gjon Bucaj, nëse donte të rikandonte për një mandat tjetër? Ai iu përgjigj”PO”.
Sërish Drejtuesi i Kuvendit, iu drejtua sallës: ka ndonjë kandidat që do të kandidojë për kryetar? Nuk pati kandidatura të tjera.
U votua kandidatura e dr. Gjon Bucaj dhe u pranua në mënyrë unanime.
Sipas Kanunores Kryetari Bucaj paraqiti Listën e bashkëpunëtorëve, e cila, mes debateve u votua. Në listën e paraqitur nga kryetari binte në sy një emër i ri, dr. Pashko Camaj, ndërsa emrat e tjerë ishin të njëjtë. Me propozim nga salla u kërkua që kryesisë t’i shtohen dy emra të tjerë. Propozimi u pranua pasi u votua më parë për një ndryshim në Kanunore, ku numri i kryesisë ishte i përcaktuar me 9 anëtarë. Për dy emrat e tjerë u bënë propozime konkrete, por vendimi iu la kryetarit.
Në mbrëmjë është organizua një darkë me muzikë, këngë e valle. Kryetari ka vlerësuar me cmimine meritës, kryetarin e degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu dhe veprimtarë të tjerë të dalluar.(Dielli)

PS:Kjo ishte kronika e Kuvendit. Më gjërsisht do të lexoni në Gazetën e printuar.

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Jacksonville, Kuvendi i Vatres, rizgjidhet

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI

June 5, 2014 by dgreca

Ali Ahmeti u rizgjodh kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim në Kongresin e tretë të partisë që po mbahet në Tetovë. Të gjithë delegatët, 675 gjithsej, votuan për zotin Ahmeti, i cili nuk pati asnjë kundër-kandidat për postin e drejtuesit të partisë.
Zoti Ahmeti duke folur para delegatëve, tha se ai nuk do t’i zhgënjejë anëtarët e partisë dhe se do të vazhdojë përpjekjet për ndërtimin e vlerave dhe parimeve.
Zoti Ahmeti kërkoi nga të gjithë anëtarët dhe zyrtarët e BDI-së të jenë të përgjegjshëm, ndërsa u kujtoi llogaridhënien, për çka tha se “është vlerë qe mund të ndikojë në përmirësimin qoftë të sjelljes apo të angazhimeve që bëjmë”.
Drejtuesi i BDI-së tha se besimi i dhënë nga votuesit në zgjedhjet e fundit shton përgjegjësitë e zyrtarëve të partisë, ndërkohë që, nga ana tjetër, ai shprehu shqetësim lidhur me gjendjen politike si pasojë e vendimit të opozitës për të mos i pranuar mandatet e deputetëve në Parlament.
Ai arsyetoi nevojën për zgjedhje të parakohëshme parlamentare me qëllim të, siç tha, ”lënies së hapsirës për menaxhimin e çështjeve të rëndësishme përpara të cilave ndodhej vendi”.
BDI dhe VMRO-DPMNE duket se kanë përfunduar bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeveritar, por asgjë nuk kanë bërë publike se cilat poste qeveritare do t’i lihen partisë shqiptare. Sipas burimeve brenda BDI-së, nuk do të ketë shumë ndryshime nga mandati qeveritar 2011-2014, ku partia kishte pesë ministra dhe një zëvendëskryeministër.
Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, Ministria e Mbrojtjes që drejtohej nga një kuadër i BDI-së në mandatin e kaluar, tash do t’i lihet VMRO-së, për shkak të raporteve të BDI-së me presidentin e rizgjedhur Gjorgje Ivanov. Partia shqitare vazhdon të mos e njohë legjitimitetin e këtij të fundit, pa dhënë ndonjë arësye të qëndrueshme për këtë vendim. BDI-ja ngulte këmbë për një president me konsensus të gjerë politik, një kërkesë kjo jokushtetuese, sipas njohësve të rrethanave ligjore.
Të enjten në mbrëmje, sipas pritjeve, do të dihen emrat e kandidatëve të BDI-së për ministra të rinj në qeverinë e re të Maqedonisë. Nga bisedimet në mes dy partive nuk është kuptuar se si do t’i shkrijnë programet partiake dhe premtimet parazgjedhore në mandatin e ri qeveritar. BDI-ja në fushatën zgjedhore doli para votuesve shqiptarë të Maqedonisë me mbi njëmijë projekte të cilat pret t’i realizojë deri në vitin 2018.(Zeri i Amerikes)

Filed Under: Rajon Tagged With: Ali Ahmeti, kryetar i BDI, rizgjidhet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT