Makolli : :” Ka ardhur koha që niveli i organizimit tonë në realacionin vendëlindje – diasporë të avancohet. Në mënyrë që të eci në hap me kohën duke faleminderuar edhe potencialit që kemi famirësisht sot në diasporë.”/
Nga Beqir SINA/ Nju Xhersi/
SUMMIT – NEW JERSEY : Ky konceptim për krijimin e një rrjeti të përbashkët “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Diasporë”, ka nisur duke pasur parasyshë se Kosova, dhe Shqipëria, si dhe viset e tjera shqiptare në Ballkan, kan një numër të madh të qytetarëve, që me dekada jetojnë në vendet e tjera, kryesisht në Evropë, Amerikë, por edhe më gjerë. Ky konceptim e shikon diasporën shqiptare si një pasuri për Kosovën, Shqipërinë, vendorigjinën e shqiptarve në Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës.
Prandaj iniciativa është nga Qeveria e Kosovës e cila thotë se synon ta kultivojë atë, të ofrojë kushte për t’i mbajtur lidhjet e saj me vendin e origjinës, si dhe t’ia bëjë më të lehtë përfshirjen e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit, duke krijuar një bazë ligjore që e hap rrugën për ta stimuluar dhe për ta mobilizuar diasporën tonë kudo në botë.
Mbasi dihet se Diaspora ka kontribuar në faza të ndryshme të historisë së Kosovës, Shqipërisë dhe vendorigjinës së saj, prandaj ka merita të mëdha në mirëqenien e shoqërisë shqiptare dhe në ndërtimin e zhvillimin e Kosovës dhe Shqipërisë dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Në kuadër të axhendës së tyre, delegacioni nga qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Diasporës u ndal mbrëm në Summit – New Jersey, ku u mbajt një takim me një grup afaristësh, biznesmen dhe veprimtar të komunitetit, për të shpalosur idenë në prag të Konferencës, që mbahet nesër me moton “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Diasporë”.
Konferencë, e cila sipas tyre ka si qëllimi të saj krijimin e një rrjeti të përbashkët të bizneseve shqiptare në botë. Konfrenca e së shtunës në Royal Regency Hotel në Yonkers New York, do të mbahet nën kujdesin e Ministrisë së Diasporës, Ministrit Ibrahim Makolli, përkatësisht, Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, drejtorit të departamentit, z.Naim Dedushaj, në kordinim ky edhe me MZHE-në, MTI – IPAK, Odën Ekonomike Amerikane, UNDP-në dhe IOM-in, si dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Agjencinë për Promovimin e Investimeve (MTI), Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Gjermani, UNDP-në dhe me IOM-in.
“Këtë lloj përvoje, tha në hapje të këtij takimi drejtori i departamentit, z.Naim Dedushaj, Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve, pra duke krijuar një shoqatë të këtill, të përbashkët e kemi konceptuar, duke menduar se dotë ecim më përpara ddhe ndjekur përvojën e nisur së pari në Zvicër, Austri e Gjermani, ku është edhe numëri më i mdha i mërgatarëve tanë, por edhe në vende të tjera të Europës, për t’a shtrirë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Takimi mbrëmshëm u iniciua nga Ministri i Diasporës zoti Ibrahim Makolli dhe zoti Naim Dedushaj , drejtor i departmentit me një grup biznesmenësh, afaristeësh dhe veprimta të komunitetit:
Ministri Makolli i nisi fjalën e tij, duke përshëndetur dhe faleminderuar diasporën shqiptare në Amerikë. Ai me këtë rast ka sinjifikuar emrin e Ambasadorit Bekim Sejdiu – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, i cili tha Makolli “personifikon lidhjet e mira, që ka ai me shqiptarët e Amerikës, dhe punën e madhe që ka bërë në komunitetin shqiptarë. Kurse, në emër të pjesmarrësve, Ministri Makolli iu drejtua mërgimtarit më të vjetër, veprimtarit të njohur të komunitetit z. Musli Mulosmani, të faleminderojë të gjithë pjesëmarrësit”
Në takimin e mbrëmshëm Ministri Makolli, nënëvizojë se ” besoj që së bashku me angazhmin e gjithë secilit nga ne, disa gjëra që sot ndoshta për arsye të ndryshme na duken të pa mundura, nesër do të bëhen realitet – Dhe, në këtë besoj shumë për shkak se e kaluara jonë tregon se ” aty ku e kemi filluar diçka, kemi pas edhe rezultate edhe me sukses në bazë të potencialeve dhe mundësisve tona”.
Ai shprehu bindjen se në këtë kohë, që jemi nuk do të ketë sfida të na pengojnë në rrugën tonë, mbasi e kemi theksuar, edhe më parë tha Makolli, së bashku me ju në 100 vjetorin e themelimit të Vatrës dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë se :”Ky shekull është shekulli i Shqiptarëve”.
Në shpalosjen e kësaj ideje para takimit të së shtunës Konferencën “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Diasporë”, Minsitri Makolli, i cili shoqërohet edhe nga një grup afaristësh dhe biznesmenesh shqiptar nga Gjermania, Zvicra, dhe Austria, tha se se i kan kaluar të gjitha fazat e organizmit dhe se në mërgatë, janë duke punuar për të qenë në një fazë kohore, ku për shkak të rrethanave të reja edhe me vendin e origjinës, por edhe me vendin ku shqiptarët në diasporë jetojn dhe punojn. Sipas parimit se :” Ka ardhur koha që niveli i organizimit tonë në realacionin vendëlindje – diasporë të avancohet. Në mënyrë që të eci në hap me kohën duke faleminderuar edhe potencialit që kemi famirësisht sot në diasporë.”
Duke parë atë se Mërgata shqiptare në Amerikë, vazhdon të jet e lidhur drejtëpërdrejt me të gjitha hallet e problemet e vendit për nga vjen – dhe duke demostruar në të gjitha kohërat e saj proukupim dhe përpjekje të mëdha për ti zgjidhur ose ndihmuar ato në të gjitha hallkat e saj , Ministri Makolli, u shpreh se :” Qëllimi ynë është se duhet së pari t’i krijojmë këto rrjete biznesesh me shqiptarët në diasporë, kudo qofshin ata dhe më pastaj t’i lidhim ato në një bazë, e cila do t’ua mundësojë edhe funkcionimin – duke shpërndar përvojën dhe eksperiencën e njëri tjetrit .”
Kështuqë, mërgimtarët në Euopë, sipas tij të ken se çfarë të mësojnë e japin në Amerikë dhe ansajelltas ata në Europë të ken se çfarë të tregojn dhe merrni nga njeri tjetri. Mbasi kjo përvojë dhe eksperiencë e mirë është shumë e nevojshme në zhvillimin e Kosovës Shqipërisë dhe vend-origjinës, tha ai.
Në fund Ministri Makolli, sqaroi se me këtë konceptim për krijimin e një rrjeti të përbashkët gjithë shqiptar “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Diasporë”, në asnjë mënyrë :”Nuk kemi për qëllim që të bëjmë thirrje “ejani invistoni në Kosovë”, mbasi kemi si parim që kudo të investohet nga shqiptarët në vendlindjen e tyre është i njëjtë. Qoftë në Uqin apo Plavë e Guci, Luginën e Preshevës, Tetov, Dibër dhe Shkup, apo në Kosovë dhe Shqipëri, pa pasur ndonjë përcaktim specifik në orientimin tonë në fushën e biznesit dhe investimeve.”