• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Yee paralajmëron për “ndikim malinj” të Rusisë në Ballkan

May 18, 2017 by dgreca

1 Hoy Brian YeeZëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee./ Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.„Tensionet etnike në Ballkan sërish janë rritur. Dhuna e e fundit në Maqedoni shpërfaqë seriozitetin e problemeve të tyre politike. Meqë përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur, stabiliteti në Ballkan është luhatur pa reforma strukturore të domosdoshme. Bosnjë e Hercegovina është në rrezik që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Gjithandej rajonit nacionalizmi po rritet kurse retorika e politikanëve po krijon ndasi. Nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës deri tek sfidimi i Republikës Serbe me autoritetet në Gjykatën Kushtetuese të BeH, politikanët nacionalistë hapur po testojnë normat dhe institucionet demokratike”, tha Yee.

Duke folur para nën komitetit për politikë të jashtme, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee tha se “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS) dhe grupet e tjera të dhunshme kanë pasur sukses në rekrutimin e luftëtarëve dhe përkrahësve në Ballkan.

“Përfundimisht, Rusia po punon intensivisht në rrënimin e përparimit në Ballkan. Nga përpjekja e hapur që të rrënojë Qeverinë në Podgoricë, deri tek mbështetja më suptile e retorikës secesioniste në Bosnjë, Rusia po provon që të ndal përparimin drejt BE-së dhe NATO-s, kurdo që të mundet”, tha Yee.

„Në Bosnjë, posaçërisht në Republikën Serbe ekziston një interes i fortë dhe përpjekjet e Rusisë që të forcojë ndikimin përmes Qeverisë së RS edhe përmës rrugëve financiare por edhe përmes mjeteve politike. Ku e shohim ndikimin malinj të Rusisë është posaçërisht përmes trimërimit nga ana e Federatës Ruse publikisht dhe mund ta mendojmë se si bëhet fshehtas, të planeve secesioniste dhe hapave të politikanëve të caktuar që të ndahen nga Bosnjë e Hercegovina, që do të ishte shkelje e marrëveshjes së Deytonit. Kjo, sipas mendimit tonë, do të ishte tmerrësisht destabilizuese dhe do të kthente prapa përpjekjet shumëvjeçare në stabilizimin e BeH dhe rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s”,tha Yee.

Në pyetjen se cilat sipas mendimit të tij janë qëllimet e Kremlinit në rajon, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha:

„Do të ishte shumë e vështirë që të parashikohet ose t’i lexohen mendimet Vladimir Putinit, por mund të them se nab ëhet sikur në bazë të përpjekjeve muajve të fundit në rajon, kanë tentuar që të rrisin ndikimin, kanë provuar që të kthejnë prapa nga orientimi drejt institucioneve perëndimore, BE-së dhe NATO-s, dhe sa më shumë të krijojnë varësi të këtyre shteteve nga Rusia”.

“Sipas mendimit tim, nuk bëhet fjalë për një strategji të madhe, por më parë për një qasje oportuniste, sit ë dobësohen qeveri të caktuara që kanë synime perëndimore me qëllim që shteti të bëhet sa më shumë i varur dhe sa më miqësor me Rusinë. Këtu është edhe interesi komercial, për shembull në fushën e energjetikës, që të rritet varësia në Evropë dhe në Ballkan nga burimet ruse”, tha Yee

Hoyt Yee tha se shumë vende në Ballkan, si Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë synime të integrimeve më të thella në institucinet perëndimore, siç janë Bashkimi Evropian dhe NATO, dhe Washingtoni vazhdon t’i përkrah në këto synime. Duke qëndruar e angazhuar në Ballkan, SHBA-ja siguron qëndrueshmërinë e BE-së dhe të SHBA-së.

Kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, Yee tha se SHBA-ja në vendete rajonit ka partner të fuqishëm por atyre iu duhet ndihma.

„Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën ka parandaluar sulmin e planifikuar terrorist në periudhën e ndeshjes futbollistike të Shqipërisë me Izraelin, në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar. Këto shtete në Ballkan mund të na ndihmojnë vetëm nëse kanë stabilitet politik dhe nëse në rajon ka paqe. Vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim por duhet bërë më shumë”, tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee.

Filed Under: Analiza Tagged With: ndikim malinj, Ndim sek Hoyt Brian Yee, Rusia ne Ballkan

Senatori McCain: Kujdes nga ndikimi Rus ne Ballkan!

April 27, 2017 by dgreca

Senatori McCain: Të shtohet angazhim amerikan dhe evropian, pasi Rusia po shtrin ndikimin në Ballkan/

Senatori republikan John McCain, bëri thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan, për të cilin tha se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, ende ka vështirësi dhe paqendrueshmëri të konsiderueshme.
I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, senatori në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, përmendi si sfida,  krizën në Maqedoni, drejtimin e Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale, dhe rolin e islamizimit radikal.  “Shqetësimi im është se, ndërsa vëmendja jonë është zhvendosur tek Rusia, tek Ukraina, tek Lindja e Mesme, tek Kina, nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur Ballkanit, madje as evropianët”, tha ai. 
Senatori McCain deklaroi se, është e qartë që rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon. “Përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, është një shembull i qartë. Ishte një përpjekje për përmbysjen e një qeverie të zgjedhur të një vendi”, tha senatori me ndikim ne radhet e republikaneve.  Faktin që Rusia po zgjeron influencën, senatori ia atribuon mungesës së udhëheqjes amerikane dhe evropiane, në zonën që ai thotë se mendohet të jetë më e paqendrueshmja në Evropë. “Ne luajtëm rol në zgjidhjen e konflikteve atje, që shkaktuan humbje jete dhe duket se vitet e fundit jemi tërhequr dhe ky është një shembull tjetër i nevojës absolute për rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara”. Senatori McCain tha se, kishte parë si në Kosovë edhe Shqipëri, një dëshirë të madhe për integrim në BE.

Filed Under: Komente Tagged With: Kujdes, McCain, Rusia ne Ballkan

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT