• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KREJT JETËN NË SHËRBIM TË FJALËS SHQIPE

March 19, 2018 by dgreca

Portrete mërgimtarësh të suksesshëm/

imri

Nga Sabit Abdyli/

Imri Trena që nga vendosja e tij në Norvegji nuk reshti së punuari në shërbim të të ardhurve shqiptarë në Norvegji në vitin 1999. Që në ditët e para organizoi brenda kampeve shkollën dhe manifestime kulturore më fëmijët që kishin përjetuar trauma nga ushtria e policia gjakatare serbe që i nxori me plumba e zjarr nga shtëpitë e tokat denbabaden të tyre. Nuk reshti së angazhuari me gjithë qenien e tij për t’ju lehtësuar dhembjen e dhënë shpresa fëmijëve se nuk jemi të humbur, por edhe në këto kushte do mësojmë germat, këngët e gjithçka tjetër të nisur në tokën nënë. Me rastin e festave kombëtare përgatiti programe kulturore. Ndërkohë hapi edhe klasë mësimi të gjuhës shqipe. Imri Trena i lindur në fshatin Begracë, komuna e Kaçanikut, agronom me profesion, i cili kishte punuar edhe si mësues vazhdoi duke zgjeruar aktivitetin e tij në ruajtjen e gjuhës e traditave shqiptare. Hapi një radio ku nga studio e saj përhapi në etër fjalën e muzikën shqipe, informoi për situatën në tokat shqiptare, mblodhi rreth radios gjithë shqiptarët anë e kënd botës, foli me ta, u dha mikrofonin në dorë të shprehin dhembjet e gëzimet, kujtojnë e gjejnë të afërmit që lufta i kish përplasur edhe përtej oqeaneve, u dha në dorë mikrofonin talenteve të fjalës së shkruar, këngës, humorit, rapsodëve, duke i bërë kështu me emër përmes valëve të radios së tij. Imriu kur nuk është në studio të radios, është me nxënësit, kur nuk është në shkollë, është me ndonjë aktivitet kulturor, gjithmonë në punë dhe pak orët që i mbeten shkruan poezi, tekste këngësh etj. Kudo i suksesshëm. I suksesshëm edhe për faktin se ka ndihmesën e bashkëshortes, djemve e vajzës. Ka mbi 20 vepra të botuara. Radioja kryeredaktor i së cilës është Imriu dëgjohet gjithandej botës. Me punë e program 100% shqip ka një armatë të tërë dëgjuesish të të gjitha moshave, gjinive e rajoneve. Argëton e informon, interviston njerëz të kulturës, këngës, sportit e artit, organizon në radio konkurse të diturisë nga fusha e dijes etj. Gjithmonë me mesazhe të shëndosha e në frymën kristal shqip.

Filed Under: Emigracion Tagged With: KREJT JETËN NË SHËRBIM, Sabit Abdyli, TË FJALËS SHQIPE

NË ZELANDËN E RE U SHËNUA 10 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 17, 2018 by dgreca

1 zelandeShkruan: Sabit Abdyli/4 xhoi
Auckland, 17 shkurt 2018/Në sallën e stolisur me flamurin kombëtar e të shtetit të Kosovës u tubuan tok së bashku shqiptaro-zelandezët për të festuar Ditën e Pavarësisë. Ditën më të rëndësishme të krejt historisë së Dardanisë, siç tha Sefedin Zeka me rastin e hapjes së manifestimit.
6 ZelandeNë ketë solemnitet ishte edhe konsulli i nderit për Republikën e  Kosovës në Zelandën e Re  prof. dr. Kenneth Jackson me  bashkëshorten e tij, zonjën Marry, i cili gjithë qejf e mori fjalën dhe me fjalët më të mira uroi të pranishmit.
2 zelandeJam i kënaqur, vazhdoi ai, që përfaqësoj Republikën e Kosovës dhe  kam bindjen  se do të bëjmë më të mirën për shtetin e Kosovës dhe të Zelandës së Re.
3 xelande 1
Nën tingujt e këngës shqipe  të tubuarit kokë më kokë  evokuan kujtimet e së kaluarës, drekuan me gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare, vallëzuan e kënduan deri në orët e vona të ditës. Vlen përmendur punën e Flamur Sejdiut i cili bëri  organizimin si është më së miri për mirëvajtjen e manifestimi.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 10 vjetori i Kosoves, Sabit Abdyli, Zelanda e Re

Potrete mërgimtarësh – SEBASTIAN A. NUIQI, GJERMANI

December 30, 2017 by dgreca

Sebastjani për sukseset e angazhimit e tija  mori, u shpërblye me 29 çmime, mirënjohje nga organizatat humanitare, kulturore e politike në botë e Kosovë/
1 Sebastian NuiqiNga Sabit Abdyli/Zelanda e Rr/
Sebastjani ka lind në vitin 1942 në  familjen atdhetare me origjinë nga Stublla ardhur në Kabash në vitin 1927 nga babai Antoni (Tovi) dhe e ëma Diella. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin klasik dhe tetë semestra të Fakultetit teologjik në Kroaci. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës. Gjashtë vjet punoi në gjimnazin e Vitisë prof. i  lëndës së historisë. Ndërkohë kaloi me punë si administrator në Komunë; së pari në Bashkësinë e arsimit, më vonë ishte bashkëpunëtor profesional në Organizatën Sindikale të KK në Viti.  Si gjithë punëtoria shqiptare  në Kosovë edhe Sebastjani u largua nga puna me vendimin e organeve të instaluara dhunshëm serbe  në Kuvendin Komunal të Vitisë. Ndërkohë inkuadrohet në Shoqatën “Nëna Tereze” në Prishtinë, njëherit  ishte edhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës e cila bëri aq shumë për popullsinë shqiptare të përjashtuar nga jeta, puna, institucionet, shkollat, shërbimet mjekësore etj.  Për aktivitet e tij u keqtrajtua në shtëpinë e tij (Kabash) në mbrëmje dt. 6 shtator të vitit 1990 nga katër policë njëri prej tyre quhej Boro (Bor milici, me banim në Viti) serbë në prani të fëmijëve e gruas, kurse  në zyrat e Shoqatës “Nëna Tereze’ në Prishtinë policë veshur me pancirë e helmeta në kokë, me armët ngrehur futën rrëmbyeshëm brenda ku punonte e torturojnë dhe kërcënojnë: “po të gjetëm edhe një herë këtu mbahu mirë”. Në mesin e fëmijëve të helmuar rënd, me 24 maj 1990, nga një dorë e zezë e shërbimeve sekrete serbe në shkollën fillore “Ndre Mjeda” në Kabash ishte edhe vajza e tij, Odesa. Për t’i shpëtuar arrestimeve e presioneve që priteshin, siç thotë Seba:  “M’u deshtë t’i lë të gjitha e lëshoj vendin që e doja më shumë se gjithçka tjetër, pa i treguar askujt, gozhdova dritaret e shtëpisë me dërrasa, i vura drynin dhe në terrin e natës u nisa për në Frankfurt të Gjermanisë ku kisha vëllezërit me punë”. Në mjedisin e ri (Frankfurt) Sebastjani  mbledh gjitha forcat, përvjel mëngët dhe nis gjithçka nga e para. “Pasi nuk isha trim, më shkroi Sebastjani këto ditë, për të qëndruar në Kosovë i dhashë detyrë vetës se duhet patjetër të bëj diçka për  njerëzit e gjakut e gjuhës time, për Kosovën dhe lirinë e saj. U kyça në aktivitetet që bëheshin në mesin e mërgimtarëve për ta ndihmuar Kosovën  gjithandej shteteve të perëndimit.”  Gjatë gjithë viteve të 90-ta Sebastjani priti e përcolli, u bëri konak, ndihmoi materialisht veprimtarët e çështjes shqiptare, njerëzit e politikës, kulturës e artit. Gjatë luftës (1999) ishte i angazhuar në sistemimin e refugjatëve, sensibilizimin e opinionit gjerman etj. për gjenocidin serb, që po bëhej në Kosovë, organizimin e protestave, mbledhjes së ndihmave. As sot nuk rresht së punuari e dhënies së ndihmesave në organizimin e promovimeve të veprave të njerëzve të dijes të të gjitha fushave e të të gjitha tokave shqiptare dhe në diasporë. Për punën dhe aftësitë e tija organizative në vitin 1997 Sebastjani u zgjodh kryetar i Lidhjes shqiptare në botë, dega në Gjermani, njëherit Sebastjanin ishte (është)  edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shqiptarëve të Botës (LSHB).  Sebastjani për sukseset e angazhimit e tija  mori, u shpërblye me 29 çmime, mirënjohje nga organizatat humanitare, kulturore e politike në botë e Kosovë.  Seba i Tovit (kështu e thërrasim e njohim Sebastjanin në Kabash) vazhdon pazhurmë të jetë aktiv me vepra dhe ta mbaj kuletën hapur  për  çështjen shqiptare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjermani, Potrete mërgimtarësh - SEBASTIAN A. NUIQI, Sabit Abdyli

Shqiptarët dhe Zelanda e Re në ndërrimin e viteve

December 6, 2017 by dgreca

-Në Zelandë të Re,  manifestimet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri nisin që në ditët e para të dhjetorit, muajin kur mbaron pranvera dhe nis stina e verës këtu në Ishullin e largët./
1 zelanda e re
-Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn./
-Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay Beach, në të cilin ata argëtohen,  lahen, pushojnë, takohen, bisedojnë shqiptarçe për hallet, mallin për vendlindjen, “përgojojnë” njeri tjetrin, “rrahin gjoks” dhe merren me aktivitete sportive./
Shkruan Sabit Abdyli/ Dielli/
Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka!
Në Zelandë të Re,  manifestimet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri nisin që në ditët e para të dhjetorit, muajin kur mbaron pranvera dhe nis stina e verës këtu në Ishullin e largët. Organizohen koncerte maratonike me muzikë në ambiente të hapura. Sheshi i qytetit, rrugët, dyqanet stolisen me drita e “pemë”. Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka! Bëhen parakalime rrugëve kryesore në stilin e karnavaleve. Gra e burra të të gjitha grup moshave veshur me maska, në këmbë, në qerre kuajsh racash të ndryshme e mjete tjera transporti, banda muzikore me instrumente me të rëna e frymore, imitues kafshësh dhe  kloun parakalojnë rrugëve kryesore duke u ofruar  kënaqësi shikuesve të shumët.  Dyqanet gumëzhijnë nga  blerësit, që duken sikur bëjnë gara se kush po blen me shumë. Kulmi arrin natën e Krishtlindjeve /24 dhjetor/ për të përfunduar në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Gjatë netëve të përmendura  tolerohet ahengu me këngë, muzikë e valle deri në orët e vonshme të natës edhe në apartamente. Si asnjëherë tjetër, fqinji toleron fqinjin për t’u argëtuar qoftë edhe në mënyrë paksa të shfrenuar.  Qytetarët me familjet e tyre dalin në plazhe dhe pika tjera turistike, me të cilat qyteti i Aucklandit dhe krejt Zelanda është e njohur, prej ku në orën fiks 24:00 shikojnë fishekzjarrët për 30 minuta, që e spërkasin qiellin me ngjyra gjithfarëshe dhe forma të ndryshme.  Të rinjtë për natën e ndërrimit të viteve  shkojnë në mënyrë të organizuar jashtë qytetit me makina, mjete lundruese, kurse ata që i kanë “xhepat e nxehtë” fluturojnë  me avion drejt ishujve afër Zelandës dhe shteteve tjera si: Australi, Tajlandë, Indonezi, Losë Anxhelos…  Shteti me i afërt me Zelandën është Australia, rreth 3 orë fluturim me avion.  Në muajin dhjetor – janar, si asnjëherë tjetër gjatë vitit, vijnë shume vizitorë nga katër anët e botës. Zelanda është joshëse për evropian, amerikan, aziatikë e të tjerë për bukuritë natyrore, lumenjtë, liqenet, valët e Paqësorit, ujëvarat, ujërat termal, pyjet, kodrat vullkanike, qetësinë, rregullin, plazhet, botën bimore tepër të pasur, peshkim të lirë, klimën, kulturat e ndryshme që bashkëjetojnë në harmoni të plotë, gjeografinë dhe historinë e  saj. Vijnë e kënaqen këtu adhuruesit e natyrës, valëve të detit, sporteve në ujë, rrëshqitje mbi valë, lundrim me jaht.., aeronautikës, peshkimit, ecjeve në natyrë,  ushqimit qind  për qind natyral, restoranteve të shumta, hipodromeve, kuajve të racës…  Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn. Në aktivitetet e përmendura  marrin pjesë edhe shqiptarët, të cilët  për pak kohë, /shumica prej tyre kanë ardh këtu në vitin 1999/ kanë arrit të adaptohen në mjedisin e ri.  Shqiptarët e ardhur, besohet të jenë diku 160 familje,  janë të vendosur në qytetin më të madh të Zelandës së Re, në Auckland.

Lindja e diellit në Zelandë të Re. Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn.

Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay Beach, në të cilin ata argëtohen,  lahen, pushojnë, takohen, bisedojnë shqiptarçe për hallet, mallin për vendlindjen, “përgojojnë” njeri tjetrin, “rrahin gjoks” dhe merren me aktivitete sportive.
Sabit Abdyli, Zelandë e Re

Filed Under: Emigracion Tagged With: nderrimi i viteve, Sabit Abdyli, shqiptaret, Zelanda e Re

FESTA E FLAMURIT KUQ E ZI NE AUCKLAND, ZELANDE E RE

December 2, 2017 by dgreca

1 ok Zelande
Shkruan: Sabit Abdyli/
1 zelande e re
Auckland, 2 dhjetor 2017/
1 shqiponjat e Zeleandes
DREKË E PËRBASHKËT ME RASTIN E  E FESTËS SË FLAMURIT/
2 ok Zelande e Re 1
Me rastin e Ditës së Flamurit mërgata shqiptare festuan   së bashku në vikendin e parë pas Festës, pikërisht me 2 dhjetor 2017. Gjithë ditën e kaluan së bashku nëpër mot të bukur e ambient të mrekullueshëm në parkun gjigant të qytetit. U kënaqen me llafe, mahi e humor,  pije e ushqime tradicionale tona. Emocione malli e krenarie tek manifestuesit zgjoi Ilir hoxha me recitimet e poezive të tija për Flamurin kombëtar . Nuk besoj të ketë në planetin tokë shqiptar më larg nga vendi i origjinës se ne shqiptarët në Zelandë të Re. Për të ardhur në Kosovë na duhet së paku 25 orë fluturim me avion. Shqiptarët këtu janë te përqendruar në qytetin e Aucklandit. Jemi diku 100 -150 familje nga gjitha tokat shqiptare. Ardhje në numër të madh shqiptarësh pati në vitin 1951. 1997 dhe 1999. Të parët ishin të ikurit nga ardhja në pushtet e komunistëve në  tokat tona në vitin 1945, të dytët pas trazirave e shkatërrimeve të vitit 1997 në Shqipëri, kurse këta të fundit janë të përndjekurit me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë gjenocidit në Kosovë nga regjimi shovinist i Beogradit, Shqiptarët e ardhur kanë gjetur vetën në ketë shtet me demokraci të konsoliduar. Gëzon fakti se shumë të rinj shqiptarë kanë kryer studimet në universitet prestigjioze të Aucklandit. Më duhet ta them se në shënimin e festave nuk është më ai entuziazmi si dikur. Zbehja e entuziazmit ndoshta po ndodh për faktin se mërgata priste shumë më shumë punë, angazhim e arritje në Kosovën e çliruar. Mërgimtari brengën e mallin më të madh e ka për atdheun. Gëzohet për sukseset, por edhe merakoset shumë për ngecjet.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dreke e perbashket, NË DITËN E FLAMURIT, Sabit Abdyli, Zelande e Re

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT