• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HAPET KONSULLATA E NDERIT E R. SË KOSOVËS NË ZELANDËN E RE

October 28, 2017 by dgreca

Konsulli ndShkruan:Sabit ABDYLI/ Auckland, 27 tetor 2017 -Në qytetin metropol të Aucklandit të cilin nga gjitha anët e spërkasin valët e Paqësorit  herë qetësisht herë me rrëmbim në praninë  e përfaqësueseve të Komunitetit shqiptar, strukturave politike të qytetit dhe pushtetit qendror, konsuj të shteteve të ndryshme të akredituar në Auckland dhe miqve tjerë në mënyrë solemne u bë hapja e Konsullatës së nderit të Republikës së Kosovës me seli në qytetin e përmendur.
2pritje kons Zeland
Konsullata do të drejtohet nga Prof. Dr. Kenneth Eduard Jackson, i cili ka qenë pjesë e misionit të USAID-it në Kosovë, ka vizituar shpesh Kosovën dhe është  mik i mirë i shqiptarëve.
Me këtë rast ambasadori i Republikës së Kosovës dr. Sabri Kiçmari falënderoi Guvernatoren e Përgjithshme dhe Qeverinë e Zelandës së Re   për aprovimin e propozimit për konsull nderi të prof. Jackson duke vlerësuar ketë si ndërmarrje të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy shteteve. Në këto nëntë vjet pavarësie, vazhdoi dr. Kiçmari, Kosova tregoi se është  faktor paqeje e sigurie në rajonin e Evropës juglindore dhe  pjesë e pandashme e saj (Evropës) në rrafshin politik, gjeografik, historik e kulturor me synime të qarta integrimi në BE e NATO. Ambasadori  falënderoi Qeverinë dhe popullin zelandez për pranimin dhe pritjen e një numri refugjatësh shqiptarë në vitin 1999, falënderoi për votën pro Kosovës në UNESCO në vitin 2015 dhe për angazhimin konstruktiv  në debatet në KS të OKB-ës në vitet 2014-2015. Në fund ambasadori Kiçmari uroi Qeverinë e re në krye me znj. Jacinda Ardern e dal nga zgjedhjet parlamentare të këtij muaji. Pastaj doli në podium Konsulli Jeckson i cili në  fjalën e tij tha se është i nderuar që tash e tutje do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Zelandën e Re duke premtuar  kështu se do të punojë  me zellin më të madh në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se Kosova  do të jetë pjesë e BE.
Në emër të Korit diplomatik të pranishmit i përshëndeti Konsulli i nderit i Panamasë, i cili përcjelli urimin e Korit konsullor për hapjen e Konsullatës së nderit të Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve me Konsullatën e nderit të Republikës së Kosovës.
————-
Konsulli i nderit Prof. Dr. Kenneth Jackson u lind në Merton (Angli). Në vitin 1972 emigroi në Zelandën e Re. Katër dekada me radhë ka punuar në Universitetin e Aucklandit. Ka mbajtur ligjërata në universitete të shumta: në Indi, Kinë, Japoni dhe Kosovë. Në vitin 2016 ka punuar në një komision profesional të Parlamentit të Republikës së Kosovës për hartimin e raportit rreth industrisë së resurseve, minierave dhe ekonomisë.
Sabit Abdyli
Foto 1. Dr. Kicmari, 2. Konsulli Prof. Jeckson, 3… pjesmarres ne ceremoni

Filed Under: Emigracion Tagged With: Konsullata e nderit, Sabit Abdyli, Zelande e Re

EDHE PAS ARDHJES SË PARTIZANËVE VAZHDOI PERSEKUTIMI I SHQIPTARËVE

December 16, 2015 by dgreca

Shkruan: Sabit Abdyli/Melbourne/Australi

Foto Rami Osmani:Sabedin Nuredini me autorin e artikullit në shtëpinë e tij. /
Sabedin Nuredini nga Ostreci, komuna e Manastirit është ndër mërgimtarët e parë në Australinë e largët. Sabedini edhe pse në moshë të madhe (85 vjeç) gëzon shëndet të mirë dhe autoritet në mesin e mërgimtarëve shqiptare në Australi. Në Melbourne, më 10 dhjetor, në shtëpinë e tij, me sugjerimin e Tela dhe Rami Osmanit, për të mësuar më shumë për shqiptarët në Australi takova Sabedin Nuredinin, veprimtar i çështjes kombëtare, i ardhur në Melbourne para 6 dekadave. Me ardhjen e partizanëve në pushtet (1945), më thotë Sabedini, represioni ndaj shqiptarëve nuk u ndal. Nga fshati im (Ostrec, komuna e Manastirit) në burgjet komuniste vdiqën 11 bashkëvendës të mi. Në vitet e para mbas luftës për të mos i ra në sy UDB-es shkoja në aksione vullnetare që organizoheshin atëherë. Për shkak represionit shpërnguljet për Turqi dhe vende tjera të shqiptarëve u intensifikuan dhe vazhdoi ai, për t’i shpëtuar burgut u arratisa në Greqi. Pas qëndrimit në kamp për 15 muaj, bashkë me 6 shokë, në vitin 1959, bëmë 32 ditë rrugë me vapor deri në Australi. Këtu (Melbourne) gjetëm Llukë Qunin, Xhelal Mitrovicën, Adem Gllavicën, Rexhep Krasniqin, Isuf Utën, Hasan Ahmetin etj. Ardhjen tonë e sponzoroi Australian Concil of Churches. Mbas 4 vjet e gjysmë solla gruan dhe dy fëmijët në Australi. Gruaja ime ishte njëra ndër 7 shqiptaret e para në Melbourne. Këtu shqiptarët pa marrë parasysh rajonin e fenë prej nga vinim mblidheshim së bashku në klubin Sadik Molla të një korçari i ardhur me herët. Biseda kryesore ishte; kur do të thyente qafën komunizmi dhe kur do të ktheheshim në tokën e origjinës. Në vitin 1969 hapëm klasë të gjuhës shqipe. Nxënësit i ndamë në tri klasë sipas moshave. Mësues ishin Llukë Quni, Bahri Bregu e Palok Parala. Asnjëherë nuk pushuam në angazhimin tonë për ruajtjen e identitetit, gjuhës e traditave tona. Martesat i bënim brenda komunitetit tonë. Ndërtuam edhe xhami (1967), brenda së cilës kishim klasë të shkollës shqip. Hoxhë kishim korçarin Ismajil Murtezain, njeri i ditur dhe me taban kombëtar. Pas vitit 1967 u intensifikuan ardhjet e shqiptarëve nga rajonet shqiptare që ishin brenda kufijve të Jugosllavisë. Shqiptarët këtu si antikomunist që ishin shumica u mblodhën rreth partisë së Ilegalitetit. Tri herë (1969, 1971 dhe 1973) na erdhi në vizitë princi Leka Zogu. Në delegacionin që priti princin isha edhe unë. Udhëtuam gjithandej Australisë për të takuar shqiptarët. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vazhdoi Sabedini, vizitova vendlindjen. Takova disa prej shokëve të mi. Është për të ardhur keq që Manastiri, qyteti im ku u shkollova në gjuhën serbe se shqipja ishte e ndaluar ashtu siç ishte edhe maqedonishtja në Jugosllavinë e krajlit, i banuar gjithmonë me shumicë shqiptare për shkak politikës nacionaliste kundër çdo gjëje shqiptare të sllavo-maqedonëve numri i shqiptarëve kish zbritur nën 4%.Jam i kënaqur me arritjet brenda familjes time këtu në Melbourne. Kam një porosi për të gjithë shqiptarët, që të lënë me një anë inatet, zënkat, ndarjet dhe të punojnë më shumë gjithë së bashku për bashkim e zhvillim në tokat shqiptare, kurse në diasporë të punojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të gjuhës, përfundoi Sabedini.

Melbourne, 10 dhjetor 2015

 

Filed Under: Histori Tagged With: Melburne, partizanet, persekutimi i shqiptareve, Sabit Abdyli

ZELANDE E RE-KOMUNITETI SHQIPTAR U TAKUA ME AMBASADORIN E KOSOVES

February 7, 2015 by dgreca

Takim i përzemërt i Komunitetit Shqiptar me ambasadorin e R. së Kosovës në Zelandën e Re Dr. Sabri Kiqmarin/
Shkruan: Sabit Abdyli, Auckland, Zelandë e Re/
Pas një vizite në kryeqytetin e Zelandës së Re, ku ambasadori ka pasur takim me Guvernatorin e shtetit, ambasadorët e akredituar në Zelandë të Re dhe pjesëmarrjes në festën nacionale Waitangi Day, ditës kur u nënshkrua Trakti mes popullsisë vendëse dhe përfaqësuesit të mbretëreshës Viktoria të Britanisë së Madhe para 175 vjetëve. Ambasadori gjithë pasdreken sot, më 7 shkurt 2015, e kaloi në mesin e mërgimtarëve zelandezo- shqiptar me banim në qytetin e Auckland-it. Në orët e pasdites u mblodhën mërgimtarë të të gjitha moshave, me origjinë nga gjitha tokat shqiptare për t’i uruar mirëseardhje ambasadorit. Ambasadori në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë në sallë foli për vizitën e tij në Wellington, marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes shteteve tona dhe mundësitë për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve me interes të përbashkët. U gëzova, vazhdoi ambasadori, kur guvernatori i shtetit më tha se shqiptarët njihen për sjelljet të mira, si punëtor të vyeshëm dhe inkuadrimin e tyre me sukses në shoqërinë zelandeze. Më pas Dr. Kiqmari foli për mundësitë e shtetit të Kosovës në ndihmën e hapjes së shkollës shqipe, furnizimit me tekste shkollore për fëmijët tanë, gjetjen e mënyrave në ruajtjen e traditave dhe të gjuhës. Në vazhdim ambasadori u përgjigj në pyetjet e mërgimtarëve. Gjatë drekës me gatimet tradicionale shqiptare që zgjati deri në orët a mbrëmjes, ambasadori shtruar, pa përtesë shtrëngoi duart, u fotografua dhe bisedoi me të gjithë.
Sabit Abdyli, Auckland, Zelandë e Re

Filed Under: Mergata Tagged With: me ambasadorin e R. së Kosovës në Zelandën e Re Dr. Sabri Kiqmari, Sabit Abdyli, takim

Njeriu i aksioneve të guximshme që nuk e priti çlirimin e Kosovës

February 12, 2014 by dgreca

Shkruan: Sabit Abdyli/

“Kabashi i takonte grupit të luftëtarëve që haptas njiheshin si luftëtarë të luftës së ftohtë. Katër herë u lëshua me parashutë në malet e Shqipërisë, mes viteve 1949-1953, në misione sekrete për ta rrëzuar qeverinë komuniste” – shkruan gazeta “Buffalo News”, në artikullin “Luftëtari i luftës së ftohtë”, me rastin e vdekjes së Shaqir Kabashit, në faqen e parë të saj më 27 dhjetor 1997

Shaqir Kabashi ishte një ndër pjesëtarët më aktivë të operacioneve anglo-amerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, në vitet 1949-1953. Shaqiri u lind në vitin 1925 në Kabash, fshat ky i njohur në Anamoravë  për sakrifica e flijime për çështjen kombëtare. Po përmend këtu disa prej flijimeve të familjes së Shaqirit: Gjyshi i tij, Ibrahim Ahmet Kabashi u vra nga forcat e Turgut Pashës më 1910 bashkë me kushërinjtë e tij të parë, Adem e Mustafë Kabashin. Agushi, vëllai i gjyshit të Shaqirit, vritet më 1913 bashkë me 50 e më tepër kushërinj të tjerë nga forcat serbe, Tafa /kushëri/ vritet më 1943, Hamdi e Bajram Kabashi /kushërinj të parë të Shaqirit/ vriten më 18 prill 1945 në malet e Kopilaçës në luftë me Brigadën XVII sllavo-maqedonase.  Hasani, komandant batalioni /axha i Shaqirit/, plagoset për vdekje duke çarë pritën  në kufirin maqedonas-grek, me 28 nëntor 1945 /varri nuk i dihet/, Rexhepi, zëvendëskomandant batalioni  /kushëri i parë/ në dhjetor të vitit 1945 vdes në Follorinë /Greqi/, Ibrahimi /vëllai/ në vitin 1951 vritet nga forcat e sigurimit shqiptar dhe Ahmeti  /kushëri i parë/  në vitin 1953 gjatë desantimit në Shqipëri bie në grackën e Sigurimit shqiptar dhe dënohet me vdekje. I rrëmbyer nga ndjenja patriotike, Shaqiri në moshën 19-vjeçare u bë krah i fortë i çetave balliste që ishin vënë në mbrojtje të trojeve denbabaden shqiptare në Anamoravë të Kosovës e më gjerë. Fundja, ai po ndiqte rrugën e paraardhësve të tij, që kurrë nuk pushuan së luftuari kundër pushtuesit të huaj. Në çetat që vepronin në malet e Kopilaçës /1944-1945/ u çelikos për t’u përballuar katrahurave që sjell lufta. Shaqiri që kishte trashëguar cilësitë më të mira të të parëve të tij, dallohej si një ushtarak model, i zoti, trim dhe me mendje të shkathët. Në gjykime i drejtë, por herë-herë i rrëmbyer. Kundërshtar i devotshëm i komunizmit. Si pjesëtar i forcave anglo-amerikane disa herë mori pjesë në desantët e organizuar me parashutë nga territori grek, italian e gjerman kundër regjimit komunist në Shqipëri.  “ Z. Esat Bajraktari, shkruan Beqir Sinaj në gazetën “Bota sot”, 17 nëntor 2003, faqe 25, i cili e ka njohur nga afër Shaqirin, rrëfen: “Katër herë ka hy në Shqipni Shaqiri. Dy herë bashkë me Hamit Matjanin në Jug të Shqipnisë dhe dy herë tjera në Veri me Gjon Gjinin dhe Han Kotaren.”  Edhe pse kishte desantuar shumë herë, asnjëherë Sigurimi nuk arriti ta kapte, gjithmonë kthehej në bazën e nisjes i pamposhtur. Në desantin e muajit gusht të vitit 1951 i vritet i vëllai Ibrahimi. Ilegalisht vjen në vendlindje, nëntor 1950 dhe në vitin 1952 pas desantit në Shqipëri. Herën e dytë ishte i plagosur në këmbë. Shërohet  ilegalisht në shtëpinë e Xhemajl Azizit në Kabash dhe pas dy-tri javësh e kalon kufirin maqedonas për në Greqi. Kjo ishte hera e tretë /1945, 1950 dhe 1952/ që po e kalonte në këmbë, shkelte të njëjtën rrugë. Në aksionin maj-qershor të vitit 1950 në rajonin Mat-Mirditë, zonë e Kthellës, grupi diversant në mesin e të cilëve ishte Shaqiri me kushëririn e tij, Ahmetin, Beqir Bajgorën nga Peja, Hajredin Vuçetërnën, Destan Berishën etj. me komandant Riza Alijan nga Prizreni, ranë në pritë të forcave të Sigurimit shqiptar. Ja si e përshkruan betejën me forcat e ushtrisë dhe Sigurimit shqiptar antikomunisti Bardhok Ndreu: “S’kemi ecur më shumë se 100 metra, kur kemi hasur një perde të dendur zjarri, që nuk merrej vesh se nga ç’anë vinte. Nga të gjitha anët krisma automatike. Zjarri ishte i rreptë. Kosovarët luftonin trimërisht, por në zjarr e sipër mbetet kapedani Riza Alija…”  (Marr nga artikulli i Dalip Grecës “Sigurimi i dha Zefit helm që të helmonte Mark Pirolin”, publikuar në gazetën “Standard,” 27. 12. 2008, Tiranë). Shërbimi sekret Amerikan e Anglez kur kuptoi se Kim Filbi po informonte sovjetikët për planet e tyre, ata i ndërprenë aksionet. Deri në vitin 1955  Shaqiri jetoi në Greqi, në kampin “Lavrios”. Në këtë kamp kishin qëndruar edhe Muharrem Bajraktari, Myftar Spahija, Luan Gashi, Halim Hodo etj. Pas një qëndrimi të shkurtër në Francë, në vitin 1956 vendoset përfundimisht në Amerikë. Në vitin 1966 i përmalluar për shokët, familjarët… Shaqiri vjen për vizitë në Turqi. Në Stamboll, çmallet me të vëllanë Destanin, motrën Faten dhe familjarët e tjerë të ardhur nga Kosova kastile për ta takuar Shaqirin. Në të kthyer për në Buffalo të Amerikës ndalet te kushërinjtë, shokët e luftës: Nezir e Mejdi Kabashi në Gjermani.  “Xha Shaqiri,– ishte i matur, i vëmendshëm, fjalëpakë, modest, mirë i informuar për situatën në të gjitha tokat shqiptare e më gjerë. Sa mori vesh se jam me profesion mësues, iu bë qejfi shumë. Kosovës, – tha disa herë, i duhen njerëz të ditur e të shkolluar. Djalin e vëllait, Salihun, që ishte vendosur në Stamboll për të jetuar, e urdhëroi: Kthehu nga ke ardhur. Atje, duhesh të qëndrosh! Guri i rëndë është veç në vend të vet.  Kisha dëshirë të fliste për rezistencën, për aksionet e rrezikshme të vitit 1944 -1945, desantët aq te guximshëm me parashutë në vitet 1949-1953, kalimin ilegal të kufijve Shqipëri-Kosovë,  Maqedoni-Greqi, por nuk e tha asnjë fjalë për atë periudhë.” /Ferat Abdyli, arsimtar, i lindur në vitin 1940 në Kabash, i cili u takua me Shaqir Kabashin në Stamboll, gusht 1966.  Gazeta “Buffalo News”, në artikullin, – Luftëtari i luftës së ftohtë – me rastin e vdekjes së Shaqir Kabashit, në faqen e parë të saj,  27 dhjetor 1997, shkruan: “Z. Kabashi i takonte grupit të luftëtarëve që haptas njiheshin si luftëtarë të luftës së ftohtë… katër herë u lëshua me parashutë në malet e Shqipërisë, mes viteve 1949-1953, në misione sekrete për ta rrëzuar qeverinë komuniste. Shaqir Kabashi bëri një jetë të qetë në Williamsville … Ai ishte shumë privat, thjesht kishte dëshirë të shkonte në punë dhe të kthehej në shtëpi. …  ka punuar në Tonawanda General Motors. …ishte njëri ndër luftëtarët e fundit të luftës së ftohtë…  nuk u martua kurrë.” Të qenunit e tij “shumë privat” dhe i heshtur mund të ketë ndodhur nga se, “Qeveria e Washingtonit i ka urdhëruar, me kërcënim ndëshkimesh ligjore, tëgjithë pjesëmarrjen e tyre në operacion dhe poashtu të mohojnë faktin se një operacion i tillë ka ndodhur.” (Sipas “Odiseja e një detektivi”, Ngjarje të jetuara,  kreu XXVI, Agim Hamiti)

Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë …

Në  vitet 1990 dhe 1993 vjen në Shqipëri në kërkim të eshtrave të vëllait të tij, Ibrahimit /1929-1952/. Pas shumë hulumtimeve këmbëngulëse, peripecive, harxhimeve të shumta arrin t’i gjejë eshtrat e Ibrahimit dhe i rivarros me të gjitha ceremonitë fetare në varrezat myslimane në Hilmar, afër Fierit. Në Kabash, në shtëpinë e tij, më 12 maj 2004, Habib Ahmet Agushi,  kushëri i afërt me Shaqirin,  derisa fliste për të atin, Ahmetin, i pushkatuar në vitin 1954, hulumtimet e tij për ta gjetur varrin, të cilin nuk e gjeti, takimin me Shaqirin në Shqipëri,  nën tymin e cigareve që i ndizte njërën pas tjetrës, më tha: “Pasi e rivarrosëm Ibrahimin, Shaqiri  për ta ngushëlluar veten  dhe mua,  i mërzitur ndërhyri me fjalët: U hoq qafe njëherë e përgjithmonë sistemi komunist, që na ka shkaktuar kaq shumë vuajtje, kaq shumë vdekje… nuk jemi vetëm ne që po kërkojmë varrezat e njerëzve tanë. Kam parë edhe të tjerë gjithandej Shqipërisë duke kërkuar eshtrat e burrave të zhdukur,  të cilët e kundërshtuan, nuk e deshën, e luftuan murtajën komuniste e cila ka lënë në zi përjetë familje të tëra. Fundi, bacoo, nuk i dihet burrit! Në vitet ‘50, ne kem desantuar këtu për ta përmbys regjimin komunist të vetëdijshëm se edhe mund të vritemi. Pas gjetjes së eshtrave të Ibrahimit,  Shaqiri  u lirua nga ankthi që e kishte munduar  dyzet vjet me radhë.  I gëzuar edhe për faktin e ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ai e ndiente, besonte fort se edhe Kosova ka për ta gëzuar lirinë.  E përcolla me veturën time deri në kufi të Greqisë. U ndamë,  me shpresë se do të shihemi prapë,  por  Shaqiri nuk e priti 12 qershorin e vitit 1999, ditën kur nisi të valëvitet flamuri me shqipen dykrenore lirisht qiellit të Kosovës, vdiq më 18 dhjetor të vitit 1997 në Buffalo të Amerikës. Ceremonia mortore u mbajt në New Jersey, kurse u varros në Long Island  (New York).”   I ndjeri me testament i la Qendrës Islame Shqiptare të New York-ut dhe New Jersey-it mbi 400 mijë dollarë. Në shenjë nderimi, salla e xhamisë në Garfield të New Jersey-it  sot quhet, Salla “Shaqir Kabashi”.(Ne Foto:Shaqir Xhemë Kabashi 1927-1997)

Filed Under: Featured Tagged With: njeriu i aksioneve te guximshme, per clirimin e kosoves, Sabit Abdyli

NE ZELANDEN E RE FESTIMET NISIN QE NE DITET E PARA TE DHJETORIT

December 15, 2012 by dgreca

FOTO: Lindja e diellit në Zelandë të Re. Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn.

  ***

Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka!

Festa e Vitit të Ri festohet në gjithë botën dhe padyshim është një nder festat më të vjetra. Shumica e popujve ditët e festes së vitit të ri i kalojnë pranë familjeve e miqve duke reflektuar të kaluarën dhe duke shpreh shpresën për një të ardhme më të gëzuar, më të mirë. Popujt dhe shtetet e ndryshme kanë edhe specifika e tyre të ndryshme, kur dhe si e festojnë Vitin e Ri. Disa popuj të ndikuar nga  kalendari agrikultural e festojnë vitin e ri në pranverë kur nis gjelbërimi ose në vjeshtë kur nis vjelja e prodhimeve, kurse disa tjerë duke u bazuar në kalendarët e tyre të traditës.

Në Zelandë të Re,  manifestimet për festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri nisin që në ditët e para të dhjetorit, muajin kur mbaron pranvera dhe nis stina e verës këtu në Ishullin e largët. Organizohen koncerte maratonike me muzikë në ambiente të hapura. Sheshi i qytetit, rrugët, dyqanet stolisen me drita e “pemë”. Shtëpitë, oborret e tyre, marrin pamje festive me drita, figura, ikonografi në përmasa natyrore që lidhen me festen e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Gjithçka shkëlqen. Gjithçka! Bëhen parakalime rrugëve kryesore në stilin e karnavaleve. Gra e burra të të gjitha grup moshave veshur me maska, në këmbë, në qerre kuajsh racash të ndryshme e mjete tjera transporti, banda muzikore me instrumente me të rëna e frymore, imitues kafshësh dhe  kloun parakalojnë rrugëve kryesore duke u ofruar  kënaqësi shikuesve të shumët.  Dyqanet gumëzhijnë nga  blerësit, që duken sikur bëjnë gara se kush po blen me shumë. Kulmi arrin natën e Krishtlindjeve /24 dhjetor/ për të përfunduar në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Gjatë netëve të përmendura  tolerohet ahengu me këngë, muzikë e valle deri në orët e vonshme të natës edhe në apartamente. Si asnjëherë tjetër, fqinji toleron fqinjin për t’u argëtuar qoftë edhe në mënyrë paksa të shfrenuar.  Qytetarët me familjet e tyre dalin në plazhe dhe pika tjera turistike, me të cilat qyteti i Aucklandit dhe krejt Zelanda është e njohur, prej ku në orën fiks 24:00 shikojnë fishekzjarrët për 30 minuta, që e spërkasin qiellin me ngjyra gjithfarëshe dhe forma të ndryshme.  Të rinjtë për natën e ndërrimit të viteve  shkojnë në mënyrë të organizuar jashtë qytetit me makina, mjete lundruese, kurse ata që i kanë “xhepat e nxehtë” fluturojnë  me avion drejt ishujve afër Zelandës dhe shteteve tjera si: Australi, Tajlandë, Indonezi, Losë Anxhelos…  Shteti me i afërt me Zelandën është Australia, rreth 3 orë fluturim me avion.

 

Në muajin dhjetor – janar, si asnjëherë tjetër gjatë vitit, vijnë shume vizitorë nga katër anët e botës. Zelanda është joshëse për evropian, amerikan, aziatikë e të tjerë për bukuritë natyrore, lumenjtë, liqenet, valët e Paqësorit, ujëvarat, ujërat termal, pyjet, kodrat vullkanike, qetësinë, rregullin, plazhet, botën bimore tepër të pasur, peshkim të lirë, klimën, kulturat e ndryshme që bashkëjetojnë në harmoni të plotë, gjeografinë dhe historinë e  saj. Vijnë e kënaqen këtu adhuruesit e natyrës, valëve të detit, sporteve në ujë, rrëshqitje mbi valë, lundrim me jaht.., aeronautikës, peshkimit, ecjeve në natyrë,  ushqimit qind  për qind natyral, restoranteve të shumta, hipodromeve, kuajve të racës…  Zelandezët, bashkë me ta edhe vizitorët e ardhur, gëzojnë privilegjin për ta festuar, për ta uruar ardhjen e Vitit të Ri, për ta parë lindjen e diellit, /me 1 janar/ para të gjithë të tjerëve në rruzullin tokësor: Pesëmbëdhjetë orë para amerikanëve në Losë Anxhelos, dymbëdhjetë orë para evropianëve në Berlin, Cyrih, Bruksel, Paris, Romë, 12 orë para shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin…,  tetë orë para kinezëve në Hong Kong, gjashtë orë para qytetareve në Tajlandë dhe dy orë para australianeve në Melburn. Në aktivitetet e përmendura  marrin pjesë edhe shqiptarët, të cilët  për pak kohë, /shumica prej tyre kanë ardh këtu në vitin 1999/ kanë arrit të adaptohen në mjedisin e ri.  Shqiptarët e ardhur, besohet të jenë diku 160 familje,  janë të vendosur në qytetin më të madh të Zelandës së Re, në Auckland.

     ***

Vendi më i preferuar për shqiptarët është Mission Bay Beach, në të cilin ata argëtohen,  lahen, pushojnë, takohen, bisedojnë shqiptarçe për hallet, mallin për vendlindjen, përgojojnë njeri tjetrin, “rrahin gjoks” dhe merren me aktivitete sportive.

 

Sabit Abdyli, Zelandë e Re

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Sabit Abdyli, Zelanda e Re

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT