• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

J’accuse…! (Une akouzoj…!) e munguar shqiptare

April 23, 2018 by dgreca

1 zolaNga Sadik ELSHANI/1 gazetaNjeqind e njezet vite me pare, Emil Zola shkroi artikullin, letren e hapur, “J’accuse…!”,  drejtuar kryetarit te Frances per nje padrejtesi qe i ishte bere nje kapiteni te Ushtrise Franceze.  Kjo leter kishte ngjallur interesim te madh ne bote, prandaj me vone fjala “J’accuse…!” ka hyre ne shume gjuhe te botes si sinonim i tekstit ne te cilin shprehet nje pakenaqesi e madhe, nje neveri ndaj nje te keqe te madhe shoqerore. Eshte bere sinonim per nje paraqitje te guximshme publike te nje opinoni kunder abuzimit te pushtetit, fuqise ne pergjithesi.

1 tela“J’accuse…!” (une akuzoj) ishte nje leter e hapur (publike) e botuar me 13 janar te vitit 1898 ne gazeten “L’Aurore”, nga shkrimtari i njohur francez, themeluesi i rrymes se natyralizmit, Emil Zola (1840 – 1902). Ne kete leter Zola i drejtohej kryetarit te Frances, Felix Faure (1841 – 1899) dhe e akuzonte qeverine per antisemitizem dhe burgosjen e pafajshme te Alfred Dreyfusit (1859 – 1935). Dreyfus ishte nje kapiten ne Armaten Franceze me prejardhje hebreje, i cili ishte denuar me burg te perjetshem per spiunazh. Qysh ne fillim te letres Zola thekson se ishte detyrim  i tij qe te fliste qarte, te shprehte mendimet e tija pa nguruar: Ai nuk deshironte qe te behej bashkefajtor ne kete parodi, qe naten te vizitohej shpesh nga fantazma e nje njeriu te pafajshem qe diku larg ishte duke vuajtur nga torturat e tmerrshme per nje krim qe nuk e kishte kryer. Zola i ve ne pah gabimet juridike dhe mungesen e evidences serioze. Letra ishte botuar ne faqen e pare te gazetes dhe kishte bere buje ne France dhe ne arenen nderkombetare. Ne ate kohe Franca po perjetonte nje periudhe te antisemitizmit dhe pervec anetareve te familjes, pak njerez e kishin mbrojtur Dreyfusin. Zola argumentonte se denimi i Dreyfusit ishte bazuar ne akuza te rrejshme per spiunazh dhe kjo ishte nje shkelje e drejtesise. Pastaj ai me fakte, ne menyre te detajuar tregon se kush ishin fajtoret e vertete. Zola ishte i vetedijshem se ai mund te denohej per ato qe shkruante dhe i cek ligjet ne baze te te cileve mund te bazohej denimi i tij. Dhe vertet ashtu ndodhi, Zola u persekutua per shpifje dhe u shpall fajtor me 23 shkurt te vitit 1898. Per t’iu shmangur burgosjes, ai u arratis ne Angli dhe ne qershor te vitit 1899 u kthye perseri ne France.

Dreyfus u shpall fajtor per tradhti ne nje gjyq sekret ushtarak, gjate te cilit atij iu mohua e drejta per ta pare, per ta shqyrtuar evidencen kunder tij. Armata ia hoqi gradat ne nje ceremoni poshteruese dhe pastaj e transferuan ne Devil’s Island (Ishulli i Djallit), nje koloni ndeshkuese e vendosur prane bregut te Guianes Franceze ne Ameriken e Jugut. Me 1899 Dreyfusi u kthye ne France per rigjykim, megjithese u shpall fajtor perseri, ai u fal. Ne vitin 1906 Dreyfusi e apeloi rastin e tij per ta anuluar gjykimin e fajesise se tij. Gjithashtu, ne vitin 1906 ai u nderua me Kryqin e Legjionit te Nderit.

Shkrimi i Zoles i vitit 1898 ne nje mase te madhe vleresohet ne France si treguesi me i shquar i forces se re te intelektualeve ne formimin e opinionit publik, medieve dhe shtetit. “Une kam vetem nje pasion: t’i ndricoje ata qe jane mbajtur ne terr, ne emer te njerezimit, i cili ka vuajtur aq shume dhe ka te drejte per lumturi. Protesta ime e zjarrte eshte thjeshte britma e shpirtit tim”, shkruan Zola ne fund te letres se tij dhe ben thirrje qe ta nxjerrin para drejtesise, sepse ai eshte duke pritur. Ky eshte ai roli fisnik e atdhetar i intelektualit, qe te mos hesht para se keqes, te ngre zerin kunder padrejtesive ne shoqeri, madje edhe atehere kur reagime te tilla shoqerohen edhe me rrezik. Edhe pa kete leter Zola do te gezonte famen e padiskutueshme si shkrimtar, por me pak fisnik e intelektual. Emil Zola perfaqeson ndergjegjen e njerezimit dhe eshte misherim i intelektualit te angazhuar per ta bere boten nje vend me te mire.

Cfare dallimi i madh ne mes te qendrimit te Zoles the qendrimit te disa intelektualeve, historianeve shqiptare kundrejt diktatures se eger komuniste ne Shqiperi. Disa intelektuale, shkrimtare, shkencetare me guxim e dinjitet e kundershtuan diktaturen dhe u perballen sy me sy me diktatorin, por qe perfunduan me rrjedhoja te tmerrshme: burgosje e pushkatim (Musine Kokalari, Sabiha Kasimat, Kasem Trebeshina, Trifon Xhaxhika e shume e shume te tjere). Te gjithe e kuptojme se diktatura komuniste ne Shqiperi ishte me e egra ne gjthe boten e Lindjes se atehershme dhe nje akt si ai i Zoles, veshire qe mund te ndodhte: njerezit ruheshin per jeten e tyre dhe te familjareve te tyre, shteti kishte ne dore cdo gje. Po si mund te ndodh sot, gati pas tridhjete vjeteve te shembjes se diktatures, qe disa historiane, gazetare ta mbrojne diktaturen dhe diktatorin, t’i mbrojne krimet dhe gjithe ato tmerre qe perjetoi populli shqiptar per gjysem shekulli?! I tille ishte reagimi i profesorit te historise, Pellumb Xhufit, i cili i mohon krimet e diktatures, duke pohuar se kampi i Tepelenes nuk ishte aq i keq, kur dihet se aty kane vdekur njerez, femije e te rritur. Cfare historiani e cfare intelektuali eshte ai qe nuk e sheh historine qe ka ndodhur para syve te tyre?! Njerezit qe e kane perjetuar ate ferr ende jane gjalle, nuk ka nevoje te hulumtohet neper arkiva, vetem degjoni rrefimet e tyre te tmerrshme. Ndersa gazetari Mustafa Nano u shqiptua ne nje interviste se Enver Hoxha nuk ka qene kunder Perendimit, kunder Europes, sepse ai vishej mire dhe se Shqiperia e asaj kohe nuk ka qene edhe aq e izoluar. Cfare niveli i ulet i te menduarit, cfare injorance! Zoti Nano harron se Shqiperia e kohes se diktatures vetem neper harta gjeografike ka qene pjese e Europes, se ne realitet Shqiperia ka qene ne ndonje planet tjeter. Kurrkush nuk i akuzon personat ne fjale dhe shume te tjere qe ne ate nuk e kundershtuan diktaturen (edhe pse disa te tjere e ben), por pse sot i mbrojne krimet e diktatures, kur tani dolen ne shesh te gjitha te zezat e atij sistemi te tmerrshem e cnjerezor. Nese atehere nuk kane mundur, sot menden, por nuk duan. U mungon ndjenja e keqardhjes, ndjenja e pergjegjesise – mendesia bolshevike eshte bunkerizuar thelle ne mendjen e tyre dhe eshte duke ua bllokuar arsyen, duke ua mbyllur syte para se keqes. Ky eshte thelbi i ceshtjes. Ai qe ben krime eshte kriminel, ndersa ai qe i mbron krimet eshte edhe me kriminel. Ka njerez qe e mbrojne Pellumb Xhufin se gjoja ai eshte nje historian i mire. Ai mund te jete edhe historiani me i mire ne bote, por kjo nuk ia jep te drejten qe t’i mbroje krimet e komunizmit, te solidarizohet me diktatorin e diktaturen dhe te tallet me viktimat. Ne Perendim keto qendrime jane te papranueshme, prandaj edhe ne Bruksel u anulua nje konference per Skenderbeun, ku ishte caktuar te merrte pjese edhe Pellumb Xhufi. Por sic duket ne Shqiperi cdo gje eshte e pranueshme, cdo gje tolerohet. Vite me pare diku lexova dy vargje te nje poeti shqiptar: “Cfare populli jemi ne/kur diktatori vdes ne shtrat”. Diktatori ka 33 vite qe kla vdekur (ne shtrat) dhe diktatura ka gati 30 vjet qe u shemb, por nje pjese e mire e shqiptareve ende e adhuron diktatorin dhe regjimin e tij te eger. Kete e deshmon edhe nje vezhgim, ankete qe u publikua disas muaj me pare.

Intelektualet duhet te jene pjesa me e ndergjegjesuar e nje kombi, te ndricojne, te rrezatojne vlera kombetare e njerezore, te ngriten mbi nivel dhe jo te behen peng i politikes se dites, ideologjise e klaneve partiake. Te frymezohen nga Emil Zola, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e shume intelektuale te tjere te guximshem! Shoqerise shqiptare po i mungon nje: “J’accuse…!”, madje teper e vonuar.

Filadelfia, 22 prill 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: ESSE Tagged With: e munguar shqiptare, J'accuse...! (Une akouzoj...!), Sadik Elshani

GEZIM ME ARME ?

April 17, 2018 by dgreca

1 revShtirja me arme ne gezimet familjare, veprim i rrezikshem/1 armet

Nga Sadik Elshani/*Para dy – tri  ditesh ne fshatin Mushtisht te Therandes (Suharekes) ndodhi nje tragjedi familjare, ne nje gezim familjar: Axha, duke shtire me revole, plagosi veten dhe vrau nipin e tij 14 vjecar, Edi Sopa. Cfare tragjedie, nje djale humb jeten sapo ka filluar moshen e djalerise! Kuptohet, ky ishte nje akcident qe nuk duhej te ndodhte. Akcidentet nuk ndodhin vetevetiu, ato shkaktohen nga pakujdesia, papergjegjesia. Pra, aksidentet jane te parandalueshme! Askush nuk dyshon se axha tani eshte bere “me i nxjerre syte e vet”, sic shprehemi ne ne Kosove, por tani eshte teper vone: Edi Sopa nuk kthehet me ne jete, ndersa as per axhen jeta nuk do te jete e lehte.

Secili popull i ka traditat e veta, te mira e te keqia. Traditat e mira t’i zhvillojme, t’i kultivojme e t’i ruajme brez pas brezi, ndersa traditat e keqia t’i zhdukim njehere e pergjithmone. Njera nder keto tradita te keqia, te prapambetura e te rrezikshme, qe shpesh perfundojne edhe ne tragjedi, eshte shtirja me arme zjarri ne gezimet, festat, ahengjet familjare: dasma, fejesa, syneti, etj. Me arme nuk shkohet ne dasem, por ne lufte, ne fushebeteje. Prandaj, qe gezimet tona familjare te mos u ngjajne fushebetejave, shtirja me arme nuk duhet lejuar kurresesi. Si te rregullohet kjo le te vendosin organet perkatese. Nje mase e tille do te parandalonte tragjedite e tilla, do te shpetonte shume jetera te pafajshme. Por sic duket te ne jo shumekush e cane koken per kete, kur jemi deshmitare se edhe disa ministra e zevendesministra shtijne me arme neper ndeja e festa familjare. Nese dikuj i pelqejne krismat, shperthimet, atehere le te perdorin fishekzjarre, kuptohet, me kujdes e ne menyre te kontrolluar.

Ajo qe me shtyri t’i shkruaj keto radhe eshte tragjedia e ndodhur ne fshatin Mushtisht, por edhe postimi ne Facebook (botuar ne Bota Sot) i deputetes Vjosa Osmani, shoqeruar edhe me nje video qe paraqet diskutimin e saj ne Kuvendin e Kosoves, lidhur me kete dukuri negative. Ne fjalen e saj deputetja Osmani me pasion ngul kembe qe Kuvendi duhet te beje dicka, te miratoje ligje per te parandaluar tragjedi te tilla te panevojshme. Por menyra sesi reaguan nje pjese e deputeteve te Kuvendit te Kosoves dhe vete Kryeministri i vendit, eshte mjaft shqetesuese, teper brengosese dhe per cdo kritike: ata reaguan me te qeshura, me mosperfillje, thua se nuk eshte duke ndodhur asgje, se jeta e njeriut nuk ka vlere. Sipas mendesise se tyre kjo eshte krejt normale dhe ketu nuk ka asgje per t’u shqetesuar. Kjo eshte arroganca jone, kapadaizmi yne. Kryeministri i patrazuar fare tha se nuk duhet ekzagjeruar gjerat. Zoti kryeminister, ketu nuk ka asgje te ekzagjeruar: humbja e vetem nje jete te pafajshme eshte shume! Nese dicka ndodh njehere, do te ndodh edhe nje here dhe shume here te tjera, fatkeqsisht, sic eshte duke ndodhur vazhdimisht ne Kosove. Kryeministri e permendi pastaj Ameriken, duke theksuar se ne Amerike qytetaret kane te drejte te mbajne arme. Kjo eshtye e vertete, por armembajtja eshte e rregulluar me ligj. Ka shume ketu per t’u diskutuar, por per te mos dalur nga tema, nuk eshte vendi ketu per t’u zgjeruar me teper ne kete ceshtje amerikane. Si nje njeri qe jetoj ne Amerike dhe i percjell me vemendje rrjedhat shoqerore – politike te vendit, dua t’i perkujtoj kryeministrit se, kur ndodh nje tragjedi e tille ne Amerike, ngjarja trajtohet me seriozitet, qytetaret, veprimtaret, politikanet reagojne per ta ndergjegjesuar publikun, ligjvenesit, per ta bere ceshtjen te ndjeshme dhe ushtrojne trysni qe Kongresi te miratoje ligje qe do te parandalonin ose do t’i zvogelonin dukshem ndodhite e tilla ne te ardhmen. Dhe ligjet e tilla te aprovuara, zakonisht e mbajne emrin e viktimave: “Megan’s Law (“Ligji i Meginit”), “Amber Alert” (“Alarmi i Amberit”), etj. Pse edhe ne te mos e kemi “Ligjin e Edit”?!

Ajo qe eshte duke munguar ne Kosove e Shqiperi, eshte: ndjeshmeria, pergjegjesia, shqetesimi dhe kujdesi per mireqenjen e qytetarit. Shpesh e degjojme arsyetimin: “Kemi shume probleme tjera me te rendesishme…” Po, vertet kemi shume probleme, sepse nuk merremi seriozisht me zgjidhjen e asnjerit prej tyre dhe keshtu problemet shumezohen, grumbullohen dhe jane duke e ngulfatur popullin e Kosoves. Qeveritaret, politikanet, deputetet e Kuvendit te Kosoves duhet te merren seriozisht me problemet e shumta te Kosoves dhe jo te shahen, kacafyten me njeri- tjetrin si rrugace. Per shkak te ketyre zenkave te pakuptimta seancat e Kuvendit shpesh nderpriten. Cdo problem e ka zgjidhjen e vet, por per kete duhet perkushtim, angazhim i panderprere.

Prandaj, sipas shembullit amerikan, te angazhohen te gjitha familjet qe kane pesuar tragjedi te tilla, ata qe i kane shkaktuar keto tragjedi, te angazhohen te gjithe veprimtaret qe merren me keto ceshtje dhe te ushtrojne trysni te politikanet, institucionet e Kosoves, qe te bejne dicka per t’i ndaluar keto tragjedi, per te shpetuar jetera njerezish te pafajshem. Po ashtu, duhet bere edhe nje fushate e gjere informuese per ta edukuar, ndergjegjesuar popullin, per ta bere kete ceshtje se me te ndjeshme. Te shtiesh me arme ne gezimet familjare ku jane tubuar femije, gra e burra per te festuar, nuk eshte trimeri, por marrezi qe merr jetera njerezish te pafajshem.

Filadelfia, 16 prill 2018

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: gezime, Sadik Elshani, Te qellosh me arme

Toleranca jone nderfetare dhe jotoleranca (urrejtja) jone politike

March 19, 2018 by dgreca

1 Vaso Pasha.JPG

“Feja e shqyptarit asht shqyptarija” – Vaso Pasha/

1 Mithat Frasheri 3

“Partia jone eshte Shqiperia” – Mit’hat Frasheri/

Nga Sadik ELSHANI/Shqiptaret nder shekuj kane arritur qe te krijojne disa vlera te qendrueshme e te larta njerezore per te cilat jane te njohur ne tere boten: krenarine kombetare, trimerine, besen, mikpritjen, tolerancen fetare… Rrethanat e caktuara historike i kane diktuar popullit tone te ndodhur ne udhekryqin e qyteterimeve Lindje – Perendim, te pushtuar edhe nga fuqite perendimore dhe ato te lindjes, qe te perqafoje (me dhune apo deshire) edhe krishterimin (ortodoks e katolik) edhe islamin (sunit e bektashi). Po ashtu, ato rrethana historike kane ndikuar, kane kushtezuar qe per t’u bere balle rreziqeve te shumta qe i kanoseshin popullit shqiptar, ata duhet te ishin te bashkuar si vellezer te nje gjaku. Besimet e ndryshme fetare brenda nje kombi, nje shteti, shpesh behen shkaqe per perçarje te rrezikshme, per konflikte shkaterrimtare (shembuj te tille ka mjaft ne bote). Por kjo nuk ndodh te shqiptaret. Nje pjese e shqiptareve e nderroi fene, por nuk e nderroi kombin – kombi eshte ai emeruesi i perbashket i vlerave tona si shqiptare, eshe ajo forca terheqese magnetike qe e mban kombin tone se bashku. Edhe pse ne si shqiptare nuk kemi nje fe kombetare, te perbashket per te gjithe shqiptaret, perkatesite e ndryshme fetare kurre nuk kane paraqitur ndonje rrezik per te luftuar njeri – tjetrin, perkunder perpjekjeve te vazhdueshme te armiqve tane per te na perçare. Po ashtu, eshte edhe gjuha jone ajo lidhje qe e ka mbajtur kombin tone te bashkuar. “Te mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje qe ka mbajtur shqiptaret te bashkuar ka qene gjuha”, ka thene Faik Konica.

Shqiptaret i tejkaluan dallimet e tyre fetare, sepse e patem fatin e mire qe ne nje periudhe mjaft kritike te historise sone kombetare t’i kishim Rilindesit tane mendjendritur ne mesin tone, ne krye te levizjes per liri e pavaresi. Ata perpara shqiptareve i shpalosen ato vlera qe na bashkojne dhe jo ato dallime qe mund te na perçanin. E ngriten lart figuren e Skenderbeut si simbol te qendreses dhe bashkimit kombetar.Vargjet emblematike te Vaso Pashes: “E mos shikjoni kish e xhamija/Feja e shqyptarit asht shqyptarija”, jane vargje mjaft domethenese qe e vulosen tolerancen tone nderfetare, qe zune vend ne mendimin e luftetareve kombetare shqiptare gjate Periudhes se Rilindjes e qe per fatin e mire te popullit tone, eshte duke vazhduar edhe sot. Rilindesit tane arriten bashkimin shpirteror kombetar ne rrethana teper te veshtira historike qe u kurorezua me shpalljen e pavaresise se Shqiperise. Ne kohen e Rilindjes sone Kombetare nuk kishte parti politike, por kishte bese, nder, burrni, atdhedashuri, respekt per njeri – tjetrin, perkushtim, kembengulje per te bere diçka per kombin e atdheun.

Populli shqiptar e tregoi me vepra fisnikerine e tij edhe gjate periudhes se trazuar te Luftes se Dyte Boterore, ku per dallim nga shumica e vendeve europiane, Shqiperia i mbrojti te gjithe hebrenjte e strehuar atje. Po çka eshte edhe me e habitshme, ndoshta edhe pak veshtire per t’u kuptuar nga te huajt, eshte rasti i mbrojtjes, shpetimit te ushtareve italiane pas kapitullimit te Italise. Rast ky teper i rralle, ndoshta edhe i vetem ne historine e njerezimit: Viktima e mbron zaptuesin e deridjeshem nga aleati i tyre i deridjeshem (gjermanet), i kthyer ne armik. Eshte kjo ndjenja e meshires e shqiptarit, karakteri i tij I forte per ta mbrojtur, per t’i dale zot te pambrojturit, atyre qe nuk jane ne gjendje ta mbrojne veten e tyre.

Po ne liri, ne politike si sillen shqiptaret? Eshte diçka krejt ndryshe, jemi shume jotolerante ndaj njeri – tjetrit. Nje urrejtje ndaj njeri – tjetrit eshte duke e pershkuar skenen politike shqiptare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove e trojet tjera etnike. Te sjell nder mend ate thenien e Faik Konices per shqiptaret: “Shqiptari per shqiptarin eshte fare ujk (ujk e shkuar ujkut)”. Jemi mbushur me “te majte” e “te djathte”, por jane duke na munguar “kombetaret”, ata qe i vene interesat e atdheut, kombit, mbi interesat e tyre vetjake (personale) dhe te klaneve te tyre. Me nje politike te tille perçarese nuk mund te kete as vizion, as strategji kombetare, dhe rrjedhimisht, as nje te ardhme te ndritur. Politikanet tane te kompromituar e te korruptuar, te dhene vetem pas pasurimit te paligjshem, qendrojne ne nje nivel te mjerueshem kombetar, te zhveshur nga çdo ndjenje e atdhedashurise. Jane njerez qe ne politike kane ardhur jo si rrjedhoje e angazhimit te tyre shumevjecar ne çeshtjet kombetare, por ata jane oportuniste qe e shfrytezojne çdo mundesi per te ardhur ne pushtet, jo per te ndertuar vendin, por per perfitimet e tyre vetjake dhe te klaneve te tyre mafioze. Ajo qe po mungon eshte: kompetenca, pergatitja e duhur profesionale, atdhedashuria, respekti per njeri – tjetrin, perkushtimi.

Jetojme ne kohera modrne dhe duhet te organizohemi ne parti politike, si forma te organizimit shoqeror, si bartese te proceseve demokratike, por partite politike duhet te kene nje orientim kombetar, platforme kombetare, parti te qendres dhe jo te skajeve ideologjike ekstreme (te tejskajshme). Shqiptaret e kane partine e tyre –  Shqiperine dhe ideologjine e tyre – shqiptarizmin. “Partia jone eshte Shqiperia” – ka thene Mit’hat Frasheri. Partite tona politike, pa perjashtim, nuk kane ndonje filozofi te qarte politike, jane te pa profilizuara mire dhe zakonisht jane grupime te disa individeve te caktuar. Shkurt, ato jane prone e ketyre individeve, prandaj u mungon demokracia e brendshme, shprehja e lire e mendimit ndryshe. Ne lidhemi per individin dhe jo per institucionet funkcionale e demokratike. Per nje kohe te gjate ideologjite e huaja te tere spektrit pllitik dhe te gjitha ngjyrave politike i kane sjellur perçarje, deme te medhe kombit tone. Te drejtohemi kah rrenjet tona, idealet e Rilindjes sone Kombetare, Lidhjes se Prizrenit. Duke e luftuar njeri – tjetrin vetem e shkaterrojme veten dhe vendin tone.

Rilindesit tane vepruan ne rrethana teper te veshtira historike e shoqerore, por ata me mençuri e pjekuri e orientuan popullin tone ne rruge te drejte. Ndersa sot, fatkeqsisht, nuk kemi ndonje figure kombetare qe gezon nje autoritet te gjere nga te gjitha palet, spektri politik shqiptar. Disa intelektuale qe mund ta luanin mire kete rol, vete jane bere peng i politikes se dites, servile te partive politike dhe udheheqesve te tyre te korruptuar. Kur intelektualet tane jane angazhuar per çeshtjet kombetare, jane arritur rezultate te jashtezakonshme. Vetem per nje çast te kujtojme angazhimet vetemohuese te profesor Anton Çettes, akademik Mark Krasniqit, dr. Ibrahim Rugoves e shume te tjereve. Intelektualit nuk i ka hije t’i mbylle syte para se keqes, padrejtesive, sepse neser do t’i gjykoje historia ne menyren me te pameshirshme. Kemi nevoje per ca njerez te urte qe ta zbusin klimen tone te vrazhde politike.

Thenia: “Feja e shqyptarit asht shqyptarija” i ka sherbyer mire popullit tone, tani eshte koha qe te pajtohemi se edhe “Partia e shqiptarit eshte Shqiperia”. Rruge tjeter nuk kemi!

Filadelfia, 18 mars 2018

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: jotoleranca politike, Sadik Elshani, toleranca fetare

Jeronim De Rada – Figure Qendrore e Letersise Shqiptare

March 4, 2018 by dgreca

2 DeradaJeronim De Rada – Figure Qendrore e Letersise Shqiptare dhe Levizjes Kombetare per Liri e Pavaresi/1 Jeronim DeMe rastin e 170 vjetorit te botimit te gazetes se pare ne historine e shtypit shqiptar, “L’Albanese d’Italia” (“Shqiptari i Italise”) – 23 shkurt 1848 dhe me rastin e 115 vjetorit te vdekjes se Jeronimde Rades (29 nentor 1814 – 28 shkurt 1903)/

2 Jeronim De Rada

Nga Sadik ELSHANI/

Jeronim De Rada eshte padyshim shkrimtari me i mirenjohur i letersise arbereshe dhe figura me e shenuar e levizjes kombetare shqiptare ne Italine e shekullit te XIX. Me angazhimin e tij te drejtperdrejte ne rrjedhat e levizjes kombetare shqiptare per liri e pavaresi dhe me veprimtarine e tij te gjithanshme letrare, kulturore, arsimore, atdhetare ai u be emblema e kesaj levizje vendimtare ne zgjimin e ndergjegjes kombetare dhe fuqive te fjetura te popullit tone, duke i kujtuar atij te kaluaren e lavdishme e heroike te bijve te arberit. Ne nderim te kesaj figure madhore te Kombit tone, viti 2014 u shpall: Viti i Jeronim De Rades, duke u karakterizuar me nje varg veprimtarish te llojllojshme ne te gjitha trevat shqipfolese. Ky ishte edhe nje nderim per te gjithe krijuesit, studiusit, mesuesit, intelektualet, figurat e ndritura arbereshe te te gjitha periudhave historike qe me punen e tyre te palodhur e me plot perkushtim, ne rrethana teper te veshtira, mbajten gjalle shpirtin e arberit, ruajten gjuhen, kulturen dhe traditat shqiptare – qenjen shqipptare. Ata jane bere shembull e burim frymezimi edhe per te gjithe shqiptaret ne trojet etnike dhe sidomos ne diaspore.

Arbereshet u shperngulen ne Itali, kryesisht ne Sicili e Kalabri pas vdekjes se Skenderbeut me 1468. Ata ne keto rajone ngriten ngulimet, vendbanimet arbereshe dhe filluan nje jete te re ne dhe te huaj. Fale nje mjedisi politik e shoqeror me te favorshem se ai ne Ballkan, arbereshet qene ne gjendje te japin nje ndihmese vendimtare ne zhvillimin e letersise shqiptare dhe ne levizjen kombetare ne shekullin XIX. Letersia e hershne shqiptare eshte deri ne nje shkalle te madhe letersi arbereshe. Eshte nje varg, nje plejade e tere e studiuseve, shkrimtareve arbereshe ne periudha te ndryshme kohore, si: Leke Matrenga, Jul Variboba, Gavrill Dara i Riu, Francesk Santori, Zef Serembe, Vorea Ujko, Karmel Kandreva e shume e shume te tjere. Letersia arbereshe u zhvillua si nje dege e fuqishme dhe e   rendesishme e letersise shqiptare.

Ne nje mjedis the rrethana te tilla shoqerore, lindi dhe zhvilloi veprimtarine e tij te bagate Jeronim De Rada (ital. Girolamo De Rada). Bir i nje prifti ortodoks, lindi ne fshatin Maq te krahines se Kozences me 29 nentor te vitit 1814, dhe me vone ndoqi kolegjin e Shen Adrianit ne Shen Miter. Qe ne rini u ushqye me ndjenjat atdhetare dhe krenar per prejardhjen e tij shqiptare, filloi te mbledhe materiale folklorike neper fshatrat arbereshe. Sipas deshires se babait, ne tetor te vitit 1834 u regjistrua ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Napolit, por interesimet e tij kryesore mbeten folklori dhe letersia. Me 1836 ne Napoli nxori botimin e pare te poemes se tij me te njohur, “Kenget e Milosaos”. Vepra e tij e dyte, “Kenget historike shqiptare te Serafina Topise, gruaja e princit Nikolle Dukagjini”, botuar ne Napoli me 1839, nuk u la te qarkullonte nga autoritet Burbone, sepse kishte dyshime se De Rada kishte lidhje me levizjen kryengritese italiane. Me vone u botua me nje emer tjeter, “Kenget e Serafina Topise, Princesha e Zadrimes”. Ne vitin 1848, vit i revolucioneve ne disa vende te Europes, ai themeloi gazeten “L’albanese d’Italia” (“Shqiptari i Italise”), ne te cilen perfshiheshin artikuj e shkrime ne gjuhen shqipe. Koj gazete dygjuheshe, “politike, morale, letrare”, ishte i pari periodik ne gjuhen shqipe qe eshte botuar ndokund. Kjo gazete doli ne gjithsejt 28 numra, nga 23 shkurti gjer me 7 qershor te vitit 1848. De Rada e perdori gazeten si nje mjet te pershtatshem per perhapjen e ideve kombetare.

Jeronim De Rada si pishtar i ndergjegjes kombetare shqiptare dhe si krijues serioz dhe i angazhuar ne rrjedhat e ngjarjeve te asaj periudhe, u be i njohur dhe u perhap ne mesin e shekullit te XIX. Ai u be boshti qendror i mendimit shqiptar te periudhes se Rilindjes Kombetare. Pati nje leterkembim aktiv me figura udheheqese te Rilindjes, si Thimi Mitko, Sami Frasheri, Dora d’Istria, si dhe me shume studiues te huaj te interesuar per Shqiperine, gjuhetarin austriak Gustav Majer, albanologun francez Ogyst Dozon, etj. Tani veprat e De Rades ishin perkthyer edhe ne gjermanisht e disa gjuhe te tjera europiane, sepse vepra e tij ngerthente vlera te letersise dhe kultures europiane. Pra, ai ishte shkrimtari I pare shqiptar qe prodhoi vepra te nivelit europian.

I zhgenjyer nga ngjarjet e vitit 1848, De Rada e la botimin e gazetes “L’Albanese d’Italia”, iku nga Napoli dhe u kthye ne Shen Miter per te dhene mesim ne shkolle. Arriti te perfshije gjuhen shqipe ne programin mesimor, por u pushua nga puna per shkak te bindjeve politike liberale. Me 1850 u martua me Madalena Melikion nga Kajverici me te cilen pati kater djem, te cilet vdiqen te gjithe sa qe gjalle ai vete. Keto ishin vite te veshtira per De Raden, i cili u mbyll edhe me teper ne vetvete, sepse me vone i vdiqen gruaja dhe vellezerit. Jetoi i vetmuar ne fshatin e tij dhe siç dihet, pa ndonje burim te mire te ardhurash. Me 1868 u emerua drejtor i shkolles se mesme te Garapolit ne Koroliano Kalabro dhe ne kete detyre qendroi per 10 vite. Gjate kesaj periudhe u shtypen nje pjese   e mire e veprave te tij, pjesa me e madhe ne italishte: “Parimet e estetikes”, “Lashtesia e kombit shqiptar dhe afersia e tij me greket e latinet”, “Rapsodi nga nje poeme shqiptare te mbledhura ne ngulimet e krahines se Napolit”, “Scanderbeccu i pafan” (“Skenderbeu i pafat”), “Sa liri e mireqenje ka ne shtetin me perfaqesues”.

Me 1878 e perkrahu Lidhjen e Prizrenit dhe ngriti zerin per mbrojtjen e tokave shqiptare, kunder copetimit te Shqiperise. Me 1883 ai themeloi revisten mujore dygjuheshe “Fiamuri Arberit – La bandiera dell’ Albania”. Ky periodik ne fillim u bootua ne fshatin e tij Maq e me pas ne Kozence, zgjati deri ne nentor 1887 dhe perkunder censures turke e greke, lexohej gjeresisht edhe nga shqiptaret ne Ballkan. Me 1892 De Rada u riemerua mesues i gjuhes dhe letersise shqiptare ne kolegjin e Shen Adrianit ne Shen Miter dhe me 1895 organizoi te parin kongres gjuhesor arberesh ne Koroliano Kalabro. Mori pjese aktive edhe ne kongresin e dyte qe u organizua ne Unger (Lungro). Ne kete kolegj ka studiuar Luigj Gurakuqi dhe De Rada ka qene mesuesi i tij. De Rada ishte per nje alfabet te perbashket te shqipes qe te jepte nje sistem sa me te plote e te pershtatshem per shqipen me karaktere latine. Zhvilloi edhe nje veprimtari te frytshme edhe ne fushen e studimeve gjuhesore, u kushtoi vemendje ceshtjeve te prejardhjes se shqiptareve dhe te gjuhes shqipe, duke e mbrojtur lashtesine e tyre. Ne dy veprat gramatikore qe botoi (1870, 1894) vuri ne dukje aspekte te patheksuara me pare nga dijetare dhe albanologe te huaj dhe dukuri te padiskutuara ose te panjohura.

Siç shihet, De Rada ka qene nje figure e gjithanshme, apo si i thone fjales, nje lis me shume rremba. Ai eshte metafore e shpirtit, qendreses e mbijeteses se arberesheve te Italise dhe simbol i intelektualit atdhetar qe me tere qenjen e tij u angazhua per zgjimin kulturor te arberesheve dhe per lirine e pavaresine e Shqiperise. Ka qene mbledhes i folklorit, estetist, poet, mesues, studiues, publicist e gazetar, gjuhetar, perkthyes, politikan, revolucionar e atdhetar etj. Por me i njohur eshte si poet. Me e njohura nder veprat e tij letrare eshte “Kenget e Milosaos”, nje balade e gjate romantike qe pasqyron dashurine e Milosaos, nje personazh i trilluar, djalosh fisnik ne Shkodren e shekullit XV. Kur po kthehej nga Selaniku, tek burimi i fshatit takon Rinen dhe bie ne dashuri me te. Te dy te rinjte u perkasin shtresav te ndryshme shoqerore, gje qe e pengon per nje kohe te gjate bashkimin e tyre, derisa vjen nje dite kur nje termet e shkaterron qytetin dhe krejt fytyren e dallimeve klasore. Pas marteses, atyre u lind nje foshnje. Por kjo periudhe e lumturise nuk zgjat shume, sepse i biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe. A nuk te kujton kjo vete fatin tragjik te De Rades? Jane keto balada me nje frymezim te fuqishem lirik qe godasin pushtetin e zakoneve shoqerore dhe ndergjegjes klasore qe pengojne te rinjte te lidhen ashtu si deshirojne dhe jo si u diktojne te tjeret.

Edhe ne vepren tjeter, “Kengete Serafina Topise”, ai sjell motive romantike te Shqiperise se shekullit te XV. Eshte cilesuar si nje Romeo e Zhulijete shqiptare, sepse dashuria e Serafina Topise, bijes se dukes se Artes dhe Bozdar Stresit, qe jane nga dy familje rivale, mbetet e papermbushur. Ne kete romance me plot motive folklorike e magji, Serafina sakrifikon lumturine vetjake per interesat e vendit, dhe martohet me princin Nikolle Dukagjini me qellim qe ne prag te pushtimit turk, Shqiperia e jugut dhe ajo e veriut te bashkohen. Sikurse te “Kenget e Milosaos” edhe ne kete poeme, jeta e personazheve eshte e mbushur me plot fatkeqesi, vuajtje, vdekje te parakohshme, pasqyre kjo e vete jetes se poetit.

Vepra e trete me e madhe e De Rades ne shqip eshte “Scanderbeccu i pa-faan” (“Skenderbeu i pafat”), qe ai e konsideroi si kryevepren e tij. Ne kete veper, qe eshte nje seri baladash romantike, pasqyrohet, pershkruhet historia e bemave te para te Skenderbeut nga viti 1418 deri me 1444.

Ne te trija veprat e permendura, De Rada ngjarjet i vendos ne Shqiperi, ne atdheun e te pareve, dhe na sjell motive, pamje e tabllo shqiptare. Kur Shqiperia nuk ekzistonte si entitet politik, si shtet ne hartat gjeografike, De Rada e krijoi ate Shqiperi ne veprat e tij. Ajo ishte ne mendjen e zemren e De Rades dhe ai u mundua kete ta paraqiste te shqiptaret dhe ta fuste edhe ne mendjet e zemrat e shqiptareve, sepse kishte ardhur koha qe kjo Shqiperi e imagjinuar, e shumedeshiruar, te behej realitet. Dhe ketu ai i kishte perqendruar te gjitha energjite e tij krijuese, artistike, intelektuale e atdhetare. Poezia e De Rades, dhe ne pergjithesi letersia arbereshe e shekullit te XIX kishte si tipar kryesor atdhetarizmin (patriotizmin), pasqyronte perpjekjet e arberesheve per ta ruajtur identitetin kombetar dhe u be pararoje ne zgjimin kulturor romantik ne mesin e shekullit te XIX.

Jeronim De Rada eshte ffytyre e ndritur dhe figure madhore e letersise dhe kultures shqiptare. Ai luajti nje rol te rendesishem ne zgjimin e arberesheve nga erresira kulturore e krahinorizmi letrar. Veprimtaria e tij u ndie fort pertej detit ne Shqiperine qe ende vuante nen zgjedhen Osmane dhe veproi si nje katalizator i Rilindjes Kombetare Shqiptare. Kangjelat e De Rades u perhapen si kandila te ndezur neper trojet dhe kolonite shqiptare dhe u ndriçuan atyre rrugen per liri e pavaresi. Portreti i De Rades se moshuar te sjell nder mend ate plakun e urte e te mençur te perrallave e tregimeve te moçme, plakun qe rrezaton, mençuri, miresi njerezore, urtesi e ngrohtesi aterore.

I vetmuar e i varfer, gjysem i verbuar e ne prag te urise, Jeronim De Rada vdiq ne vendlindjen e tij ne Kalabri me 28 shkurt te vitit 1903. Vdiq i varfer, por ai eshte pasuri kombetare – na ka lene ar e permbi ar, i la trashegim Kombit tone vepren e tij te vlere, shpirtin e tij te paster, fisnik e atdhetar. Figura madhore e De Rades dhe vepra e tij e vlere, edhe sot rrezatojne vlera te larta artistike, njerezore, kombetare dhe europiane. Dhe si i tille gjithmone do te mbetet ne zemrat tona, i dashur dhe i nderuar. Per mot te moteve do te qendroje i palekundur ne majat e Panteonit te Kombit tone.

Filadelfia, 3 mars 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkancave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

 

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: figure qendrore, Jeronim De Rada, Sadik Elshani

KUJTESE-Profesor Anton Çetta, plaku i urte i Kombit

January 8, 2018 by dgreca

Me rastin e 98 vjetorit te lindje se ketij burri te rralle te kombit tone (3 janar 1920 – 4 nentor 1995)/

1Anton Cetaok.jpg

Nga Sadil ELSHANI- Filadelfia/

Keto dite vertet te ftohta janari mendja me shkon te femijeri dhe rinia ime ne vendlindje, kur ne kete kohe te vitit mblidheshin burrat neper odat shqiptare dhe bisedonin, tregonin historira, pleqnonin, por edhe argetoheshin me mesele, anekdota, hajgare (shaka, mahi). Me odat lidhet edhe burreria, mençuria, filozofia, pasuria shpirterore e kombit tone. Kur flasim per pasurine shpirterore te popullit tone, mendja me shkon te profesor Anton Çetta, mbledhesi dhe kujdestari i perkushtuar i kesaj pasurie, folklorit tone. Po te ishte gjalle profesori, keto dite do ta festonte 98 vjetorin e lindjes. Ai nuk eshte me ne mesin tone fizikisht, por ja qe ne e kujtojme me respekt e dashuri.

Emrin e Anton Çettes e kam degjuar qysh ne moshe te re, kur kam qene ne bankat e shkolles fillore, sepse ne librat e leximit kishim ndonje vjershe apo perralle te shkruar nga ai. Kisha lexuar librin e tij per femije, “Ne prehen te gjyshes” (Prishtine, 1956). Ai ishte bere nje emer i dashur per ne, vjershat e tij ishin te drejtperdrejta, te rrjedehshme, te kuptueshme e keshilledhenese, nxisnin kurreshtjen e femijve, ngacmonin dhe zgjeronin fantazine e tyre. Ende me kane mbetur ne kujtese disa vargje nga vjersha “Marsi”:

Marsi, marsi mueji i trete

I çuditshem me t’vertete.

Nder dite t’para me stuhi,

Bore e akull, ere e shi.”

Ne janar te vitit 1974, si nxenes i gjimnazit, m’u dha rasti qe te merrja pjese ne nje seminar per teatrot amatore qe u organizua ne Brezovice (komuna e Ferizajt, Kosove). Ne ne gjimnazin e Suharekes kishim nje grup dramatik mjaft aktiv qe udhehiqej nga profesori yne i gjuhes shqipe, Ramadan Shala. Nje nga ligjeruesit e ketij seminari ishte edhe profesor Anton Çetta. Per mua si nje i ri nga Suhareka, qe emrin e tij e kisha degjuar qush si femije, takimi me profesorin ishte nje ndodhi e papershkrueshme. Ate qe emrin ia kisha pare neper libra, tani po e shihja te gjalle dhe po bisedoja me te. Qe ne fillim me beri pershtypje ajo thjeshtesia e tij, komunikimi i afert e shume i perzemert, tamam si nje plak i urte i perrallave, tregimeve te moçme shqiptare. Profesori rrezatonte urtesi e miresi njerezore. Por ajo qe me beri me teper pershtypje ishte menyra sesi fliste, shqiptimi i fjaleve, qe ishte ndryshe nga e folmja jone ne Kosove. Fliste siç flitej ne Shqiperi, nje shqipe te bute, duke shqiptuar bukur q-ne dhe gj-ne. Prandaj, edhe ligjeratat e tij kishin te benin me shqiptimin e drejte te fjaleve, menyren e shprehjes (diksionin) ne skene. Atehere une nuk e kam ditur se profesori kishte jetuar ne Shqiperi dhe atje kishte kryer shkollen e mesme. Ato dite te atij janari te larget, ne shoqerine e profesorit te nderuar, do te mbeten ne kujtesen time si çastet me te bukura te jetes sime. Une dija diçka per profesorin qe ishte mbledhes i perkushtuar i folklorit dhe qe punonte ne Institutin Albanologjik te Prishtines. Tjera te dhena per jeten e profesorit nuk kemi patur.

Profesor Anton Cetta ishte shkrimtar, profesor i letersise e folklorit, atdhetar, mbledhes i perkushtuar i folklorit. Lindi ne Gjakove me 3 janar te vitit 1920. Shkollen fillore e mbaroi ne Prizren, ndersa te mesmen ne Tirane, Korçe e Milano. Studimet per gjuhe dhe kulture romane i mbaroi me 1950 ne Universitetin e Beogradit, ku deri ne vitin 1960 punoi si asistent ne Katedren e Gjuhes Shqipe. Nga viti 1960 gjer ne vitin 1968 ka ligjeruar lendet: letersi e vjeter shqiptare, histori e letersise dhe gjuhe latine ne Universitetin e Prishtines. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qene udheheqes i Departamentit te Folklorit ne Institutin Albanologjik te Prishtines. Siç u permend me lart, ne vitin 1956 botoi librin per femije, “Ne prehen te gjushes”. Eshte autor i disa teksteve shkollore dhe autor e bashkautor i dhjetera veprave me materiale folklorike: perralla, kenge kreshnike, balada, kenge e tregime popullore, anekdota, fjale te urta, etj. Keto visare te popullit tone ai si nje blete shqiptare i kishte mbledhur neper te gjitha trevat shqiptare, fshat me fshat, ode me ode. Ne seminarin kushtuar 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut qe u mbajt ne Tirane ne vitin 1968, mori pjese edhe profesor Çetta me kumtesen: “Fytyra e Skenderbeut ne traditen popullore”.

Ne nentor te vitit 1977, ne kremtimin e 20 vjetorit te themelimit te shoqates se studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit, “Perpjekja”, mori pjese edhe profesor Antoni dhe na tregoi se ishte pikerisht ai qe e kishte pagezuar shoqaten me kete emer. Ai i kishte ndihmuar studentet shqiptare per ta themeluar shoqaten dhe kishte qene i pranishem ne mbledhjen themeluese te shoqates. Edhe ne kete takim festiv ai na porositi qe te studionim  me zell, t’i kryenim studimet, t’i ndihmonim popullit tone, sepse Kosova per nje kohe te gjate do te kete nevoje per eksperte te te gjitha profileve.

Profesor Antoni se bashku me Esad Mekulin, Mark Krasniqin, Hivzi Sulejmanin, Idriz Ajetin, Kadri Halimin, Skender Rizajn e disa te tjere perbenin brezin e pare, brezin e arte te intelektualeve shqiptare te Kosoves qe e barten barren me te rende per ta arsimuar, edukuar, emancipuar popullin e Kosoves, duke u bere keshtu edhe bartes te zhvillimeve te jetes kulturore, artistike e shkencore te Kosoves. Anton Çetta ishte misherim i intelektualit te angazhuar, me ndergjegje te larte kombetare e shoqerore, i brumosur me ndjenja e vetedije atdhetare, i shqetesuar per fatet e popullit te vet. Kur shqiptaret e Kosoves po kercenoheshin, po ballafaqoheshin me regjimin çnjerezor te Millosheviqit, i cili kishte aktivizuar tere makinerine e tij shkaterruese, vdekjepruese, edhe shqiptaret kishin filluar te zgjoheshin, t’i aktivizonin mekanizmat mbrojtes: t’i linin armiqesite ne mes vete anash, te bashkoheshin, te lidhnin besen. Ne krye te levizjes per pajtimin e gjaqeve qendronte profesor Antoni, si nje njeri qe e gezonte autoritetin dhe perkrahjen e popullit, si njohes i shkelqyer i traditave tona, i shquar per gojetarine, urtesine e tij. Profesor Çetta qe kishte bredhur ne te gjitha viset shqiptare dhe kishte vjelur pasurine shpirterore te popullit tone, kishte ndenjur neper oda me burrat me te mençur te kohes, tani po e zbatonte ne jete ate pervoje, ato aftesi per te ndare pleqni, per te folur fjalen e duhur ne çastin e duhur. Ne vendin e duhur. Edhe pse ne ate kohe, vitet e 90-ta te shekullit te kaluar, profesori ishte 70 vjeç, ai me energjine e tij prej nje djali te ri nuk pushoi  kurre ne misionin e tij fisnik, deri sa arriti t’i pajtoje mbi 1000 gjaqe e mbi 600 plagosje. Kush mund t’i harroje ato pamje, skena teper prekese te Verrat e Llukes?! Ata qe ishin ne gjakesi, gjakun ia falnin profesor Antonit e pastaj gjakesit. Ky ishte autoriteti qe gezonte plaku yne i urte, profesor Antoni. “Gjithçka ka kufi, por jo ajo qe duhet te bejme per atdheun” – thoshte profesor Antoni.

I tille ishte profesor Antoni mungesen e te cilit po e ndiejme edhe sot. Edhe sot kombi yne ka nevoje per njerez te urte si profesor Antoni, qe te luajne rolin e nje pajtuesi kombetar, njerez qe u shkon fjala, qe i degjon dikush, qe jane te paanshem, qe me personalitetin e tyre e bejne dike qe te ulin koken, te skuqen para tyre. Eshte shume deshperuese qe nje grup punonjesish te Institutit Albanologjik te Prishtines, disa ndoshta edhe studente te profesor Antonit, po e pengojne vendosjen e permendores se profesorit para ketij Instituti. Ne kemi nevoje qe keta njerez te medhenj t’i kemi ne mesin tone edhe ne bronz, qe kur te kalojne femijet prane t’i pyesin prinderit e tyre: “Kush eshte ky xhaxhi?” Po ashtu, profesori dy here u refuzua qe te pranohej ne Akademine e Shkencave dhe Arteve te Kosoves. E kush e meritonte kete me shume se profesor Antoni?! Por kjo nuk e shqetesonte fare profesor Antonin.

Profesor Anton Çetta sot eshte ulur kembekryq ne krye te vendit ne Akademine e Shqiptarizmit, shqiptaret ia kane ngritur permendoren ne zemrat e tyre. Do ta kujtojme e nderojme gjithmone plakun e urte te kombit tone!

Philadelphia, janar 2018

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Histori Tagged With: Kujtese, Prof. Anton Ceta, Sadik Elshani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT