Nga Sadik ELSHANI/Njeqind e njezet vite me pare, Emil Zola shkroi artikullin, letren e hapur, “J’accuse…!”, drejtuar kryetarit te Frances per nje padrejtesi qe i ishte bere nje kapiteni te Ushtrise Franceze. Kjo leter kishte ngjallur interesim te madh ne bote, prandaj me vone fjala “J’accuse…!” ka hyre ne shume gjuhe te botes si sinonim i tekstit ne te cilin shprehet nje pakenaqesi e madhe, nje neveri ndaj nje te keqe te madhe shoqerore. Eshte bere sinonim per nje paraqitje te guximshme publike te nje opinoni kunder abuzimit te pushtetit, fuqise ne pergjithesi.
“J’accuse…!” (une akuzoj) ishte nje leter e hapur (publike) e botuar me 13 janar te vitit 1898 ne gazeten “L’Aurore”, nga shkrimtari i njohur francez, themeluesi i rrymes se natyralizmit, Emil Zola (1840 – 1902). Ne kete leter Zola i drejtohej kryetarit te Frances, Felix Faure (1841 – 1899) dhe e akuzonte qeverine per antisemitizem dhe burgosjen e pafajshme te Alfred Dreyfusit (1859 – 1935). Dreyfus ishte nje kapiten ne Armaten Franceze me prejardhje hebreje, i cili ishte denuar me burg te perjetshem per spiunazh. Qysh ne fillim te letres Zola thekson se ishte detyrim i tij qe te fliste qarte, te shprehte mendimet e tija pa nguruar: Ai nuk deshironte qe te behej bashkefajtor ne kete parodi, qe naten te vizitohej shpesh nga fantazma e nje njeriu te pafajshem qe diku larg ishte duke vuajtur nga torturat e tmerrshme per nje krim qe nuk e kishte kryer. Zola i ve ne pah gabimet juridike dhe mungesen e evidences serioze. Letra ishte botuar ne faqen e pare te gazetes dhe kishte bere buje ne France dhe ne arenen nderkombetare. Ne ate kohe Franca po perjetonte nje periudhe te antisemitizmit dhe pervec anetareve te familjes, pak njerez e kishin mbrojtur Dreyfusin. Zola argumentonte se denimi i Dreyfusit ishte bazuar ne akuza te rrejshme per spiunazh dhe kjo ishte nje shkelje e drejtesise. Pastaj ai me fakte, ne menyre te detajuar tregon se kush ishin fajtoret e vertete. Zola ishte i vetedijshem se ai mund te denohej per ato qe shkruante dhe i cek ligjet ne baze te te cileve mund te bazohej denimi i tij. Dhe vertet ashtu ndodhi, Zola u persekutua per shpifje dhe u shpall fajtor me 23 shkurt te vitit 1898. Per t’iu shmangur burgosjes, ai u arratis ne Angli dhe ne qershor te vitit 1899 u kthye perseri ne France.
Dreyfus u shpall fajtor per tradhti ne nje gjyq sekret ushtarak, gjate te cilit atij iu mohua e drejta per ta pare, per ta shqyrtuar evidencen kunder tij. Armata ia hoqi gradat ne nje ceremoni poshteruese dhe pastaj e transferuan ne Devil’s Island (Ishulli i Djallit), nje koloni ndeshkuese e vendosur prane bregut te Guianes Franceze ne Ameriken e Jugut. Me 1899 Dreyfusi u kthye ne France per rigjykim, megjithese u shpall fajtor perseri, ai u fal. Ne vitin 1906 Dreyfusi e apeloi rastin e tij per ta anuluar gjykimin e fajesise se tij. Gjithashtu, ne vitin 1906 ai u nderua me Kryqin e Legjionit te Nderit.
Shkrimi i Zoles i vitit 1898 ne nje mase te madhe vleresohet ne France si treguesi me i shquar i forces se re te intelektualeve ne formimin e opinionit publik, medieve dhe shtetit. “Une kam vetem nje pasion: t’i ndricoje ata qe jane mbajtur ne terr, ne emer te njerezimit, i cili ka vuajtur aq shume dhe ka te drejte per lumturi. Protesta ime e zjarrte eshte thjeshte britma e shpirtit tim”, shkruan Zola ne fund te letres se tij dhe ben thirrje qe ta nxjerrin para drejtesise, sepse ai eshte duke pritur. Ky eshte ai roli fisnik e atdhetar i intelektualit, qe te mos hesht para se keqes, te ngre zerin kunder padrejtesive ne shoqeri, madje edhe atehere kur reagime te tilla shoqerohen edhe me rrezik. Edhe pa kete leter Zola do te gezonte famen e padiskutueshme si shkrimtar, por me pak fisnik e intelektual. Emil Zola perfaqeson ndergjegjen e njerezimit dhe eshte misherim i intelektualit te angazhuar per ta bere boten nje vend me te mire.
Cfare dallimi i madh ne mes te qendrimit te Zoles the qendrimit te disa intelektualeve, historianeve shqiptare kundrejt diktatures se eger komuniste ne Shqiperi. Disa intelektuale, shkrimtare, shkencetare me guxim e dinjitet e kundershtuan diktaturen dhe u perballen sy me sy me diktatorin, por qe perfunduan me rrjedhoja te tmerrshme: burgosje e pushkatim (Musine Kokalari, Sabiha Kasimat, Kasem Trebeshina, Trifon Xhaxhika e shume e shume te tjere). Te gjithe e kuptojme se diktatura komuniste ne Shqiperi ishte me e egra ne gjthe boten e Lindjes se atehershme dhe nje akt si ai i Zoles, veshire qe mund te ndodhte: njerezit ruheshin per jeten e tyre dhe te familjareve te tyre, shteti kishte ne dore cdo gje. Po si mund te ndodh sot, gati pas tridhjete vjeteve te shembjes se diktatures, qe disa historiane, gazetare ta mbrojne diktaturen dhe diktatorin, t’i mbrojne krimet dhe gjithe ato tmerre qe perjetoi populli shqiptar per gjysem shekulli?! I tille ishte reagimi i profesorit te historise, Pellumb Xhufit, i cili i mohon krimet e diktatures, duke pohuar se kampi i Tepelenes nuk ishte aq i keq, kur dihet se aty kane vdekur njerez, femije e te rritur. Cfare historiani e cfare intelektuali eshte ai qe nuk e sheh historine qe ka ndodhur para syve te tyre?! Njerezit qe e kane perjetuar ate ferr ende jane gjalle, nuk ka nevoje te hulumtohet neper arkiva, vetem degjoni rrefimet e tyre te tmerrshme. Ndersa gazetari Mustafa Nano u shqiptua ne nje interviste se Enver Hoxha nuk ka qene kunder Perendimit, kunder Europes, sepse ai vishej mire dhe se Shqiperia e asaj kohe nuk ka qene edhe aq e izoluar. Cfare niveli i ulet i te menduarit, cfare injorance! Zoti Nano harron se Shqiperia e kohes se diktatures vetem neper harta gjeografike ka qene pjese e Europes, se ne realitet Shqiperia ka qene ne ndonje planet tjeter. Kurrkush nuk i akuzon personat ne fjale dhe shume te tjere qe ne ate nuk e kundershtuan diktaturen (edhe pse disa te tjere e ben), por pse sot i mbrojne krimet e diktatures, kur tani dolen ne shesh te gjitha te zezat e atij sistemi te tmerrshem e cnjerezor. Nese atehere nuk kane mundur, sot menden, por nuk duan. U mungon ndjenja e keqardhjes, ndjenja e pergjegjesise – mendesia bolshevike eshte bunkerizuar thelle ne mendjen e tyre dhe eshte duke ua bllokuar arsyen, duke ua mbyllur syte para se keqes. Ky eshte thelbi i ceshtjes. Ai qe ben krime eshte kriminel, ndersa ai qe i mbron krimet eshte edhe me kriminel. Ka njerez qe e mbrojne Pellumb Xhufin se gjoja ai eshte nje historian i mire. Ai mund te jete edhe historiani me i mire ne bote, por kjo nuk ia jep te drejten qe t’i mbroje krimet e komunizmit, te solidarizohet me diktatorin e diktaturen dhe te tallet me viktimat. Ne Perendim keto qendrime jane te papranueshme, prandaj edhe ne Bruksel u anulua nje konference per Skenderbeun, ku ishte caktuar te merrte pjese edhe Pellumb Xhufi. Por sic duket ne Shqiperi cdo gje eshte e pranueshme, cdo gje tolerohet. Vite me pare diku lexova dy vargje te nje poeti shqiptar: “Cfare populli jemi ne/kur diktatori vdes ne shtrat”. Diktatori ka 33 vite qe kla vdekur (ne shtrat) dhe diktatura ka gati 30 vjet qe u shemb, por nje pjese e mire e shqiptareve ende e adhuron diktatorin dhe regjimin e tij te eger. Kete e deshmon edhe nje vezhgim, ankete qe u publikua disas muaj me pare.
Intelektualet duhet te jene pjesa me e ndergjegjesuar e nje kombi, te ndricojne, te rrezatojne vlera kombetare e njerezore, te ngriten mbi nivel dhe jo te behen peng i politikes se dites, ideologjise e klaneve partiake. Te frymezohen nga Emil Zola, Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e shume intelektuale te tjere te guximshem! Shoqerise shqiptare po i mungon nje: “J’accuse…!”, madje teper e vonuar.
Filadelfia, 22 prill 2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.