• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJOFTIM I VATRES PER FESTIMIN E PAVARESISE SE KOSOVES

January 22, 2016 by dgreca

VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE KREMTOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS/
Njoftohet Komuniteti Shqiptar në Nju Jork dhe rrethina se me 14 Shkurt 2016, Ditën e Dielë,duke filluar
nga mesdita, ora 12-5. pm, VATRA dhe BASHKËSIA SHQIPTARE organizojnë Festimin tradicional të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm, mes komunitetit shqiptar, në këtë festim do të jenë Komunitetet
Fetare dhe Diplomatët Shqiptarë.
Festa organizohet në MAESTRO’S RESTORANT.
1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462
– Konsulli i Republikës së Kosovës z. Ylber KRYEZIU do të mbajë fjalën përshëndetse me rastin e 8 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
– Moderatore: Aida GASHI
Krahas argëtimit muzikor, kwngwve dhe valleve nwn drejtimin e DJ Bendis MANI, do të ketë ushqime dhe pije pa kufizim.

Të rriturit: $ 60.00
Fëmijët deri në 12 Vjeç- $20.00
Mund të rezervoni biletat në nurmat e telefonave të anëtarëve të Komisionit të festës.

KOMISIONI ORGANIZATOR

1- Kryetar:   Pashko Camaj-516- 902-0588

2-Zv/kryetar: Saimir Dashi,  cel :347-401-8519.

3-Anëtar: Marjan Cubi,  cel:914-316-0045.

4-Anëtar:         Hakik Mena,   cel:201-993-0833

5-Anëtar:         Isuf Rexhaj,     cel:917-626-5782

6-Anëtar:         Fuat Mamo,    cel:201-893-6776

7-Anëtare:       Arjana Elezi     cel:917-445-4126

8-Anëtar:         Fitim Krasniqi,  cel:347-755-1486.

Filed Under: Vatra Tagged With: festimi i pavaresise, se Kosoves, Vatra

Konfrontimi i rrënjëve të tatëpjetës së Kosoves

January 5, 2015 by dgreca

nga Shirley Cloyes DioGuardi/
Gjashtë vite pasi “pavarësia e mbikqyrur” filloi në Kosovë dhe 15 vite pasi sulmet ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës gjenocidiale në Kosovë, dhjetori i 2014 shënon një pikë kthese dëshpëruese në historinë më të re të Kosovës. Ngërçi gjashtë mujor në procesin politik të Kosovës që pasoi zgjedhjet e përgjithshme me 8 qershor dhe që mbaroi me ndarjen e koalicionit që kundërshtonte kthimin e Hashim Thaçit në pushtet si kryeministër dhe të partise së tij, Partisë Demokratike të Kosove (PDK), e ka thelluar deficitin demokratik të Kosovës. Me zgjedhjen nga Parlamenti i Kosovës me 8 dhjetor të Isa Mustafës si kryeministër, Hashim Thaçit si zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm, Kadri Veselit, ish kryetarit të shërbimit të dyshimtë sekret (SHIK) si Kryetar i Parlamentit, bashkë me emërimin e një numri të madh ministrash dhe zëvendësministrash, politika elite që e ka ndaluar Kosovën të lulëzojë e të përparojë gjatë dekadës së fundit është kthyer në pushtet.
Përderisa Beogradi ka marrë çdo masë të mundshme që nga fundi i luftës për të mbajtur dominimin e tij mbi Prishtinën dhe për të destabilizuar Kosovën e rajonin, dhe përderisa Përëndimi ende ka për ti dhënë Kosovës sovranitet të plotë dhe ta pranojë atë në institucionet ndërkombëtare, shumica e elitës politike të Kosovës mban përgjegjësinë për përkeqësimin politik dhe ekonomik të vendit sepse ata kanë dështuar që të angazhohen seriozisht në shtet-ndërtim. Në vend se të mbështesin sundimin e ligjit, ata i kanë mbushur xhepat e tyre duke kërkuar haraç dhe duke emëruar në pozita të rëndësishme anëtarë të pakualifikuar të familjeve të tyre. Në vend se të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, aktivitetet e tyre privatizuese kanë çuar në projekte të diskutueshme që i kanë pasuruar ata dhe partnerët e tyre të huaj. Si rezultat, papunësia tani është të paktën 40% (është mbi 60% në grupmoshat 18-30 vjeç) dhe rinia kosovare po braktis vendin masovisht, kryesisht në mënyrë ilegale.

Në kundërshtim me deklaratat e tyre se ata nuk luajtën rol në dhënien fund të ngërçit politik të pas-zdhedhjeve, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ushtruan presion të madh mbi LDK-në, e cila fitoi 30 vende në zgjedhjet e fundit të Kosovës, që ta linte koalicioinin dhe të formonte koalicion me PDK-në, e cila fitoi 37 vende në Parlamentin me 120-vende. Perëndimi preferoi status-quo në mënyrë që të çonte përpara politikën e saj që ta paqësojë Serbinë, të cilën ata në mënyrë të gabuar e shohin si motorrin e ardhshëm të zhvillimit ekonomik dhe politik në Evropën Juglindore.
Bashkimi Evropian e ka dështuar popullin e Kosovës duke bërë retorikë të thatë për sa i përket dhënies fund të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përderisa në të njëjtën kohë bëhet bashkë me anëtarët e korruptuar të elitave politike të Kosovës. BE-ja është bërë pjesë e problemit me zbulimin e kohëve të fundit nga një britaneze se gjykatësit dhe prokurorët që përfaqësojnë EULEX-in kanë mbrojtur politikanë të pushtetshëm duke mbuluar evidencë të korruptimit të tyre. BE-ja gjithashtu e ka kthyer Kosovën në “geton” e fundit evropiane duke e shpërblyer Serbinë e duke mos i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave – diçka që Parlamenti i Kosovës duhet të shqyrtojë menjëherë.
Liberalizimi i vizave është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonimik, por edhe për arsyen se izolimi i Kosovës i ka dhënë ngritje depërtimit të rrezikshëm e të paparë të islamit radikal. Përderisa kosovarëve nuk u lejohet të udhëtojnë për në Evropën Perëndimore apo Bashkimin Evropian, ata janë të lirë të udhëtojnë për në lindje në Turqi e më tej. Fundamentalistat islamikë nga bota arabe kanë qenë duke financuar lëvizje politike, ndërtuar xhami aty ku kurrë nuk ka pasur në Kosovë, dhe duke u dhënë para grave që jetojnë në varfëri si këmbim që ato ti veshin shamitë dhe ti dërgojnë bijtë e tyre në shkolla fetare. Për herë të parë që nga 1912 (kur okupimi 425 vjeçar i trojeve shqiptare nga Perandoria Turke Osmane u përmbys) fundamentalistat islamikë, të refuzuar gjerësisht nga shqiptarët në gjithë Ballkanin, ia kanë dalë që të infiltrojnë një popullsi laike muslimane, të cilët kanë jetuar krah për krah me fqinjët katolikë, të krishterët ortodoks, dhe hebrenjt në harmoni për vite e shekuj të tërë. Islami radikal është në kundërshtim me modelin shqiptar të islamit, thelbi i të cilit është toleranca ndërfetare, respekti, dhe mirëkuptimi.
Qeveria e SHBA-ve gjithashtu e ka dështuar popullin e Kosovës duke iu bashkuar BE-së në ngritjen elitave politike të korruptuara të Kosovës. Në këtë proces, Amerika e ka abuzuar fuqinë e saj tek shqiptarët, grupi etnik më pro-Amerikan e pro-demokraci në Evropën Juglindore. Duke ia dorëzuar pushtetin pas luftës pothuajse pa përjashtim atyre që do t’u bindeshin kërkesave të Perëndimit, Perëndimi dështoi që të shrytëzonte expertizën dhe shkollimin e shumë profesionistëve kosovarë. Duke qenë e dyta kundrejt Evropës, administrata e SHBA-ve i ka mundësuar Beogradit që të hyjë në vakumin e krijuar nga mungesa e unitetit dhe vendosshmërisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, pesë nga të cilat refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Në të njëjtën kohë, shumë kosovarë e mendojnë vetveten si minoritet i shtypur, të nënshtruar ndaj tekave të Serbisë, Rusisë, dhe BE-së që konspirojnë kundër vendit më të ri në botë. Realiteti është që shqiptarët janë shumica dërrmuese e shtetit të ri dhe në vend se të vajtojnë rreziqet e vërteta e të imagjinuara ndaj egzistencës së Kosovës, zyrtarët e zgjedhur duhen të përqëndrohen në punë të qeverisjes, policisë, ofrimin e energjisë, ujit, shkollimin adekuat, dhe kujdesin shëndetësor për të gjithë qytetarët, dhe të paraqitjes së masave anti-korrupsion në çdo institucion publik, si lokal ashtu edhe në nivel qëndror.
Qeveria e Kosovës e ka fuqinë ta ndryshojë të ardhmen e bisedimeve Prishtinë-Beograd duke marr kontrollin mbi marrëdhëniet me serbët në Kosovën veriore. Gjithashtu, ajo ka fuqinë që ti rezistojë krijimit të gjykatës speciale për krime lufte për Kosovën, kur as shumë pak trupa serbë paramilitare e militare nuk janë sjellur para drejtësisë për okupimin 10-vjeçar të Kosovës, dëbimin e një milion kosovarëve, dhe vrasjen e dhunimin e mijërave pa u ndëshkuar fare prej 1998-1999. Qeveria e Kosovës mund të përqëndrohet në sjelljen e kësaj padrejtësie para vëmendjes ndërkombëtare. Kjo thjesht është çështje e vullnetit politik.
Kosova mund të jetë e suksesshme, por nuk do ta arrijë atë po qe se kosovarët nuk ngriten përballë problemeve dhe nuk bëhen zot të fatit të tyre. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një gjendje të limbos politike dhe ekonomike dhe ajo do jetë në mëshirën e fuqive të huaja. Ka ardhur koha që kosovarët, sidomos të rinjtë, ta shfrytëzojnë momentin dhe të nisin veprime jo të dhunshme që të sjellin vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj tatëpjetës që e ka marrë Kosova. Është po ashtu koha që burrat dhe gratë e afta në diasporën shqiptare – shumë prej të cilëve ia kanë kthyer shpinën Kosovës që kur pavarësia u deklarua me 2008 – ta ndihmojnë Kosovën që të dalë nga situatata dëshpëruese sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Përndryshe, Kosova do të vazhdojë të rrësqasë në një limbo ekonomike e politike, dhe do të jetë në mëshirën e vazhdueshme të fuqive të huaja.
Ky shkrim është përkthyer në shqip nga Luan Mazreku.

Filed Under: Analiza Tagged With: Konfrontimi i rrënjëve, se Kosoves, Shirley Cloyes DioGuardi, të tatëpjetës

Deklaratë mbi formimin e qeverisë së re në Kosovë, nga kongresisti Eliot Engel

December 15, 2014 by dgreca

Engel:”Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës, dhe unë shoh përpara për të punuar me këtë qeveri të re për të përmbushur sfidat që ka përpara.”/
UASHINGTON, DC – Kongresiti Eliot Engel – i cili konsiderohet një ndër lobistët më të rëndësishëm të çështjes shqiptare në Kongresin Amerikan – me anë të një deklerate zyrtare ka përgëzuar formimin e qeverisë së re të Kryeministrit Isa Mustafa – nëpërmjet kualicionit LDK – PDK.
Miku i madh të shqiptarëve dhe të Kosovës, kongresisti demokrat Eliot Engel, bashkëkryetar i Komisionit për çështje Shqiptare në Kongres, e quan në dekleratën e tij – lajmin se u formua qeveria e re si: “Një lajm të mirë për Uashingtonin”.
Mbasi, siç thotë ai duke shprehur bindjen e tij, se edhe: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës, dhe unë shoh përpara për të punuar me këtë qeveri të re për të përmbushur sfidat që ka përpara.”
Përfaqësuesi i Qarkut 13-të të Nju Jorkut – Eliot L. Engel, demokrati kryesor në Komitetin e Kongresit për Punë të Jashtme, sot bëri deklaratën e mëposhtme në lidhje me formimin e një qeverie të re- kualicioni në Kosovë:
“Formimi i javës që lamë pase një qeverie të re në Kosovë – është një lajm shumë i mirë. Në qershor, populli i Kosovës shkoi në votime, dhe zgjodhi udhëheqësit e tyre, të cilët ripohuan angazhimin e tyre për demokracinë,” dhe unë i përgëzoj ata në formimin e qeverisë së re, shprehet në dekleratën e tij zyrtare krogresistit Eliot Engel.
Deklerata e cila është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit, thotë se “Këtë shkurt( 17 Shkurt 2015), Republika e Kosovës feston shtatë vjetorin e pavarësisë, dhe unë pres që të punojmë me qeverinë e re në çështjet më të rëndësishme që duhet të adresohen në: avancimin e Integrimit Euro-Atlantik të Kosovës, duke shtuar më shumë njohje, forcimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, dhe normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në fund përfaqësuesi i Qarkut 13-të, të Nju Jorkut – Eliot L. Engel, demokrati kryesor në Komitetin e Kongresit për Punë të Jashtme, thotë se është i bindur se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës, dhe unë shoh përpara për të punuar me këtë qeveri të re për të përmbushur sfidat që ka përpara.”/Beqir SINA/

Filed Under: Rajon Tagged With: deklarate, Eliot Engel, per formimin e qeverise, se Kosoves

Mentor Ibrahimi, nga Ushtarak në Akademinë Mbretërore, toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës

March 18, 2014 by dgreca

PRISHTINE : Mentor Ibrahimi, është një ish-nxënës i Universitetit Amerikan të Kosovës – AUK, klasës të 2011, shkruan faqja e internetit të Universitetit Amerikan të Kosovës. Ai u bashkua me akademinë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Qendrën për Studime Universitare. Ky program ushtarak në akademinë C.U.S. shkon paralelisht meProgramin akademik AUK . Ai u diplomua me sukses nga A.U.K. në Menaxhim dhe Media Grafikët e Komunikimit .Në të njëjtën kohë , ai u diplomua nga C.U.S. dhe u promovua me gradën e dytë të togerit. Mentori tani mban postin e togerit të Parë në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe shërben si udhëheqës toge në Batalionin e Reagimit të Shpejtë të kësaj Force. Mentori konsideron se shumica e subjekteve që mësohen në AUK ishin të dobishme në punën e tij të përditshme , duke ndihmuar atë të kuptojnë strukturën e organizatave , rëndësinë e punës ekipore , mënyrën se si njerëzit sillen në organizatat , dhe domosdoshmërinë dhe rëndësinë e komunikimit të mirë . Përvoja në A.U.K. natyrisht ka luajtur një rol të rëndësishëm në të, duke e bërë atë një – udhëheqës më të mirë në ekip.Vlerat dhe njohurit e promovuara në C.U.S. dhe A.U.K. klasat së bashku me mjedisin social kan luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e Mentorit, një ofertë të pranimit në akademinë prestigjioze Mbretërore Ushtarake Sandhurst – Akademisë Ushtarake të Britanisë së Madhe , në Surrey . Kjo akademi ushtarake u themelua 200 vjet më parë dhe ka pasur si studentë të saj disa krerë të rëndësishëm nga vende të ndryshme .

Në mesin e alumni – të dalluarave të saj janë Sir Winston Churchill , Princi William i Anglisë , Mbreti Hamad bin Isa Al Halife i Bahrein , Mbreti Abdullah II i Jordanisë , dhe kështu me radhë . Krahas trajnimit ushtarak në udhëheqjen ushtarake , menaxhimit, planifikimit , operacioneve dhe klasa e komunikimit , Mentori shkëlqeu në kurset akademike të ofruara në Sandhust që lidhen me studimet e luftës , marrëdhëniet e mbrojtjes dhe ndërkombëtare , si dhe komunikimin dhe shkencat e sjelljes .

Me sfond nga AUK , punë e vështirë dhe sinqerit , i dha atij të drejtën të marrë edhe Çmimin për Shkenact e Aplikuara dhe Komunikim në Baharien për performancën më të mirë në temën e Komunikimit dhe Shkencave ,që kanë të bëjnë me diversitetin e studentëve dhe stafit në AUK dhe C.U.S.

Mentori është i përgatitur për t’u përshtatur në këtë sistem dhe kulturë të re shumë shpejt . Kjo përvojë rezultoi në miqësi të qëndrueshme me oficerë nga e gjithë bota . Të jesh në gjendje për të ndarë njohuritë me studentë të tjerë të shquar është një nga privilegjet në ndjekin akademi të tilla . “Ishte një përvojë e madhe për të përfaqësuar vendin tim dhe për të krijuar marrëdhënie me liderët e ardhshëm të vendeve të ndryshme . “, – thotë ai kur flet për përvojën e tij në Sandhurst. Sot , Mentori me krenari shërben ne vendin e tij dhe kryen funksionet si toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës./Përgatiti Beqir Sina/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Sigurisë, Mentor Ibrahimi, nga Ushtarak në Akademinë Mbretërore, se Kosoves, toger në Forcën

NJE FESTIM NDRYSHE PER PAVARESINE E KOSOVES

February 21, 2014 by dgreca

Në Uashington, pavarësia e Kosovës festohet pak më ndryshe: me flaut, recitime, fakte, fotografi, verë dhe “fli”/

Ne Foto: grupi organizator i festimeve te 6 vjetorit te Pavaresise nga komuniteti shqiptar ne Uashington/

Kur përdoret shprehja standarde se “komuniteti shqiptar i këtij ose atij qyteti të botës festoi pavarësinë e Kosovës”, zakonisht mendja të shkon te një grumbull i gjallë njerëzish që këndojnë, kërcejnë dhe hanë, duke uruar njëri-tjetrin dhe duke marrë poza me gotat plot, fotografi të cilat të nesërmen i shikon rëndom në Facebook.

Disa anëtar nga grupi i profesionistëve shqiptarë të Uashingtonit vendosën ta festojnë ndryshe 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës të mërkurën mbrëma. Muzika nuk mungoi, por kësaj here ishin tingujt e flautit të Klodina Kabashi Morinës (http://www.klodinakabashimorina.com/), që sillte plot finesë në mes të Uashingtonit muzikën e bukur të kompozitorit shqiptar Rauf Dhomi.

Në një kënd tjetër, të pranishmit mund të shijonin në ekran pamje mahnitëse nga Kosova (#InstaKosova) të përpiluara nga Rilind Latifi dhe Behar Xharra, disa nga organizatorët kryesor të aktivitetit “Gëzuar Kosovë!”. Një album i fotografes së talentuar Ferka Shala Rothschild (www.fashphotostudio.com)  ishte mjaft përfaqësues i bukurive kosovare, të shprehura në një mënyrë elegante dhe dinjitoze.

“Suzana Frashëri nga Kuçova, specialiste në fushën e së drejtës që punon për firmën e rekrutimit të avokatëve Arcade Recruitment Company,  recitoi nën tingujt e muzikës “Vargjet e Mia”, poezi nga Mark Krasniqi dhe “Lulebore” të Flora Brovinës, poezi te sygjeruara dhe siguruara nga stafi i bibliotekes ndërkomunale “Ibrahim Rugova” ne Gjakovë.

Alban Pruthi, një ndër organizatorët e tjerë të këtij aktiviteti kulturor tha se ideja ishte e thjeshtë: profesionistet shqipetarë në Uashington deshën t’i tregojnë botës se shtetin e ri të Kosovës duan ta ndërtojnë me kulturë, kreativitet, dije, vepra, profesionalizem, , dhe bashkepunim dhe jo përmes ahengjeve apo koktejeve të zakonshme.

Dhe u takonte. Për ata që nuk e dinë, komuniteti shqiptar i Uashingtonit dhe i rretheve të tij ka një bërthamë profesionistesh shqiptarë mjaft inteligjentë e të kulturuar që punojnë me ajkën e këtij qyteti të rëndësishëm. Me profesionalizmin e tyre, ata u bëjnë nder institucioneve amerikane dhe nderkombetare si Grupi i Bankës Botërore , Fondi Monetar Ndërkombëtar, universiteteve, organizatave dhe firmave të mëdha konsulente, për të cilat kryeqyteti amerikan është i njohur. Në të gjithë qytetet e rëndësishëm të Amerikës ka bërthama të tilla shqiptarësh të talentuar, por jo kudo ata arrijnë të bashkëpunojnë dhe organizohen.

Alban Pruthi, i cili vetë punon për Grupin e Bankës Botërore dhe ka një mijë punë në ngarkesën shtypëse që të imponon kryeqyteti amerikan, thotë se të rinjve shqiptarë nuk u mungon potenciali, por ata kanë nevojë për më shumë energji dhe dedikim që të organizohen në një mënyrë të re, të bashkojnë dijet për të bërë gjëra me të cilat do të ndihmojnë veten dhe vendlindjen e tyre, Kosovën dhe të gjithë rajonin e mbarë botën.

Zakonisht aktivitete kulturore dhe promovuese të këtij lloji organizohen nga ambasadat dhe konsullatat me fonde të qeverisë. Por këta profesionist zgjodhën një rrugë tjetër – ndonëse bashkëpunuan me ambasadën e Kosovës për transportimin e verës kosovare (http://www.stonecastlewine.com/) nga Nju Jorku, sigurimin e flamujve, dhe disa fotografive (#InstaKosova) shpenzimet erdhën nga xhepat e grupit të profesionistve shqipëtarë nga zona e Uashingtonit.

Ju mund ta merrni me mend si ndodh zakonisht në aktivitete festive të komunitetit shqiptar. Disa zyrtarë ngrihen dhe mbajnë fjalime të gjata, të mërzitshme dhe të formatit standard, nga të cilat njeriu nuk mëson asgjë. Në të shumtën e rasteve njerëzit bëjnë zhurmë dhe nuk e kanë mendjen te fjalimi. Shpesh, ne ia hedhim fajin vetes që nuk dimë të respektojmë atë që flet. Në aktivitetin e këtyre profesionisteve të përkrahur nga Fondacioni El-Hibri (http://elhibrifoundation.org/), që ofroi hapsirën elegante në objektin e tyre falas, nuk ndodhi kështu. Ata pak njerëz që folën, e thanë shkurt dhe qartë atë që duhej thënë. Ata folën kryesisht për çka përfaqëson Kosova sot dhe çfarë përpiqet të arrijë shteti i ri. Të gjithë që dëgjonin ishin mjaft të interesuar dhe vemendja ishte plotësisht e përqendruar, sepse ata që flisnin dinin ta shprehnin me kulturë dhe me elegancë idenë që donin të thoshin.

Më pëlqeu sidomos prezantimi me një video të shkurtër i disa fëmijëve nga shkolla “Rrezor” e komunës së Malishevës (http://www.youtube.com/watch?v=9vK-rnBYIDI). Nuk duhet më shumë se një dekadë e gjysmë që këta fëmijë t’i shohim të rritur, njerëz që do të fillojnë të marrin përgjegjësitë e shtetit të ri. Sot ata flasin me drojën e zakonshme të një shtatë-vjeçari, por koha kalon shpejt dhe ne do të duam të shohim te këta të rinj të ardhshëm dritën e kulturës dhe të qytetërimit. Kjo të sjell në mendje se çfarë pune kolosale kemi përpara për të ndihmuar Kosovën tonë, për të ndihmuar që atje të rritet një brez sa më pranë modeleve të përparuar kulturorë që ofron bota dhe sa më larg fanatizmit, dhunës dhe paragjykimeve.

Në aktivitet u prezantua edhe ushqimi i Kosovës i përgatitur nga Valentina Gashi dhe Ferka Shala Rothschild. Çfarë ka të veçantë Kosova? Menjëherë mendja na shkon te “flija”. Duke qenë se në Uashington është e vështirë të bësh “fli”, (me saç jo e jo) kishte nga të pranishmit që nuk e kishin provuar kurrë këtë specialitet të famshëm, ndonëse emrin ia kishin dëgjuar. Nga pak “fli” e shoqëruar me verë cilësore na bëri vërtet të ndjejmë se Kosova ofron ushqim të shijshëm dhe origjinal. Natyrisht askush nuk kishte ardhur për të ngrënë e për të pirë dhe për ta festuar pavarësinë e shtetit të ri me shishen e rakisë deri në mëngjes. Kjo ishte një ngjarje kulturore prandaj “flija”, djathi dhe vera kosovare të prezantuara këtu ishin thjesht për kulturë dhe në masën që e bëjnë njeriun të thotë: shijova pak Kosovë dhe u kënaqa duke mësuar.

Në aktivitet u prezantuan edhe fakte interesante për Kosovën të përgatitura nga disa vullnetarë nga grupi i profesionistëve në Uashington dhe disa bashkëpuntorë nga Kosova. Secilit të ftuar i jepej një zarf, brenda të cilit kishte një kuriozitet për Kosovën që të ngelet në mendje. Për shembull, në zarfin që më ra mua, ishte shkruar: Çarshija e Madhe është perla kulturore e qytetit të Gjakovës, që shërben si një vend për të bërë biznes, për t’u takuar dhe për t’u përzierë me njerëz, duke shijuar një muzeum të gjallë. Meqenëse kam qenë në Gjakovë vetëm kalimthi, jam shumë kureshtar të shkoj të shikoj Çarshinë e Madhe, sepse vërtet duhet të jetë një vend interesant. Këtë fakt nuk do ta kisha ditur po të mos kisha qenë në shoqërinë e këtij grupi të mrekullueshëm të profesionistëveshqiptarë që dinë të festojnë me dinjitet dhe që kanë plane për aktivitete po kaq të bukura për të ardhmen.

Korrespondenti i Diellit /Uashington

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i 6 vjetorit te Pavaresise, ne Uashington, Nje festim ndryshe, se Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT