• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme në detyrë

January 31, 2017 by dgreca

1 ProkurorjaShtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme në detyrë Sally Yates, për arsye se refuzoi zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për emigracionin dhe refugjatët.Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Yates “ka refuzuar të zbatojë një urdhër të ligjshëm që synon të mbrojë qytetarët e Shteteve të Bashkuara”.

Të hënën pasdite, zonja Yates u tha juristëve të Departamentit të Drejtësisë të mos nxjerrin argumente ligjore në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump. Yates “ka tradhtuar Departamentin e Drejtësisë,” tha Shtëpia e Bardhë.Ajo njoftoi gjithashtu se Dana Boente, prokuror i Distriktit Lindor të Virxhinias është emëruar Prokuror i Përgjithshme në detyrë.Zoti Boente e bëri betimin të hënën mbrëma në orën 21:00 sipas orës së Uashingtonit.Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump çoi në një përplasje mes Shtëpisë së Bardhë dhe zonjës Yates, e cila ishte emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama dhe duhet të shërbente si Prokurore e Përgjithshme deri në konfirmimin e zotit Jeff Sessions, i emëruar në këtë post nga zoti Trump.

Trump mbron urdhrin ekzekutiv

Presidenti Donald Trump ka vazhduar t’i dalë në mbrojtje urdhrit ekzekutiv për të ndaluar futjen e refugjatëve dhe udhëtarëve nga shtatë vende kryesisht myslimane, ndërkohë që grupe për të drejtat e njeriut janë betuar të vazhdojnë padi ligjore dhe kur në qytete të ndryshme mijëra vetë po zhvillojnë protesta. Demokratët po përgatiten të propozojnë project-ligje për ta bllokuar zbatimin e urdhrit.Në një seri komentesh në Twitter të hënën, zoti Trump tha se Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly i kishte thënë se “çdo gjë po ecën mirë, vetëm me probleme të vogla”.

Pentagoni po harton një listë me emrat e irakianëve të cilët kanë mbështetur personelin amerikan dhe të koalicionit për t’i përjashtuar ata nga vendimi i Presidentit Trump.

Zyrtarët thanë të hënën se lista do të përfshijë ata që kanë demonstruar ndjeshëm angazhimin e tyre në mbështetje të forcave amerikane. Ajo do të përfshijë kategori të tilla si përkthyesit, shoferët dhe forcat irakiane që mund të jenë duke u stërvitur në SHBA.

Reagon ish presidenti Obama

Një zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama thotë se zoti Obama “në thelb nuk pajtohet” me diskriminimin që vë në shënjestër njerëzit bazuar në fenë e tyre.Deklarata nuk e përmend në mënyrë konkrete urdhrin e Presidentit Donald Trump, ndonëse aludon për të.Shtëpia e Bardhë tha se urdhri në fjalë nuk është ndalim për myslimanët, sepse dhjetëra shtete me shumicë myslimane nuk përfshihen në të.Zëdhënësi i zotit Obama, Kevin Lewis, thotë se Obama është i inkurajuar nga përmasat e angazhimit që po shihet kudo në vend. Ai i referohej protestave kundër urdhrit të zotit Trump mbi emigracionin dhe refugjatët.Ndërkohë, një numër në rritje ligjvënësish republikanë kanë shprehur shqetësime në lidhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump.Urdhri, i cili u nënshkrua të premten, përfshin një ndalim 120 ditësh të pranimit të refugjatëve dhe një ndalin 90 ditësh për persona nga Iraku, Irani, Siria, Somalia, Sudani, Libia dhe Jemeni.

Urdhri ekzekutiv dhe aeroportet

Zbatimi i tij është shoqëruar me konfuzion në aeroportet amerikane, ku në disa raste njerëz me statusin e banorët të përhershëm në SHBA janë ndaluar për t’u marrë në pyetje para se t’u lejohej futja në vend.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare nxori të dielën një deklaratë ku përpiqet të sqarojë urdhrin, duke thënë se e konsideron “futjen e personave me statusit të banorit të përhershëm si çështje të sigurisë kombëtare”.Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se qeveria ruan të drejtën të anulojë viza në raste të caktuara, nëse është e nevojshme, në të mirë të sigurisë kombëtare.Këto sqarime pasuan një urdhër nga një gjykatë federale në Nju Jork për të pezulluar përkohësisht deportimin e personave që kishin mbërritur në aeroporte amerikane me viza të vlefshme ose të cilëve u ishte miratuar statusi i refugjatit.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Analiza Tagged With: Prokurorja e Përgjithshme, SHBA, Shkarkohet

SHBA, Kongresi i ri bën betimin

January 3, 2017 by dgreca

*Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve/

1-kongresi

*Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta fillojë mandatin e tij me një Kongres të kontrolluar nga republikanët.Kongresi i 115 i SHBA bëri të martën betimin në Uashington. Republikani Paul Ryan u zgjodh pa vështirësi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Në Senat, republikanët kanë paraqitur një projektligj që do t’i paraprijë përpjekjes së tyre për të shfuqizuar reformën e kujdesit shëndetësor të Presidentit Obama.

Ndërkaq, kryetari republikan i Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme tha se seancat e konfirmimit për kandidaturën e zotit Rex Tillerson si Sekretar i Shtetit do të fillojnë javën tjetër dhe pritet të zgjasin dy ditë. Komisioni do të marrë shumë shpejt një deklaratë të hollësishme financiare nga zoti Tillerson, i cili ka punuar për firmën Exxon Mobil prej 43 vjetësh.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta fillojë mandatin e tij me një Kongres të kontrolluar nga republikanët. Por megjithë zotimet ambicioze që bëri gjatë fushatës për reforma në kujdesin shëndetësor, në politikat fiskale si dhe për shkurtime buxhetore, asgjë nuk është e garantuar për presidentin e ardhshëm:

Në fillim të dhjetorit u pa një moment uniteti pas takimit të Kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump.“Jemi shumë entuziastë për mundësinë që kemi t’i futemi menjëherë punës për ta vënë vendin në rrugën e duhur,” tha zoti Ryan.

Për presidentin e ardhshëm suksesi do të matet nga disa reforma të rëndësishme:“Donald Trumpi do të përpiqet të sigurojë ulje masive taksash, ndërkohë që ka premtuar shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, dhe ka propozuar projekte në infrastrukturë me shpresën se do të mund të deklarojë fitore në këto përpjekje për reforma brenda 100 ditëve të para,” – thotë analisti Norm Ornstein.

Për amerikanët, të cilët me votën e tyre sollën këtë qeverisje republikane në Uashington, suksesi matet me reforma në politikat e imigracionit, me ekonominë dhe shkurtime në programet qeveritare. Edhe pa ardhur zoti Trump në Shtëpinë e Bardhë, Kongresi është mobilizuar për të anuluar ligjin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor.

Por republikanët kanë vetëm një shumicë të ngushtë në Senat dhe do të duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos anulojnë elementë të ligjit që gëzojnë popullaritet, në mënyrë që të mos humbin kapital të nevojshëm politik.

“Do të ketë një numër të mjaftueshëm demokratësh në Senat që mund ta pengojnë procesin, por çfarë do të nxjerrin në atë mënyrë?” pyet udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Kandidaturat e zotit Trump për poste kabineti kërkojnë konfirmim në Senat. Pritet që të dyja partitë të ngrenë pyetje të forta për këta kandidatë, shumë prej të cilëve nuk kanë eksperiencë në qeveri.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët do t’u bëjnë rezistencë planeve të kryetarit Paul Ryan, për të reduktuar programet qeveritare të asistencës.

“Demokratët në Kongres dhe miliona amerikanë në të gjithë vendin do ta bëjnë shumë të qartë se nuk duan shkurtime në programin e kujdesit shëndetësor për të moshuarit”, thotë Nancy Pelosi, Udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Shkurtimet do të binin ndesh me premtimet e zotit Trump për të mos i prekur këto programe. Ndërsa për tregtinë ai mund të ndeshë kundërshtime të forta nga vetë republikanët:

“E dimë që shumë nga ato që premtoi Trumpi nuk janë gjëra që i duan republikanët. Lind pyetja, sa do ta përdorë Trumpi autoritetin e tij për urdhra ekzekutivë, i acaruar që Kongresi nuk po bën ato që i kërkon ai,” thotë analisti Norm Ornstein.

Përgjigja që do të marrë kjo pyetje mund të diktojë nëse uniteti mes republikanëve do të vazhdojë, edhe pas 100 ditëve të para të presidencës Trump.(Kortezi:Zeri i Amerikes)

Filed Under: Analiza Tagged With: bën betimin, Kongresi i ri, Paul Ryan, SHBA

Mijëra besmitarë katolikë shqiptarë në SHBA festuan Krishtlindjet

December 26, 2016 by dgreca

Nata e Shejtë e Festës së Krishtlindjes në Kishën Zoja e Shkodrës në New York/
   15698136_660185190827037_8568731517721055427_n 1-dom-pjetri2-mesha3-mesha5-dyshe
 Nga Beqir SINA/NEW YORK : Në të gjitha kishat katolike shqiptare në Amerikë dhe Kanada, është mbajtur mbrëmë në mesnatë Mesha solemne e Krishtlindjeve, dhe Mesha e së dielës, të cilat i udhëhoqën meshtarët e tyre, në Kishën Zoja Pajtore, Kishën e Shën Palit, Detroit, Kisha Katolike Shqiptare në Toronto -, dhe në Kishën Zoja e Shkodrës në New York .Më shumë se nji mijë besmitarë, u mbodhën mbrëmë sipas një video stream të trasmetuar në rrjetin social Facebook, ishin në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, për Christmas Eve Mass. Kisha ishte mbushur përplot me besimtarë aq sa ehde nuk kishte vend nga besmitarët të cilët erdhën për të festuar Meshën në natën e shenjtë.
“Krishtlindja, tha famullitari Dom Pjetër Popaj, është një ditë për të festuar lindjen e Jezusit, kështu që është shumë e rëndësishme për të marrë pjesë në këtë Meshës, sidomos për shkak se ajo është e tillë e shjetë, në një kohë të bukur të vitit të jemi së bashku këtu të presim në prehrin tonë lindjen e Krishtit”.
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, me famullinë e saj me gëzim të madh gjatë gjithë ditës, dje edhe sot ka hapur dyert e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që t’i bashkëngjiten në gëzimin e festës së Lindjes e Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit, një nga festat më të mëdha të kishës Katolike në mbarë njerëzimin.
Të shtunën, më  24 dhjetor 2016  u kremtua së pari procesioni ora në Vigjilja e Krishtlindjes . Një ceremoni, kjo, e cila u shoqërua me pritja solemne nga famullitari shembullor, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016. Afër mesante më pastaj u mbajt Mesha e Madhe, e cila nisi me një Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.Mesha solemne e Krishtlindjes në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, të cilën e udhëhoqi Meshatri Dom Pjetër Popaj – u ndoq nga më shumë se 1500 besimtarë katolikë shqiptarë, të cilët kremtuan së bashku gëzimin e Lindjes së Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit – Gloria in exelsis Deo!Ndërkohë, që sot e diele, 25 dhjetor 2016 – Dita e Krishtlindjes, nisë në ora 11:00: me Meshë në Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, mëpastaj festa ka vazhduar me gostit dhe vizitat e familjarve me tryezat e mbushura përplot me ushqime dhe me plot urime : Gëzuar e për shumë vjet Krishtlendjen .
 Radio Vatikani kujtojë sot se :” Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Shën Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen (që janë të gjithë njerëzit që na rrethojnë), më një zemër të ngrohtë, e këtë ngrohtësi të shpërndajmë më të gjithë të pranishmit e jetës sonë”. Më pas ajo tha se kur ne dëshirojmë të kremtojmë Krishtlindjen, ndoshta nuk kemi menduar që duhet ushqyer të uriturit dhe ti veshim të zhveshurit, duke pakësuar kështu ego-n për posedimin vetjak, të mirëpresim të padëshiruarit, të falim fajtoret dhe ti duam armiqtë tanë, për të rritur forcën e të qenurit njeri i lirë, dhe t’u bëjmë të tjerëve atë çka dëshirojmë të na bëjnë ata neve. Kështu mund të lëmë gjithherë fryte mbi tokë.Gjatë kohës së mrekullueshme të Krishtlindjes mund të shohim me sytë e një fëmije, sepse fëmijët më së miri e përjetojnë mrekullinë e dashurisë, fëmijët gëzojnë të gjithë atë që festa ofron dhe e jetojnë në plotësi tërë kohen. Kështu, Shën Nënë Tereza na fton të gjithëve, për të jetuar dhe uruar lavdinë e kësaj feste të mrekullueshme, që është Lindja e Jezu Krishtit.

Filed Under: Featured Tagged With: B Sina, besimatret Katolik, Dom pjeter Ppaj, Krishtlindjet, SHBA, Zonja e Shkodres

SHBA, 250 automjete të blinduara për Shqipërinë

November 23, 2016 by dgreca

SHBA do pajisin Ushtrinë shqiptare me 250 automjete të blinduara/

1-autoblinda-nga-shqiptare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i dhurojnë ushtrisë shqiptare 250 automjete të blinduara. Këtë e konfirmoi dhe Ministrja e Mbrojtjes e RSH, më datën 21 nëntor, në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes të Parlamentit shqiptar. “Brenda 10 ditësh do të nëshkruajmë marrëveshjen, dhe pjesa e parë prej 78 automjetesh, pritet të mbërrijë që në muajin Janar 2017”, shpjegoi ministrja, duke shtuar se vlera, vetëm e pjesës së parë, arrin në 15 milion dollarë. Theksojmë se njësitë e ushtrisë shqiptare deri më tani, gjatë misioneve jashtë vendit, kanë përdorur kryesisht automjete të lehta, ndërsa në rastet e angazhimit në operacione që paraqisnin rrezikshmëri, kanë udhëtuar me automjete të ushtrive aleate. Gjithashtu në mbështetje të kompletimit të ushtrisë me armatim dhe municion të standarteve të NATO-s, pritet dhe furnizimi me 5 mijë armë automatike, dhuratë nga Italia, me një vlerë prej 10 milion eurosh. “Ministria e Mbrojtjes italiane, ka përgatitur një ligj të posaçëm për kalimin e këtyre armëve, dhe ai pritet të miratohet nga parlamenti italian në muajin dhjetor”, tha Ministrja Shqiptare e Mbrojtjes. Ndërkohë pjesë e kësaj ndihme është dhe pajisja e trupave tona speciale me armë automatike, ndihmë e SHBA, të cilat do zvëndësojnë “Kallashnikovët” e Traktatit të Varshavës. Nënvizojmë se Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni gjatë këtyre 25 viteve, kanë dhuruar me miliona dollarë ndihma për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. {Sh.K}

Filed Under: Kronike Tagged With: 250 automjete të blinduara, per Shqiperine, SHBA

SHBA përkrahje sundimit të ligjit në Kosovë

November 16, 2016 by dgreca

-Ministrja Hoxha në Departamentin Amerikan të Shtetit merr përkrahje për fuqizimin e sundimit të ligjit/

dhurata-hoxha-ne-shba

Uashington, 16 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI/ Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmëssekretarin e Shtetit Hoyt Brian Yee, dhe mori mbështetje të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

ministrja-dhurata-hoxha-dhe-z-bruce-swartz-3
Në Departamentin e Shtetit, ministrja Hoxha është pritur nga Hoyt Brian Yee, ndihmëssekretarin e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë takim, Hoxha dhe Yee diskutuan për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njohu Ndihmës sekretarin e Shtetit në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.ministrja-dhurata-hoxha-dhe-z-bruce-swartz-2
Ndihmëssekretari i Shtetit Yee vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi.
Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative.
Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi. Gjatë vizitës me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ministrja Hoxha është takuar në Uashington edhe me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.Në këtë takim, ministrja Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së,  kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa u vlerësua puna që po bënë Ministria e Drejtësisë për reforma në sundimin e ligjit.Ministrja Hoxha mori mbështetje të plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Ministrja Hoxha, ne Departamentin e Shtetit, SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 22
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT