Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia
Rrugëtimi i shkollës shqipe është rrugëtimi i shtetit dhe popullit shqipetarë, është rrugëtimi i gjuhës, shkollës dhe librit shqip.
Historiku i shkollës shqipe varesisht nga sistemet e kohërat, ka kaluar nëpër faza te ndryshme, të cilat në të shumtën e herave ishin kohëra pushtuesit të popullit e trojeve etnike shqiptare, të cilët bashkë me okupimin e trojeve e popullit shqiptar, sundonin e qeverisnin edhe shkollën e shqiptare. Andaj, zakonisht sistemi shkollor, veprimtaria arsimore-edukative e të rinjve shqiptar, në të kaluarën historike, që nga Perandoria Romake, kur veprimatria shkollore dhe edukimi në shkolla kryhej në gjuhën latine, me tekste e me alfabet latin. E në vazhdim gjatë periodes pesëshekullore të sundimint osman, kur veprimtaria edukative-arsimore kryhej në gjuhën e sunduesit oriental turko-arab me tekste të shumëten fetare arabe dhe me alfabet arabe. Ndërsa, administrata e qeverisja shtetërore kryhej në gjuhën turqishte. Pas vitit 1912, dhe aneskimit të trojeve tona nga Sërbia, okupuesi sërb organizoi edhe sistemin shkollor, futi dhunëshëm gjuhën sllave në administratën shtetërore dhe në sistemin shkollor në gjitha nivelet dhe mjediset e trojeve të okupuara shqiptare. Shkollimi ynë gjatë historisë, ka dalluar edhe sipas përkatësisë teritoriale e fetare të shqiptarëve. Pjesa krishtene katolike dhe ortodokse është arsimuar nëpër institucionet kishtare, priftërinje atdhetar katolik shqiptar, përkundër rrezikshmërisë nga okupusi, sakrifikonin, që fëmijëve të bashkëkombasëve krahas mësimeve fetare, t’ju flisnin edhe gjuhën shqipe.Madje, në ato shkolla përfshinin edhe fëmijë të besimeve të tjera fetare, musliman e ortodoks. Historinë shqiptare dhe traditën kombëtare shqiptare, shumë të rinjë shqiptar vazhdonin edhe mësimet e larta në kolegje të vendit në kuadër të kishës katolike, apo edhe në kolegje e seminare jashtë Shqipërisë, ku studionin e përgatiteshin të kthehen veprimtarë në shërbim të besimtarëve shqiptar në kishave katolike në Shqipëri. Kjo dukuri zakonisht është zhvilluar në pjesët e Shqipërisë veriore e verilindore. Ndërsa, në Shqipërinë jugore aty-këtu edhe në pjesët të tjera të trojeve shqiptare, kisha ortodokse në kuadër të kishave e manastireve, kur veprimtarët fetar ortodoks ishin shqiptarë, kanë zhvilluar veprimtari të përafërt të edukimit fetar ortodoks dhe mësime për gjuhë dhe hi storinë shqiptare. Shkolla shqipe apo mendimi për shkollën shqipe ka ekzistuar edhe në këto rrethana të okupimin të thellë dhe sundimit të ashpër. Kështu Sami Frashëri në veprën madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e cdo të bëhetë” harton sistemin arsimor për të rinjt shqiptar dhe pakicat të tjera në Perandorin Turke. Shkollat e para nga 7 deri në 13 vjeq, ose shkollat fillore siç i pat quajtur Samiu. Shkollat e dyta Ruzhdije-skolion gjegjësisht gjimnazet e ulëta, shkollat e treta Idadije, gjegjësisht gjimnazet dhe shkollat profesionale, Shkollat e larta Gjithëdie, Gjithmësimet-universiteti dhe shkollat për mësimin e gjuhëve të huaja te vjetar e të reja. Që atëherë zë fill integrimi i shkollës shqipe kombëtare dhe reforma e saj në nivelin ndërkombetar. Veprimitaria arsimore nga okupuesit e populllit shqiptar kishte qëllimin e efektit të shumëfisht. Pushtimit të trojeve e popullit shqiptar, ndryshimin e besimit fetare dhe ndalimin e ndëshkimin e gjuhës, historisë dhe traditës pozitive kombëtare shqiptare. Kështu vazhdoi qe nga Perandoria romake, Bizantine dhe Osmane, po kështu, vazhdoi edhe okupusi serb pas 1912. Për dallim nga paradhësit ky përveç gjuhës mësimore sërbe, zbatoi edhe forma të ndryshme të dhunës barbare, ndëshkimit të fëmjëve dhe kufizimin e niveleve të arsimit. Sërbia, hapte shkolla vetëm aty ku kishte banorë serbe, apo edhe në ndonjë fshat etnik shqiptar, por zakonishte lejonte vetëm shkollimin fillor katër vjeçar, këte e arsyetonte se, shqiptarët konsiderohen me të drejtë shkollim, dhe njeherit iu pamundësonte vazhdimin e arsimimin e mëtejshëm. Kështu u veprua në Kosovë deri më 1941, kur fashizmi pushtoi troje tona. Por, për dallim nga pushtuesit paraprak, kjo ideologji shqiptarëve për të parën herë ju lejoi të shijojnë mësimet shkollore në gjuhën shqipe. Shqipen ta përdorin për gjuhë administrate dhe lirshëm të përdorin simbolet kombëtare Në këto pak vite që në popull thuhet, “pasha qato tri vjet shqipni”, na janë të njohura hapja e disa shkollave fillore në të cilat punonin mësuesit shqiptar, dhe mësimin e zhvillonin në gjuhën shqipe, dhe paralelisht përdorenin tekstet e palnprogramet mësimore në gjuhën amtare shqiptare. Atyre ditëve në Prishtinë u hap edhe gjimnazi i parë në gjuhën shqipe. ”Sami Frashëri” me mësimdhënës shqiptar, ku përveç gjitha lëndëve të tjera mësimore, mësohej edhe lënda e gjuhës shqipe dhe historia shqiptare me gjitha vlerave pozitive të pakufizuara nga tradita e lavdishme kombetare shqiptare.Vitet e para pas ardhjes së komunizmit, deri sa marrdhëniet Jugosllave-Shqiptare kushtimisht ishin të ngushta. Shkolla shqipe në Kosovë mori një shtrirje të përgjithshme. Thuaja në çdo vendbanim u hapën shkolla fillore me mësues shqiptarë. Mësuesit tanë shumica kishin përgatitje të ultë profesionale, apo shumica nga ata ishin me përgatitje shkollore fetare, ose ndonjë prej tyre që ishte shkolluar në Shqipëri. Kishte mësues shqiptarë, përveç atyre që nga koha e fashizmit, me marrveshjen e Ministrit shqiptar Ernest Koliqi ishin vendosur ne treva të ndryshme të Kosoves. Pas fitorës së komunizmit shteti shqiptarë kishte dërguar dhe një numër të konsiderueshëm arsimtarësh në shumë mjedise e nivele shkollore në Kosovës. Ishte vepruar kështu sipas marrëveshjes me shtetin komunist shqiptarë, kishin ardhur në ndihmë shkollës shqipe në Kosovë. Thënë shkurt, gjithë kjo e kaluar e shkollës shqipe, përveç të mirës arsimore, kishte ndalesa e kufizime përmbajtësore programore e materiale. Sepse shkolla shqipe në asnjërën nga këto etapa kohore të zhvillimit, nuk kishte liri as materiale e as qeverisëse administrative, ishte e shtërnguar dhe përcillej nga pushtuesi qeveritar. Secili nga pushtuesit kishte qëllimin e kufizimit të nivelit arsimor të shqiptarëve, kishte mjetet ndëshkuese për çdo veprim të njohjes reale dhe i nënshtrohej kufizimeve të niveleve shkollore. Përkundër të gjithave, mësimdhënësit tanë në përgjithësi e në veçanti ata që dalloheshin me ndonjë veprim kombëtar ato flisnin pë gjuhën apo historinë shqipe, permendnin vlera atdhetare kombëtare shqiptare, veheshin në pëcjellje dhe në vazhdimësi mbikqyreshin nga “hijet” e organeve shtetërore. Megjithate, në asnjë mjedis, kohë e nivel shkollor, nuk mbeti pa ata mësues atëdhetarë, që sakrifikun në çdo kohë e mënyrë që të thyhet kjo ndales e ashpër ndëshkuese. Këta mësmdhëns atdhetarë në rrezikim e sakrificë personale arritën të shfrytëzojnë ato pak hapësira e kohëra të liberalizmit formal dhe të zgjerojnë e thellojnë veprmtarinë e tyre arsimore në mjediset kosovare në gjeneratat e reja shqiptare. Shkolla shqipe në Kosovë, e ndarë nga sistemi i shkollës kombëtare shqiptare, qeverisej e adminitrohej nga fryma e qeveritarëve sllav. Sllavizmi ortodoks me dhunën barbare mesjetare në vazhdimsë mbikqyrte shkollën tonë nxënësin, studentin e mësimdhënësin shqiptarë, të cilët i konsidronte për armiqë dhe shkollën shqipe për çerdhe të prodhimit të armiqëve të saj. Kontrollohej e analizohej secila fjali e teksteve mësimore, përcillej e mbiqyrej nga organet administrative, puna e sjellja e çdo mësimdhënësi. Vite të tëra sistem komunist Jugosllav nuk lejoi hartimi i teksteve nga autorët shqiptar, Tekstet mësimore silleshin nga Beogardi e përktheheshin nga sërbishtja. Mësimi i gjuhës shqipe ishte i kufizuar vetëm në vlera hapësinor shqiptare, jashtë shtetit shqiptarë. Tekstet dhe progarmet mesimore pastroheshin nga njësit mësimore ku flitej për shqipen dhe shqiptarët. Në përmbajtjen e teksteve shkollore nuk lejoheshin njësit mësimore të gjuhës, historisë, gjeogarfisë, artit muzikor e artit figurativ me përmbajtje kombëtare, ku mund të mësoheshin vlera kombëtare shqiptare. Nga gjithë kjo katrahurë e dhunës mbi shkollën shqipe, nuk mund të flitej që, sistemin shkollor ta reformojnë vet shqiptarët. Shkolla shqipe gjatë komunizmit, reformohej nga qendra e administratës shtetërore serbe. Na është e njohur reforma e 1975/6, apo reforma e Stipe Shuvarit me ato mësimet e mesme të orientuara, e cila në Kosovë e më gjërë në ish-jugosllavi, deri më 1990/91, bëri eksperimet të dëmshëm me breza shkollarësh të mesëm për të cilat fatkeqësi, disa nga nastolgjikët tanë edhe sot flasin zëshëm, se ato refoma, po mos të pengoheshin nga disa qendra e mjedise qeverisëse të atëhershme jugosllave, nuk ishin dalur edhe aq të parëndësishme për sistemin shkollor shqiptarë në Kosovë. Refomimi i shkollës shqipe nga vet ne shqiptarët, në vazhdimësi të kohëve dhe sunduesve okupues, nuk ishte në dorën dhe kompetencën të vetë shqiptarëve. Praktikisht shqiptarët refomën shkollore e filluan vetëm pas vitit 1990, kur edhe kryem ndarjen nga sistemi shkollor serbe dhe me forcat tona materiale e krijuese drejtuan vet sistemin shkollor, ata vetë qeverisën e punuan në shkollën shqipe në Kosovë. Që pas mëvehtësisë fizike e shpirtërore të shkollës shqipe, nga sistemi i dhunës sërbe, kuadri qeverisës e krijues, mësimdhënëst e hartuesit e planprogarmeve dhe teksteve mësimore të shkollës shqipe, vet shqiptarët i hyjnë ndryshimeve cilësore me qëllim të ngritjes së cilësisë mësimore dhe afrimit të shkollës shqipe me shkollën bashkohore mbrendashqiptare dhe të shteteve më të avansura demokratike të Evropës e më gjërë. Udhëheqësit e shkollës së mvehtësishme shqiptare në Kosovë, pastruan planprogramet e tekstet mësimore nga fryma ideoligjike komuniste dhe frymes farse të vëllazrim-bashkimit e atdhtarizmës së rreme jugosllave. Në përmbajtjen materiale të planprogrameve e teksteve mësimor u bë afrimi integrues kombëtar, lëndët me përmbajtje kombëtare, shpërthekuan frymarrjen më të lirë e të pakufizuar të njësive mësimore të cilat gjatë shkollës komuniste ishin të ndaluara e të ndëshkuara. Lënda e gjuhës e letersisë shqipe, filloi lirshëm të përfshinte gjitha vlerat pozitive artistike e kulturore të traditës historike e kombëtare, nga tërësia etnogjeografike shqiptare e historia e traditës së lavdishme kombëtare, tash largoi anatemimiet e personaliteteve dhe ngjarjeve historike, duke përfshirë gjitha vlerat më pozitive të kohëra dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në shkollën e mvehtësishme shqiptare në Kosovë, gjeografia shqiptare zuri vendin e ish-gjeografisë jugosllave, e cila nxënësve shqiptarë për disa dekada ju pamundësoi mësimin e gjeografisë shqiptare, ashtu siç pat vepruar edhe në materjen mësimore kombëtare edhe në lëndët mësimor art figurativ dhe artin muzikor. Kjo shkollë e mvehtëshme shqiptare, pë dekadën e okupimit serbe 1990/1999 në Kosovë, përkundër vështërsive të mëdha materiale e cila pas shkëputjes së financimit nga shteti serbe, vetëfinacohej nga prindërit e populli arsimdashës shqiptar, dhuna shkallëzohej edhe me ate se shkolla shqipe ishte e detyruar që, veprimtarinë edukative-arsimore ta mbajë në lokalet private, në Shtëpi-shkolla, meqë dhuna e okupuesit serbë me zbatimin e forcës kishte larguar nxënësit, studentët dhe mësimdhënëst shqiptar nga lokalet shkollore. Në këto rrethana jo të natyrshme shkolla shqipe, karshi kohës e rrethanave te okupimit më të egër, thellojë reformimin e mundshem, në vend të lëndës njësive mësimore dhe lëndës ideologjike marksizmi, në nivelet adekuate shkollore shtoi lëndën për formimin e moralit të shëndosh Edukat Qytetare dhe atë të mundësmitë për komunikim të shpejtë inforamtikën. Pjesa nga tërësia e shkollës shqipe, shkolla shqipe e Kosovës, synonte integrimin kombëtar të shkollës shqipe. Kështu për pak vjet përmes bashkpunimit të ngushtë të ekspertëve arsimor u bë njësimi i teksteve e planprogrameve mësimore të shkollës shqipe të Kosovës dhe shkollës shqipe të Shqipërisë, nga synohej që këtë përafrim ta bëjë edhe me njësitë të tjera të shkollës shqipe, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës. Përkundër rrethanave shumë të ashpra okupuese e vështërsive të mdha materiale, sistemi shkollor shqiptar në mënyrën dhe formën e pashembullt kryente emisionin e fisnikrimit dhe bashkimit shpirtëror kombëtar. Kjo veprimatri shpirtërore e edukimit e arsimimit ngriti shkallën e veprimit për liri të këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, nga veprimi i rrezistencës paqësore politike dhe ndërkombëatrizimit të çështjes së Kosovës, u ngritë në nivelin e veprimit ushtarak, me të cilin botës iu tërhoq vëmendja, jo vetëm të mendoj e të flas shqip, por edhe të veprojë ushtarakisht për të shpëtuar gjendjen e rrezikimit nga katastrofa njerëzore, pastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë. NATO, aleatja e UÇK-së ndali turrin e një dinosauri mbi shqiptarët, Kosova u lirua nga ankthi i një lubie që kishte synim definitivisht të kryejë hollokaust të pashembullt në historinë njerëzore. Shkolla shqipe edhe në këto rretha dhune, vrasjeje, ndjekjeje e dëbimi të dhunëshëm, nuk e ndali veprimtarinë dhe punën e vet. Madje, mësuesit e nxënsitë tanë veprimtarinë edukative-arsimore e mbani gjallë edhe në qadra e lugina malesh, apo në kampet e strehimit në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, ku nga kërcnimi i ndjekjes serbe ishin të strehura nxënsit tanë. Mbajti gjallë frymen shiprtërore dhe ruajti vazhdimsinë e veprimtarisë mësimore. Duke kaluar nëpër shkallët e këtyre vështërsive, shkolla shqipe në qershor të 1999 doli nga robëria shekullore, në agun e lirisë. Nxënës, student e mësimdhënës u kthyen në trojet e shtëpite tyre u kthyen për të vazhduar vitin e mbetur shkollor 1998/99 dhe për të filluar në frymë e kushte te pasluftësvitin vitn e ri shkollor 1999/2000, praktikisht u kthyen për të filluar jetën e re në kushte e rrethana te reja. Nxënësit, studentët e mësimdhënësit tanë u kthyen dhe gjetën objektet shkollore të shkatërruara, të plaçkitura e të djegura nga forcat e dhunës serbe gjatë 78 ditëve të katrahurës që përjetoi ky popull (24 mars–10 qershor 1999). Nga kjo gjendje e rëndë shkolla shqipe, tash në Kosovën e pasluftës në rrethan e kushte të reja si feniksi rifilloi punën arsimore në vazhdimësinë e tutjeshme të reformës së sistemit shkollor në të gjitha mjediset dhe nivelet shkollore.