Nga Keze Kozeta ZYLO- Mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, shkollë që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut u takuan në online për të diskutuar rreth programit mësimor për vitin akademik 2020-2021.
Ndonëse gjithë bota po jeton kohën pandemike dhe jeta bëhet më e vështirë, shumë institucione kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mos penguar edukimin e nxënësve si nëpër shkollat publike ashtu dhe në shkollat private.
Shkolla Shqipe “Alba Life” pasi festoi me një sukses të jashtëzakonshëm ditën e
7 Marsit, ditën e shenjtë të mësuesit, nuk qëndroi indiferente me nxënësit e saj për shkak të Covid 19-të, por e vazhdoi punën në forma të ndryshme për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe. Kështu nëpërmjet conference call me mësuesit, vidiove të ndryshme në shqip që na dërgonin prindërit e nxënësve, komunikimi nëpërmjet Google Meet në shqip, emisionet speciale për disa orë të shtunave nga TV “Alba Life” pati rezultatet përkatëse duke sjellë kënaqësi dhe optimizëm në familjet shqiptare të emigrantëve. Gjithmonë kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për shëndetin e nxënësve në radhë të parë, të prindërve dhe të staffit të shkolles, po aq dhe të prekur shumë për mbylljen e shkollave. Shumë nxënës ju mungon tmerrësisht Shkolla Shqipe dhe vërtetë ata mezi e presin hapjen e saj, sepse ata në Diasporë jo vetem qe bëhen Engjëjt mbrojtës të Alfabetit Shqip, por krijojne dhe nje miqësi për tërë jetën.
Takimi i organizuar nga Bordi drejtues i Shkollës Shqipe ishte plot profesionalizem dhe me kulturë. Takimin e hapi z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe dhe TV “Alba Life”. Pasi u përshëndetën dhe informuan njeri-tjetrin për gjendjen shëndetësore ai tha se Shkolles Shqipe “Alba Life”, programit serioz të saj ku shumica e mësuesëve janë të kualifikuar si në Mëmëdhe dhe këtu në Amerikë iu afrua për bashkëpunim dhe një zonjë e nderuar Dr.Manjola Duli e cila ka një përvojë të shkëlqyer si pedagoge në Universitet në Tiranë dhe po kështu do të vazhdojë ëndrrën e saj dhe këtu në Amerikë.
Shkolla Shqipe “Alba Life” do të vazhdojë mësimin shqip rregullisht në online si dhe TV “Alba Life” do të ketë një emision special për mësimin shqip. Ky vendim u mor pasi në 10 Shtator do të hapen shkollat publike amerikane në New York dhe ne jemi të lidhur me Bordin e Edukimit pasi siç e dini mësimet i zhvillojmë në këto mjedise publike. Nëse Bordi do të lejojë mësimin pas programit amerikan doemos që dhe ne do të jemi përfshirë në këto programe. Mësimi do të zhvillohet pa pagesë në online pasi misioni ynë është mësimi i Gjuhës Shqipe dhe ruajtja e traditave kombëtare. Moderimin e konferencës ne online e drejtoi
Dr.Valbona Zylo Watkins e cila dha udhëzimet përkatëse duke shfrytëzuar përvojën e saj disa vjeçare në kolegjin amerikan dhe duke e përshtatur me mësimin shqip.
Mësuese të ndryshme dhe anëtarë të stafit, si: Adelina Lacaj, Vlera Thaqi, Arta Xhaferi, Entela Muda, Blerim Gjocaj, Majlinda Tafaj, Fatbardha Shiqerukaj, Alva Gjika e morën fjalën e tyre duke e pritur pozitivisht hapjen e shkollës dhe punën që do të kryejnë me klasat e tyre në online. Ato do të hartojnë program të posaçëm pasi është një përvojë e re e mësimit shqip nëpërmjet Google Meet, për shkak të kushteve që na dikton pandemia botërore. Mësimi për nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” do të filloje, më 11 shtator, 2020, lajm që u mirëprit me dashuri dhe entuziazëm nga mësuesit dhe koordinatorët.
15 Gusht, 2020
New York