• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqëria Civile – Opozita e Vërtetë në Shqipëri

November 15, 2013 by dgreca

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dij t’ia shkulë veshin z. Thaçi/

Opinion nga Dr Gëzim Alpion/Birmingham, Angli/

Protestat popullore kundër shkatërrimit e armëve kimike nga Siria po dëshmojnë forcën e shpërfillur të demos-it si dhe afirmimin e shoqërisë civile si opozita e vërtetë në Shqipëri.

Zemërimi popullor është një favor që po i bëhet z. Rama në fillim të mandatit të tij, si dhe një paralajmërim për këdo që lakmon drejtimin e vendit në të ardhmen, se pazarllëqet në kurriz të interesave të vendit nuk do të tolerohen më.

Përsa i përket Partisë Demokratike, fatkeqësisht, kjo forcë politike akoma nuk po e kupton se, më shumë se zgjedhjet, ajo ka humbur kredibilitetin për aq kohë sa do të dirigjohet nga z Berisha i cili nuk pati kurajon që të largohet përgjithmonë nga politika pas mësimit që i dha elektorati më 23 qershor.

z. Basha ngelet nje figurë e mjergullt në politikën shqiptare për disa arsyje por veçanërisht për aq kohë sa nuk është sqaruar roli i tij në ngjarjet e 21 janarit 2011. Për një ish-kryeministër dhe ish-ministër të punëve të brendshme, gjatë mandatit të të cilëve dikush dha urdhër të qëllohej ndaj demonstruesve, vendimi për tu futur mes protestuesve më 14 nëntor 2013, më tepër se budallallëk, është një maskarallëk dhe akt sadist.

Shqiperisë i duhet sa më shpejt një opozitë e shëndoshë. Jam i sigurtë së një pjesë e mirë e brezit të ri të anëtarëve të Partise Demokratike e kuptojnë se sa e rëndësishme është që të dëshmojnë me vepra se partia e tyre e meriton të quhet ‘demokratike’ për të mirën e popullit tonë që aspiron për më shumë se dy dekada për një shtet demokratik funksional në të cilin askush, përfshirë politikanët, nuk është mbi ligjin.

Fëmijëve, dhëndurëve, nipërve dhe mbesave të pronarëve të partive politike, të cilët me sa duket e konsiderojnë atdheun si çiflikun e tyre, do t’ju këshilloja të qëndrojnë jashtë politikës pasi edhe një ‘mbret’ që patëm ja mbathi kur Shqipëria ishte në pikë të hallit.

Uroj që lajmi që po qarkullon se armët kimike të Sirisë tani mund të dërgohen në Kosovë nuk është i vërtetë. Po qe se kjo gjë konfirmohet, jam i bindur se populli i Kosovës do të dij t’ia shkulë veshin z. Thaçi sa nuk është vonë po qe se ai akoma nuk ka mësuar se gjuha shqipe ka edhe fjalën JO, të cilën politikanët shqiptarë, kur është në të mirën e atdheut, duhet ta pëdorin me shpesh me miqtë, kushdo qofshin ata.

Birmingham, 15 Nëntor 2013

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ne Shqiperi, opozita e vertete, shoqeria Civile

PRESIDENTJA MORI NE DOREZIM PETICIONIN E SHOQERISE CIVILE

July 19, 2013 by dgreca

Përfaqësues të shoqërisë civile i dorëzuan të premten presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, peticionin e nënshkruar nga mbi 12 mijë qytetarë, me të cilin shprehet mospajtimi i tyre me versionin e tanishëm të Ligjit për Amnistinë.
Rrjedhimisht, përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan nga presidentja që të përdorë autoritetin dhe kompetencat ligjore dhe të mos e nënshkruajë këtë ligj, para se ai të pësojë ndryshime shtesë.
Bashkë me peticionin, përfaqësuesit e disa organizatave qeveritare i kanë dorëzuar presidentes edhe një letër ku shoqëria civile pajtohet me miratimin e një Ligji për amnistinë, por se ai duhet të vlejë për integrimin e qytetarëve serbë të veriut në institucionet e Kosovës.
Ilir Deda, drejtor ekzekutiv i Institutit KIPRED, tha para mediave se shoqëria civile nuk është kundër Ligjit për amnistinë, por kërkon që ky ligj, si një akt që derivon nga Marrëveshja me Beogradin, të vlejë vetëm për integrimin e serbëve të komunave veriore dhe të mos amnistojë edhe vepra të jashtëligjshme të kryera në pjesët tjera të vendit.

“Republika e Kroacisë ka sjell Ligj të amnistisë vetëm për serbët për integrimin e tyre, Republika e Serbisë për shqiptarët në Luginë të Preshevës, Republika e Maqedonisë ka nxjerr Ligj për amnisti për shqiptarët në Maqedoni dhe për integrim të pjesës veriore të Kosovës duhet të amnistohen ata që duan të integrohen. Nuk mund të ketë amnisti për njerëz që janë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të cilët e kanë shkelur ligjin apo të cilët janë afër partive politike”, tha Deda.
Ndërkohë, edhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike tha se në emër të nënshkruesve të peticionit, i kanë kërkuar presidentes që të kthejë ligjin në Kuvend për ndryshime të mëtutjeshme.
“Ne i kërkuam presidentes që të ushtrojë kompetencat e saj kushtetuese për ta kthyer ligjin në Kuvend dhe për t’i dhënë specifikisht ato zbrazësi juridike që ne mendojmë se ky ligj i ka. Ne jemi për një ligj mbi amnistinë, i cili i arrin dhe plotëson standardet bazike të një shteti të së drejtës dhe për një ligj mbi amnistinë që nuk amniston dikë, i cili nuk është objekt i marrëveshjes Kosovë – Serbi”, u shpreh Korenica.
Më pas, përmes një komunikate me shkrim, presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se do të marrë parasysh shqetësimet e paraqitura nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, përmes peticionit të nënshkruar nga qytetarët e vendit.
Ajo është zotuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke shqyrtuar edhe respektimin e normave ndërkombëtare në interes të përgjithshëm të Kosovës dhe të proceseve që çojnë drejt realizimit të synimit për integrim në BE.
Po sot, Lëvizja Vetëvendosje procedoi për në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për amnisti, duke e cilësuar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kërkesa Gjykatës Kushtetuese iu procedua nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu.
“Ne e kontestuam këtë projektligj në dy aspekte; në atë përmbajtjesor, ngase me miratimin e tij u shkelën të drejtat e njeriut, pra u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe aspekti i dytë, me miratimin e tij u shkel edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, theksoi deputetja Haxhiu.
Dallimi ndërmjet qëndrimeve të Vetëvendosjes dhe shoqërisë civile qëndron në faktin se ky subjekt politik e ka kundërshtuar në tërësi ligjin, pasi që ai buron nga Marrëveshja për normalizimin e  marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ky ligj ishte miratuar në Kuvend me dy të tretat e votave, Siç është prezantuar nga Qeveria, amnistia ka si qëllim integrimin e serbëve të veriut në kuadër të sistemit dhe institucioneve të Kosovës.(Kortezi Zijadin Gashi)

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, Peticioni, Presidentja, shoqeria Civile

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT