New York, 28 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha zhvilloi një takim vëllazëror me deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Shpëtim Idrizi. I ardhur në New York për festën e Flamurit Kombëtar, z.Idrizi u mikprit nga z.Berisha i cili i garantoi se Vatra do të kërkojë gjithmonë drejtësi për Çamërinë dhe se çështja Çame do jetë ndër prioritetet e Vatrës. Z.Idrizi e falenderoi kryetarin e Vatrës për punën kolosale që Vatra po bën në dobi të çështjes kombëtare dhe shprehu mirënjohje për kontributin historik të Vatrës në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar. Z.Berisha dhe Z.Idrizi diskutuan ndër të tjera situatën në Veriun e Kosovës, situatën politike në Shqipëri, rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare të Amerikës në proceset e vështira ku kalon shteti e kombi ynë.
VARREZAT PER USHTARET PUSHTUES, PAS KOSINES DHE BULARATIT?…
Varreza historike për ushtarët e rënë si pushtues në një tokë të huaj – pas Kosinës dhe Bularatit?!/Nga Shpëtim Idrizi/
Ceremonial shtetëror me protokoll shteti…?!
Po për andartët grekë që shkrumbuan jugun e Shqipërisë për Vorio-Epirin në 1913-1914?! Apo pas takimit tjetër do nxirret nga shporta e agjendës grekereke…?!
Në bazë të çdo konvente e praktike ndërkombëtare, për ata që kanë ndërruar jetë në një territor të huaj, ngrihet një varrezë përkujtimore e simbolike, siç Shqipëria ka aplikuar për ushtarët francezë dhe britanikë.
Pse nuk kërkuan të njëjtën gjë Gjermania e Italia për të rënët e Luftës së Dytë Botërore, por i morën trupat dhe jua çuan familjeve?
E imagjinoni po të kërkonin të njëtën gjë për të rënët gjermanët, italianët, turqit, austriakët, serbët, francezët, anglezët apo çdo lloj ushtrie që ka kaluar në Shqipëri gjatë luftës së parë apo të dytë botërore ?
Pse kjo bamirësi e vasalitet nga qeveritë e majta e të djathta për 120 vende zhvarrime të reja në hartën e Vorio-Epirit?
Nuk mjaftonte Kosina që ja kaloi dhe skenarëve të filmave horror me zhvarrime e varrime deri të mbetjeve të fëmijëve e pleqve shqiptarë, të cilët u bënë ushtarë grekë…
Po ju kujtoj shprehjen greke: “Aty, ku kemi varret e të rënëve, aty kemi atdheun” dhe pas shume viteve e ceremonive zyrtare shtetërore nga Shteti Shqiptar, kur mos të jenë më të njëjtët në pushtet do të na nëmë historia.
Po ju kujtoj që i vetmi vend që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e Musolinit ishte qeveria greke me Kryeministrin kuisling, Metaksa që vuri dhe betimin nazist në Greqi.
Mendoni që mund të harroni e të zhdukni kujtimin e atyre mijërave shqiptarëve të Çamërisë që u masakruan pleq, gra, fëmijë në një pastrim etnik të pashembullt në histori…
Ata nuk u vranë në luftë, Ata nuk ishin ushtarë, po u therrën e u masakruan në shtëpitë e tyre. U vranë pabesisht e jo në betejë.
Për shqiptarët e Çamërisë të masakruar në një gjenocid të pashembullt në histori – shportat e bisedimeve, respekti njerëzor, dinjiteti e reciprociteti nuk vlejnë. Kjo është qeveria shqiptare “Patriote”?!
Minimalisht reciprocitet në trajtimin e të vdekurve!
Nuk ka fe, besim e politikë në botë që nuk i trajton të vdekurit njësoj!
Të vdekurit janë të barabartë edhe para Zotit dhe para robit!
Dhe dhembin njëlloj!
Dhembin njëlloj dhe po njëlloj meritojnë nderim!
Mendoni që Napoleon Zerva i vrau fizikisht e dikush do t;i vrasë moralisht dhe me heshtje?!
Po ju garantojmë që jemi gjalë e do ngrihemi me gjithë shqiptarët.
Ajo që s’të vret, të bën më të fortë!
Idrizi- Nishanit: Urgjencë Kombëtare,Uli partitë në tryezë!
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bën thirrje presidentit Bujar Nishani të thërrasë në një tryezë të gjithë partitë politike për të gjetur një zgjidhje “për krizën e thellë me të cilën po përballemi përditë”.
Përmes një prononcimi për median nga kryesia e Kuvendit Idrizi e konsideroi urgjente thirrjen e tryezës nga ana e presidentit Nishani
Shpetim Idrizi: ” “Le të nisim një tryezë të përbashkët nga ku të gjithë bashkë ne të dalim vetëm me një zgjidhje.
Atë zgjidhje që ne ia kemi detyrim qytetarëve.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet sugjeron urgjencën e thirrjes së tryezës politike nga ana juaj për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme politike. Në mënyrë që nesër ju të mos jeni të detyruar të thërrisni tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
PAKTI PER ZGJIDHJEN E KRIZES I PROPOZUAR NGA PDIU
NGA SHPETIM IDRIZI/
Në këtë moment të vështirë politik, duke parë që situata vazhdon të jetë në një ngërç prej më shumë se një muaji, si edhe duke parë pozicionimin e palëve larg njëri-tjetrit;
Duke vlerësuar pozicionin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, z.Edi Rama, në pozitat e fituesit legjitim të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013;
Duke vlerësuar pozicionin e Kryetarit të Parlamentit dhe Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, si parti përbërëse e koalicionit qeveritar;
Duke vlerësuar pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha dhe kërkesën legjitime për nevojën e garancive të jashtëzakonshme për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit;
Si Kryetar i PDIU-së dhe me përgjegjshmërinë që më buron propozoj, një Pakt Kombëtar, i cili do të përfshijë zgjidhjen e çështjeve konkrete për përparimin e vendit në integrimin Europian, realizimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e garancive për zgjedhje të lira, një draft ky rreth të cilit mund të debatojmë dhe mund ta pasurojmë bashkërisht:
- Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atomsferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.
- Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.
- Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.
- Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare.
- Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “task force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cënimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.
- Ngarkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, apo edhe vlersimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurtë dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të gjitha partitë parlamentare.
- Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.
Për arritjen e kësaj zgjidhje do të kërkoja dhe mirëprisja bashkpunimin e përfaqësive dipolmatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE-së, dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së.
Kërkoj dhe mirëpres gjithashtu mbështetjen dhe kontributin e të gjitha partive parlamentare pjesë të mazhorancës, opozitës apo edhe ato që nuk bëjnë pjesë në grupimet politike të mazhorancës dhe opozitës.
Idrizi, homazhe në memorialin“Adem Jashari”
Nënkryetari i Parlamentit Shqiptar, homazhe në memorialin“Adem Jashari”/
Idrizi: Jam i mikpritur si një bir çamërie, sepse zemra na rreh njëlloj, si mbarë shqiptarëve në të gjithë trevat shqiptare/
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndodhet sot në Prekaz për të bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, me rastin e 19-vjetorit të rënies së komandatit legjendar dhe familjes së tij.
Në krye të një delegacioni nga Shqipëria, i shoqëruar nga Abaz Hado, kryetar i shoqatës “Çamëria”, Shpëtim Idrizi është bashkuar me Nexhmi Muqiqin, kryetar i Shoqatës “Çamëria” në Kosovë dhe bashkë me kryetarët e degëve nga të gjitha trojet shqptare, për të bërë homazhe në memorialin e familjes Jashari. Më pas delegacioni shkoi për vizitë në kullën e Jasharëve.
“Kam ardhur dhe do të vi gjithmonë në respekt të veprës madhështore të heronjve të gjithë kombit shqiptar. Ndjehem mirë që gjithmonë jam i mikpritur si një bir çamërie, sepse zemra na rreh njëlloj, si mbarë shqiptarëve në të gjithë trevat shqiptare”, – tha z.Idrizi.
Pëfaqësuesi i Familjes Jashari falenderoi Kryetarin e PDIU-së duke shprehur kënaqësinë që sot kishte një pjesë të çamërisë. Ai shprehu mirënjohjen dhe theksoi se shqiptarët më shumë se kurrë duhet të jenë bashkë.
Përfaqësuesit të familjes Jashari iu dorëzua kostumi i trevave të çamërisë si edhe madalioni i mirënjohjes për familjen Jashari nga Shoqata “Çamëria”.
- 1
- 2
- 3
- …
- 5
- Next Page »