• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shpetim Idrizi : “qajnë” për çështjen çame

July 2, 2016 by dgreca

Shpetim Idrizi për Ramën e Palokën: Sehirxhinj në Kongresin e PBDNJ, kur janë me ne “qajnë” për çështjen çame/

Kreu i PBDNJ-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, të cilët morën pjesë sot në Kongresin e PBDNJ.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Idrizi shprehet i zhgënjyer nga Rama e Paloka, të cilët i quan “sehirxhinj”.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Shpëtim Idrizit në Fb:

“Jam i zhgënjyer me “Sehirxhinjt” Rama e Paloka ne kongresin e PPDNJ – qe kur jane me ne “qajn ” per Ceshtjen Came e PDIU , por se kane per gje te degjojn arrogancen e paturpesine e nderhyrjes ne punet e brendeshme te qeverise greke:

Athina zyrtare me arrogancen e atij qe e ka xhepin plot me para borxh na tregon : se kush behet nen kryetar i parlam te shqip .. me ke duhet te bejn koalic partite Shëiptare .. per kishen autoqefale Shqiptare .. per Himaren per banderolat ne futboll e per cdo gje qe Athina zyrtare mendon se duhet ti imponoje nje vendi vasal. Athina zyrtare e dehur nga borxhet dhe ahengu i buzuqeve e ka te veshtire ta kuptoje qe Shqiperia nuk eshte ajo e 1911, 1912 , 1913 e 1914 e as e 1997. Historia nuk fshihet me greqishten e re qe ska lidhje me te vjetren.

Ju e pushtuat Camerine nje toke shqiptare qe kur eshte krijuar bota .. vrate qe ne mars te 1913 , 72 krere te Camerise ne masakren e Selanit qe i thirret ne takim , nuk late reform agrare e ligj pa sajuar per ti mare pronat e pasurite – zhduket shkollat shqipe e flamurin shqiptar, vodhet historine e kenget e vallet .. i shperngullet 35 % te popullsise drejt Turqise i vrate e perzute perfundimisht 90 te popullsise Came ne 1944 e masakruat 20 % te popullsise , su ndalet as para femijve – grave e pleqve – me bashkepuntorin e nazismit Zerva, me Gjyshin e min jashtem Koxias .. me pasardhesit e Metaxas e Ralisit qe i keni ne parlament e i keni bere ministra e kryeministra.

Nazistet i keni ne parlament tuaj Agimi i Arte. Shtetit grek rrena i eshte kthyer ne ves. Pasi rrejti sa mundi , fallsifikoj e mashtroj Bashkimin Europian me bilancet e i vodhi me miliarda Euro .. mendon se do te vazhdoje te mashtroje opinionin publik e te kompleksoje pasardhesit e Partizaneve te batalionit Cameria e Ali Demi. Qeverise greke per shkak te ketij ambienti me gjermane i mbetet qe te terheqe nga skena politike shqiptare PBDNJ qe dhe keshtu po tretet perdite e eshte bere kock e lekure e kockat e baron portokallit se ngjallin dot me!”

Filed Under: Opinion Tagged With: per Kongresin e PBDNJ, Ramen dhe Paloken, Shpetim Idrizi, sulmon

KONGRESI I PARTISE PER DREJTESI E INTEGRIM

June 4, 2016 by dgreca

*Idrizi: PDIU, faktor politik i rëndësishëm; Rama: Gara me mitet, prish fqinjësitë/

* Merr pjesë edhe Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikvs “VATRA”, Dr. Gjon Buçaj/

TIRANË, 4 Qershor /Ka nisë sot në Tiranë Kongresi i Partisë Drejtësi e Integrim, e etiketuar si Partia e çameve, por qe i ka kaluar caqet e çamerisë.

PDIU është një faktor politik i rëndësishëm dhe i pashmangshëm, dhe ajo nuk është vetëm parti e çamëve, cilesoi në fjalën e mbajtur në Kongresin e kesaj partie, kryetari Shpëtim Idrizi. Ai tha se partia që ai drejton ka në themel të saj çështjen çame, por është një parti që shkon përtej kësaj çështje.

“Etiketimi i PDIU si partia e çamëve është vepër e analistëve të cekët dhe e ndonjë kancelarie fqinje nga padija ose ligësia”, u shpreh ai. Idrizi tha se nuk çështja çame nuk i takon vetëm çamëve, aq më pak vetëm një partie, por është një çështje që i takon të gjithë shqiptarëve.

Idrizi apeloi Ramën ti qëndrojë draftit të mbështetur dhe hartuar me asistencën e ndërkombëtrarëve dhe të mos e kthejë në çështje pazaresh mes dy partish, siç tha ai, ka ndodhur në të shkuarën.

“Ne jemi pa mëdyshje në favor të reformës në drejtësi, e dimë se është e ashpër, e papreçedent ndoshta dhe cënon konceptin klasik të sovranitetit. Por sa herë ne politikanët shqiptarë e kemi shkelur këtë koncept klasik në këtë 25 vjet. E dimë shumë mirë që është një zgjidhje ekstreme dhe sigurisht që do një zgjedhje ekstreme.Por dimë gjithashtu se nuk do të ishte nevoja për reformën në drejtësi nëse drejtësia jonë do të ishte në pozitatat e duhura, e pakontrolluar nga politika dhe krimi i organizuar.Ata që sot janë kundër saj janë për status-quonë, për kënetën në sistemin e drejtësisë, gjykata dhe prokurori. Ne si parti jemi kundër status-quosë, jemi pro këtij revolucioni të madh që kërkon me ngulm snhumica dërmuese e shqiptarëve dhe që është urgjencë kombëtare për gjithë shqiptarët. Zoti. Kryeminstër ju ditën e hënë keni lënë takim me kryetarin e opozitës. Unë do tu bëj një thirrje. Reforma në drejtësi nuk është çështje pazaresh midis jush por ajo duhet të zbatohet dhe të bëhet pjesë e gjithë politikës shqiptare, ashtu siç kemi mbështetjen dhe ashtu si e kanë dizajnuar partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Jam i bindur zoti Kryeministër që ju do tu rrini këtyre linjave dhe të mos jetë një histori”, tha Idrizi.

Kryeministri  Rama: Gara me mitet, prish fqinjësitët

Kryeministri edi Rama i ftuar në Kongresin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka vlerësuar këtë parti si kultivuese të fqinjësisë së mirë, përçuese e patriotizmit modern, për të cilin sipas tij ka sot nevojë Shqipëria.

“Gara me mitet nuk i ka sjellë kurrë asgjë të mirë fqinjësisë mes shteteve. Gara se kush është më i vjetri, se kush i ka më të mëdhenj heronjtë e së shkuarës, është një garë që i takon të shkuarës ndaj edhe këtë shëmbëlltyrë përbashkuese që ju keni krijuar nën degën kuptimplotë të degës së ullirit e shoh si shprehje të miqësisë, por edhe reciprocitet mes shqiptarëve dhe fqinjëve.

Vendit tonë i duhet një patriotizëm modern, që merr energji nga shqipatarët e ndarë në shumë territore dhe vende të botës, që merr jetë nga heqja e barrierave është patriotizëm i shëndetshëm për kohë tonë. PDIU nuk është parti që mbërthehet pas të shkuarës, vendi ka nevojë për një patriotizëm modern”, tha Rama.

Rama u ka kujtuar çamëve të PDIU se ishte i pari drejtues i një partie që e bëri zyrtarisht çështjen çame pjesë te programit të vet elektoral dhe i pari kryeministër i një qeveri që synon fqinjësinë e mirë mbi bazën e reciprocitetit të respektit.

“Mos prisni që nga ky kongres unë të hedh ndonjë rrufe drejt Greqisë, se nuk jemi në Olimp. Unë jam i pari drejtues i një partie që çështjen e çamëve e futi në programin e saj, dhe jam i pari drejtues i një qeverie që përballë fqinjëve është i vendosur të tregojë paanshmëri mbështetur tek reciprociteti në respekt. Marrëdhënien me Greqinë e kemi të lidhur pazgjidhshmërisht si për të na vënë përballë një prove. Çështja çame po faktorizohet, por shqisa e verbër po tretet, po forcohet shqisa e shembullit që duhet të na bëjë më të urtë, më të mençur”, tha Rama.

Në këtë kongres merr pjesë edhe Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikvs “VATRA”, Dr. Gjon Buçaj, i cili edhe do të përshëndes në emër të Federatës dhe do të përcjellë qëndrimet e Vatrës për çështjen çame ne veçanti dhe çështjen Kombëtare në tërësi.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gjon Bucaj, Kongresi PDIU, Shpetim Idrizi, Vatra

Shpetim Idrizi: Bashkimi kombëtar do të jetë busulla politike e PDIU

May 22, 2016 by dgreca

idriziTIRANE, 22 Maj/ Me përfundimin e procesit të numërimit në të gjithë Shqipërinë, Shpëtim Idrizi është rizgjedhur kryetar i Partisë, Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ai mori 72.4% të votave nga 27.6% që mori kandidati tjetër Halil Hyseni. Menjëherë pas mbylljes përfundimtare të procesit të numërimit, Idrizi u shpreh para anëtarëve të PDIU-së, se bashkimi kombëtar dhe zgjidhje e çështjes çame do të jetë busulla e tij.

“Bashkimi kombëtar do të jetë busulla jonë politike e pandrysheshme, zgjidhja e çështjes çame do të jetë objektivi ynë i palëkundur. Prej dje unë, ne të PDIU-së, ndjehemi më të fortë për t’ia rinisur betejave të reja për këtë objektiv, me busullën e Kombit që na tregon hartën e rrugës sonë”, tha Idrizi pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU është një familje e vërtetë politike, me prani në të gjithë vendin. Ndërsa Halil Hyseni, i cili mori 27.6% të votave tha se vendimi i anëtarësisë duhet respektuar.
Në total për kryetarë të PDIU-së votuan 19634, ose 81.5 për qind të anëtarëve.

Filed Under: Politike Tagged With: Bashkimi Kombetar, PDIU, Shpetim Idrizi

Dhe Rruga e Arbërit duhet bërë…

April 26, 2016 by dgreca

Nga Shpëtim Idrizi/

Miku im Përparim Spahiu, deputet i Dibrës, nisur nga takimi i PDIU-së me anëtarësinë e saj në Peshkopi, bëri një reagim që sipas meje kishte shënjestrën e gabuar. Ai kujtoi premtimet e pambajtura të politikës shqiptare e të deputetëve të Dibrës për ndërtimin e Rrugës së Arbërit në këto 20 vjet. Madje, përfshihu dhe veten, meqë dikur e kishte premtuar këtë rrugë.

I nderuar koleg, unë kam përshtypjen se je nisur nga fakti që ke parë dibranët e shumtë që ishin në Pallatin e Sportit dhe nuk je përqendruar tek ajo që unë deklarova për Rrugën e Arbërit.

Po si ty kritikova ata që e kanë premtuar në çdo fushatë në 20 vjet e akoma nuk dimë, kur do bëhet. Ajo që unë premtova është që duhet të bëjmë gjithçka për ndërtimin e asaj rruge, ndaj paralajmërova një interpelancë së shpejti me qeverinë shqiptare për të kuptuar më mirë se ku ka mbetur premtimi i dy dhjetë vjeçarëve të politikës shqiptare dhe se si mund të lobojmë më mirë për të bërë të mundur ndërtimin e kësaj rruge, sepse ti e di mirë që tash e shtatë vjet PDIU nuk ka qenë kurrë në poste qeveritare apo të ketë mundësi numrash t’i imponohet qeverisë. Por, kjo s’na pendon të bëjmë gjithsa mundemi për të lobuar, ngritur zërin, ushtruar presion që kjo rrugë të bëhet.

Ajo që ka më shumë rëndësi koleg është fakti që premtimet elektorale s’kanë më vlerë në Dibër, por gjithsesi ajo rrugë do bërë jo thjesht për të mbajtur një premtim elektoral e ca vota më shumë, por si një rrugë e rëndësishme në strategjinë tonë kombëtare për fuqizimin ekonomik të Shqipërisë për bashkimin e asaj zone si gjymtyrë e rëndësishme që do të bashkonte çerekun e vendit tonë me pjesën tjetër të saj. Nga Tirana ku rrinë dhe deputetët e Dibrës e ku stigmatizohen me shprehjen “O sa mirë me qenë Dibranë” duhen katër orë me arrit në Peshkopi në një udhë shumë të vështirë për mileniumin e ri. Megjithatë është një zonë e pasur me njerëz punëtor e ku me krenari të thonin se në këtë stinë të vitit të tërë njerëzit janë në punë e s’ka asnjë ngastër të pa punuar e të pa mbjellë. Ata janë totalisht jashtë tregjeve tona bujqësorë e prodhimet e tyre si fushës si të pemëve frutorë kalben, sepse nuk arrijnë dot të grumbullohen apo të mbërrijnë në Tiranë a Portin e Durrësit për eksport, prandaj ajo rrugë duhet ndërtuar me patjetër për ta lidhur zonën e Dibrës me pjesën tjetër të vendit.

Ndaj, kur fola për strategji kombëtare ne kemi detyrim kushtetues të kujdesemi për bashkëkombasit tanë kudo që janë. Kjo rrugë do të lidhte me aktivitet ekonomik Dibrën e Shqipërinë me të gjithë zonat shqiptare në Maqedoni, pasi edhe ata si ne kanë nevojë për integrim e tregje për produktet e tyre. Prandaj, ajo rrugë duhet ndërtuar patjetër.

Ajo është e rëndësishme si rrugë strategjike e zhvillimit kombëtar dhe më gjerë dhe si e tillë duhet bërë. Ajo nuk është rruga e dibranëve dhe atyre që kanë marrë votat për 20 vjet. Ajo është rruga e gjithë shqiptarëve, të cilët duan një atdhe më të integruar e me ekonomi të zhvilluar.

Prandaj, dhe një herë koleg duhet hequr dorë nga premtimet boshe e për vota, megjithë respektin që nuk ju shmange as përgjegjësisë personale. Por, nuk duhet hequr dorë kurrsesi nga gjetja e udhëve, mundësive e formave për ndërtimin e Rrugës së Arbërit me rëndësi kombëtare dhe më gjerë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Dhe Rruga e Arbërit, duhet bërë…, Shpetim Idrizi

PDIU: Zgjedhja e Idrizit, akt i brendshëm sovran i institucioneve shqiptare

May 23, 2015 by dgreca

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, (PDIU) reagoi sot lidhur me deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Kostandinos Kutras, për zgjedhjen e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi, si zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Në një njoftim për shtyp të PDIU-së, theksohet se “votimi i kryetarit tonë, deputet prej disa legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Rregulloren e Kuvendit dhe një marrëveshje politike qeverisëse, është një akt i brendshëm sovran i institucioneve tona më të larta”.
“Na duket e çuditshme sesi një zyrtar i lartë i një shteti fqinj që ka probleme të mëdha, me pasoja të rënda për gjithë Europën, gjen kohën të komentojë aktet tona të brendshme, rutinë e veprimtarisë së parlamentit. Është fakt se shumica e re, me një shkallë shumë të lartë pavarësie në vendimmarrjen e vet, e ka bërë të qartë njëkohësisht se është në favor të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, në respekt të parimeve të njohura të sovranitetit, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njeri tjetrit, të sanksionuara mes të tjerave dhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve tona”, thuhet ne njoftim.
Sipas PDIU-së, edhe votimi i Idrizit është brenda kësaj fryme miqësie dhe bashkëpunimi me Greqinë, me fqinjët tanë, me gjithë aleatët tanë strategjikë.
Në lidhje me cilësimet politike, vijon njoftimi, ne do donim të thonim se programi i PDIU-së, pozicionimet e saj politike, nuk kanë kurrfarë «perceptimi irredentist, të lidhur direkt me të kaluarën e tmerrshme fashiste dhe naziste të Europës». “Përkufizime të tilla kanë në bazë një falsifikim historik, prej të cilit ne kujtonim se Greqia e sotme e qeverisur nga e majta, me histori të përbashkët lufte me partizanët tanë, do të ishte e çliruar. Po e ndihmojmë pak zyrtarin grek ta kuptojë këtë falsifikim”.
“Ne e refuzojmë plotësisht si të padenjë deklaratën e fundit të autoriteteve greke”, përfundon njoftimi.

Filed Under: Opinion Tagged With: ndaj grekeve, reagon, Shpetim Idrizi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT