Komuniteti shqiptarë ka hapur një fond ku kërkojnë që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë. (http://www.cekanifund.org/) është websajti në ndihmë të familjes Cekani ndërsa apelohet se cdo penny ndihmon në mbështetje të familjes/
Nga BEQIR SINA, New York/
ALBANY NEW YORK : Njoftohet se një nënë e re shqiptare humbi jetën pas djegieve që ajo pësoi si pasojë e rënies së zjarrin në banesën ku ajo jetonte së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjatë rënies së zjarrit në banesën familjes Çekani në Adirondack Street në kryeqytetin e New Yorkut, Albany, ndodhej ZerinaCekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Cekani, 19 vjeç. I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me foshnjen, por nuk ia doli dot nëna e bebit e cila u asfiksua nga tymi dhe zjarri gjatë tentativës për të shpëtura fëmijën e saj.
Zjarrfikësit thanë se e nxorrën gruan, por fatkeqësisht për të ishte shumë vonë. Ajo pësoi 75% djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.
Ndërsa digjet në një banesë, dhe vdes e reja shqiptare, shpëton mrekullisht foshnja. Një ngjarje e rëndë kjo që ka prekur një familje shqiptare, dhe të gjithë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku viktimë e një zjarri në banesë ka mbetur një nënë e re.
Mjetet e shtypit amerikan njoftuan sot se dje në darkë më 11 mars, banesa e familjes Çekani në Adirondack Street në Albany, Nju Jork është përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi në mbarë shtëpinë.
Sipas tyre në ato momente në banesë ndodhej Zerina Cekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Cekani, 19 vjeç. I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me foshnjen, por nuk ia doli dot nëna e bebit. Zjarrfikësit e nxorrën gruan, por fatkeqësisht për të ishte shumë vonë.
Sipas mjekëve ajo pësoi 75% djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.
Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Rritja e foshnjes dhe vëllai 19-vjecar, tepër i ri i Zerinës nuk mund të përballojnë jetesën në kushtet ku ndodhen. Ndaj shqiptarë në SHBA janë organizuar duke ndihmuar financiarisht familjen e prekur në këtë tragjedi.
Ata kanë hapur një fond ku kërkojnë që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Cekani në këtë moment të vështirë. (http://www.cekanifund.org/) është websajti në ndihmë të familjes Cekani ndërsa apelohet se cdo penny ndihmon në mbështetje të familjes.