Shqipëria tashmë është anëtare e bordit ekzekutiv të PNUD, fondi i OKB-së për popullsinë dhe zyrës për sërhbime projektesh të OKB-së. Ky anëtarësim është një angazhim për një kontribut të madh që vendi ynë pritet të japë në fusha të zhvillimit të qëndrueshëm, përfshi qeverisjen demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të kategorive më vulnerabël, forcimin e paqes në botë etj. Zgjedhja e Shqipërisë në këtë institucion të rëndësishëm drejtues është dëshmi e një angazhimi aktiv të vendit tonë në kuadër të agjencive zhvillimore të OKB-së, veçanërisht, pas miratimit nga Shqipëria të Axhendës Transformuese për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.
Shqipëria në “Panama Papers”
Shqipëria është përfshirë në megaskandalin “Panama Papers”, i cili është raport i gazetarëve investigativë, që shfaq korrupsionin në dhjetëra vende të botës duke përfshirë edhe liderë botërorë.
Sipas medias shqiptare që u referohet dokumenteve të “Panama Papers”, në skandal janë përfshirë 25 persona dhe 2 kompani nga Shqipëria.
Nga të dhënat rezulton se 3 persona kane qenë përfitues të ardhurash nga kompanitë fiktive në Shqipëri. Po ashtu, 22 persona të tjerë janë pjesë e këtyre kompanive.
Njëra prej kompanive mbi të cilën është hedhur dritë deri tani është “GFI Technologies”, e cila ka si partnerë Assaf Halkinin – avokat izraelit, Isamil Mulletin, sipërmarrës shqiptar, dhe kompaninë kanadeze “Global Fluids International S.A”.
Kjo kompani përmendet nga gazeta izraelite Haaretz, e cila ishte pjesë e rrjetit të investigimit mediatik për raportin “Panama Papers”.
Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në Shqipëri si “GFI Albania” dhe fitoi koncensionin për markimin e karburanteve që në vitin 2013.
Sipas burimeve mediatike, në muajin shtator te vitit 2015, disa transaksione brenda kompanisë ngritën pikëpyetje të mëdha. Aksioneri më i madh i kompanisë, i shiti aksionet tek kompania ortake shqiptare.
Në fillim të shtatorit, “Global Fluids International S.A. (GFI)”, transferoi pothuajse të gjitha kuotat që kishte te GFI Albania, te aksioneri i dytë “Petroleum Consulting Partners A.G. (PCP)”, i cili kishte fillimisht 25% të kuotave.
Transaksioni ngriti dyshime pasi koncesioni iu dha kompanisë në vitin 2013 , me argumentin se “Global Fluids” ishte kompani e specializuar në këtë fushë, ndaj largimi i saj 2 vjet më vonë dhe shitja e aksioneve tek partneri shqiptar, nuk kaloi pa u vënë re.
Me procesin e markimit, çmimi i karburantit në vend vlerësohet të jetë të paktën 2 lekë më shtrenjtë.
GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10-vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën (procesi i markimit të karburantit), në përputhje me qëllimin e përdorimit, eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave të larta për konsumatorin.
Shoqata e Hidrokarbureve në Shqipëri, ka qenë kritike ndaj veprimtarisë së kompanisë “GFI Albania” dhe i është drejtuar Ministrisë së Financave me ankesa shkresore për aktivitetin e kësaj kompanie.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga përfaqësuesit e kompanisë “GFI Albania” për përmendjen e saj në dokumentet e publikuara në raportin “Panama Papers”.
Shqipëria në kohën e Skënderbeut, 4 herë më e madhe se Serbia
Shqipëria në kohën e pushtimeve të para osmane e deri në vdekjen e mbretit të shqiptarëve Skënderbeut, ishte rreth 3-4 herë më e madhe se Serbia, pa llogaritur këtu, siç shihet në hartë, edhe krahinën e Rumelisë si pjesë e perandorisë osmane.
Ishte një pjesë e konsiderueshme e territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë, që shkonin deri në Edrene (Edirne) në kufijtë e Dardaneleve.
Në atë kohë, territori shqiptar si njësi më vete, ishte më i madh ose përafërsisht i barabartë me Bizantin.
Harta përshkruan madhësinë e territorit shqiptar të paktën në katër vjetët e sundimit të tij, të cilat u zgjeruan në jug në Greqi dhe në Maqedoni.
VATIKAN: Audienca e përgjithshme: Shqipëria, përsëri në këmbë, pas persekutimit
… Shprehje e re e afërsisë shpirtërore të Papës me Shqipërinë e shqiptarët, që, me martirizimin, besnikërinë e qëndresën e tyre ia fituan zemrën gjatë shtegtimit të tij apostolik në trojet tona. Vetëm një ditë pas njoftimit aq të pritur: Nënë Tereza do të shpallet Shenjte të dielën e 4 shtatorit 2016”. ../
Sot në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, gjatë katekizmit kushtuar “Mëshirës e ngushëllimit”, Papa foli për mjerimin e popullit të Izraelit në mërgim. E quajti përvojë shkatrrimtare. Feja e besimtarëve – kujtoi – nisi të lëkundej, sepse në dhe të huaj ishin pa tempull, pa kult, njerëz që kishin lënë pas vendin e tyre të shkatërruar. Vështirë e kishin, prandaj, ta ruanin fenë e të besonin në mirësinë e në mëshirën e Zotit.
E duke vijuar të kujtojë Izraelin e mërguar e të rrënuar, mendimi i Papës, me një paralelizëm prekës, shkoi në Shqipëri. Tek një popull tjetër i vogël, që gjithashtu e pati tepër vështirë ta ruante fenë e të besonte, edhe në rrethana mosbesimi, në mirësinë e në mëshirën e Zotit.
Duke u shkëputur nga teksti zyrtar, Françesku shtoi:
“Më shkon mendja tek Shqipëria fqinje që, pas shumë persekutimi e shkatërrimi, ia doli mbanë të ngrihet përsëri në dinjitet e në fe. Kështu kishin vuajtur edhe izraelitët në internim”. Shprehje e re e afërsisë shpirtërore të Papës me Shqipërinë e shqiptarët, që, me martirizimin, besnikërinë e qëndresën e tyre ia fituan zemrën gjatë shtegtimit të tij apostolik në trojet tona. Vetëm një ditë pas njoftimit aq të pritur: Nënë Tereza do të shpallet Shenjte të dielën e 4 shtatorit 2016”. (Koretezi:Radio Vatikani)
Shqipëria meriton vlerësim për shpëtimin e iranianëve në rrezik
Ne foto:Muhaxhedinet?
“Tani është koha që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar të njohë qëndrimin e guximshëm të Shqipërisë dhe të ofrojë mbështetje të plotë në rizhvendosjen e PMOI-t”…/
Nga Struan Stevenson*, BIRN/
Shqipëria meriton vlerësim dhe mbështetje ndërkombëtare si për reformat në vitet e fundit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo e fundit është bërë e dukshme veçanërisht në ofertën për të strehuar anëtarë të grupit kryesor opozitar të Iranit, që përballen me masakër të pashmangshme në Iran, me urdhër të teokracisë qeverisëse iraniane. Nga një komb i varfër dhe në mjerim nën sundimin e Enver Hoxhës, shqiptarët kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm për t’u bërë partner kyç i demokracisë në Ballkan. Megjithëse ende një vend i varfër, populli shqiptar është i njohur për mikpritjen e tij – një aset i madh turizmi për BE-në, që po shqyrton kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim. Një shembull i rëndësishëm i mikpritjes së tyre është roli i shqiptarëve në çaktivizimin e një krize të madhe humanitare ndërkombëtare në Irak. Disa mijëra anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, PMOI ose MEK, një grup intelektualësh të dedikuar ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe tolerancës së njerëzve për fetë e të tjerëve, janë përballur me sulme të përsëritura me predha dhe sulme të tjera ushtarake nga të deleguarit e Teheranit. PMOI janë kundërshtarët më të frikshëm të ajatollahëve, pasi interpretimi i tyre demokratik i Islamit përbën një sfidë direkte për pretendimin e mullahëve ndaj pushtetit përmes sundimit fetar. Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është i etur të masakrojë 2000 refugjatë të pambrojtur në Kampin Liria, ku ata jetojnë pranë Bagdadit. Sulmi i fundit me raketë mbi grupin ishte më 28 tetor 2015, ku 24 banorë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Agjencia e OKB-së për refugjatët i ka njohur të gjithë banuesit e Kampit Liria si azilkërkues dhe refugjatë nën mbrojtjen ndërkombëtare por duket se nuk ka mundësi t’u ofrojë atyre sigurinë e përshtatshme apo mbrojtje nga sulmi. Si anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 1999 dhe si kryetar i Delegacionit të PE për Marrëdhëniet me Irakun nga 2009 në 2014, kam njohur nga afër opozitën iraniane dhe liderët e saj. Eksperienca ime kulmoi në një libër që shkrova rreth kësaj lëvizjeje dhe rreth luftës për të çliruar Iranin “Sakrifikimi i vetes – Jeta me muxhahedinët iranianë”.
Kam pasur shumë takime me Maryam Rajavi, lideren e opozitës iraniane dhe kolegët e saj. Zbulova se ata janë shumë të arsimuar dhe shumë të dedikuar ndaj kauzës së lirisë dhe të drejtave të njeriut në Iran. Pavarësisht ndryshimit të qeverisjeve dhe politikave në Shqipëri, dy administrata dhe legjislatura pasardhëse kanë marrë banorë të Kampit Liria në vitet e fundit, duke u ofruar atyre strehim nga persekutimi dhe vdekja. Shkova në Tiranë në fund të prillit 2014 për t’u takuar me grupin e parë të banorëve të Kampit Liria që ishin pranuar nga Shqipëria. Pata shansin të mbaj takime private me zyrtarët e qeverisë, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, për t’i falënderuar ata për gjestin humanitar. Më bënë shumë përshtypje këto takime dhe pasi u ktheva në Bruksel, menjëherë punova shumë për pranimin e Shqipërisë si shtet anëtar i BE-së. Shqipëria ka bërë gjënë e duhur në pranimin e këtyre rezidentëve dhe njëkohësisht, demonstrime të tillë të mbështetjes për rezistencën iraniane janë një burim i zemërimit për ajatollahët në Teheran. Regjimi fundamentalist i Iranit e sheh PMOI-n si një kërcënim për interpretimin e vet ekstremist të islamit. Për këtë arsye, ajatollahët nuk duan që asnjë vend t’i pranojë ata.
Teherani është kundër rizhvendosjes së tyre në vende të sigurta dhe për fat të keq, ato kanë influencuar që qeveria irakiane, thuajse gjithnjë, të ndërhyjë për të. Ministria Iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë është përpjekur urgjentisht të prishë procesin humanitar duke shpërndarë informacion të gabuar kundër grupit dhe duke dërguar agjentët e saj në shtetin ballkanik për të marrë në duart e veta çështjet. Përgjatë viteve kam dëshmuar intensitetin e madh të fushatës së Teheranit kundër armiqve të vjetër. Ajo fushatë ka dështuar plotësisht të paktën për Shqipërinë dhe unë shpresoj se vende të tjera europiane do të ndjekin tashmë gjurmët e shtetit ballkanas për të ndihmuar në shmangien e katastrofës humanitare me të cilën përballen banorët e Kampit Liria në Irak. Asgjë që bën Teherani nuk mund ta ndryshojë faktin se përpjekjet e Shqipërisë janë moralisht, kulturalisht, shoqërisht dhe politikisht gjëja më e mirë për t’u bërë.
Tani është koha që pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar të njohë qëndrimin e guximshëm të Shqipërisë dhe të ofrojë mbështetje të plotë në rizhvendosjen e PMOI-t.
Nëse duke vepruar kështu, kjo sjell përmirësim të lidhjeve politike dhe ekonomike mes fuqive kryesore perëndimore nga të dyja anët e Atlantikut dhe me këtë demokraci të sapo-lulëzuar, aq më mirë.
*ish-anëtar britanik i Parlamentit Europian, nga viti 1999 deri në 2014
- « Previous Page
- 1
- …
- 14
- 15
- 16
- 17
- 18
- …
- 31
- Next Page »