• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagim ndaj disa mediave shqiptare dhe maqedonase kundër familjes Zeqiri nga Shkupi!

May 12, 2014 by dgreca

Nga Asllan DIBRANI/
art@asllandibrani.com/
Shpifja gënjeshtrat dhe propaganda antishqiptare qe po ndiqet këto ditë nga mediat maqedonase dhe disa mediave shqiptare në shërbimin e tyre lidhur me familjen Zeqiri reagoj mesa vijon:
Me indinjatë të thellë e lexova artikullin me titull” Familja Zeqiri nuk është shpërngulur nga Radishani” nga e cila u prononcuan edhe disa gazeta dhe TV Alsat nga Maqedonia, me një serë gënjeshtrash,intrigash, mashtrimesh naive , po edhe shumë të rrezikshme duke e mbuluar realitetin mbi të drejtën e të jetuarit në vendin e vet shqiptarët. Veprimet e dhunës, terrorit, zullumit dhe vandalizmit shtetërore kundër shqiptarëve të Maqedonisë me theks të veçantë po ndihmohet edhe nga vet shqiptarët e pa kurriz që janë në shërbimin e tij si shtet i formuar pa drejtësisht pa barazinë e popullatës shqiptare në Maqedoni. Kësaj fatkeqësie po i shkojnë për shtati edhe politikës shoviniste të sllavo-maqedonasëve nga edhe shumë bashkëpunëtor ,politikaj, gazetarë dhe media kundër te të drejtave të shqiptarëve e posaçërisht në këtë rast kundër familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit ,që në formën ma heroike po i reziston politikës së diktuar nga Beogradi, Moska dhe Athina për dëbimin e shqiptareve nga trojet e veta,si ekzekutore e saj tanimë diktatura maqedonase!!!.
Propagandës se tillë ju kundërvihem me fakte dëshmi dhe argumente rreth fatit të kësaj familje?!.
-Ata të hënën lanë vatrën e tyre dhe arritën 06.05.2014 në Shtutgard të Gjermanisë nga i cili rast përfitoj të drejtën e shprehjes se realitetit me fakte dhe dëshmi se unë Asllan Dibrani isha ndër të paret qe i dola në ndihmë kësaj familje me 16 anëtar të sajë ,që kemi fakte dëshmi dhe argumente se këtë familje e kam pritur dhe e kemi ndihmuar me ushqime dhe strehim të miku im , Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard .Atë natë ju siguruam edhe fjetjen si vëllai të vëllai , “bukë krip e zemër” me një mikpritje bujare miqësore po edhe shqiptare . Të riut Besnik Zeqiri 23 vjeçare i ndihmuam t’i pastroj plagët dhe lidhjen e saj me fashë të re , po ju sjellim fotot si ma poshtë .
Pamje e familjes se Zymer Zeqirit pas arritjes në Shtutgart e strehuar në banesën e zotit Vitor Spaqit, e shoqëruar me z.Idriz Sinanin kryetar i ” Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirinë e Njeriut” me seksion në Maqedoni. Pritjen e kësaj familje e organizova unë Asllan Dibrani ish i burgosure politik në ngjarjet e 81-shit nën diktaturën ish jugosllave, anëtare i kryesisë së “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe krijuesve Shqiptarë në Gjermani” , piktor , humanist , gazetar-publicist dhe veprimtar shumëvjeçar i çështjes shqiptare në Ballkan .Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore në Shtutgard, dhe këshilltar i Misionit Katolik në Shtutgard,veprimtar shumë vjeçar në mërgatën shqiptare dhe Halit Gashi kryetar nga “Shoqëria Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qendër në Kosovë foto e datës 06.05.2014 në Shtutgard.
Zymer Zeqiri kryefamiljar duke i pasqyruar gazetat e shkruara në të kaluarën për këtë familje dhe Besnik Zeqiri djali i tij 23 vjeçar me dorë të thyer , babë e bir në foto po në të njëjtën natë që koha kaloj orën 24.h dhe data u ndërrua sipas fotove të lartëvendosura prapë në qytetin e Shtutgardit në shtëpinë e Vitor Spaqit.

Nga kjo propagande gënjeshtër dhe vetmonim të faktorit shqiptare për ti mbrojtur shqiptarët nga një terror i pa parë në shekullin e 21 reagoj dhe protestoj me një zë të fuqishëm nga
etika ime morale se informata e juaj përmes Alsatit ,konferencave të shtypit dhe disa mediave të shkruara nga një gazetar Valmir Kuçi me titullin “Familja Zeqiri nuk është shpërngulur nga Radishani” është jo e saktë.
Shantazhe, mashtrime dhe huti nga vet mediat shqiptare dhe politikajt shqiptare për familjen Zeqiri?
Po e publikoj shkrimin e pjesërishëm si më poshtë” Familja Zeqiri nga lagja Radishan e Komunës së Butelit nuk është shpërngulur e as që ka ndërmend të ndërmerr një hap të këtillë. Këtë sot për Alsat M e deklaroi kryefamiljari Fehmi Zeqiri duke përgënjeshtruar zërat e ditëve të fundit se familja e tij ka mbyllur shtëpinë dhe ka marrë rrugën për tu shpërngulur për Gjermani. Ekipi ynë sot vizitoi këtë familje në Radishan e cila më datë 13 Prill, mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale ishte sulmuar nga aktivist të VMRO DPMNE-së. Kryefamiljari Fehmi Zeqiri thotë se ata do të qëndrojnë në tokat e tyre pasi nuk kanë ku të shkojnë gjetiu. Disa familjarë të tij për momentin nuk janë në shtëpi, por ky fakt nuk do të thotë se familja 50 anëtarëshe është shpërngulur e përmbylli citatin e artikullit.
-Shtrohet pyetja vallë , ku i ka edhe 30 anëtarët tjerë!. Mos e mbroni krimin , mos e fshini terrorin maqedonas mbi ju vëllezër shqiptarë se turpi do tu mbuloje me pasoja të mëdha dhe do ta shkallëzoni situatën politike në Maqedoni edhe më thellë.
Vazhdojmë citatin ,Zeqiri është në komunikim permanent me autoritet zyrtar të vendit. Ka realizuar takim edhe me zv. ministrin e brendshëm Zemri Qamili i cili ka garantuar atë se organet e rendit do të jenë në shërbim te të gjithë qytetarëve përfshirë edhe familjen Zeqiri, për të parandaluar çdo shqetësim që eventualisht mund të kenë. Absurde nga zëvendësministri, “kukull” që i del në mbrojtje shtetit ditaturial të Maqedonisë në vend që ta ngre zërin edhe në instancat ma të larta ndërkombëtare ai e heshtë dhunën maqedonase me fjalë boshe.
Zv/ministri i brendshëm Qamili gjithashtu ka thanë se për të zgjidhur tërësisht këtë problem, ka organizuar takim i cili do të mbahet këtyre ditëve mes tij, kryefamiljarit Zeqiri dhe autoriteteve lokale të komunës së Butelit gjegjësisht kryetarin e saj Petre Latinovski , shkoni ku të doni takohu me maqedonas zoti Zemri se shqiptar ma atje nuk ka !!!Vallë me kenë do të takoheni zoti Zemri Qamili, me gërmadhat e shtëpive të shqiptarëve që po i lënë me shekuj duke u shpërngulur të tërësi nga vatrat e veta , nga barbarizmi sllav apo???.
Pastaj thekson duke qenë i pa çart me vetveten e tij ,se pas zbardhjes së rastit të incidentit në Radishan, nga familja Zeqiri deri më sot më nuk është denoncuar ndonjë akt i dhunës apo incident tjetër shkruan Valmir Kuçi sipas deklarates se zv.ministrirt të punëve të brendshme në Maqedoni,pa e llogaritur se njeriu i pa qenë atje nuk mundet të bëjë një denoncim të tillë!.Po ato denoncime kjo familje i ka bërë me vite të tëra deri sa u shpërngul.
Ma tutje indinjata jone është e theksuar edhe me deklaratën e mëtutjeshme të zëvendësministrit të “Punëve të Brendshme”, Zemri Qamilit, një deklarate boshe duke theksuar se do ta siguroi kryefamiljarin Zeqiri se, policia ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen e familjes pa e ditur se , afër 20 anëtarë të familjes Zeqiri ma e braktisur atdheun nga terrori i shtetit maqedonas, po edhe nga pasiviteti i politikës se lidershipit shqiptar në Maqedoni me një politike shterpe, të pa frytshme , të dëmshme për shqiptarët . Votën qe i morën këta politikaj po zhgënjehen dita me ditë popullin shqiptar, në pa mundësinë e sigurimit minimal te të drejtave të veta në vendin e vet, ne vilajetin e Shkupit, që dikur luante rol në rajon si qytet me kulturë dhe vlera kombëtare shqiptare. Ato vlera politikajt aktual sikur po i përbuzin , nëpërkëmbin dhe me një politikë qyqare të tyre .
Dëshmohet se po e aprovojnë një vetëmohim deri të degradimi , mosbesimi dhe krijimi të një hutie në opinion nga propagandues , demagog , intrigues dhe mashtrues duke qëndruar si vegël e sllavo-maqedanve ne kurrizin e popullatës shqiptare, pa i gëzuar as te drejtat minimale. Kjo familje ma është e strehuar në qendrën për të huaj në qytetin e Karlsruhes në kufi me Francën në Republikën e Baden-Wurtembewrgut,një kamp përqendrimi të strehuar nga e gjithë bota si azil kërkues nga e cila po që vazhdon dhe nuk ndërmerren hapa shumë të shpejt të ndriçimit të rastit dhe daljes pran mediave që të kërkojnë falje si zëvendësministri Zemri Qamili , ashtu edhe gazetari Valmir Kuçi po edhe mediat tjera, ne do të ndërmarrim hapa tjerë për denoncim ndërkombëtar edhe për,mes shtetit gjerman që qytetarët e lartpërmendure ma janë në Gjermani. Deklaratat e tilla ,të rrejshme në dëmin e kësaj familje dhe të shqiptarëve në tërësi, po e tregojnë neglizhencën e lidershipit që në forma të mashtruara e fituan votën nga ajo popullatë .Sot nëpërkëmben të drejtat e tyre pa të drejt shkollimi, pa të drejt të përdorimit të flamurit , pa të drejtë të përdorimit të gjuhës shqipe me literature të censuruar të shkollave shqipe , pa të drejt punësimi dhe pa te drejt ekzistence ne vatrat e veta!!!???…

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe maqedonase kundër, familjes Zeqiri. nga Shkupi!, ndaj disa mediave, reagim, shqiptare

“GJYNAHQARËT E DYNJASË” SHQIPTARE?

May 6, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/Disa ditë më parë vizitova pjesën oksidentale të Stambollit për të takuar Motrën e madhe, atë heroinën fatkeqe të gjeneratës së saj. Më rastisi të takoj edhe ca shqiptarë më të moshuar se unë të cilët shumë kohë më parë, ashtu pavullnetshëm, kishin braktisur vatanin për t’u degdisur në një cep të Dardaneleve…, për një jetë, ndoshta, më të mirë. Tek ata vërejta se u mungonte kujtesa pamore; ajo dëgjimore – po, mbase edhe ajo mekanike a logjike, hiq mënjanë atë kujtesën emocionale, prej së cilës nuk kishte mbetur dot gjë. Më gostitën në një ndejë “haramash”. Atë që “para kohe bëhej tapë gjegjësisht atë që çorientohej në kohë dhe hapësirë” si dhe ata që e “fëlliqnin fjalorin” i largonin dhe i dërgonin në shtëpi. Matanë ndejës ku më “sistemuan” përkohësisht kishte një tjetër “mexhlis (veror) besimtarësh” që kishin për “obligim” të bënin duatë për shiun e munguar. Këta të fundit i konceptonin si “gjynahqarë”, sepse kishin shkelur mbi parimet e librit të shenjtë, gjegjësisht mbi disa kapituj të Kuranit famëlartë. Moralin e “mexhliseve” në fjalë e kishin ndërtuar “kryepleqtë” e tyre. Përkundër dyshimit tim, më duhej të vij në një përfundim pragmatik: të dy “mexhliset ishin hileqare dhe mbase gjynahqare” pavarësisht se frekuentuesit e këtij të dytit ishin “namusqarë” dhe besimtarë të devotshëm!
Axha Abdullah (një ish-kundërshtar i papajtueshëm dhe i përbetuar i njëmendjesisë dhe një njeri goxha i moshuar), duke e vërejtur “dalldisjen” time të skajshme, m’u drejtua me dy pyetje. E para: “Ti arnavut, a mos vallë e fillove shkrimin e radhës”!? Po, ia ktheva. Por, ama, do ta përfundoj në Tetovë, respektivisht atje ku asnjëherë nuk përfundojnë thashethemet mes vëllezër shqiptarë. Fatkeqësisht, ca mendime a ca “fiqire” më ikën dhe më “mbetën” në varrezat e Erenkoy (aty ku prehen eshtrat e Shemsettin beut, ideologut kryesor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare) dhe në qytezën e Ibrik Tepes (aty ku lindi Fani, ai eruditi mendjefemër). Pyetja e dytë e tij ishte: “Në çfarë organizimi politik jetojnë shqiptarët e Republikës së Maqedonisë”!? Përgjigja ime ishte: “në DEMAGOGJI”!? Mendimet që më “mbetën” te lapidari i Samiut dhe te vendlindja e Nolit, por që i duhen këtij shkrimi, do t’i zëvendësoj me një paragraf të huazuar nga shtypi ditor i Tiranës, që llafos një retorikë shumë të rrallë dhe “tejet të çuditshëm dhe mosbesues” të kryeministrit të Shqipërisë në detyrë, ku, përveç të tjerash, thuhet: “Kryeministri Rama tha në fjalën e tij se pavarësisht konflikteve politike, kur vjen puna për çështjen e Kosovës, shqiptarët janë bashkë. Ai shprehu mirënjohje për ish-kryeministrin Berisha dhe mbështetjen e tij për Kosovën gjatë qeverisjes së të djathtës… Shpreh mirënjohje dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë. Nëse e kthejmë në çështje politike, ne ngatërrohemi edhe sa është ora, apo është mars a prill, por fatmirësisht nuk ndahemi te çështja e madhe që deri dje mbante emrin çështja e Kosovës, por sot natyrshëm ka emrin çështja e shqiptarëve”. Se kjo retorikë a kjo e thanë e kryeministrit nga kryeqendra e shqiptarëve u tha me “tamam” a jo, unë nuk e kam “takatin politik ta konfirmoj”, por ama se është demagogji pa dyshim se është e tillë.
Sot ka shumë njerëz që në kohë të gabuara frekuentojnë “ambiente” të gabuara (siç e bëra unë me shumë “qejf” një të tillë). Të thuash se ato hapësira vërtet janë të tilla, nuk mund të thuash, nga fakti se për këtë duhet të parashtrosh fakte a argumente. Këto hapësira a ambiente të gabuara, logjikisht duhet të jenë përjashtuese për njerëzit me mendje të shëndetshme, aty ka vend vetëm për njerëz me moral të dyfishtë respektivisht për ata të cilët përjashtojnë fjalën humane dhe atë emancipuese. Lukman El Hakim (i urti Lukman), i njohur si mbledhës fjalësh nga goja e popullit, në përmbledhjen e tij kishte përfshirë edhe këtë thënie: “Dy gjëra duhet harruar në këtë botë: një të mirë që ia ke bërë dikujt dhe një sharje a fyerje që ta kanë bërë ty”! Thonë se kjo e para disi mund të harrohet, por e dyta, shumë vështirë mund të kapërdihet a të falet, sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarë kokëkrisur. Parashtrohet pyetja se cili është morali i këtij proverbi, është vetëm një i tillë a mbase i dyfishtë dhe, a mos vallë kjo sot, është bërë një kryefjalë në komunikimin e bastarduar te shqiptarët, në veçanti tek ata që profesionalisht merren me politikë. Lëre që kjo e para do të përmendet, po aq edhe do të keqpërdoret.
Nëse morali i parë (i këtij proverbi popullor) është racional, atëherë i dyti mbetet të jetë irracional. Kjo e para pak po duket në përditshmërinë tonë. Në këtë të fundit (në atë irracionalen) kanë “hise” njerëzit të cilët mëtojnë të tallen në vazhdimësi me “frikën tënde”, me varfërinë mendore si dhe me atë materiale, të tallen me njerëzit të cilët jetojnë me “shqetësimet e vatanit”, me ato të fëmijëve dhe me ato personalet…, me njerëzit të cilët dikur “shkonin për gjah dhe vetë u bënë për gjah”, me njerëzit që u janë shterur mendja e takati…, t’i ofendojnë me atë thënien ”kështu i do mushka drutë”…, me njerëzit që aq shumë janë frikësuar, saqë “pordha u shkon deri në zemër!” e të tjera. Çfarë ishte dikur kodi moral i organizimit dhe komunikimit politik këtej në Republikën e Maqedonisë?! Thonë se ky kod nuk ishte i ndërtuar sipas vullnetit të shumicës, përkundrazi ai ishte produkt i ideatorëve të saj. Ky moral i sistemit njëpartiak, ndonëse irracional, në vijimësi “mbikëqyrej, kontrollohej dhe, në instancë të fundit, ata që e shtrembëronin edhe ndëshkoheshin”…, ky moral u interesonte vetëm kryeparëve, të tjerëve nuk u hynte në punë për arsye se aty nuk mund të ndryshoin gjë, dhe e kundërta, sot partitë politike kanë kodin moral të tyre, por kjo gjë nuk u intereson lidershipëve të tyre, kjo i përket atij që jep votën, thjesht, me këtë moral nuk merret lidershipi, përkundrazi kjo i takon elektoratit…, i cili “detyrohet” të pajtohet a ta “aminojë” fjalimin retorik të lidershipit, një retorikë që kur nuk “lekturohet dhe nuk redaktohet”, atëherë ajo shndërrohet apo kalon në retorizëm të rëndë dhe fyes…, kalon në retorikë të sajuar, të denigruar, pa parime e standarde dhe madje edhe me mendjelehtësi a mendjeligësi politike.
Nëse nuk më “gënjen mbamendja”, më duket se axhës Abdullah i thash se këtë shkrim do ta përfundoj në Tetovë!? Si duket e gënjeva pa qëllim. Nuk do ta “përfundoj” pasi që ende nuk kanë përfunduar inatet homerike dhe thashethemet ndër vëllezërit shqiptarë. Dikur moti qehallarët, respektivisht kujdestarët e pasurisë së beut, e tridhnin dashin që ruante delet!? Pse e bënin këtë, unë nuk e di.

Filed Under: Opinion Tagged With: “GJYNAHQARËT E DYNJASË, Fadil Lushi, shqiptare

Koha që të kemi “Një komb, një kombëtare, një ligë shqiptare”!

April 14, 2014 by dgreca

Në vitin 2008 nga 2930 të anketuar: 1902 veta mendonin se Liga 1 e Kosovës, duhet të integrohet në atë të Shqipërisë/
Nga BEQIR SINA – Nju Jork/
New York City : Vazhdimisht, po diskutohet dhe janë shtuar zërat në portalet shqiptare në internet dhe disa media shqiptare, çështja e bashkimit të dy ligave të futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Madje shpesh herë merret si shembull eksperienca e kontinetit të Amerikës së Veriut, Kanadja dhe SHBA ku janë gjashtë ligat më të mëdha sportive në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada : Football League Canada (CFL), Major League Baseball(MLB), Major League Soccer (MLS), Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA), Lidhja Football Kombëtare (NFL), dhe League Kombëtare e Hokejit (NHL) që kanë një ligë të përbashkët.
“Një komb, një kombëtare, një ligë shqiptare”! Është kjo fushata më e fundit e nisur në stadiumet e Shqipërisë, Kosovës dhe madje edhe në Maqedoni, prej se kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Dhe ky qëndrim i shumë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medvegje dhe diasporë është parë ngado si :”Një mesazh i qartë për krerët e futbollit, në të dy ligat futbollistike atë të Shqipërisë dhe Kosovës, duke dashur që shqiptarët në Ballkan të përfaqësohen vetëm me një kombëtare, pse jo, edhe me një ligë mbarëshqiptare futbolli ku brenda saj të zhvillohen të gjitha garat “.
Fushata e fundit mori shkas pas zhvillimit të ndeshjes së parë miqësore të Kosovës ndaj Haitit dhe për t’i paraprirë një debati marëkombëtarë si fillim dhe më pastaj për t’a kërkuar në instuticionet përkatëse ndërkombëtare për atë :” Që Kosova dhe Shqipëria të kenë “Një komb, një kombëtare, një ligë shqiptare”! apo dy kombëtare, pra secila të veten.
Por duket se në mënyrë dërrmuese janë për një kombëtare, të paktën shumica e shqiptarve, ku kryesorët, simbas shtypi shqiptar kan qenë edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët thuhet se e kanë thënë fjalën e tyre para se Kosova të merrte lejen nga FIFA për zhvillimin e ndeshjes miqësore me Haitin. Dhe po të ndjekësh debatet për këtë çështje në interrnet shikon qartë se nuk janë vetëm tifozët e futbollit ata që mbështesin për idenë e një kombëtareje apo të një lige mbarëshqiptare, por janë shqiptarët kudo .

“Në fakt, kjo ide është hedhur që në vitin 2007, simbas gazetës shqiptare, e cila shkruan se por publikisht, pikërisht më 4 mars të këtij viti, një ditë para ndeshjes miqësore me Maltën, kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, deklaronte hapur që duhet të jetë një kombëtare shqiptare dhe një kampionat i përbashkët, në mënyrë që t’i shërbejë cilësisë jo vetëm të garës sportive, por edhe të përfaqësueses së vetme. Lorik Cana, simbas Gazetës Shqiptare, duket se i parapriu edhe ndonjë mendimi kundër, duke deklaruar se natyrshëm që do të kishte edhe nga ata që nuk e donin këtë, por ishte i bindur se shumica do vetëm një kombëtare.
Rreth kësaj ideje janë shprehur disa vjetë më parë në një faqe elektronike shqiptare në interenet, e realizuar me një teknik bashkëkohore, në adresën(domain) : www.sportalbania.com – më shumë se 3 mijë shqiptarë. Për këtë qëllim pyetje e cila, deri tani, egziston dhe ka ngritur vëmëndjen, e një numëri të konsiderueshëm apasionuesish, të sportit dhe të kësaj faqe elektronike(web-site), por edhe të vizitorve të cilët, kan pas rastin të ndjekin atë, është thuajse e përditëshme në rrjetet sociale shqiptare në internet.
Për këtë tregon dhe vet numëri i madh i të anketurave, qysh në atë kohë, është tregues i qartë se ka një interesim të madh ky anketim, dhe i thyen ndoshta edhe parashikimet.
Pyetja e këtij anketimi ka qenë e formuluar në mënyrë të till : ku i kërkohej çdo njerit me anë të një klikimi, të përgjigjej në atë se : A mund të integrohet Liga 1 e Kosovës, në atë të Shqipërisë?. Sipas kësaj faqe; anketimi(sondazhi) kishte arrirë rezultatet dhe komentet e kënaqeshem të këtij anketimi. Të cilat, në shikim të parë u duken tepër dinjitoze dhe lanë pas shpresën se në të ardhmen rezultatet e tij përfundimatare, mund të vihen në jetë, duke i bashkuar zyrtarishtë dy ligat e futbollit e përfshirë ato në një ligë të përbashkët të futbollit shqiptarë.
Ky lloj organizimi ka arsye dhe mund të marr shëmbull konkret nga liga Amerikano – Veriore e disa sporteve. Në këto dy vende ka përfshirje të dy ligave Kanadezo – Amerikane, si të përbashkëta; në basketboll , bejsboll, hokej mbi akull, e sporte të tjera më të vogla.
Sipas ish- anketimit të “www.sportalbania.com” deri atheere kishin votuar gjithësej 2930 apasionues, të interenetit dhe sportit shqiptarë.
Ndër ta 1902 veta i kishin thënë : Po! pyetjes, ç’ka do të thoshte sipas atij rezultatit 64.91 % e të pyetureve, mendonin se kjo duhet të bëhet dhe se nuk ka asnjë penges ligjore ndërkombëtare për t’a kokretizuar realizmin e bashkimit të dy ligave të futbollit. Ndërsa, për “Jo” duket se mendojnë më pak se gjysma e të pyeturve pra 28.77 % ose 843 veta. Të pasigurt me përgjigjen “Nuk e di” 2.59 % ose 76 veta. Një “Po” tjetër në këtë anketim ka qënë ajo e mendimit të 3.72 % ose 109 të cilët thonë Po, por kësaj ideje duhet që së parit t’i paraprijë proçesit politik.
Mirëpo, duhet theksuar se debati që ka nisur menjëherë pas zhvillimit të ndeshjes së parë miqësore të Kosovës ndaj Haitit, për t’i paraprirë asaj që Kosova dhe Shqipëria të kenë apo të mos kenë dy kombëtare, pra secila të veten, duket se e i ka nxitur edhe më shumë shqiptarët, të kërkojnë ( votojnë në rrjetet sociale Facebook e Twitter ) për :”Një komb, një kombëtare, një ligë shqiptare”!”
Për një kombëtare, të paktën janë shumica e shqiptarëve në Kosovë dhe trojet shqiptare, por edhe “Tifozat Kuq e Zi”, në Shqipëri, të cilët thuhet se kanë thënë fjalën e tyre, që para se Kosova të merrte lejen nga FIFA për zhvillimin e ndeshjes së parë ndërkombëtare miqësore me Haitin në stadiumin e Mitrovicës në Kosovë, ndeshje e cila u mbyll me një barazim të “thatë” 0 – 0.

Filed Under: Sport Tagged With: Nje Komb, një kombëtare, një ligë, shqiptare

BRITANIA KTHEN 47 AZILKERKUES SHQIPTARE

March 21, 2014 by dgreca

Ministrat Tahiri – John Taylor: Nuk përfitohet më azil/

TIRANË, 21 Mars/ Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, priti pasditen e të premtes në Aeroportin e Rinasit, Ministrin e Shtetit te Bitanisë së Madhe, John Taylor, i cili kishte ardhur me avion të posaçëm me 47 shtetas shqiptarë, të depërtuar nga Britania e Madhe për qëndrim të parregullt.Përfaqësues të dy qeverive u bënë apel gjithë shtetasve shqiptarë, të mos ndërmarrin përpjekje për të kërkuar azil politik në Britani por edhe vende të tjera të BE-së, pasi Shqipëria aktualisht është jashtë hartës së vendeve që mund t’a përfitojnë këtë status.

Gjatë bisedës mes dy delegacioneve, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicolas Cannon, u fol gjithashtu për shtimin dhe gjetjen e hapësirave të reja të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Ministri Tahiri shprehu vendosmërin se “do të luftojmë trafikun e qënjeve njerëzore  siç jemi të vendosur të parandalojmë çdo përpjekje për emigrim të paligjshëm dhe azil kërkuesit e parregullt”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të “respektojnë lëvizjen e lirë dhe regjimin e lëvizjes së lirë dhe të konsiderojnë që sot është e pa mundur të kërkosh dhe të marrësh azil në vëndet e BE-së. Shqipëria nuk konsiderohet më vend i denjë për të pritur në vendet e BE-së, qytetarë shqiptarë që kërkojnë azil”.

Tahiri ritheksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare që “bashkë me partnerët tanë të luftojmë këtë fenomen, edhe dimensionin social edhe dimensionin ekonomik, por mbi të gjitha edhe diminsionin kriminal që shfrytëzon pikërisht këtë fenomen dhe krijon të ardhura kriminale të pa merituara, të gjithë ata që shfrytëzojnë në mënyrë kriminale këtë çështje”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: BRITANIA KTHEN 47 AZILKERKUES, shqiptare

Burg për xhihadistët shqiptarë

February 23, 2014 by dgreca

Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal, duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjashme si vepër penale/

Top-Channel ka mësuar se  projektligji ligji, është duke marrë formën e tij përfundimtare nga një grup deputetësh, mes të cilëve Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Ata propozojnë  miratimin e disa dispozitave që penalizojnë shtetasit shqiptarë, të cilët pa patur shtetësinë apo vendbanimin në shtetin ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake të palëve ndërluftuese, marrin pjesë në konflikte të armatosura.
Inicuesit e projektligjit pritet t’i propozojë Parlamentit dënimin me mbi dhjetë vjet burg për ata persona të cilëve u provohet pjesmarrja në luftëra të tilla.
“Shtetasit shqiptare, qe nuk kane njekohesisht dhe shtetesine e ndonjeres prej paleve nderluftuese ne konflikte te armatosura qe zhvillohet jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ketej e tutje do te denohen me masa te konsiderueshme burgimi”, ky është thelbi propozimit i cili ka marrë edhe bekimin e partnerëve ndërkombëtar të sigurisë,
Një burim pranë grupit të punës i deklaroi Top-Channel se “Kronikat dhe faktet e fundit të raportuara nga Siria për shtetas shqiptarë që marrin pjesë apo kanë humbur dhe jetën në luftimet që zhvillohen në atë shtet, kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve dhe ligjvënësve shqiptarë nevojën urgjente për ndërhyrje në Kodin Penal”.
Ndryshe nga shembulli që po ndjekin ligjvënësit kosovarë në miratimin e një ligji të posaçëm me 5 nene, që sanksionon parandalimin e pjesëmarrjes të shtetasve kosovarë në konflikte jashtë Kosovës, ligjvënësit shqiptarë kanë menduar të propozojnë shtimin e disa dispozitave në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Sipas inicuesve të projekt-ligjit fenomeni i mercenarizmit është një element që ka gjetur trajtim nga e drejta ndërkombëtare, që prej mbarimit të Luftës së dytë Botërore, në protokollin e parë shtesë të 4 Konventave të Gjenevës, në vitin 1949.
Ndërkohë, Konventa e OKB, Neë York 1990, kundër rekrutimit, përdorimit, financimit dhe trainimit të mercenarëve ka vendosur standarte të reja në përkufizimin e mercenarizmit modern dhe kritereve vlerësues për subjektet që do të duhet të konsiderohen si mercenarë në koflikte të brendshme apo ndërshtetërore.
“Megjithëse e hapur për nënshkrim dhe ratifikim prej tashmë 24 vitesh, Shqipëria ende nuk e ka nënshkruar këtë konventë” sqarojnë burimet.
Në këtë iniciativë ligjvënësit shqiptarë janë treguar të vëmendshëm për të parashikuar penalizimin dhe dënimin përkatës si për ata shtetas shqiptarë, të cilët duke marrë pjesë në konflikte jashtë territorit të Shqipërisë, e ekspozojnë vendin tonë ndaj rrezikut të situatave të vështira në rrafshin ndërkombëtar.
Ashtu dhe për ata persona të cilët duke përdorur joshjen ekonomike, por edhe ideologji të caktuara fetare e shoqërore, nxisin e rekrutojnë këta shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në konflikte të armatosura jashtë atdheut-parashikohen dëmine me burg.
Projektligji është konsultuar me pedagogë dhe ekspertë të njohur të së drejtës penale në vendin tonë, me ekspertë të institucioneve shqiptare, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendëshme si dhe me ekspertë të fushës së sigurisë.
Në ditët në vijim, pritet që Kuvendi i Shqipërisë të shqyrtojë fillimisht në komisionin e ligjeve e më pas në seancë plenare këtë iniciativë të re të rëndësishme, për disa shtesa në Kodin Penal.
Jo zyrtarisht mësohet se të paktën 6 shtetas shqiptarë,kanë humbur jetën deri tani në konfliktin sirian por numri mund të jetë edhe më i madh, pasi trupat e tyre janë varrosur në vëndin e konfliktit dhe shteti shqiptarë nuk ka të dhëna zyrtare për ta. / Top Channel

Filed Under: Featured Tagged With: Burg per xhihadistet, shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT