• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndodh për herë të parë

July 16, 2020 by dgreca

  • Shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë-

Bazuar në të dhënat preliminare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare në përbërjen e re parlamentare te dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, do të kenë 32 deputet. Kjo nuk ka ndodh që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani më së shumti që kanë mundur të nxjerrin deputet shqiptar ka qenë 29 edhe atë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet.

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore. (KORTEZI- INA)

Filed Under: Histori Tagged With: 32 deputete, shqiptaret ne Maqedoni, Triumf

Shqiptarët në Maqedoni mund të kënaqen me avancimin e gjuhës shqipe

August 5, 2017 by dgreca

1-arben-llalla-250x299

Nga Arben LLALLA/Në verën e nxehtë të muajt gusht, mediet andej dhe këtej kufirit shqiptaro-shqiptar bien kambanat se gjuha shqipe po zyrtarizohet në Maqedoni. Por pyetja e thjeshtë është: Përse deri tani gjuha shqipe ishte ilegale? E gjithë kjo propagandë mediatike është për tua larë shqiptarëve kokën me akull. Të gjithë shqiptarët në Maqedoni e dinë nga historia, por edhe nga pleqtë që janë gjallë që në kohën e Titos, më 1974 gjuha shqipe ishte e barabartë në Maqedoni me gjuhën sllavo-maqedonase. Përse nuk kërkojnë shqiptarët këtë barazi të gjuhës shqipe? Vërtetë çfarë po ndodh me gjuhën shqipe këtë periudhë që bërtasin dhe çirren politikanët dhe mediat që janë vënë në shërbim të përhapjes së gënjeshtrës së rradhës për shqiptarët jetim në Maqedoni. Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama i cili para disa muajve i futi këmbët në një këpucë Ali Ahmetit (që ishte mësuar të ishte i përkëdheluri nga Sali Berisha edhe pse shqiptarët vriteshin, burgoseshin, shpallin Non Grata), u bë e mundur realizimi i avancimit të gjuhës shqipe dhe të minoriteteve të tjera në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Nuk ka ndodhur asnjë mrekulli, asnjë suksese për shqiptarët në Maqedoni që të gëzohet dikush, por vetëm realizimi i asaj që është nënshkruar me garancinë e Ndërkombëtarëve dhe që duhej të realizohej më 2004. Falë këmbënguljes së Edi Ramës, ndoshta edhe me gjuhën e kërcënimit ndaj politikanëve me gjysmë diplome në xhep dhe me kapacitete të kufizuara u arrit ajo që po çirren dhe bërtasin disa për kanë rreth 15 vite në pushtet sa me LSDM dhe me VMRO.

Kush mendon se shqiptarët do mbesin skllevër të disa shqiptarëve të cilët erdhën nga mërgimi ekonomik dhe u qëndronin të tjerëve me pistoletë pas koke, gabojnë. Grupi i politikanëve mafiozë Ballkanikë që i shërbenin Serbisë dhe Rusisë për përfitime ekonomike po shkojnë drejtë izolimit dhe burgosjes. Shqiptarët në Maqedoni mund të kënaqen me avancimin e gjuhës shqipe, por do të duhet shumë, shumë punë që të riparohen dëmet që bënë vasal shqiptar që i shërbyen me zell VMRO dhe Serbisë, duke burgosur dhe vrarë shqiptarët atdhedashës. Duhet të rikujtojmë Sopotin, Mostrën, vrasjen e Harun Aliut dhe shumë shokëve të tij që më shumë donin lirinë e shqiptarëve se sa kolltukun e butë të vasalit. Duhet të zbardhet rasti i Kumanovës ku disa shqiptar u vunë në shërbim të agjenturave sllave për të ruajtur pushtetin e tyre, çdo gjë është e regjistruar dhe nuk ka shpëtim. Drejtësia gjithnjë ka triumfuar ndaj gënjeshtrës, qoftë edhe me vonesë prandaj populli thotë: “Më mirë vonë se sa kurrë”. Prandaj duhet durim, mend në kokë dhe jo nxitimi sepse një punë e bërë me nxitim dhe e lënë përgjysmë është më mirë se hiçi.

Në përfundim duhet të riqartësojmë se nuk u bë zyrtarizimi i gjuhës shqipe, sepse ajo është zyrtare, por avancimi i saj në bazë të nënshkrimit të Marrëveshjses së Ohrit, këto falë këmbënguljes së Edi Ramës dhe partnerëve Ndërkombëtare. (Shumë shpejtë do dalin bisedat e Ramës dhe Ali Ahmetin dhe futja e kokës si struci nënrërë) Nuk duhet të ketë asnjë Mirënjohje për politikanët shqiptar të Maqedonisë, pavarësisht se kujt partie politike i përkasin, sepse shumica e këtyre politikanëve janë vasal dhe u shërbejnë sllavëve.

Ne ishim, jemi dhe do të jemi këtu, në trojet tona mijëravjeçare bashkë me gjuhën shqipe, ilegale apo legale.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, gjuha shqipe, shqiptaret ne Maqedoni

Që gjuha shqipe të mos jetë një atdhe i humbur për Shqiptarët në Maqedoni

July 22, 2017 by dgreca

 

 ArbenNga Arben LLALLA/Ka disa kohë që po dëgjojmë deklarata nga politikanët sllavo-maqedonas dhe shqiptarë se gjuha shqipe do të zyrtarizohet shumë shpejtë në Maqedoni. Çështja është se prej 16 vitesh politikanët sllavo-maqedonas dhe ata shqiptarë janë tallur me ligjin e gjuhës shqipe, sa është e vështirë që të besohet se gjuha e Gjergj Kastriotit do ketë vendin e nderit që i takon në Maqedoni. Unë jam pesimist se gjuha shqipe në Maqedoni do jetë e barabartë me gjuhën sllavo-maqedonase, e cila gëzon privilegjin e ruajtjes me ligj, nëse fyhet apo cënohet.

Gjatë kohës së ish-Jugosllavisë gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar kishin përdorim zyrtar të barabartë me gjuhën sllavo-maqedonase, por pas vitit 1990, me pavarësinë e Maqedonisë gjuha shqipe u sakatua, u diskretitua nga qeveritarët sllavo-maqedonas dhe vasalët e tyre shqiptarë.

Por, si duhet të jetë Ligji për përdorim e gjuhës shqipe në Maqedoni?

Që gjuha shqipe të ndjehet e barabartë me statutin që e flasin qytetarët shtetformues të Republikës së Maqedonisë, ajo duhet të përdoret në tërë territorin e Maqedonisë si:

  1. Çertifikata e shtetësisë duhet të jepet në gjuhën shqipe.
  2. Çertifikata e përbërjes së familjes duhet të jepet në gjuhën shqipe.
  3. Dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes, prokurorisë dhe gjykatat duhet të jenë në gjuhën shqipe.
  4. Dokumentet e Postës së Maqedonisë duhet të jenë në gjuhën shqipe.
  5. Dokumentet e Bankës Kombëtare të Maqedonisë duhet të jenë në gjuhën shqipe.

Këto janë disa institucione kryesore që sot për sot e kanë të ndaluar me ligj që të përdoret gjuha shqipe. Janë institucione që përbëjnë barazinë shtetërore midis qytetarëve të kombësive të ndryshme në Maqedoni.

A do zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e minoritetit ardhacakë?

Kjo është pyetja që na shqetëson më shumë, sepse deri tani strukturat shtetërore të Maqedonisë janë përkujdesur që shqiptarët t’i paraqesin si ardhacakë dhe njerëz të egër të zbritur nga Mali. Kjo vihet re përditë në botimet që i financojnë institucionet akademike, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës, e më gjerë. Vërtetë çfarë u bë me Enciklopedinë e botuar nga Akademia e Maqedonisë, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët?

Komisioni i Venecias dhe BE janë përkujdesur që pakicat të jenë mbrojtura me ligj. Italia votoi ligjin e gjuhëve të minoriteve më 15 dhjetor 1999, nr.482, me titull “Norma në lëndën mbi mbrojtjen të pakicave gjuhësore historike”, dhe është botuar në gazetën zyrtare më 20 dhjetor 1999, nr.297. Me hyrjen në fuqi ky ligj u lejoi pakicave historike popullsive me kombësive joitaliane si arbëreshëve (shqiptarëve), katalanëve, gjermanëve, grekëve, sllovenëve, kroatëve, francezëve, frënge-provenciale, friulane, ladine, oçitane, sarde, të cilët janë shumicë në komunat (bashkitë) në Itali të përdorin nëpër shkolla dhe shkresat zyrtare komunale gjuhët e tyre kombëtare përkrah asaj të shtetit italian. E thënë më qartë se çdo shkresë shtetërore jepet në dy gjuhë, atë shtetërore dhe kombëtare, pra në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe në rastin e arbëreshëve. Ligji me numër 482 i 15 dhjetori 1999 i zyrtarizuar nga shteti italian, jo vetëm që i pranon pakicat, por mbron me këtë ligj trashëgiminë, zakonet, kulturën e tyre kombëtare dhe përdorimin zyrtar të gjuhës së tyre.

Në komunat (bashkitë) e Italisë që udhëhiqen nga kryetari dhe këshilli arbëresh (shqiptar) gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare në komunë, gjithashtu në këto komuna përkrah flamurit të shtetit të Italisë dhe të komunës valëvitet dhe flamuri kombëtar shqiptar.

E pra, politikanët shqiptarë duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë ligji do pranojnë dhe do votojnë për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, me qëllim që ajo të mos ketë fatin e përdorim të flamurit kombëtar, i cili lejohet zyrtarisht të jetë 1/3 më i vogël se flamuri sllavo-maqedonas dhe për këtë fajin kryesor e kanë deputetët shqiptarë të BDI-së, të cilët e votuan me dy duar ligjin e diskretitimit të flamurit shqiptar. Që gjuha shqipe për shqiptarët të Maqedonisë të mos jetë një atdhe i humbur, sepse shqiptarët sot nuk janë të shtypur, ata janë kryetar Kuvendi, ministra, akademikë, pra jo në kushtet e një shtypjeje, por vetë po e “gëlltisim” me vasalitet përdorimin e nderit që i takon gjuhës dhe flamurit kombëtar.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: arben llalla, gjuha shqipe, shqiptaret ne Maqedoni

Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane bere faktor juridik

July 11, 2015 by dgreca

Leter e hapur intelektualeve shqiptare ne Maqedoni/
Nga Iliaz KADRIU-Illinois*/
Te nderuar Intelektuale Shqiptare,
Duke mos pasur faktor te sigurte dhe te shendoshe politikisht, vendosa ne menyre te pavarur tu shkruaj juve, intelektualeve shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Dhe kete e bej pa asnje prapavije, pa asnje porosi dhe pa asnje te keqe. Sic duket , ju do te jeni forca e fundit konstruktive e cila duhet ti marri frejte ne dore dhe gjerat te fillojne te ecin mbare.
Sic e dini edhe ju, 25 vite me pare, teoria e komunizmit dhe stalinizmit deshtoi qe nga momenti i rrezimit ter Murit te Berlinit. Edhe pse disa shtete zgjodhen format me te ashpra te ndarjes, prap se prap, pas lufterave te pergjakshme dhe me pasoja te paparashikueshme, gjer me tani u arrit nje ” paqe e imponuar” e cila nuk eshte e mrekullueshme, por, eshte me e mire se lufta.
Fillimisht u mendua se , pas luftes se Kosoves, Maqedonia do te kalonte nga diktatura jugoslavo-komuniste ne demokraci pa me te voglin incident. Mirepo, nuk ndoshi ashtu. Gjersa PPD-ja si pjese e levizjes gjithepopullore filloi ti konsolidoje rradhet e veta per te cuar perpara proceset demokratike, ” trimat ” e UCK-se filluan ” luften ” per te drejtat e njeriut ne nje nga shume pjese shqiptare te Maqedonise. Se si u be kjo lufte, ju qe keni qene aty e dini me mire se une, prandaj kete pjese do t’jua leje juve.
Ajo per cka desha tu shkruaj une personalisht, pa e perzier faktorin Komunitet Shqiptaro-Amerikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte kjo:
Politikeberesit dhe lideret politike shqiptare, jane shendrruar ne sejmene te Grujevskit.”Kjo politike kuislingesh te korruptuar duhet te fundoset.Ka ardhur koha per nje mobilizim te madh te shqiptareve nga Kumanova ne Struge” (Enver Robelli, Koha, 8/7/15), via Shkup, Tetove, Gostivar, Kercove, Struge, Manastir, Prilep….
Eshte dashur te kalojne 25 vite me rradhe qe shqiptaret ( edhe pas asaj ” lufte “) ta kuptojne se Maqedonia ka zgjedhur rrugen me te rrezkshme – rrugen e diktatures , ne vend te rruges se demokracise.Kjo , lere me qe i morri ne qafe maqedonet dhe te tjeret qe kane hyre ne kete qorrsokak, por ne kete shtet te brshte jetojne nje shumice e madhe shqiptaresh te cilet ne nje regjistrim te ndershem dhe te monitoruar nga bashkesia nderkombetare, do te dilte ndoshta ne vendin e pare.
Pastaj, per 25 vitet e fundit, shqiptaret mezi kane krijuar disa institucione te cilat i kane lare me gjak. Te jesh shqiptar dhe te kerkosh univerzitet, duhet te derdhish gjak. Te jesh shqiptar dhe te kerkosh flamurin tend, duhet te derdhish gjak ose te shkosh me vite ne burg. Te kerkosh perdorimin e gjuhes shqipe ne Maqedoni, duhet te burgosesh.Te kerkosh investime ne pjesen perendimore te Maqedonise nuk mundet se eshte shqiptare. Te kerkosh ndarje te buxhetit per capita ne cdo fushe, nuk mundet sepse shqiptaret dalin shume. Te kerkosh shperndarjen e mjeteve te barabarta neper univerzitete, nuk mundet.
Me nje fjale, ne Maqedonine e shekullit 21, mu ne mes te Evropes, shqiptaret duhet te luftojne me mish e me shpirte qe te mbeten shqiptare. Kjo gje nuk di a mund te ndodhi sot ne Afrike neper fiset e ndryshme Zulu apo te tjera.
Nuk dua te shkruaj me shume per kete cka ka ndodhur. Dua te fokusohem ne ate se si mund te dalim nga kjo situate ne t’ardhmen, duke permiresuar dukshem situaten tone shqiptare , pa lenduar te tjeret qe jetojne bashkarisht ne kete shtet te pashtet.
Shqiptaret ne Ballkan u bene faktor politik. Pjeserisht edhe faktor juridik. U pavaresua Kosova.
Shqiptaret ne Maqedoni akoma nuk jane bere faktor juridik. Ata vriten, burgosen, keqtrajtohen, gjykohen vend e pavend. Prokuroria, hetuesia dhe gjyqesia jane ne duar te Grujevskit apo te Grujevskave. Me nje fjale, shqiptaret kane pranuar te jene shtetas te kesaj krijese artificiale, dhe kjo krijese i trajton artificialisht. Gjer kur , asnje nuk e di. Por, nje gje eshte e sigurte: cdo fillim ka edhe fundin e vet. Sic duket kete me se miri e din Grujevski, bashke me protogonistat e korruptuar dhe injorante , te cileve u pelqejne me shume kulltuqet se sa burgu.Dhe , ne kete drejtim kane te drejte.
Lideret politike shqiptare ne pozite dhe opozite kane dalldisur me deklaratat e tyre per anetaresim ne BE dhe ne NATO. Kjo eshte pune e mire dhe duhet te realizohet kur Maqedonia ti permbushe standardet evropiane dhe standardet ushtarake per ne NATO. Por, cka lidhje anetaresimi ne NATO dhe ne BE me realizimin e te drejtave te shqiptareve ?
A ju kujtohet se edhe Spanja edhe Greqia jane anetare edhe ne BE edhe ne NATO, por, basket akoma jane ne kerkim te te drejtave te tyre ? Greqia edhe ajo si anetare e NATO-s dhe e BE i zhduku fare shqiptaret came? A nuk e dine kete lideret tane ?
Cka duhet te bejne intelektualet shqiptare ne kete situate :
Duke e pare kete situate te rende dhe te rrezikshme me pasoja te medha sidomos per ne shqiptaret,ma merr mendja se te qenit intelektual i vetedishem dhe kombetar obligimisht te detyron mos rrish duarkryq.
Prandaj, formimi i nje subjekti te ri masiv politik me celula te reja intelektualesh me seli ne Shkup, e pastaj duke e perforcuar ate me celula nga Kumanova gjer ne Manastir, nje kryesi e shendoshe me profesore te shkencave te ndryshme , me diploma te shendosha jo te kalbura, me guxim dhe trimeri te pashoqe, pasi qe ky eshte momenti edhe i rreziqeve te medha eshte imperativ te cilin e kerkon koha dhe momenti para se te jet vone.
Pasi qe politika eshte art i se mundshmes, atehere kete gje mund ta bejne vetem ata qe dine, qe duan dhe qe munden. Keta kushte jane sine contitio qua non.
Po te ndermmerret ndonje akcion i tille politik prej intelektualesh, te cilet nje here u paraqiten si fshefurazi me disa nenshkrime dhe kjo pune meti ne asgje.Sikur kjo te realizohet me seriozitetin me te madh dhe me pergjegjesi te madhe, une personalisht ju garantoj se do t’i ve ne levizje tere aktivistet e mocem te ceshtjes se Kosoves, te cilet do t’ju sigurojme qasje ne Kongres, Senat dhe ne Stejt Department, ku do gjeni perkrahjen e papare nga zyrtaret amerikane. Dhe kete e them me pergjegjesine me te madhe personale timen. Ata qe me njohin i besojne kesaj, kurse ata qe nuk me dine le ta provojne.
Si ish kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne dy mandate,si bashkepunetor i ngushte i dr. Rugoves qe nga vitet 1975, ne kohen e krizave me te medha, kemi krijuar rrjetin e aktivisteve dhe lobisteve te cilet per here te pare gjate historise mundem llobin serb. Maqedonia per ne eshte PIECE OF CAKE. Por, na mungon subjekt i shendoshe ku mundemi te mbeshtetemi per te kerkuar pergjegjesi. Celsin e hapjes se kancelarive ne institucionet amerikane e kemi ne. Juve ju duhet pune dhe pergjegjesi serioze.
Shqiptaret ne Maqedoni kane dy rruge: ose ti rregullojne punet e tyre ne menyre konstruktive, ose tia lejne Grujevskit dhe injoranteve tane te na bejne perralle.

*Ilaz Kadriu, ish-kryetar i komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois dhe bashkepunetor i ngushte i presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves.

Filed Under: Komunitet Tagged With: faktor juridik, Iliaz Kadriu, nuk jane, shqiptaret ne Maqedoni

ÇFARË JANË SHQIPTARËT NË MAQEDONI VENDAS APO ARDHACAKE?

January 24, 2013 by dgreca

Nga Teuta Kamberi-Llalla/

Mos përdorimi i gjuhës shqipe për ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoni është sikur të kemi humbur atdheun, dhe për këtë humbje faji në radhë të parë bie mbi klasën tonë politike dhe tek nëpunësit shqiptar që punojnë nëpër institucionet shtetërore ku gjuha shqipe garantohet me ligj. Pasi sllavët na ofenduan me Enciklopedinë, ofendimet vazhduan në librat shkollor me të cilat mësojnë fëmijët shqiptar. Fenomeni i çuditshëm po ndodh viteve të fundit me përdorimin e gjuhës së shkruar shqipe. Sipas më të moshuarve thonë se gjuha shqipe ishte gjuhës zyrtare në ish-Jugosllavi, në Maqedoni. Siç duket dikush po i shtyn shqiptarët të ndiejnë nostalgji për jetën nën diktaturën jugosllave dhe kjo nuk bëhet paqëllim.

Injorimi i gjuhës sonë kombëtare fillon nga certifikatat personale, për të vazhduar me letërnjoftimet dhe pasaportat ku shpeshherë bashkëkombasit tanë të cilët punojnë në zyrat ku jepet këto dokumente na përgjigjen shpeshherë se nuk ka pasaporta në gjuhën shqipe. Certifikatat në heshtje na i japin vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase, dhe nëse dikush e kërkon në gjuhën amtare nëpunësit na shikojnë shtrembër, me përbuzje. Pa folur që shpeshherë emrat dhe mbiemrat nga i shkruajnë me shkronja latine, por në gjuhën sllave duke bërë ndryshimin e shkronjave.

Ndërmarrja pritave elektrike EVN vazhdon të tallet me ironi prej disa vitesh me gjuhën shqipe, kjo u vërejt në deklaratën që bëri për një portal zëdhënësja e saj Vlera Gjakova ku tha ndër të tjera se faturat mund të vijnë në gjuhën shqipe pasi bëhet kërkesë zyrtare. Kjo deklaratë e një qytetareje me kombësi shqiptare duket sa ironike dhe qesharake kur dihet që përdorimi i gjuhës shqipe garantohet me ligj dhe Kushtetutë për të gjithë qytetarët me kombësi shqiptare dhe nuk duhet të parashtrohet kërkesë për përdorimin e saj.

Siç duket institucionet shtetërore dhe firmat e mëdha private i kanë shpallur luftë të hapur përdorimit të gjuhës shqipe, kjo luftë vërehet kudo edhe deputetët tanë heshtin përpara kësaj tragjedie. Duket se sa herë që afrohen zgjedhjet dëgjohen çjerrjet dhe britmat e ndonjë pseudopatrioti i orëve të vonuara për ta ngritur çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe ashtu siç i takon me ligjet e cunguara të votuara nga çorbë ngrënësit deputet shqiptar të cilët keqpërdorin votëbesimin e votuesve të tyre.

Poshtërimi i shqiptarëve si bashkëthemelues të shtetit të Maqedonisë u duk edhe me aprovimin e ligjit për përdorim e Flamurit Kombëtar, ku deputetët shqiptar votuan ligjin e zvogëlimit të flamurit tonë, pra flamuri shqiptar mund të përdoret vetëm i zvogëluat 30% nga përmasat e tij zyrtare. Ky është një devijim i rëndë nga ato përmasa që njihet kudo në botë zyrtarisht flamuri shqiptar.

Duke vërejtur edhe shkeljet e institucioneve shtetërore për përdhosjen e flamurit dhe gjuhës shqipe, shqiptarët duhet ti bëjnë pyetje vetes nëse janë qytetar vendas në Maqedoni apo ardhacak?

Shqiptarët duhet të zgjedhin midis qytetarit vendas dhe qytetarit ardhacak, nëse ndihen vendas atëherë duhet të mbrojmë identitetin e tyre kombëtar, duhet të luftojnë për tu ndier të barabartë me të drejta të plota ashtu si sllavo-maqedonasit, sepse fjala qytetar ka kuptimin të qenit i përhershëm, i barabartë me të tjerët para çdo ligji. Nëse shqiptarët ndihen ardhacak, atëherë duhet të heshtim, të nënshtrohemi dhe ta ndiejmë veten të përkohshëm, as me Maqedoninë e as me Shqipërinë.(të gjithë e dimë se si na quajnë në Shqipëri).

Prandaj secili nga ne duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të mbrojtur identitetin kombëtare në rast se nuk dëshirojmë të jetojmë nën diktaturën e mentaliteteve të kohëve të shkuara, të gjuhës së urrejtjes dhe dorës me kamxhik mbi kurriz. Për të mos ngritur dilemën se: na pengojnë, apo pengohemi me këmbët tona?

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Llalla, shqiptaret ne Maqedoni, Teuta Kamberi, vendas apo ardhacake

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT