Nga Idajet Jahaj-Vlore/
I përtypi edhe 14 shqiptarë milosheviçisti Gruevski !
U theu kafkat.
U derdhi gjakun!
Urrejtja sllave gëloi rrugëve e rrugicave.
Qëlloi mbi lagje.
Qëlloi mbi popull.
Me armë të rënda !
Natën !
Në gjumin e thellë.
Dhe u tha shqiptarëve: indigjenë !
Kush janë indigjenë:shqiptarët, që janë prej mijëra vjetësh këtu, apo ju, që keni ardhur që përtej Uraleve?
Siç duket, në stadiumin -shtet të milosheviçistit-Gruevskinuk është tundur mirë DRONI ynë kuqezi.
Por do tundet !
Revolta e një populli të tërë shqiptar do kulmojë dallgëzimet e veta…
Karikatura: Kortezi:Almakos- A e kishte mbeshtetjen e pozites dhe opozites Shqiptare Kryeministri Gruevski? Kush tha se JO?!
Populli i vetëm në tokën e vet – shqiptarët
Nga Fahri XHARRA/
Dëshira e madhe sllave ( dhe e të gjitha nëngrupeve të tyre ) është që me cdo kusht të gjejnë “fakte “ dhe me këtë të bindin ( mashtrojnë botën) me certifikatën e tyre të rrjejshme të lindjes . Por “ofiqari që i kishte pas shënuar lindjet e kombeve , e kishte gjetur mënyrën e vet që në “librat “ e tij të shënojë saktë cdo imtësi. E kishte pas ditur që vijnë tërmetet , fortunat dhe shira e medha ; e kishte pas dijtur që këndej pari do të kalojnë dhe bishat më të egra që do të shkatërrojnë cdo gjë që e gjejnë para vetit dhe e kishte pasur kujdesin që të ruen disa nga faqet e atij libri të madh historik të lindjeve.
Përkundër të gjithave – ne jemi populli i vetëm në token tonë . Jemi këmbëkryq mbi token e të parëve dhe të paratëparëve tanë.
Por kemi edhe asilloj cmendurinash që mundohen të na tregojnë që neve për të ardhur këndej pari na kishte pas dhënë turku “ vizën “ diku pas viteve 1389 >
“Ishte faji i një gjermani”, foli Niko Dimou në lidhje me krenarinë greke në këtë çështje. Ai po drejtonte gishtin tek Johann J. Winckelmann, një historian gjerman arti i shekullit XVIII ëndërrimi i të cilit për Greqinë e lashtë “të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, flokëverdhë, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë”, siç e parashtroi Niko Dimou, u përdor me qëllim që t’i jepej formë qenies greke në kohën tonë.
“Ne flitnim Shqip dhe e quanim veten romakë (romanë, romaioi, romioi), por pastaj historiani Winckelmann, shkrimtarët Goethe dhe Viktor Hugo, piktori Eugène Delacroix, të gjithë këta na thanë se “Jo, ju jeni helenët, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Platonit dhe Sokratit”, dhe ajo e bëri të vetën. Nëse një komb i vogël dhe i varfër ka një ngarkesë të tillë mbi shpatullat e tij, ai nuk e merr veten ndonjëherë”.( “Elgin Marble Argument in a New Light (Grindja për Mermerët e Elginit e ndriçuar përsëri)” me autor Michael Kimmelman botuar në gazetën New York Times më 23 Qershor 2009 )
Problemi më i madh i sllavëve është se si të bindin botën që ata nuk kanë ardhur këndej pari pas shek.VII-të (psK) sepas ata pretendojnë që “ gjenetika “ e tyre në këto anë ishte e pranishme që para shekulltt të shpifur të “ardhjes së tyre” Gjenetika tyre na qenka më së paku , këndejpari, mbi 12000 vjet para Krishtit (???) , Sipas tyre ata nuk dijnë se nga paskan ardhur , se kush ishte para-atdheu i tyre. E dini pse? Sepse sllavet “ kane lindur dhe bashkëjetuar me Mbretëreshën Ilire Teuta “ dhe s se sa mbreter i kishin dhënë Romes. Kujdes shqiptar, ne ku po mbesim ?
Maklavun në Ister ( Kroaci) – observatori i pare diellor në Kroaci , të ngjajshme janë gjetur edhe në Maqedoni ( Observatori Kokino , Kumanovë ) (foto: Igor Karasi, izvor: astronomija.co.yu) Maklavun u Istri – prvi poznati prapovijesni astronomski sunčevi opservatorij u Hrvatskoj. Drevne građevine slične namjene posljednjih godina otkrivene su i drugdje na Balkanu, primjerice kod naselja Kokino u sjevernoj Makedoniji.
(foto: Igor Karasi, izvor: astronomija.co.yu)
Ata ( sllavët pa dallim : kroatet , bosanacet , serbet malazezet ) mendojnë që nuk ka asnjë ndryshim antropologjik në mes tyre ( sllavëve ) dhe ilirëve. ( po na kush jemi atëherë ?)
“ Të gjitha veshjet kombëtare t tyre janë të ngjashme me ato të ilirëve. Ndërtimi trupor , qëndrimi trupor , zakonet popullore, besimet , të gjitha janë të njejta me ilirët “
Mbetje murore , me gurë megalit në Ishullin hvar në detin kroat (Ostak megalitskog zida na uzvišenju Purkin kuk na otoku Hvaru – veličina kamenih blokova naprosto “obara s nogu”. Velebne megalitske i kiklopske građevine nalazimo posvuda u zemljama južnih Slavena, posebice u Dalmaciji, Hercegovini, Crnoj Gori…(izvor: wikipedia.org) )
Edhe në Serbi , mbetjet nga ndërtimet sllave me gurë megalit- ciklopik
Jedno od mjesta u Srbiji koje odiše tajanstvenom snagom i prožimanjem prirodnog i duhovnog – Markov kamen na planini Kopaonik; tu se nalaze neobični megaliti, kamene kugle, ali i gejzir.
Ruajna zot nga shqiptarët se sllavëve vetëm iu dal përpara ! (fxh)
*Fahri Xharra . (Pjesa e dytë)
Gjakovë, Maj 2015
Në Amerikë përkujtohet roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve
Nga Ermira Babamusta/
Shqipëtarët i pritën hebrejtë si miq dhe jo refugjatë ishte tema e ceremonive të veçanta zhvilluar në Sh.B.A. në përkujtim të shqiptarëve që shpëtuan hebrej. Në shtetin Teksas të Sh.B.A.-së janë zhvilluar dy ceremoni përkujtimore në nderim shqiptarëve që kanë shpëtuar hebrej dhe të viktimave te Holokastuit. Me 16 prill 2016 në kryesinë Kruqi Kuq Mbrojtja Blu e Teksasit, organizuar nga Komiteti i Diversitetit në Teksas u zhvillua programi me titull “Upstanders Not Bystanders: Albania and the Holocaust” (Shpëtues dhe jo vëzhgues: Shqipëria dhe Holokausti).
Doc Vranici, Drejtori i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas foli gjatë programit përkujtimor për heroizmin që treguan shqiptarët në shpëtimin e hebrejve nga persekutimi nazist. Shqipëria është i vetmi shtet në botë ku hebrejtë janë shpëtuar njëqind për qind nga holokausti.
“Shqiptarët kanë bërë diçka të jashtëzakonshe. Gjatë luftës së dytë botërore, populli shqiptar refuzoi t’ia dorëzojë hebrejtë forcave okupatore. Duke iu referuar kodit të nderit shqiptar ‘Besës’ për të mbrojtur mikun edhe me jetën, shqiptarët mbrojtën hebrejtë, dhe mijëra arritën të hyjnë në kufijtë shqiptare. Shqiptarët ishin shpëtues, jo vëzhgues. Shpëtues është ai që vepron kur shikon të tjerët që keqtrajtohen,” tha Earl Bills, drejtori i komitetit organizues të ceremonisë përkujtimore të Holokaustit.
Në një ceremoni tjetër dy ditore përkujtimore të viktimave të holokaustit u nderua sërish roli i shqiptarëve. Programi u zhvillua me 18-19 prill 2015 nga sinagoga Beth Torah në Teksas organizuar nga Ed Matisoff, Jeff Markowitz, Earl Bills, Laura Matisoff, Steve Popik dhe Rabbi Elana Zelony. Gjatë ceremonisë u ndezën 11 qirinj në kujtim të 11 milion viktimave të holokaustit. Qiriu i njëmbëdhjetë u ndez “në nder të gjithë njërëzve shqiptar që shpëtuan hebrejtë brenda kufijve” nga Doc Vranici dhe Beso Buranaj Hoxha. Të gjithë pjesëmarrësit thanë me një zë së bashku “Ne nuk do harrojmë” pas ndezjes të secilit qiri dhe simbolizmit të tij.
“Holokausti edhe pas 70 viteve është shumë i vështirë për ta konceptuar. Vetëm brenda gjashtë viteve, Gjermania naziste me aleatë vranë gjatë million hebrej. Përveç këtyre janë vrarë edhe gati pesë deri në gjashtë milion të tjerë që i përkasin kombësive dhe kulturave të tjera. Secili nga këta persona kishin një emër. Secili kishte një histori. Ne i nderojmë ato teksa mundohemi të kuptojmë humbjen, duke i lexuar emrat e tyre për 24 orë. Programi “Çdo person ka një emër” thekson urgjencën dhe rëndësinë e mbledhjes së historisë gojore të holokaustit para se gjenerata e të shpëtuarve të largohet nga jeta,” tha Ed Matisoff, drejtor i Programit “Leximi i Emrave” në sinagogën Beth Torah.
Viti 2015 shënon 14 vjetorin e programit “Çdo person ka një emër” dhe deri tani janë lexuar mbi 75,000 emra, gati 5,000 emra në vit. Emrat lexohen për 24 orë, ku pjestarë të ndryshëm shqiptojnë emrat e viktimave. Në 2014 komuniteti shqiptar i Teksasit mori pjesë për herë të parë në këtë përkujtimore, nën drejtimin e Besmir Buranaj Hoxha.
Duke vënë re pjesmarrjen e jo-hebrejve Ed Matisoff tha, “ne nuk jemi vetëm”. Ndërsa Beso Buranaj Hoxha gjatë fjalimit deklaroi, “sa te ketë shqiptarë në këtë tokë, hebrejtë do kenë mbrojte përherë”.
“Disa nga emrat e viktimave të holokaustit nuk janë folur apo shqiptuar për 70 vjet. Shumicën e kohës, viktimat njiheshin vetëm nga numri, dhe disa kurrë nuk morën një memorial të duhur,” tha Ed Matisoff.
Me 19 prill 2015 u zhvillua një ekspozitë fotografike në kuadër të “Ditës së Kujtesës dhe Heroizmit” organizuar dhe prezantuar nga Besmir Buranaj Hoxha i organizatës “Rrënjët Shqiptare”, me hulumtues Gjergjian Gjeloshi and Pirro Bardha. Në këtë ekspozitë Besmir Buranaj Hoxha prezantoi histori shpëtimi nga Kosova dhe Shqipëria ku thjeksoi edhe historinë shëptimit nga familja Beqir dhe Rabihane Babamusta (me fëmijët Qemal, Neki, Merushe dhe Bukurije), Ibrahim Babamusta dhe Qamil Babamusta (shoqëroi hebre nga Kavaja në Itali), familja Zylo (Zel, Dyl dhe Haxhi), familja Mehmet dhe Fitnete Babamusta (vajza Fatime). Mehmet Babamusta bashkë me vëllain e tij Isuf Babamusta dhe Mihal Lekatarin gjatë punës në Gjykatën e Kavajës kanë pajisur me pasaporta dhe identitet shiqptar qindar hebrej (178 Arshiva Shtetërore, Tiranë). Ish Ministri i Financave E’them Cara dhe Ibrahim Babamusta kordinuar veprimet nga Tirana per gjetjen e strehimit të hebrejve dhe transportimit të tyre nëpër qytete.
Neki Babamusta kujton një familje hebre, rrobaqepës, burrë grua dhe dy fëmijë. Ishte vetëm 8 vjeç kur prindërit e tij strehuan hebre në vitin 1943. “I dhamë besën hebrejve dhe i pritëm si miq për t’i bërë të ndjehen si në shtëpinë e tyre,” tha profesor Neki Babamusta. “Edhe pse ushtarët e Gestapos na drejtuan armët ne fëmijëve gjatë kontrollit nazist, nëna ime nuk tregoi ku ishin fshehur hebrejtë.”
Haxhi Zyba sot 90 vjeç kujton familjen strehuar te Rabihane dhe Beqir Babamusta. Dhe mban mend se në shtëpine e tij janë strehuar familjet e dy vëllezërve hebrej: Luiz, rrobaqepës, me grua dhe dy fëmijë (për të cilët ka deklaruar dhe Neki Babamusta në dëshminë dorëzuar Yad Vashem); dhe vëllai i Luiz, me emër David, marangoz, me grua dhe katër fëmijë. Haxhi kujton se si ndërtuan varkën dhe familja u çua në Bari të Italisë te miqtë Italian të Beqir Babamustës, me të cilën Beqiri bënte tregti në atë kohë. Haxhi Zyba tregon se familja e tij ka patur korrespondencë me hebrejtë pas luftës, kur ato ishin kthyer në Izrael.
Fatime Babamusta, vajza e Dëshmorit të Kombit Mehmet Babamusta, mban mend se në shtëpinë e saj janë strehuar disa hebrej, babai hebre me emër David, grua, vajza 1-2 vjeçe Adela dhe motra e Davidit. Në një rast tjetër kujton një vajzë hebre, babi i së cilës ishte i strehuar në një familje tjetër në Kavajë. Familjet Babamusta dhe Zyba janë në kërkim të këtyre familjeve sot.
“Shqiptarët kanë treguar kurajo dhe humanizëm të jashtëzakonshëm kur strehuan hebrej në shtëpitë e tyre për t’i fshehur nga gjermnët, duke dhënë besën. Talmud na mëson se ai që shpëton një jetë njeriu kujtohet sikur ka shpëtuar botën. Në fakt, unë sot jam këtu, kam 4 fëmijë, 14 nipa dhe 16 stërnipa. Kjo nuk do kishte ndodhur nëse nuk më shpëtuan shqiptarët,” tha Johanna Neumann, hebre shpëtuar në Shqipëri gjatë luftës.
“Çdo vit kur përkujtojmë viktimat e holokaustit, mësoj diçka të re. Zakonisht i shtohet ndjenjave të mia të humbjes, por këtë vit mësova diçka që ishte si shkëndija në errësirë. Mësova që komuniteti shqiptar ka shpëtuar hebrej dhe kjo më lehtësoi që të kem më pak dhimbje në zemër,” tha Rabbi Elana Zelony e sinagogës “Beth Torah”.
Gjatë programit me 19 prill 2015 u shfaq filmi “Besa: Premtimi” drejtuar nga Rachel Goslins, edituar nga by Christine S. Romero, me personazhe kryesore historinë e shpëtimit të familjes të Rexhep Hoxha dhe fotografit të mirënjohur hebre-amerikan Norman H. Gershman. Pas shfaqjes së filmit, Doc Vranici i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane dha fjalimin për rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve dhe tolerancën fetare në Shqipëri. Beso Buranaj Hoxha i Rrënjëve shqiptare prezatoi ekspozitën me titull “Historia e Refugjatëve Hebrej në Shqipëri” dhe mori pjesë në forumin e pyetje përgjigje.
Në Shqipëri janë shëptuar mbi 3,000 hebrej dhe Shqipëria është i vetmi vend në botë ku në kufijtë e saj ka patur më shumë hebrej pas luftës (1945) sesa para fillimit të luftës së dytë botërore (1940). Kjo tregon se hebrejtë gjetën strehë dhe vend të sigurtë në mikpritjen dhe bujarinë e popullit shqiptar.
Helenizimi qё bёhet nga vet shqiptarёt, sukses i Janullatosit
Nga Sotir Mano/*
Kёto 3-4 javёt e fundit kur debati mbi Z. Janullatos si kryepeshkop ka sjellё argumenta pro dhe kundёr qёndrimit tё tij nё Shqipёri justifikimet qё erdhёn nga njerёzit afёr z. Janullatos, ishin tёrёsisht me tendencё pro qёndrimit kokёfortё qё nuk lejonin asnjё diskutim mbi kёtё çёshtje.
Zёdhёnsi Thoma Dhimo na sqaroi se Kryepeshkopi Janullatos nuk e bёn dot liturgjinё nё shqip se e ka tё vёshtirё qё tё flasё shqipe tё rrjedhёshme. Liturgjia qё ёshtё etapa mё e vёshtirё e interpretimit teologjik sipas filogrekёve duhet nga shqiptarёt nё kishё tё dёgjohet nё greqisht. Marrёzi, shqiptarёt kёtё kanё nevojё qё tё dёgjojnё nё gjuhёn e tyre pёrndryshe si mund t’a kuptojnё!. Ndёrsa mёsuesi teolog Thoma Çomёni nuk u muar fare me asnjё argument qё bazohej nё fakte.
Përpara besimtarëve në mbrëmjen e Pashkëve z. Janullatos bëri moral për dinjitetin dhe tekstualisht na tha: “Në ditën e gëzuar të Pashkës, kisha jonë na fton të ndërgjegjësohemi se dinjiteti është kryesisht çështje e brendshme, lidhet me bërthamën e personalitetit njerëzor”. Unë si besimtar ortodoks shqiptar u ndjeva tepër i cënuar në dinjitet kur dëgjova që të flasë për dinjitet tё ortodoksёve shqiptarё z. Janullatos, njeriu që e ka shpurë dinjitetin e shqiptarit në fund të këmbëve.
Tё gjithё artikull shkruesit nё mbёshtetje tё z. Janullatos, duke filluar nga profesora te zёdhёnsa, mёsues teolog, priftёrinj e jo priftёrinj, studjues jashtё e brenda vendit, numёrojnё gradat e z. Janullatos, konferencat ku na ka pёrfaqёsuar dhe numrin e kishave qё ka ndёrtuar. Duke iu referuar replikёs sё z. Thoma Çomёni ndiej tё nevojshme qё tё risjell disa argumenta e disa faktё qё ndodhin pёrditё me kishёn tonё dhe kryepeshkopin e saj.
Kuptimi i replikës zoti teolog është që të përgjigjesh një për një me argumenta të cilat u kundërvihen argumentave që parashtroja unë në shkrimet e mia. Ju z. Thoma mund të thoni plot teorira nga teologjia qiellore në një kohë që jeni shumë larg nga teologjia tokësore e besimtarëve. Unë mësues e edhe ju mësues por për fat të keq me atë “replikë hyjnore” më ringjallët 45 vitet e leksioneve me dokrrat e utopisё komuniste që mbanin instruktorët e Komitetit Qëndror të partisë. Shumë i varfër mu dukët nё gjykim, edhe pse kishit marrë përsipër një mision të pamundur. Kishit shkruar një replikë në “hava” pёr hyjnitё por që nuk thoshte asgjë për ato që po na ndodhin kёtu nё tokёn tonё, nё Shqipёri. Argumentave qё parashtroja unё juve z. Thoma u vinit anёs e anёs njёlloj si ajo macja qё i vjen anёs pjatёs me qull tё nxehtё e nuk e ngjyen dot gjuhёn gjёkundi.
Si mёsues teolog ju z. Thoma e dini qё nё shtёpinё e Zotit objektet flasin me gjuhёn e simboleve. Hyra nё katedralen nё Tiranё me ngazёllimin e Krishtit dhe kur ngrita kokёn lart vura re se ambjenti brenda dhe fasada jashtё dominohej nga ngjyra e bardhё dhe ngjyra blu. Gjithёçka e dekoruar nё ngjyra qё fokusohen te ngjyrat e flamurit grek. (Kushdo qё ёshtё i interesuar mund t’a verifikoj njё gjё tё tillё nё fotot nё internet). Nuk kishte gjurmё tё ngjyrёs sё kuqe, e njohur si e kuqja e Onufrit, tipike e objekteve fetare shqiptare nё shekuj. Megjithёse kishat ortodokse kanё ngjashmёri nё stil dhe ngjyra, te kjo katedrale nuk ka asnjё ngjyrё qё tё tё kujtojё kishat shqiptare nё shekuj. Pra nё Katedrale mbizotёron ngjyra e flamurit grek. Kёto piktura me blu e tё bardhё nё katedrale janё punuar me zell tё madh nga piktorё shqiptarё qё me siguri janё shpёrblyer mirё. Kjo do tё thotё qё duke shkuar nё kishё fёmijёt fillojnё e familjarizohen me kёto ngjyra, u ushqehet fantazia me kёto ngjyra tё flamurit grek, familjarizohen njerёzit me farmacitё greke ku bluja dhe e bardha mbizotёrojnё, me kopёshtet dhe spitalet qё janё ngritur nёn kujdesin e autoritetit tё kishёs sё z. Janullatos, ku tёrheqin vёmendjen simbole tё shtetit grek. Fillojnё e ndjehen shumё zakonshёm njerёzit nё kёto ambjente qё fillojnё t’u japin shqiptarёve ndjesinё sikur janё nё njё pjesё territori tё administruar nga shteti grek.
Mё thoni z. Thoma pёrse njё herё tё vetme nuk u bёn thirje z. Janullatos emigrantёve shqiptarё qё tё mos ndryshojnё emrat shqiptarё me emra grek? Me siguri edhe ju i keni dёgjuar mallkimet “tё ndёrrofsha emrin”, apo “t’u shoftё emri”. Kёto ndryshime emrash janё bёrё dhe janё bekuar nga kisha greke, kurse kisha “shqiptare” me z. Janullatos nё krye i ka bekuar me zell tё papёrmbajtur. Mund tё bёni ju z. Thoma ndonjё koment pёr kёtё heshtje qё mban Z. Janullatos ndaj imponimit sistemik qё autoritetet greke u bёjnё emigrantёve shqiptarёve pёr ndryshimin e emrave?
Nё interpretimin tuaj qiellor ju nuk thoshit asgjë për atë nëse i duhet konsideruar një mëkat z. Janullatos që asnjёherё nuk lutet me zë të lartë për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë apo për ndëshkimin e doktrinës së Vorioepirit.! Z. Thoma, ç’ishte ajo përrallisje për vitet e pafund që u dashkan për të përgatitur një prift shqiptar të aftë për të qënë kryepeshkop i Kishës Autoqefale shqiptare? Duke qënë mësues në shkollë fetare si mund të tentoni qё tё na trajtoni mё tepёr se naiv, si leshko, ne shqiptarёve sa të na e bëni kohëzgjatjen e studimeve teologjike për kryepeshkop të atillë sikur ajo shkollё teologjike nё Durrёs po na pёrgatitё Ajnshtajnёt shqiptarё? Ju e dini mirё se primati i kishёs greke Ieronimus II (Liapis) pas studimeve nё shkollёn e filozofisё dhe teologjisё nё Universitetin e Athinёs ka bёrё kualifikime pas universitare nё Austri e Gjermani dhe tёrё koha e studimeve tё mirёfillta si student e specializant nuk i ka marrё mё shumё se 13-14 vjet, po kaq sa z. Janullatos. Prandaj them unё qё ju pёrrallisni dokrra.
Zotit Janullatos i ka dalë boja fare në sytë e shqiptarëve ngaqë besimtarët e fyer në dinjitet e personalitet çfarë nuk i kanë thënë, mbarë e prapë. Zotit Janullatos duhej t’i kish mbetur pak sedër, duhej të mos e linte t’i thahej fare “bërthama e personalitetit të tij njerëzor”, por të gjente një moment të arsyeshëm e të largohej me nderime e me dinjitet. Po jua pёrsёris: njё mik permanent asnjёherё nuk ёshtё I mirёseardhur. Shqiptarët dijnë të jenë mirënjohës, por edhe dinjiteti i tyre i pёrçmuar e ka njё kufi.. Kjo vuajtje e madhe shpirtërore akumulon e akumulon shumë zemërim. Mirëpo z. Janullatos jo që jo, nuk e lëshon istikamin pa urdhër. Bashkohem me arsyetimin e Zotit Llazar Llazari që në shkrimin e tij të para pak ditëve me një urtësi gjykimi për t’u përgëzuar e cilësonte z. Janullatos si “një gjeneral tjetër gramafoni”. Tё tjerё e kanё quajtur me nofkёn “koloneli i Asfalisё” e tё tjerё “gjarpёri me syze”, etj. E kuptoni ju z. Thoma sesa përfund është katandisur figura e një kryepeshkopi? Nesër e më tej kushedi se çfarë nofkash të tjetra do i gjejnë.
Si teolog filogrek ju ftoj që të na shpjegoni ndonjë gjë konkretisht për qëndrimin e z. Janullatos ndaj luftës në Kosovë, për varret pa eshtra të ushtarëve grekë të ngulura nëpër territorin e Shqipërisë, për lapidarët e betejave hipotetike, për ngjarjet e pallatit të kulturës në Përmet, për injorimin e figurës së ndritur të Fan Nolit, etj, etj, etj. Shqiptarё ishin ata qё shkuan e takuan z. Janullatos nё Athinё dhe e ftuan qё tё vinte nё Shqipёri. Sali Berisha ishte ai qё e firmosi kurorёzimin e z. Janullatos kryepeshkop. Me paturpёsinё tipike dhe i ndёrgjegjshёm pёr kёtё vepёrim antishqiptar Berisha thёrriti nё zyrё Uran Butkёn qё sa pёr tё larё gojёn tё bёnin njё protestё butaforike nё kishё ditёn e kurorёzimit tё Janullatosit kryepeshkop. Si Berisha edhe Butka e dinin qё kjo protestё ishte si kofini pas tё vjelave, megjithatё e lanё gojёn. Makinacione tipike tё llojit Berisha poshtёruese pёr dinjitetin e shqiptarit.
Por ju z.Thoma nuk keni sesi t’i pёrjetoni kёto perceptime e ndjesira fyese. Mёsuesi juaj ёshtё z. Janullatos qё ua ka shpёlarё trurin dhe thyer personalitetin me helenizmin e tij kishёtar. Kjo ёshtё filozofia dhe misioni i z. Janullatos qё, helenizimin e shqiptarёve t’a bёjnё shqiptarёt vet me mendjet e helenizuara dhe me duart e tyre. Kёshtu u ngulet nё mendje dhe nё shpirt dhe nuk ka forcё e vullnet Zoti qё ua heq helenizmin pastaj nga zemra.
Ushtarёt grekё manifestojnё me hap rreshtor nё stadiumet e Athinёs duke kёnduar pёr çarje barqesh tё shqiptarёve, ndёrsa dinakёria greke e z. Janullatos nё qёndёr tё Tiranёs jo vetёm nuk i dёnon kёto thirrje por bёn punёn e saj pёr molepsejn e truve tё shqiptarёve. Ky fakt pёrbёn momentin mё kulmor tё aftёsive intelektuale tё z. Janullatos. Thoni si tё doni, por kёtё gjё ia njoh dhe vlerёsoj si aftёsi tё rrallё tё mendjes sё njё njeriu tё fesё. Kjo pёrbёn madhёshtinё e strategjisё sё z. Janullatos. Helenizimin e bёn jo me forcёn e ushtrisё greke. Pёrdor shqiptarёt pёr tё bёrё helenizimin e atyre vet. Kёsaj po ia arrin me sukses nga dita nё ditё. E vlerёsoj me notёn maksimale pёr pёrmbushjen shkёlqyeshёm tё kёtij misioni helenizues. Inatin ia kam po hakun ia jap.
Atё qё Turqia po e bёn prej vitesh pёr islamizimin e shqipёrisё atё po bёn z. Janullatos pёr helenizimin e shqiptarёve.
Prandaj nuk e durojnë dot më shqiptarët shpërfilljen e dinjitetit të tyre kombëtar nga një kryepeshkop i urdhëruar për të bërë sa më shumë që të thahet “bërthama e dinjitetit të personalitet” të besimtarëve ortodoksë shqiptarë. Kam jetuar kaq gjatë sa arrita të shikoj për të keqen e shpirtit tim se shumё shqiptarë të varfër e mbajnё kokën ulur nga varfёria. Me dinjitet tё poshtёruar nuk e ngrehin dot lart. Z. Thoma, një prej tyre jeni edhe ju. Si mësues më i vjetë se ju po ju sjell nё vёmendje një parim që dihet por që ju e keni humbur nё pёrsiatjet tuaja qiellore filogreke: Dinjiteti nuk negociohet. Pa dinjitet njeriu dёshmon qё nuk ka respekt pёr veten e vet. Mos prit pastaj qё tё tё respektojё tjetri. Kёshtu e kam mёsuar unё dinjitetin nё shkollё. Nuk kam dyshim se ju z. Thoma thellё thellё brenda shpirtit tuaj jeni edhe vet i ndёrgjegjёshёm se kjo qё propagandoni ёshtё demagogji nё favor tё helenizimit, mirёpo tё mirat materiale qё ju vijnё mё pas (populli thotё dhuratёs sё grekut mos ju gёzo) ua kanё zёnё sytё dhe mendjen ua kanё greqizuar dhe nuk keni se nga lёvizni, vetёm tё shёrbeni qorrazi.
Kёta shqiptarё qё janё vёnё kokё e kёmbё nё shёrbim tё z. Janullatos u drejtojnё nё shtyp e nё media kёshilla tё helmёta shqiptarёve, nё dukje me njё farё doze naiviteti: Mos u shqetsoni, mesha nё greqisht e z. Janullatos nuk e kёrcёnon Shqipёrinё. Vangjel Dulja, dhjaku i Janullatosit thotё nё anё tjetёr se mesha nё greqisht ёshtё pёr minoritarёt. Mesha greqisht bёhet nё qendёr tё Tiranё e kjo do tё thotё sipas dhjakut Dule se Tirana ёshtё minoritet grek. etj etj. Ja sesa lart ka shkuar pema e helmёt e greqizimit. Po qё mesha greqisht bie ndesh me ato kushte qё pёrbёjnё principe tё jetёs sё njё shteti normal sikurse i pёrmendёte Z. Moikom Zeqo, nuk pёrbёn poshtёrim tё dinjitetit tё shqiptarёve? Unё i pyes kёta shqiptarё nё shёrbim tё Janullatosit: po njё meshё shqip nё Athinё pёr emigrantёt shqiptarё (emёr ndёrruar – tё mallkuar) pёrse nuk lejohet?, pёrse privohen tё mjerёt pёr tё dёgjuar nё shqip fjalёn e Zotit? Mos prisni qё z. Janullatos tё japё shpjegime apo tё reagoj nё lidhje me kёto qё shkruaj unё dhe tё tjerё autorё shqiptarё. Pёr kёtё punё ai ka mashёn, shqiptarёt qё e mbjellin me duart e tyre helenizmin, kёshtu hidh gurin e fshih dorёn ёshtё mbjellё gjithmonё helenizmi nё shqipёri. Nuk jam i sigurtё nёse ka mbetur ndonjё OJQ e pa infiltruar nga helenizmi. Madje nuk jam i sigurtё as pёr Komitetin shqiptar tё Helsinki pёr tё drejtat e njeriut, mbasi asnjёherё nuk kam lexuar ndonjё protestё tё fuqishme tё tyre pёr cёnim tё tё drejtave kushtetuese tё shqiptarёve ortodoksё.
Disa herё personalitete tё jetёs kulturore shqiptare kanё reaguar fuqishёm ndaj kёtij poshtёrimi filogrek. Mё kujtohet thёnia e Z. Dritёro Agolli nё njё intervistё: Eshtrat m’i hidhni nё lumё se nuk dua qё tё m’i dhjesin grekёrit. I fuqishёm ka qёnё zёri i zotёrinjve Pёllumb Xhufi e Artur Zheji, tё cilёt kanё pёrgёzimet e ndjera tё shqiptarёve tё vёrtetё.
Prapё se prapё asnjё lёvizje nga Qeveria shqiptare. Asnjё iniciativё institucionale nga Parlamenti shqiptar ku si zёvendёs kryetar parlamenti qёndron dhjaku i Janullatosit Vangjel Dulja. Çfarё pret parlamenti shqiptar, shteti shqiptar, pёrse nuk veprojnё ndaj poshtёrimit tё dinjitetit dhe tё drejtave njerёzore tё shqiptarёve, apo presin qё tё fillojnё njёherё protestat dhe pastaj tё zgjohen nga letargjia helenizuese!!!.
Nga njё anё islamizmi ekstrem e turqizimi dhe mё anё tjetёr helenizmi i z. Janullatos me shёrbёtorёt e tij shqiptarё nё politikё dёshmojnё fatkeqёsinё se shteti shqiptar ёshtё me zemrek tё prishur.
*mёsues nё pension
KUPOLA – PENG I VETVETES, SHQIPTARËT – PENG I KUPOLËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Në komentet mediatike për seancën e së enjtes së shkuar në Kuvendin e Shqipërisë u dëgjuan shpesh thëniet “filani u armiqësua përfundimisht me filanin”.
Sipas mendësive të tilla, anëtarët e politikës sonë, përkatësisht të Kupolës së mafies sonë përgjatë karrierës së tyre, tashmë njëçerekshekullore, disa herë kanë qenë miq, disa herë të tjera kanë qenë armiq, ndërsa tashmë janë përfundimisht amiq, dmth nuk do të bëhen miq kurrë më.
Në mafie nuk ekziston koncepti ‘miqësi’. Ky rregull vlen edhe për komunizmin. Një mafioz mund ta kesh vetëm armik, nuk mund ta kesh kurrë mik. Mafiozët janë armiq të lindur. Edhe komunistët janë armiq të lindur. Sikur botën t’ua japësh, as të parët, as të dytët nuk bëhen kurrë miq.
Ashtu si në komunizëm, një përvojë e njohur dhe e pranuar nga të gjithë ne, edhe në mafia ndjenja që i lidh dy ose më shumë veta është bashkëpunimi në një krim. Dy ose më shumë mafiozë, ashtu si dy ose më shumë komunistë, janë gjoja shokë ose miq sa kohë që janë bashkëpunëtorë në një krim të caktuar. Nga çasti i përfundimit të këtij bashkëpunimi nuk ekziston më kjo ndjenjë. Ajo zëvendësohet me çdo lloj ndjenje tjetër, por kurrë me atë të mëparshmen. Dhe kurrë nuk është miqësi. Më së shumti, ndjenja pasuese është armiqësi.
Sepse momentin e bashkëpunimit e pason gjithmonë momenti i ndarjes së territoreve. Territoret kanë kuptimin konkret të kufizimit të zonës ku mund të shtrihet fushëveprimi apo fushëndikimi i njërës palë apo tjetrës palë, kanë edhe kuptimin fluid të kufizimit të sferës shoqërore a politike të fushëveprimit apo fushëndikimit të njërës apo tjetrës palë. Këto janë territore apo terrene të tregjeve të tenderave, të posteve e tjerë, pra të tregjeve politike, ekonomike, e tjerë.
Lufta e individëve dhe grupimeve brenda mafies bëhet për arsye të pozicionit në hierarkinë e Kupolës, në nivel lokal apo qendror, si dhe për të mbrojtur territoret (terrenet) në kuptimin gjeografik, por edhe në kuptimin e sferave. Rezultat i këtyre përplasjeve janë tronditjet brenda kupolave, rindërtimet e hierarkive, ngushtimet apo zgjerimet e territoreve në dëm të dikujt dhe në favor të dikujt tjetër.
Kjo luftë brenda miafies nuk ka pak ngjasime me luftën e klasave, e cila është i vetmi mjet i brendshëm, e vetmja forcëe brendshme lëvizëse që e rregullon dhe e rirregullon pafundësisht jetën e një patie komuniste dhe të një regjimi komunist, përkatësisht jetën e një vendi komunist.
Mafia jonë, në gjithë Shqipërinë, brenda dhe jashtë kufijve të saj shtetërorë, është një mafia postkomuniste. Reformimi i komunizmit tonë nuk u bë në kahjen progresive, pra nuk u shndërrua në një demokraci evropiane. Ky reformim ndodhi në kahjen negative, duke u shndërruar në mafie. Kuptohet se ishte dhe është shumë më e lehtë që një komunist të shndërrohet në mafioz sesa ai të shndërrohej në një demokrat.
Demokracia është sistem i garës mes më të merituarve, mes më vizionarëve, mes më të përkushtuarve ndaj përparimit të një shoqërie, të një vendi, të një sisemi, garë mes më të besuarve që përfaqësojnë një program të caktuar, një platformë, një alternativë për nxjerrjen nga një prapambetje e caktuar relative dhe përparimin e zhvillimin e një vendi dhe të një shoqërie.
Mafia është përplasje, është luftë e pafundme mes më të fortëve dhe më pak të fortëve, mes më të pabesëve dhe më pak të pabesëve, mes më mizorëve dhe më pak mizorëve në një spirale të pafundme.
Në këtë spirale jemi futur ne shqiptarët. Dhe kemi mbetur duke e pësuar teksa soditim se kur kacafytjet brenda Kupolës do ta dobësojnë e do ta shkatërrojnë atë. Këtë kënaqësi të rreme e jepte komunizmi, kur grupe gjoja antiparti zbuloheshin nga vigjilenca e partisë dhe asgjësoheshin nga udhëheqësi. Edhe këtë kënaqësi e llogariste partia kur jepte goditje të brendshme, pas të cilave ajo dilte më e fortë, ndërsa populli thjesht përjetonte zbavitjen e radhës, duke parë fundin e disave prej atyre që ishin majmur me gjakun e tij.
Në Kupolë vepron logjika e klaneve. Një klan më i fortë, një grupim më i fortë klanesh merr në duar Kupolën. Një klan ose grupim i dobësuar zhvendoset, por mbetet brenda Kupolës. Mbetet i dëmtuar, i dobësuar, por brenda saj, duke pritur fatin e radhës ose duke organizuar revanshin e radhës.
Kjo e bën kupolën peng të vetvetes. Ne mbetemi peng i saj. Kështu shpjegohet rrethi vicioz ku ne vërtitemi pa shpresë – ose me shpresa të kota se ndonjë faktor i jashtëm do të jetë i interesuar dhe do të na nxjerrë nga ngujimi ku na ka grumbulluar mafia jonë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 15
- 16
- 17
- 18
- 19
- …
- 27
- Next Page »