• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Si do të ishte sot bota nëse të gjithë do të ishin sjelle me hebrenjët sikur shqiptarët?…

November 13, 2017 by dgreca

Nga PhD.Kand. Mehmet Prishtina/*

1G6A69211G6A70101G6A69551G6A69761G6A69721G6A6915 Kam ndjesinë dhe nderin e veçantë që sot ndodhem në mesin tuaj, për të shenuar 9 Nëntorin, famëkeq të histrisë hebreje, duke promovuar një projekt përmbajtësor, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.Për të shënuar këtë ditë, një grup hulumtuesish kryesisht nga Shkupi, vendosën që të prezantojnë këtu në kryeqendrën e Kosovës, ekspozitën dhe librin dokumentar me temë “Rrugëtimi”.Në historinë e njerëzimit ndodhn ngjarje që lanë gjurmë në mbamendjen e popujve. Lufta e Dytë Botërore është njëra ndër ngjarjet tragjike për njerëzimin. Ana e errët e cdo lufte janë viktimat. Emblemë turpi e asaj lufte dhe civilizimeve botërorë do mbetet Holokaustit, që përfundoi me eliminimin fizik të mbi gjashtë milion hebrenjve. Gjatë asaj përiudhe, një numër i madh i hebrenjve nga Evropa, braktisën vendbanimet e tyre dhe u arratisën në Shqipëri.Eksodi dhe shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit. Kjo ishte dhe një nga arsyet kryesore që hebrenjtë braktisën Ballkanin, veçanërisht territoret që identifikohen si  ish-Jugosllavia, Greqia dhe pjesët e pushtuara nga Bullgaria (pjesa e sotme të Maqedonisë) për shkak të ndjekjes që u bëhej nga vet këta popuj si aleat të fashizmit. Kështu që migrimi i mijëra hebrenjëve nga Evropa drejtë Shqipërisë, për ti shpëtuar gjenocidit fashist, bëri që harta e ngulimeve hebreje të tkurrej gjithandej, ndërsa në Shqipëri kjo prezencë po rritej.

Bartja e hebrenjve nga Kosova, Tetova, Struga, Dibra për në territorin e Shqipërisë së sotme, ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale shqiptare në Kosovë dhe qytetet e lartpërmendura, duke i pajisur me dokumente identifikimi, me të cilat pastaj kanë kaluar kufirin dhe i kanë shpëtuar rrezikut.Shembuj të tillë si referencë janë zyrtarët e Bashkisë së Ferizajt, të cilët paisnin me dokumenta identiteti shqiptarë, duke ju mundësuar kështu të kalonin në Shqipëri;

Prefekti i Elbasanit, Tafil Boletini, i cili sistemoi popullatën hebreje, e cila në rrugë ilegale kishte arritur në këtë prefekturë. Me urdhër të tij u ishte mundësuar që të pajisen me dokumente identifikimi, duke u siguruar edhe nënshtetësinë shqiptare.Nëpër këto dokumente përshkruhen ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore, me theks të veçantë të territorit të qyteteve të Shkupit, Tetovës dhe Manastirit, prej ku  u mblodhën gjithsej 7.144  hebrenj, apo  98% e  popullatës së  përgjithshme hebreje nga Maqedonia e sotme, dhe gjatë datave 22, 25 dhe 29 mars 1943, u deportuan në kampet e përqendrimit në Treblinka të Polonisë, për të mos u kthyer kurrë.

“Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, me një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem. Por, sipas disa dokumenteve që po i prezantojmë në këtë libër, që datojnë nga viti 1944, institucionet qeveritare shqiptare vazhduan që të vihen në mbrojtje shtetasve shqiptarë me përkatësi hebreje, duke i kundërshtuar kështu vendimet e autoriteteve fashiste.

Në pjesën e dytë të librit, nëpërmjet disa intervistave të protagonistëve të atyre ngjarjeve, paraqiten dëshmitë e tyre të gjalla, se si kaluan gjatë rrugëtimit drejtë “Tokës së premtuar” dhe të mbijetesës e të shpëtimit, në Shqipëri, dhe përkujdesjen ndaj tyre sipas kodit tradicional që janë institute në vetë të popullit shqiptar “Besa e dhënë”, “Sofra e shtruar” dhe “shtëpia është e mikut” të cilat nuk ishin vetëm akte tradicionale popullore por mbështetëshin institucionalisht dhe me ligjet e vendit dhe Kanun, apo kodin e së drejtës zokonore, që sanksiononte këto vlera nacionale, për tiu dalë në mbrojtjen mikut dhe njerëzve në nevojë e në kohë e situata të vështira. Kështu, edhe pas shtatë dekadave, ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore mbeten ende të freskëta, nëpërmjet të mbijetuarve të shumtë të cilët na i kan përcjell historitë e tyre që dëshmojnë për rolin që luajtëm si popull shqiptarët në mbrojtjen e popullit hebre.

Madje, sikurse edhe shumë rrëfime, është edhe ai  i zonjës Johanna Neumann, që botohet për herë të parë. Ajo ndërroi jetë disa muaj më parë në SHBA, duke lënë pas kujtime të paharruara që i shërbejnë jo vetëm se të kaluarës, por edhe të ardhmes dhe ruajtjes së urave të miqësisë dhe vëllazërimit të popujve tanë.

Për realizimin e këtij projekti, nga bashkëautorët janë bërë hulumtime në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në Arkivin e Qytetit të Shkupit; në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, si dhe janë hulumtuar kronikat e Kuvendit – Kishës së Letnicës në Viti të Kosovës. Po ashtu është shfrytëzuar një intervistë me të mbijetuarin e Holokaustit, Shaul Gattenyo.

Nëpërmjet kësaj ekspozite dhe këtij libri dokumentar, janë pasqyruar ngjarjet, dëshmitë, fotografitë, dokumentet dhe materialet arkivore të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, të rikujtojmë se sa e rëndësishme është paqja dhe sa e rëndësishme është jeta e njeriut. Fatkeqësia që e goditi njerëzimin me theks popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç plagëve që ende sherohen, ajo shërben edhe si mësim se cilli është rreziku nga ideologjitë që me kohë eskalojnë në politika të dhunës gjenocidiale dhe për më keq në doktrina terroriste veprimi dhe në fundë kthehen në viktima të vet mekanizmave që kan ndërtuar.

Pakujdesia është armiku më i madh i historisë. Duke mos qenë të kujdesshëm, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve me një fjalë së keqës për njerëzimin dhe paqen në botë.

Para se ta mbyll dua të bëjë dy citime të dy ambasadorëve të nderuar të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Sipas dokumentave të Yedi Vashem, Ambasadori amerikan në Shqipëri në vitin 1934, z. Herman Bernstain kishte deklaruar: “ Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrenjëve në Shqipëri. Shqipëria del të jetë një ndër trevat e rralla në Evropë ku diskriminimi fetar nuk ekziston edhe pse vetë shqiptarët u takojn tri konfesioneve të ndryshme fetare.”

Kurse Ambasadori tjetër i SHBA-ve i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 2007-2010 John L. Withers, pati deklaruar : “Si do të ishte sot bota nëse të gjithë ishin sjelle me hebrenjët sikur shqiptarët?”

Kjo thënie e Ambasadorit Withers, do i shkonte shumë edhe situatave, krimeve kundër njerëzimit dhe tentimit të shfarosjes së popujve ne ballkan .

Si do të ishte rajoni i Ballkanit nëse një lider i Serbisë do, vie në Prishtinë  dhe do të përsërite aktin madhor e human që e pati bërë Lideri gjerman Willi Brandt me rastin e vizitës së tij të parë në Izrael, kur u ul në gjunjë dhe kërkoi falje për Holokaustin.

Politikat e këqija, urrejtëse ndaj popujve tjerë, gjithmonë kanë sjell vrasje dhe shkatërrim masiv, prandaj njerëzit vullnetmirë e paqëdashës nuk duhet të pushojnë asnjëher, të punojnë pa u ndalur në ruajtjen e paqes dhe pajtimit mes popujve.

Duke uruar që paqja të mbizotëroj mbi luftërat, dashuria mbi urrejtjen, ju përshdes dhe ju falënderoj për durimin për të më dëgjuar!

Zoti I bekoftë popujt paqësorë kudo në botë!

*Mbajtur në promovimin e librit dokumentar “Rrugëtimi” dhe ekspozitës së hapur me këtë rast në Prishtinë, 9 nëntor 2017/

Filed Under: Histori Tagged With: hebrejte, Mehmet Prishtina, shqiptaret

SHQIPTARET NE FUNERALIN E VETVETES

November 12, 2017 by dgreca

Kopertina e romanit Il funerale senza fine«Il funerale senza fine» – remake në italisht e një romani të Visar Zhitit/Shpend Sollaku Noénga Shpend Sollaku Noé/

Një kolonë e gjatë njerëzish me shtyllë kurrizore të thyer, që marrshon e ngathët në funeralin e vetvetes. Secili ka veshur, në vend të palltos, arkivolin e vet.Miliona që tërheqin këmbët zvarrë, që marrin frymë sikur të mos u lëviznin fare mushkritë, që u rreh zemra pa tiktake, me një elektrokardigramë të sheshtë. Sytë e tyre prej zombi nuk shohin asgjë pak metra më tutje. Qielli nuk ka nevojë më për një yll që sjell ditën. Dielli i zi që u është shuar ka lënë pas vetëm toka buzëplasaritura. Netët kanë zëvendësuar edhe ditët: sa më te errëta, aq më të shëndetshme.

Janë këto përshtypjet që krijon lexuesi kur merr në dorë në italisht librin e Visar Zhitit «Il funerale senza fine», të porsabotuar nga «Rubettino». Eshte një remake e botimit në shqip, të vitit 2003, të «Funerali i pafundmë». Mbi kopertinën të marrë nga një akuarel i Atjon Zhitit, ky libër quhet roman. Lexuesi apo ekspertet mund ta quajnë edhe poemë, për nga mënyra sesi është shkruar. Edhe nëshkruesit të këtyre rreshtave i duket më shumë si poemë – nje poemë e madhe groteske, në kufijtë e të pabesueshmes, por që arrin të qëndrojë vertikalisht si një e vërtetë e pakundërshtueshme.

Nëse Vizar Zhiti e ka quajtur roman do të thotë që ka arësyet e veta; nëse unë e quaj një poemë madhore, edhe unë kam aresyet e mia. Pasi nisem jo vetëm nga forma e përzgjedhur për të shprehur idenë qendrore, por edhe nga leksiku, dendësia e imazheve metaforike dhe mendimi i ngjeshur – tipare tipike këto të një poeme. Prandaj edhe këtu, si në një poezi apo edhe në një shkrim pubblicistk, Zhiti mbetet poet i shquar.

Elio Miracco – përkthyesi i këtij libri, i ka italianizuar kapitujt e tij qoftë nga ana gjuhësore, qoftë edhe në përshtatjen sa më afër lexuesit në gjuhën italiane. Si rezultat i kësaj pune të shkëlqyer, në 160 faqet e këtij libri nuk ndihesh më në Shqipëri, por në një vend çfarëdo, në një botë çfarëdo, të cilën mungesa e gjatë e lirisë e ka trasformuar nga një diçka e prekshme në një funeral që vazhdon edhe sot, për fat të keq. Një funeral apolidësh ku duhet kërkuar ndër fosilet profili i atdheut.

Filed Under: ESSE Tagged With: E VETVETES, NE FUNERALIN, Shpend Sollaku Noe', shqiptaret

Shqiptarët janë si lodrat seksuale për Edi Ramën

October 26, 2017 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300-1-1

Nga Ilir Levonja/

1) Midis shumë e shumë hamendësimëve, shumë e shumë rekomandimeve, a këshillave, gjë që ne vdesim ta bëjmë…, rreth konfliktit mes kryeministrit të vendit me gazetarët e mikrofonit, dje pas daljes nga seanca më qesharake e kuvendit për një mandat, një imunitet kuvendari, që aplikohet në Shqipërinë e lodhur ku ligji mund të bëj gjithçka veç mbi ligjëvënësit e ligjëbërësit nuk bën asgjë. Asgjë për besë…, pasi shtë një lloj hallati i tredhur, a plastik, me ngjyra, ku luajnë ëndrrat e tyre seksuale a perverse ca njerëz që përcaktojnë modën e stinës, qejfet fizike si femrat a meshkujt e mbetur thatë.

Midis shumë e shumë hamendësimeve, shumë e shumë idotizmave që na karakterizojmë aq sa i lamë menjanë grupet e drogës, vet xhevahirin e PS-ës Sajmirin, dhe po merremi me të drejtën midis Ramës dhe gazetarëve të mikrofonit.

Po merremi me zell. Kush ka të drejtë? Mirë ua bëri. Po ata të mefshë, pse nuk ja ngjeshën me mikrofona kokës? Studio të tëra.
Vëreni vëth në vesh, se kur një burrë shteti humb qetësinë, dhe jep këshilla leximi, kulture a gjëra të tilla që tregojnë provincializëm nga mendësia e respektit për padrinot, është sukses i gazetarisë. I ka prekur vatrën plagës. I ka prekur nervat. Aq më tepër që e gjora Shqipëria jonë i ka me shumicë. I ka përhapur trupit. Eshtë sot një kufomë e ekzemës dhe e lebrozës.

2) Kurse shtetarët a kuvendarët merren me lodrat e seksit. E tillë ishte edhe ajo seancë e djeshme parlamentare për heqjen e një imuniteti. Merren me ligjin tamam si me lodrat e seksit, duke i qëndruar larg erës plot hudhra e teke rakie, nga realiteti shqiptar. E gjitha një shoqëri në asistencë sociale lëmoshë dhe me sytë nga qielli. Spektator me gojën hapur kur kryeministri ngre kundërakuza karshi organit të akuzës.

Dhe përpara se të zhgryhet në pështyma karshi gazetarëve të mikrofonit, i ofenduar quan ajkën e Shqipërisë, sojin dhe kastën e tij. Njerëzit më të përfolur, më të diskutuar në gjithçka.

Në një shtet demokratik imuniteti është një lëvere e pa larë. Përpara ligjit nuk ka të përzgjedhur. Janë të gjithë një. Por këtu ndikon edhe mungesa e ekzistencës së burrave të ligjit. Atyre që akoma nuk u ka fërshëllyer pumbi tek veshi. Aktualisht përshembull, në Amerikë organet e akuzës po hetojnë deri presidentin e vendit. Në Shqipëri organet e akuzës janë lodra seksi për perversët ligjëbërës. Dhe normale që Edi Rama do acarohet, do u zbrazet gazetarëve të mikrofonit. Eshtë cënuar ajka, shtresa e mbremjeve me maska. E llozhave të fshehta. Po t’i kthehesh memories, ka me vete një aradhë të shkarkuarish deputetësh (Beqja, Ndoka, Ndreu etj.) që sot janë arsenal qelish për llogari të drejtësisë belge a italiane. Megjithatë ai I thotë gjynahqarëve se kuvendi është vendi i ajkës dhe inteligjencës së shqiptarëve. Nga ana tjetër i vjen plasja dhe i vërsulet synetllëkut të mikrofonave. Çfarë nuk përrallis, i quan të pa kulturë, të pa ditur, kazan, dështim etj.

Në fakt në Shqipëri nuk ka të pa kulturuar, nuk ka të pa ditur, por të hutuar për shkak të amullisë së Edit dhe sojit nga ai rrjedh.
Zakonisht llogari nuk japin diktatorët, jo ata shtetarë që zgjidhen me vote. Po me sa duket vota tek ne nuk ka asnjë vlerë. Ne bëjmë sikur, bëjmë sikur e duam votën, demokracinë…, nga ana tjetër heshtim dhe masturbohemi me perversitetin e diktatorëve të rinj.

Shqiptarët duhet ta dine një here e mire se acarimi dhe pështymat e një shtetari karshi gazetarëve të mikrofonit, është rënie totale e një shteti. Dhe humbja i përket sa Edi Ramës aq edhe atyre, shqiptarëve, kurse fitorja gazetarëve. Ndofta është një nga ato pak simptoma kur mund të shikojmë shpresën e jetës për një vend që është momentalisht në shtratin e reanimacionit. Le të shpresojmë.

3) Gjithë këto vite shumë shqiptarë të lodhur nga dështimet e PD-ës dhe pa i vënë në kandar me të mirat, që mblidhen në disa ngjarje si me atë të shtunë të 15 marsit 2008, Gërdecin. Me 21 janarin e 2011-ës. Dhe këto si produkte të aleancave, të dyja bashkë. Të atyre aleancave dhe ca xhaketave të vjetra dy kategorish, ca që nuk lëshojnë pushtetin dhe ca që ia kanë afruar djemve, dhëndurrëve dhe klaneve rreth. Kjo bën atë që shqiptarët të t’i futen me një dashuri manjake një tjetër prototipi që mbajti për aq aq vite një bashki si Tirana, sikur të mos kishte pjellur burrë shteti më ai truall. Ky quhet Edi Rama. Deri dje një suportues i organit të akuzës dhe drejtësisë dhe që u ka premtuar shqiptarëve pastrimin e atyre institucioneve. Mirëpo sapo i prekën floririn e tij, këlthiti. Dhe me të drejtë, shqiptarët janë akoma tek mulliri i Thanës, me Saliun dhe kastën e tij. Ndaj sot të kall datën mendësia që deri sa nuk dënuam Saliun për Gërdecin dhe 21 Janarin, pse ta dënojmë Sajmirin. Shqiptarët i janë nënshtruar një përversieti me mendësi provinciale se plumbi do plumb. Mundën dhe i falën dhe vazhdojnë t’i japin falje, të drejtë, këtij zallapi kryeministër, gjithçka, çdo gjë… aq sa kurrë nuk kanë për ta kuptuar se sa më shumë përmendore u ngrenë sharlatanëve të politikës, aq më shumë ia fusin vetes. Kësisoj gjatë gjithë këtyre viteve nga protestat e bojkotit, Gërdecit, 21 janarit, i lejuan Edi Ramës çdo aleancë me këdo, mjaft të largonin Berishën. Pa asnjë dhimbje pse po ia fusnin edhe vetes. I lejuan kanabizimin e vendit vetëm pse izoloi një Lazarat. Nuk lane këmbë batakçiu pa e ngritur vringthi qytet më qytet, lagje më lagje sa sot akoma vriten në periferitë e Lezhës, Laçit, Beratit a Vlorës, për hir të ndarjes së pushtetit dhe zonave të influencës. Ulin veshët kur ashtu plot pështyma kryeministri i vendit i gërhushet prokurorisë me fjalët mos guxoni të akuzoni ajkën e vendit, kuvendarët.
Eh Shqipëri sa shumë që fal…

4) Nuk e di se si janë ndjerë dje, a si ndihen sot ata njerëz, qytetarë të thjesht që për një a dy arsye, kanë provuar vrullin prej hekuri skafandrash a uniformash, vrullin në befasi, herët pa zbardhur dita, duke thyer a rrëmbyer ndonjë pjestarë të shtëpisë. Rrota e fati e sjell ashtu. Asnjë prind nuk e do, por fëmija ta bën. Nuk e di se si ndihen kur shohin se si një beniamin qeveritar i gërmushet njerëzve të drejtësisë. Një beniamin i Edi Ramës që sot është kthyer në një xhevahir kombëtar, kur është faqja e zezë e jona. Nuk e di se si ndihen kur dikush ka imunitet e dikush jo. Cullak i jemi shfaqur jetës. Cullakër të gjithë. Se si ndihen kur djali a vajza, babai a gruaja, kërrmen qelive. Dhe ai Sajmiri gërhushet. Edi Rama më keq. Ky babai i reformimit të drejtësisë së kalbur. Po me siguri të tulatur, prindër të pafuqishëm përballë daljes nga dora të fëmijëve. Daljes nga dora të gjithçkaje vitale, pasi gjithçkaja veç jetë nuk mund të quhet, po një katrahurë ku gjithkush ha gjithkënd. Ndaj me siguri qeshin hidhur, pa ndjenja, pa dhimbsuri kur kujtojnë rrapallimat e thyerjeve të dyerve. Urdhërat që të mos lëvizin vendit, duart e forta, prangat. Si ndihen? Mut ndihen. Sidomos kur Sajmiri bërtet e çirret sikur ta kenë kapur nga koqet. Dhe e gjitha kjo sepse në Shqipëri ligji është lodër seksuale për perversët dhe jo një mjet para të cilit të gjithë dridhen.

Filed Under: Politike Tagged With: Edi Rama, Ilir Levonja, Lodrat seksuale, shqiptaret

PËRBALLJE-QËNDRIMI I SHQIPTARËVE, SERBËVE DHE GREKËVE NDAJ HEBREJVE

October 18, 2017 by dgreca

Shqiptarët dhe  Hebrejtë/1 Shtepia e Rezniqi-40 hebre

Ne Foto:Shtepia e Rezniqve ne Kosove, ku u strehuan 40 hebrej.

1 varrezat e hebrejve

Ne Foto-Pjese e varrezave te hebrejve ne Prishtine./

Ester-Vituli-Priptik-eshte-prane-varreve-te-Hebrenjve-ne-varrezat-e-perbashketa-ne-Tirane

Ne Foto:Ester-Vituli-Priptik ne kete fotografi eshte prane varreve te Hebrenjve ne varrezat e perbashketa ne Tirane.(arkiv)Festa-pesach-me-Hebrenjte-e-fundit-ne-Shqiperi-ne-shtepine-e-familjes-VituliNe Foto:Festa pesach me Hebrenjte e fundit ne Shqiperi ne shtepine e familjes Vituli(foto-arkiv)/

Nga Adil FETAHU/

1 shkolla KavajeShqiptarët dhe Hebrejtë janë dy ndër popujt më të lashtë në historinë e njerëzimit. Dhe këta dy popuj të lashtë, kanë një histori të ngjajshme: qysh heret kishin shtetet e tyre të forta, por në ndërkohë u pushtuan  dhe vuajtën për më se dymijë vjet nën pushtime të popujve e perandorive të ndryshme. Megjithatë, falë vitalitetit dhe veçantisë së tyre, me shume vuajtje e sakrifica ruajtën substancën, u ringjallën si feniksi, u organizuan dhe në shekullin e kaluar përsëri formuan shtetet e tyre. Shqiptarët humbën shumë njerëz e territore, por megjithëse  të pushtuar, mbijetuan si autokton në një pjesë të territorit të vet.

1 Familja AbravanelNdërkaq, Hebrejtë  ishin të shpërndarë nëpër botë, por të lidhur  fort e të ndihmuar mes vete, punëtorë të zellshëm, formuan komunitete të forta, elita dhe individë që zunë majat e strukturave ekonomike, politike e diplomatike, dhe mbajtën gjallë idenë e kthimit dhe formimit të shtetit të tyre. Shqiptarët përjetuan përndjekjet, vrasjet, djegëjet, gjenocidin.  Hebrejtë  përjetuan antisemitizmin,  inkvizicionin, përndjekjet dhe hollokaustin. Periudhën më të vështirë Hebrejtë e kishin prej vitit 1933, kur në Gjermani erdhi në pushtet regjimi nacist, e sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1944), kur ndodhi holokausti dhe zhdukja në masë e hebrejve, në mënyrën më mizore.Ka të dhëna, se disa individë e familje Hebreje kanë ardhur në mesin e Shqiptarëve qysh nga koha e inkvizicionit dhe përndjekjes së tyre të madhe nga Spanja mesjetare. Në defteret turke të vitit 1526, është shënuar se në Novobërdë jetojnë gjashtë (6) familje hebreje. Novobërda asokohe ishte qendër e rëndësishme e zhvillimit të xehëtarisë. Hebrejtë e përndjekur nga Spanja e Portugalia (1492 e 1496), kanë ardhur e janë shpërndarë në Gadishullin Ilirik, më së tepërmi nëpër qytete  të bregdetit Adriatik, prej Dalmacie deri në Durrës,  Vlorë e Selanik, por edhe në brendësinë kontinentale (në  Sarajevë e Vojvodinë). Në Shqipëri kanë ardhur hebrejë më së tepërmi në kohën e qeverisjes së Mbretit Ahmet Zogu, deri në vitin 1939. Aty nuk kishte antisemitizëm as urrejtje fetare. Përkudnrazi, regjimi kishte pranuar hebrejtë si komunitet fetar, bile ishte i gatshëm  të pranonte edhe më shumë hebrejë. Ambasadori amerikan në Shqipëri  (në vitet 1930-1933), Herman Brenstein, që vet ishte hebre, kishte biseduar me Mbretin Zog për vendosjen në Shqipëri të familjeve hebreje nga Austria e Gjermania.  Hebrejtë që erdhën, u pritën mirë, iu dha  leje qëndrimi e leje pune, madje edhe shtetësia shqiptare. Bile, mjeku i familjes mbretërore dhe fotografi zyrtar i Oborrit mbretëror ishin hebrejë (dr.Ourinovski, mjek dhe Wilhem Weitzman,fotograf). Shumë refugjatë hebrejë prej Shqipërie kanë emigruar në Italinë e Jugut dhe në Amerikë. Flitet, por nuk është dokumentuar, se edhe vet Albert Einsteini, në vitin 1930, kaloi nëpër Shqipëri, para se të largohej për në ShBA.  Në vitin 1938, ishte lidhur marrëveshja midis Austrisë e Mbretërisë Shqiptare për heqjen e vizave midis këtyre dy shteteve, dhe kjo stimuloi ardhjen në Shqipëri të shumë familjeve hebreje të rrezikuara.

Është thënë e vërtetuar nga qarqe të ndryshme edhe hebreje, se Shqiptarët kanë pasur një qëndrim korrekt e tolerant ndaj hebrejve gjatë gjithë kohës, dhe se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, prej nga në fund të Luftës së Dytë Botërore kanë dalë  dhjetëfish më shumë hebrejë, se sa ishin në fillim të asaj lufte, edhe për shkakun se  shumë hebrejë kishin ikur nga shtetet tjera dhe kishin gjetur strehim e mikpritje te shteti dhe populli shqiptar. Kur them Shqipëria,  mendoj në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët si shumicë absolute, sepse gjatë periudhës 1941-1944, të gjitha trojet shqiptare ishin bashkuar, dhe ndonëse ishin të pushtuara nga Italia e Gjermania, kishin një administratë të veten shqiptare dhe një “sovranitet relativ”. Hebrejtë kryesisht ishin të strehuar nëpër familje. Një nënë shqiptare, Lime Balla, nga fshati Shëngjergj i Durrësit, tregon: Në muajin e Ramazanit të vitit 1943, në fshatin tonë erdhën nga Tirana 17 hebrejë, të cilët qëndruan aty 15 muaj. Ne i morëm në shtëpinë tonë tre vëllëzër që quheshin Lazar. Flisnin një gjuhë që ne s’e kuptonim, i veshëm me rroba fshati, punonim dhe ushqeheshim bashkë, si anëtarë familje. Policia lokale e dinte, por nuk trazoi njeri. Në dhjetor të vitit 1944 u larguan, u nisën për në Prishtinë, të cilët i ndihmoi një nipi ynë që ishte partizan”. Më 4 tetor 1992, Yad Vashem e vlerësoi Destan Ballen dhe bashkëshorten e tij, Lime Balla, me çmimin: “Fisnik mes Kombeve”. Raste te tilla ishin të shumta në Shqipëri,   në Kosovë e gjithandej në trojet shqiptare.

Nuk dimë sa hebrejë ka sot në Shqipëri, por në Kosovë janë të regjistruar nja 56 hebrejë që jetojnë në Prizren, e  mund të ketë edhe nëpër qytete tjera, dhe ekziston një Shoqatë e Miqësisë Shqiptaro-Hebreje, me seli në Prizren.  Në Prishtinë janë të njohura, të rrethuara e të ruajtura varrezat e hebrejve, ndërsa në oborrin midis ndërtesës së Parlamentit e të Qeverisë, në vendin ku deri në vitin 1963 ka qenë sinagoga, është ngritur  një pllakë përkujtimore (2013), në të cilën  është shkruar (shqip, anglisht, hebraisht dhe serbisht): “Populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë”. Ai Memorial ruhet aq shumë, sa që nuk më lejuan ta fotografoja për këtë shkrim,  prandaj po ia bashkangjes  një fotografi të varrezave.

Serbët dhe Hebrejtë

Hebrejtë kanë ardhur në Serbi, atëherë kur kanë ardhur edhe në vendet tjera të Ballkanit,  më së  shumti në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, dhe janë marrë kryesisht me tregti e zejtari. Atëherë nuk kanë pasur problem me vendasit. Problemi për Hebrejtë dhe për Shqiptarët është paraqitur kur Serbia ka fituar pavarësinë (1878, në Kongresin e Berlinit). Atëherë është shfaqur ideja e krijimit të shtetit të pastër nacional ortodoks serb, pa minoritete të përkatësive tjera kombëtare e fetare. Elitat intelektuale dhe ajo kishtare zhvilluan dhe përhapën politikën e urrejtjes nacionale kundër kombësive e feve tjera, e në këtë kontekst edhe antisemitizmin dhe urrejtjen kundër Hebrejve. Me propagandën e tyre antisemite, i fajsonin Hebrejtë për të gjitha të këqiat që iu kanë ndodhur popullit serb.  Kështu, me terma të ndryshme që ua mveshnin Hebrejve: masoneria, kapitalizmi, demokracia, pacifikimi, komunizmi, etj, përhapnin defetizëm, frikë,  urrejtje e mostolerancë ndaj supremacisë intelektuale dhe ekonomike të Hebrejve. Kisha Ortodokse Serbe, nga ana e saj, Herbejtë i quante njerëz të pa fe, pa etikë e pa moral, “opozitë e Zotit”, dhe trup i huaj në kombin serb, që duhet të menjanohet (politikani Dimitrije Lotiq, peshkopi Nikollaj Velimiroviq, e shumë të tjerë). Këta e të tjerë, në prag të Luftës së Dytë Botërore (1938), thoshin se Hebrejtë meritojnë ndëshkimin. Botonin libra e gazeta, në gjuhën gjermane e serbe, me të cilat nxitnin urrejtje e mostolerancë të hapur dhe agresive kundër hebrejve (“Erwache” – Zgjohu; “Angrif” – Sulm; “Novi put” – Rrugë e Re; “Nash put” – Rruga jonë, etj). Këtë tendencë e pranoi pushteti i atëhershëm, prandaj nuk ishte i rastësishëm holokausti që pësuan Hebrejtë në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Menjëherë pas okupimit gjerman të Jugosllavisë (prill 1941), pushteti kuisling i  Millan Nediqit, që ishte bashkëpunuesi më i afërt me Rajhun e Tretë,  publikoi Urdhëresën e Komandës Ushtarake të Gjermanisë (maj 1941), që brënda afatit prej dy javësh, të gjithë hebrejtë të lajmërohen në stacionet e policisë serbe (për t’i regjistruar)  dhe detyrimisht të bartin në dorën e majtë shenjën dalluese – shiritin e verdhë me mbishkrimin: “Hebre”. Sipas urdhëresës, të gjithë hebrejtë e punësuar në administratën apo në institucionet publike, menjëherë duhet të pushohen prej pune. Hebrejtë nuk mund të kryejnë as punë private profesionale: të avokatit, mjekut, dentistit, farmacistit, veterinerit. Në paragrafin 18 të Urdhëresës, trajtim i njëjtë sikurse për Hebrejtë, ishte caktuar edhe për Romët, të cilët gjithashtu duhet të mbanin shiritin me mbishkrimin “Rom”. Komesari për Administratën e Brendshme të Serbisë (Millan Aqimoviq), publikoi një Deklaratë (16 maj 1941), në të cilën, ndër të tjera thuhet:”Kemi dhënë fjalën në emrin tonë dhe të popullit tonë, se ashtu do të veprojmë. Jemi falënderues për qëndrimin korrekt të ushtrisë gjermane ndaj popullit tonë, dhe besoj se një premtim të tillë e mbanë edhe tërë populli”.

Pas kryerjes së regjistrimit, vazhodi aksioni intensiv i arrestimit dhe dërgimit nëpër kampet e përqëndrimit: në Sajmishte e Banjicë të Beogradit, në Shabac e Nish, por edhe në kampet e shteteve tjera të Europës (Aushvic, Dahau, Bergen-Belsen, etj). Kampet e përqëndrimit për Hebrejtë në Serbi janë instalua para atyre në Poloni. Kështu, nga 33577 Hebrejë që ishin në Serbi e Vojvodinë në vitin 1941, mezi kishin shpëtuar të gjallë 6533 sish në  mbarim të luftës, të cilët ose kishin arritur të ikin jashtë Serbisë (në Kosovë,  në Shqipëri apo gjetkë), ose u ishin bashkuar çetave partizane. Në periudhën mars-maj 1942, 6280 fëmijë, gra e pleqë hebrejë në Kampin “Sajmishte”, janë ngulfatë në kamionat special me karbon-monoksid, dhe pastaj janë hudhë në varrezë kolektive në Jajince. Pushteti kuisling serb dhe Rajhu gjerman lavdëroheshin se Beogradi ishte kryeqyteti i parë në Europë “që kishte zgjidhur çështjen hebreje”. Pas luftës,  ata hebrejë që kishin shpëtuar gjallë, nëse donin të shpërnguleshin në shtete tjera, detyroheshin të nënshkruanin deklaratë, se heqin dorë nga shtetësia serbe dhe nga pasuria e tyre, në favor të shtetit të Serbisë. Kështu, me pasurinë e konfiskuar hebrejve gjatë luftës, dhe me mbajtjen e pasurisë së atyre që u shpërngulën pas luftës, Serbia kishte arritur përfitime materiale marramendëse nga pronat e tyre. Kuvendi i Serbisë, më 12.02.2016, ka miratuar Ligjin për Restituimin e Pasurisë së Hebrejve, ashtu që në 25 vjetët e ardhshme (2017-2041), t’ia paguajë Lidhjes së Komunave Hebreje në Serbi nga 950.000 euro në vit. Kështu, Serbia ka marrë përgjegjësinë për krimet  që regjimi i mëparshëm ua ka bërë Hebrejve. Se a është ky kompensim adekuat, është çështje tjetër, por heret a vonë kështu Serbia duhet t’ua kompenzojë dëmin  të cilin  regjimet e mëparshme serbe u kanë shkaktuar edhe Shqiptarëve.

Grekët dhe Hebrejtë

Në tokën e Greqisë së sotme, konkretisht në qytetin e Selanikut, po edhe në qytete tjera,  Hebrejtë kanë ardhur prej dy rrymave: Ashkenazët kanë ardhur në vitin 1376, ndërsa  Sefardët në vitin 1492 kur janë përndjekur nga Spanja dhe Portugalia. Selaniku atëherë ka qenë qyteti i dytë përkah rëndësia i Perandorisë Osmane. Ardhja e Hebrejve është mirëpritur. Asokohe koncentrimi më i madh i Hebrejve ishte  bërë në Selanik dhe në Stamboll. Në Selanik jetonin pjesëtarë të kombeve të ndryshme: Turqë, Shqiptarë, Herbejë, Maqedonë, Vllahë, e më së paku kishte Grekë. Komuniteti Hebrait ishte më i forti, që me punën e vet kishte përcaktuar jetën ekonomike e kulturore të qytetit, por edhe pasurinë e Perandorisë Osmane. Prandaj, gjuha hebreje dominonte në qytet. Hebrejtë kishin një kuart të tërë të vetin në qytetin e  Selanikut. Historiani grek, Jorgos Margaritis, profesor në Universitetin “Aristotel” të Athinës, në librin e tij: “Bashkëatdhetarët e padëshiruar” (2010), trajton fatet e komunitetit të hebrejve prej fillimit të pavarësisë së Greqisë (1821), pastaj në vitin 1891 dhe 1931. Autori paraqet fakte tronditëse të shkatërrimit të komunitetit hebraik në Greqi, që arriti kulmin gjatë Luftës së Dytë Botërore (1941-1944).

Gjatë Luftës Ballkanike (1912), kur ushtria greke hyri në Selanik, për popujt jogrek erdhën ditë të zeza, veçmas për Turqit, Shqiptarët dhe Hebrejtë. Pastaj Selaniku u mbush me ardhacakë grekë, sidomos pas Marrëveshjes së Lozanës (1926) për shkëmbimin e popullsisë midis Turqisë e Greqisë. Kështu, Selaniku u dominua plotësisht nga elementi grek, dhe u acaruan marrëdhëniet me komunitetet e tjera, për shkak të mostolerancës fetare e kombëtare. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, në Selanik kisht 60 000 deri 70 000 Hebrejë. Pas pushtimit gjerman të Greqisë, qeveria kuislinge dhe forcat e gjeneralit Napoelon Zerva bashkëpunuan ngusht me trupat gjermane SS dhe arritën t’i deportojnë Hebrejtë e Selanikut, Janinës, Volos e Korfuzit, dhe Shqiptarët e Çamërisë.  Derisa ndaj shqiptarëve bënë masakra e gjenocid, duke vra, pre e djegë rreth 5000 veta, e përzënë nga pronat e tyre më se 25000 veta, që ikën dhe u vendosën në Shqipëri,- hebrejtë i grumbulluan dhe deportuan në kampet naciste Auschwitz Birkenau. Sipas të dhënave gjermane, nga Selaniku për në kampet e zhdukjes janë deportuar 43850 hebrejë, me 19 kompozicione hekurudhore (www.portalnovosti.com). Ndërkaq, sipas shënimeve tjera, nga Greqia janë zhdukur 57000 deri 60000 hebrejë (Wikipedia, broj zidovskih zrtava/numri i viktimave hebreje). Greqia me shumë dëshirë i ndihmoi nacistët në identifikimin, arrestimin dhe deportimin e hebrejve, ndaj të cilëve kishte zili dhe urrejtje, për shkak se hebrejtë ishin shtresa më e pasur, të cilët zotëronin ekonominë, veçmas tregtinë dhe financat, dhe se ishin komuniteti më i madh, më kompakt dhe e më i fortë hebraik në Ballkan. Po, hebrejtë në Greqi edhe sot janë të rrezikuar, në dy aspekte. Në aspektin ekonomik janë nën presion të madh, për shkak të krizës financiare të shtetit grek. Dhe në aspektin e sigurisë, për shkak të mostolerancës fetare e kombëtare, antisemitizmit dhe ekstremizmit agresiv të organizatës “Agimi i Artë”, pjesëtarët e së cilës edhe sot e kësaj dite përndetën si nacistët, ndërsa Kisha Otodokse Greke nuk toleron asnjë fe tjetër në Greqi.

Edhepse shteti grek është anëtar i BE-së, NATO-s dhe të gjitha organizmave ndërkombëtare, nuk e ka sanksionuar mohimin e holokaustit, kurse deputeti i Parlamentit grek, përfaqësues i “Agimit të Artë”, haptas e mohon holokaustin dhe numrin e viktimave të hebrejve.

Në Greqi praktikisht u luajt  “tragjedia antike greke” kundër Hebrejve dhe Shqiptarëve!

 

  • Varrezat e Hebrejve në Prishtinë, dhe pllaka mbi një varr, me shkronja hebraite.

2-Festa pesach me hebrenjte e fundit ne Shqiperi ne shtepine e familjes Vituli

Filed Under: Featured Tagged With: Adil Fetahu, hebrejte, Serbet e greket, shqiptaret

Turistët gjerman: “Natyra, ushqimi dhe mikpritja shqiptare, mbresëlënëse”

August 11, 2017 by dgreca

Nga Arber BAJRAMI/

Jo vetëm zona bregdetare, por edhe pjesa tjetër e Shqipërisë është shumë e pëlqyer nga turistët e huaj. Transporti mbetet ende sfidë për turistët.

Albanien private Fotos von Touristen (privat)

Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara për turistët nga Gjermania. Të rinjë nga Gjermania kanë nisur ta zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet  verore e për të shijuar veçoritë që ofron ky vend. Shqipëria është një vend, ku pushuesit gjermanë gjejnë një larmi atraksionesh turistike, që dallojnë nga ato tëvendeve të tjera evropiane. “Udhëtimi me minibusët nëpër ato rrugë gjarpëruese ishte për mua një përvojë mjaft e veçantë”,  thotë Moritz, student nga Këlni. Ai për DW veçoi, se është mjaft i kënaqur me pushimin e tij në Shqipëri dhe se nuk ka pasur ndonjë përvojë negative, pavarësisht se mjetet e transportit në Shqipëri ai e sheh si sfidë për pushuesit e huaj.

Albanien private Fotos von Touristen (privat)

Christin nga Eseni e ka vizituar Shqipërinë para 2 vitesh në muajin e shtator, kur fluksi i turistëve është më i vogël në krahasim me muajt e verës. Ajo për DW thotë: “Hera e parë me makinë në Tiranë ishte e vështirë, por ia dola mbanë të përshtatem edhe pse rregullat e trafikut nuk respektoheshin”. Çështja e trafikut ka habitur edhe Michaelin nga Boni, i cili thotë: “Në Evropën Qendrore nuk kam parë ndonjëherë një ngarje të tillë të makinës në rrethrrotullimet e trafikut si në Shqipëri. Në Tiranë vlenin  rregulla të veçanta sa i përket kësaj”.

Atraksionet kulturore dhe sportive – një arsye më tepër për të vizituar Shqipërinë

Pushuesit nga Evropa janë të mahnitur nga historia dhe kultura shqiptare. Kruja, Berati, Apollonia dhe muzeu kombëtar në Tiranë janë pika të preferuara turistike. Xiengong në intervistë për DW shprehet: “Unë do t’jua sugjeroja pushimin në Shqipëri të gjithë atyre që janë të interesuar për shumëllojshmëri kulturore si dhe për historinë evropiane”. Prezenca e më tepër religjoneve që e karakterizon Shqipërine u veçua si vlerë nga të intervistuarit. Tirana si kryeqytet është shumë tërheqëse për pushuesit gjermanë. Ata veçojnë, se në këtë qytet u ka rënë sy organizimi i festave e koncerteve dhe se si popull shqiptarët kanë karakter festiv. Christin më tej thekson se si lagje, përshtypje të veçantë i ka lënë Blloku në Tiranë me të gjitha pub-et si dhe të rinjtë që ka takuar përreth.

Albanien private Fotos von Touristen (privat)

Kuzhina shqiptare – e lerverdishme në çmim dhe e pakrahasueshme në shije

Në Shqipëri, kohëve të fundit vërehen mjaft ndryshime pozitive sa i përket përgatitjes së ushqimit, gjë që e bën Shqipërinë një vend edhe më të pëlqyer për turistët e huaj. Sipas Bobb, i cili e ka vizituar Tiranën para dy vitesh, kuzhina shqiptare është në nivel të asaj italiane dhe spanjolle. Të gjithë të intervistuarit nga DW janë treguar mjaft të kënaqur sa i përket ushqimit në Shqipëri duke shprehur gjithashtu habinë për çmimet, që janë dukshëm më lirë se në shumë vende të tjera të Evropës. Ushqimet e detit mbeten më të preferuarat, ndër të tjera.

Turistët gjermanë shprehën një admirim kundrejt mikpritjes shqiptare. Të gjithë theksojnë kujdesin që bëjnë shqiptarët për t’u ofruar një nivel të lartë komoditeti pushuesve. “Unë jam pozitivisht i habitur nga fakti që, në Shqipëri, edhe në lokalin më të vogël ofronin lidhje në internet, gjë që nuk e gjen as edhe këtu në Gjermani”,  thotë Bobb për DW.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: mikpritja, shqiptaret, Turistet gjermane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 27
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT