• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTEGTIM I PAHARRUAR I SHQIPTARO-AMERIKANËVE NË TOKËN E SHEJTË

April 22, 2018 by dgreca

Pas kthimit të grupit Shqiptaro- Amerikan të Nju Jork-ut, të cilët vizituan Tokën Shejtë të udhëhequr nga Dom Pjetër Popaj./1 Shtegtari

Nga Marjan CUBI- Drejtor i Qendrës Nënë Tereza, Anëtar i Kryesise së Vatrës/

Foto: Mark SHKRELI-K/Redaktor I revistes”Jeta Katolike”/

Është shumë e vështirë që në pak radhë të zbrazësh shpirtin nga mbresat dhe emocionet që përjetuam nga vizita në Tokën e Shejtë. U kthyem nga Toka e Shejtë : më të pasur në Shpirt , në Histori , në kulturë dhe me një njohje më të madhe të trashëgimisë Botërore .
Vizituam vendet Biblike, Vendet më të rëndësishme, që nga lindja e Jezusit, u prekëm në shpirt nga mrekullite e tij, nga mundimet , Vdekja ne Kryq dhe Rinegjallja e tij.
Vizituam dhe prekem me doren tone vendet e Shejta-cfarë mrekullie…Ishte madheshtore per ne Shqiptaret qe kemi dhene njerëz të mëdhenj në trashëgiminë e përbotshme që nga Shen Jeremini , Shen Helena , Konstatinin i madh, Gjerg Kastrioti- Skenderbeu , Papa Klementin i 11 dhe deri te Shen Nena Tereza. Në memorien e historisë kombëtare qëndrojnë edhe 38 martiret e kohes tone.
Ishte nje perjetim i paimagjinushem qe grupi ynë, me 106 Shqiptaro – Amerikanë, te udhehequr nga famullitari ynë Dom Pjeter Popaj, per 9 dite kemi kaluar nje shtegtim te Shkelqyar . Kemi fjetur tri nete ne Nazareth ( Izrael ) dhe 5 nete ne Bethlehem ( Palestine ) dhe me shoqeruesin Palestnezo – Kristian per 9 dite gjate udhetimeve me autobusë dhe gjate vizitave te mrekullueshme na sqaruan ne detaje te gjitha koherat dhe ndryshimet që kanë ndodhë ne Izrael , qe nga lindja dhe der ne ditet e soteshme qe kanë shkuar më shumë se 2 mije vjet.
Ne Shqiptaro -Amerikanet e patem fatin edhe te vizitojme por edhe te celebrojme meshet ne gjuhen Shqipe per 8 dite me radhe ne vende te ndryshme dhe diten e fundit edhe ne Baziliken e ndertuar mbi Varrin e Krishtit dhe vendin kur ai u ngjall dhe u ngrit. Kjo ishte pika kulmore e shtegtimit tonë, ishte pikë kulminante per te gjithe ne por edhe per Dom Pjetrin, qe ne gjuhen e ëmbël Shqipe e celebroji kete meshe per here te pare ne Histori . Nuk e kane këtë fat për ta përjetuar atë që p[ërjetuam ne, jo te gjithe vizitore dhe grupet qe vijene nga e gjithe Bota dhe per 365 ditet e vitit vizitojne Token Shejte dhe qe eshte Epiqendra e Kristianizmit Boteror, u jepet kjo mundësi. Eshte interesante qe të gjitha keto vizita i bejne njerëzit në nje vend qe banohet nga 6 miljone Izraelite dhe afersishte 3 miljone Palestineze te besimit Islam dhe 2 perqind Palestinezo – kristian .
Ky shtet Biblik dhe i bukur me vende pjellore , kodra , Bjeshka , Dete , me shumë ullinj, Palma dhe shume bukuri natyrore e trashëgimi historike, ofron bujarisht mikpritje, por fatkeqsisht vendi kurrë nuke gjeti paqen.
Ketu nje here para Krishtit paska arritur edhe Leka i Madh pastaj ,Rromaket, Bizantinet , Kryqezatat , perandorija Osmane dhe keshtu me radhe…
Sa here u ndertuan dhe shkaterruan keto qytete dhe kultura. Edhe ne Shqipetaret perjetuam kesi lloji ndryshimi gjate mijëraa vjeteve .
Zoti na ndihmofte qe te gjejme Paqen ne kete Bote të trazuar prej konfliketeve!(Për më shumë do të lexoni në Diellin në print)

Filed Under: Featured Tagged With: Marjan Cubi, shtegtimi, Toka e shenjte

SHTEGTIMI

April 1, 2014 by dgreca

Tregim nga Hazir MEHMETI/ Nën pikat e ftohta të shiut vjeshtak, mbi krahët e bardhë të avionit, shpërthyen shtëllunga reshë drejt qiellit të kaltër. Rrezet e diellit shkëlqenin në horizontin pa kufi. Muzika e mjeshtrit të klasikes i jepte shpirt pamjeve që ngjallnin fantazinë e pakufishme.

Liqeni i Poradecit vinte në pamjen e Shtërgut, ku në një ditë si kjo do të nisej drejtë jugut, atje ku dielli jep jetë. Por jo, sot  fluturimi i veçantë drejt Qytetit të Vaut. Shtërgu shijonte  amshimin e përmotshëm në botën engjëllore, prapa qiellit mbi retë shtëllunga të bardha.
“Sa më lartë të jesh  përmallshëm i ndien përjetimet në tokë bashkë me dëshirën të kthehesh në fortësinë e saj”,- mendoj ai.
Kur avioni shponte me shpejtësi errësirën e reve të zeza përplot shi, ndjeu dëshirën ta shihte Poradecin e tij, edhe pse e dinte se pas reve është krejt një qytet tjetër, i një bote tjetër. Karrigia e vjetër, para derës së shtëpisë stërgjyshore, që mezi mbahej nga pesha e moteve, ishte ngulitur në ninëzën e syrit bashkë me ndriçimin e rrëzëthyerjeve nga liqeni përballë.
Miku shtrëngoi dorën. Shtergu kërceu pragun. Shkallët e trenit dukeshin të larta në hapat e vegjël të atyre që udhëtimin me tren e kishin një privilegje në vendin e tyre. Derisa vagoni si një djep i madh lëkundej bashkë me pasagjerët, Miku lexoj në aiped drejtimin e cakut pesë kilometra e dyqind metra.
Arritja e cakut, Haben Sie das Ziel erreicht, tingëlloi fuqishëm në vorbullën e dëshirave të kamotshme për zbulimin e horizonteve artistike gjithë njerëzore. Para dukej një rrugë e gjerë me trotuar të ngushtë dhe e shkurtër rreth njëqind metra, e zbrazët dhe e rrethuar me shtëpi trikatëshe, muret e të cilave të kufizuara me drunjtë të gdhendur mirë, krijonin katërkëndësh të shumtë. Kulmet e larta, dritare të ngushta e të zgjatura pingul çatisë, tregonte për hapësirat e banimit brenda tyre që në shekuj.  Ashtu siç ishte parë nga pamjet satelitore, rruga e shtruar me gurëkatrorë, më të vjetër se vetë shtëpitë e banorëve trashëgimtarë gjeneratash që ecnin mbi të. Ishte hera e parë që takonin  një arkitekturë tipike të rajonit të rrjedhës së Moin-it, i cili rridhte shekujve mes fushave e kodrave nga të cilat dallohej Römerbergu me Katedralen e Paulusit dhe  gjithë historinë e saj.
Shtërgu iu afrua portës në të cilën shkëlqente një dry i verdhë në parmakët e metaltë mbrojtës. Nuk i besohej, ishte ëndërr apo zhgjëndërr. “Sa e vogël tani bota, e tëra në një shtëpi, në një dhomë apo në një kuti, e cila lidhet me gjithësinë dhe i di të gjitha”. Një ndjenjë nga brenda shqetësuese ia përshkoi trupin.
“Nuk ka vizitë”,- lexoi duke lëvizur buzët me një zë që nuk u dëgjua.
Në çast atij iu duk sikur dëgjoi një vaj foshnje të sapolindur, derisa mushkëritë i mbusheshin me ajrin e jetës. O zot, mendoj ai, dhe shkundi veshin me dorën e majtë në mëdyshjen, se ishte zë apo i bënin veshët.
“Tani merr frymë njeriu i shekullit të lirikës e artit që nuk njeh kufi e as moshë”, – mendoi duke soditur Goette Haus nga pragu i portës deri në oxhakët ngulitur në qiellin e trazuar përplot re të cilat sfidonin ngrohtësinë e diellit drejt nesh.
-Mik, dëgjon ti vaj foshnje  apo më bëjnë veshtë?
Derisa priste fjalën e Mikut, zëri i foshnjës u dëgjua në këndin e rrugicës, ku tani dukej karroca e mbuluar nga vinte zëri  gjithnjë më fuqishëm. Pa shqetësime afrohej një zonjë bionde, nën këmbët e së cilës dëgjohej kërcitja e takeve kalldrëmit të gurtë. Në moment iu kujtua Ana e Yllit të Zemrës. Shtërgu shikoj nga bashkudhëtari i tij i habitur sikur ndihej fajtor për atë, përse kishte pyetur i nxituar. Ndjenjat brendshme tani qetësoheshin pranë mureve të ftohta të pajetë të një shtëpie shekullore, të cilën e kishte parë disa herë në marrjet navigatorë. Mbështeti ballin për muri, mbylli sytë të qetësohej në heshtjen e murit brenda të cilit  kishte filluar një dritë e re në artin e poetikës.
Për një çast iu kujtua shkrimgërvishtja e poetit në muret e burgut të Spaçit “Mehr Licht”. Prej atëherë e kishte menduar se pikërisht ky do të ishte tregimi më i shkurtër në botë, e jo ai i Ubicolës: “Ubicolës: “Cuando desperto, el dinosaurio todavio estaba alli”. Kush do ta kuptoj Mehr Licht, që ta korrigjoj historinë e tregimeve të jetës më mirë se sa i vuajturi qelive të errëta me rrjetë hekurash në robërimin e dritës. Çuditërisht,  dielli nuk u hidhërua në Zeusin ashtu si dikur në parahistori.
Kohët e përplasura kalldrëmeve bashkë me gjuhën e akullnajave kishin ftohur çdo gjë. Asgjë nuk ishte si dikur, as ajri, as kënga ndaj dashurisë, e cila ishte bërë monedhë e përbaltur shkëlqimeve të asfalteve përplasur qelqanave të pallateve qiellore. Tani engjëjt nuk zbritnin më në kalldrëmet e dikurshme, ku i këndohej dashurisë për njeriun e zemrës, rrinin lart në pavlerën e mjegullinës së ftohtë e të tejmbyllur.
Derisa mendonte kështu Miku ishte larguar dhe mezi vërehej, i bëri shenjë me dorën e ngritur lart që ta përcjell pas. U nis sikur të ishte i sapo zgjuar nga gjumi. Për herë të parë i pa këmbët e tij mbi gurët e ftohtë dhe gati sa nuk thirri: Hej, të kujt janë ato opinga, dhe filloi para syve të vinin pamjet e kasolles, aroma e pogaçes së ngrohtë sapo e shpaluar nga çerepi, pamja e gjyshes me grushtin e kripës. Sikur nuk besoj se do largohej pa hyrë në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit të madh gjerman Goette. Ngushëllimi se do qëndronte dhe dy ditë në fundjavën e parë të Muajit Historik sikur e sollën në trastën e tij të praruar nga leckat e shtresuar njëri mbi tjetrin, nga të cilët i fundit i zi si futa.
Era  krijonte melodi fërshëllimash të panumërta kthinave mes shtëpive e rrugicave të shtruara me kalldrëm si dikur që s’i dihej koha. Moini i disiplinuar me të turbulltën e tij  rridhte poshtë luginës, e cila lakohej e përcjellë me shinat e hekurt dyfish sipër të  telëzuara. Nga dritaret e A- Rosa, krijoheshin pamje të Grüngürtel, me gjelbërimin e zverdhur nëpër të cilat gjarpëronte asfalti, aty këtu mbi të cilin dukeshin drita që ecnin pa cak të njohur.
-“Sheshi i Goettes”- u dëgjua altoparlanti. “Prapa statujës, është qendra më e njohur bankare e botës”.
Të gjithë drejtuan sytë andej, me përjashtim të një grupi vendës, të cilët  luanin letra dhe nuk iu bënte përshtypje fjala e udhëdrejtuesit. Shtërgu përcillte konditat e motit dhe tani vinte shtypja e ajrit prekshëm më e ulët në ekranin përballë.  Loja e erës u hapi rrugë reve përplot shi të ftohtë vjeshte që ngrinte degëve e aty- këtu ndonjë gjethe e mbetur majë së cilave dalloheshin pikat që zmadhoheshin dhe binin poshtë pa ndërprerë në heshtjen lëvizëse. Lëkundjet e anijes pasqyronin  thyerjet e dritës nga qelqanat gjigante përballë.
Miku mbështeti veshin në xhamin e lagur e të ftohtë, sikur donte të dëgjonte frymëmarrjen e anijes, e cila luhatej para nisjes së re. Iu duk sikur i erdhi zëri nga thellësia e lumit (ëndrronte thellësinë e Liqenit të Poradecit), se dielli po lindte kujdesshëm pas fjetmadhës pesë shekullore. Hija tjetër e hënës po largohej bashkë me erëstepën dhe pluhurin e verdhë të saj.
Moini i fryrë tani na barte në shpinë lakadredhave të tij drejt bashkimit me  Reiniin e gjerë e të njohur për huqet e tij shekujve.
“ Rein- i lumi më me shumë lundruese në Botë”,- lexoi Miku në fletë itinerarin ku tani sapo përfundonte njëri emër dhe fillonte tjetri më i fuqishëm e rrëmbyeshëm.
-Pamjet magjepse që vinin tejxhamave nën thyerjet e pikave të shiut, zëra rosash të egra, zhaurma kuzhine, erëmirë ushqimesh e mbushnin hapësirën. Tani dukej udhëtimi më i lehtë, Motorët fuqizuan rrotullimin e tyre.
Pas kodrës së parë u hap horizonti e një fushe kufiri i së cilës nuk dukej nga errësira e reve vjeshtake dhe pikave të imta të shiut. Çatitë e shtëpive të qytezës dukeshin të bashkuara me retë dhe nga larg dukej sikur pesha e tyre binte vetëm mbi to.

Shtegtarët u gjenden në qytezën Koblenz buzë jo larg lumit me famë. Një ndërtesë e stilit kështjellë me mure të trasha e shumë dritare të vogla krijonin  përshtypje hijerëndë e cila u thye nga pritja miqësore e personelit që në takimin  e parë me emrashkruhesit e bujtinës. Monitori i gjerë informonte gjithandej mbi mysafirin e sapo ardhur. Kësaj radhe emrat luanin lojën e kohës së tyre me domethënien absurde të jetës sonë në Gadishullin Ilirik. Kuptimi i tyre shpjegohej përtej Bosforit, atje ku Dardanelet flasin me historinë e tyre të mbytur në det.

– Këta janë poetët e krijuesit shtegtarë nga trevat shqiptare, tha Miku.
– Janë vetëm shtegtarë apo më shumë se kaq,-  pyeti Shtërgu, i cili çuditërisht nuk e dinte se ishte i ftuar edhe ai.

-Shtegtarë,- vazhdoi Miku.

Ishte dimër i ashpër, mbijetesa e racës ishte në rrezik. Çdo gjë rrënohej nga furtuna, edhe lisat më të fuqishëm bashkë me foletë e ngritura nëpër mote. Kullat e gurta me frëngji ishin nxirë nga tymi i barutit dhe bota shihej vetëm deri tek shënjestra,- shtoi Miku me gjysmë zëri.

-Shtërgu, me fytyrën e vrenjtur nuk foli. Nga xhepi nxori çibukun bashkë me “Taraboshin” e verdhë si këmba e sokolit. Sapo deshi ta mbushë, në veshin e djathtë dëgjoi pëshpëritjen, “Nuk lejohet tymosja zotëri”.
-“Dashuria do ta shpëtoj botën”,- tha  Nëna e Madhe shtegtare përtej Kulmit të Botës me krahët e saj gjithë andej globit ku jeta ishte dhembje. “Shtegtarët u  takojnë njerëzimit. Kënga e tyre tejshkon male e oqeane, krijon miq të cilët aq shumë na duhen në ecjen tonë”- foli Shtergu.  Një hije engjëllore shkëlqeu në copëza krahësh mes kaltërsisë së horizontit. Çibuku lëshonte dredha tymi në shikimin tonë të kujdesshëm.

Vendlindja priste shtegtarët e shpresës shekujve. Shtërgu e Miku ishin aty.

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Hazir Mehmeti, shtegtimi, Tregim

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT