• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOT- VATRA, TAKIM ME Z. SIMON MIRAKAJ- 4 QERSHOR

May 30, 2018 by dgreca

– VATRA, TAKIM ME Z. SIMON MIRAKAJ,ANËTAR I AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT-/

1 ok salle1 simon

-FTOHET KOMUNITETI DHE TË INTERESUARIT PËR MARRJEN E FORMULARËVE PËR APLIKIM PËR DOSJET E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT, QË TË BËHEN PJESË E KËTIJ TAKIMI-/

         Njoftohet Komuniteti Shqiptar në NY dhe rrethina se Vatra do të organizojë një takim me z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit Për Informimin Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, ditën e Hënë, 4 Qershor 2018, ora 6 e 30 PM në Selinë e Vatrës, që ndodhet në adresën:

2437 Southern BLVD

Bronx, NY, 10458

     Përvec Kryesisë dhe anëtarëve të Këshillit të Vatrës  janë të ftuar edhe të interesuarit për Dosjet e ish Sigurimit të shtetit komunist. Z. Mirakaj do të sjellë formularët zyrtar që të intersuarit mund të bëjnë aplikmet për të siguruar Dosjet e tyre.

Takimi është i hapur.

Filed Under: Politike Tagged With: dalip greca, Simon Mirakaj, Takim ne Vater

PAK FJALE NE PERCJELLJEN E PROF. KOLEC TOPALLIT

May 25, 2018 by dgreca

1 Kolec Topalli

Nga Simon MIRAKAJ/

Sot ju dha lamtumira e fundit profesor Kolec Topallit.Ndarja nga jeta mbas nje semundje te rende ishte humbje e madhe jo vetem per familjen e te afermit por edhe per ne miqte e familjes Topalli. Shkenca humbi shkencetarin, gjuhetarin.Koleci ishte personifikimi i intelektualit te ndershem e patriot ,edhe pse dallget e egra te diktatures e goditen, ai diti me mencuri e plot dinjitet me i ba balle .Te gjithe themi se Shkodra eshte djepi i kultures i mbare hapsires shqiptare,nje nder ata kollose qe gdhenden djepin e kesaj kulture ishte dhe Kolec Topalli.

Kolec, ti do mbetesh nje kujtim i bukur jo vetem per familjen e te afermit por per kedo qe ka pase fatin me te njofte. Qytetaria Shkodrane humbi qytetarin elegant e fisnik. Kolec ti u largove fizikisht nga kjo jete por perseri ti do shkelqesh me veprat qe ke lane pas.Lamtumire mik i dashtun.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kolec Topalli, Lamtumire, Simon Mirakaj

TEPELENA,KAMPI KOMUNIST I SHFAROSJES SË FËMIJËVE

March 29, 2018 by dgreca

Rrefimi:…Mbas vdekjeve masive te femijve na hoqen nga Turani duke na derguar per ne kampin e Tepelenes .Une shkova ne ate kamp ne moshen 4-5 vjec. Ne kamp ishin afersisht rreth 2500 apo 3000 te internuar nga rrethe te ndryshme te Shqiperise , kampi perbehej kryesisht nga gra ,femije e pleq…/

simon-mirakaj

Ne Foto:Kampi Tepelene ,nga e majta Simoni, Katrina e Sokol Mirakaj/

Nga Simon Mirakaj/

Mbas prishjes me Jugosllavine vjen edhe transferimi i te internuarve qe gjendeshin ne Berat , Kucove,Kruje , per ne Tepelene.Fillimisht na dergojne ne Turan e Veliqot te Tepelenes,na strehojne ne stanet e dhive,ku te mbysnin pleshtat e pislliku.Mbas nje kohe te shkurter shume femije humben jeten nga mungesa e ushqimit si dhe nga kushtet cnjerzore ne stanet e bagetive.Mbas vdekjeve masive te femijve na hoqen nga Turani duke na derguar per ne kampin e Tepelenes .Une shkova ne ate kamp ne moshen 4-5 vjec. Kampi perbehej nga disa gazerma te cilat ishin ndertuar nga Italianet ne luften Italo- Greke.Ne njeren gazerme kishin mbetur vetem muret pa cati, aty na lanin nenat ne vere e dimer .Akoma i mbaj mend te qarat tona nga te ftohtit . Ne kamp ishin afersisht rreth 2500 apo 3000 te internuar nga rrethe te ndryshme te Shqiperise , kampi perbehej kryesisht nga gra ,femije e pleq.Kampi Ishte i rrethuar me tela me gjemba,jashte rrethimit ishte komanda e policise, komandant kampi ishte toger Haki Pogace, mbas toger Hakiut erdhi toger Ahmeti,marshall Tomi,aspirant Syrjai dhe kapterri apo tmerri kampit kapterr Selfo. Brenda kampit ishte infermeria dhe furra e bukes,jashta telave ishte bacja e policise.Buka ishte 600gr per ata qe punonin dhe 400 gr per te pa punet ,gjella ndahej nga kazanet qe kishin here groshe qe duhej mikroskop per te gjetur ndonje kokerr dhe bollgur me krimba.

Ishte lumturi kur motrat tona Lajdja,Klorja na sillnin gorrica , manaferra qe i mblidhnin rruges kur ketheheshin nga puna, apo ndonje gavete me hirre qe ja falnin nga baxhot fshataret Tepelenas. Ato punonin duke pre dru ne mal per policine e kampit dhe degen e Puneve te Brendshme te Tepelenes. Nga njehere i dergonin ne Turan per te mbajtur pleh ne kurriz per bahcen e komandes se policise se kampit. Motrat bashke me gruan e xhaxhait  Gjinen i ndane nga ne i nisen ne fabriken e tullave ne Valijas, kur ato nuk i kishin mbushur akoma 15 vjec.Gazerma kishte nje sobe dhe njerzit shtyheshin me njeri tjetrin per te pjekur lendet e dushkut qe ishin ushqim per derra,uria ishte e pranishme tek te rriturit tek femijet te cilet bertisnin naten dua buk o nane. Ajo qe e bene me te temerrshem kete kamp eshte se ne oborrin e saj afersisht prej dy hektaresh gjindeshin predhat e luftes Italo-Greke dhe i detyronin femijet per ti mbledhe e i stivonin si turre drush,kishte raste kur nenat per te zier rrobat ,ndiznin zjarrin e vendosnin kazanin icili shperthente nga mina poshte duke marre me vete dhe femijet qe ishin afer per tu ngrohur. Policia sic thashe me lart kishte bacen ku mbillnin zarzavate ,bostan etj,bacen e punonin te internuarit por frutet i hanin ata, ne vere ne kohen e pjekjes se bostanit ata i kepusnin dhe uleshin per te ngrene,femijet shtrinin duart mes telave duke shpresuar si femije do perfitonin ndonje cope bostan, por ata jo vetem qe nuk i jepnin por dhe lekurat i gerryenin mire e pastaj i hidhnin femijeve,ata kenaqeshin e qeshnin kur shikonin femijet qe turreshin per te kapur lekurat e bostanit te hedhura prej tyre.

Dy femije jo me shume se 9 vjec Liman Koleci e Zef Mirakaj nga uria kaluan rrethimin e telave e u turren murrizave per te mbledhur ca kokrra te kuqe qe leshonin ato per ti ngrene,kur po beheshin gati per te hyre ne kamp, i shikon kapterri i kap dhe i lidh per shtylle jashte telave afer cezmes.I mbajten te lidhur gjithe naten per shtylle edhe pse nuk pushonin se qari, ne pra nena e Zefit motrat e nena ime qendronim brenda telave duke i thene mos u frikeso se ja ku jemi,ai qante se thoshte po me ha shtriga,shihte ender ndersa flinte ashtu I lidhur dhe era e perplaste ujet e cezmes ne ftyren e tij ku zgjohej perseri .Cdo dite kishte vdekje femijsh apo pleqsh,ne kamp kane vdekur 400 femije,por ne si kemi dale gjalle nga ky kamp as une nuk e di! Tre here u levizen varret ,dhe sot ato nuk gjenden me se heren e fundit i vendosen ne buze te lumit Bence,icili dimrit vershonte duke marre cdo gje perpara!Kampi i Tepelenes u mbyll ne vitin 1954 dhe te gjithe te internuarit u shperndane ne kampe te ndryshme te Lushnjes si Saver,Plug,Rrapez ,Cerme,Gradishte,Grabjan,Gjaze. Ne keto kampe u be dhe bashkimi familjar me motrat dhe pjesen e ndare qe ishin derguar ne fabriken e tullave ne Valijas te Tiranes.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Ju rrefej, Kampin e Tepelenes, Simon Mirakaj

LAMTUMIRË BASHKËVUAJTËS, NIKOLL KAÇAJ!

September 12, 2017 by dgreca

1 TepelenaNGA SIMON MIRAKAJ/

Të nderuem familjarë e miq të familjes së Nikoll Kaçajt.

Jemi sot këtu në këtë ditë të trishtueshme me i dhanë  lamtumirën e fundit Nikollës njenit prej përfaqësuesve të denjë të familjes fisnike e bujare, të derës madhe të Kaçajve.

Do kisha dashtë me qene pjesë e një ceremonie gëzimi por pjesë e jetës janë gëzimet e hidhërimet. Sot dhimbja ashtë e madhe si për ju familjarë të dashtun po ashtu edhe per  ne miqtë e familjes së nderueme të Kaçajve. Po ju drejtohem në këtë ceremoni mortore si bashkëvuejtës, si mik i kësaj familje por edhe si një  fëmijë që dikur bashkë me Nikollën kaluem një pjesë të fëminisë tonë në kampin famkeq të Tepelenës të dënuem nga padrejtësia. Fëmijët thonë se ju ngjajnë engjëjve e këta engjëj u gjetën të rrethuem mes telave. Shpata e Demokleut do të binte ashpërsisht mbi këtë familje fisnike e liridashese duke burgosë e internu njerëz krejtësisht të pafajshëm, por as burgu e as internimet nuk ja ulën krenarinë por i përballuen me dinjitet. Ndoshta zoti e pa të nevojshme me e marrë  pranë vedit Nikollën, e ju familjarve e ne miqve me na shkaktu një dhimbje të parakohëshme. Por zoti që shkakton dhimbjen të jep edhe forcën me e përballu. Dera e Kacajve ka nxjerrë e do nxjerrin burra e burrnesha që janë ndera jo vetëm e Malsisë Madhe por e të gjithë atyne që kanë aspirue për liri e demokraci. Nikoll ti do mbetesh një kujtim I bukur për bashkshorten si një bashkshort  i mire,  do mbetesh një kujtim i bukur për fëmijt si një babë i mirë, do mbetesh një kujtim i bukur për vllanë si një vlla i mirë, do mbetesh një kujtim i bukur për nipa e mbesa e për të gjithë ata që të kanë njoftë. Nikollë flej i qetë se stafetën e kësaj familje fisnike e kanë në dorë një brez i ri që ndihet krenar e e do ta ngrejnë në pjedestalin që meriton emërin e   kësaj familje.

Qoftë i lehtë dheu. Pushofsh në paqe.

*Nga fjalimi mbajtur në varrimin e Nikoll Kaçaj në respekt të tij e të familjes Kaçaj.

 

10.09.2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: BASHKËVUAJTËSIN, DUKE PERCJELLË, NIKOLL KAÇAJ, Simon Mirakaj

Fëmijët e kampit të internimit (çfarosjes) Tepelenë

August 30, 2017 by dgreca

1 Mirakaj Simon

Nga Simon MIRAKAJ/

1 Kampi i Tepelenes

Mbas prishjeve të mardhënieve me Jugosllavinë ne vitin 1949 të internuarit që gjëndeshin në Berat i nisën për në kampin e internimit nëTepelenë. Në këtë kamp mbërritën edhe të internuarit që gjendeshin në kampin e Krujës, tek tri rrugët e Shijakut, Cerrik, etj. Unë sapo kisha mbushur 5 vjeç. Fillimisht na vendosën në fshatin Turan që gjendej në shpat mali, na strehuan në stanet e bagëtive. Ato pak plaçka që kishim I shtruam në tokë. Gjëndja këtu cdo ditë bëhej më e rëndë , filluan epidemitë si zgjebja,tifo,dizanteria. Nga mungesa e higjenës dhe e ushqimit, vdekja rrëmbeu shumë jetë, sidomos fëmijë, njëqind fëmijë vdiqën në këtë kamp, 33 fëmijë vdiqën brënda 24 orëve. Vdekja e fëmijve në një periudhë kohe kaq të shkurtër alarmoi qeverinë e cila vendosi transferimin në kampin e Tepelenës . Ky kamp internimi ishte i rrethuar me tela me gjëmba e gjëndej buzë lumit të Bënçës i cili dimërit ishte mjaft i rrëmbyshëm, kampi ishte i ndërtuar nga Italianët, gjatë luftës me Greqinë. Kampi kishte pesë gazerma të gjata afërisht 50m, tre ishin me të internuar ,një gazermë kishte 600 – 700 te internuar. Brënda gazermat kishin shtretër marinarësh pa ndarje ku flinin familjarët. Ishte dhe një gazermë që kishte vetëm muret anësore, ishte goditur me predha gjatë luftës, por të internuarve të këtij kampi çfarosës ju shërbeu si lavanteri ku gratë zienin rrobat apo lanin fëmijët. Ndërsa gazerma tjetër shërbente si depo. Në situata të tilla ku nëpër gazerma kishte mbi popullim , higjena ishte zero, morri bënte kërdinë si te fëmijët e te të rriturit, prandaj nënat na lanin verë e dimër në atë gazermë të zbuluar. Dimëri në Tepelenë ishte shumë i ftohtë, kur na merrnin nënat për dore në dimër për të na dërguar atje për të na larë shkonim duke qarë. Brënda kampit gjëndej komanda e policisë , furra e bukës, infermeria, anash komandës ishte një vend i ngritur ku vendoseshin kazanët e gjellës që jepej dy herë në ditë në drekë e në darkë. Komanda e policisë përbëhej nga komandanti toger Hakiu, aspirant Syrjaj, marshall Tomi dhe kapterri famëkeq Selfo, një katil i lindur që bënte apelin dhe në 12 të natës kur njerzit dhe mund ti kishte zënë gjumi, them mund mbasi natën i shikoje nënat apo motrat,vëllezërit më të rritur që me një copë pishë në dorë digjnin foletë e çimkave që kishin pushtuar shtretërit e kërkonin të na pinin dhe atë pikë gjak që na kishte mbetur. Kapter Selfo ulërinte sa hynte në gazermë për të bërë apelin, pastajë fillonte po me ulurima duke zbuluar jorganet për ti kontrolluar familjarët, kishte raste që i zbriste të gjithë njerzit nga krevatet e nëse ndonjë grua nuk e kishte marrë fëmijën në krahë e detyronte të shkonte ta zgjonte fëmijën e ta merrte në krahë për ta paraqitur para kapter Selfos. Natën vonë dëgjoheshin dhe zëra të fëmijve të uritur që ju kërkonin nënave bukë e nënat motrat më të mëdha me lot në sy kërkonin ti qetësonin me ndonjë përrallë që ti hutonin e ti zinte gjumi. Kampi përbëhej nga gra, fëmijë e pleq sepse burrat ishin disa në mal që luftonin kundra instalimit të diktaturës komuniste , disa ishin vrarë në përpjekje , disa ishin në burg disa ishin arratisur. Nuk lejohej të dilje jashtë telave me përjashtim të atyre që shkonin në punë e fëmijve që shkonin në shkollë. Trajtimi ishte çnjerzor, bukë 500 gram në ditë si baltë e papjekur ,ndërsa gjella ndahej në drekë e në darkë. Gjella ishte lëng makaronash, në kazanin me ujë lundronte ndonjë fije makarone apo ndonjëherë ndonjë kokërr groshe, gatuanin dhe bollgur që ishte gjithë krimba dhe ata notonin të qetë në kazan e pastaj përfundonin në barkun e të uriturve, njerzit e hanin bollgurin duke mbyllur sytë. Në darkë zakonisht njerzit nëpër kazermë rreshtoheshin për të zënë rradhën për tek soba për të pjekur lendet që të shuanin sado pak urine e për të tharë rrobet nga shiu që i kishte zënë në punë në mal. Uria kishte pushtuar gjithe kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë manaferra, mbasi hëngrën mirë u kthyen për tu futur në kamp , ndërkohë i pa kapterri i ndaloi të dy i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtylle që ishte afër çezmës. Të dy fëmijet e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci te moshës 9 vjec. Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika ndërsa, nënat e tyre motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke ju dhënë kurajo :

-Mos keni frikë se ja ku jemi…. Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i moren familjarët. Vdekjet e fëmijve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjenës e ushqimit, cdo dite dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët. Vdiqën afërsisht 300 fëmijë e 400 pleq . Aty vdiq edhe gjyshja jonë nënë Dedja. Varret u lëvizën tre herë, herën e tretë i vendosën buzë lumit të Bënçes i cili dimrit fryhej e përpiu në shtratin e vet dhe eshtrat e tyre , sot janë pa varre. Cdo ditë hapej porta e kampit se vinin kamione me të internuar nga rrethe të ndryshme të vendit , brenda pak diteve erdhën 300 familje vetëm nga Mirdita. Ditëve të pranverës që kishte rënë i ftohtit fëmijët i shikoje që luanin me zara tek guzhina e prishur, të tjerët që ishin pak më të rritur gjuanin me llastiqe nëpër stallat e kuajve apo derrave. Njerzit ishin shumë solidarë me njeri tjetrin ishin të gatshëm për të ndihmuar njeri tjetrin në ato kushte të tmerrshme, fisnikeria e tyre dallohej . Të moshuarit në ditët me diell dilnin në oborre e bisedonin njeri me tjetrin duke treguar histori të ndryshme, ndërsa një lumjan i ulur mbi një gur ja mori këngës me një zë të ëmbël:
-Kur i hipa vaporit … ndoshta ka qënë dëshira për të hipur në vaporr e për të gjetur lirinë. Fëmijët u lejuan të shkojnë në shkollë , ishte lajm i gëzushëm , do shkonim në shkollë do dilnim dhe nga telat për pak kohë. Shtatori po afronte dhe ne po bëheshim gati për ditën e parë të shkollës problem më i madh ishte se çfarë do vishnim , çfarë do mbathnim se librat na I dhanë falas. Leka me Franin që ishin më të mëdhenj se ne , na sajuan mua e vëllait një palë sandale me rrypat e frenave të kuajve që i gjetën tek stalla, ndërsa pantallonat ishin mirë, ishin pak të grisur tek gjunjët , kishim edhe një jelek që sapo e kishte punuar motra Lajdja. Leka e Frani ishin vëllezërit e Pal Mëlyshit, pas vrasjes së Palit ata u liruan . Kur shkuam në shkollë para se të hynim në klasë te oborri ishte një fotograf icili na bëri nga një foto,kur e futi kokën në aparat unë u tremba.
-Pritni pak : tha fotografi e merrni fotot. Fotografinë e asaj dite e kemi si kujtim të vetëm të atij kampi . Dita e parë e shkollës për mua nuk shkoi mirë se kur po dilnim për tu kthyer në kamp mësuesi më ndaloi duke më thënë :
E do babain?… Ku e ke babain? Unë i thoja se e dua babain , megjithëse nuk e kisha parë e as më kishte parë kurrë, e mësuesi më godiste me tehun e vizores, më mbajti afër një orë mbas mësimit , vëllai me motrën rrinin mbrapa derës, kur më la të lirë mësuesi, unë eca pak e pastaj më morën në krahë herë motra e herë vëllai se më kishte rënë të fikët. Librat na i dhanë falas, për të shkuar në shkollë e kishim të vështirë se rruga ishte pak malore e nuk na mbanin gjunjët ,ishim të dobët nga mungesa e ushqimit, . E kishim të vështirë për të mësuar për të bërë detyrat, abetaren për ta mësuar e vendosnim në gjunjët e hollë që sa mezi e mbanin , ndërsa detyrat i bënim barkas, bojën e shkrimit e bënim me lule kuqe që I mblidhnim në oborrin e kampit ose e bënim me mullaga. Unë nga ndonjëherë përdorja djepin tim si tavolinë për të bërë detyrat, kjo nuk vazhdoi shumë. Një malsoreje i vdes fëmija i vogël, nuk ikshte dërrasë për të bërë arkivolin , nëna ime i dha djepin tim e sajuan një arkivol.
Ata që mbaruan klasën e shtatë i detyruan të shkojnë në punë. Puna ishte shumë e rëndë për ata trupa të njomë e të pa ushqyer. Prisnin dru e I ngarkonin në kurriz në male për degën e brëndëshme e për komandën e policisë të kampit . Nuk ishin të pakta rastet kur mbushnin thasë me plehun e staneve e i, sillnin në kamp për baçen e policisë. Shpina e tyre e njomë bëhej gjak edhe nga drizat e trasha që i ngarkonin në shpinë për ti sjellë për guzhinën e kampit. Drutë, plehu, drizat i bënin në mal që ishte një orë, a më shumë larg nga kampi. Me gjithë këtë lodhje , megjithë këtë mundim, ato mendjen e kishin tek vëllezrit e motrat më të vegjël që i kishin lënë në kamp të uritur. Mbasi kishin bërë barrën e druve turreshin nëpër ferra për të mbledhur manaferra apo gorrica. Kur niseshin në Turan për të prerë dru merrnin me vete nga një gavetë për ta mbushur me hirrë, puntorët e baxhos ja jepnin fshehurazi. Ne e dinim orarin kur ktheheshin nga puna ju dilnim përpara se e dinim se dicka na kanë sjellë.
Nje ditë ato të lodhura nga puna e rëndë në pa mundësi për ta përballuar jetën ato flasin me njera tjetrën që kur të ndodhen tek ura e Leklit të kapen dorë për dore e të hidhen në lumë për ti dhënë fund vuajtjeve. Për fat këtë bisedë e dëgjon njera që ishte më e madhe dhe ju thotë:
-Mirë ju po shpëtoni por a e dini se sa dhimbje I shkaktoni nënave e motrave vëllezërve?
Ato shikojnë njera tjetrën e ndërrojnë mendje dhe vazhdojnë rrugën.
E GJITHE KJO TRAGJEDI MBI NJEREZ KREJTESISHT TE PA FAJSHEM NDODHI NE KOHE PAQE.

Filed Under: Politike Tagged With: . Tepelenë, Fëmijët e kampit të internimit (çfarosjes), Simon Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT