• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lavrov: Rusia ka pikëpyetje rreth politikave të SHBA

April 12, 2017 by dgreca

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se qeveria e tij ka shumë pikëpyetje lidhur me ato të cilat ai i quajti ide të paqarta dhe kontradiktore që vijnë nga administrata e re e Presidentit Donald Trump.

Zoti Lavrov i bëri komentet në fillim të një takimi në Moskë me Sekretarin amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Ai tha se është e rëndësishme që Rusia të kuptojë qëllimet e SHBA.

Zoti Lavrov iu referua gjithashtu goditjes nga ana e SHBA të një baze ajrore siriane javën e kaluar si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me armë kimike në Siri, duke e quajtur “shqetësues” reagimin amerikan.

Deklarata e hapjes e Sekretarit të Shtetit Tillerson ishte më e shkurtër, por, ashtu si zoti Lavrov, ai tha se bisedimet e së mërkurës vijnë në një moment të rëndësishëm dhe do të përfshijnë një diskutim të sinqertë të dallimeve dhe interesave reciproke të dyja palëve.

Kryediplomati amerikan tha se linjat e komunikimit mes dy vendeve “do të mbeten gjithmonë të hapura.” Ai tha se dëshiron të kuptojë arsyen se përse mes Rusisë dhe SHBA ekzistojnë aspekte dallimesh të mprehta si dhe perspektivën për ngushtimin e këtyre dallimeve.

US Secretary of State Rex Tillerson steps out of a plane upon arrival in Moscow's Vnukovo airport, Russia, April 11, 2017.

US Secretary of State Rex Tillerson steps out of a plane upon arrival in Moscow’s Vnukovo airport, Russia, April 11, 2017.

Zoti Tillerson shkoi në Rusi me më pak mjete sesa Uashingtoni dhe Londra shpresonin të kishin në dispozicion për të bindur Rusinë të braktisë mbështetjen ndaj presidentit sirian Bashar al Assad.

Por ai sjell një ultimatum të ashpër, pas njoftimeve që citojnë zyrtarë të të lartë amerikanë, të cilët thonë se Rusia ishte paraprakisht në dijeni të sulmit me armë kimike që vrau shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri,” u tha zoti Tillerson gazetarëve përpara se të nisej për në Moskë.

Victims of the chemical weapons attack lie on the ground in Khan Sheikhoun, in the northern province of Idlib, Syria, April 4, 2017.

Victims of the chemical weapons attack lie on the ground in Khan Sheikhoun, in the northern province of Idlib, Syria, April 4, 2017.

Sulmi me armë kimike ngjalli protesta kudo në botë dhe u bë shkak për një goditje amerikane me raketa që shënoi një pikë kthese në qëndrimin e administratës së Presidentit Trump ndaj konfliktit në Siri që vazhdon prej shtatë vjetësh.(VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Lavrov, Rex Tillerson, Siria

Sa është lënë ” pas dore” Siria nga fillimi i krizës në Ukrainë?

April 27, 2014 by dgreca

Numri i refugjatëve në Liban arrin shifrën prej mbi një milionë sirianë që përbënë një të pestën e numrit të përgjithshëm të këtij vendi.- Kushtet e strehimit janë jashtëzakonisht johumane, që as përafërsisht nuk i plotësojnë as kushtet higjienike e të mos flasim për ndonjë shtrat apo ushqim që është i pamjaftueshëm/
Nga XHAVIT ÇITAKU
Informacionet që arrijnë nga vendi i futur në luftë civile- Siria janë tronditëse dhe siç duket kjo gjendje nuk po ua tërheq vëmendjen në nivel të duhur perëndimit dhe shteteve tjera të fuqishme, të cilat këtë shtet e kanë lënë “pas dore” duke mos gjetur ndonjë zgjidhje bile të përkohshme nëse për asgjë tjetër, për hirë të atyre miliona njerëzve që tash e një kohë të gjatë jetojnë nën kërcënimin e armëve të kalibrave të ndryshëm e deri të ajo gjendje që ka raste kur vdesin edhe nga uria. Shkas për këtë sigurisht se është gjendja eksploduese në Ukrainë, e cila mund të këtë pasoja të rënda jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Ç’është e drejta, varësisht nga rëndësia dhe pesha që mund të këtë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar një rajon i krizës, perëndimi dhe SHBA-të është ajo forcë që vlerëson me këtë rast se përparësi duhet dhënë zgjidhjes së atij problemi dhe atë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që të pengohet përshkallëzimi i situatës. Këtë përparësi dhe fokus të interesimit tash për tash e ka Ukraina e ballafaquar me aneksimin e territorit të saj nga Rusia hegjemoniste, e cila ka pretendime territoriale edhe ndaj shteteve të tjera fqinje. Megjithatë, do theksuar se ka vend për një angazhim e aktivitet diplomatik, politik dhe humanitar edhe për Sirinë të kapluar nga flakët e luftës, për të cilën gjë tregojnë informacionet që arrijnë nga vendi i ngjarjes e sidomos brengos braktisja e vendit e një numri jashtëzakonisht të madh të sirianëve. Sipas të dhënave më të reja mbi një milionë refugjatë nga Siria kanë ikur dhe janë vendosur në Liban. Gjysma e tyre janë fëmijë. Ky numër kaq i madh i këtyre refugjatëve përbënë një të pestën e numrit të përgjithshëm që ka ky vend fqinjë i Sirisë. Gjendja e këtyre njerëzve me halle të mëdha është e mjerueshme sepse është e pamundur që të gjendet ndonjë strehim që do të mund të shtyhet një ditë në tjetrën. Në të vërtetë, në vendet ku ata janë të strehuar mbretëron një gjendje johumane. Ata janë të vendosur nëpër kthina e pjesë tjera të papërshtatshme që as përafërsisht nuk i plotësojnë as kushtet higjienike e të mos flitet për ndonjë shtrat apo ushqim të mjaftueshëm. Familjet me fëmijë të vegjël janë shumë të dëshpruara për shkak se përkundër përpjekjeve maksimale për të gjetur ndonjë banesë qoftë edhe njëdhomëshe, këtë nuk po e arrijnë dot, ngaqë kapacitet e Libanit janë shumë të kufizuara për t’u dalë ballë këtyre kërkesave enorme. Nga kjo gjendje alarmante në kampet e refugjatëve lexojmë edhe një lajm tjetër tmerrues që e kanë shënuar agjenci të ndryshme të lajmeve. Fjala është për një grua e cila tenton të bëj vetëvrasje duke ia futur vetës flakën në shenjë proteste për mos afrimin e ndihmës së nevojshme për burrin e saj shumë të sëmur. Po ashtu rrëfimi tjetër është edhe më tmerrues kur një familje shtatëanëtarëshe u mbyt në det në përpjekje për të ikur nga ajo gjendje katastrofale që mbretëron në Siri.
Libanezët po e bëjnë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë fqinjëve, por humbjet e mëdha në ekonomi në shumë prej një miliardë e 700 mijë dollarësh gjatë vitit të kaluar , që janë pasojë e kësaj situate lufte në Siri, është e pamundur që të ndihmohet më shumë kjo popullatë. Turistët nuk e vizitojnë më këtë shtet nga frika se mos po iu ndodh më e keqja, ndërsa investitorët e huaj as që shprehin ndonjë interesim për të ngrit farë objekti ekonomik në këtë vend.
Njerëzit në Siri vazhdojnë ta braktisin vendin dhe t’ ia mësyjnë shteteve në kontinente të ndryshme, ndërkaq, të dhënat më të reja të organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut bëjnë me dije se deri me tash mbi 150 mijë veta kanë humbur jetën, prej tyre mbi tetë mijë janë fëmijë. Lufta në këtë vend ka hyrë në vitin e saj të dytë të tragjedisë. Dhe gjatë kësaj kohe fëmijët sirianë nuk përjetuan diçka më të mirë pos këtij tmerri, ndaj edhe një gjeneratë e tërë do ta humb perspektivën nëse faktori ndërkombëtar nuk reagon fuqishëm. Është e palogjikshme që Libani të bart vetëm këtë barrë kaq të rëndë të kësaj katastrofe humanitare. Ndërgjegjja po peshon mbi “ kokën” e të gjithë atyre që mund të ndihmojnë këtë popull.
Dhe krejt në fund. Lexova edhe këtë: të shkruash për islamistët dhe terroristët, kjo shkon mirë, për shkakun se kjo në asnjë rrethanë nuk parashikon një luftë të përgjithshme botërore. Sigurisht se lufta civile në Siri nuk rrezikon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, por në këtë rast kemi të bëjmë, në rend të parë, me veprime e aktivitete humane që duhet të ndërmerren për të shpëtuar atë popullatë nga ai tmerr që nuk i dihet e as shihet fundi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Siria, Ukraina, Xhavit Citaku

SIRIA I KA PERDORUR ARMET KIMIKE 1700 VJET ME PARE

November 12, 2013 by dgreca

Nga Gezim Llojdia*/

1.

Siria ka një traditë të hershme në prodhimin dhe përdorimin e armëve kimike. Këtë e thonë gjetjet arkeologjike dhe zëri i arkeologëve. Duket se rajoni mund të keni parë luftën kimike qysh 1700 vjet më parë. Një nga incidentet më të hershme e dokumentuar e nxjerrjes së gazit helmues mund të ketë ndodhur në një provincë lindore sirian. Një arkeolog nga Universiteti i Mbretërisë së Bashkuar të Leicester ishte parë të publikohen gjerësisht dëshminë e një sulmi me gaz helm lashtë . Sipas deklaratave të lëshuara nga universiteti , Dr Simon James erdhi në përfundim e tij befasuese pasi rishqyrtimin e  eshtrave të   rreth 20 ushtarëve romakë që kanë vdekur në një hapësirë të ngushtë dhe nën rrethana misterioze duke mbrojtur qytetin e tyre nga sulmuesit persiane rreth viteve 256 pas Krishtit.Gërmimet në këtë zonë në vitet 1920 dhe 1930 , si dhe një gërmim të mëvonshme në vitin 1986, ndihmoi rikrijim Hulumtuesit Udhëzuesit ” të skenës . ” Për persët për të vrarë 20 burra në një hapësirë më pak se 2 metra të lartë apo të gjerë , dhe rreth 11 metra e gjatë , fuqitë e kërkuara mbinjerëzore luftarake – ose diçka më shumë tinëzare “, James tha në një deklaratë. ” Unë mendoj se Persianët vendosen shakull në galerinë e tyre , dhe kur romakët depërtuan ,duke  shtuar kimikate  dhe pompohet retë,që krijuan  mbytje në tunelin romak. sulmi la shumë pa ndjenja në sekonda , vdekur në minuta . “Arkeologët treguan se lloi i gazit është krijuar duke shtuar në  një kompleks  bitumi duke   djegur dhe squfur të zjarrit. Kur ndizen  , materiale të tilla retë e dendura lëshojnë gazeve që shkaktojnë mbytje.

2.Deklarata që sjell agjencia Rojter bënë fjalë për shumën rreth 1000 ton armë kimike deklaruara nga Siria. Siria shpalli te ONAK prodhimin e 30  mbushje dhe objektet e magazinimit , tetë njësitë mobile mbushje dhe tre armë kimike të lidhura me objektet .

Ato përmbanin rreth 1.000 ton të armëve kimike , kryesisht në formën e prekursorëve të para, 290 ton municione të ngarkuar dhe municioneve 1230 paplotësuara tregojnë  dokumentet  e ONAK.Duke bërë fjalë për këtë sasi gjigante lendeve helmuese disa shtete janë angazhuar për ti shkatërruar në një vend tjetër ku midis këtyre vendeve është zgjedhur edhe vendi i varfër në rajonin e Ballkanit,Shqipëria. Britania ka premtuar  3 milion $, ndërsa Rusia , Franca dhe Kina thanë se do të dhurojë ekspertët dhe stafi teknik, të cilët kanë nevojë për të dëshmuar procesin e gjatë shkatërrimit .

3.

Përzgjedhja e Shqipërisë është menduar për kushte  dhe rrethanat si dhe për nevojën për euro që ka vendi ballkanik pas një tranzicioni të lodhshëm e të mundueshëm 20 vjeçar. Për të kuptuar rrezikun që sjell ku mision i vështirë për vendin ballkanik mjafton të kuptosh se poja e këtij vendi do të jetë gjysmë po duke pasur parasysh edhe presionin që do të bëjnë ambientalistët dhe shoqatat e përafërta me to por edhe gjysmë e zërit të qeveritarëve të cilat do të duhet të shkelin disa premtime që kanë bërë siç ishte rasti për ndalimin e importit të mbeturinave ,një nga ligjet e para të qeverisë. Mirëpo mjafton të lëvizsh nëpër disa zonë në jug të vendit për të kuptuar se katastrofa mjedisore e ndotjes së këtij vendi nga mbeturinat e fqinjëve  është prezente. Goma të përdoruar të cilat fqinjët i kanë hequr nga territori i tyre duke paguar ca shqiptarë të cilët kanë korruptuar doganierët dhe i kanë shkarkuar ato nëpër mjedise e areale ku turizmi një ditë pritet të ketë zhvillim. Vendi ynë trashëgoi nga koha e monizmit sasira të konsiderueshme të armatimit luftarak dhe kimik. U asgjësua shprehen specialistët. Mirëpo mbetjet luftarake nga luftërat në këtë vend kanë lënë gjurmë. Ende në detin  jugut e më gjerë janë prezentë predhat nga luftërat ende  dhe ende nuk janë pastruar nga ky material i rrezikshëm. Me gjithë këto si nuk të mjaftonin, vendit tonë im afrohet një tjetër mundësi infektimi nga këto materiale që mezi u hoqën me para,punë e katastrofë si Gërdeci. Asgjësimi i  armëve kimike të një vendi tjetër diku në  gadishullin arabik .Zgjidhja më e mirë do të ishte që këto helme të këtij vendi që i ka prodhuar nga kohët e lashta e deri më sot të shkarkoheshin diku në stepat e Azisë,ndoshta në Rusi e më gjerë. Dhe nëse NATO na e zë kokën me derë,do të jetë  lexueshëm qëndrimi. E mira do të qe që këto helme të mos shkarkoheshin në këtë vend sepse edhe kështu  është munduar shumë nga helmet e tij.

*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Komente Tagged With: 1700 vjet me pare, arme kimike, Gezim Llojdia, ka perdore, Siria

SHQIPËRIA DHE ARMËT KIMIKE TË SIRISË

November 11, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Shaktërrimi i armëve kimike të Sirisë është një proces që ka filluar Shtatorin që kaloi, i shtyrë nga disa marrveshje ndërkombëtare, përfshirë edhe rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila detyron Sirinë të shkatërrojë armët kimike si edhe fabrikat për prodhimin e këtyre armëve.   Në bazë të një marrveshjeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Siria pranoi se do të shkatërrojë të gjitha armët kimike dhe programin për prodhimin e tyre deri në mesin e vitit 2014.   Këjo marrveshje, siç dihet, mënjanoi sulmet arjore kundër Sirisë, sulme të cilat Washingtoni kërcënoi se do t’i ndërmirrte pas një sulmi me armë kimike në periferi të Damaskut, nga icili gjetën vdekjen qindra civilë.   Thuhet se shaktërrimi i këtyre armëve kimike në Siri, e cila është zhytur në një luftë të thellë civile, është tepër i rrezikshëm në kushte lufte dhe si rrjedhim po kërkohet një vend, jashtë Sirisë, ku të transportohen këto armë për shkatërrim.   Ndërkohë që shumë vende janë duke ofruar fonde the ekspertë për shaktërrimin e këtyre armëve, asnjë vend ende nuk ka vendosur që të pranojë shkatërrimin e tyre në territorin e vet.

Shtetet e Bashkuara, si vendi që po kryeson këtë përpjekje, kanë thënë se kanë kontaktuar një numër vendesh që mund të jenë të gatëshme të pranojnë vendosjen e mjeteve për neutralizimin dhe shkatërrimin e këtyre armëve shumë të rrezikshme, përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Francën dhe Norvegjinë.  Këtë e vërtetoi edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme belge i cili i tha agjencisë së lajmeve AFP se “Shtetetet e Bashkuara ”kanë mbajtur një takim eksplorues në fillim të tetorit me Belgjikën, Francën, Shqipërinë dhe Norvegjinë për të parë se çfarë kapacitetesh ka secili vend për shkatërimin e armëve kimike”, të Sirisë.

Gazeta, norvegjeze, Norwej Post citon Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Norvegjisë  të ketë thënë se një grup ekspertësh është duke studiuar mënyrat se si  vendi i tij mund të ndihmojë në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë dhe nëse një gjë e tillë është e mundur  të realizohet në Norvegji.  Ministri i jashtëm norvegjez,  Borge Brende tha çështja e armëve kimike të Sirisë ishte subjekt i takimit që ai pati javën e kaluar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Xhon Kerri.  Ministri norvegjez shtoi se ajo që është e rëndësishme është që armët kimike të transportohen jashtë Sirisë dhe të shkatërrohen.

Shtetet e Bashkuara, si vendi që po kryeson përpjekjet për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, kanë kontaktuar ndër vende të tjera edhe Shqipërinë.  Edhe në të kaluarën, Shqipëria u është përgjigjur pozitivisht kërkesave të Amerikës, siç ishte rasti i pranimit të të burgosurve Uigir nga Guantanamo, të cilët nuk mund të këtheheshin në Kinë, dhe kohët e fundit Shqipëria u ofroi strehim nja 210 anëtarve të grupit dissident Iranian.  Megjithëse, sipas Global Security Newswire, që citon një burim të Kombeve të Bashkuara, ishte Rusia ajo që e para kontaktoi Tiranën zyrtare në lidhje me këtë kërkesë,  përsëri Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë aleatës së saj pranë Adriatikut që të studiojë mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë Brenda territorit të saj.   Këjo kërkesë drejtuar Tiranës zyrtare u njoftua nga Administrata e presidentit Obama dhe u vërtetua njëkohsisht edhe nga zyrtarët më të lartë të Shqipërisë.   Ndërsa Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të shtetit, Xhon kerri, Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati  tha për median shqiptare se në lidhje me këtë çështje nuk ka vend për alarm, pasi sipas tij, nuk është marrë ndonjë vendim dhe se as nuk po zhvillohen bisedime teknike në lidhje me këtë subjekt.  Ndërkaq, për këtë çështje u prononcua edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili  në një intervistë televizive vuri në dyshim mundësitë e vendit të tij për të shkatërruar armët kimike siriane, por Shqipëria, shtoi ai, si “anëtare e NATO-s duhet të marrë përgjegjësitë që janë në gjëndje të mbajnë supet e saj”.  Në të vërtetë, Shqipëria ka përvojë në këtë fushë, pasi është vendi i parë në botë, i cili me ndihmën financiare dhe teknike  të Shteteve të Bashkuara, vite më parë, ka shaktërruar të gjithë arsenalin e e saj të armëve kimike, në përputhje me Koncventën e Armëve Kimike.

Megjithë deklaratat e mësipërme të zyrtarëve shqiptarë, gazeta amerikane Los Angjeles Tajms citon një zyrtar europian i cili është në dijeni të bisedimeve dhe kontakteve mbi këtë çështje, t’i ketë thënë gazetës amerikane se, “Nga Shqipëria ka patur disa shënja pozitive”, por megjithëkëtë, ”këjo është një çështje tepër sensitive atje.”  Ndërkaq, gazeta Los Angjeles Tajms citon ish-ambasadorin e Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Adrian Neritanin, tani avokat në New York, se Shtetet e Bashkuara shpenzuan  $45 million dollarë për shkatërrimin e 18 ton gaz helmues të Shqipërisë të kohës së regjimit komunist dhe sipas tij shkatërrimi i arsenalit shumë të madh të armëve kimike të Sirisë do t’i sillte Shqipërisë fonde dhe mjete të reja nga Perendimi.  Për këtë qëllim, shtoi ish-ambasadori shqiptar, “natyrisht ka fonde, megjithëse nuk dihet shuma e tyre….por nëqoftse këjo është një mënyrë që Shqipëria të ofrojë ndihmën e saj dhe të tregojë se është një anëtare e denjë e komunitetit ndërkombëtar, pse jo?”

Por enti amerikan i lajmeve, Bloomberg News, thotë se edhe nëqoftse Shqipëria pranon kërkesën për shkatërrimin në territorin e saj të armëve kimike të Sirisë dhe nëqoftse ato mund të transportohen pa ndonjë problem,  Shqipëria prapseprapë përballet me shumë probleme logjistike dhe të sigurisë,  nëqoftse më në fund vendoset se aty do të shkatërrohen armët kimike të Sirisë.  Bloomberg News thotë se, “Shqipëria është një vend i varfër. Bota duhej ta paguante mirë atë për realizimin e  këtij qëllimi.  Siguria dhe korrupcioni janë problem.  Shqipëria është një qëndër  e kontrabandës dhe krimit të organizuar”, thuhet në artikullin e agjencisë Bloomberg.  Por megjithkëtë Bloomberg News thotë se përvoja e Shqipërisë në shkatërrimin e armëve të saj kimike gjatë dekadës së kaluar e bënë atë, në parim, “opcionin më pak të keq”, ku mund të shkatërrohen armët kimike të Sirisë.

Armët kimike dhe shkatërrimi i tyre nuk janë lojë.  Qeveria dhe shteti shqiptar duhet të jenë tepër të kujdesshëm në marrjen e vendimit të tyre në lidhje me këtë çështje aq serioze.  Është për tu admiruar fakti se grupe organizatash civile po protestojnë duke kërkuar diskutim të hapur dhe transparencë te plotë në lidhje me mundësitë që ka Shqipëria për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, por për më tepër, mbi për pasojat e rënda që mund të rrjedhin nga një operacion i tillë.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Shqiperia dhe armet Kimike, Siria

Armët kimike nga Siria e largët…

November 9, 2013 by dgreca

Nga Zaim Kuçi /      

 Shumë vite më parë Gjenerali MacArthur do të shkruante për Amerikën shumë miljonëshe «Unë jam i shqetësuar për sigurinë e kombit të madh, jo aq shumë për shkak të ndonjë çështje nga jashtë por për shkak të forcave tinëzare që punojnë nga brenda ».

Në se vlerësohen konfliktet e sotme të kudondodhura në botë, ato kanë për bazë dhe vijnë nga shkaktarët e kësaj dhënie të shumë viteve më parë.

Le t’i kthehemi problemit të armëve kimike siriane që ka përfshirë tashmë politikën globale për shkatërrimin e tyre.

Tashmë është hedhur në tavolinë shkatërrimi i tyre jashtë territorit sirian, kjo vetëm për masa sigurie dhe është projektuar një nga shtetet “bamirëse” për këtë operacion dhe RSH me motivacionin se RSH mbështet gjitthmonë aleatin e saj strategjik SHBA dhe duke i shtuar dhe opinionit se ka experience për të bërë këtë operacion. Personalisht, mbetëm vërtet në të parën opsion, të ruajmë aleatin tonë strategjik, por….

Në këtë situatë diskutimesh shtrohet pyetja, a ka skenarë të tjerë për të kryer këtë operacion luftarak?

Për një hapësirë diskutimi, sjell si fakt se, e përgjithshmja e shteteve është se armët kimike janë pjesë të kompletit luftarak të forcave të armatosura, madje me sasi dhe fuqi më të mëdha se këto të Sirisë. Shtrohet pyetja, cili organizëm sigurie botërore do të sigurojë që nesër nuk do të ketë lëvizje popullore në ndonjë shtet tjetër siç po ndodh në Siri? Dhe se, këto armë kimike të këtyre shteteve prapë do kërkojnë terren jashtë kufijve të tyre? A do të ketë zgjidhje të paramenduar nga organizmat botërorë të sigurisë për këtë problem global?

Nesër mund t’i vijë radha dhe Koresë së Veriut, e cila udhëhiqet nga një diktator që kërcënon hapur superfuqinë, SHBA me deklarata absurde për përdorimin e këtyre armeve madje më të rrezikshme se ato siriane (nuklerare). Ky vend është tejvarfëruar dhe nuk është çudi që të ketë edhe lëvizje të tilla të brendshme. Po nuklearet iraniane… po Egjypti i trazuar… e të tjera shtete që janë të tejngopur me armë kimike dhe janë në konflikte të brendshme? Në botë ka zhvillime, paqëndrueshmëri, pasiguri që padyshim kërkojnë angazhimin e organizmave botërore të sigurisë të veprojnë duke parashikuar shmangien për përdorim të lëndeve kimike me ligje imponuese për shtetet bartëse të këtyre armëve që mund të përfshihen nesër në konflikt.

Le të vlerësojmë situatën në konfliktin sirian. Për më shumë se dy vjet në këtë vend ka një luftë të tmerrshme, kaotike dhe e dhunshme. Kuptohet se depot e këtyre armëve janë po në këtë vatër lufte që prej dy vjet. Aq sa jam në dijeni, as dhe një armë kimike nuk është tentuar të përdoret nga forcat të opozitës apo rebele. Atmosfera e helmuar është vepruese, vdekjeprurëse, si për forcat e regjimit dhe për ata që kërkojnë ta rrëzojnë atë, por dhe për terroristët. Është ky argument i mosprekjes të tyre. Është konstatuar se këto armë janë përdorur vetëm nga regjimi dhe jo nga forcat e tjera. Në situatën “sot” largimi i këtyre armëve nga toka siriane do të organizohet nga përdoruesi i këtyre armëve, presidenti i sirianëve, me argumentin mungesë “sigurie” në vendin e tij, që kupton ka kohë për veprim më të arsyeshëm.

 

Në analizë të situatës shtrohet pyetja a ka alternativë për një shkatërrim të armëve kimike në territorin sirian? Sipas meje është e mundshme, madje do të thoja më e pranueshme, më pak e rrezikshme dhe më pak e kushtueshme.

Në mbështetje të opsionit të shkatërrimit të armëve kimike në territorin sirian, le të analizojmë situatën ashtu siç është. Fakti që këto armë nuk kanë qënë target për “luftëtarët” e dy palëve por janë përdorur me urdhër dhe se ato janë ruajtur me forca të shtetit sirian, sigurisht në situatë edhe më të vështirë dhe për më keq këto forca ruajtëse nuk kanë ose nuk janë të kompletuara me mjete mbrojtëse të nivelit të lartë. Kjo eksperiencë e deritanishme të afron opsionin se këto armë mund të vazhdojnë të ruhen në këtë territor, të demontohen, të groposen aty duke rritur dhe rivlerësuar masat e sigurisë në zonën e veprimit, të përforcuara me armatim dhe logjistikë të sofistikuar. E rëndësishme është marrja e vendimit për shkatërrim të tyre.

Faktori kohë për stabilizimin e situatës. Organizmat ndërkombëtare po bëjmë përpjekje që kjo situatë të marrë fund, për më tepër të dy palët janë të konsumuara dhe të tejlodhura, duket se po kërkohen rrugë negociata, aq më tepër që kemi të bejmë me një konflikt të brendshëm dhe se nuk do të jetë vonë zgjidhja siriane.  Koha për të shkatërruar këtë arsenal llogaritet dhe dy vjet. Në rastin e shkatërrimit në Siri, atëherë le të pritet ndoshta deri në një përmirësim apo stabilizim të situatës dhe më pas të fillojë demontimi.

Faktori terren. A ka mundësi që Siria të bëjë këtë operacion? Sigurisht që po. Hapësira siriane është shumë herë më e madhe se sa e shteteve që mendohen të futen në këtë rrezik të shtuar. Në Siri gjenden territore periferike që nuk janë përfshirë në luftën civile.

Faktori transport strategjik. A është parashikuar që, gjatë transportit të tyre mund të ketë aksidente të vet karakterit të natyrës dhe teknike si gjatë fluturimit dhe navigimit dhe kush do të mbajë përgjegjësi për viktimat e pafajshëm të këtij aksidenti qoftë dhe të pavullnetshëm.

I ashtu vlerësuari Faktori ekonomi. Me një Siri të shkatërruar nuk do të ishte më mirë që vet sirianët të angazhoheshin në këtë operacion për përfitime ekonomike (siç gjoja për vendin tonë jepet opsion se fitojmë ekonomi).

 

Si mund të realizohet Skenari i shkatërrimit të armëve në Siri.

 

Do ta dëshiroja dakordësine e shteteve elitë apo dhe të organizmave të sigurisë për një transportim, magazinim, demontim dhe ruajtje të armëve kimike në vende të sigurisë brenda territorit sirian me forca dhe mjete të këtyre shteteve dhe ato siriane.

Në se në Irak, Afganistan dhe në vende të tjera u përdorën mjete të shumta dhe më shumë se 100 mijë trupa, në Siri për të kryer këtë operacion nuk duhen më shumë se forcat e një brigade të përforcuar. Forcat e ruajtjes të vendeve kontribuese të këtij objekti do të konsiderohen si forca në luftim, pra do të marrin risk por ato do të jenë më pak të riskuar se forcat luftarake në Mali, Afganistan, Irak etj. Shpallja e zonës, e përcaktuar për këtë objekt si “zonë e ndaluar mbrohet nga OKB” apo ndonjë organizëm tjetër, do të minimizojë veprimet terroriste ndaj kësaj zone. Ruajtja strategjike e këtij objekti të rëndësisë së veçantë e skalionuar, blinduar nuk do të jetë objekt sulmi i terroristëve, me argumentin bindës se tashmë kjo alternativë është e vërtetuar që prej më shumë se dy vjetësh, objekti i të cilit mbrohet  dhe sigurohet vetëm nga forcat siriane.

Për më tepër, për këtë operacion janë parashikuar forca sigurie nga vendet e angazhuara, të cilat do të përdoren për transportimin e armëve kimike jashte territorit sirian si dhe do të organizojnë ruajtjen e objektit në vendin pritës deri në shkatërrimin e tyre. Jam i mendimit se grupet terroriste më lehtë do të veprojnë në ato vende ku do të bëhet depozitimi i tyre se sa në Siri, me arësyetimin se grupi terrorist do të veprojë në gjirin e popullatës, kështu ai bëhet më diskret për të vepruar.

 

 

 

Skenari i shkatërrimit të armëve kimike jashtë territorit sirian

 

A duhet që RSH të bëhet pjesë e këtij skenari? Personalisht mbetëm në atë që përveç se  RSH mbështet gjitthmonë aleatin e saj strategjik SHBA, që jam pro, asgjë nuk e detyron RSH të angazhohet, qoftë ky humanitar (RSH duhet të humbase dhe të sakrifikojë për humanizmin sirian) dhe aq më keq se vlerësohemi se kemi experience për të bërë këtë operacion.

RSH nuk është aspak në pozicionin e favorshëm gjeostrategjik për këtë kontribut të servirur sipas meje aspak nga Nato_ja ku aderojnë 28 vende me ekonomi më tepër të zhvilluar, gjeografikisht më afër se RSH me Sirinë dhe me eksperiencë demontimi më të avancuar se vendi ynë, apo nga një organizëm tjetër sigurie. OKB ligjërisht drejton operacionin. 

Nato-ja ndjek e shqetësuar zhvillimet në Siri por deri tani nuk ka as dhe një angazhim për të ndarë me vendet e saj. Janë organizmat e tjerë në proces vendimarrje. Çështja siriane duket se po kalon më shumë në dakordësinë e superfuqive SHBA-Rusi- Kinë, se sa një çështje organizme sigurie botërore, në këtë dakordësi shtetesh politika shqiptare duhet të mirëpozicionohet, është një mundësi për t’ju shmangur ndoshta një katastrofe të pritshme.

Edhe në se do të vlerësohet një operacion i Nato-s, RSH nuk ndodhet në zonën e mundshme për mbështetje logjistike, është larg vendit të objektit. Janë disa shtete të tjera më pranë objektit si : Itali, Turqi, Greqi, Bullgari, pranë konsiderohet dhe shtete të tjera evropiane si me rrugë detare dhe ato ajrore etj.

Nuk mund të përkrahet inisiativa ruse e cila edhe pse ndodhet gjeografikisht më pranë Sirisë dhe ka hapësira të pafundme, madje dhe të lira dhe eksperiencë të madhe demontimi pasi këto armë janë të prodhimit rus, ia faturon këtë operacion një vendi të vogël si psh vendi ynë.

Për një parapritje edhe të supozuar, RSH i duhet një studim për një vlerësim të propozimit të pritshëm duke përfshirë elementë nga vlerësime strategjike deri në ato rutinë për pritjen, shkatërrimin dhe groposjen e lëndëve kimike.

Në rastin e supozuar sipas meje, procesi i demontimit të këtyre armëve kimike, vlerësuar në sasi dhe në përbërje kimike janë krejt ndryshe nga lëndët helmuese luftarake shqiptare, ato kërkojnë hapësira të mëdha dhe të papopulluar. Në se shikojmë hartën e popullimit të RSH, ajo është e tejngopur e kudopopulluar.

RSH nuk ka më territor të lirë, hapësirë demontimi (për parrezikshmëri duhet 20-30 km hapësirë bosh), civilizim të shoqërisë (rasti Gërdec), varfëri dhe pamjafueshmëri njohurish për këto armë të reja. RSH vlerësohet si një vend ujor, që kupton, rrjeti i burimeve nënujore  është premisë kontaminimi.

Të shprehesh se RSH ka eksperiencë për demontim, kjo është pavertetësi. Po Turqia dhe Italia e të tjera vende, afër këtyre armëve, që kanë ngritur me kohë sisteme demontimi, nuk e kanë fituar eksperiencën e duhur? Armët kimike siriane janë të pas viteve edhe 2000 tepër të rezikshme, shumëllojshme, ndërsa ato shqiptare datojnë pas viteve 60-të me efekte më të dobëta vepruese pasi kishin humbur vetitë kimike, për më tepër specialistët tanë edhe për këto arme u stërvitën nga të huajt.

Shtetet me potenciale radioktive-kimike më të fuqishme, herë herë demontojnë sasi të mëdha të armëve bërthamore, kimike (më të fuqishme se ato siriane) të cilat kanë mbushur vitet në shërbim, pa llogaritur, termocentralet, uzinat të prodhimit kimik, bërthamor/nuclear etj. të cilat dalin nga shërbimi.

Vendet prodhuese dhe poseduese të armëve të dëmtimit në masë, kanë marrë masa të forta sigurie të përhershme në zonat ku kanë prodhuar dhe kanë bërë demontimin e tyre, ato janë apo konsiderohen zona të vdekura për këto shtete.

Do të ishte rast më i pranueshëm që t’u shtohet dhe kjo sasi lëndë kimike siriane, demontimi dhe groposja në këto vende të sigurisë së lartë, ku infrastruktura është e ngritur, moderne dhe e sigurisë së lartë.

Do të shtoja për vendimmarrësit edhe efektin emotiv, psikologjik, opinionin e pasigurisë që tashmë egziston tek ne shqiptarët, pasi pak kohë më parë ne prodhuam një luftë me këtë demontim. Përzgjedhja e largët (RSH), duke kaluar shume shtete aleate, tejmediatizimi nga shtypi më prestigjioz botëror, hezitimi i shteteve që kanë hapësira të mëdha dhe eksperiencë disa herë më shumë se vendi ynë, ka një domethënie që realisht merr përmasa vlerësimi negativ me të drejtë prej shqiptarëve.

Në se aleatëve tanë strategjik u thuhet e verteta se RSH ka vullnetin e mirë por nuk plotëson standardin e kërkuar për pritjen, demontimin dhe ruajtjen e tyre, nuk ka zona të lira për hapësirën e kërkuar, për më tepër kemi tejngopje të ambientit me atë çfarë kemi bërë deri tani. Në këtë rast sinqeriteti ynë do të fitojë respektin e tyre.

“Gjithësesi”, ajo që i duhet kësaj kontrate është studimi racional nga një ekip i përbashkët specialistësh, shqiptarë dhe të Nato_s, për të vlerësuar mjetet tona të demontimit të përdorura në vitin 2007, të dhënat teknike dhe taktike të LHL -ve, me qëllim përcaktimi të venddemontimit dhe parashikimin e pasojave në rast aksidenti të pavullnetshëm apo në ndonjë rast sulmi terrorist ndaj kësaj depoje grumbullimi në vendin tonë (tashmë ne jemi një vend target sulmi i botës islamike për shkak të angazhimeve tona).

RSH konsiderohet si vend islamik dhe si e tillë duhen mirëpeshuar efekshmëria e ketyre armëve, masat e parrezikshmërisë në territorin tonë, groposja e tyre dhe efektet prapavepruese të masës apo lëndës kimike në vitet e ardhshme etj.

Vendimarrësit e RSH (në se u kërkohet) para se të vendosin për të këtë operacion, sipas meje luftarak, duhet të kenë të qartë se praktikisht, teknikisht është një operacion tepër i rrezikshëm deri në kufijtë i pamundur. Ky operacion nuk duhet ngatërruar me atë eksperiencë që ne krijuam gjatë viteve 2007-08,

Ai kërkon një punë dhe ekspertizë ndryshe, hapësirë dhe masa të tjera sigurie, duhen të tjerë specialiste me njohuri të lartë inxhinieriko- kimike- teknike. Vendimarrësit shqiptarë duhet të mirëllogarisin edhe procesin postdemontimit, pasi vëllimi i kërkuar për depozitim i mbetjeve duhet të jetë 2-3 herë më i madh se ai fillestar.

Ky arsenal kërkon të tjera procese pune, hapësirë demontimi ( deri 20 km e më shumë nga zona e populluar), groposje dhe ruajtje të sigurisë së lartë, makineri dhe pajisje të kohës që t’i përgjigjen llojshmërisë dhe rrezikshmërisë së lartë të tyre, ajo që mbetet problem shqetësues është aparatura filtruese dhe përgjegjësia për filtrimin e duhur të ajrit, kjo në aspektin mjete filtrimi modern dhe ndërgjegjësi qytetare. LHL “lozin” në atmosferë.

Më shumë se kaq, RSH duhet të vlerësojë dhe të përcaktojë një kohë zgjatje të konsiderueshme për procesin e shkatërrimit të arsenalit kimik (transport), e cila kthehet dhe kjo një rrezikshmëri e madhe për vendin.

Shqipëria duhet të punojë për një plan veprimi për të marrë një pozicion të ri dominues, të favorshëm gjeostrategjik në rajon, me çmimin “Nobel” që tashmë e kemi marrë pikërisht për natyrën e bukur, kushtet klimaterike, me diversitetin e terrenit, me detet, liqenet, lumenjtë, kështjellat e bukura, duke i shtuar mikpritjes shqiptare që do të thithin turrizmin si lëndën e parë strategjike për zhvillimin ekonomik të RSH, të cilat kanë marrë kohët e fundit rrugën e shpresuar. Shtypi elitar botëror ka bërë komente dhe vlerësime të shumta për këto armë, gjë që memoria e njerëzve nuk do të humbasë lehtë opinionin se ky vend është i kontaminuar; edhe ky është një rrezik që duhet vlerësuar.

RSH i duhet e ardhmja e pastër, territori i së cilës ka filluar të pastrohet dhe të ecë.

Tirane, Nentor 2013

 

Filed Under: Analiza Tagged With: armet kimike, shqiperia, Siria, Zaim Kuci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT