• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur do të dënohen krimet e komunizmit?

November 9, 2013 by dgreca

Komunistët midis nesh: Bota shqiptare, për arsye të robërisë komuniste, në të dy anët e kufirit, duke marrë parasysh krimet e tmerrshme që janë bërë, ka nevojë më se të domosdoshme që ta hapë çështjen e krimeve të bëra për dekada me radhë ndaj popullit dhe përfaqësuesve të tij liridashës e patriotë, antikomunistë, e sidomos intelektualë të shquar. Viktimat janë me mijëra, që nga ditët e para të marrjes së pushtetit nga komunistët. Këtu po japim dy dokumente të cilat pak a shumë e japin atmosferën e tmerreve të ditëve të para të qeverisjes së komunistëve. Këto krime arrijnë deri në ditët e vona dhe fajtorët janë të shumtë. Prandaj, pushtetet shqiptare, me anë të ligjeve, duhet të jenë të mbrojtura nga kategoria e tillë e dhunuesve të lirisë./

 Nga Skënder Blakaj/

 Sipas një statistike të organeve të pushtetit, gjatë vitit 1945, u eliminuan 1.416 të arratisur, prej të cilëve 292 u vranë, 148 u zunë, ndërsa 195 u dorëzuan. Për ata muaj të burgosjeve dënimeve dhe ekzekutimeve shifrat, natyrisht, janë të ndryshme dhe është e vështirë të saktësohen.

Halim Spahia, për shembull, u kap nga regjimi i Enver Hoxhës dhe iu dorëzua Jugosllavisë. Bashkë me të, nga fundi i qershorit, 1945, u arrestuan edhe anëtarët e KQ të ONDSH dhe komiteteve qarkore të Prizrenit, Rahovecit, Therandës etj. H. Spahiu u akuzua si organizator kryesor i KQ dhe strumbullar i gjithë organizatës.

Gjyqi… në Prizren, me vendimin e shpallur më 27 shtator 1945 e dënoi Halim Spahinë dhe 5 të tjerë me vdekje-pushkatim.

Gazeta “Rilindja” e dt. 14 shkurt 1946, ndër të tjera shkruante: “U pushkatuan Halim Spahija, Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani dhe Rexhep Kabashi – organizatorë të organizatës pro-fashiste “Komiteti nacional – demokratik” e cila pregaditte kryengritje t’armatosun kundra pushtetit popullor”.

PROCESVERBAL

I KRYERJES SË EKZEKUTIMIT ME VDEKJE TË TË DËNUAR­VE MARIE SHLLAKU, BERNARD LLU­­PI, KOLË PARUBI dhe GJERGJ MARTINI, më 24. XI. 1946, në vendin e ngjarjes.

Dënimin me vdekje e kryen Sektori i punëve të brendshme i mbrojtjes popullore (M.P) të rrethit, përmes organeve të Milicisë Popullore.

Në ekzekutim marrin pjesë:

1. Shefi i sektorit të punëve të brendshme pranë MP-së së rrethit të Prizrenit, Nijazi Maloku.

2. Zyrtari i Degës së punëve të brendshme të pranë MP-së së Qarkut të Kosmetit, si delegat i caktuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të R. P. të Serbisë, shoku Gligorije Sharanoviç.

3. Ndihmësi i Prokurorit Publik për Kosmet, shoku Sadri Doçi.

4. Mjeku i qarkut, shoku Matroni Luciano.

Para ekzekutimit të dënimit me vde­kje u konstatua:

1. Që janë sjellë nga burgu i qarkut të dënuarit: Marie Shllaku, Kolë Parubi, Bernard Llupi dhe Gjergj Martini. Të lartpërmendurit janë sjellë në vendin e ekzekutimit, me duar të lidhura. Në momentin e fundit, të dënuarit e përmendur, kanë kërkuar të falen, e më së shumti është ankuar Marie Shllaku.

2. U konstatua që këta persona, të dënuar me vdekje me pushkatim, nga Gjyqi i qarkut në Prizren, me aktvendimin nr. K. 21/46 15 korrik 1946 dhe që ky gjykim u konfirmua nga Gjyqi Suprem i Republikës Popullore të Serbisë me aktvendimin Kz. 1276/46 të datës së 19 shtatorit 1946 sa u përket të dënuarve të lartpërmendur;

3. Konstatohet se të dënuarit kanë kërkuar falje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RFPJ dhe se Presidiumi i ka refuzuar lutjet e tyre-me vendimin e vet nr. 16698/46, të datës 8 nëntor 1946;

4. Konstatohet se dje, më 23 nëntor 1946, të dënuarve u është komunikuar që lutja e tyre për falje nuk është marrë në konsiderim dhe se dënimi me vdekje ndaj tyre do të ekzekutohet me pushkatim, siç e parashohin këtë vendimet gjyqësore, sot më 24 nëntor 1946, prandaj duhet të përgatiten për vdekje;

5. Konstatohet edhe se të gjithë të dënuarit janë të shëndoshë, kështu që në këtë drejtim, por dhe në asnjë tjetër, nuk ka kurrfarë pengesash për ekzekutimin e dënimit me vdekje.

Mbas kësaj, në vendin ku është caktuar të bëhet dënimi me vdekje-me pushkatim ka filluar edhe vetë ekzekutimi, ndërsa këtë e ka zbatuar një njësi e milicisë popullore nën komandën e njërit nga eprorët e vet më të ulët, me batare pushkësh, njëkohësisht mbi të gjithë të dënuarit, mbasi paraprakisht ishin vendosur buzë gropës së përbashkët tashmë të hapur.

Mjeku, në praninë e të përmendurve më lart, konstatoi se të gjithë të pushkatuarit vdiqën dhe menjëherë u varrosen në vend të ngjarjes.

Pushkatimi u krye saktësisht në orën 6.30 të mëngjesit pa praninë e publikut

Për ekzekutimin e  dënimit t’i raportohet kujt të duhet, në kuptimin e urdhrit të veçantë të kryerjes së dënimit.

VËRTETOJNË

SHEFI I SEKTORIT TË PUNËVE
TË BRENDSHME

Nënshkrimi: Nijazi Maloku

Nënshkrimet:

1.      Sadri Doçi

2.      G. Sharanoviç

3.      L. Matroni

 

Gjykata e Qarkut në Shkup (janar/shkurt 1947) dënoi:

 

1) Azem Idriz Morana, pushkatim,

2) Hysni Muharrem Rudi, pushkatim,

3) Mehmet Nezir Bushi, pushkatim,

4) Qemal Ali Skënderi, pushkatim, i shndërrohet në 20 vjet burg të rëndë,

5) Hasan Bilalli, 20 vjet,

6) Dr. Qeram Zllatku, 20 vjet,

7) Mitat Tërshana, 18 vjet,

8) Gjemail Fazli Kasemi, 15 vjet,

9) Mexhid Haki Zyberi, 10 vjet

10) Jonuz Balla, 8 vjet,

11) Mahmut Dumani, 4 vjet,

12) Spiro Harilla, 3 vjet.

 

 

…Pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor publik në ditët 22, (Prokurori pub­lik për Kosovë Ali Shukrija lexon Aktakuzën) 23, 24, 25, 26 dhe 27 prill 1947, aktakuza kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallën fajtorë dhe të gjykohen me dënime të merituara…

…

1. Gjykata e Qarkut në Prishtinë më 30 prill 1947 dënoi:

 

1) Ukë Sadikun, me vdekje-pushkatim,

2)  Ajet Gërgurin, me vdekje-pushkatim,

3)  Gjon Serreqin, me vdekje-pushkatim,

4) Osman Bunjakun, me vdekje-pushkatim,

5)  Hilmi Zariqi, me vdekje-pushkatim, por dënimi i shndërrohet në 20 vjet burg të rëndë,

6)  Zhukë Haxhia (1885), me 20 vjet burg,

7) Din Hoxha, me 15 vjet burg,

8) Abdullah Musliu, me 10 vjet burg,

9) Ali Riza, me 10 vjet burg,

10) Hamit Emini, me 7 vjet burg.

 

2. Të gjithë të dënuarit  t’i paguajnë shpenzimet sipas llogarisë që do të paraqitet ndërsa Ukë Sadiku dhe Osman Bunjaku t’i paguajnë shpenzimet për dëshmitarët: Nezir Baliu nga Gjurgjeviku, Mateja Simiq nga Rahoveci, Dimitrije Gërkoviq nga Rahoveci, Jevta Jeriq nga Opterusha, Stevan Bllagojeviq nga Ognjishta, Nedi Dizdareviq nga Dërniku, Hajrush Dragusha nga Rahoveci, Nezir Aliu nga Samadrexha, Bajram Rexhepi nga Smrekovnica, Fejzullah Shabani nga Gumnishta, Sahit Hamdiu nga Bradashi, Nebih Smajli nga Bradashi, Marko Sllavkoviq nga Samadrexha, të gjithëve nga 200 (dyqind) dinarë.

 

T’i paguajnë shpenzimet e ek­ze­kutimit sipas kostos së tyre.

 

… Gazeta “Rilindja” që botohej në Prishtinë, më 30 mars 1947 paralajmëronte: “Në vigjilje të dënimeve të organizatorëve të bandave ba­llis­te…” paralajmëronte gjykimin prej 22-27 të grupit të Ajet Gërgurit etj. Ndërkaq, “Ri­lindja” e dt. 1 maj 1947 me autor Asllan Fazliu, boton shkrimin “Mbështetjen kryesore për krimet e veta e kanë pasur tek çetnikët, monarko-fashistët grekë dhe reaksioni i jashtëm”. (Cituar nga Sabile Keçmezi-Basha, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare…, f. 164-165).

…

 

PROCESVERBALI

 

I EKZEKUTIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE NDAJ TË TË DËNUARVE: UKË SADIKU, AJET GËRGURI, GJON SERREQI DHE OSMAN BUNJAKU, i përpiluar më 31 gusht 1947, në vend të ngjarjes.

 

Dënimin me vdekje e ka ekzekutuar Seksioni i Punëve të Brendshme pranë K. P. Rr. përmes organeve të Policisë popullore.

 

Në ekzekutim janë të pranishëm:

 

1) Shefi i Seksionit të Punëve të Bre­ndshme pranë K. P. Q., Hashim Mustafa,

2) Nëpunësi i Seksionit të Punëve të Brendshme pranë KAKM, Gllisho Sharanoviq, major, në cilësinë e të deleguarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të R. P.  të Serbisë.

3) Zëvendës prokurori publik për Kosmet, Sadri Doçi,

4) Mjeku i Rrethit, Dr. Vaso Jovanoviq.

4 a. Para ekzekutimit të dënimit me vdekje është konstatuar:

 

1) Se nga Burgu i Qarkut janë sjellë këta të  dënuar: Ukë Sadiku,  babai Sadik dhe nëna Fadile, i lindur më 1903 në fshatin Gjurgjevik i Madh, rrethi i Podrimes, shqiptar, i  besimit islam, shtetas i RP të Shqipërisë; 2) AJET GëRGURI, babai Fazli dhe nëna Mihanja e lindur Selimi, i lindur më 1905 në fshatin Dubofc (Gjytet) KPV Prekaz i rrethit të Drenicës, i martuar, shqiptar, i fesë islame, shtetas i RFPJ-së; 3) GJON SERREQI, babai Gjergj dhe nëna Anica, e lindur Kurti, i lindur më 11 shkurt 1920 në Ferizaj, shqiptar, i  besimit katolik, shtetas i RFPJ-së, dhe 4) OSMAN BUNJAKU,  babai Mustafë dhe nëna Gjylije, i lindur më 1909 në fshatin Samadrexhë, rrethi i Vushtrrisë, i martuar, shqiptar, i besimit islam, shtetas i RP të Shqipërisë.

2) U konstatua se të gjithë personat e lartpërmendur, të cilët janë dënuar me vdekje, pushkatim, nga ana e Gjyqit Popullor të Qarkut, në Prishtinë, me aktgjykimin  P. Nr. 66/47 dt. 30 prill 1947 dhe aktgjykimin e vërtetuar nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës Popullore të Serbisë Nr. AP – 989 dt. 3 korrik 1947, sa u përket të lartpërmendurve.

3) Është konstatuar se të gjithë të dënuarit kanë kërkuar nga Presidiumi i Kuvendit  Popullor të RFPJ-së që t’u falët dënimi dhe se Presidiumi i ka refuzuar lutjet e tyre – nuk i ka miratuar – me vendimin e vet Sekret Nr. 3207 dt. 13 gusht 1947.

4) Konstatohet se dje, më 30 gusht 1947, të dënuarve u është kumtuar se nuk janë miratuar lutjet e tyre për t’iu falur dënimi dhe se dënimi me vdekje do të ekzekutohet me pushkatimin e tyre, sikurse parashihet me aktgjykimet gjyqësore, të nesërmen më 31 gusht 1947, prandaj duhet të përgatitën për vdekje.

5) Konstatohet se të gjithë të dënuarit janë të shëndoshë, pran­daj për këtë ose ndonjë aspekt tjetër, nuk ekzistojnë kurrfarë pengesash për të ekzekutuar dënimin me vdekje.

 

Pas kësaj, në vendin e caktuar për ekzekutimin e dënimit me vdekje – pushkatim ka filluar ekzekutimi dhe  këtë e ka kryer një njësi e Policisë popullore, e  komanduar nga një prej eprorëve të ulët, me të shtënë nga pushkët, njëkohësisht kundër të gjithë të dënuarve, pasi që më parë i kishin  rreshtuar skaj një varri të përbashkët të gropuar më herët.

 

Mjeku, në praninë e të lartpërmendurve, ka konstatuar se të gjithë të pushkatuarit kanë vdekur menjëherë dhe janë varrosur menjëherë aty.

Pushkatimi është ekzekutuar saktësisht në orën 3, pa praninë e publikut.

 

Për ekzekutimin e dënimit të njoftohen ata që duhet, në pajtim me Udhëzimin e përkohshëm për ekzekutimin e dënimeve.

 

VËRTETOJNË:

 

Shefi i Seksionit të Punëve të Brendshme

 

Hashim Mustafa (Nënshkrimi në shqip)

Nënshkrimet:

1. Glligorije Sharanoviq

2. Sadri Doçi

3. Dr. Vaso Jovanoviq

 

Krimet e komunizmit:

Konkluzionet kryesore të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare  të Këshillit të Evropës:

 

1) Asambleja Parlamentare konkludon se të gjitha regjimet komuniste totalitare të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore në vendet e Evropës Lindore e Qendrore, dhe qe ekzistojnë aktualisht edhe në disa vende të ndryshme të botës, janë karakterizuar pa përjashtim nga dhunime masive të të drejtave të njeriut.

2) Nga raporti rezulton se nuk ka asnjë dyshim se të gjitha krimet e kryera prej regjimeve komuniste janë justifikuar në emër të teorisë së luftës së klasave dhe parimeve të diktaturës së proletariatit.

3) Asambleja Parlamentare ka bërë kujdes për të evidentuar dallimin e qartë mes partive komuniste lindore me partitë komuniste të Evropës Perëndimore, duke pranuar për këto të fundit të kenë dhënë kontribut në ndërtimin e demokracisë në vendet e tyre.

4) Asambleja Parlamentare sugjeron që synimi kryesor i këtij debati të lidhet me ndërgjegjësimin në nivel ndërkombëtar të publikut për krimet e kryera nga regjimet totalitare në të kaluarën me qellim që të evitohet çdo tentativë për përsëritjen qoftë edhe të elementeve të tyre në të ardhmen, në kuptimin që një pozicion i qartë i bashkësisë ndërkombëtare për të kaluarën mund të shërbejë si një referencë për të ardhmen.

5) Asambleja Parlamen­tare gjithashtu shpreh mirë­njohje të thellë dhe respekt për vuajtjet, sakrificat e të gjitha viktimave të regjimeve komuniste, si dhe të familjeve të tyre, duke bërë homazhe në funksion të riparimit të tyre moral.

6) Asambleja Parlamentare po ashtu bën thirrje për kujdes, duke qartësuar se bëhet fjalë për dënimin e krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste dhe nuk bëhet fjalë aspak për të dënuar një vend konkret, ndërkohë që në të gjitha vendet ish-komuniste, në nivele e intensitete të ndryshme janë kryer krime masive.

7) Me besimin e plotë për rëndësinë e këtij debati, Asambleja shpreh besimin dhe njëkohësisht bën sugjerimin se zhvillimi i një debati racional në nivel nacional, jo vetëm politikisht nga parlamentet, do të shërbente për arritjen e një pajtimi dhe mirëkuptimi solid të bazuar mbi të vërtetat historike, i cili po ashtu do të ndihmonte në kuptimin dhe shkrimin e historisë së vërtetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: komunistet midis nesh, krimet e komunizmit, kur do te denohen, Skender Blakaj

Shumë kandidatë për titullin e kriminelit

November 7, 2013 by dgreca

Nga Skënder Blakaj*/

Në këtë numër të revistës „Albanica“ po botojmë raporte të konsujve serbë nga Prishtina, që janë vëzhgime interesante  për  Lidhjen  „BesaBesë“ të Pejës, janar 1898, organizator dhe kryetar i së cilës ishte Hazhi Zeka, dhe e cila kishte në Pro gram mbrojtjen e trojeve shqiptare, gjegjësisht autonominë e Shqipërsië. Konsujt në raportet sekrete dërguar shefave të vet në Beograd shkruajnë se tubimi po mbahet në Arnautllëkun e trazuar dhe se „autonomia e Shqipërisë është vdekje për Serbinë“. Të shohim si shkruajnë dy prej ideologëve të Rilindjes sonë. Sami Frashëri, 1899: „Kjo Lidhje, kjo mbledhje  e kjo Besë që po bëhet sot në Shqipëri , do të jenë krej’ i shpëtimit të Shqipërisë“ dhe Faik Konica, te revista e tij „Albania“, 1899, e quajti „një asamble kombëtare, që u mbajt në Shqipëri, ku u diskutua në gjuhën shqipe rreth mjeteve për mbrojtjen e truallit shq iptar, që kishte një karakter me të vërtetë kombëtar dhe do të sillte si rrjedhojë forcimin e idesë së atdheut shq iptar“. Madje, pas një rebelimi antiosman flamur i ngjashëm me atë të Vlorës ishte ngritur në Pejë që më 1905. Po botojmë poashtu edhe një Proklamatë të NDSHsë, të vitit 1946, me titull “Duam bash kimin me Shqipërinë”. Kjo organizatë u masakrua. Ashtu si shumë të tjera, deri në ditet e tashme, që kishin të njëjtin program. Tash duket më e pëlqye shme formula “Bashkohemi në Europë”. Pa sqaruar në cilin kontinent ishim deri tash. Fundja, edhe kufiri midis nesh po dobësohet. Udhët që na lid hin dhe sidomos kjo e tashmja e Kosovës, Prizren Podujevë, që na lidh me Durrësin te deti, këtë po e bëjnë tamam Udhë të Kombit, që duket se do të na çojë te synimi shekullor. Por, atmosfera aktuale politike në qendrat shqiptare po vlon nga grindjet ndërpartiake, dhe do të na vonojnë në integrimet tona dhe ato evropiane. Dozën e temperaturës e ngriti deputeti i PDKsë në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani, me nismën për dënimin e krimeve të komunizmit në Kosovë, titulluar “Kallëzim penal kundër ishpolitikanëve, prokurorëve dhe udbashëve”, e sidomos lista me 30 emrat e dorëzuar në Gjykatë, me zotimin se do të shtohen. Në prezentimin e parë u tha se “akuzohen për gjenocid kundër njerëzim it“ që doli se është formulë e fortë, në vend se “për krime ndaj njerëzimit”, ose “akuzohen si bashkëpu nëtorë të okupatorit”, që është formulë kërcënuese e vetë kriminelëve. U tha si argument që,gjoja kjo sortë, në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, me 10 qershor, kishin marrë vendim për bashkimin e Kosovës me Serbinë. Gabimisht u njollos kjo organizatë poli tike antijugosllave, e cila ishte poashtu viktimë e UDBës, nga kreu deri te anëtarët e thjeshtë. Ven dimin e tillë e kishte marrë “Kuvendi populluer kra hinuer i Kosovës e Metohis“, mbajtur me 10 korrik

1945, kur ishte miratuar „Rezoluta për aneksimin e Kosovës e Metohis me Serbin federale“, …“si pjesë përbase e saj”. Kryesia (Mehmet Hoxha, Xhavit Nimani etj.) ishin po ata të Bujanit, 30/31dhjetor

’431 e 2 janar 44, kur vendosen për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. As këso gabimesh, po as lista nuk mund të bëhen ngutas e me përgjithë sime e as me selektime dhe kriteret duhet të jenë të qarta. Sepse në qoftë se një pjesë e listës rrëzohet lehtë, qëllimi i mirë kthehet në të kundërten e vet vetes.  Përgjithësimet e tipit masakra e Tivarit, li kuidimet në vitet 1944’48, shpërngulja me dhunë e vitit 1953, aksioni i armëve i vitit 1956 apo dhuna ndaj demonstrantëve shqiptarë me 1968 e 1981, duhen konkretizuar me dëshmi të forta. Fundja a do të futen në listë ata që i përgatiten dhe ata që i votuan ndryshimet kushtetuese në Kuven din e Kosovës më 23 mars 1989, të cilat i ngriten gjakrat e shqiptarëve që gufuan në protesta dhe mbetën me dhjetra viktima menjëherë ato ditë, kurse arroganca serbe arriti kulmin me 1999. Në atë Kuvend e shpërfilllen kërcënimin dhe votuan kundër vetëm nja dhjetë delegatë, midis të cilëve Ukë Bytyqi, i vrarë nga shqiptarët pas lufte, Me lihate Tërmkolli, Riza Lluka e ndonjë tjetër. Po çka të thuash kur shqiptari më i tërbuar proserb gjatë ferrit tonë të 1999shit është në të gjitha qeveritë e Kosovës që nga viti 2000. Azem Vllasi akuzohet për ndryshim të flamurit, në vend se për cilësimin e demonstratave si kundërrevolucionare e irreden tiste, pas të cilit vlerësim mund të ekzekutoheshin pa gjyq të gjithë ata që hynin nën kulmin e këtij vlerësimi, për përndjekjen e kuadrove të dijes e të kulturës apo për shfuqizimin e Rezolutës së Bujanit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Sepse A. Vllasi vetëm e ndryshoi pakëz flamurin, kurse delegatët e Kuvendit të tashëm të Kosovës (depu tetët ballafaqohen personalisht me votuesit, kurse këta u futen në lista nëpër biruca të partive, dhe as nuk janë legjitim me nja 27% të votave të Kosovës), prandaj në çfarë listash mund të futeshin mbasi e përbaltën dhe e hodhën fare flamurin e simbolet tjera. Kush ishte më shumë nën presion, këta apo Azem Vllasi? Edhe ata që i vërsulen kësaj nisme, me inercion komunistësh, duhet ta studiojnë për vojën e botësPragën e Lubjanën e civilizuar apo komisionet e tashme për periudhën e errët të ko munizmit në vendin që paradoksalisht quhej Re publika Demokratike e Gjermanisë, ku u vetëvra në dhjetëra pjesëtarë të policisë sekrete Stasi, ku edhe mësuesit largohen nga mësimdhënia dhe ku edhe vetë Erih Honekerin e penguan të varroset në tokën gjermane. Në Gjermani kanë shkuar larg i kanë shoshitur edhe emrat e mëdhenj që kanë qenë të afërm me strukturat shtetërore e policore, ose që e kanë hijeshuar së tepërmi ferrin komu nist të Honekerit. Një dijetare, edhe albanologe e shquar, nuk vie më as në Prishtinë. Të jetë pengesë tjetër,a nga turpi, nuk e di. Po fati i Çausheskëve të Rumanisë. E te ne qelbet dheu nga këto kërma. A ju kujtohet klithma e shkrimtarit Rexhep Hoxha në një vjershë, në kohë të rënda, ku i kërkon dheut tonë ta nxjerrë jashtë kufomën e UDBashit Enver Hoxha, dajakxhi nga Gjakova, posa të varrosur. A i trazon qindra e mijëra qytetarë të Kosovës kjo nismë, siç konstaton një analist. Mundet. Mirë, po a jetoi Kosova e tërë nën terrorin e tyre psikologjik e fizik? A është hakmarrje e revanshizëm nisma, siç e cilëson një tjetër. Mundet, pse jo. Hakmarrja është aq e ligjshme. Shiko Dhjatën e Vjetër, Kura nin a libra tjerë fetarë dhe ligjet e logjikën njerëzore në tërësi. Askush nuk e kërkon lakun e merituar për ta, por, po u shpërblyen këta me poste push tetore, siç po ndodh edhe aktualisht për këtë dorë të zgjatur të Beogradit, a nuk ju duket se jemi nën tutelën e Serbisë, se skllavëria vazhdon e se këto duar të zgjatura na gulfatin. Dihet që as në terrin komunist të gjitha macet nuk janë të zeza. E thamë që nisiatorët duhet të ruhen nga ky përgjithësim. Edhe një pyetje rreth këtij hutimimos i trembi N. Hasani edhe shokët e bashkëluftëtarët e vet? Kujt i tremben tash që nuk e përkrahinbiografive, për katësisë së vet ideologjike që nuk duan ta dënojnë apo nismës pa sistem e qasjes së lehtë kësaj çështje je kaq komplekse?. Njëmend duhen mekanizma shtetëror  për  punë  sa  më studioze.  Pikërisht shokët e tij janë zyrtarë shtetëror në shumë nivele dhe mund të vëjnë më shumë rend në këtë nismë.

Një pyetje gërgatëse nuk më lë rehat si është e mundur që të apostrofuarit në listë, pos ndonjë banese, nuk u lanë pasardhësve pothuaj asgjë. Ishin dembelë? Se tash nuk ka zyrtarë paksa në pozitë, të ardhur para 45 vjetëve me opinga në Prishtinë, të vye shëm e me ritëm të sforcuar të punës, të mos kenë bërë pallate, lokale e biznese,  e madje edhe “zonjat” e fëmijët e tyre të mos kenë nga një xhip tepër luksoz. Prandaj lista me 168 zyrtarë të dorëzuar gjykat ave, mund të jetë ndonjë gabim a xhelozi e Agjensionit Antikorrupsion, se ndryshe do të duhej të përfshiheshin disi në listën e kri meve kundër njerëzimit. Këta djem kaq të vyeshëm, o Zot!?

Kur po i shkruaj këto radhë kam para vetes shumë libra e kopje dokumentesh rezoluta për Kosovën, dëshmi të hetimeve, aktakuza e aktgjykime të rënda, deklarata për vep rimtarinë e armiqve që do të likuidohen, nënshkruar nga kriminel si Nazmi Kursani, disa dokumente personale etj, dhe të gjitha të disponushme në arkivat tona. Po i përcjell lexuesit tri procesverbale shënuar në ven din e ekzekutimit të të dënuarve me vdekje, botuar  me faksimile edhe në revistën “Al banica” nr. 85, dhjetor 2008, me titullin “Kur do të dënohen krimet e komunizmit”. Për këto dokumente do të duhej shënuar – u ndalo hen të miturëve dhe shtatzënave, aq tmerr ka në to. Një aktvendim i Gjyqit të Qarkut në Prizren me të cilin, me 25 shtator 1945, Halim Spahiun dhe 5 të tjerë i dënon me vdekje pushkatim. Gazeta “Rilindja” e datës 14 shkurt 1946, ndër të tjera shkrua nte: ”U pushkatuan Halim Spahija, Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Kajtaz Ramadani dhe Rexhep Kabashiorganizatorë të organizatës profashiste “Komiteti nacional demokratik”, e cila pregadiste kryengritje të armatosun kundra pushtetit popullor”.

Po nxjerr vetëm titujt edhe të dy dokume nteve, që janë (serbisht) me shkronja të më dha: “PROCESVERBAL/ I KRYERJES SË EKZEKUTIMIT ME VDEKJE TË TË DËNU ARVE MARIE SHLLAKU, BERNARD LLU PI, KOLË PARUBI DHE GJERGJ MARTINI, MË 24. XI. 1946, në vendin e ngjarjes “. Këta të dënuar me vdekje pushkatim nga Gjyqi i Qarkut në Prizren me 15 korrik 1946, dhe pas refuzimit të faljes edhe nga J.B.Tito, në mbrëmje u kumtohet që të përgatiten dhe të nesërmen , me 24 nëntor , kur mjeku kon staton se janë të shëndoshë, një njësit i “mi licisë popullore”, në orën 6.30 shtin në ta me batare pushkësh “mbasi paraprakisht ishin vendosur buzë gropës së përbashkët tashmë të hapur”. Dhe dokumenti tjetër (serbisht): “PROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE TË TË DËNUARVE UKË SADIKU, AJET GËRGURI, GJON SERREÇI DHE OSMAN BUNJAKU, i për piluar më 31 gusht 1947, në vend të ngjarjes. “ Procedura e ekzekutimit e ngjashme si më lartë. Le të përkujtojmë që këtyre akteve të egra u paraprinte një fushatë politike nëpër tubime. “Rilindja”, datë 1 maj 1947, autor Asllan Fazlija, shkruante: ”Mbështetjen kryesore për krimet e veta e kanë pasë tek çetnikët, monarkofashistët grekë dhe reakcioni i jashtëm”. Ali Shukriu e të tjerë që dihen, ishin proku rorë e gjykatës, kurse këtu po shënojmë ekzekutuesit e dënimeve: njësite të “milicisë popullore”, (merreni me mend po ta shtynte ndërgjegjja ndonjërin e të paraqitej, nëse është gjallë ndonjë); Sadri Doçi, Ndihmës i Prokurorit Publik për Kosmet, merr pjesë në të tri gjykimet dhe ekzekutimet, Gligorije Sharanoviq, i Punëve të Brendshme të Ser bisë, në të tri ekzekutimet, Mjeku i Qarkut Luçiano Matroni, italian i mbetur në Priz ren, të cilin shqiptarët e deshtën si të vetin, merr pjesë në dy ekz.,Njazi Maloku, Shef i Sektorit të Punëve të Brendshme, në dy të parat; Hashim Mustafa, Shef i Seksionit të Punëve të Brendshme dhe Mjeku i Rrethit, dr. Vaso Jovanoviq, marrin pjesë në ekze kutimin e tretë të përmendur këtu. Pjesë e dënimit ishte edhe “T’i paguajnë shpenzimet e ekzekutimit sipas kostos së tyre”. Prandaj, le ta thërrasin ndërgjegjën dhe le të mos re agojnë idhshëm pasardhësit e kriminelëve të këtillë, dhe ata që kanë jetuar në flladin e strehës së madhe të jugosllavizmit! Fundja, nuk është keq ta kuptojnë se i kanë përkëd helur duar të përgjakura.

Tash diçka personale. Te libri “I izoluar“ (Koha, 2009) në listën me 253 emra, pashë se mungojnë edhe shumë të tjerë, nga të cilët disa i njoh personalisht. Ndër ta edhe unë vetë. Në parathënien e Rexhep Ismajlit, izolant i shkallmuar dhe Kryetar i pastajmë i Akademisë  së  Shkencave  të  Kosovës  , thuhet se mund të jenë ndoshta 500 sish.Po kjo mungesë nuk ia ul vlerën botimit dhe dëshmive tronditëse që japin izolantët për dhunën tmerruese të ushtruar mbi ta. (Në Hyrje janë edhe tekstet e Gazmend Zajmit dhe të Adem Demaçit). Po, me sa zell morën pjesë shqiptarët në këtë krim? R.Ismajli :“ Izolimi ishte kamp përqendrimi, gulag, holocaust, praktika më e shëmtuar e ndësh kimit kolektiv të njerëzve që kishin shpi kur dy sistemet më tragjike të despocisë të sh.20, nazizni dhe komunizmi.” As nga përpiluesit e librit nuk janë sqaruar as as pektet juridike , shkruan Ismajli, as të tjera, po as “shkaqet e vërteta të izolimit pikërisht të njerëzve të caktuar”, dhe vazhdon “ Në rraf shin e strukturave shtetërore, ashtu siç e ka thënë Demaçi në parathënie, izolimi flet për “bashkëpunimin e mjerë të parazitëve të Kosovës e të Serbisë”, thënë ndryshe për kolabora cionizmin e shtresës sunduese kosovare… Askush nga përgjegjësit e instancave të për mendura, edhe pse të gjithë shqiptarë, asnjëherë nuk u desolidarizua me këtë akt të shëmtuar as pas publikimit dhe dënimit të tij nga bota, së paku me një dorëheqje simbolike”. Kisha bërë shkrime, kulturë e shumë seriale dokumen tare në TV, teatër, skenar filmi dhe njihesha në Kosovë. Më mshelen me 11 maj 1981 dhe më liruan me 26 korrik të atij viti. Plot 77 ditë të tmerrit, dhe ku di sa orë e sa minuta. Dhe deri me rënien e komunizmit më janë hequr të gjitha të drejtat dhe liritë qytetare: e drejta e botimit, e drejta e udhtëimit, e dre jta e ushtrimit të profesionit ( deri pas rënies së komunizmit), shumë gjatë edhe e drejta për çfarëdo pune. Familja, e tëra në ankth.

Pas disa vitesh më kthyen në RTK, lektor përkthyes në shërbimin financiar (!), që të jem larg objektit ku përgatitej programi, më thanë.Të gjitha dokumentet do të jenë pjesë e një libri që do ta nxjerr shpejt. Por një dokument këtu është i domosdoshëm. Që të mbetem mëtutje në izolim, në burg të Prishtinës, vendos jo Sekretariati i Punëve të Brendshme a ndonjë gjykatë, po drejt Këshilli Ekzekutiv i KSA të Kosovës, pra Qeveria e Kosovës.

“Këshilli  Ekzekutiv  I  Kuvendit  të  KSA  të

Kosovës, në mbledhjen e vet të mbajtur më 21

maj 1981, duke vendosur sipas ankesës së Sk

ender Blakajt të paraqitur kundër aktvendimit

të Sekretarit Krahinor të Punëve të Brendshme

nr.81/1 të dt. 11 .V. 1981, muar këtë AKTVEN

DIM / Ankesa e Skender Blakajt e paraqitur

kundër aktvendimit të Sekretarit Krahinor të Pu

nëve të Brendshme nr. 81/1 të datës 11.V. 1981,

REFUZOHET./ Arsyetim/ Me aktvendimin  e

sekretarit  Krahinor  të  Punëve  të  Brendshme

nr 81/1 ndaj Skender Blakajt është urdhëruar

masa e qëndrimit në vend të caktuar për shkak

të dyshimit me bazë se veprimtarinë e vet do të

mund ta orientojë në rrezikumin e rendit pub

lik. / Kundër këtij aktvendimi i përmenduri ka

paraqitur ankesën me kohë. Në ankesë thekëson

se është i vetëdijshëm për situatën që është kri

juar porse nuk është fajtor, se gjithnjë ka punuar

me ndërgjegje në afirmimin e vlerave të krijuara

në Kosovë dhe në ndriçimin e ngjarjeve histor

ike duke përfshirë  këtu edhe ngjarjet nga LNÇ

a. Lutet që aktvendimi i atakuar të anulohet. /

Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të KSA të Kosovës

si organ i autorizuar në pajtim me nenin 47 para

grafin 4 të Ligjit mbi punët e brendhsme shqyrtoi

ankesën dhe konstatoi se kjo nuk është me bazë.

/ Sekretari Krahinor i Punëve të Brendshme

me rastin e marrjes së aktvendimit të atakuar

ka shqyrtuar sjelljen e deritashme të paraqitësit

të ankesës dhe nga kjo sjellje ka konstatuar se

ekziston dyshimi me bazë që ky veprimtarinë e

vet do të mund ta orientojë në rrezikimin e ren

dit publik, prandaj me qëllim të eleminimit të

rrethanave  të jashtëzakonshme dhe të mbrojtjes

së rendit public nga rrezikimi, ka marrë aktven

dimin e atakuar. Me vlerësimin  e paraqitur në

aktvendimin e shkallës së parë është pajtuar edhe

Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të KSA të Kosovës

dhe për këto shkaqe edhe është vendosur si në dis

pozitiv të këtij aktvendimi.

Dërguar: Paraqitësit të ankesës, dhe –Sekr.Krah.

të Punëve të Brendshme

Vula e KE të KSA të Kosovës

dhe: SEKRETARI I KËSHILLIT EKZEKU

TIV TË KUVENDIT TË KSA TË KOSOVËS,

Arsllan Baruti (dhe nënshkrimi)”.

Dihet kush ishin këso kohe kreu dhe anë tarët e Qeverisë së Kosovës, dhe të tjerët në këtë zinxhir. Na dorëzuan udbashëve të cilët normë profesionale e kishin sa armiq i mbyllin e sa dajakë i japin kujt. Sa do të ishte e ndershme të paraqiten qever itarët dhe të mos na kërkojnë falje cinike, por ta pranojnë se ishin butakë nga të cilët i digjej shpirti Kosovës së mjerë!

Megjithatë, shqiptarët torturojnë e të vrasin, por nuk ka rrezik se i vret ndërgjegjja.

  • E falenderojme z. Blakaj qe pati miresine ta dergonte kete artikull per Diellin

Filed Under: Histori Tagged With: e kriminelit, per titullin, shume kandidate, Skender Blakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT