• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Deshmi ne Kongresin Amerikan per identitetin e shqiptareve ortodokse ne Maqedoni

October 17, 2013 by dgreca

Branko Manojlovski do të dëshmojë në Kongresin Amerikan për njohjen e identitetit shqiptarëve ortodoks në Maqedoni/

Nga Skënder KARAÇICA/

Branko Manojlovski në takimin e sotëm në Muzeun Holokaust në Çikago ka shtruar një varg çështjes që kanë të bëjnë me popullin e ndaluar shqiptar ortodoks në Maqedoni.Duke folur për këtë temë tabu tash e 72 vjet të regjimeve komuniste e totalitare,ai ka theksuar se në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme me 17 katunde kryesisht shqiptare ortodokse,jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë autokton me traditën shekullore të gjuhës,të kulturës dhe traditës shqiptare të besimit ortodoks.Shqiptarët ortodoks,ka thënë Branko Manojlovski,jemi populli i ndaluar dhe përmes skenarëve të njohur sllavomqedonas dhe të kohës komuniste në ish-Jugosllavi,bënë që bashkombasit e mi shqiptar ortodoks mbetën në orët e harresës historike.

Duke dëgjuar diskutimin e Manojlovskit,drejtoresha e Muzeut Holokaust Noreen B.Brand,theksoi se historia e popullit shqiptar ka shumë pikëtakime të dhimbshme me popullin hebrej.Ndërsa për këtë problem të anatemuar të shqiptrëve ortodoks në Maqedoni,e ka marrë fjalën Dan Shure,i cili theksoi se në bashkëpunim me SHSHA-në do të organizojmë që Branko Manojlovski të dëshmojë në Kongresin Amerikan në Uashington për njohjen e identitetit të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.

Ndërkaq,përfaqësuesit e SHSHA-së theksuan se për avansimin e problemit shqiptar ortodoks do duhej të merren më seriozisht deputet sshqiptarë të të gjitha subjekteve politike dhe të BDI-së në kaulicion me kryeministrin aktual Nikolla Gruevski,për të vënë në jetë të drejtën me ligjet kushtetuese në Maqedoni për njohjen e identitetit të anatemuar për këto 72 vjet të regjimeve kundër popullit shqiptar ortodoks në krahinën shqiptare të Rekës së Epërme,thuhet në këtë kumtesë që doli nga takimi i sotëm në Muzeun Holokaust në Çikago.


Filed Under: Featured Tagged With: deshmi ne kongresin amerikan, maqedoni, shqiptaret ortodokse, Skender Karacica

Nikolla Gruevski dhe çështja shqiptare e pazgjidhur në Maqedoni

August 29, 2013 by dgreca

Qasje të SHSHA-së debat në vend të jetës parlamentare/

Nga Skënder KARAÇICA/

Nuk shkohet në BE vetëm me një memorandum të shkruar nga Nikolla Gruevski dhe partia e tij në pushtet,kështu e nis debatin e vet(në vend të jetës parlamentare)SHSHA-ja në Çikago duke vënë në spikamë një spektër të gjërë të problemeve më të cilat tash sa kohë po ballafaqohet Maqedonia.Boshti i tërë problemeve rreth të cilave po përballen të gjitha institucionet e këtij vendi me një demokrci të brishtë është sipas asociacionit shqiptaro-amerikan mos gadishmëria e pushtetit aktual për reformat demokratike dhe të ndryshimeve të Kushtetutës që ka mbetur tash sa vjet në konturat e kodeve të vjetra të sistemit komunsit të Jugosllavisë.

Për të shkuar ky vend në BE do të pyesnim kryeministrin Nikolla Gruevski se ku gjendet populli shqiptar(jo komuniteti-pakica)në kodet e Kushtetutës aktuale në Maqedoni(?)Pse po fshihet problemi i çështjes shqiptare të pazgjidhur dhe gjithnjë ky problee të m po sillet në periferi të qasjeve të jetës parlamentare me të ,,dhënat e mekanizmave,,të shkruara të Marrëveshjes së Ohrit që nuk është zgjidhja e përhershme e çështjes shqiptare dhe ate ua kanë varur në qafë si,,medalje,,për të mbetur nën hijën e ligjeve kushtetuese të parefomuara tash e njëzetëvjet .Jo më politikë perferike dhe populli shqiptar në margjinat e kohës dhe mbrapa mureve të Kushtetutës së N.Gruevskit,thekson SHSHA-ja në Çikago,duke thënë zëshëm dhe me argumentin kohës se pa reformat e prëgjithshme demokratike me strubullarin e aktit më lartë juridik të Kushtetutës nuk ka vija të bardha të udhës drejt BE-së.

Paraqitja e memorandumit para partive parlamentare nga ana e kreut të qeverisë Nikolla Gruevski,paraqet edhe njëherë platformën e vjetër dhe të njohur për ne,për gjoja se Maqedonia i ,,paskësh,,plotësuar të gjitha standardet e BE-së dhe është e gatshme për të marrë udhën evropiane.Mirëpo,në këtë rrugëtim populli shqiptar ka mbetur përseri në periferi dhe i anashkaluar pa mbulesën e duhur demokratike të ligjeve kushtetuese me politikën e proklamuar të BE-së për barazinë kombëtare dhe të vlerave univesale të demokracisë.Jo me popullin shqiptar të rendit të dytë sikundër dikur në kohën komuniste(sic!)të shkohet në BE,Nikolla Gruevski!

Përditshmëria po tregon qartë se ku është sot ky vend dhe si po ecën me standardet e njohura evropiane që ende nuk janë jetësuar një varg detyrash që dalin nga konventa e ,,Evropës së bashkuar,,që kanë të bëjnë për decentralizimin e pushetit lokal më afër qytetarit si dhe një varg zgjidhjesh për të mirën dhe të ardhmen e këtij vendi multietnik.Në fokus të këtyre çështjeve partitë politike shqiptare dhe subjekti i ,,kualicionit të pashkruar,,(BDI)të mbajë qendrim më racional me çastin aktual politik në Maqedoni dhe për shkuar në familjen e lirë dhe demokratike të BE-së,duhet të zgjidhet drejt çështja shqiptare përmes reformave të ligjeve kushtetuese dhe të marrë pozicionin e barazisë së plotë kombëtare dhe shteformuese,që ishin të ndaluara nga të gjitha pushtetet politike maqedonase për gjashtëdhjetë vjetë.

Asociacioni politiko-kombëtar(SHSHA)në Çikago u bënë thirrje tërë mekanizmave të diplomacisë së BE-së dhe të SHBA-së që duhen të kenë parasysh çështjen e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni dhe të ndihmojnë për demokratzimin përmes ndryshimeve të Kushtetutës dhe të miratimit të konventave ndërkombëtre për lirinë dhe barazinë kombëtare të popullit shqiptar për të krijuar rrethanat e volitshme për të marrë udhën e këtij vendi kah BE-ja.Nuk janë serioze dhe nuk kanë asnjë standard të demokracisë ,,memeoradumi,,i paraqitur nga Nikolla Gruevski,ndonëse me këso farë mekanizmash ligjore periferike nuk shkohet në familjen e madhe të Evropës së Re dhe me popullin shqiptar pas mureve të Kushtetutës së pa reformuar asnjëherë në Maqedoni,thekson në fund SHSHA-ja në Çikago.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ceshtja shqipatre, Nikola Gruevski, Skender Karacica

Bisnesi hebrej shpreh gadishmërinë për të investuar nëKosovë-Shqipëri

August 25, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/Chikago/

Përditë po shpalosën arkivat historike që kanë të bëjnë me praninë dhe shpetimin e popullit hebrejë në vatrat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Luftës së Dyë Botërore,që ishte kodi shekullor i besës me mikpritjen për popullin hebrejë në kohën e or ëve vrastare deri në shfarosje nga regjimi hitlerianë.Për aktin human e njerëzor të popullit shqiptar dhe afrimi nën strehën e shpetimit për hebrenjët,ishte temë e takimit të sotëm të përfaqësuesve të SHSHA-së(Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica)me Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit dhe Michael Trajson,konsultant për biznesin global që u mbajt në lokalet ,,Miller Canfield,,në Çikago.

Në takimin e parë të këtij lloji shqiptaro-hebrejë u fol gjerësisht për historinë e kombit shqiptar dhe tërë rrugëtimi tij nëpër histori për liri dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.Mirëpo,edhe më tej ka mbetur e pazgjidhur çështja e kauzës sonë kombëtare shqiptare në Ballkan,theksuan përfaqësuesit e SHSHA-së,duke thënë para miqëve hebrejë se ende populli shqiptar ka mbetur i ndarë në pesë shtete nën regjimet e boshtit pansllavist në Serbi,Greqi,Mal të Zi dhe Maqedoni.Populli shqiptar ka historinë e njejtë me popullin hebrejë në historinë e tyre si njerkë me përmasat e shfarosjes që me së miri flet historia e orëve vrastare në kampet holokaust.Për pesëdhjetë vjetë është fshehur gjenocidi dhe shpërngulja kolektive e popullit shqiptar nga toka e tyre në Çamëri të orkestruar nga regjimi helenë në Grerfër qi.Prandaj me shpalimin e orëve vrastare deri në shkallë të gjenocidit,si u tha në takimin e sotëm në Çikago,krahina shqiptare e Çamërisë është ,,Holokausti 2,,në Europë!

Kahet e bisedës në takimin shqiptaro-hebrejë në Çikago kaluan edhe në shumë sfera të jetës dhe të informimit për të gjitha resurset njerëzore dhe të pasurisë që disponon atdheu i shqiptarëve në Ballkan.Sipas të dhënave demografike,populli shqiptar është populli më i ri në Europë me mesatarën kombëtare 27 vjeçare që tregon potencialin e të ardhmes së tij të ndritshme të emenacipimit dhe të zhvillimit shoqëror-ekonomik si dhe me një pasuri të madhe nëntokësore dhe mbitokësore me një vlerë të madhe prej kapitalit ekonomik.Duke i degjuar tërë rrjedhën e bisedës,Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit theksoj se jam mirënjohës për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë që në kohën më të rëndë ka pranuar në familje dhe ka shpetuar nga asgjësimi popullin tim hebrejë.Për resurset e pasurisë që disponon atdheu i shqiptarëve,ata nuk e meritojnë të jenë të varfër në fillim të këtij shekullit të ri dhe për këtë bisnesi hebrejë është i gatshëm të udhëtoj me projektet zhvillimore të politikës së investimeve në akonominë në Kosovë dhe Shqipëri.Jemi të gatshëm që ti presim në Çikago përfaqësuesit e qeverive nga Prishtina dhe Tirana për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e bisnesit dhe të politikave të investimeve në ekonomitë e vendeve të tyre mike.

Në takimin e sotëm doli nisma që ish kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi të mbajë në ligjëratë me temën bosht marrëdhëniet shqiptaro-hebreje dhe pavarësia e shtetit të Kosovës në Muzeun Holokaust në Skokie të Çikagos.Me këtë rast Mahmut Skenderi,sekretsr i SHSHA-së ua dorëzoj miqëve hebrejë një seri dokumentesh arkivore -historike dhe botime të veçanta të matrialeve të botuara në Shqipëri,Kosovë dhe në Diasporën Shqiptare në Amerikë që kanë të bëjnë me praninë dhe shpetimin e hebrenjve nga populli shqiptar në kohën e luftës shfarësese të fashizmit(1940-1945).

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: hebrejte, investime, Shqiperi e Kosove, Skender Karacica

Pse asnjëherë nuk bëhen publike të dhënat statistikore në Maqedoni?

July 3, 2013 by dgreca

Debat publik i SHSHA-së në Çikago lidhur me aktivitetin e Entit Shtetëror të Statistikave/

Shkruan: Skënder Karaçica/ Çikago/

Është e vërtetë se institucioni i Entit Shtetëror të Statistikave(ESHS)në Shkup ka qenë i mbyllur për opinion dhe asnjëherë nuk i pati bërë publike të dhënat relevante të indexit përkitazi me ecuritë ekonomike,të politikës së investimeve,të planit të buxhetit,të ekonomive familjare dhe të resurseve tjera zhvillimore në këtë vend.Me këto të dhëna e nis këtë debat SHSHA-ja në Çikago me drejtoreshën e ESHS-së Bllagica Novkovska,e cila në një prononcim të saj pati thënë me gjysëm të zërit,,janë të punësuar shqiptarë në pajtim me Ligjin për administratën publike,,!Dhe përseri e lë në dilemë qasjen tonë se a ka vërtetë shqiptarë të punësuar në këtë institucion shtetërorë me bagazh profesional (ekonomistë,jurist dhe inxhinerë të informatikës dhe të përpunimit të të dhënave nga fushat gjegjëse të statisitikave.Dihet se ndër vite në këtë institucion shtetëtor nuk pati të punësuar asnjë shqiptar dhe të dhënat statisitkore mbetën në dryrin e kohës politike,që ato më shumë janë kalkuluar për manipulimet e mundshme për çështjen e popullit shqiptar karshi me opinionin ndërkombëtar.
Në këtë debat publik SHSHA-ja ia përkujton drejtoreshës Novkovska se viteve të fundit hiq pa të dhënat statistikore jemi në dijeni për lëvizjet e reja të indexit sidomos në politikën e investimeve ekonomike përmes investitorëve të huaj që përmes kapitalit të tyre ekonomik po afrojnë mundësitë për një zhvillim dhe përsepktivë të  zbutjes së problemit të papunësisë.Mirëpo,në ecuritë e politikës së investimeve ekonomike me investitorët e huaj kemi të dhëna që qendrueshme se ato po shkojnë përmes(projekteve)më shumë me kahe të politikës aktuale të N.Gruevskit në pjesën lindore ku jetojnë shumica e popullit maqedinas për të lënë pas shpine pjesën përendimore me shumicë shqiptare(!).Për të dëshmuar indexin e këtyre investimeve ekonomike po përmendim rastin e investitorëve potencial nga Turqia e kapitali i të cilëve ka shkuar në vijat e ndarjes etnike vetëm për popullin maqedonas.Përkitazi me këto projekte të anashkalimit të pjesës shqiptare,SHSHA-ja e pati bër me dije edhe Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë me seli në Çikago,i cili me të dëgjuar për këto të dhëna mori përgjegjësinë që të njohtoj mekanizmat përgjegjës të qeverisë së kryeministrit Rexhep Ordogan në Ankara.
Prandaj për të parë me sy realitetin në këtë institucion (ESHS-së)do ishte mirë që edhe deputet shqiptarë në Paralementin e Maqedonisë të kërkojnë që të dhënat statistikore për vitet 2000-2013 të bëhen publike me të gjitha të dhënat e indexit paraprak dhe ato të bëhen pjesë e debateve publike me tonet sa më demokratike dhe kombëtare.Ka ardhur koha që çështjet aktuale politike,ekonomike dhe të vijave tjera të aktiviteteve të institucioneve shtetërore në Maqedoni,populli shqiptar duhet të participojë të drejtën e vet legjitime(pa ligjet e shkuara kushtetuese)dhe të flasë pa mbulojën e përdës politike të ,,ligjeve,,të kaulicioneve ,,kështu ka thanë shteti,,(!)që të bëhen subjekt i barabart me të tjerët për të sendertuar kahet e reja të vlerave të demokracisë,të lirisë dhe të mirëqnies tevona në integrimet në Europën e bashkuar.Kejt në këtë rrafsh politik përgjejgësinë historike dhe kombëtare e mbajnë të gjitha subjektët politike shqiptare në Maqedoni që nuk po flasin më zëshëm para dyerve të institucioneve relevante shtetërore aty ku i ka sjell koha dhe vota e verdiktit të popullit,thuhet në fund të këtij debati të SHSHA-së në Çikago.

Filed Under: Komente Tagged With: nuk behen, pse asnjehere, publike te dhenat, Skender Karacica, statistikore, te Maqedonise

,,Nova Makedonija,,dhe manipulimet për popullin shqiptar

June 30, 2013 by dgreca

Reagim i SHSHA-së në Çikago kundër analistit bulevardesk Zidos Daskalovski/
Shkruan: Skënder Karaçica/Chikago/

Për këto 65 vjet të veprimtarisë botuese dhe informative të së përditshmës maqedonase,,Nova Makedonija,,në Shkup,gjithherë ka qenë në ballë të skenarëve të pushtetit sllavokomunsit dhe tashti edhe në vijat e demokracisë së brishtë kundër çështjes shqiptare,thekson në fillim të reagimit SHSHA-ja në Çikago që ka të bëjë me manipulimet për popullin shqiptar për përkatësinë kombëtare të tij(krejt skandaloze)më pak se 20 përqind(!).

Kjo e përditshme informative e afërt me qeverinë e Nikolla Gruevskit përmes skenarëve të vjetër rithekson sikundër dhe shumë herë tjera se ,kjo ka qenë arsyeja kryesore për ndërprerjen e regjistrimit të fundit të popullisisë në Maqedoni,që nuk përkon më të vërtetën ngaqë saherë që ka pasur ,,regjistrime,,të popullsisë Enti Republikan i Statistikave(pa asnjë shqiptar të punësuar tash e sa vjet)ka manipuluar si ka dashtë dhe si i ka shkuar për shtati politikës ditore maqedonase kundër çështjes shqiptare të pa mbrojtur,thuhet më zërin e arsyes të këtij asociacioni politiko-kombëtar të Çikagos.Tërë fryma lidhur me përbërtjen kombëtare të shqiptarëve me statistikat e dorës së falsifikimit me vulën zyrtare kemi informacione të sakta se ato kanë shkuar madje edhe në zyrën për shënimet ndërkombëtare mbi popullsinë në OKB në Nju Jork.Përkitazi me këto manipulime subjekti politik shqiptar ndër vite dhe (BDI-ja)në kaulicionin pa marrëveshje paraprake dhe jashta taborrit kushtetues nuk besojmë se është në dijeni për të gjithë kolovajzën polititike antishqiptare karshi statistikave me vulën e manipulimeve(!).

Në analizën e ,,Nova Makedonija,,na del sheshazi analisti bulevardesk Zidos Daskalovski,i cili për qudinë tonë,,zbulon,,(sic!)se shkaku i ndërprerjes së regjistrimit të popullsisë paskësh qenë fakti se numri i shqiptarëve në Maqedoni është më pak se 20 përqind(!),gjë që do të nikonte në atë që (populli shqiptar)të mos mund të shfrytëzojë të drejtat që i parasheh (lexo:Kushtetuta e këtij vendi)për komunitetet(lexo:pakicën shqiptare!)në përberjen më të ulët se 20 përqind me numrin e përgjithshëm të popullsisë në këtë vend,janë disa nga venerimet politike të SHSHA-së në Çikago.Për hirë të së të vërtetës dhe duke iu kundërvënë ,,analizave,,redaktoriale të ,,Nova Makedonija,,po ritheksojmë se për pesëdhjetë vjet të regjimit sllavo-komunist në Maqedoni,në ballë të statistikave të kohës ka qenë (vetëm)një numër prej 17 për qind të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar pa e ndryshuar deri më sot,thuhet në reagimin e shqiptaro-amerikanëve të Çikagos.

Po i tregojmë ,,Nova Makedonija,,dhe analsitit të bulevardit Zidos Daskalovskit se në Samitin e NATO-s në Çikago(mbajtur në maj të vitit 1012)është thënë zyrtarisht se përberja kombëtare e popullit shqiptar në trojet e veta etnike në Maqdoni është 40 për qind për këto të dhëna pati dëgjuar edhe delegacioni nga Maqedonia që mori pjesë në cilësinë e vëzhguesit me kryetarin maqedonas Gjorgje Ivanov.Përkitazi me këto statistika të vjetra dhe të pakorrigjuara asnjëherë,kujtojmë se qeveria e Nikolla Gruevskit po luan lojën me buxhetin dhe të drejtën (e pashkruar kushtetuese)që tash e sa vjet nuk ka ndarë asnjë cent për politikën ekonomike të investimeve në komunat shqiptare prej 20 përqind të mjeteve nga buxheti vjetor prej 2 milion e shtatqind milion eurove që kjo shumë do të akordojë 200 milion euro që sadopak do të zbuste gjendjen e rëndë ekonomike dhe do të ndalte migrimin e qindra shqiptarëve për në rrugët e botës,kështu ia bënë të ditur analizës në të përditshmën maqedonase,analsitit bulevardesk Daskalovskit dhe të gjithë atyre që mendojnë bashakarisht për aktualitetin shqiptar në Maqedoni me statistikat kuturu dhe falso edhe para opinionit ndërkombëtar,thkeson në fund të këtij reagimi SHSHA-ja në Çikago.

Filed Under: Komente Tagged With: manipuli i shqiptareve, Nova Makedonia, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT