• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

-Gjergj Kastrioti Skënderbeu themelues i shtetit Kombëtar shqiptar

April 6, 2015 by dgreca

SI DHE KUR U KRIJUA PERANDORIA OSMANE DHE SHQIPTARËT NË KËTË PERANDORI/
Shkruan: Harallamb Kota-studiues/
-Selxhuk beu, në vitet 900-1007, hodhi themelet e Perandorisë Selxhuke, turke’
Më 26 gusht 1071, ushtria bizantine u ndesh me ushtrinë Selxhuke, në betejën e Malazgiritit dhe u thye keqas
– Procesin e forcimit të mëtejshëm të sulltanatit Selxhuk e ndërprenë dyndjet e Mongolëve
– Sundimi Mongol në Anadoll zgjati 60 vjet
– Më 1308 u shemb sulltanati selxhuk dhe në territorin e tij u formuan dhjetëra emirate
– Emirati i Osmanit, që shtrihej kufi me Bizantin, u bë bërthama e shtetit të ri turk
– Në vitet 1330-1340 kufijtë e këtij shteti në veri arritën në detin Marmara e në Detin e Zi
– Në vitin 1354, me shpërbërjen e shtetit Mongol, osmanët morën Ankaranë
– Kur hynë në Shqipëri, ushtritë osmane u përballën me krerë të fuqishëm feudalë
– Balsha II, kontrollonte territore në veri të Shqipërisë dhe kishte fituar të drejtën e të qenit feudali më i fuqishëm i vendit
– Në betejën e vitit 1385, që njihet në histori si beteja e Vjosës, Balsha u thye
– Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Zahariajt, Muzakajt, Zenebishtët, Aranitët dhe Kastriotët, duke hyrë në varësinë e shtetit osman
– Drejtimi i dytë i ushtrisë osmane, ishte drejt Thesalisë dhe më 1387 pushtuan Selanikun
– Në vitin 1396, pushtuan Bullgarinë dhe dolën në kufijtë e Hungarisë
– Në vitin 1415 me marrjen e Krujës osmanët u vendosën në mënyrë të qëndrueshme në Shqipërinë Qendrore

TURQIT SELXHUKÉ
Në kohët e lashta turqit selxhuk kanë banuar në një rajon të gjerë të Azisë, kufizuar: në lindje me malet Kadërgan, në perëndim me detin Kaspik, në jug me Kinën e Tibetin, kurse në veri me Siberinë. Fjala turk ka kuptimin: me lindë, me kriju. Në vitet 682-745 e.r. popullsia turke bënte një jetë nomade, duke u vendosur në zonën midis detit Kaspik dhe detit të Zi. Arabët i quanin guzë, kurse bizantinët uzë. Në gjysmën e dytë të shek.VIII oguzët përqafuan fenë islame dhe në fund të këtij shekulli nga brigjet e Detit të Zi zbritën në Danub duke kërcënuar Perandorinë Bizantine. Selxhuk beu, në vitet 900-1007, hodhi themelet e Perandorisë Selxhuke. Më 26 gusht 1071, ushtria bizantine u ndesh me ushtrinë Selxhuke, në betejën e Malazgiritit dhe u thye keqas. Selxhukët pushtuan Anadollin, i cili deri në atë vit ishte vend ortodoks dhe e kthyen në një atdhe të ri, me të cilin do të lidhet e gjithë historia e popullit turk në të ardhmen. Fiset turke në fillim zunë rajonet malore e pllajat, më vonë zbritën në fusha dhe më pas në qytete. Krijuan rishtazi fshatra e kasaba, rindërtuan qytetet e shkatërruara, ngritën xhami, medrese, rrugë, urra, karvansaraje e spitale. Maleve, pllajave, fushave, lumenjve dhe liqeneve, iu vunë emra turq. Në disa raste u bë përkthimi nga greqishtja në turqisht. Procesin e forcimit të mëtejshëm të sulltanatit Selxhuk e ndërprenë dyndjet e Mongolëve. Në lindje Xhingisi kishte krijuar një perandori të madhe dhe në verën e vitit 1243, ushtria e tij mundi ushtrinë e Selxhukëve duke i kthyer ata në vasalë. Sundimi Mongol në Anadoll zgjati 60 vjet. Megjithatë edhe gjatë sundimit të tyre vazhdonte pa ndërprerje ardhja e popullsive turke në Anadoll. Me ardhjet masive, nisi procesi i formimit të kombësisë turke dhe u formua bashkësia etnolinguistike e kulturore e popullit turk. Propaganda fetare ndihmoi në forcimin e lidhjen e fiseve turke dhe nuk i lejoi sulmet shkatërrimtare mongole t’i asgjësonin ato në këtë rajon. Më 1308 u shemb sulltanati selxhuk dhe në territorin e tij u formuan dhjetëra emirate.
TURQIT OSMANË
Me shembjen e sulltanatit selxhuk, në njërin nga emiratet e krijuara, ai i Osmanit, që shtrihej kufi me Bizantin, u bë bërthama e shtetit të ri turk. Në vitet 1330-1340 kufijtë e këtij shteti në veri arritën në detin Marmara e në Detin e Zi, kurse në perëndim deri në ngushticën e Dardaneleve. Në vitin 1354, me shpërbërjen e shtetit Mongol, osmanët morën Ankaranë dhe rajone të tjera dhe i përqendruan forcat për pushtimin e Ballkanit, të cilin deri në atë moment e kishin sulmuar në formën e fushatave të organizuara, si rezultat i kërkesave të qeveritarëve bizantin, për të përballuar sulmet ushtarake nga anzhuinët, venecianët, gjenovezët, sllavët si dhe nënshtrimin e krerëve feudalë, që synonin krijimin e principatave dhe despotateve. Më 1361 veprimet luftarake në Thrakë përfunduan me pushtimin e Adrianopolit, të cilin osmanët e shpallën kryeqytet me emrin Edrene.
DEPÉRTIMI I OSMANÉVE NÉ BALLKAN E NÉ TROJET SHQIPTARE
Perandori bizantin dhe mjaft sundimtar të tjerë ballkanas, pranuan vasalitetin ndaj shtetit osman. Gjatë shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV, klasa sunduese osmane ishte në formim e sipër dhe e papërgatitur ushtarakisht për ti thyer feudalët e fuqishëm ballkanas. Osmanët, me një seri masash praktike, i mundësuan feudalët e mëdhenj dhe veçanërisht fisnikët e vegjël të integrohen në strukturën e klasës feudale osmane. Feudalët vasalë, ishin të detyruar të dërgonin bijtë e tyre në oborrin e sulltanit dhe të qeveritarëve të mëdhenj, ku ata i nënshtroheshin një edukimi të vërtetë osman dhe përgatiteshin të zëvendësonin prindërit e tyre në funksionet e shtetit osman ose në principatat që trashëgonin. Pasi u ndjenë të fortë ushtarakisht, osmanët prishën kushtet e vasalitetit me feudalët ballkanas dhe filluan luftën për pushtimin e vendosjen e aparatit administrativ e ushtarak në rajonet e pushtuara. Ushtritë osmane,nisur nga kushtet gjeografike ndoqën tre drejtime. Drejtimi i parë ishte rruga historike “Via Egnatia” drejt perëndimit duke kaluar nëpër Serez –Manastir-Ohër dhe arritën në brigjet e trojeve shqiptare në vitin 1385. Kur hynë në Shqipëri, ushtritë osmane u përballën me krerë të fuqishëm feudalë. Njëri prej këtyre “feudalëve” , Balsha II, i cili kontrollonte territore në veri të Shqipërisë dhe kishte fituar të drejtën e të qënit feudali më i fuqishëm i vendit, me rezistencën kundër osmanëve, i hapi rrugë konfliktit të armatosur. Në betejën e vitit 1385, që njihet në histori si beteja e Vjosës, Balsha u thye. Në periudhën që pasoi, krerët e tjerë “feudalë” shqiptarë, Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Zahariajt, Muzakajt, Zenebishtët, Aranitët dhe Kastriotët, duke hyrë në varësinë e shtetit osman, u njohën nga sulltani si drejtues vasalë të shtetit osman dhe ishin të detyruar ti dërgonin njësi ndihmëse luftarake, t’i paguanin haraç’ e ti dorëzonin peng bijtë e tyre në sarajin e sulltanit. Kjo situate, i detyroi krerët feudalë shqiptar, të krijojnë aleanca me shtete të tjera ballkanike kundër osmanëve.
Pushtimi i Selanikut
Drejtimi i dytë i ushtrisë osmane, ishte drejt Thesalisë dhe më 1387 pushtuan Selanikun. Drejtimi i tretë, ishte rruga Kostandinopojë-Beograd, nëpërmjet luginave Maricë-Moravë-Danub, ku ndeshën në qëndresën e sundimtarëve të veçantë’ e pësuan disfatë. Osmanët u riorganizuan dhe krijuan ushtrinë e re këmbësore jeniçere (ushtar i ri) me rrogë dhe flotën ushtarake. Në betejën e Kosovës, zhvilluar në korrik të vitit 1389, osmanët thyen koalicionin ballkanas, ku shqiptarët zinin ¼ e numrit të përgjithshëm të ushtarëve,ndër ta: Bojarët Gjergj Balsha, Theodhor Muzaka, Dhimitër Jonima, Gjergj Kastrioti dhe trimi Milosh Kopiliqi që vrau sulltan Muratin. Serbia pranoi vasalitetin ndaj sulltan Bajazitit. Sulltan Bajaziti I, që u ul në fronin osman pas kësaj beteje, ndoqi ndaj trojeve shqiptare taktikën e “pushtimit me forcë”. Megjithatë administrimin e kësaj krahine, ja la ashtu si më parë krerëve feudalë vendas, ndërkohë për të parandaluar rebelimin e tyre në hapësirat shqiptare, u instaluan njësi të akënxhinjve. Në vitin 1394, fillon faza e dytë e pushtimit osman. Në rajonin Korçë-Përmet dhe në zonën e Krujës u vendos sistemi i timarit, ndërsa në rajonet e Gjirokastrës dhe Kaninës, osmanët përzunë feudalët vendas dhe vendosën trupat e tyre ushtarake.
Kalanë e Gjirokastrës e shndërruan në një qendër prej nga ku fillonin sulmet e tyre të mëtejshme.
Në vitin 1396
Sidoqoftë gjatë sundimit të Bajazitit I, krerët feudal shqiptar përgjithësisht ruajtën pozitat e vasalitetit. Osmanët ishin fuqizuar shumë. Në vitin 1396, pushtuan Bullgarinë dhe dolën në kufijtë e Hungarisë. Por kjo gjendje nuk vazhdoi gjatë.
Në kufijtë lindor të osmanëve u shfaq rreziku mongol që drejtohej nga Timurlengu. Më 28 korrik 1402, të dy ushtritë u ndeshën pranë Ankarasë dhe osmanët u shkatërruan.
Duhet të kalonte pothuajse një dekade dhe osmanët u shfaqën përsëri të fortë e të organizuar. Në vitin 1415 me marrjen e Krujës osmanët u vendosën në mënyrë të qëndrueshme në Shqipërinë Qëndrore. Princi i Krujës Gjon Kastrioti, u kthye në vasal të sulltanit dhe u detyrua të lërë peng në oborrin e Mehmetit I, Gjergjin në moshë të njomë me dy vëllezërit e tij. Në vitin 1421 në krye të shtetit turk, erdhi Murati II, i cili mundi të rivendoste kufijtë e shtetit të mëparshëm. Familja e Kastriotëve deri më 1430’ edhe pse e shtrënguar gjithnjë e më fort prej trysnisë osmane, mbeti vasale e sulltanit duke ruajtur zotërimet e veta dhe duke pritur ashtu si sundimtarët e tjerë shqiptarë, rrethana më të favorshme për të hedhur poshtë sundimin e huaj. Në të gjitha ngjarjet kryengritëse të asaj kohe, Gjergj Kastrioti ishte i lidhur me veprimet e të atit. Më 1431 Mehmeti II nuk lejonte në asnjë mënyrë që zotërimet e Kastriotëve të mbeteshin të bashkuara, brenda Sanxhakut shqiptar. Gjatë sundimit të tij, në vitin 1434 osmanët pushtuan despotatin e Serbisë dhe e kthyen atë në një provincë të shtetit turk. Pas vdekjes së Gjonit më 1437, sulltani ia mohoi të drejtën e trashëgimisë së feudit djemve të tij dhe i largoi Kastriotët nga posti i qeveritarit të vilajetit të Krujës. Kësaj situate Kastriotët u përpoqën t’i përgjigjeshin duke kërkuar mbështetjen te Venediku e Raguza dhe duke bërë kontaktet e para me mbretërinë e Napolit. Pas vitit 1439, Murati II e largon Skënderbeun nga tokat shqiptare, siç bëri në të njëjtën kohë edhe me një pinjoll të një shtëpie tjetër sunduese, Jakup bej Muzakën. Hungarezët, nën drejtimin e Janosh Huniadit pasi thyen osmanët në vitin 1440, kaluan nga lufta mbrojtëse në luftën ofensive. Në vitin 1443, ushtria e Huniadit kapërceu lumin Morava dhe në afërsi të Nishit theu ushtritë turke. Në krah të hungarezëve dolën edhe shqiptarët.
SKÉNDERBEU –THEMELUES I SHTETIT KOMBÉTAR SHQIPTAR
Qëndrimi i Skënderbeut në betejën e Nishit në ditët e para të nëntorit 1443, ku forcat osmane pësuan disfatë, ishte një veprim i parapërgatitur mirë. Në këtë ndeshje, në të cilën mori pjesë me repartet e veta si gjithë sanxhakbejlerët e tjerë, Skënderbeu u tërhoq me forcat shqiptare që kishte me vete. I pajisur me një ferman, që ia mori me forcë sekretarit të vulës, me shpejtësi të rrufeshme mori rrugën e kthimit për në atdhe, rrugën e kryengritjes së hapur kundër sulltanit. Këto ishin rrethanat në të cilat u zhvillua ajo kthesë vendimtare dhe filloi “Etapa e Re më e Lartë” në luftën kundër pushtimit osman dhe në gjithë historinë e Shqipërisë, që lidhet me emrin dhe veprën e Skënderbeut.
Më 28 nëntor 1443, u ngrit në Krujë përsëri flamuri i Kastriotëve me shqiponjën e zezë dykrenore me fushë të kuqe, që u bë tani e tutje flamuri historik i luftëtarëve për liri të popullit shqiptar. Në tubimin e madh popullor Skënderbeu deklaroi: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mes tuaj, armët nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë, në ushtat”. Guri themeltar i veprimtarisë së Skënderbeut si burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak në vitet e ardhshme do të ishte: 1- kapërcimi i pozitave të vjetruara politike të përçarjes së vendit në një varg zotërimesh të veçanta, 2- krijimi i një baze politiko ushtarake të organizuar e të qëndrueshme, 3-bashkëveprimi i veprimeve të brendshme me lëvizjet kundër osmane në plan të jashtëm, që lufta e shqiptarëve të kishte perspektivën e fitores. Gjergj Kastrioti-Skënderbe më 2 mars të vitit 1444 thirri në Lezhë princat shqiptar, midis tyre Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikoll Dukagjini, Teodor Muzaka (Korona), etj., me të cilët themeloi organin suprem të shtetit Shqiptar “Lidhja e Lezhës”. Kruja u caktua kryeqendra e “Shtetit Shqiptar të Skënderbeut”. Skënderbeu, zbatoi strategjinë e mbrojtjes aktive me parimin : “mbrohu duke sulmuar” dhe “kush nuk është në gjendje ta mundë armikun me një ushtri prej 10-12000 vetash, nuk do të mund ta bënte këtë as edhe me një ushtri shumëfish më të madhe” dhe arriti rezultate të shkëlqyera me një ushtri relativisht të vogël. Shqipëria, si një fortesë e pathyeshme, qëndroi për 25 vite përballë ushtrisë osmane. Hyjnori Iskandër (Gjergj Kastrioti-Skënderbe),me konceptet e veta taktiko-strategjike, arriti të sprapste dhe të thyente forcat kolosale të ushtrive perandorake. Në krye të ushtrisë shqiptare të Lidhjes, në qershor 1444 u ndesh dhe theu në Torvioll një ushtri osmane prej 25.000 veta. Më 1445-1446, dy herë radhazi forcat osmane u thyen nga shqiptarët, në fushat e Pollogut, të Dibrës, të Ohrit e të Domosdovës. Në vitin 1448, ushtria osmane me 100.000 vetë e komanduar nga sulltan Murati II, hyri thellë në tokat shqiptare, u ndesh me ushtrinë shqiptare të komanduar nga Skënderbeu dhe pësoi një disfatë të plotë. Qëndresa shqiptare po i pengonte osmanët në qëllimet e tyre për të pushtuar perëndimin. Për ta mposhtur atë, më 14 maj 1450 filloi rrethimi i parë i Krujës, që përfundoi më 26 tetor 1450 me shpartallimin e ushtrisë osmane dhe vdekjen e sulltan Murati II. Në vitet 1455-1464, sulltan Fatihu dërgoi ushtri të mëdha nën komandën e Isak bej Evrenozit e Ballaban pashës, për të nënshtruar popullin shqiptar dhe në verën e vitit 1466, në krye të një ushtrie prej 150.000 vetash, rrethoi për herë të dytë Krujën. I mundur në fushën e betejës, sulltani u largua nga Shqipëria duke lënë Ballaban pashën që të vazhdonte rrethimin. Disfata që pësoi Ballabani në vitin 1467, e detyroi sulltanin të rrethojë Krujën për të tretën herë. Shqiptarët luftuan me heroizëm e trimëri. Sulltan Fatihu u largua i turpëruar nga Kruja. Vdekja e Skënderbeut më 6 janar 1468, pati rrjedhime negative në tërë jetën e vendit, dëmtoi rëndë organizimin e qëndresës së popullit shqiptar kundër sulmeve osmane. Lidhja e Lezhës filloi të shpërbëhej. Pozitat e Venedikut në Shqipëri, që shtiu në dorë edhe Krujën po forcoheshin. Rezistenca e shqiptarëve kundër osmanëve vazhdoi edhe për 11 vite të tjera.

Filed Under: Histori Tagged With: Harallamb Kota, i shtetit Kombëtar shqiptar, Skenderbeu, themelues

Pena e studiuesve italiane rreth frymëzimi hyjnor te Rembrandit per Skenderbeun

April 1, 2015 by dgreca

Shkruan:Gëzim Llojdia/
1.Këto shënime të shkurtra të Vincenza Musardo Talò për librin: Skëderbeg një hero modern”, të autorit Gennaro Francione, editor C. D’Agostino, Roma 2003, shkruan:Në rrethin e studimeve të mia për Shqipërinë e lashtë dhe Giorgio Castriota Skenderbeu, unë gjithmonë e pëlqej zërin e atyre, që kanë qenë në gjendje të kuptojnë pamjen komplekse dhe të jashtëzakonshme të një njeriu që e ka bërë vendin dhe idealet e fesë e shpatës së tij dhe e zemrës së tij ,por unë nuk e kisha studiuar ende këtë vëllim të shquar të nënshkruar nga Gennaro Francione, “gjyqtarit-shkrimtar,” të cilit tashmë i njohur dhe sigurisht,që nuk ka nevojë për hyrje.
2.Më tej Vincenza Musardo Talò thotë:Ndërkohë, titulli i librit më duket interesante shpjegohet – me intuitë të hollë dhe të mprehtë – dy pasardhësit e drejtpërdrejtë të Castriotëve , dhe Giulio Alessandro Castriota Skenderbeu së Shqipërisë, e cila, që në hyrje të tyre, reflektojnë në “modernitetin” e tyre fisnik . Modernizmi, që është i ligjshëm për të paktën tre karakteristika thelbësore: “Vizioni i saj unifikuar i shtetit, si rezultat i kalimit para kohe të partikularizmit feudal, ekstrem dhe duke fituar luftën e tij për ruajtjen e vetëvendosjes dhe sovranitetit territorial “dhe më në fund, figura me shkëlqim të asaj teoremë të paqes vëllazërore midis popujve dhe qytetërimeve, siç është përcaktuar nga fjalët në kohen e vdekjes së kur Skenderbeu, thotë me tonin e një profeti: “Ne nuk do të arrijmë dot një paqe të drejtë ku myslimanët, të krishterët dhe pasuesit e çdo riti tjetër të heqin dorë nga përdorimi i dhunës, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në fund? “.
3.Në analizën e librit, Vincenza Musardo Talò shkruan: Për atë që ka të bëjë me sistemin strukturor të vëllimit të Gennaro Francione, kjo mbështetet në një dizajnë të ngurtë dhe të zhytur në mendime, për fat të mirë mbështetur nga doviziose dhe zbulimi i arkivave të suksesshëm . Flukset e transmetuar pothuajse si komplot të një romani, të ndarë në tre seksione:
– E para, Skenderbeu.Tregime të përmbledhura për shqiponjën, përfshijnë tetë kapituj.
– E dyta ofron një ekspozitë të suksesshëm të katër kapitujve.
– E treta, shkalla e Skënderbeut, është një dramë pëlhurë surreal e stilit urban është ndërthurje shumë e pasur e ngjarjeve dhe karaktereve.
Dhe, së pari, unë do të ndalem në pjesën e tretë të punës së Francione, ndër të tjera, vlerësuar si dramaturg, jo vetëm në tokën kombëtare.
4.Duke u bazuar në të dhënat e Ëikipedia,autori i këtij shkrimi thotë: Drama e tij, e shkalla e Scannerebecco hapet me një prolog, ku fuqia krijuese e autorit hedh lexuesin në një çështje interesante dhe emblematike e figurave vokale, që jetojnë apo kanë vdekur, të cilët lëvizin në vende shqetësuese t sikundër është një varrezë e lashtë, në kohë magjike dhe misterioze të natës, e cila zbehet në ditën e shenjtë të Candlemas. Më pas, duke e mbështetur këtë, është pamja të Skënderbeut, i cili vjen nga kohët të tjera. Heroi tregon fantazmën e zbehtë, por krenar dhe mbretëror duke, pritur-përjetim të ngjarjeve, dhe rindërton epiken legjendare të shqiptarëve, kur ai ishte ende gjallë.
5.Vincenza Musardo Talò hidhet tek analiza e librit. Ngjarjet, të gjitha me mjeshtëri dhe të rindërtuar bukur, të cilat rrotullohen duke u pasur dymbëdhjetë skena pasuese duke kulminuar në një atmosferë me ajër të rralluar të një epilogu, në gjendje për të lëvizur lexuesi mes realitetit dhe vizionit, ndërsa në shpinë të Skënderbeut në fushën e të vdekurve, heronj në parajsë.
“Mite të paraardhësve, ritualet, etnike, ingranazhet e luftës, gjaqe,dashuria, himne dhe këngë patriotike, këto janë karaktere të dramës. Kjo mund të duket e çuditshme për shumicën e njerëzve, nëse keni lexuar një libër, duke filluar me pjesën e fundit në vend të kësaj, kjo më bind mua se kjo është rruga, që qasjet më të mira dhe prezanton lexuesin me dijeninë e njeriut hero dhe të kuptuarit e figurës mitike të udhëheqësit, princit-shqiptarë. Pas kthimit, më në fund, në pjesën e parë të librit, në tetë kapituj të gjerë, me një përdorim mendjemprehtë të dokumenteve dhe citateve si dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që panë marrjen e historisë së Castriotëve , kur ai është marrë peng nga gjykata turke, ishte ende një fëmijë,duke përvijuar deri në ditën e vdekjes së tij.
Asgjë nuk është e fshehur: dashuri e sinqertë, që Sulltani tregoi për të burgosur të rinj dhe premtues, inteligjencën e tij akute dhe vlerën e kulturës së saj (George( Gjergj fliste pesë gjuhë), i cili së bashku me ekspertizën ushtarake, i dha atij emrin e Scander- bej (Prince Allesandro), me një aluzion të qartë të mbretit të lashtë maqedonas. Dhe përsëri, në rrëshqitje te fakteve në lidhje me vendimin e guximshëm për Nishin, duke e lënë komandën e ushtrisë së Gjysmëhënës për të shkuar në Krujen e tij,duke bërë lidhje diplomatike në Lezhë, Shqipëri që shpërthyen në partikularizmin feudal dhe për herë të parë janë të bashkuar, tërë princat feudal të vendit, të shqiponjave, jo se gjenerali ishte i dashuri, i heshtur për popullin e tij të përulur, një turmë prej pastorëve të vështirë, kur ai vendosi për të shtuar në përkrenare e tij, jo Stemën e prejardhjes së tij aristokratike, por paraqitjen e një dhie, si të gjithë të tjerët pashë midis kullotave të gjelbra të shkëmbinjve të pjerrtë të Matit.
6.Për shqiptarët, njihen faktet dhe luftimet që ndërmori Skenderbeu .Por faqet më të forta janë ato, që gjurmët e betejave, shumë heroike që poshtërojnë krenarinë e Muratit dhe pastaj të birit të tij Mehmed II, që është epika legjendare, e cila tani e ka stolisur personin e Skënderbeut, thotë me tutje autori i këtij shkrimi.
Dhe pastaj, përsëri, autori ndjek fatlum me një dorë të sigurt dhe të ndërlikuar rrjetin e marrëdhënieve, që Skënderbeu ishte në gjendje për të endur me mbretin e Aragonese, Alfonso V dhe djalin e tij Ferdinand, me papët e Romës, Venedikut, Milanos dhe vende të tjera të mëdha të Ballkanit. Një rrjet, që solli përfitime reciproke dhe e bëri Shqipërinë në atë kohë i vetmi shtet, i aftë për të siguruar një rezistencë graniti për turqit, të cilëve gjatë taktikave të luftës me një ushtri më të madhe se (dhe në numër të njerëzve dhe të pajisjeve të ushtrisë) kurrë nuk arriti të mposhtë shqiptarët ose për të arritur brigjet e Adriatikut, për të sulmuar Perëndimin e krishterë. Gjithashtu në këtë pjesë të parë të punës së Francione, do të doja të theksoj se lexuesi është njohur me fisnikëritë e shumë që jetonin në Shqipërinë e shekullit të pesëmbëdhjetë, apo kapedan, familjet aristokrate, shpesh në luftë me njëri-tjetrin dhe se pas bërjes së Lidhjes së Lezhës, më në fund u kthye në paqe, e aleate të Skënderbeut dhe u bashkuan së bashku me kontratat e martesës, e cila i përforcojë marrëveshjet. I njëjtë Castriotë merr për grua një bijë të pasur dhe të fuqishëm të Aranitit, Donikën e bukur, me të cilën ai kishte djalin e tij të vetëm, Gjonin.
7.Duke lexuar këtë pjesë, Shqipëria duket më afër me historinë e saj më të pasur dhe më interesante, thekson autori. Dhe kështu, në fytyrën epike,të Skënderbeut pothuajse të vetmuar, ata iu drejtohen emrave të e burrave dhe grave të tjera, që kanë ndihmuar për të promovuar historinë e lavdishme të Shqipërisë në atë kohë. Pjesa e dytë e punës, , gjejmë gjurmë fenomenin e dhimbshëm të trans, një fenomen në të cilën Arbëria e lindjes – marrëdhëniet e humbura me atdheun e shqiptarëve në mërgim,që u arratisën nga Shqipëria pas rënies së Krujës (1478). Këto faqe janë intensive, që hedhin dritë mbi origjinën dhe konsolidimin e mitit të Skënderbeut, i cili u bë një simbol me banorët e shumë shtëpive shqiptare të Mbretërisë së Napolit.
Himnet e Heroi, valle e Skënderbeut, një ritual ndjellëse i pasur etnik (të tilla si Vallje apo rituale e të vdekurve të kthyerve) dhe vetëm ndonjëherë të shihni në qendër figurën e princit shqiptar, ndërkohë riafirmojnë – në zemër të popullit të këtij kantoni të ri të Shqipërisë, në anën tjetër të Adriatikut – kujtesës këmbëngulëse dhe dashurisë për kulturën .E megjithatë, të duket pothuajse e re për ne faqet Ëest, ku Francione përshkruan Kanunin e ngurtë, kodin për të jetuar me rregullat e shenjta, në të cilat, vlerësohet mbi të gjitha: nderi, besa, fjala, ‘mikpritja dhe familja, duket të jetë me vlerë më shumë se vetë jeta.
Shkrimi, nga regjistrat e shprehjes nga më të ndryshme, ajo është gjithmonë e sheshtë dhe e qetë, ende në gjendje të ofrojnë momente të përfshirjes intime në përrallë, duke çuar lexuesit në shumë fushëbeteja, të cilat vijnë të gjalla si me magji të britmës së lirisë dhe të Skënderbeut,ku turqit janë të lëkundur në sytë e shpatës së tij të ngritur lartë. Dhe pastaj, këtu dhe atje, pikëpamjet e reja të Shqipërisë mesjetare, që vuajnë, skica të pabotuara të gjykatës të rafinuar, të sulltanëve, të Adrianopojës dhe humanistes e mbretërve të Aragonit, miqtë e Shqipërisë. Ndërkohë, në sfond të transmetimit, në një afresk të kujdesshme historik, është mishëruar shenja të një kulturë të lashtë, të cilat ne e dimë që të jetë shqiptare, bijë e qytetërimit të ndritshëm ilirë.
8.Duke e përfunduar këtë shkrim të vitit 2005, të cilën autori e ka shoqëruar me punime pikture të heroit tonë kombëtar nga Guiseppe Pichierri për botimin e këtij libri,autori thekson, ia vlen që të uroj dhe për këtë shkak autorin, për trajtimin e guximshme dhe për këtë dhuratë të çmuar të një subjekti pak të njohur për ne perëndimorët, ndërkohë, sot, me aq shumë shpresë, “Toka e Shqiponjave” troket në derën e Bashkimit Evropian. “Në analizën e fundit, nuk shkon pa u përmendur forma e bukur redaktuese të vëllimit, në të cilin është mbuluar e stolisur me një portret të rrallë dhe të vlefshme të Heroit të Shqipërisë, i atribuohet edhe për frymëzimin hyjnor të Rembrandt ,por i vjedhur pa fat në vitin 1992.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Rembradt, Skenderbeu, stiduesit italiane

Skënderbeu i Korçës, ja kush ishin tre njerëzit që e bënë të lavdishëm

January 29, 2015 by dgreca

Nga Vepror Hasani*/
KORÇË- Më në fund shpresat për një Skënderbe të lavdishëm u bënë të mëdha. Në ekipin e Skënderbeut pritej të vinte Qemal Omari. Qyteti i Korçës dinte gjithçka që thuhej për të. Do ta emëronin kapiten të përgjithshëm të futbollit, në të njëjtën kohë do të ishte dhe trajner. Gjithçka do të lihej në dorë të tij. Askush nuk do t’i ndërhynte. Për skuadrën e Skënderbeut gjithçka do të niste nga e para. Ai do ta rikrijonte atë sipas mënyrës së vet. Besimi te Qemal Omari ishte i madh. Sigurisht, nuk mungonin as skeptikët, por ata ishin të pakët. Omari kishte një përvojë të madhe sportive. Kishte luajtur me skuadrat e Stambollit. Prisnin, që pas kësaj futbolli korçar të merrte një trajektore tjetër- atë të fitoreve të mëdha. Besonin te mençuria dhe dhuntitë e tij. Ardhjen e Omarit e priste me padurim edhe themeluesi i ekipit të Skënderbeut, Fazlli Frashëri, i cili njihej nga të gjithë për patriotizmin e tij. Frashëri kishte qenë pjesëmarrës edhe në ditën e çlirimit të Vlorës. “Gazeta e Korçës”, 4 shtator 1920, shkruante: “Në festimin për lirimin e Vlorës, i cili do të mbahet më 2, vjesht e I-rë, si përfaqësues i Korçës, shkoi nga senatorët z. Fazlli Frashëri, bashkë më z. Pandeli Calen dhe Tefik Panaritin”. (Tefik Panariti, kryetar i parë i qeverisë së krahinës autonome në Korçë, shënimi ynë V.H). Ardhja së shpejti e Qemal Omarit e kishte ngazëllyer Frashërin. E kishte ëndërruar gjatë shfaqjen e një njeriu të tillë në ekipin e Skënderbeut. Omari po vinte si një njeri i rënë befas nga qielli. Gjithashtu, ekipit të Skënderbeut do t’i shtohej edhe dikush tjetër. Ai ishte qendërsulmuesi Servet Teufik Agaj. Këta do të ishin tre njerëzit që do t’i dhuronin lavdi Skënderbeut. Gjithçka do të fillonte në pranverën e vitit 1931.

Futbolli korçar
Deri atëherë futbolli korçar nuk kishte patur ndonjë përvojë kushedi se çfarë. Todo Vaso, Mjeshtri i merituar i sportit, tek një artikull ku flet për historinë e futbollit korçar, shkruan: “Skuadra e parë në Korçë me emrin “Vllazëria” ishte krijuar më 14 prill të vitit 1909 nga Hil Mosi”, duke identifikuar me këtë datë fillimet e sportit korçar, por në të vërtetë kjo shoqëri nuk ishte sportive. Sigurisht, ashtu si në çdo vend tjetër të botës djemtë e shoqërisë “Vllazëria” luanin edhe futboll, por nuk ishin ekip futbolli. Thanas Viso Mborja te “Kujtime nga lëvizja për çlirimin kombëtar”, f. 22, në lidhje me këtë shoqëri, shkruan: “ Më 7 prill të vitit 1909 u mblodhëm në sallën e klubit të ‘Diturisë Shqip”, Hil Mosi, Thanas Floqi dhe unë (Thanas Viso Mborja), dhe aty shtruam nevojën e organizimit të djemve të rinj të Korçës në një shoqëri të tyre. Pasi e biseduam mirë çështjen në këtë mbledhje, vendosëm më në fund të krijonim shoqërinë e djalërisë shqiptare me emrin “Vllazëria”. Kjo shoqëri kishte për qëllim të mbillte në gji të djalërisë shqiptare ndjenjat e dashurisë, të bashkimit dhe të vllazërimit, t’u mësonte atyre shkrim dhe këndim, t’i zhvillonte nga ana fizike me anë të stërvitjes gjimnastikore”. Pra, nga sa shihet më sipër, nuk bëhet fjalë fare për ndonjë shoqëri sportive, por për një shoqëri shkollore. Dhe jo vetëm kaq, kjo shoqëri që përbëhej vetëm nga djemtë ortodoksë, kishte si qëllim të parë shkëputjen e tyre nga “kthetrat” e kishës greke dhe mësimin e gjuhës shqipe. Kryetar i shoqërisë “Vllazëria” nuk ishte Hil Mosi, por A. Pirro Korça dhe veç kësaj, kjo shoqëri nuk mundi të kishte aktivitet. Ndaj ardhja e Qemal Omarit dhe e Servet Teufik Agajt ishte shpresa e vetme për një ndryshim të madh.

Pas vitit 1920
Dhe ndërsa prisnin ardhjen e Qemal Omarit, (kapiten dhe trajner njëkohësisht), pse jo edhe të Servet Teufik Agajt, (edhe ai luante në Stamboll), gjithkush kujtonte me nostalgji rrugën nëpër të cilën kishte ecur futbolli i Korçës. Përpjekjet e Korçës për të patur një skuadër të denjë futbolli kishin nisur pas vitit 1920. Më 1923 u themelua shoqëria “Shpresa” e liceut frances. Bashkia e Korçës nuk e kurseu ndihmën ndaj kësaj skuadre që ajo të ngrihej në nivelin e shumëndërruar. Madje në shtypin e kohës gjejmë edhe informacione të tilla, ku thuhet: “Falenderojmë nxehtësisht Bashkinë e Korçës, e cila pati mirësinë të ndihmojë shoqërinë tonë për të realizuar programin e saj sportiv me një shumë prej 500 franga ar. Shpresojmë që gjithë përkrahësit e sportit të na ndihmojnë qoftë edhe me dhurata të vogla. Kryetari i shoqërisë “Shpresa”, Refi Kasimati”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 7 shkurt 1925). Pas shoqërisë “Shpresa” u krijuan edhe shoqëri të tjera sportive, madje Fazlli Frashëri u bë themeluesi i dy shoqërive sportive; i sportklub Korçës dhe i Skënderbeut, të cilat mbetën të shënuara në historinë e futbollit të Korçës si dy nga ekipet më të sukseshme të asaj kohe. Tashmë Frashëri ishte i sigurtë se me ardhjen e Qemal Omarit dhe të Servet Teufik Agajt, vlerat e sportistëve korçarë do të dilnin në pah dhe ata do të bënin emër.

Sportklub “Korça”
Sigurisht, themeluesi i sportklub Korçës ishte Fazlli Frashëri. “Gazeta e Korçës”, 17 gusht 1926 shkruante: “Këto ditë u themelua këtu në Korçë klubi sportiv nën kryesinë e z. Fazlli Frashëri, i cili kohët e fundit po tregon një energji me pasion për organizimin e sportit. Këto ditë do të kërkojnë lejen e qeverisë dhe do të nisin nga veprimet…”. Fazlli Frashëri mundi ta ngrinte në këmbë shumë shpejt këtë skuadër, madje edhe të ndeshej me ekipet e vendeve fqinje. Këtë gjë e mësojmë nga shtypi i kohës: “Sot u nisën për në Manastir lojtarët e sportklub “Korça”, nën kryesinë e kryetarit të klubit z. Fazlli Frashëri për të dhënë një maç futbolli me lojtarët e sport klub “Bitola”, prej të cilit dhe u ftua. Maçi do të bëhet nesër pasdreke dhe lojtarët tanë do të kthehen pasnesër, të hënë. Ju urojmë sukses të plotë. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 18 shtator 1926). Fill pas sportklub “Korça” erdhi në jetë edhe një skuadër tjetër: “U formua në qytetin tonë (Korçë) një grup sportiv me emrin “Zhgaba” dhe dje mori pranimin duke u njohur zyrtarisht. I urojmë të suksesojnë dhe të përparojnë”. (“Zëri i Korçës”, 23 nëntor 1926). Megjithatë, pavarësisht nga skuadrat e tjera që po krijoheshin, Sport klub “Korça”, kishte nisur të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Jashtë kësaj vëmendjeje nuk mbeti as Presidenti i asaj kohe, Ahmet Zogut. Shtypi i kohës shkruante: “Prej burimesh të sigurta informohemi se Shkëlqesia e Tij, Ahmet Zogu, Kryetar i Republikës Shqiptare, i dhuroi sportklubit “Korça” 1000 franga ari si ndihmë që të mund të zhvillohet dhe të përparojë. Shkëlqesia e tij ka përkrahur kurdoherë artin, sportin, muzikën moralisht dhe materialisht dhe djelmuria ka mbetur kurdoherë e kënaqur dhe çfaq falenderimet”. (“Zëri i Korçës”, e shtunë, 29 janar 1927).

Skuadra të tjera
Sportit të Korçës nuk i kishte munguar kurrë ndihma, por futbollistët kishin nevojë për një trajner të mirë ashtu siç ishte Qemal Omari dhe për një futbollist të tillë siç ishte qendërsulmuesi Servet Teufik Agaj, nga të cilët mund të mësonin shumë. Bashkë me Fazlli Frashërin ata bëheshin tre, shpirt i plotë i futbollit të Korçës. Por a do të vinte vallë Qemal Omari dhe Servet Teufik Agaj? Të gjithë ishin në pritje. Disa muaj më vonë u themelua edhe një skuadër tjetër. Shtypi informonte: “U formua në qytetin tonë edhe tjatër shoqëri e re, me emrin “Klubi Sportiv Artistik” me qëllim që të merret me çvillimin e ndjenjave sportive dhe artistike të djelmurisë”. “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 1 janar 1927). Por edhe kjo shoqëri ishte më shumë artistike dhe më pak sportive. Viti 1927 solli edhe skuadra të tjera të quajtura “Leka i Madh”, “Pirro”, “Brekverdhit”, “Zjarri”, “Tigri”, “Diamanti” etj, por asnjëra prej tyre nuk e pati jetën të gjatë. Në vitin 1929, sipas gazetës “Zëri i Korçës”, 27 gusht 1929, përmenden këto shoqëri sportive: Skënderbeu, Kastrioti, Monarkia, Pirro dhe Dominasten. Edhe nga emrat e përmendur më sipër, si skuadra më e mirë e Korçës, do të përmendej Skënderbeu. Edhe kjo e fundit ishte themeluar nga Fazlli Frashëri.

Ethet e kampionatit
Todo Vaso, mjeshtër i merituar i sportit, te artikulli ku flet për historinë e futbollit korçar, shkruan: “Skënderbeu” u themelua në vitin 1925”, por pa sjellë ndonjë referencë. Gjithsesi, themeluesi i këtij ekipi mbetet sërish Fazlli Frashëri. Viti 1930 do t’i nxiste të gjitha skuadrat e vendit të hynin në një stad të ri më të kualifikuar e më profesional
Enti Kombëtar, organ qendror në Tiranë, kishte përcaktuar 3 prillin e vitit 1930 si datën e kampionatit të parë të futbollit shqiptar. (Federata Shqiptare e Futbollit u krijua më 6 qershor 1930). Në këtë kampionat do të merrte pjesë edhe Skënderbeu. Mesa duket Skënderbeu kishe qenë skuadra më shpresëdhënëse nga të gjitha skuadrat e tjera të Korçës. Pjesë e këtij kampionatit do të ishin edhe Tirana, Bashkimi shkodran, Teuta, Urani (Elbasani) dhe Vlora”. Për këtë arsye njerëzit e sportit në Korçë ishin vënë në lëvizje, dëshironin që në këtë kampionat të prezantoheshin sa më denjësisht. Që prej shumë muajve, po bënin të gjitha përpjekjet për një riformim të Skënderbeut. U zgjodh gjithashtu edhe një këshill i ri për drejtimin e ekipit

Ahmet Zogu, 1000 franga ari
.Përpjekjet për reformim të Skënderbeut janë pasqyruar edhe në shtypin e kohës. “Sikundër patmë lajmëruar në një numë më parë, shkruante “Gazeta e Korçës”, e shtunë, 13 shtator 1930, që prej disa ditësh çështja e riformimit të shoqërisë sportive të Korçës, “Skënderbeu”, kishte hyrë në rrugë të mirë dhe përfundoi brenda një kohe te shkurtër. Botimet tona u vërtetuan plotësisht prej fjalëve dhe çështja sportive e Korçës përfundoi në mënyrën më të mirë e më të pëlqyer. Skënderbeu u formua përsëri. Dje u bënë formalitetet e duhura zyrtare pranë Prefekturës prej anës së Federatës Sportive të Korçës”. Edhe në këtë riformim të Skënderbeut në krye të Këshillit Drejtues të ekipt është përsëri Fazlli Frashëri. Në këto përgatitje të mëdha që kishin përfshirë qytetin e Korçës, sërish ishte bërë pjesë edhe mbreti Ahmet Zogu. Gazetat përcillnin këtë lajm: “Me gëzim muarëm vesh se Lartmadhëria e Tij, Mbreti, i ka dhuruar shoqërisë sportive “Skënderbej” të Korçës, një mijë franga ari. Interesimi i L.M.T. Mbretit, dhe simpathia që yshqen për sportistët korçarë ka bërë përshtypjen më të mirë në gjithë popullin e qytetit”. (Zëri i Korçës, e shtunë 6 dhjetor 1930).

Përfundimi i kampionatit
Ndeshjen e parë të kampionatit Skënderbeu e pati me Vlorën, më 6 prill 1930, të cilën e humbi me rezultatin 2-0, por, megjithatë ai, mundi të qëndronte fort deri në ndeshjen e kulmore të 22 qershorit të këtij viti, cilën e pati me Tiranën dhe që përfundoi me rezultatin 0-0. “E korçarët, siç dihet, – shkruan Besnik Dizdari,- nuk pranojnë të zhvillojnë dy finalet (nga 14 pikë secila) për shkak “të padrejtësive” që i ishin bërë Skënderbeut nga arbitri italian Carlo Lorenzo”. Korça nuk u paraqit as në Korçë më 29 qershor 1930 dhe as në Tiranë më 6 korrik, 1930, për shkak të pretendimeve që patën për ndeshjen direkte midis Skënderbeut dhe Tiranës në javën e fundit të kampionatit. Për këtë arsye, Tirana doli fituese në tavolinë me dy fitore aforfe me të njëjtin rezultat 2-0. Megjithatë Në vitin 1931, në ndeshjet për Kupën e Mbretit Zog I, Skënderbeu mundi të thyente më 18 tetor të këtij viti, ekipin e Tiranës, fituesen e kësaj kupe, me rezultatit 2-1. Kjo fitore e Skënderbeut është e lidhur ngushtë edhe me ardhjen e Qemal Omarit, pasi ai kishte mbërritur në Korçë së paku që nga prilli i vitit 1931, gjë që jo vetëm nuk është thënë, por dhe është manipuluar, duke lënë të kuptohet se Omari kishte ardhur në Korçë në vitin 1932 apo në vitin 1933. Gjithsesi, fitorja e vitit 1933, që i dha Skënderbut titullin kampion, mbetet e paharueshme. Emocionet e kësaj fitoreje po i sjellim më poshtë, ashtu siç janë përjetuar 82 vjet më parë

Mbërritja e Qemal Omarit
Siç e thamë e më sipër, Qemal Omari mbërriti në Korçë që nga prilli i vitit 1931. Pas kësaj date emrin e tij e gjejmë të përmendur edhe te gazetat që botoheshin në këtë qytet. Përmes njoftimeve të ndryshme, kuptojmë se ai është bërë pjesë e ekipit të Skënderbeut. Që të gjithë sportistët e Korçës përpiqen t’i bashkohen kësaj skuadre, të jenë protagonistë në ndeshjet e mëdha të kampionatit e të bëjnë emër. Qemal Omari dhe Servet Teufik Agaji po shndërroheshin në një ogur shpresëdhënës. Gjithkush dëshironte të regjistrohej. Ja çfarë thuhet në një kronikë të shkurtër te“Gazeta e Korçës”, e enjte 4 qershor 1931: “Shoqëria sportive e Korçës “Skënderbeu”, duke dashur t’u përgjigjet lutjeve që i drejtohen, lajmëron të gjithë sportistët e qytetit, të cilët s’janë anëtarë të shoqërisë, se gjer më 4 korrik 1931 pranon të regjistrohen anëtarët të rinj futbollistë kundrejt një takse për hyrje, dy lekë. Pas asaj date nuk do të merret parasysh asnjë lutje. Dëshironjësit duhet t’i drejtohen kapitenit të përgjithshëm z. Qemal Omar ose Këshillës. Nga zyra e shoqërisë”. Tashmë gjithë banorët e Korçës i kishin kthyer sytë nga sporti, me shpresën se mund të ngjiteshin në krye për të qenë kampionë të Shqipërisë. Gaztetat nisën të shkruanin gjithnjë e më shumë për ecurinë e Skënderbeut. Por, kush ishte Qemal Omari, i cili duhej të kishte mbërritur në Korçë në prill të vitit 1931?

Qemal Omari
“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 qershor 1931, shkruante: “Kapiten Qemal Omari fillon rregullimin e skuadrës futbollistike të Skënderbeut. Me kënaqësinë më të madhe informohemi se shoqëria sportive e këtushme “Skënderbeu” emëroi si kapiten të përgjithshëm të futbollit anëtarin e saj të shquar z. Qemal Omari duke i lënë një kompetencë të gjerë. Z. Qemal Omari s’ka nevojë për rekumandime. Ndonëse në Shqipëri ndodhet vetëm prej dy muajsh, është i njohur mirë midis atyre që merren me lëvizjen tonë sportive dhe veçanërisht me futbollin. Megjithatë e quajmë të arsyeshme të japim disa informata të shkurtra mbi zotërinë e tij, sado që e dimë se kështu do të gjendemi në kundërshtim me modestinë që e karakterizon. Z. Qemal Omari ka njëzet vjet që po merret me futbollin. Disa vite më parë ka marrë pjesë edhe në skuadrën nacionale të Turqisë, vjete me radhë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Stambollit, ku shërbeu për sa u kthye në atdhenë e tij. Është një arbitër internacional me kartë arbitri GIFA-s (Federation Internacional de Football Association). Në kohërat e fundit organizoi në Stamboll një shoqëri të re sportive “Istambulspor”, e cila sot ndodhet në kategorinë e parë dhe skuadra e saj footballistike fitoi vjet kupën e atij qyteti”.

Qemal Omari, arbiter
“Kur ndodhej para pak kohe në Stamboll, me rastin që arbitroi matchin e championatit midis shoqërive Fenerbahçe-Gallatasaray dy skuadrat më të forta të Turqisë, gazetat e atjeshme e komentuan më fjalët më të bukura arbitrazhin e tij. Për tregim, gazeta “Vëkët” datë 21 mars 1931 shkruan se “… matchi u arbitrua prej z. Qemal Omari, arbitrit më të mirë e më të drejtë të Stambollit”. “Politika” gjithë po asaj date, thosh këto: “Z. Qemal Omari e arbitroi matchin duke mos i lënë vend as parregullimit më të vogël. E përgëzojmë”. Kapiteni i skuadrës nacionale turke Zeqi bej, i pyetur prej bashkëpunëtorëve sportivë të gazetës “Xhumhuriet” midis të tjerave deklaroi edhe këto, në mbarim t’atij matchi: “Dua të flas dhe mbi një pikë kryesore, që ka shumë rëndësi për sportin e Stambollit. Me këto fjalë dua të hyj në çështjen e arbitrave, kundër të cilëve kemi patur ankime. Arbitronjësi i matchit z. Qemal Omari me shikimet e tij në vend dhe duke mos u lejuar lojtarëve as gabimet më të vogla, e drejtoi lodrën me të vërtetë si një arbitër i mbaruar i Europës dhe plotësoi detyrën e tij gjer në fund me zotësi të çquar. Do të qemë shumë të kënaqur sikur edhe arbitrat e tjerë duke vazhduar me këtë mënyrë ta plotësonin kështu detyrën që u përket, e cila lot një rol me rëndësi në përparimin e sportit. Me këtë rast e ndjej për detyrë të falenderoj z. Qemal Omar”, shkruan Gazeta e Korçës, 6 qershor 1931.

Ditë festive
Sigurisht, Fazlli Frashëri, njeriu i pasionuar pas futbollit korçar, që kishte ëndërruar kaq gjatë ardhjen e një njeriu si Qemal Omari, tashmë po ndihej më më i qetë. “Skënderbeu” do të shkëlqente medoemos. Në të vërtetë kështu mendonin të gjithë. Në gjithë qytetin e Korçës ditët po bëheshin edhe më të hareshme. Edhe gazeta e përmendur më sipër, kështu e përshkruante atnmosferën e atyre ditëve: “Shoqëria e Korçës mund të quhet e lumtur dhe mund të mburret që numëron midis radhëve të saj një sportsmen me zotësinë e z. Omari. Ne nga ana jonë i urojmë suksese në detyrën që ka marrë përsipër, duke qenë të sigurtë se aktiviteti i tij do t’i sjellë shumë dobira jo vetëm sportit të Korçës, por edhe atij të Shqipërisë përgjithësisht. Edhe një rekumandim të vogël sportistëve të “Skënderbeut”, na duket jo i tepërt. Në qoftë se ata duan të përparojnë vetë dhe të ngrejnë gjithmon lart ngjyrat e shoqërisë së tyre duhet të tregohen përherë sportistë të disiplinuar e të zellshëm. Kështu do të mundin t’ua lehtësojnë barrën udhëheqësve të tyre dhe do të plotësojnë detyrën që kanë kundrejt popullit sportdashës të Korçës, i cili po i ndihmon sikundër nuk ndihmohen sportistët në asnjë qytet tjetër të shqipërisë”. (“Gazeta e Korçës, e 6 qershorit 1931) . megjithate pas dy vjet perpjekjesh, Skenderbeu mundi te merrte titullin kampion. Emocionet e ketij kampionati po i sjellim me poshte

Kampionati i vitit 1933
Besnik Dizdari e përshkruan kështu: “Kampionati i vitit 1933 ka një ecuri marramendëse për skuadrën e Korçës, një aventurë rrokullisëse për skuadrat e tjera, qysh nga java e parë deri tek e fundit. 2-0 me SK Tiranës, 3-1 Bashkimit Shkodran në Shkodër, 0-0 me Teutën në Korçë, por 0-0 me SK Tiranën në Shallvare, 2-1 Bashkimit Shkodran në Korçë, 1-0 SK Kavajës dhe kampion dy javë pa mbaruar gara”. Dhe pothuajse në përfundim të kampionatit të vitit 1933, skuadrat pjesëmarrëse kishin arritur këto rezultate: Skënderbeu: 8 matche, fituar 5, barazim 2, humbur 1, goalsa 18:6, pikë 12. Bashkimi shkodran: 7 matche, fituar 5, humbur 2, goalsa 14:8, pikë 10. Teuta: 7 matche, fituar 2, barazuar 2, humbur 3, golasa 11:10, pikë 6. Sportklub Tirana: 7 matche, fituar 2, barazuar 2, humbur 3, goalsa 10:11, pikë 6. Sportklub Kavaja: 7 matche, fituar 1, humbur 6, goalsa 4:19, pikë 2. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë 10 qershor 1933) Ndërkaq, po kjo gazete, e kësaj date, e përshkruante kështu situatën mes skuadrave që mund të shpalleshin kampione:

Ndeshjet e fundit
“Nesër çvillohen në fushat e Durrësit dhe të Tiranës matchet e fundit të kampionatit kombëtar. Skënderbeu u dha fund që pardje matcheve të kampionatit. Tani mbeten katër skuadrat e tjera, të cilat kanë për të zhvilluar edhe një match, nesër rivalja e Skënderbeut për titullin e kampionatit të këtij viti, skuadra e Bashkimit shkodran piqet në fushën e Durrësit me Teutën, të inkurajuar prej fitimit të pardjeshëm kundër Skënderbeut. Ky match do të jetë tepër interesant, ose të paktën kështu paraqitet. Në një anë skuadra do të përpiqet të fitojë kundër Durrësit për ta barazuar nga pikët me Skënderbeun, por do të kërkojë një fitim të bujshëm që të mundë kështu të barazojë, ose më mirë të themi të kalojë Skënderbeun nga golat për të fituar kampionatin. Por që të kalojë skuadrën korçare i duhet një punë tepër e madhe, i duhet të futë një seri golash, gjë që na duket e pabesueshme, në rast se të dy skuadrat do të çvillojnë lodrën e tyre të rregullueshme. Më anën tjetër, Durrësi duke qëndruar përkrah Tiranës nga pikët si dhe golat, do të përpiqet me çdo mënyrë të shkëputë nga duart e Tiranës vendin e tretë të klasifikimit duke u munduar të mundë Shkodrën me një rezultat të mirë. Sidoqoftë, në rast se të dy skuadrat që piqen nesër në Durrës do të bëjnë një lodër me të vërtetë sportive futbollistike, rezultati do të jetë me një ndryshim të vogël dhe me këtë mënyrë kampionati i mbetet përfundimisht skuadrës së Skënderbeut, nga që ajo ka bërë gola më tepër dhe ka marrë (pësuar) më pak, gjë që shpresojmë se do të merret parasysh”

Në Tiranë
“Matchi i dytë i kësaj dite zhvillohet në Tiranë midis sportkub Tiranës dhe sport klub Kavajës. Skuadra e kryqytetit do të përpiqet të triumfojë kundër Kavajës për të siguruar vendin e tretë në kampionatin e këtij viti, në rast që nuk anullohet matchi i zhvilluar pardje të dielë në Tiranë midis Bashkimit shkodran dhe skuadrës Tiranase që përfundoi 3-2 në favor ë së parës. Në rast që anallohet ky match, dhe në rast fitimi nesër të sportklub Tirana, kundër Kavajës dhe një humbje të Shkodrës në Durrës, sporklubi vete 8 pikë si dhe Shkodra mbetet 8 pikë. Gjithashtu 8 pikë vete edhe Durrësi, porse të dy të parat do të kenë për të zhvilluar dhe matchin e anuluar dhe ajo skuadër që do të fitojë nga ai match do të klasifikohet e dyta në kampionat. Por a do të anulohet matchi Shkodër –Tiranë? A do të humbasë Shkodra kundër Durrësit. Këto janë pyetje që askush nuk mund t’u përgjigjet me siguri, prandaj dhe çdo parashikim është i tepërt. Matchi i nesërm do të na përgjigjet për pyetjen e dytë dhe vendimi i Federatës për të parën”
(“Gazeta e Korçës” e shtunë, 10 qershor 1933)

Skënderbeu kampion
Të dielë muar fund matchet e kampionatit kombëtar që përfunduan. Në Durrës: Teuta – Bashkimi shkodran 1-0. Në Tiranë: Sportklub Tirana-Kavaja 4-1. Me këtë humbje të Shkodrës në Durrës, Skënderbeu i Korçës fiton kampionatin kombëtar të futbollit. (“Gazeta e Korçës”, e martë, 13 qershor 1933). Ndërsa “Gazeta e Korçës”, e mërkurë 14 qershor 1933 sjell këtë përshkrim: “Korça fiton kampionatin kombëtar të futbollit. Vullneti për fitim, kurajoja dhe fati janë tri gjërat që futnë këtë vit në kampionatin e katërt të futbollit skuadrën korçare Skënderbeun. Atje ku ka vullnet dhe kurajo, ka edhe fitim. Dhe kjo thënie kaq e bukur u vërtetua me fitimin e kampionatit. Skuadra e Korçës në fillim të kampionatit dukej një skuadër jo në formë dhe kjo provohet nga thëniet e shumë sportdashësve të cilët gjer në atë moment që shihnin skuadrën e tyre në fushë ishin të kënaqur me vendin e tretë, ose të katërt në klasifikim se lojtarët ishin dhe të papraktikuar, ardhja e papandehur e centërforwardit, Servet Teufik Agaj u dha një kurajo të madhe dhe i shtyti, si edhe disa arsye të tjera për një bashkëpunim më vllazëror. Fitimi i match-it të parë kundër skuadrës kampione të tri viteve me radhë ua shtoi edhe më tepër zellin për fitim. Vazhdojnë matchet e tjerë edhe skuadra kampione e përkrahur prej vullnetit, kurajos, sigurimit dhe fatit, korr njëpasnjë fitime të bujshme. Qendron në krye të klasifikimit, që në krye gjer në fund të kampionatit, dhe asnjë skuaddër tjetër nuk mund ta rrezikojë për ta rrëzuar. Shkodra e ndjek këmba këmbës, por fati i saj i keq, nuk e lë që ta arrinjë. Herë e ngre me një pikë diferencë dhe herë e rrëzon me dy pikë. Dhe së fundi në matchin me Durrësin mundet me një rezultat vërtet të shtrënguar 1-0, por që i kushtoi dy pikë të vlefshme se me këtë mënyrë Korça do ta merrte kampionatin vetëm nga golasat. Thamë më sipër faktorët krysorë të fitimeve të skuadrës korçare në kampionatin e katërt, por nuk duhet të harrojmë se njëmbëdhjetësihi i Skënderbeut kishte në gji të tij dy kollonat. Me këtë nuk duam të themi se skuadra përgjithësisht nuk lojti mirë, përkundër, shumica çvilloi një lojë të bukur- këto dy kollona janë patjetër Klani Marjani i çkathët, gjak ftohtë dhe kudroherë gati, ruajtës besnik i portës së tij dhe Halfi Fori Stasa i shpejtë, dredharak dhe kurdoherë i pari në vendin e rrezikut, të cilit i bën ballë fare bukur. Kurse vija e parë ushqehet bukur prej vijës së dytë, Agaj është rregullonjës, shpirti i vijës së parë si edhe i tërë skuadrës. (“Gazeta e Korçës”, e mërkurë 14 qershor 1933).
Servet Teufik Agaj
Megjithatë, na duhet të themi se Servet Teufik Agaji edhe sot e kësaj ditë përmendet edhe nga analistët e sportit shqiptar. Besnik Dizdari, ndërsa përmend emrat Tomor Ypi, Thoma Vangjeli, Enver Kulla dhe Nexhat Dishnica, shkruan: “në mes të të cilëve qëndronte Servet Teufik Agaj-qendërsulmuesi më i mirë i kampionatit, ardhja e të cilit nga Turqia për te Skënderbeu rriti tejet forcën sulmuese. Të gjithë këta gjetën në këtë kampionat harmoninë e lojës, efikasitetin e sulmit, larminë taktike – natyrisht në kontekstin e vetë nivelit modest që paraqiste futbolli në Shqipëri”. Gjithashtu, në lidhje me këtë kampionat Besnik Dizdari shkruan edhe diçka tjetër: “Korça këtë titull e kishte pritur prej 4 vjetësh. Kundërshtuese, krenare, befasuese, braktisëse, ajo gjithmonë kishte menduar se i takonte titulli. Shpesh gjykonte se me pa të drejtë ia rrëmbenin atë nga duart. Trajneri Qemal Omari kishte guxuar, në një farë mënyre, ta shformonte për ta riformuar këtë Skënderbe. Ia kishte arritur. …Skënderbeu qe laboratori dhe praktika e punës së tij, që solli suksesin e titullit: Korça kampione…”, Në këtë kampionat Servet Teufik Agaj rezultoi shënues i 7 golave përcaktues të titullit kampion.
*Redaksia e Diellit falenderon gazetarin Vepror Hasani per bashkepunimin me Diellin. Ai e nisi shkrimin enkas per ne. Faleminderit!

Filed Under: Histori Tagged With: Histori, Skenderbeu, Vepror Hasani

NJË VEPËR NDRYSHE PËR KRYETRIMIN SHQIPTAR

October 23, 2014 by dgreca

(Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i fundit, Tiranë, 2012)
Nga Prof. dr. Nusret Pllana/Prishtinë/
(Paranteza e fillimit:Ju flet Televizioni Shqiptar i Tiranës! Po lexojmë pjesë nga shtypi i huaj për ngjarjet në Kosovë! Ky ishte zëri i folësit të dalluar, z. Virgjil Kule! Brezi im i shqiptarëve të Kosovës, në një mënyrë ose në një tjetër, mezi priste të dëgjonte zërin karakteristik të folësit të mirënjohur, Z. Virgjil Kule, duke lexuar pjesë të shkrimeve të shtypit të huaj, ku i jepej mbështetje morale rinisë së Kosovës. Por, në të njëjtën kohë, ky zë që vinte nga Tirana jonë, ishte e vetmja mbështetje në errësirën e madhe që kishte rënë mbi ne. Pjesëmarrës ose jo në Demonstratat e vitit 1981, të burgosur ose jo për shkak të atyre ngjarjeve, të shkolluar apo nxënës e studentë që sa bënin hapat e parë të dijes në Kosovën e robëruar, e cila me demonstratat e vitit 1981 hapi procesin e madh të shkatërrimit të atij shteti artificial të quajtur Jugosllavi, që të gjithë e kishin bërë të vetin këtë zë aq specifik, jo vetëm për të folurit e pastër të gjuhës shqipe, por edhe për ngjyrën shumë të veçantë të zërit, përmes të cilit jepte nuancat e gjithë përmasës së tragjedisë dhe të krenarisë sonë në ato ngjarje).

Hyrje
Vepra e publicistit, e studiuesit, e intelektualit të mirënjohur, njohës i disa gjuhëve të lashta dhe të reja botërore, Virgjil Kule, që i kushtohet kryetrimit tonë, Gjergj Kastiroti Skënderbeu-Kryqtari i fundit, është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për historiografinë shqiptare, por edhe për kulturën shqiptare në përgjithësi. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet për disa arsye, që lidhen me ndërtimin e kësaj vepre, por mund të thuhen edhe për disa arsye që dalin nga metodologjia shkencore e ndërtimit të kësaj vepre.
Autori e thotë, që në hyrje të veprës së tij, se cilën rrugë ka ndjekur për të thënë të pathënat e kohës së kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat ose janë thënë sipërfaqësisht, ose janë lexuar një anshëm, apo edhe janë heshtur nga studiues të huaj e shqiptarë.
Përkundër faktit se vepra fillon që nga viti 1443 dhe përfundon në vitin 1468, që është viti i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjë që mund të krijojë përshtypjen se është një vepër e ndërtuar mbi parimin e kronologjisë historike. Por ajo nuk është e tillë. Nuk është kronikë historike për ngjarjet dhe për pjesëmarrjen e njerëzve në ato ngjarje. Në radhë të parë ajo është një trajtim dhe një shpalim i brendshëm, thënë kushtimisht, një shpalim shpirtëror, jo vetëm i ngjarjeve, i luftërave, i prapaskenave dhe skenave të atyre luftërave, nga ato që përgatiteshin në skenat botërore të atyre ngjarjeve, e deri te fërkimet e brendshme, por edhe i pjesëmarrësve në to, duke filluar nga kryetrimi ynë, e deri te ushtari i fundit që kishte rënë në betejat e luftimeve.

Skena dhe prapaskenat e jetës dhe bëmave të Skënderbeut

Autori Virgjil Kule, duke u marrë me luftërat 25 vjeçare që ka bërë populli shqiptar nën prijësin e tij të përmasave legjendare, bën të tij mendimin e thënë kaherë, që nga Makiaveli e këndej, që në hapje të veprës së tij, për t’ia sqaruar lexuesit ecurinë e projektit të tij shkencor për kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për Mesjetën shqiptare, për lidhjet me Perëndimin dhe Lindjen, për kryqëzatat që në atë kohë ishin mundësi të pafundme të rregullimit të jetës së individëve dhe të shteteve, por edhe për prijësit e popujve që donin lirinë e vendit të tyre më shumë se gjithë favoret e tjera të kësaj jete. Prandaj, autori thotë: ‘se një lider që arrin të qëndrojë me sukses për 25 vjet në politikën aktive, nuk mund të jetë kurrë më shumë viktimë e situatave se sa krijues dhe manipulues i tyre, andaj kam rieskploruar në gjerësi dhe thellësi fondin e madh dokumentar mbi Skënderbeun’. Kurse lexuesi dhe studiuesi shqiptar, por edhe ai botëror e di se ky fond, është aq i gjerë dhe aq i thellë, sa vështirë të mjaftojë një jetë njeriu për t’u marrë me të. Fajet, mund t’i kenë shumë krijues, por ai Babagjyshi i Madh, që u ka treguar për mbijetesën tonë, gjithë kulturave evropiane, është padyshim Marin Barleti, biografi i parë i jetës dhe i bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Virgjil Kule ia ka dalë të merret me të. Virgjil Kule ia ka dalë ta ‘rieskplorojë’, siç thotë vetë, si dhe të shpalojë, në mënyrë maestrale gjithë skenat dhe prapaskenat nëpër të cilat ishin zhvilluar ngjarjet e mëdha, nëpër të cilat i kishte prirë një populli, kryetrimi i atij populli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Do të thotë, prandaj, se Virgjl Kule është dashur të rieskplorojë gjithë këtë trashëgimi historiografike për ngjarjet e mëdha të Mesjetës Shqiptare, figurë qendrore e së cilës, doemos ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe, së pari është dashur të përballet me Stërgjyshin e tij, Marin Barletin.
Një fakt është i pamohueshëm, se e gjithë historiografia skënderbegiane e përmasës evropiane është ndërtuar mbi veprën e Marin Barletit. Për këtë, mjaftojnë të shfletohen vetëm datat e përkthimit të veprës së Barletit në qendra të ndryshme të Evropës së kohës, që të shihen pastaj vitet e botimeve për figurën më të rëndësishme historike të asaj Evrope, siç ishte figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut-Kryqtarit të fundit.
Njëra nga çështjet interesante, qoftë edhe për njohuritë tona lidhur me këtë periudhë, janë padyshim përgatitjet, aspiratat, kërkimi i mundësive brenda përmasave ndërkombëtare të kohës, për shkëputjen e Gjergj Kastriotit nga Perandoria Osmane.

Rruga e ardhjes në Krujë e Kryqtarit të fundit

Po vinte viti 1443. Përgatitjet për kthimin e tij në Krujë, pra në Principatën e të atit, kishin filluar kaherë, vite më parë. Do të thotë, përveç asaj që dihet, se Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte kthyer në vendin e tij, pas betejës së Nishit, prapaskenat e përgatitjes, marrëveshjet e bëra, qoftë me faktorin e jashtëm, siç ishin hungarezët e Huniadit, të cilët ishin forca kryesore në atë front luftimesh kundër Perandorisë Osmane, qoftë me atë të brendshëm, siç ishin princër dhe ushtarakë të shumtë shqiptarë, duke filluar nga Hamza Kastrioti, e deri te Lekë Dukagjini, tashti i mësojmë ndryshe, edhe nga ato që ka thënë Marin Barleti. Sepse këtu janë shpaluar, mbi bazë faktesh dhe të dhënash nga shumë burime arkivore historike dhe publicistike, se ç’rrugë është ndjekur për t’u realizuar ardhja e tij në atdhe, pa pasoja dhe pa pengesa.
Nga ky moment e tutje, deri në vitin 1468, që është viti i vdekjes së kryetrimit tonë, i cili për njëzet e pesë vjet u bëri ballë gjithë atyre mësymjeve dhe tërë asaj hordhie ushtarake osmane, janë shqyrtuar me radhë të gjithë vitet e ekzistencës së qëndresës shqiptare, jo vetëm për ta dëshmuar praninë e tyre në këto hapësira, por edhe për faktorizimin e tyre në planin evropian të asaj kohe. Ngase ndryshe, si do të ishte e mundur që një princ shqiptar, i kthyer në pronat e të atit, të bëhej kryqtari më i rëndësishëm i asaj kohe. Mirëpo, në anën tjetër ky princ shqiptar, kishte arritur të organizonte një ushtri të mirëfilltë kundër forcave pushtuese osmane, por edhe kishte arritur, përveç të tjerash, të krijojë edhe Besëlidhjen e madhe në mes principatave shqiptare, pra i cili kishte vënë themelet e një shteti arbëror, thuajse i barasvlershëm me organizimin shtetëror të asaj kohe në gjithë Evropën.
Rëniet dhe ngritjet kishin qenë të shumta dhe të mëdha, jo vetëm në jetën personale të kryetrimit shqiptar, por edhe në jetën historike të vendit. Ndoshta për historinë 25 vjet qëndrese dhe luftërash të pandërprera nuk janë shumë, por për një vend që ishte në zgrip të ekzistencës fizike, këto 25 vjet ishin më shumë se shekuj. Të gjitha këto rënie dhe ngritje janë trajtuar me shumë kujdes, me shumë akribi në gjithë shtrirjen e ngjarjeve nëpër vite, që nga vitit 1443 e deri në vitin 1468, nga autori Virgjil Kule. Prandaj, vepra e tij, Gjergj Kastriotit Skënderbeu-Kryqtari i fundit, është specifike edhe në planin e organizimit të lëndës për këtë vepër, siç është specifike edhe për rishqyrtimin e shumë fakteve historike, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga ata vendor, duke filluar nga Marin Barleti, Frang Bardhi e deri te autorët tanë të Rilindjes Kombëtare, që e shndërruan figurën e tij, në prijësin legjendar të shqiptarëve.
Me këtë rast, le të më lejohet të sjellë edhe një fakt përfundimtar, për madhështinë e projektit të Skënderbeut, jo vetëm lidhur me mbrojtjen e lirisë së vendit të tij, por edhe të pengimit të depërtimit të Perandorisë Osmane në hapësirat evropiane, si dhe me mundësinë e marrëveshjes me Vatikanin lidhur me organizimin e ndonjë kryqëzate, së cilës do t’i printe kryetrimi ynë, gjë që dëshmohet edhe përmes ndihmës që Papa Pali II-të, ia kishte dërguar si lloj ndihme. Në vitin 1467, pak ditë para vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndebeut, Pali II-të ia kishte dërguar 1. 100 dukat, fonde që duheshin kuptuar edhe si një vazhdimësi e realizimit të projekteve të kryetrimit tonë me bashkësinë evropiane të kohës.
Atëherë, po trokiste Viti i Ri 1468. Projekti i Skënderbeut kishte përsëri shanse të vazhdonte aty ku kishte ngecur, por me lëvizje politike që vetëm mendja e tij gjeniale mund t’i përpunonte në përputhje me situatat. Cilat mund të ishin ato? Përgjigjet mund të dalin vetëm nga një kuis interaktiv historik nga ata që, duke paraqitur rrethanat konkrete, u kërkojnë historianëve të japin variante mbi mënyrën se si mund të kishin vepruar figurat madhore politike të kohërave, në rast se vdekja e papritur nuk do t’i largonte nga kjo botë.
Një përmbyllje e këtillë e një vepre madhore, si kjo e intelektualit të mirënjohur, z. Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit, mund të jetë e lejueshme vetëm për ato dije që kanë pretendimin se kanë shtjerrë përgjithësisht gjithë burimet, publike dhe arkivore lidhur me jetën, luftërat, bëmat, vendin dhe gjeninë politike të Kryetrimit të shqiptarëve.
Përfundim
Autori i veprës Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit, me veprën e tij ka hapur shumë dilema. Dilema të natyrës historike, se a mund të argumentohen të gjitha veprimet e tij politike dhe ushtarake me burime arkivore të besueshme. Dilema politike, se a ishte koherent projekti i tij, pra a përputhej pa ngërçe historia e veprimit të tij me historinë e veprimit të tij politik e ushtarak, po ashtu të vërtetuar nga burimet historike.
Qoftë edhe vetëm për trajtimin dhe shqyrtimin e këtyre dilemave, që e përshkojnë fund e krye këtë vepër madhore të autorit Virgjil Kule, ajo, vepra pra, hap rrugë për këndvështrime të ndryshme, për lexime të ndryshme, si dhe për qasje e komentime të ndryshme. Kjo veti e veprave shkencore, kanë thënë të gjithë të diturit, është mirë për jetën e veprës.
Vepra e intelektualit të madh, z. Virgjil Kule e ka këtë cilësi.

Filed Under: Kulture Tagged With: Kryqtari i fundit, Nusret, Pllana, Skenderbeu, Virgjil Kule

Skenderbeu dhe frymëzimi hyjnor i Rembrandit në penën e studiuesve italianë

July 6, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Këto shënime të shkurtëra të Vincenza Musardo Talò për librin: Skëderbeg një hero modern”, të autorit Gennaro Francione, editor C. D’Agostino, Roma 2003, shkruan:Në rrethin e studimeve të mia për Shqipërinë lashtë dhe Giorgio Castriota Skenderbeu, unë gjithmonë e pëlqej zërin e atyre, që kanë qenë në gjendje të kuptojnë pamjen komplekse dhe e jashtëzakonshme të një njeriu që e ka bërë vendin dhe idealet e fesë e shpatës së tij dhe e zemrës së tij ,por unë nuk e kisha studiuar ende këtë vëllim të shquar të nënshkruar nga Gennaro Francione, “gjyqtarit-shkrimtar,” të cilit tashmë i njohur sigurisht nuk ka nevojë për hyrje.
2.
Më tej Vincenza Musardo Talò thotë:Ndërkohë, titulli i librit më duket interesante shpjegohet – me intuitë të hollë dhe të mprehtë – dy pasardhësit e drejtpërdrejtë të Castriotëve , dhe Giulio Alessandro Castriota Skenderbeu së Shqipërisë, e cila, që në hyrje të tyre, reflektojnë në “modernitetin” e tyre fisnik . Modernizmi që është e ligjshme për të paktën tre karakteristika thelbësore: “Vizioni i saj unifikuar të shtetit, si rezultat i kalimit para kohe të partikularizmit feudal, ekstreme dhe duke fituar luftën e tij për ruajtjen e vetëvendosjes dhe sovranitetit territorial “dhe më në fund, figura me shkëlqim të asaj teoremë të paqes vëllazërore midis popujve dhe qytetërimeve, siç është përcaktuar nga fjalët në kohen e vdekjes së Skenderbeu, kur thotë me tonin e një profeti: “Ne nuk do të arrijmë dot një paqe të drejtë ku myslimanët, të krishterët dhe pasuesit e çdo riti tjetër të heqë dorë nga përdorimi i dhunës, për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje në fund? “.
3.
Në analizën e librit Vincenza Musardo Talò shkruan: Për atë që ka të bëjë me sistemin strukturor të vëllimit të Gennaro Francione, kjo mbështetet në një dizajn të ngurtë dhe të zhytur në mendime, për fat të mirë mbështetur nga doviziose dhe arkivit të suksesshëm zbulimi. Flukset e transmetuar pothuajse si komplot të një romani, të ndarë në tre seksione:
– E para, Skenderbeu.Tregime të përmbledhura për shqiponjën, përfshijnë tetë kapituj.
– E dyta ofron një ekspozitë të suksesshëm të katër kapitujve.
– E treta, shkalla e Skënderbeut, është një dramë pëlhurë surreal të stilit urban është ndërthurje shumë e pasur e ngjarjeve dhe karaktere.
Dhe, së pari, unë do të ndalem në pjesën e tretë të punës së Francione, ndër të tjera, vlerësuar si dramaturg, jo vetëm në tokën kombëtare.
4.
Duke u bazuar në të dhënat e Ëikipedia,autori i këtij shkrimi thotë: Drama e tij, e shkalla e Scannerebecco hapet me një prolog, ku fuqia krijuese e autorit hedh lexuesin në një cështje interesante dhe emblematike e figurave vokale që jetojnë apo kanë vdekur, të cilët lëvizin në vende shqetësuese të një varrezë të lashtë, në kohë magjike dhe misterioze të natës, e cila zbehet në ditën e shenjtë të Candlemas. Më pas, u duke e mbështetur këtu, është pamja e Skënderbeut, i cili vjen nga kohët të tjera. Heroi tregon fantazmë dhe i zbehtë, por krenar dhe mbretëror duke, pritur-përjetim të ngjarjeve, dhe rindërton epiken legjendare të shqiptarëve, kur ai ishte ende gjallë.
5.
Vincenza Musardo Talò hidhet tek analiza e librit.Ngjarjet, të gjitha me mjeshtëri dhe të rindërtuar bukur, të cilat rrotullohen duke u pasur dymbëdhjetë skena pasuese duke kulminuar në atmosferë me ajër të rralluar të një epilogu, në gjendje për të lëvizur lexuesi mes realitetit dhe vizionit, ndërsa në shpinë të Skënderbeut në fushën e të vdekurve, heronj në parajsë.”Mite të paraardhësve, ritualet, etnike, ingranazhet e luftës, gjaqe,dashuria, himne dhe këngë patriotike, këto janë karaktere të dramës. Kjo mund të duket e çuditshme për shumicën e njerëzve, nëse keni lexuar një libër, duke filluar me pjesën e fundit në vend të kësaj kjo më bind mua se kjo është rruga, që qasjet më të mira dhe prezanton lexuesin me dijeninë e njeriut hero dhe të kuptuarit e figurës mitike të udhëheqësit, princit-shqiptarë. Pas kthimit, më në fund, në pjesën e parë të librit, në tetë kapituj të gjerë, me një përdorim mendjemprehtë të dokumenteve dhe citateve, dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që panë marrjen e historisë së Castriotëve , kur ai është marrë peng nga gjykata turke, ishte ende një fëmijë, deri ditën e vdekjes së tij.
Asgjë nuk është e fshehur: dashuri e sinqertë, që Sulltani tregoi për të burgosur e rinj dhe premtues, inteligjencën e tij akute dhe vlerën e kulturës së saj (George( Gjergj fliste pesë gjuhë), i cili së bashku me ekspertizën ushtarake, i dha atij emrin e Scander- bej (Prince Allesandro), me një aluzion të qartë të mbretit të lashtë maqedonas. Dhe përsëri, në rrëshqitje te faktet në lidhje me vendimin e guximshëm për Nishin, duke e lënë komandën e ushtrisë së Gjysmëhënës dhe të shkoj për të liruar Krujen e tij,duke bërë lidhje diplomatike në Lezhë, Shqipëri që shpërthyen në partikularizmin feudal dhe për herë të parë të bashkuar, tërë princat feudale të vendit, të shqiponjave, jo se gjenerali ishte i dashuri, i heshtur për popullin e tij të përulur, një turmë prej pastorëve të vështirë, kur ai vendosi për të shtuar në përkrenare e tij, jo Stema e prejardhjen e tij aristokratike, por paraqitja e një dhie, si të gjithë të tjerët pashë midis kullotat e gjelbëra të shkëmbinjëve të pjerrtë të Matit.
6.
Për shqiptarët njihen faktet dhe luftimet që ndërmori Skenderbeu.Por faqet më të forta janë ato që gjurmë beteje, shumë heroike që poshtërojnë krenarinë e Muratit dhe pastaj të birit të tij Mehemed II, e që epike legjendare, e cila tani e ka stolisur personin e Skënderbeut, thotë me tutje autori i këtij shkrimi.
Dhe pastaj, përsëri, autori ndjek fatlum me një dorë të sigurt dhe të ndërlikuar rrjetin e marrëdhënieve, që Skënderbeu ishte në gjendje për të endur me mbretine Aragonese, Alfonso V dhe djali i tij Ferdinand, me papët e Romës, Venedikut, Milanos dhe vende të të tjera të mëdha të Ballkanit. Një rrje,t që solli përfitime reciproke dhe e bëri Shqipërinë në atë kohë i vetmi shtet, i aftë për të siguruar një rezistencë graniti për turqit, të cilëve taktikat e luftës dhe një ushtri më të madhe se (dhe në numër të njerëzve dhe të pajisjeve të ushtrisë) kurrë nuk arriti të mposhtë shqiptarët ose për të arritur brigjet e Adriatikut, për të sulmuar Perëndimin e krishterë. Gjithashtu në këtë pjesë të parë të punës së Francione, do të doja të theksoj se lexuesi është njohur me fisnikërit e shumë që jetonin në Shqipërin e shekullit të pesëmbëdhjetë, apo kapedan, familjet aristokrate, shpesh në luftë me njëri-tjetrin dhe se pas bërjes së Lidhjes së Lezhës, më në fund u kthye në paqe, e aleate fide të Skënderbeut dhe u bashkuan së bashku me kontratat e martesës, e cila i përforcojë marrëveshjet. I njëjtë Castriotë merr për grua një bijë të pasur dhe të fuqishëm të Aranitit, Donikën e bukur, me të cilën ai kishte djalin e tij të vetëm, Gjonin.
7.
Duke lexuar këtë pjesë, Shqipëria duket më afër dhe historinë e saj më të pasur dhe më interesante, thekson autori. Dhe kështu, në fytyrën epike,të Skënderbeut pothuajse të vetmuar, ata i drejtohen emrat e burrave dhe grave të tjera që kanë ndihmuar për të promovuar historinë e lavdishme të Shqipërisë në atë kohë.Pjesa e dytë e punës, megjithatë, gjejmë gjurmë fenomenin e dhimbshëm të trans, një fenomen në të cilën Arberia lindjes – marrëdhënia e humbura dhe atdheun e shqiptarëve në mërgim,që u arratisën nga Shqipëria pas rënies së Krujës (1478). Këto faqe janë intensive, që hedhin dritë mbi origjinën dhe konsolidimin e mitit të Skënderbeut, i cili u bë një simbol me banorët e shumë shtëpive shqiptare të Mbretërisë së Napolit.
Himnet e Heroi, valle e Skënderbeut, një ritual ndjellëse i pasur etnik (të tilla si Vallje apo rituale e të vdekurve të kthyerve) dhe vetëm ndonjëherë të shihni në qendër figurën e princit shqiptar, ndërkohë riafirmojnë – në zemër të popullit të këtij kantoni të ri të Shqipërisë, në anën tjetër të Adriatikut – kujtesës këmbëngulës dhe dashurisë për kulturën .E megjithatë, të duket pothuajse e re për ne faqet Ëest, ku Francione përshkruan Kanunin e ngurtë, kodin për të jetuar me rregullat e shenjta, në të cilat, vlerësohet mbi të gjitha: nderi, besa, fjala, ‘mikpritja dhe familja, për çdo epirot, duket të jetë me vlerë më shumë se vetë jeta.
Shkrimi, nga regjistrat e shprehjes nga më të ndryshme, ajo është gjithmonë e sheshtë dhe e qetë, ende në gjendje të ofrojnë momente të përfshirjes intime në përrallë, duke çuar lexuesit në shumë fushëbeteja, të cilat vijnë të gjalla si me magji të britmës së lirisë dhe të Skënderbeut,ku turqit janë të lëkundur në sytë e shpatës së tij të ngritur lartë.Dhe pastaj, këtu dhe atje, pikëpamjet e reja të Shqipërisë mesjetare që vuajnë, skica të pabotuara të gjykatës të rafinuar, të sulltanëve, të Adrianopojës dhe humanistes e mbretërve të Aragonit, miqtë e Shqipërisë. Ndërkohë, në sfond të transmetimit, në një afresk të kujdesshme historik, është mishëruar shenje të një kulturë të lashtë, të cilat ne e dimë që të jetë shqiptare, bijë e qytetërimit të ndritshëm ilirë.
8.
Duke e përfunduar këtë shkrim të vitit 2005, të cilën autori e ka shoqëruar me punime pikture të heroit tonë kombëtar nga Guiseppe Pichierri për botimin e këtij libri,autori thekson, ia vlen që të uroj dhe për këtë shkak autorin për trajtimin e guximshme dhe dhuratë të çmuar të një subjekti pak të njohur për ne perëndimorët, ndërkohë, sot, me aq shumë shpresë, “Toka e Shqiponjave troket në derën e Bashkimit Evropian. “Në analizën e fundit, nuk shkon pa u përmendur format të bukura redaktuese të vëllimit, në të cilin është mbuluar e stolisur me një portret të rrallë dhe të vlefshme të Heroit të Shqipërisë, i atribuohet edhe për frymëzimin hyjnor të Rembrandt ,por vjedhur pa fat në vitin 1992.

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe frymëzimi hyjnor i, Gezim Llojdia, në penën e, Rembrandit, Skenderbeu, studiuesve italianë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT