Nga Skifter Këlliçi
Boston, SHBA
Megjithëse i shkëputur që nga viti 1999 nga kamera dhe mikrofoni sportiv i TVSH-së, pas 40 vitesh veprimtarie, pasioni që në fëmijëri për këtë lloj gazetarie sortive, më shtyn të ndjek vazhdimisht komentatorë sportivë shqiptarë dhe tëhuaj gjatë zhvillimet të ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të fubollit. Kam ndjekur gjithashtu me vemendje edhe komentatoë sportivë kosovarë, ndonëse nuk i njoh me emra. Dhe vërej me kënaqësi se niveli i tyre profesional është i lartë. Por,duke qenë për shumë vjet edhe redaktor letrar në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor në Tiranë, në këtë shkrim do të ndalem në disa veretje gjuhësore që ata duhet t’i mënjanojnë. Ndër 36 shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe përfshihen edhe bashkëtingëlloret ‘l’ dhe’ll’. Ne shkruajmë dhe shqiptojmë qielli, llampa, dielli… pra përdorim gjatë shqiptimit të këtyre fjalëve edhe bashkëtingëlloren e mësiperme ‘ll’, ashtu si veprojmë në fjalët lumi, lepuri, liria… në të cilat përdorimim bashkëtingëlloren ‘l’.
Por ne disa gjuhë, kryesisht neolatine si për shembull italishtja, bashkëtingëllorja ‘ll’ shkruhet, por shqiptohet ‘l’. Kjo ndodh sidomos e mbiemrat e njerëzve dhe në rastin tonë të futbolistëve.
Po rendis disa shembuj:
Shkruhet: Pellegrini, Martinelli, Galli, por bashkëtingëllorja ‘ll’ gjatë shqiptimit kthehet ne’l’, pra: Pelegrini, Martineli, Gali.
Mirëpo komentatorët e kanaleve televizive të Kosovës gjatë komentimit të ndeshjeve të futbollit nuk veprojnë kështu. Ata në emrat e mësipërm, ose të ngjashëm me ta, ruajnë ‘ll’-në. Madje, kjo ndodh edhe kur në emrin e nje futbollisti,ku krahas ‘ll’-së ndodhet bashkëtingëllorja ‘l’. P.sh. në italisht shkruhet ‘Locatelli’ dhe duhet shqiptuar ‘Lokateli’. Mirëo komentatorët kosovare këtë emër e shqiptojnë ‘Llokatelli’. Pra, edhe bashkëtingëlloren ‘l’, në fillim të emrit e kthejnë në në ‘ll’. Dhe të mendosh se emri i këtij futbollisti të ‘Juventusit’ të Torinos shqiptohet në këtë mënyrë gjatë tërë në ndeshjes, siç ka ndodhur në ndeshjet që ‘Juventusi’, ka zhvilluar ditët e fundit.
Kalojmë më tutje: nuk e kuptoj se përse po këta komentatorë emrin e qytetit ‘Milano’ dhe njerës prej skuadrave të saj ‘Milan’ i shqiptojnë ‘Millano’ dhe ‘Millan’.
Nendialekti kosovar është element shumë i rëndësishëm i gjuhës shqipe me veçoritë e veta fonetike që dihen. Por, sidoqoftë, komentatorët e mësipërm që respektojnë normat e drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit të gjuhës shqipe, të vendosura në vitin 1972, nuk duhet të bien në këtë gabim, pra nuk duhët ta zëvendësojnë gabimisht bashkëtingëlloren ‘l’ me ‘ll’, aq më shumë kur po gjëtë komenteve televizive nuk shqiptojnë ‘Lliga e kampionëve’, por ‘Liga e…n, siç shqiptojnë ‘skuadra italiane’ dhe jo ‘skuadra italliane’, Italia dhe jo Itallia.
Ua bëj me dashamirësi këtë vërejtje kolegëve të mi komentatorë sportivë të kanaleve televizive në Kosovë, sepse komentimet e tyre nuk tingëllojnë mirë në përdorimin krejt pa vend të dukurisë së mësipërme.
Pra, ata duhet të shqiptojnë Milano dhe jo Millano, Milan dhe jo Millan e kështu dhe në raste të tjera si këto, e përsëris, në përputhje me normat e drejtshiqtimit të gjuhës shqipe.
Për të shkuar më tutje, ata nuk duhet të shqiptojnë ofenzivë, difenzivë, por ofensisë dhe difensivë, sepse edhe në gjuhë te tjera, p.sh. italisht ose frengjisht, prej të cilave janë huazuar në gjuhën shqipe, këto fjalë shkruhen dhe shqiptohen p.sh. në italisht – ofensiva, difensiva. Madje, si fjalë të huaja këto duhet të zëvendësohen me fjalët shqipe- sulm dhe mbrojtje. Gjithashtu, nuk duhet përdorur fjala intervenim, intervenoj, por ndërhyrje, ndërhyj, jo reprezentacion, por përfaqësuese, fjalë që janë huazuar nga serbokroatishtja.
Në mbyllje të këtij shkrimi, edhe një vërejtje për specialistët në studiot televizive, që disktutojnë rreth ndeshjeve. Eshtë për të ardhur keq që në përgjithësi, sidoqë vlerësimet e tyre nga ana sportive janë shumë profesionale, me përjashtime të rralla, asnjeri prej tyre nuk përdor gjuhën standarte. Dhe kjo nuk tingëllon mirë.