Mjacaj: I vrava unë, doja makinën, por mora një telefon që më pëlqeu/
Sokol Mjacaj eshte kapur nga forcat e nderhyrjes se shpejte, gjate nje kontrolli automjetesh, ne Grude te Re, 4 km larg Shkodres.
Ljami eshte konfirmuar nga News 24, e cila i eshte referuar burimeve policore te percjella ne radio gjate aksionit.
Ne aksionin per kapjen e Mjacajt ishte e angazhuar policia lokale dhe forcat RENEA.
Ne aksion kane marre pjese 350 forca policore.
Mjacaj: I vrava unë, doja makinën, por mora një telefon që më pëlqeu/
“Po, unë jam autori, e kam kryer i vetëm dhe pa bashkëpunëtorë. Qëllimi ishte të grabisja makinën. Kam hipur me zor në makinë. Në fshatin Lotaj i kam dalë para automjetit e u kam drejtuar armën, duke u bërë me shenjë të ndalojnë. Kanë ndaluar dhe me zor u kam hipur në makinë. Gjatë gjithë rrugës deri në Prekal i kam mbajt nën kërcënimin e armës. Aty u kam thënë të zbresin, por tentuan të më merrnin armën dhe i qëllova. Makinën nuk e mora pasi ra në greminë kur e qëllova shoferin gjatë ecjes. Kam marrë vetëm një telefon se mu duk shumë i mirë”, – u ka thënë hetuesve Mjacaj në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Sipas TCH, 20-vjeçari iu dorëzua rrethimit policor në ambientet e një shkolle në fshatin Grudë në Dukagjin rreth 48 orë pas krimit të shëmtuar në fshatin Prekal të Dukagjnit, ku u vranë dy turistë çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova. Operacioni i së dielës ka qenë një ndër aksionet më masive të policisë në Shkodër, ku në terren ishin rreth 300 forca policie të Komisariatit , Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s dhe katër autoblinda që mbështetëshin me dy helikopterë të policisë.
Historia e të akuzuarit për vrasjen e dy turistëve çek/
Në shtator të 2010, Sokol Mjacaj është arrestuar nga Policia e Shkodrës për përfshirjen e tij në vrasjen e 13 vjeçarit, Agim Lera.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjollë të komunës Shalë dhe në masakrimin e fëmijës ishin përfshirë edhe dy vëllezërit, Besnik dhe Edmond Kodra.
Në gjykatën e shkallës së parë Besnik Kodra është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg, për veprën penale te vrasjes në bashkëpunim, raporton Shqip.
Çështja më pas i kaloi Gjykatës së Apelit, Shkodër.
Gjatë seancave në shkallën e parë Sokol Mjacaj ka qenë personi që ka dëshmuar në lidhje me vendndodhjen e trupit te pajetë të 13vjeçarit në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së Ndërshejit.
Mjacaj gjithashtu ka dhënë detaje edhe për mënyrën se si dy vëllezërit Kodra kanë kryer vrasjen makabër, duke torturuar dhe keqtrajtuar 13 vjeçarin Lera deri sa i kanë shkaktuar vdekjen.
Sipas Mjacajt, dy vëllezërit Kodra e kanë përplasur disa herë në gurë dhe në fund e kanë asfiksuar deri sa i mituri ka ndërruar jetë në mënyrën më çnjerëzore.
Ndërkohë, gjatë gjithë seancave gjyqësore Besnik dhe Edmond Kodra kanë mohuar akuzën e vrasjes, duke deklaruar se Mjacaj është duke i implikuar padrejtësisht në këtë krim të rëndë.Nga ana tjetër Sokol Mjacaj gjatë seancave gjyqësore kishte ndryshuar mbi 7 herë dëshminë në lidhje me ngjarjen e rëndë.Për përfshirjen e tij në vrasjen e 13vjeçarit, i riu ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vjet burg dhe doli vetëm përpara një muaji.