*Përgjimi italian: Saimir Tahiri në gojën e Moisi Habilajt, Rama: sa më shpejt e vërteta/
*Mediat italiane: si ra në grackë Habilaj dhe lidhjet e tij me zyrtarë të lartë/
BASHA-Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.
Eshte trondite skena politike shqiptare. Opozites i ka ardhe Lepuri ne shteg; akuzat e saj per Saimii Tahirin dhe lidhjet e tij me Habilajt-klan kriminal(Saimiri deklaroi se eshte kusheri i 10-te, ndersa vellai i Moisi Habillait, tha se jemi kusherinj te gjashte. Opozita nuk mund ta linte ne heshtje kete rast te arte.Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar dosjen e plotë të drejtësisë italiane për ҫështjen, Habilaj-Tahiri.Dosja, siç shkroi shtypi, është me një volum prej 400 faqesh.Moisi Habilaj, është arrestuar një ditë më parë nga policia italiane, dhe opozita ka deklaruar se ai ka lidhje gjaku me ish-ministrin Saimir Tahiri, dhe ka kërkuar nga Rama arrestimin e Tahirit.
Po fare tha Basha ne Konference Shtypi?
Kam thirrur këtë konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit pasi Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike, përsa i përket krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjeve të këtij krimi me qeveritarët e sotëm.Dje, pas muajsh dhe vite pune, policia italiane arrestoi Moisi Habilajn, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.Moisi Habilaj njihet po kështu si kushëriri i Saimir Tahirit, për 4 vite Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.
4 vite me radhë, Partia Demokratike ka denoncuar mbi 1 mijë e 400 herë lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun përmes bandës së Habilajve. Mbi 1 mijë e 400 herë Edi Rama e ka marrë në mbrotje Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarë hapat politikë dhe ligjorë, edhe atëhere kur lidhja e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve u provua, siç ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, i cili denoncoi se banda e Habilajve përdorte mes të tjerave automjetin personal të Saimir Tahirit, audin e famshëm, taksinë e drogës me imunitet ministror.
Prej 24 orësh, Edi Rama hesht.
Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.
Partnerët strategjikë prej vitesh e prej muajsh i kanë vënë Edi Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë jo vetëm lidhjen por rolin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.
Edi Rama ka refuzuar të ndërmarrë çdo lloj veprimi. Përkundrazi, e ka mbrojtur Ministrin e tij të Brendshëm dhe, në qeverisjen e tij të dytë, e ka graduar koordinator kombëtar për bashkëqeverisje me qytetartët.
Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrotjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh ato janë në dispozicion të Edi Ramës.
Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama ti vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?
Natyrisht nuk pres përgjigje prej Edi Ramës.
Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite edhe pse e ka ditur se, ai, është protektor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar.
Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës.
Sot, jo vetëm Shqipëria, apo Italia por Europa dhe gjithë bota kanë përpara “corpus delicti”, faktet e pakundërshtueshëm të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me botën e errët dhe narkobandave shqiptare.
Jemi përpara vendimeve të rëndësishme.
Shqiptarët kanë dy rrugë;
Të ulin kokën e të pranojnë realitetin malinj që iu imponohet çdo ditë në rrugët e sheshet e qyteteve tona nga bandat që përdorin kallashët dhe tritolët për të larë hesapet me njëri-tjetrit, pavarësisht prej numrit të viktimave të pafajshme, dhe të fëmijëve që ndodhen në këto rruge, në këto sheshe të qyteteve dhe fshatrave tona, të pranojnë se ekonomia shqiptare e bashkë me ta edhe shqiptarët si krah pune të shndërrohen skllevër dhe burime përfitimi për bandat e narkotrafikut dhe qeveritarët e lidhur me ta, ose, së bashku të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë legjitime për të mos u qeverisur as nga bandat, as nga ministrat, as nga kryeministri i bërë njësh me ta.
Eshtë ora e vendimeve të mëdha.
Por sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.
Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim.
Nga ana e Tij Rama po jep shenja se do ta shese koken e Tahirit. Ne reagimin e tij, Rama shkroi ne statusin e tij:
RAMA- DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet. Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!
Po te vertent ka kerkuar edhe Tahiri, i cili e ka pranuar se gafa me e madhe e tij, ishte shitja e makines Habilajt. Por ka pase edhe nje veprim simbolik nag Kryeprokurori LLalla, i cili ia ka mbylle deren Tahirit, kur ky i ka kerkuar takim.