• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Refleksion mbi letrën e të birit të diktatorit!

June 29, 2020 by dgreca

Shkruan:ALMA LIÇO/

Shoku Hoxha! .. (nuk mund t´ju drejtohem me “Zoti”, pasi do të sfidoja prejardhjen tuaj)!

Lexova letrën tënde publike drejtuar kryeministrit të shtetit shqiptar, si dhe disa përfaqësive diplomatike. Për të shmangur çdo keqkuptim, që në fillim dua të qartësoj bindjen time, që në një shtet ligjor qytetarët duhet të respektohen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë. Por Kryeministri të cilit i drejtohesh ti shok, ështëpinjoll i Bllokut qëme aq zell ndërtoiyt atë. Ai ështëgjithashtu dhe drejtues/pasues i partisëqë në mënyrë barbare dhe mizoreai, babai yt, me dorë të hekurt drejtoi, dhe si i tillë ai nuk mundet të sillet e veprojësi kryeministër i një shteti demokratik, ku ligjet respektohen dhe zbatohen.

Nëse shqetësimi që ngre në letrën tënde, do të ishte ai i një qytetari të thjeshtë, do ta kuptoja dhe mbështesja atë me gjithë shpirt. Por nuk mundem ta mirëkuptoj atë, kur ky shqetësim vjen nga ty, dhe aq më pak ta mbështes. Sepse ti prezantohesh mearrogancëdhe krenari,  jo si një qytetar i thjeshtë, por si i biri i atij krimineli. Krejt indiferent dhe i pandjeshëm për dhimbjen që shkakton tek viktimat trashëgimia e tij përçarëse dhe makabre.

A e di ti shok, (që nuk mundem tëtë kem shok) se sa qindra-mijëra familje patriotësh shqiptarë tërhoqi zvarrëdhe flaku babai yt nga shtëpitë e ndërtuara me djersën e ballit, duke sekuestruar e grabitur gjithçka ata kishin?

A e  di ti shok (që nuk mundem tëtë kem shok) se pasi i nxirrte në rrugë ata të pafajshëm, i degdiste ose nëpër burgje, ose në internim, ku duhej të vuanin brez pas brezi persekucionin, së bashku edhe me fëmijët e djepit?

A e di ti shok, (që nuk mundem tëtë kem shok) se pikërisht në vilat dhe shtëpitë e atij Blloku, të grabitura prej prindërve të tu dhe shpurës së tyre, një familje pasi e nxorrën me dhunë nga banesa, e detyruan të merrte me vete në internim kufomën e të birit 16- vjeçar, i cili sapo kishte ndërruar jetë?  Nuk i dhanë kohë as ta varrosnin, sepse ajo shtëpi duhej urgjentisht të vihej në dispozicion tëfamiljes sënjësigurimsi, i cili ishte ngarkuar të ruante familjen tënde nga “armiqtë”e partisë?

A e di ti shok (që nuk mundem tëtë kem shok) sa të pafajshëm, fëmijë dhe të moshuar , por dhe burra e gra humbën jetën në kampet e çfarosjes?…

Nuk i di, dhe as të intereson t´i dish. Ti nuk e ke një ndjeshmëri të tillë. Madje krenohesh me mizoritë e prindërve të tu, që masakruan, përçudnuan dhe ç´denatyruan një popull të tërë, aq më pak të shprehësh pendesë apo ndjesë për gjithë krimet që ata kryen.

Përmend disa herë se veprimet e IKMT-sëjanë fashiste. Më shumë se fashiste, kam bindjen se ato janë veprime dhe metoda enveriste. Po, po, janë enveriste. Mendoj se shembujt që kam përmendur më sipër janë mësetë mjaftueshme për të mbështetur këtëgjykim. Ishte pikërisht babai yt ai që i flakte e degdiste familjet, duke dhunuar edhe të drejtat më minimale njerëzore.

Që të kishe të drejtën morale e të pretendoje të merreshe në konsideratë, minimalisht duhej tëkërkoje ndjesë për mijëra viktima që u masakruan gjatërregjimit diktatorial që ati yt barbar ngriti dhe drejtoi me aq zell. Madje duhej ta kishe bërëshumë, shumë vite më parë, ti dhe të ngjashmit e tu.

Por ti nuk mundesh të ndjesh keqardhje, aq më pak të kërkosh ndjesë.  As dje, as sot, as kurrë. Për fat të keq, në këtë vend nuk u bë kurrë drejtësi dhe të dënohej periudha terroriste në të cilën mbijetuam, përgjegjës kryesor për të cilën janë prindërit e tu dhe regjimi diktatorial që ata ndërtuan.

Ajo qëtë ndodhi ty, është rezultat i asaj trashëgimie qëata me aq zell lanë pas. Pikërisht për këtëarsye je i destinuar të përballesh dhe të vuash pasojat. Vjen një ditë qëDrejtësia e munguar nuk kursen askënd. I ndëshkon te gjithë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alma Lico, Letra e birit, Reflektime, te diktatorit

Tiranë: Përkujtohet rrëzimi i monumentit të diktatorit Hoxha

February 20, 2018 by dgreca

u3_shtatorja-1-300x270

Nga Ilirian Agolli/VOA/

1 elez

Veprimtarë e protagonistë të ngjarjeve të viteve 90, historianë e politikanë morën sot pjesë në një konferencë mbi 27 vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Ish-presidenti i Republikës, Sali Berisha, tha në konferencën e organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, se rrëzimi i monumentit ishte ngjarja më kulmore e fundit të diktaturës.

Ai tha se diktatura komuniste e Ramiz Alisë vrau dhe burgosi shqiptarët deri ditën e fundit.

“Diktatura e dytë ishte ajo e mjerimit e ndërtuar qëllimisht nga diktatori Enver Hoxha, por diktatura e tretë ishte kulti i individit. Sot është jashtë imagjinate ajo periudhë e errët” – tha zoti Berisha.

Ai tha se kulti i Enver Hoxhës ishte qëllimi kryesor i lëvizjes antikomuniste, ndaj mjediset universitare u kërkua të zbrazeshin nga bustet dhe fotot e diktatorit.

“Lëvizja studentore u mbështet nga sindikatat dhe qytetarët. Atë ditë Ramiz Alia dha urdhër në një mbledhje ushtarake që të qëllohej mbi protestuesit. Kjo është e vërteta, që urdhëri u dha, por mbetet në meritën e atyre që nuk qëlluan mbi qytetarët” – tha zoti Berisha.

Ai tha se Neritan Ceka shmangu një gjakderdhje, kur bindi protestuesit, që të mos shkonin drejt Bllokut të zbrazur të udhëheqjes komuniste.

Qytetarët ishin të vendosur të rrëzonin kultin e diktatorit Enver Hoxha dhe e arritën këtë, tha ai.

Diplomati dhe publicisti Besnik Mustafaj solli detaje nga 20 shkurti 1991, dita kur mijëra qytetarë u bashkuan në sheshin Skënderbej dhe rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha.

“Zyra ime e gazetarit ishte shumë pranë sheshit dhe kjo më ndihmoi të raportoja shpejt një ngjarje mjaft të rëndësishme” – tha zoti Mustafaj, dikur bashkëpunëtor i agjencisë AFP.

Ai tha se atë ditë gjithë Qyteti Studenti ishte në shtetrrethim dhe mijëra ushtarë e oficerë kontrollonin hapësirat në kryeqytet.

“Ishte frikë e madhe dhe po aty ishte trimëri e madhe dhe njerëzit e vranë frikën, ndërsa lajmi e tejkaloi izolimin e Shqipërisë” – tha zoti Mustafaj.

Më tej e mori fjalën drejtori i “Zërit të Amerikës” për divizionin e Euro-Azisë, dr.Elez Biberaj. Ai kujtoi një mori detajesh nga mbulimi i atyre ngjarjeve të rëndësishme kur drejtonte radion “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe. Zoti Biberaj ritransmetoi në sallë me zëra disa pjesë nga intervistat e transmetuara nga “Zëri i Amerikës” me personalitete të kohës si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Sali Berisha, Napoleon Roshi dhe studentëve drejtues të grevës së urisë si Arben Lika dhe studente e qytetare të thjeshta.

Radio “Zëri i Amerikës” ishte e vetmja media e rëndësishme ndërkombëtare, që mbuloi nga afër lëvizjen demokratike studentore në kapërcim të viteve 1990-1991, dhe ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve me një mori lajmesh dhe intervistash me protagonistët e zhvillimeve.

Ismail Kadare tha në intervistën për “Zërin e Amerikës” atë ditë: “I bëj thirrje Presidentit Ramiz Alia që të mos dëgjojë këshilltarët e tij të këqij, por të dëgjojë zërin e studentëve shqiptarë. Ata e duan Shqipërinë më shumë se këshilltarët e keqij. Në qoftë se Presidenti Ramiz Alia dëshiron që bota përparimtare ta përkrahë aksionin e tij të pajtimit kombëtar e të demokracisë, në qoftë se ai e dëshiron më të vërtetë këtë pajtim, e unë shpresoj se është kështu, ai duhet të mbledhë mendjen njëherë e përgjithmonë se përpara interesave të Shqipërisë e të shqiptarëve s’mund të qëndrojë asgjë dhe askush, asnjë doktrinë, asnjë emër, asnjë parti, e asnjë shef partie. Shpresoj shumë që zëri i arsyes të dëgjohet në Shqipëri”.

Studiuesi Elez Biberaj theksoi se sot “27 vjet pas rrëzimit të monumentit të Hoxhës, shqiptarët ende nuk e kanë lënë pas të kaluarën e tyre të errët komuniste dhe ende nuk i kanë kapërcyer traumat që la pas regjimi i Enver Hoxhës. Paaftësia për të arritur në një konsensus për trashëgiminë e Hoxhës ka prodhuar konflikte të thella, polarizim të shoqërisë dhe debate të pafundme rreth kujtesës historike të Shqipërisë. Asnjë qeveri pas-komuniste nuk ka kërkuar falje për krimet e regjimit të Hoxhës” – tha zoti Biberaj.

Ai tha që megjithë natyrën shtypëse të regjimit të Hoxhës, shqiptarët kanë një qëndrim të paqartë rreth figurës së Hoxhës, vazhdojnë të jenë në konflikt për të dhe ndeshen me vështirësi kaq të mëdha për ta diskutuar pa pasion trashëgiminë e tij.

“Prirja mbizotëruese në vitin 1991, që dënonte krimet e së kaluarës komuniste të vendit, përgjithësisht është zëvendësuar nga një frymë alternative që nxjerr në pah rolin e Hoxhës gjatë luftës, vlerëson arritjet gjatë sundimit të tij, por pa dënuar me vendosmëri terrorin e ushtruar nga Hoxha dhe arrihet deri aty sa të vendosë në mënyrë të pamoralshme shenja të barazisë mes qëndrimeve komuniste dhe anti-komuniste” – tha zoti Biberaj.

Ai theksoi se kujtesa e krimeve të Hoxhës nuk është më pjesë e rëndësishme e debatit publik, se ajo është lënë mënjanë dhe se me ikjen e brezave të vjetër, ekziston rreziku që kjo kujtesë gradualisht të fshihet.

“Ndoshta kjo gjendje është pasqyrë e përpjekjeve të vështira të Shqipërisë drejt gjetjes së rrugës për një demokraci të konsoliduar dhe të qëndrueshme. Por shqiptarët dhe elitat e tyre kanë një përgjegjësi morale të përballen publikisht dhe të dënojnë çmenduritë e së kaluarës komuniste dhe të përpiqen të kapërcejnë traumat e lëna pas nga regjimi i Hoxhës. Është me rëndësi që kujtesa të mbijetojë, në mënyrë që aspekte të asaj periudhe të tmerrshme, të mos përsëriten kurrë më” – tha zoti Biberaj.

Filed Under: Histori Tagged With: rrezimi i monumentit, te diktatorit, Tirane

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT