• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IKJA E SHKRIMTARIT MERGIMTAR DHE PERJETESIA E KRIJIMTARISE

August 22, 2014 by dgreca

*Shaban Cakolli ike në atë botë, por veprat tua na mbetën të kujtojmë për jetë!/
Nga Asllan DIBRANI/
sha në vlugun e punëve të përditshme i molisur nga një vapë e asaj dite kur mësova për vdekjen e bashkëpunëtorit ,poetit dhe veprimtarit Shaban Cakollit. Me shumë pikëllim e përjetova humbjen e kësaj pene që vargësi shumë vargje poetike ,portrete dhe artikuj publicistik për atdheun , kulturën artin dhe sfidat e këtij populli. Vet ai gjithnjë i kishte në shënjestër kritike të metaltat në shoqërinë kosovare e ma gjerë. Urtësia , kultura ,bujaria dhe ndërtimi njerëzor i tij ishte i një rangu të lart.Vdekja e tij me theu shpirtërisht mua dhe krijuesit tjerë familjen dhe farefisin .Nga kjo humbje e mikut tim pa prit masë na i ndërpreu cingirrimat e telefonit, bisedat ,dhe kujtimet e së kaluarës edhe si bashkëvendës ne krijimtarinë e mëtutjeshme.
Nga kjo humbje dhe mungesë të tij nuk munda ndryshe ta ngushëlloj veten, pos ta përmbush këtë boshllëk për mes këtij artikulli me përkushtim, për te ndjerit Shanan Cakollin . Kujtimet do t’i filloj nga dita që u njohëm me rastin e themelimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” . Mik i dashur Shaban do të mbetesh përherë në zemrat tona , duke i kujtuar gjithmonë rrezet e dielli të mëngjesit në Gollakun tonë të shtrenjtë! Përmes bisedave kujtoj Gollakun e bukur aty ku linda edhe unë. Përmes teje i kujtoj krojet , rrugët me kalldrëme .Poezi e Shaban Cakollit kushtuar vendit të vet:
VENDI IM
Natë për natë shëtis
nëpër kozmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve
Përmes këtyre vargjeve tua e kujtoj cicërimën e zogjve , ylberin shume ngjyrësh , që i zbukuronte fushat dhe malet tona. I kujtoj bisedat për kulturën dhe zakonet tona. I kujtoj edhe vuajtjet e asaj ane nga barbaria serbe që u përpoqëm se bashku t’i vëmë te gjitha qe i përmenda në letër , andaj kam obligim instiktiv të përkujtoj për lexuesit edhe Malësinë e Gollakut, që linde edhe ti i madhi Shaban Cakolli. Malësinë e Gollakut për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – Krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatën ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për gllabërimin e kësaj ane shqiptare!Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë dhe instrumentistë popullor.
Nga këta krijues ishte edhe Shaban Cakolli ,njëri ndër të shkolluarit e parë që ndoqi arsimin edhe të lartin. Vendlindja e tij është fshati Krilevë që i rezistoj deri e fundit shpërnguljeve. Shtrihet po në atë pjesë të Gollakut (Gallapit)në rrethin e Dardanes ish (Kamenicë) dhe Prishtinë me pamje piktoreske dhe të bukura me rrugën gjarpërore që lidh fshatrat Strexoc, Gllogovicë ,Dabishec, Kremenatë ,Prapashticë , Keqekollë ,Grashticë, Makoc dhe Llukari qe përkufizohet me Prishtinën.
– Shaban Cakolli, lindur më 1958 në Krilevë. Mosha fëmijërore e gjeti të inkuadruar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte i pasionuar mbas letërsisë me çka edhe la gjurmë kudo që ishte.
Shkrimet nga Shaban Cakolli
Me shkrime vazhdoj të merret qysh në moshës fëmijërore duke shkruar për mësuesit ,nënën , bukuritë e natyrës , heronjtë dhe e mundonte gjithnjë pozicioni i shqiptarëve nën pushtimin serbo-sllav .Nga kjo gjendja jo e favorshme për të jetuar në Kosovë Shabani emigroj në Gjermani .
Në Gjermani edhe se u përpoq të ambientohet në një vend të zhvilluar kurrë se gjeti qetësinë e shpirtit , po gjithnjë e kishte në barrë, Kosovën dhe sfidat e saj për çlirim. Edhe shkrimet qe i kishte pasion te përhershëm i ndërlidhte me aktualitetin e saj . Shkruante poezi, prozë ,publicistikë dhe reportazhe . Shkrimet e tij janë botuar në gazeta, revista periodike dhe në portale informative për art, kulturë dhe politikë. Ka bashkëpunuar me gazetat: “Zëri i Kosovës”, “Bota Sot”, “[Rilindja (gazetë)|Rilindja”, “Emigranti”, “Kosova e Re” si dhe revistat “Zëri “, “Republika”, “Fjala e lirë”, “Rruga e jonë”, “Doruntina”, etj. Portalet në bashkëpunim ishin Zemra shqiptare ,Alb-Emigrant, Dielli , Tribuna shqiptare ,Filial,Revista Drini etj.
Një poezi nga Shaban Cakolli për poetin:
POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!…
(Elegji për poetin Shaban Cakollin nga Agim Gashi )
U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.
O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurrë su ndale për atdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriçoje.
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.
30.07.2014
Düren

Filed Under: ESSE Tagged With: asllan dibrani, ike në atë botë, per jete, por veprat tua na mbetën, Shaban Cakolli, te kujtojme

TË KUJTOJMË TË KALUARËN DHE TË SHOHIM TË SOTMEN

October 6, 2013 by dgreca

 

Shkruannga Tirana: Rasim Bebo/

Kanë kaluar njëzetetre vjet në këtë te quajtur demokraci, të ardhur nga lart, ku po zbatohet me përpikmëri platforma e Ramiz Alisë. Në Tetor te vitit 1989, Ramiz Alia në byronë politike lëshoi platformën e tij, cila është ndjekur me përpikmëri nga dy partitë kryesore PS dhe PD. Sot ne vigjiljen e ardhjes ne pushtet te PS-së, kur Çamëria është inekzistente për greket dhe kur në parlamentin shqiptar është emëruar nënkryetar Vangjel Dule, i cili përfaqëson një shifër të popullsisë prej 0.87 %, lihen mënjanë të papërfillur deputetët çam, që përfaqësojnë sot në Shqipëri pothuajse një gjysmë milioni shtetas.

I dashur lexues, le të hedhim një sy mbi platformën e Ramiz Alisë në këtë artikull:

Me strategjinё e Ramiz Alisë, regjimi komunist nuk u pёrmbys, por ndryshoi me marrëveshje. Pra, kjo mënyrë bëri që të dёshtoj dekomunistizimi i vendit, të dёshtoj krijimi i shtetit ligjor, të dёshtoj konsolidimi i ligjeve tё ekonomisё sё tregut, pёrderisa nuk u njohёn pronat e ligjёshme, përfundimisht të dёshtoj edhe integrimi i shtresёs antikomuniste dhe viktimave tё pafajshme të regjimit të kaluar. Me njё fjalё, vetëm sa u shpall me bujё “fitorja kundёr komunizmit” por pa fitues. U shpall “humbja e sistemit komunist”, por pa humbje! Sepse ish kapitalistёt nuk u bёnё pronarёt e ligjshëm, qё komunizmi “i mundur” i kishte grabitur pa tё drejtё, por u bёnё komunistё dhe bijtё e tyre.

Nё situatёn e sotme, zhvillohet një luftё e hapur midis dy partive për karrige, e cila nuk paraqitet ndonjё rrezik për ish pushtetitin komunist, se tё dy partitё kryesore janё tё ngrehura po nga Ramizi dhe brёnda strategjisё sё Ramizit. Ёshte kjo strategji qё me pushtetin e padukshёm Ramiz – Nexhmije – Janullatos – Nano e tj, vazhdojnё ta ruajnё dhe ta kenё tё fortё pushtetin komunist. Duke ushqyer figura, anti-Shqiptare, Anti-UCK, Anti-NATO, Anti-BE, bile nё rast rreziku tё pushtetit tё tyre, ata thёrresin dhe armiqtë tanё shekullorё (veri & jugё) qё i bashkon ideologjia komuniste: shqiptaro-greko-sёrbe.

E. Zaloshnja thotё: “..qё nga vizita e pare e familjes Shtraus, shansin pёr tё realizuar njё hop tё tillё (hop tё madh tё ecjes pёrpara) e kanё patur katёr njerёz: Ramis Alia, Ismail Kadare, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Ky shans iu dha nё vitin 1985. Nё atё vit, pas vdekjes sё Enver Hoxhёs u ndodhën para udhekryqit: “Ose tё ndiqnin shёmbullin e Ten Siao Pinit, ose tё vazhdonin rrugёn e Enverit”. Fatkeqёsisht, zgjodhёn kёtё tё fundit. Arsyeja: sepse për këtë ishin të trajnuar (Gazeta “Ilyria”, “Alia, Kadare, Nano, Berisha”, 21-XII- 2006, f.12).

Nё gazetёn “Komsomolskaja Pravda” nё mesin e viteve 80-tё, është botuar një shkrim ku thuhej: “Shtrausi kishte refuzuar tri ftesa tё njёpasnjёshme pёr tё vizituar BRSS-nё pёr tё investuar atje. Shkurt fjalët. Atje e ftuan dhe nuk vajti, tek ne erdhi vetё, dhe ne nuk e deshёm!…Sikur tё ishte aprovuar ajo marrëveshje atёherё, sot Shqipёria do tё ishte nё njё nivel shumё tё lartё politik dhe ekonomik (grekёt do tё vinin tё punonin nё Shqipёri, do tё ishte ndёrtuar “koridori 8” etj. etj.). Kjo ёshtё tradhtia mё e madhe e Ramiz Alisё dhe pasuesve tё tij, qё i ka shkaktuar dёm tё madh Atdheut dhe ka penguar hyrjen tone qё atёherё nё B.E. Por krerët tanë u lidhёn me Greqinё mjerane dhe e vunё nё krye tё vendit, për të pergatitur ketё katrahurё bashkё me tё padeshiruarin Janullatos.

Prof. Dr. Esheref Imeri thotё: “Asgjё nuk shkon pёrpara nё Shqipёri, deri sa tё jetё Janullatosi aty.”

Tani le t’i kthehemi sërish strategjisё sё Ramiz Alisё:

Nё tetor tё vitit 1989 Ramiz Alia foli pёr strategjinё: “Do tё arrijmё qё nga klasa komuniste tё krijojmё klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pёrgatisim vetё. Sistemi ynё ka kapitulluar pёrballё atij kapitalist, ndaj jemi tё detyruar tё ndryshojmё strategji. Kjo strategji do tё ndryshojё në dy drejtime:
1 – Nё respektimin e tё drejtave tё njeriut.
2 – Nё krijimin e pluralizmit politik.
Kundёrshtaret tanё do t’i nxisim qё tё krijojnё parti sa tё duan, tё majta, tё djathta dhe tё qendrёs, por gjithsesi kёto parti do tё duhet tё kontrollohen dhe tё drejtohen nga ne. Programet e themelimit tё kёtyre do t’i formulojmё ne. Nё krye tё kёtyre partive, duhet tё nxirren njerёzit, qё tё pёrkrahin strategjin tonё. Partia qё do tё marrё pushtetin, do tё shajё komunizmin, me themel e me çati. Nё kёtё mёnyrё do tё fitojmё simpatinё e Perёndimit, dhe tё disidencёs antikomuniste”…
Mё tej Ramis Alia vё kujdes se: tё burgosurit dhe tё persekutuarit, do tё flasin pёr ne, dhe do tё na shajnё. Dhe kёta dihet qё e urrejnё komunizmin, por do tё na afrohen dhe do tё na pёrkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, kёta do t’i afrojmё dhe do t’u japim punё tё parendёsishme, por kurrё nuk do t’i lёmё tё na marrin pushtetin, sepse ata sa tё marrin fuqinё, do tё fillojnё tё hakmerren, dhe ne kёshtu do tё bёheshim hyzmeqarёt e tyre.

Tё sekuestruarve dhe tё shpronёsuarve do t’u japim njё letёr nё dorё qё t’u njihet prona, por asnjёherё nuk do t’u japim pronёn e tyre dhe nё forma tё ndryshme do t’i ngatёrrojmё me njёri-tjetrin. Ata do tё kalojnё nёpёr gjykata, ku do tё zbatohen nga gjykata e shkalles sё parё nё tё dytёn etj, dhe pёr difekte teknike, do tё kthehen pёrsёri nё tё parёn. 

Tё burgosurit dhe tё persekutuarit, janё tё moshuar dhe nuk kanё fuqi, dhe janё tё parrezikshёm. Duhet tё kemi kujdes nga fёmijёt e tyre, por kёta duke iu dhёnё nga njё pasaportё dhe duke iu bёrё presion, do tё largohen nga Shqipёria. Ata qё dotё pretendojnё, të kundёrshtojnё apo tё kёmbёngulin, do tё lёndohen e do tё ndёshkohen. Pasuria e tyre na pёrket neve, sepse ne e bёmё. 

Ne kemi kuadro pёr shtatё Komitete Qёndrore, ndaj nuk ka asnjё arsye qё tё kemi frikё. Ne kemi studime dhe platforma gati pёr zbatim…

Kosova ёshtё nё pragun e shpalljёs sё kushtetutёs. Le tё bёjnё si tё duan, sepse ne kemi platformёn tonё, cdo gjë e kemi tё programuar. Strategjinё e kemi tё gjithё tё qartё. Nё pёrputhje me kёtё strategji, kemi pёrcaktuar edhe rrugёt pёr zbatimin e qёllimit dhe tё misionit tonё. Nё njё prapagandё ekstreme, kundёr komunizmit dhe me disa ndёshkime tё vogla, sa pёr sy e faqe, ndaj nomeklaturёs sё lartё komuniste.

Ne komunistёt reformatorё, do tё zbatojmё strategjinё tonё nё ekonomi, sipas sё cilёs kapitalistёt dhe pronarёt e ardhshёm, nё njё vend socialist, tё jemi Ne dhe njerёzit tanё. Me kёtё strategji, brёnda 2-3 legjislaturash, do tё arrijmё qё nga klasa komuniste, tё krijojmё klasёn kapitaliste, e cila do tё na pёrjetёsojё nё pushtetin politik tё sё ardhmes, qё e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vetё.

Tё jemi tё sigurt, qё e ardhmja do tё jetё e jona.Kurrё nuk do tё lejojmё restaurimin e pushtetit politik tё armiqёve tanё. E ardhmja e fёmijve tanё do tё jetё e mrekullueshme, pёr kёtё kemi derdhur gjak, dhe do tё derdhim pёrsёri, po tё jetё nevoja. Shqipёrinё do ta gёzojmё ne dhe fёmijёt tanё. Nёse ndodh, që tё na e marrin pushtetin, dhe tё na rrezikojnё, atёhere harram na qoftё, nёse nuk dimё tё mbrojmё fitoret e arritura, qoftё edhe me grykёn e pushkёs,… Ne kemi organet tona tё dhunёs, dhe njerёz tepёr tё vendosur. Mjerё ata qё do tё guxojnё tё na dalin pёrpara e tё na kundёrvihen! 

Nёse lind nevoja, do tё kemi edhe mbёshtetjen e aleatёve tё jashtёm ideologjikё nё pushtet…me të cilët na bashkon kauza jonё e pёrbashkёt, qё ёshtё pushteti i komunistёve, pavarёsisht nga nuancat dhe diskordancat e pёrkohshme”.

Strategjia e kësaj kupole, gjate këtyre 20 vjetëve, ka aq shume ngjarje tragjike, sa vështirë të kenë plagosur ndonjë vend e ndonjë popull tjetër ne Europe si: mbytjet masive ne Otranto, vrasje për qëllime politike, vjedhje masive te popullit nëpërmjet piramidave, protesta me zjarrvënie e përgjakje, Gerdeci, varfëri ekstreme dhe këto dy parti akuzojnë njëra-tjetrën për “Qeveri kusare, qeveri tradhtare”.

Ju, Z. Ramiz keni lënë lidhje të padukshme me këto parti qe keni krijuar, kjo duket se emri i juaj nuk zihet në goje nga mediat dhe nga populli i shumëvuajtur. Le të dalin nga prapaskena njerëzit e tu, që të mos bëhemi një katund kriminelesh e banditesh në brinjë te Evropës, e cila s’ka pse te na pranoje as si vend kandidat, pa ndërruar rrugë e të bëhemi një shtet normal duke e kthyer faqen e historisë.

Sot kёto dy parti, me tё njëjtёn ideologji komuniste, vjellin vrer kundra njёra-tjetrёs duke sharё siç thotё Ramizi “me themel e çati”. Duke ndarё partitё me njё urrejtje tё pashёmbёllt anё e kёnd vendit, sa qё dhe vdekja nuk i bashkon pёr ngushёllim PD & PS. Kur Evropa dëshiron t’i bashkojё, ata mё tepёr shtyjnё urёt e zjarit. Vallё kujt i shёrben kjo mё shumё?

Dihet qё demonstratat e vitit 1997 u organizuan nga grekёt dhe ajo e 21 janarit 2011 ёshtё organizuar po nga grekёt. P.S. e degёs sё Athinёs me urdhёr tё Edi Ramёs rekrutoj njё grup të madh shqiptarёsh me ndihmёn e qeveris greke, pёr ti vёnё flakёn Shqipёrisё, ata lёviznin me nga njё leje tё posaçme pёr kalimin e kufirit. Konflikti me Greqinё ёshtё shtuar mё tepёr pёr arsye se Shqipёria ishte rёnditur pёr vitin 2011nё top listën e 10 vёndeve të globit që duhej vizituar pёr turizmin dhe bukuritё pёrrallore tё saj.

Ёshtё fatkeqёsi, qё njerёzit nё Shqipёri e hedhin vёshtrimin nga SHBA dhe BE pёr zgjidhjen e problemeve tё tyre. Kur fakti qё njё vёnd i NATOs, dhe njё vёnd qё aspiron tё hyjё nё BE, nuk ёshtё nё gjёndje tё kryejë hetime tё tilla, tё thjeshta. Kujdes nga zjarri qё po ndezni, kujdes se po digjeni vete Kurse ne, si popull, do të lindim prapё nga hiri.

 

Filed Under: Komente Tagged With: rasim bebo, te kaluaren, te kujtojme

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT