Çmimi për shkrimtarin – Kadare takon Thaçin: Shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit/

Gjatë bisedës me kreun e shtetit të Kosovës, Kadare ka thënë se “shqiptarët aktualisht janë të favorizuarit e fatit”.
“Në themele të natyrshëm jemi evropianë”, tha mes tjerash Kadare, duke vlerësuar se bota shqiptare është duke ecur në rrugë të mirë.
Po ashtu, presidenti Thaçi rivlerësoi përkrahjen dhe inkurajimin që Ismail Kadare i kishte dhënë delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999.
Duke i uruar shëndet, presidenti Thaçi e përgëzoi Kadarenë edhe për çmimet prestigjioze që ka marrë, duke shpresuar që një ditë të jetë fitues 

i Çmimit Nobel për letërsi.



-Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim njohje të reja në ditët e ardhshme/
PRISHTINË, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT dhe ka bashkëbiseduar me ta për shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë.Në ligjëratën e tij në UBT, presidenti Thaçi ka thënë se si shtet po kalojmë nëntë vjet të themelimit dhe gradualisht kemi arritur që të konsolidohemi dhe forcohemi.“Kemi arritur t’i kemi 114 njohje ndërkombëtare. Presim njohje të reja në ditët e ardhshme. Kemi arritur të anëtarësohemi në shumë organizata ndërkombëtare. Në veçanti ka qenë vit i jashtëzakonshëm ky i kaluari sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat sportive ndërkombëtare si UEFA, FIFA”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka thënë se synimi dhe qëllimi, por edhe vizioni ynë, është që të jemi sa më shpejtë pjesë e familjes evropiane dhe pjesë e NATO-s.
Ai është ndalur me theks të veçantë edhe tek krijimi i ushtrisë së Kosovës, si dhe tek Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin ndëretnik në Kosovë.“Duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi, të drejtën e një vendi të pavarur dhe sovran, unë kam iniciuar këto ditë projektligjin në përputhje të plotë me procedurat, rregulloren e punës së Kuvendit, pra projektligjin për themelimin e ushtrisë së Kosovës apo transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga misioni civil në atë ushtarak”, ka thënë presidenti Thaçi.Ky propozim e ka edhe parahistorinë e vet, sipas presidentit Thaçi, sepse FSK-ja është një forcë që e kemi krijuar nga zero, në kuadër të transformimeve apo shpërbërjes së TMK-së dhe pastaj fillimit të ndërtimit të FSK-së, në pjesën e dytë të vitit 2008 dhe fillimit të vitit 2009.“Ka qenë një proces krejt i mbikëqyrur, i trajnuar prej faktorit ndërkombëtar, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj, me të drejtë të plotë në vitin 2014 kemi marrë vendim dhe kemi pasur mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, të SHBA-së dhe NATO-s, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. S’ka më kthim, ushtria do të bëhet”, ka thënë ai.Për shkak të zhvillimeve të brendshme politike, presidenti Thaçi ka thënë se asokohe spektri politik ka hezituar që të votojë në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura.“Në atë kohë kemi humbur një shans, të cilin jemi munduar ta përmirësojmë gjatë tërë këtyre tri vjetëve, mirëpo pas zgjedhjeve 2014, ngërçit politik që ka ndodhur dhe ardhjes së Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës është krijuar një realitet krejt tjetër”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai ka thënë se Lista Serbe e ka dhënë përgjigjen e saj për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe serbët e Kosovës po shfrytëzohen vetëm si karta për nacionalizmin e autoriteteve në Beograd.“Pas kësaj përgjigje shumë të qartë, për fat të keq u krijua një realitet që në vend që të shkojmë me ndryshime kushtetuese, duhet të lëvizim me ligj, gjë që lejon edhe Kushtetuta edhe e drejta jonë ligjore si shtet sovran”, ka thënë presidenti Thaçi.