“Feja e shqyptarit asht shqyptarija” – Vaso Pasha/
“Partia jone eshte Shqiperia” – Mit’hat Frasheri/
Nga Sadik ELSHANI/Shqiptaret nder shekuj kane arritur qe te krijojne disa vlera te qendrueshme e te larta njerezore per te cilat jane te njohur ne tere boten: krenarine kombetare, trimerine, besen, mikpritjen, tolerancen fetare… Rrethanat e caktuara historike i kane diktuar popullit tone te ndodhur ne udhekryqin e qyteterimeve Lindje – Perendim, te pushtuar edhe nga fuqite perendimore dhe ato te lindjes, qe te perqafoje (me dhune apo deshire) edhe krishterimin (ortodoks e katolik) edhe islamin (sunit e bektashi). Po ashtu, ato rrethana historike kane ndikuar, kane kushtezuar qe per t’u bere balle rreziqeve te shumta qe i kanoseshin popullit shqiptar, ata duhet te ishin te bashkuar si vellezer te nje gjaku. Besimet e ndryshme fetare brenda nje kombi, nje shteti, shpesh behen shkaqe per perçarje te rrezikshme, per konflikte shkaterrimtare (shembuj te tille ka mjaft ne bote). Por kjo nuk ndodh te shqiptaret. Nje pjese e shqiptareve e nderroi fene, por nuk e nderroi kombin – kombi eshte ai emeruesi i perbashket i vlerave tona si shqiptare, eshe ajo forca terheqese magnetike qe e mban kombin tone se bashku. Edhe pse ne si shqiptare nuk kemi nje fe kombetare, te perbashket per te gjithe shqiptaret, perkatesite e ndryshme fetare kurre nuk kane paraqitur ndonje rrezik per te luftuar njeri – tjetrin, perkunder perpjekjeve te vazhdueshme te armiqve tane per te na perçare. Po ashtu, eshte edhe gjuha jone ajo lidhje qe e ka mbajtur kombin tone te bashkuar. “Te mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje qe ka mbajtur shqiptaret te bashkuar ka qene gjuha”, ka thene Faik Konica.
Shqiptaret i tejkaluan dallimet e tyre fetare, sepse e patem fatin e mire qe ne nje periudhe mjaft kritike te historise sone kombetare t’i kishim Rilindesit tane mendjendritur ne mesin tone, ne krye te levizjes per liri e pavaresi. Ata perpara shqiptareve i shpalosen ato vlera qe na bashkojne dhe jo ato dallime qe mund te na perçanin. E ngriten lart figuren e Skenderbeut si simbol te qendreses dhe bashkimit kombetar.Vargjet emblematike te Vaso Pashes: “E mos shikjoni kish e xhamija/Feja e shqyptarit asht shqyptarija”, jane vargje mjaft domethenese qe e vulosen tolerancen tone nderfetare, qe zune vend ne mendimin e luftetareve kombetare shqiptare gjate Periudhes se Rilindjes e qe per fatin e mire te popullit tone, eshte duke vazhduar edhe sot. Rilindesit tane arriten bashkimin shpirteror kombetar ne rrethana teper te veshtira historike qe u kurorezua me shpalljen e pavaresise se Shqiperise. Ne kohen e Rilindjes sone Kombetare nuk kishte parti politike, por kishte bese, nder, burrni, atdhedashuri, respekt per njeri – tjetrin, perkushtim, kembengulje per te bere diçka per kombin e atdheun.
Populli shqiptar e tregoi me vepra fisnikerine e tij edhe gjate periudhes se trazuar te Luftes se Dyte Boterore, ku per dallim nga shumica e vendeve europiane, Shqiperia i mbrojti te gjithe hebrenjte e strehuar atje. Po çka eshte edhe me e habitshme, ndoshta edhe pak veshtire per t’u kuptuar nga te huajt, eshte rasti i mbrojtjes, shpetimit te ushtareve italiane pas kapitullimit te Italise. Rast ky teper i rralle, ndoshta edhe i vetem ne historine e njerezimit: Viktima e mbron zaptuesin e deridjeshem nga aleati i tyre i deridjeshem (gjermanet), i kthyer ne armik. Eshte kjo ndjenja e meshires e shqiptarit, karakteri i tij I forte per ta mbrojtur, per t’i dale zot te pambrojturit, atyre qe nuk jane ne gjendje ta mbrojne veten e tyre.
Po ne liri, ne politike si sillen shqiptaret? Eshte diçka krejt ndryshe, jemi shume jotolerante ndaj njeri – tjetrit. Nje urrejtje ndaj njeri – tjetrit eshte duke e pershkuar skenen politike shqiptare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove e trojet tjera etnike. Te sjell nder mend ate thenien e Faik Konices per shqiptaret: “Shqiptari per shqiptarin eshte fare ujk (ujk e shkuar ujkut)”. Jemi mbushur me “te majte” e “te djathte”, por jane duke na munguar “kombetaret”, ata qe i vene interesat e atdheut, kombit, mbi interesat e tyre vetjake (personale) dhe te klaneve te tyre. Me nje politike te tille perçarese nuk mund te kete as vizion, as strategji kombetare, dhe rrjedhimisht, as nje te ardhme te ndritur. Politikanet tane te kompromituar e te korruptuar, te dhene vetem pas pasurimit te paligjshem, qendrojne ne nje nivel te mjerueshem kombetar, te zhveshur nga çdo ndjenje e atdhedashurise. Jane njerez qe ne politike kane ardhur jo si rrjedhoje e angazhimit te tyre shumevjecar ne çeshtjet kombetare, por ata jane oportuniste qe e shfrytezojne çdo mundesi per te ardhur ne pushtet, jo per te ndertuar vendin, por per perfitimet e tyre vetjake dhe te klaneve te tyre mafioze. Ajo qe po mungon eshte: kompetenca, pergatitja e duhur profesionale, atdhedashuria, respekti per njeri – tjetrin, perkushtimi.
Jetojme ne kohera modrne dhe duhet te organizohemi ne parti politike, si forma te organizimit shoqeror, si bartese te proceseve demokratike, por partite politike duhet te kene nje orientim kombetar, platforme kombetare, parti te qendres dhe jo te skajeve ideologjike ekstreme (te tejskajshme). Shqiptaret e kane partine e tyre – Shqiperine dhe ideologjine e tyre – shqiptarizmin. “Partia jone eshte Shqiperia” – ka thene Mit’hat Frasheri. Partite tona politike, pa perjashtim, nuk kane ndonje filozofi te qarte politike, jane te pa profilizuara mire dhe zakonisht jane grupime te disa individeve te caktuar. Shkurt, ato jane prone e ketyre individeve, prandaj u mungon demokracia e brendshme, shprehja e lire e mendimit ndryshe. Ne lidhemi per individin dhe jo per institucionet funkcionale e demokratike. Per nje kohe te gjate ideologjite e huaja te tere spektrit pllitik dhe te gjitha ngjyrave politike i kane sjellur perçarje, deme te medhe kombit tone. Te drejtohemi kah rrenjet tona, idealet e Rilindjes sone Kombetare, Lidhjes se Prizrenit. Duke e luftuar njeri – tjetrin vetem e shkaterrojme veten dhe vendin tone.
Rilindesit tane vepruan ne rrethana teper te veshtira historike e shoqerore, por ata me mençuri e pjekuri e orientuan popullin tone ne rruge te drejte. Ndersa sot, fatkeqsisht, nuk kemi ndonje figure kombetare qe gezon nje autoritet te gjere nga te gjitha palet, spektri politik shqiptar. Disa intelektuale qe mund ta luanin mire kete rol, vete jane bere peng i politikes se dites, servile te partive politike dhe udheheqesve te tyre te korruptuar. Kur intelektualet tane jane angazhuar per çeshtjet kombetare, jane arritur rezultate te jashtezakonshme. Vetem per nje çast te kujtojme angazhimet vetemohuese te profesor Anton Çettes, akademik Mark Krasniqit, dr. Ibrahim Rugoves e shume te tjereve. Intelektualit nuk i ka hije t’i mbylle syte para se keqes, padrejtesive, sepse neser do t’i gjykoje historia ne menyren me te pameshirshme. Kemi nevoje per ca njerez te urte qe ta zbusin klimen tone te vrazhde politike.
Thenia: “Feja e shqyptarit asht shqyptarija” i ka sherbyer mire popullit tone, tani eshte koha qe te pajtohemi se edhe “Partia e shqiptarit eshte Shqiperia”. Rruge tjeter nuk kemi!
Filadelfia, 18 mars 2018
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.