• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BERATI, QYTETI I UNESCO-S NËN PUSHTETIN E COVID-19

July 2, 2020 by dgreca

Eugen Kallfani, arkitek, Drejtues i Monumenteve të Kulturës në qytetin e Beratit, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, situatën e turizmit në qytetin e Beratit, restaurimet e shtëpive, lagjet muzeale, ndërhyrjet në objektet kulturore dhe muzeun e qytetit të Beratit.  Me arkitekt Kallfanin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

TURIZMI KULTUROR NË BERAT DHE NDIKIMI I COVID-19

Nën vorbullën e një krize shumë dimensionale, situata sidomos në dy muajt e parë të pandemisë ( mars – prill ) ka ndikuar në formimin e një efekti shokues në aspektin shëndetësor, psikologjik e ekonomik. Ndër sektorët më të prekur rezulton edhe ai i turizmit ku Berati në rang kombëtar vitet e fundit ka patur një rritje të jashtëzakonshme. Pezullimi i transporteve, i fluturimeve, i shtrëngimit të masave të domosdoshme të ndërmara në kuadër të politikave ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë, pasoi me një stopim të vizitorëve me një efekt shumë negativ në turizmin kulturor, në rezervimin e hoteleve, në frekuentimin e restoranteve, të bujtinave, të strukturave të agroturizmit etj. Nëse muajt e parë të pandemisë sfida ishte të përballohej me çdo kusht situata e pandemisë me qëllimin e vetëm minimizimin e rasteve me pasojë vdekjen, gradualisht krizës  shëndetësore  iu bashkangjit edhe kriza ekonomike që me kalimin e javëve mori një revansh gati gati më dominues se aspekti shëndetësor. Shumë biznese në fushën e turizmit nuk u hapën në fund të muajit prill i cili ka përkuar vitet e fundit me fillimin e sezonit të turizmit kulturor. Rezervimet u anuluan fillimisht duke prekur javët e majit dhe qershorit e më pas një anullim drastik i rezervimeve edhe për muajt në vazhdim. Bizneset e hotelerisë u detyruan të pezullojnë momentalisht aktivitetet dhe hasën në vështirësi jo të vogla në aspektin financiar.

RESTAURIMET NË OBJEKTET MUZEALE TË QYTETIT

Nëntori i vitit 2019 ishte goditja e parë në aspektin financiar e më pas situata e Covid – 19 në fillim të këtij viti e çoi në kolaps edhe sektorin financiar të shtetit i cili u detyrua të ndërmerte politika financiare të fokusuara kryesisht në sektorin e shëndetësisë dhe ekonomisë.

Plani vjetor pësoi natyrshëm një përshtatje të kushtëzuar nga rrethanat por gjithsesi duke u munduar që të ” amortizojmë ” sa më shumë pasojat e rënda në fushën e turizmit kulturor. 

Të koordinuar me ministrinë e kulturës u rishikua plani vjetor duke u bazuar në identifikimin e prioriteteve në disa prej monumenteve të rëndësishme që kishin nevoja më urgjente se të tjerat.   Për sa i përket aktivitetit të mirëmbajtjes / restaurimit të monumenteve po punohet në restaurimin e banesave monument Kulture kategori e parë në lagjen Goricë si banesa e Bozho Fileri dhe banesa e familjes Bullari. Punimet restauruese konsistojnë në restaurimin e elementëve arkitektonikë të fasadës, të strehëve, të elementëve drusorë si kolonetat e qosheve, kornizat e dritareve, fashaturat horizontale, kolonetat e drurit në pjesen e qoshkut, në restaurimin  e pjesëve të degraduara të sovasë, lyerje me dy duar shërbet gëlqere dhe me vaj lini e antimol gjithë sipërfaqet e drurit. Kjo punë e realizuar 100 % me fondet e shtetit me anë të specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Berat ka bërë të mundur parandalimin e degradimit të mëtejshëm të monumenteve. Ndërhyrjet do të vijojnë dhe në monumentin tjetër kategori e parë në lagjen Goricë, në banesën e familjes Buda, ku punimet do të fokusohen në restaurimin e pjesëshëm të çatisë dhe portës kryesore të saj. Gjatë vitit sfidat e tjera janë ato të restaurimit të çatisë të banesës monument kulture kategori e dytë në lagjen “ Mangalem “, në restaurimin e kishës së “ Shën Mitrit “ dhe kishës së “ Shën Joan Gojëartit “ në kalanë e Beratit. Gjithashtu janë drejt finalizmit punimet restauruese të xhamisë së Beqarëve e cila mund të jetë pas gati dy vitesh restaurimi një diamant i trashëgimisë kulturore në Berat i hapur për vizitorët e besimtarët. Po ashtu po vazhdohet me restaurimin e interierit të xhamisë “ Mbret “ dhe të teqesë së “ Helvetive “ ku specialistë restauratorë shqiptarë po bëjnë një punë vërtet të kujdesëshme. Krahas këtyre që përmenda më sipër vlen të theksohet që paralelisht do të punohet pë restaurimin e dy ikonave në fondin e laboratorit të drejtorisë si dhe në vazhdimin e punës shumë delikate të afreskut të kishës së Shën Triadhës në kalanë e Beratit.

BERATI, NJË MAGJEPSJE PËR TURISTËT E HUAJ

Viti 2020 në fakt pritej të ishte një vit shumë i suksesëshëm sepse në turizmin kulturor vijimësia e një sezoni të ngjashëm me atë të vitit 2019, ku u kap një shifër rekord rreth 143 000 vizitorë do të përkthehej në një mundësi të madhe që ky vit të ishte edhe më i suksesëshëm në këtë aspekt. Në rang kombëtar për nga numri i vizitorëve, Berati ka shënuar numrin më të madh të frekuentuesëve, përjashtim bën këtu Butrinti i cili është shumë i frekuentuar gjatë sezonit veror, por i shtrirë në harkun e gjithë vitit dhe në mesataret mujore mund të themi se Berati është një nga destinacionet më të rëndësishme në rang kombëtar por nuk e ekzagjerojmë po të themi edhe një nga destinacionet më interesante në Europën jug –lindore. Në Berat turistët vizitojnë Kalanë e saj madhështore me një sipërfaqe 9.6 ha të vendosur mbi kodrën e rrethuar me murre masive të larta e me 24 kulla vrojtimi të cilat janë dëshmi e shtresëzimeve të ndryshme nga pikëpamja historike dhe ndërtimore. Berati është një nga shembujt e rrallë të kalasë së banuar, një qytet ku jeta prej afërsisht 2500 vjet ka vijuar pa ndërprerje. Në murret e kalasë “ lexohen “ trakte të murreve të periudhave të ndryshme që dëshmojnë për një dinamikë të rëndësishme të zhvillimit të qytetit. Bukuritë e kishave bizantine të Kalasë me afresket e tyre mahnitëse, sharmi i lagjes   Mangalem, i qendrës mesjetare me xhaminë “ Mbret “ me teqenë e “ Helvetive “ me “ konakët e dervishëve” ,    të “ xhamisë së Beqarëve “, të kishës së “ Shën Mëhillit” në shkëmb , të kishës së “Shën Spiridhonit “ e  “Shën Thomait “ në Goricë, të urës së Goricës, të kalasë së Goricës, të muzeut ikonografik “ Onufri “ , të muzeut Etnografik etj. Pra me dhjetra monumente të kultit ortodoks e musliman dhe qindra shembuj interesantë të arkitekturës së banesës popullore. Rrugicat e Mangalemit japin ndjesinë e një “muzeu të gjallë “ e të hapur drejt natyrës. Mali i Tomorrit i dyti mal më i lartë në Shqipëri me majën 2416 metra “ dominon” pjesën lindore të një qyteti mbresëlënës të rrethuar me kodra. Pra vizitorët në Berat kanë mundësi pafund që itenerari i tyre turistik të jetë i larmishëm dhe tepër dinamik duke u      “ zhytur “ thellë në historinë e një qyteti që lë mbresa shumë pozitive tek të gjithë.

BIZNESET E TURIZMIT MES RIMËKËMBJES E FALIMENTIT

Bizneset në Berat, kryesisht ato të sektorit të turizmit kanë qenë më të “ goditurat “ nga vala e pandemisë dhe efekti i tyre si e theksuam më lart ka qenë shumë negativ. Pas hapjes graduale restorantet dhe hotelet janë hapur por me përjashtim të disa rasteve sporadike të frekuentimit në fundjavë nga vizitorë vendas, ( kryesisht nga kryeqyteti ) duhet thënë se sidomos pjesa e hotelerive thuajse ka qenë e pa frekuentuar. Ndihma dhe masat e ndërmara nga qeveria ka patur efekt lehtësues por gjithsesi krahasimi me pritshmëritë e të ardhurave nga turizmi e ka zbehur shumë edhe atë pjesë sepse shumë biznese kanë minimizuar stafet, kanë pezulluar aktivitetet ose punojnë me personel shumë shumë të reduktuar. Disa grupe nga Bjellorusia apo Bullgaria kanë qenë prezente në qytet ditët e fundit dhe shpresojmë që gradualisht situata të përmirësohet. Qeveria është munduar të përballojë këtë me pagën e luftës, me ndarjen në këste të tatimeve, në incentiva favorizuese por gjithsesi situata ngelet përsëri e komplikuar dhe sfiduese edhe për shtetet më të fuqishme të Europës e jo më për buxhetin e një shteti të vogël si Shqipëria ku sektori i turizmit dhe sektorë të tjerë që gjenerojnë të ardhura falë tij, zënë një peshë të madhe në GDP.

TURIZMI, DRITË NË FUND TË TUNELIT

Në këtë kohë të pazakontë turizmi kulturor ngelet përsëri një nga sektorët që japin shpresën e optimizmin drejt normalitetit që të gjithë presim. Marja e disa nismave si për shembull lejimin e vizitave falas të muzeumeve ditën e djelë, apo reduktimi i çmimit të biletës  gjatë ditëve normale të javës kanë për qëllim “ thithjen “ e turistëve vendas  për të frekuentuar qytetin, për tu akomoduar në hotele apo për të drekuar në restorantet që ofrojnë një kuzhinë tradicionale shumë të pëlqyer. Nisma si ajo e normalizimit të situatës në aspektin e përkujdesjes apo ndaj mirëmbajtjes pastër të sitit, të vijimit të aktivitetit restaurues apo nisma si ajo e mirëmbajtjes së pikës vrojtuese nga çanaku duke shtuar elementë të rinj të vëzhgimit me dylbi nga pika paronamike mbi qendrën historike, janë  disa risi pozitive në aspektin e promovimit të qendrës historike të Beratit. Gjithashtu disa telereportazhe, emisione në televizionet më të shikuara në vend apo edhe video promovovuese shumë interesante kanë patur si qëllim promovimin e turizmit dhe të bizneseve jo vetëm në qytet por edhe në struktura të agrobiznesit në rrethinat e Beratit, në kanionet e Osumit, në kantinat e verërave etj.

Filed Under: Featured Tagged With: berati COVID-19, Eugen Kallafani, Sokol Paja, Turizmi

Ujëvarat e Mirushës -Turizmi, gjithnjë e më atraktiv

August 26, 2017 by dgreca

1 Ujvara e Mirushes

Nga Nadije Ahmeti/Republika e Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, të cilat mund të shfrytëzohen si vende atraktive për turistët, si vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë, thonë njohës të kësaj fushe.Kohëve të fundit, thonë ata, është vërejtur një trend më i madh i turistëve urbanë që vizitojnë qytete të ndryshme të Kosovës, por kjo ndodh me angazhimin dhe promovimin e agjencive private turistike dhe jo nga promovimi që bëjnë autoritetet kompetente.Nga hulumtimet që kanë bërë organizata të ndryshme joqeveritare, Kosova me një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometrash katrorë, posedon 1 mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar.Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është vërejtur një rritje e numrit të turistëve, sidomos e alpinistëve nga Shqipëria, Turqia, Franca dhe vendeve tjera rajonale që kalojnë nëpër Kosovë.Sipas tij, përfshirja e Kosovës në projektin e turizmit në natyre “Via Dinarica”, ka ndikuar shumë në lëvizjen e turistëve të huaj.“Via Dinarica” është platformë, e cila shërben për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe për zhvillimin e shumë sektorëve të turizmit, qoftë në nivel vendi apo ndërkombëtar.“Në fillim të këtij viti Kosova është përfshirë në projektin ‘Via Dinarica’, e cila shtrihet prej Sllovenisë deri në Greqi. Pastaj, jemi në fillim të projektit për Bjeshkët e Sharrit, që është projekt i ngjashëm me projektin ndërkufitar ‘Majat e Ballkanit’ – Kosovë, Shqipëri Mal i Zi”, thotë Çeku.

Burimi i Drinit të Bardhë

Burimi i Drinit të Bardhë

Projekti “Majat e Ballkanit” në përbërjen e saj ka identifikuar dhe zhvilluar shtegun malor prej 192 kilometrave, që lidh fshatrat malore nga të tri shtetet (Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi).

Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si pesë rajonet kryesore turistike në Kosovë.

Megjithatë, Çeku thotë se përveç numrit të vizitorëve rezident vendorë, një numër të madh të vizitorëve e përbëjnë edhe qytetarët, po ashtu, të Kosovës, por që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët vijnë për pushime.

“Turizmi malor është një trend pozitiv dhe i vetëdijesimit, sidomos gjatë verës kur vijnë qytetarët nga diaspora, pasi ata janë financuesit kryesor të udhëtimeve. Por, shihet një trend pozitiv i interesimit të vendorëve për vizita të pikave turistike në natyrë”, thekson Çeku.Edhe disa qytetarë thonë për Radion Evropa e Lirë se me interesim i vizitojnë vendet e ndryshme turistike në Kosovë, por që, sipas tyre, nevojiten më shumë investime.

Adnan Shaqiri nga Prishtina, studion në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai thotë se Kosova ka mjaft vende turistike.

“Vende turistike ka mjaftueshëm. Për stinën e verës janë Rugova, Prevalla e të tjera, për stinën e dimrit kryesisht Brezovica. Unë, nuk i vizitoj shumë shpesh, sepse varet prej kohës”, thotë ai.

Kurse, Sara Bujupi thotë se i pëlqejnë vendet si qyteti i Prizrenit, ku ajo shkon shpesh, ndonëse parapëlqen që të ketë më shumë investime.“Në Kosovë ka vende turistike, por nuk janë të zhvilluara. Qyteti i Prizrenit mua më pëlqen shumë dhe mendoj se është mjaft i pëlqyer edhe nga të tjerët, pasi që kur shkoj atje, aty takoj shumë njerëz nga rajone të ndryshme. Por, mendoj se duhet të investohet më shumë”, thotë Sara Bujupi.

Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, disa herë janë shprehur se përpjekjet janë të vazhdueshme që sektori i turizmit të jetë edhe më atraktiv për vizitorët. Për këtë janë hartuar edhe disa plane që konsiderohen avancuese për zhvillimin e turizmit në Kosovë.Në bazë të statistikave të hotelerisë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se në vitin 2016, numri i vizitorëve ka qenë rreth 200 mijë, prej të cilëve, 131 mijë kanë qenë vizitorë të jashtëm, kurse mbi 62 mijë vizitorë vendorë.

Në tremujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve ka qenë më shumë se 24 mijë vizitorë, prej të cilëve, llogaritet se më se 68 për qind ishin të huaj, kurse 31 për qind vendas.(RFL)

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: më atraktiv, Turizmi, Ujëvarat e Mirushës

Shqiperi-Monumentet e kulturës, turizmi i kohëve moderne

April 29, 2016 by dgreca

Jemi në pragsezonin e turizmit veror dhe kjo stinë krijon mundësi lëvizje dhe pushimi në vendet më të preferuara bregdetare, natyrore apo turistike te monumenteve të kulturës dhe historisë. Turizmi historik është një turizëm në kërkim për ne dhe mund të quhet si turizëm elitar që në botën e zhvilluar është shumë fitimprurës për ekonominë.

Me miliona vizitorë të objekteve të lashtësisë i gjen nëpër botë duke vizituar themele rrënojash të vjetra dhe monumente të mbetura në këmbë që nga kohët e lashta. Shqipëria cilësohet si një ndër vendet më të lashta në Ballkan, një vend me histori aktive. Mund të përmendim disa qytete shqiptare me vlera të herëshme historike dhe që sot kanë një vlerë të shtuar në turizmin tonë.

Në qoftë se do të nisim nga jugu i vendit, përmendim Butrintin, me emrin e lashtë Buthrotum, që shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. Është një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysmë-rrethi. Po ashtu, me vlerë janë edhe mbetjet strukturore nga ndërtimet e lashta. Është destinacioni më i vizitueshëm përsa u përket vlerave historike që zbresin deri në gojëdhëna.

Apolonia është qytet antik në Shqipëri, ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike. Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e 9Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik.

Ndryshe nga qytetet koloni të tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Por, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon dhe qyteti luajti një rol të madh si ndërmjetës tregtar mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë.

3Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për antikitetin.
Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.
Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë etj.

Durrësi – Sot është qyteti-port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujërat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik dhe prej tij futen në territorin tonë me mijëra turistë çdo vit.

Kruja – Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të. Ka një formë eliptike me sipërfaqe prej 2.25 6hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.

Berati – U përket qyteteve të rralla ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Krishtit këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ;pasi aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit.

Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P.Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti Kassandër në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P.Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, 5u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Pulheriopolis (Qytet i bukur). I pushtuar nga bullgarët në shek. IX, u quajt Belgrad (Qytet i bardhë) – Berati i sotëm.

Shkodra – Origjina e emrit të saj, SΚΟΔRΙΝΩΝ (Scodra në transkriptimin latin), mendohet të jetë vendi ku shkon Drini (Shko Drinon). Kur erdhën pushtuesit turq në Mesjetë e quanin İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar i Aleksandër) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet e dëshmojnë për më të vjetër.

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e humanizmit. Nga ky ambient dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazuli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639″.

Thuhet se Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se “akademia” 7kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas errësirës së shekujve. Gjatë qindravjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik.

Kështu që turizmit historik dhe të kuriozitetit, i duhet dhënë prioritet nëpërmjet investimeve në mirëmbajtjen e qyteteve historike, në infrastrukturën rrugore që të çon drejt tyre, si dhe në kompletimin me personelin përkatës dhe të përgatitur për të pritur vizitorë të huaj.(N Lena)

Filed Under: Kulture Tagged With: i kohëve moderne, Shqiperi-Monumentet e kulturës, Turizmi

Turizmi i vëzhgimit sjell vizitorë të shumtë në Parkun Kombëtar të Divjakës

August 11, 2015 by dgreca

Nga Nikolla Lena/ – Turistë të shumtë nga Franca, Gjermania, Zvicra dhe vende të tjera të Europës Veriore kanë vizituar këto ditë të nxehta gushti Parkun Kombëtar të Divjakës, ku kanë vëzhguar nga afër florën dhe faunën e kësaj zone.
Ky park tashmë është kthyer në një atraksion për turistët e vëzhgimit të faunës së veçantë të kësaj zone. Moratoriumi dyvjeçar që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, ka bërë që në lagunën e Karavastasë të rikthehen shpendët e mërguar nga terrori i gjuetisë pa kriter.
Tashmë kjo lagunë gjallon nga specie të ndryshme fluturakësh që tërheqin vizitorë të shumtë jo për t’i vrarë por për t’i vëzhguar.
Ardian Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit, që mbulon edhe Parkun Kombëtar të Divjakës, shprehet optimist për shtimin e numrit të shpendëve dhe rikthimin e të ikurve në abitatin e tyre natyral.
Kjo ka bërë që vizitorë të shumtë nga vendi dhe bota të vijnë çdo ditë e t’i vëzhgojnë nga afër këto specie të rralla, sidomos pelikanin kaçurrel. Udhërrëfyesit tanë i shoqërojnë ata nëpër pylli2shtigje të veçanta për t’i çuar sa më afër vendstrehimit të këtyre shpendëve të rrallë.
Pajisja me mjete vëzhgimi i kënaq vizitorët dhe ata shprehen se do të kthehen përsëri aty, thotë Ardiani. Ky park tashmë është futur në vendin e parqeve më të vizitueshme për turizmin e vëzhgimit në vendin tonë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Divjaka, Turizmi, vizitore

ARDHJA E KOSOVARËVE NË NDIHMË TURIZMIT TË RËRËS DHE DIELLIT

August 7, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Lexova një shkrim në një të përditshme ku flitej për turizmin, ose më saktë ardhja e kosovarëve në plazhet publike shqiptare. Adresimi, që duhej bërë për dyndjen e kosovarëve në plazhet publike shqiptare është në kuadër të “turizmit patriotik “një nismë e filluar vite më parë. Besnikërisht vëllezërit tanë të lënë përtej kufirit, popullojnë plazhet shqiptare duke xhiruar kështu të ardhura për ekonominë tonë dhe sivjet ata kryen të njëjtin ritual duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pas përfundimit të muajit të agjerimit. Dihet, që turizmi ka disa ndarje ku përfshihen dhe turizmi i rërës dhe diellit. Ky lloj turizmi është më masivi në të gjithë botën ngase edhe është më i nevojshëm nga ana shëndetësore. Turizmi i rërës dhe diellit në Shqipëri ka vite, që frekuentohet masivisht madje, që nga koha e diktaturës
2.Krijimi i Ministrisë së Kulturës popullore shënoi edhe hapin zyrtar të fillimit të turizmit kulturor etj.Ja cfarë përmend shtypi i asaj kohe:”Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939, cilësohet si një nga reformat e mbretit Zog me përkushtim për kulturën e vendit të tij.Në gazetën:” Drita “ të vitit’ 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë, Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore .Në çështjen e turizmit ministria do të mbikëqyr dhe drejtojë aktivitetin turistik i cili zhvillohet në Shqipëri nën patronazhin e N. S. Mbretërore princesha Mexhite . Ky aktivitete cilësohet se jo vetëm pasurohet vendi por ka të bëjë me tërheqjen e të huajve por dhe ti shtyjë shqiptarët të njohin Shqipërinë dhe bukurit e saj dhe ta dashurojnë më shumë vendin e tyre . Thuhet se qëllimi në këtë aktivitete hynë bënë pjesë edhe organizmi i mirë i kremtimeve popullore që do të shërbenin me shtegtimet e tyre edhe me shfaqjet folklorike për të zgjuar krenarinë dhe sedrën kombëtare .Gjithashtu këto kremtime do të shërbejnë për ti ruajtur dhe kremtuar veshjet tradicionale, muzikën dhe vallet e popullit tonë “.
3.Në turizmin e rërës dhe diellit, Shqipëria ka një bregdet të shtrirë në dhjetra km dhe plazhe ,që përfshinë dy dete,nga veriu kryesisht nga Shëngjini në jug,në Sarandë.
Frekuentuesit e këtij lloji janë vëndas, por edhe të huaj.Pretendimet e kësaj kategorie janë të vogla.Jo vetëm kosovarët ,por dhe të huajt, italiane apo turistë nga Evropa qëndrore që përfshihen në këtë nëndarje të turizmit kryejnë të njëjtin ritual ditor :plazh ,hotel,pasdite plazh ose qëndrimi në lokal dhe sic është theksuar ata nuk shprehin interesa për historinë apo kulturën e vendit,që janë duke pushuar.Vetëm një kategori e vogël del jashtë guacke.Kur menaxhoja dy parqet arkeologjike në jug,ishte i cuditshëm fakti,që dhjetra pushues ,turistë të huaj e vendas merrnin rreze dielli dhe kalonin pasdite duke pirë birë, por nuk shfaqnin asnjë interes për të vizituar Orikun e lashtë vetëm 5 m larg plazhit të tyre.Kur maqedonësit, 5 vite më parë erdhën në plazhet e Orikumit,ata e bënin më të theshtë jetesën,bukë me vete dhe asnjë interes për kulturën apo historin,për vende ataraktive,natyrale etj.
Një fakt tjetër, që dua të sjell është ky.Në Orikum është porti i jahteve.Pronarët e tyre janë të gjithë të huaj shumica italian etj, e ngrysnin dhe e gdhinin ditën në detë, por asnjëherë nuk shprehën interesë për të vizituar portin më të vjetër në gjiun e Vlorës,Orikun ,portin dikur e kishte zotëruar Pompei dhe e mori gati pa luftë Julio Cezar, në kohët e luftës civile.Është një fakt tjetër turizimi kulturor, fetar,mjekësor,balnar,malor ka frekuntuesit e tij.Në turizmin kulturor vetëm 10% e popullësisë ,përfshihet dhe është e interesuar për ti vizituar vendet kulturore apo historike.Prandaj thuhet se numri i tyre mbetet gjithmon në rritje,por gjithsesi i vogël në krahasim me turizmin e rërës dhe diellit.Këtë lloj turizmi e frekuentojnë intelektualët, studentet,njerzitë e artit,kulturës dhe një pakicë e vogël.Ka edhe një arsye që e mbanë të vogël numrin e turistëve në këtë fushë.Një vizitor e viziton vetëm një herë një sitë arkeologjik,qëndër historike apo dicka tjetër të këtij lloji.Askush nuk i rikthehet për herë të dytë të rivizitojë Butrintin,Apoloninë,Orikun,Antigonen etj.Ndryshe qëndron puna me të interesuarit sic janë studiuesit.Pier Cabane prej 20 vjetësh sjell në sitet arkeologjike të Shqipërisë,grupe studiuesish francez.Apo grupet turistike, që janë në patronazh të agjencive turistike.Turistëtë e tjerë vijnë të pa organizuar dhe janë frekuentuesit e rërës dhe diellit ata mërijnë në kohë dhe kryejnë ritualet e zakonshme për cdo vit. Kështu duke gjykuar shkrimin e disa ditëve më parë duhet të thekësoj se turistët e rërës dhe diellit janë ata të cilët gjenerojnë të ardhura për ekonominë.Dhjetra kosovarë të cilët mërijnë nga Morina në plazhet e këtij vendi,me automobilat e tyre konsumojnë karburante, ujë, bukë, ushqime,djath,mish,vezë,perime,pije,kafe,alkol etj dhe këto të ardhura u shkojnë pronarëve shqiptarë.Në një farë mënyre kosovarët janë duke e bërë mjaftë mirë detyrën e tyre patriotike, madje prej disa vjetësh,ata mbeten frekuentuesit më të mëdhenj të turizmit, të rërës dhe diellit.Edhe një fakt tjetër shkollat e Kosovës, që prej 100 vjetorit të pavarësisë kanë ndërmarë një nismë.Të vizitojnë muzeumin e pavarësisë në Vlorë dhe të tjera pika historike , në vjeshtë apo në pranverë,ata mërijnë në autobuzët e turistik duke e bërë realitet nismën e ndërmarrë.Edhe më sipër theksova se kosovarët po e bëjnë cdo vit detyrën e tyre dhe duhet ti jemi mirënjohës jo vetëm atyre që shfrytëzojnë turizmin e rërës dhe diellit, turizmin elitar,malor,kulturor,fetar etj ,por duhet të kujtohemi se kosovarët cdo vit po i përndjekim me rritjen e cmimeve në cdo pikë që blejne kosovarët.Po ua kthejme pushimet në ferr e dëshpërim me cmime të kripura dhe më pas ankohemi se :përse nuk vijnë turistë e pushues në këtë bregdetin tonë.Ata vijnë madje cdo vit, po ne vijojmë avazin e vjetër.I presim me fjalë,me citate patriotike se jemi vëllezër dhe nga pas i dyfishojmë faturat dhe cmimet e hoteleve ku atyre u bie më mirë të shkojnë të pushojnë në Malë të Zi e gjetkë ku tarfiat janë sa gjysmat e lokaleve prej kashte në jug të vendit.

Filed Under: Analiza Tagged With: dielli, Gezim Llojdia, kosovaret, rera, Turizmi

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT