-“Ne e rrëzuam Trumpin! Ne e rrëzuam atë!” dëgjoheshin brohorima brenda sallës. /
– “Ne duam Trumpin! Ne e duam atë!” brohorisnin kundërshtarët./
Një takim elektoral i kandidatit republikan për president Donald Trump, i planifikuar për të premten në mbrëmje në Universitetin e Çikagos, u anulua për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Mijëra pjesëmarrës, mbështetës dhe kundërshtarë të kandidatit Trump në mjedisin e takimit, ishin në prag të ballafaqimit me njeri tjetrin. Një prej ndihmësve të kandidatit Trump doli në podium duke njoftur anulimin e takimit për shkaqe sigurie. Nuk është e qartë se kur do të riplanifikohet takimi.
Pas njoftimit, turma e grumbulluar filloi të brohoriste. Policisë iu desh të ndërhynte në disa raste kur përkrahësit dhe kundërshtarët e kandidatit u kapën me njeri tjetrin, për të shmangur konfliktet.
“Ne e rrëzuam Trumpin! Ne e rrëzuam atë!” dëgjoheshin brohorima brenda sallës.
“Ne duam Trumpin! Ne e duam atë!” brohorisnin kundërshtarët.(Sipas VOA)