• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosharja s’është as FARK as LPK…KOSHARJA është vetëm UÇK

April 12, 2018 by dgreca

5 vendim1 KosharjaNga Vendim Demaj/3 vendim 2

Pas debatit të panevojshem qe keto dite eshte nxitur ne opinionin Kosovar dhe une si dëshmitar i gjall i shumë zhvillimeve  në terren të asaj kohe e shoh të arsyeshme qe ti them ca fjalë në lidhje me realitetin e kohës.

1 Vendim 2

Në Marsin e vitit 98 për here të parë në jetem time kam hyrë në Kosove me një grup qe kishin ardhur në Tropojë për tu furnizuar me armatim pasi kishin filluar disa vatra zjarri mes njësiteve të UÇK dhe forcave policore Serbe dhe ky grup ishte nën komanden e asaj që atëhere quhej Lëvizja.

Pas qendrimit tim disa ditor në Kosove jam kthyer ne vendlindje ku pastaj hyrje daljet për në Kosove ishin të shpeshta pa marr parasysh se nën komandën e kujt ishin grupet e organizuara që vinin për furnizim me armatim

si rezultat i kesaj une kam marr pjese ne shoqerimin e Brigades se udhehequr nga Kolonel Tahir Zemaj e cila ishte nën komanden e Ministrise se Mbrojtjes se Kosoves ku si fillim ndaloi ne Jasiq për të vazhduar marshimin pastaj drejt Prapaqanit ku aty dihen peripecitë qe kanë hasur gjatë rrugës.

Në korrik të 98 teksa po shoqeroja për ne Shqipëri qindra femije gra dhe pleq kemi hasur në pritat Serbe ku fatmirësisht une aty jam plagosur dhe personat e parë  që me ka ardh në ndihmë kanë qene Xaj Çela dhe Heroi Agim Ramadani

që nga aty unë pastaj krijova njohjen dhe lidhjen me Katanën.

Në Gusht të 98 ofensiva që ndermorën forcat policore, ushtarake dhe paramilitare Serbe në Rrafshin e Dukagjinit

detyruan njësitë e UÇK të vendosura ne Jasiq dhe Prapaqan qe të sigurojne lëvizjen e mijëra banorëve qe ishin nisur për në Shqipëri ku lëvizja u mundësua përmes koridorit të Doberdolit në trekëndshin e kufirit Kosove Mal i Zi Shqiperi,

vlen të theksohet që njësitet  e ushtrisë që operonin në Kosove nën komandën e Ministrise se Mbrojtjes së Kosoves kishin ngelur pa armatim pasi furnizimi që prisnin nga njësit e udhëhequra nga Fuat Foniqi ngelën të bllokuara në Ujezë për shkak të mbylljes se korridorit Lugina2 – Jasiq.

Pas ardhjes në Shqipëri të njësive që ishin nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes, në vjeshte filloi riorganizimi i tyre në Shtabin Papaj,

ndërsa njësitet që ishin nën komandën e Lëvizjes ishin të vendosura ne Padesh ku unë njihesha me z.Nasim Haradinaj i cili së bashku me vëllain e tij Naim Haradinaj  edhe ai nga Suedia i ishin bashkangjitur njësive të UÇK- së .

Unë dhe Naimi i  kemi kërkuar Nasimit për të pranuar një takim me Agim Ramadanin sepse ne na kishte lënë përshtypje shumë të mira pasi ishim takuar  pas bllokimit të armatimit që kishte ndodhur në Sylbicë dhe Agimi na kishte lënë përshtypje të një luftëtari trim atdhetari të etur për liri dhe fjalë-ëmbël plot shpresë, pas kembënguljes sonë Nasimi pranoi që të takohej pasi dihej qe Nasimi ishte direkt nga Shtabi Qendror dhe kishte gjithë autoritetin dhe mundesine e vendimmarjeve autonome.

Pas marrjes së fjalës nga Nasimi kemi takuar Agimin  dhe ai u shpreh i gatshëm,takimi u zhvilluar shumë miqësor dhe rezuloi shumë produktiv pasi  ditët në vijim pasuan me bashkimin dhe unifikimin e forcave.

Menjëherë pas këtij bashkimi është mëse e vertete qe Nasim Haradinaj ka pasur shumë kritika nga Shtabi i UÇK për këtë lëvizje dhe unë kam qenë prezent ku  ndër të tjera nga telefoni satelitor e  akuzuan si tradhtar, por ai vazhdoi përpara sepse qellimi i tij kalonte këto barrierat dhe hamendësimet personale të atyre qe jepnin urdhëra nga karriget e luksit.

Edhe një here e theksoj që Nasim Haradinaj ka qenë nyja kryesore për bashkimin unifikimin e gjithë njësive nën një komandë të vetme që i dhanë goditjen më të madhe ushtrise Serbe me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar në #Koshare.

Prandaj kushdo që mundohet për privatizim,përvetësim meritash është thjesht një qëllim dashakeq përçarës që shërben për zbehjen e meritave dhe  Lavdisë që  Ushtria Çlirimtare e Kosovës  tregoi në Koshare.

#KOSHARJA ka

#një_flamur

#një_emblemë

#një_emër

#UÇK.

#LAVDI dhe MIRËNJOHJE PËRJETË

Heronjve të rënë dhe të gjallë.

Filed Under: Histori Tagged With: Koshare, uck, Vendim Demaj

Thaçi:Lufta e UÇK, e drejtë dhe legjitime

October 10, 2017 by dgreca

1 Thaç-Presidenti Thaçi mori pjesë në debatin me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”/

2 ok Thaci

PRISHTINË, 9 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në debatin me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, organizuar nga OJQ-të, Integra, CPT, PAX.Me këtë rast, presidenti Thaçi  ka thënë se siç tregojnë edhe të gjeturat e hulumtimit, ekzistojnë keqinformata, pritje joreale, dezinformata të qëllimshme për atë se çfarë është dhe çfarë do të sjellë Gjykata Speciale. “Në rrethana të tilla vështirë se Gjykata Speciale do të mund të arrijë të bëjë atë që synon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës, por edhe për të gjithë ata që janë të angazhuar dhe vazhdojnë të angazhohen për drejtësi dhe barazi para ligjit për të gjithë”, ka shtuar ai.Presidenti në këtë debat ka thënë se janë bërë gati dy dekada që ka përfunduar lufta në Kosovë, por shumë plagë nga lufta mbesin të hapura. Ai ka kujtuar brengat e familjeve me personat e pagjetur, që ende nuk  kanë gjetur prehje, ka kujtuar viktimat e dhunës seksuale që vetëm tani kanë pranuar të njihen si viktima dhe të kuptohen vuajtjet e tyre. Sipas tij,  kjo vlen edhe për familjet e viktimave që ende nuk kanë marrë drejtësi për vuajtjet që u janë shkaktuar. Presidenti ka thënë se janë pesë mekanizma që kanë vepruar në Kosovë tashmë dy dekada me mandat ekzekutiv ndërkombëtar, pesë mekanizma të drejtësisë.

“Drejtësia e UNMIK-ut apo gjyqet e UNMIK-ut, atë të EULEX-it, Tribunali i Hagës, EULEX-i dhe tani Gjykata Speciale. Diçka që Kosovën e bënë të veçantë në Ballkanin Perëndimor, nga vendet që kanë qenë të përfshira në luftë, nga Kroacia, Bosnja, dhe nga nxitësi, inspiruesi dhe kryerësi i të gjitha këtyre veprimeve shteti i Serbisë”, ka thënë ai.Presidenti ka theksuar e përkundër tërë përpjekjeve ende ka ndjenjë se nuk është bërë mjaftë drejtësi. Sipas tij, pritjet joreale për Gjykatën Speciale mund të zbehin përpjekjet e saj siç e theksoni edhe ju në të gjeturat tuaja. “Rrjedhimisht, kjo do të zbehë besimin në tërë sistemin e drejtësisë kosovare e atë ndërkombëtare”, ka thënë ai. Megjithëkëtë, presidenti Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është një avantazh për Kosovën. “Shpesh thuhet se mbi Kosovën qëndron një re e zezë të cilën duhet ta largojmë. Të jemi të qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia, dhe askush më mirë se kosovarët nuk mund ta largojnë atë re të zezë. Pra, Gjykata Speciale është një mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë, e ritheksoj ndjenjën e drejtësisë”, ka thënë ai.Presidenti ka thënë lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ka qenë e drejtë dhe legjitime. Ai ka thënë se synimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë që të punojmë të gjithë bashkërisht, shqiptarë, serbë, të gjitha institucionet, shoqëria civile, media etj.T’i japim mbështetje të gjithë drejtësisë, të punojmë që kjo çështje të ndihmojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të ndikoj që sa më shpejt të ndodhë ngadhënjimi i procesit të Komisionit që kemi iniciuar për të Vërtetën dhe Pajtimin Ndëretnik në Republikën e Kosovës, ka shtuar ai./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Thaci, uck, Vlere Kombetare

UÇK-ja dhe «fondamentalizmi islamik»

August 12, 2017 by dgreca

Nga Bardhyl MAHAMUTI/

1-bardhyl_mahmuti_interviste

Mediet e kontrolluara nga pushteti politik i Beogradit aktualizuan temën e konstruktuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë për gjoja lidhjen e personaliteteve më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me organizatat terroiriste islamike. Kësaj radhe në shënjestër të akuzave serbe ishte Daut Haradinaj. E shoh të arsyeshme ta botoj si shkrim të veçantë këtë temë, të cilën e kam trajtuar në librin tim, për të nxjerrur në shesh domosdoshmërinë e zhveshjes së kësaj propagande politike dhe mediatike që fatkeqësisht mund të ketë ndikim te njerëzit që nuk e dinë se çka ka ndodhur në Kosovë para dy dekadash.

Lus mediet që e shohin të rëndësishme zhveshjen e kësaj propagande me fakte të pakontestueshme ta publikojnë këtë shkrim.

* * *

Misionet diplomatike të Jugosllavisë kishin shpërndarë në të gjitha vendet me peshë në skenën politike ndërkombëtare mate­rialin e përgatitur nga shërbimet sekrete të Serbisë, nëpërmjet të cilit “informonin” se “më tepër se 1000 mercenarë të huaj nga Shqi­përia, Arabia Saudite, nga Jemeni, nga Afganistani, nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Kroacia ishin të angazhuar në radhët UÇK-së.” (“Vlada Srbije: Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiji”, Beograd, shtator 2003; botimi në versionin serb f.9, në versionin në gjuhën frënge, f.207 dhe në versionin në gjuhën angleze, f.199)

Për ta “shitur” më lehtë stigmatizimin e luftës çlirimtare të Kosovës si të ishte një luftë fetare, autorët e “librave të bardhë” shpërndanë gënjeshtrën se gjoja “në Konferencën e 18-të Islamike, të mbajtur në Pakistan në vitin 1998, separatizmi shqiptar në Kosovë ishte cilësuar si “xhihad” dhe të gjitha vendet myslimane ishin ftuar për çlirimin e territoreve të pushtuara myslimane! (…) Në përputhje me këtë thirrje një numër islamikësh fanatikë nga Afganistani, Algjeria, Egjipti, Çeçenia, Irani dhe nga vende të tjera iu përgjigjën thirrjes dhe u përfshinë në shtabet e njësive komanduese të UÇK-së në Kosovë si instruktorë për stërvitje speciale ushtarake të disa formacioneve të UÇK-së.” (Vepra e cituar më lartë, botimi në versionin serb f. 41, botimi në versionin në gjuhën angleze f. 36)

Përmes kësaj gënjeshtre synohej të manipulohej ajo kategori e njerëzve që kishin frikë nga fondamentalizmi islamik dhe nuk kishin njohuri për zhvillimet reale. Në të njëjtën kohë, kjo gënjeshtër u shërbente politikanëve të llojit të Jean-Marie Le Pen-it që “frikësonin” evropianët me rrezikun që u kanosej të islami­zoheshin nga Kosova e pavarur, apo gazetarëve dhe publicistëve që kërkonin të stigmatizonin mbështetjen që i jepej luftës çlirimtare të Kosovës sikur të ishte luftë me konotacion fetar.

Të vetëdijshëm se realiteti ishte krejtësisht ndryshe, sajuesit e kësaj gënjeshtre shpresonin se informatat nuk do të verifi­koheshin. Të gjithë atyre që u ka interesuar e vërteta për pohime të tilla, kanë pasur mundësi të vërtetojnë se Konferenca e 18 Islamike nuk u mbajt në Pakistan, siç pretendohej në këtë «Libër të Bardhë», por në Arabinë Saudite dhe në datat 13-16 mars 1989 [La dix-huitième conférence islamique des ministres des affaires étrangères Riyadh, Royaume Diarabie Saoudite, 6 au 9 Cha’abane 1409-H, (13-16 mars 1989) http://www.oic-oci.org/french/conf/fm/18/18%20icfm-main.htm]. Pra, dhjetë vjet para Luftës së Kosovës! Madje, jo vetëm lufta e Kosovës që nuk ka mundur të përmendet dhjetë vjet para se të fillojë por, në këtë Konferencë Kosova nuk është përmendur fare.

Sa i përket Pakistanit, në këtë shtet është mbajtur Kon­fe­renca e 21-të Islamike nga 25-29 prilli 1993. [La vingt-et unième conférence islamique des ministres des affaires étrangères (Session de l’unité et de la coopération islamiques pour la paix, la justice et le progrès Karachi, République islamique du Pakistan 4-8 Zul-Oaada 1413 ( 25-29 avril 1993)].

Pra, edhe Konferenca islamike në Pakistan është mbajtur para shpërthimit të luftës në Kosovë dhe rrjedhimisht nuk kishte mundësi që të kualifikohej si “xhihad” një luftë që ende nuk kishte filluar. Gjatë Konferencës islamike të mbajtur në Pakistan në vitin 1993, në kuadër të rezolutës 7/21-P, kushtuar situatës në Bosnje e Hercegovinë, në pikën 28 të saj, përmendet edhe Kosova. Përmes kësaj rezolute “kërkohej nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes, tani më të tendosur, në Kosovë, në Vojvodinë, në Sanxhak dhe në Repu­blikën e Maqedonisë.” (Rapport et résolution sur les affaires politiques, les minorités musulmanes, les questions juridiques, et de l’information adoptés par la vingt-et unième conférence islamique des ministres des affaires étrangères. Shih : http://www.oic-oci.org/french/conf/fm/21/21%20icfm-political-fr.htm )

Siç shihet qartazi, qëndrimet e shprehura në këtë rezolutë nuk dallojnë aspak nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit i OKB-së. Përkundrazi, janë më pak të ashpra se qëndrimet e shprehura përmes rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Ndërsa në vitin 1998, në kohën kur zhvillohej lufta në Kosovë, Konferenca Islamike mbajti mbledhjen e radhës në Katar. Gjatë sesionit të 25 të kësaj organizate u miratua rezoluta 19/25-P që kishte të bënte me situatën në Kosovë (Session Du Conseil Des Ministres Des Affaires Etrangères des Etats membres de l’OCI, 15-17 mars 1998. Shih :http://www.oic-oci.org/french/conf/fm/25/Resolutions25-P.htm#19).

Kjo rezolutë nuk përmbante asnjë cilësim të luftës së Kosovës si “xhihad” apo “thirrje drejtuar vendeve myslimane për çlirimin e territoreve të pushtuara myslimane”, siç gënjente propaganda serbe.

Propaganda për gjoja lidhjet e UÇK-së me ideologjinë e ekstremizmit fetar islam dhe për gjoja “instruktorë të fonda­mentalizmit islamik, që stërvitnin ushtarët e UÇK-së”, nuk gjeti mbështetje të gjerë, siç kishin shpresuar udhëheqësit e pro­pagandës së regjimit të Beogradit. Përveç disa artikujve në gazeta, të cituara në librin tim, ku shihej ndikimi i kësaj propagande, përpjekjet për të paraqitur UÇK-në si “organizatë terroriste me pikëpamje fondamentaliste islamike” kishin dështuar. Zhgënjimin e autori­teteve serbe për këtë dështim e shprehu publikisht ministri i Informacionit të Republikës së Serbisë, Goran Matić-i. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Međunarodna politika” ai deklaroi se “është e pabesueshme se si fondamentalistët islamikë cilësohen si terroristë vetëm kur vrasin amerikanë. Ndërsa, kur vrasin qytetarë të pafajshëm të Jugo­sllavisë ata cilësohen si luftëtarë të drejtësisë.” (Radio Jugoslavija, «Double standard?», 29.08.1998. Shih :http://www.srpska-mreza.com/Kosovo/atrocities/Klecka-2.html).

Dështimi i propagandës për “instruktorë fondamentalistë islamikë që stërvitnin ushtarët e UÇK-së” dhe sidomos qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare kundër dhunës së forcave të armatosura policore dhe ushtarake serbe e tërbuan pushtetin e Beogradit.

Ky tërbim mori përmasat e një histerie, veçanërisht pas denoncimit që William Walker-i i bëri vrasjes së civilëve shqiptarë në fshatin Reçak. Kualifikimi i Walker-it se ajo që kishte ndodhur në këtë fshat “ishte krim kundër njerëzimit” dhe se “ata që kishin dhënë urdhër për këtë krim duhej të jepnin llogari para drejtësisë” bëri që “instruktorët e fondamentalizmit islamik që stërvitnin ushtarët e UÇK-së” të harroheshin përkohësisht nga propaganda e Beogradit. Ata u “zëvendësuan” me “instruktorë ose specialistë me mbiemra amerikanë ose anglezë që kishin ardhur të stërvitnin ushtarët e UÇK-së…”. Sipas qëndrimit të ri propagandistik të regjimit serb, “ekspertët që stërvitnin ushtarët e UÇK-së kanë mundur të jenë instruktorë të Walker-it ose mercenarë të shërbi­meve dhe të organizatave të tjera anglo-amerikane.” (Večernje novosti, artikulli i cituar, «SLUČAJ RAČAK PET GODINA POSLE …».  shih:

http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/aktuelno.69.html:154641-SLU268AJ-RA268AK-PET-GODINA-POSLE-INSCENIRANOG-MASAKRA–Laz-u-sluzbi-tomahavka—4

Në Kapitullin e tretë të librit tim është trajtuar hollësisht manipulimi me gjoja “zbulimin e listës së 126 terroristëve” të brigadës që kishte Shtabi i UÇK-së në Reçak).

Ata që kanë lexuar librin tim u kujtohet zhurma që bënë patologët e ekipit mjekoligjor serb për gjoja “zbulimin” se “tri kufomat e paidenti­fikuara në Reçak kishin shenja në trupat e tyre që dëshmonin se nuk kanë qenë myslimanë ose pjesëtarë të popujve që bëhen synet pas lindjes.” (RTV Serbisë, dokumentari « Kosovo : Račak Laži i istine ». Shih:  https://www.youtube.com/watch?v=eS7scYW6el4).

E tërë puna e “synetit” sillej rreth strategjisë që “komploti antiserb” t’u atribuohej “shërbimeve të huaja sekrete” të shteteve perëndimore.

Krahas stigmatizimit të shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike, si të implikuar në “përgatitjen e terroristëve shqiptarë”, nuk mungojnë autorët që implikojnë edhe shërbimin sekret francez [Pierre Péan, Kosovo: une guerre “juste” pour un Etat mafieux, (Një luftë e “drejtë” për një shtet mafioz)f.121-141] dhe atë gjerman [Réseau Voltaire, «L’UÇK, une armée kosovare sous encadrement allemand» (UÇK-ja – Ushtria kosovare nën drejtimin gjerman) http://www.voltairenet.org/article615.html ] në lidhjet me UÇK-në.Për ta kompletuar akuzën se gjoja “komploti kundër Serbisë vjen nga jashtë”, shteti serb denoncoi edhe “tolerancën” e shteteve të demokracive perëndimore në raport me “terroristët shqiptarë”. Këto akuza u drejtuan në veçanti kundër “tolerancës” së auto­ri­te­teve gjermane dhe zvicerane. Sipas «Librit të bardhë» “autoritetet gjermane ia kishin lënë UÇK-së kazermat e braktisura të NATO-s (në Hanover, në Nüremberg, në Bon dhe në Frankfurt) dhe qindra kampe të azilkërkuesve, ndërsa autoritetet e Zvicrës, i paskëshin lejuar “kampet paramilitare private, sallat e gjuajtjes me armë dhe klubet e sporteve luftarake për nevojat e UÇK-së.” (Libri i cituar “Vlada Srbije: Albanski terorizam …” botimi në gjuhën frënge f. 209, botimi në gjuhën angleze f.204, ndërsa versioni elektronik në gjuhën serbe, f.9).

Me një fjalë, sipas propagandës serbe, shumë shtete perëndimore ishin mobilizuar në komplotin kundër Serbisë!Përkundër asaj se pas krimeve në fshatin Reçak “instruktorët anglo-­amerikanë” dolën në rrafshin e parë propagandistik të re­gji­mit të Milosheviqit, ndërrimi i “instruktorëve islamikë fonda­men­talistë” me “instruktorët anglo-amerikanë” nuk e hoqi tërësisht propagandën serbe që synonte përafrimin e UÇK-së me grupet terroriste islamike. Në të gjitha ribotimet e mëvonshme të “librave të bardhë” ky stigmatizim mundohet të mbahet gjallë duke u ilustruar me “argumente të reja”.

Duke shpresuar se konteksti i ri ndërkombëtar, i krijuar pas atentateve të 11 shtatorit 2001, ishte i favorshëm për të shpërndarë propagandën e moçme të “lidhjeve” të UÇK-së me ideologjinë “fondamentaliste islamike”, propaganda e pushtetit të “ri” të Beogradit aktivizoi arsenalin e vjetër propagandistik. Në botimin e vitit 2003 të “Librit të bardhë” u përsërit deklarata e Milosheviqit në fjalën hyrëse të procesin gjyqësor kundër tij se gjoja “në vitin 1995 Osama Bin Laden-i kishte qëndruar në Shqipëri, si mysafir i presidentit të atëhershëm, Sali Berishës.” (Fondi për të Drejtën Humanitare, Beograd, Serbi, Procesi kundër Slobodan Milosheviqit, Traskriptet e seancave:

Fjala hyrëse e të akuzuarit Slobodan Milosheviqit, 15 shkurt 2002).

Shërbimet sekrete serbe shpërndanë “informatën” se gjoja “në atë kohë janë formuar bazat për mbështetje logjistike dhe për përkrahje financiare të organizatës Al Kaeda dhe celulat e saj në Kosovë dhe në Metohi.” (Libri i cituar “Vlada Srbije: Albanski terorizam …” f.40). Sipas kësaj propagande, përveç Bin Ladenit “në atë takim kanë qenë të pranishëm edhe Muhamet Al-Zawahiri, vëllai i ideologut të Al Kaedas, Ajman Al-Zawahiri-t, ndërsa nga pala shqiptare, përpos presidentit Berisha, të prani­shëm ishin edhe Bashkim Gazideda, ish-shef i policisë sekrete të Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj…” (Po aty)

Shpërndarja e kësaj dezinformate synonte pezmatimin e opinionit publik perëndimor e në veçanti opinionin amerikan që kishte mbështetur luftën kundër regjimit të Milošević-it. Gënjeshtra se Osama Bin Laden-i kishte qëndruar në Kosovë dhe se gjoja kishte krijuar bazat e Al Kaedas në këtë pjesë të Evropës ishte gënjeshtra më skandaloze që trilloi Shërbimi Sekret Serb. Fatkeqësisht, edhe pse shumica e autorëve që e përmendin këtë “informatë” theksojnë se është “e pabesueshme që Bin Laden-i të ketë qëndruar në Shqipëri” (shoh referencat në librin tim), kjo “informatë” gjeti një vend të konsiderueshëm në mediat dhe në veprat e autorëve të ndryshëm perëndimorë. Dhe si e tillë, ajo paraqet një mundësi për vazhdimin e manipulimeve me lexuesit e painformuar.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Bardhyl Mahmuti, Terrorizmi Islamik, uck

DITARI I LUFTES- 20 KORRIK 1998

July 29, 2016 by dgreca

KOSOVA-LUFTA NË LAJME/ Para 18 vitesh, në 29 korrik 1998: Diplomatë nga BE e SHBA takojnë Rugovën e UÇK-në/

-Pa lajme nga Malisheva, ku kishin hyrë forca të mëdha serbe, sulme të reja në Drenicë…/

-Para 17 viteve, të 29 korrik 1999, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, erdhi në Kosovën e lirë/

PRISHTINË, 29 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Nuk ka lajme nga Malisheva, ku kanë hyrë forca të mëdha serbe, derisa aviacioni luftarak serb fluturon ulët mbi Prishtinë e rajone tjera të Kosovës, raportoja para 18 vitesh, në 29 korrik 1998. Atë ditë kam raportuar edhe për përqëndrime forcash serbe te Skënderaj, me sulmet e reja të të cilave përballej Drenica, se Bashkimi Eropian kërkonte urgjentisht ndaljen e dhunës në Kosovë…Raportoja se një delagacion nga Bashkimi Evropian kishte mbërritur në Prishtinë për t’u takuar me Presidentin Ibrahim Rugova e përfaqësues tjerë të shqiptarëve, se diplomati nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Christopher Hill është takuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot po sjellim edhe lajme që kam raportuar para 17 viteve, të 29 korrikut 1999, kur Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, kishte mbërritur në Kosovën e lirë, pak kohë pas përfundimit të luftës. Dhjetëra mijëra shqiptarë u mblodhën në Prishtinë për ta përshëndetur  me mirënjohejen e falënderimin e përjetëshëm…

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-29.ata.html

[07] EU delegation arrives in Prishtine

PRISHTINE, July 29 (ATA)-A European Union (EU) delegation, composed of senior officials from Austria, Great Britain and Germany, arrived in Kosova today.

The EU “troika” is due to meet with the president of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, and hold other meetings with Albanian representatives. /bj/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[08] No news available from Malisheve

PRISHTINE, July 29 /ATA correspondent B. Jashari reports: There is no information available from Information centre and the Council for the Defence of Human Rights in Kosova about what is happening in Malisheve, where heavy Serb military, police and paramilitary forces entered last night.

Sources from the spot say that the population have fled Malisheve and many villages.

Public opinion in Kosova and the Prishtine press express the fear that massacres might take place there. Serbian post office last night cut off mobile telephone links in Prishtine and other centres of Kosova.

Yugoslav army military planes are hovering over Prishtine today, while fighting is going on in many parts of Kosova. The most dramatic situation prevails in Junik, the biggest village in the area bordering Albania, which has been under the siege and attack of Serb forces for several days now. /la/das/lm/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Yugoslav forces deployed around Skenderaj

PRISHTINE, July 29 (ATA) – Drenica is facing a new attack by large Serb military forces. Many tanks, rocket-propelled grenade launchers and heavy artillery weapons are moved in around Skenderaj and Llaushe village since midday.

The thumps of artillery rounds could be heard from Runiku surroundings engulfed by columns of black smoke. /bj/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[14] EU urges immediate halt to violence, start of dialogue in Kosova

PRISHTINE, July 29 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that a European Union (E.U) troika delegation headed by Albert Rohan, Secretary General at the Austrian Foreign Ministry urged in a meeting with President Ibrahim Rugova in Prishtina on Wednesday a prompt halt to violence in Kosova and start of Prishtine-Belgrade dialogue for a peaceful solution to the crisis there.

Rohan and Rugova said that the meeting was very important particularly in these difficult moments Kosova is facing and the latest Serb offensives in Malisheve, Junik and other parts.

Rugova asked for preventive measures by the European Union, United States and international community to prevent massacres and ethnic cleansing under way in Kosova.

“We are in unity with all the political groupings. We will include all political forces in a wide ranging coalition government to pave the way for dialogue,” Rugova said.

“Given the conditions Kosova is facing is very difficult to negotiate but, however we should negotiate,” Rugova said.

The delegation comprising political directors of the foreign ministries of Great Britain and Germany, held close door meetings with parliamentary deputies and the negotiating group of Kosova. It (delegation) was expected to meet with the U.S. diplomat on Kosova Christopher Hill. mima/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[15] US diplomat meets KLA fighters

PRISHTINA, July 29 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the U.S. diplomat on Kosova Christopher Hill on Wednesday visited Drenica, the Kosova region engulfed by war.

Informal sources said that the U.S. diplomat, who was accompanied by representatives of political parties and associations in Kosova, held a close door meeting with the Kosova Liberation Army (KLA) fighters and no statement was made after it. rxh/mima/ak/

Albanian Telegraphic Agency

 http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-07-29.ata.html

[11] Albright meets with Thaci and other Kosova Albanian politicians in Prishtine

PRISHTINE, July 29-ATA Correspondent Behlul Jashari reports: Tens of thousands of Albanians gathered in Prishtine today in front of the U.N. and KFORF headquarters to greet U.S. Secretary of State Madeleine Albright.

Albright met with the head of the Kosova interim government, Hashim Thaci, and his cabinet members, as well as with the LDK deputy chairmen.

Albright met earlier with academician Rexhep Qosja, head of the United Democratic Movement, and Hydajet Hyseni, one of the leaders of this party.

Albright arrived at Prishtine airport at 09:15 (local time) and at first met with the KFORF commander, British Lieutenant-General Mike Jackson, and the head of the United Nations administration running Kosova, Bernard Kouchner. /pas/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

[20] We will build a free and democratic Kosova – Albright

PRISHTINE, July 29 (ata) – ATA correspondent in Kosova Behlul Jashari reports: “We will build a free and democratic Kosova,” with tolerance and cooperation among all factors in Kosova, the U.S. Secretary of State, Madeleine Albright, told thousands of citizens gathered in Prishtine from all Kosova.

“Kosova will always be your house and never again will people with guns come in the night. Never again will houses and villages be burned and never again will there be massacres and mass graces,” she said.

She added that Milosevic will respond for his crimes, and voiced the hope that “there will be a birth of freedom based on tolerance, law and respect for human rights.”

In the afternoon, Albright will visit the U.S. sector where she will meet with U.S. officers in Gjilan. The U.S. Secretary of State is also expected to meet with Serb representatives in Kosova. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Histori Tagged With: 20 Korrik 1998, Albright, Behlul Jashari, Ditari i Luftes, Rugova, uck

UÇK, BETEJAT E JANARIT ’99

January 30, 2016 by dgreca

Lufta e UÇK-së dhe epopeja e lavdishme e 27, 28 dhe 29 janarit 1999 në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit/
Shkruan:Mr. Sc. Fetnete Ramosaj/
Përderisa gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, Serbia për të satën herë ishte harlisur për të jetësuar ëndrrën e saj shoviniste për Serbinë e Madhe, duke kryer gjenocid e spastrim të pashembullt etnik ndaj popujve joserbë, në rastin e Kosovës, në krahasim me subjektet tjera federative të ish-Jugosllavisë, organizimi i rezistencës së armatosur ishte shumë më i vështirë.
Duke mos e pranuar robërinë e re serbe dhe fatalitetin e shfarosjes, u formuan njësitet guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat morën guximin të organizohen prej zeros dhe të rrëmbejnë armët në përpjekje mbinjerëzore për mbrojtjen e vendit dhe të popullit të vet nga invadimet shfarosëse serbe.
Dhe, të mendosh se e tërë kjo rezistencë është bërë me armët e municionin e bartur me krahë, kryesisht nga Shqipëria, vërtet UÇK-në e bën të madhërishme, aq më tepër kur kemi parasysh se me këto armë UÇK arriti t’i përmbysë të gjitha parashikimet pacifiste e fataliste, arriti ta fitojë luftën kundër një armiku shumëfish më të madh, të pajisur pakrahasueshmërisht me armatimin më modern, kur dihet botërisht se Serbia kishte në dispozicion dhe e përdori gjithë infrastrukturën dhe arsenalin luftarak të ish-Jugosllavisë, që e përbënte forcën e tretë ushtarake në Europë.
Përveç kësaj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës diti të bashkojë në luftën e saj për liri e çlirim edhe Aleancën më të fuqishme të botës – Aleancën Veri-Atlantike të NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, diti të pozicionohet drejt ndërkombëtarisht përkrah fituesve e jo përkrah humbësve, gjë që ndodhi për herë të parë në historinë tonë kombëtare.
Padyshim se në të gjitha fazat e zhvillimit të UÇK-së, si gjatë periudhës së luftës guerile, si gjatë zhvillimit të luftës frontale në Kosovë, është arritur që me sukses të ngriten sektorët e caktuar dhe infrastruktura e UÇK-së në nivel kombëtar, pa dallime krahine e feje. Në këtë mes, sektori i logjistikës dhe i furnizimit me armatim ishte tejet i rëndësishëm, për të mos thënë jetik për zhvillimin e suksesshëm të luftës. Pikërisht në këtë drejtim ishin të angazhuar luftëtarët më të zotët të UÇK-së, deri në anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandantë zonash e brigadash, ishin të angazhuar ata që njëkohësisht ishin tepër aktivë edhe në aksione luftarake e në beteja të përgjakshme. Pikërisht në përpjekje për të siguruar armatimin që ishte aq i nevojshëm, Ushtria Çlirimtare e Kosovës pati humbjet më të mëdha në njerëz. Veçanërisht në kufijtë e dhunshëm ndërshqiptarë qindra djem e vajza ranë dëshmorë lirie.
Faktet dëshmojnë se shumica e përgjegjësve të linjave të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte, që ishte ndër detyrat më të vështira e më të rrezikshme të luftës, ishin luftëtarë e komandantë të sprovuar në beteja e në aksione të shumta guerile kundër forcave pushtuese serbe. Shumë prej tyre ranë në krye të detyrës në operacione të tilla në vijën kufitare në luftime të rrepta me ushtrinë serbo-jugosllave, duke filluar që nga Luan Haradinaj, Ilir Konushevci, Gazmend Imeraj, Bahri Fazliu, luftëtarët e Sllupit e të Hereçit, Mujë Krasniqi – Komandant Kapuçi me shokë, Agim Zeneli e Agron Rama, vëllezërit Lleshi me shokë e deri te Jashar Jashari – Komandant Duraku, Naim Avdiu e Kadri Berisha me shokë, të cilët ranë dëshmorë më 29 mars 1999, në Shishman të Bokës, ku që të 14 dëshmorët e rënë së bashku janë të varrosur në një arkivol të përbashkët. Pastaj, me shumë sukses krahas luftës frontale udhëhoqën edhe operacione të furnizimit me armë dhe të thyerjes së kufirit personalisht komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Shkëlzen Haradinaj, Fadil Nimani – Komandant “Tigri” i tri ushtrive çlirimtare, Bekim Berisha e Bedri Shala, Fehmi Lladrovci e Iljaz Kodra, Sali Çeku e Agim Ramadani, Abdullah Tahiri e shumë të tjerë, që të gjithë dëshmorë e heronj të kombit.
Siç dihet Zona Operative e Dukagjinit (ZOD) e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përbënte aortën kryesore të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte për mbarë Kosovën, qoftë nga Shqipëria, por më vonë edhe nga drejtimi i Malit të Zi. Prandaj, për shkak të rëndësisë gjeostrategjike, pikërisht në këtë zonë pushtuesit e përqendruan numrin më të madh të forcave ushtarako-policore e paramilitare, por pandërprerë i ndërmorën edhe ofensivat më të rrepta e më masive, ku u zhvilluan luftime të përgjakshme ndërmjet forcave okupuese serbe dhe njësiteve të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, nën drejtimin e komandantit të Zonës, Ramush Haradinaj.
Në mbrëmjen e 27 janarit të vitit 1999, nëntëdhjetë e gjashtë pjesëtarë të UÇK-së (të Zonës Operative të Dukagjinit dhe një njësit i Zonës Operative të Pashtrikut) u nisën nga baza e UÇK-së në Zhebel të Gjakovës në drejtim të Shqipërisë, me detyra të furnizimit me armatim dhe teknikë lufte. Kësaj radhe pritej të futej në Kosovë armatim i sofistikuar, i papërdorur deri atëherë në frontet e luftës. Mirëpo, gjatë rrugëtimit, me të arritur afër fshatit Bishtazhin, tek Ura e Terzive mbi lumin Erenik, që e lidhë Gjakovën me Prizrenin, rreth orës 23.00, ata ranë në pritën e forcave policore serbe dhe të të ashtuquajturës “polici lokale” e Serbisë, që drejtohej nga kolaboracionisti Muharrem Ibraj nga Osek Hyla. Aty, për afër një orë zhvillohen luftime të rrepta. Gjatë kësaj përleshje të pabarabartë bien dëshmorë Hamdi Ibish Berisha dhe Kasim Rexhep Shala, të dy nga Ruhoti i Pejës, luftëtarë të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe plagosen rëndë luftëtarët Nexhat Istref Berisha dhe Gani Sylë Shala, të dy nga Ruhoti i Pejës. Humbje në njerëz kishte edhe në radhët e armikut.
Kështu që një pjesë e këtij grupi u detyruan të kthehen prapa për në Shqiponjë të Dushkajës, ku ishte Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit, ndërkaq 25 luftëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe luftëtarët e dalluar në shumë fronte e beteja si Agim Zeneli – Çergashi, Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”, Agron Rama, komandant i Brigadës 134 “Bedri Shala” (i cili ishte i plagosur dhe po dërgohej për shërim në Shqipëri dhe për riorganizimin e radhëve të Brigadës), Sejdi Rama – Cia, Sahit Krasniqi, Daut Kelmendi, Memë e Pren Lleshi, Agush Gjoci e të tjerë kishin vendosur që me çdo kusht të vazhdonin rrugën drejt Shqipërisë. Më 28 janar, në orët e hershme të mëngjesit ky grup i luftëtarëve ranë sërish në pritën e forcave ushtarake serbe tek përroi i parë mbi Goden në afërsi të kufirit shqiptaro-shqiptar. Aty bien dëshmorë luftëtarët e lirisë vëllezërit Memë e Prend Zef Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës, të cilët ishin udhëheqës të rrugës – në njësitin pararojë dhe u plagosën rëndë luftëtarët Agron Rama, Sejdi Rama, Sahit Krasniqi, Luan Smajli e Nexhat Berisha i Volljakës.
Në anën tjetër, po më 28 janar, bie dëshmor edhe luftëtari Gaspër Ndue Karaqi nga fshati Ujëz i Gjakovës, luftëtar i Brigadës 126 “Hasi” të Zonës Operative të Pashtrikut, derisa po kthehej nga rruga pasi e kishte ndihmuar grupin e pjesëtarëve të UÇK-së, që pas rënies në pritë në Bishtazhin të kthehen me sukses drejt Shqiponjës së Dushkajës. Gaspri i kishte përcjellë deri në fshatin Meqe, ndërkaq gjatë kthimit bie në pritën e forcave serbe që ia kishin zënë pritën në Kodrën e Gradishit.
Në rrethana të tilla, luftëtarët që u ndeshën në pritën e ushtrisë jugosllave në afërsi të kufirit, detyrohen të kthehen prapa për në fshatin Goden. Prej andej arrijnë në Rogovë të Hasit ku vendosen në një shtëpi të këtij fshati. Banorëve të fshatit ua kërkojnë një kamion për t’i bartur të plagosurit deri në Krushë të Madhe, e për të vazhduar më pas në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, për shkak se i kishin pesë të plagosur rëndë. Mirëpo, ata u thonë se një gjë e tillë ishte me rrezik. Pas pak, disa rogovas u thonë se do t’i përcjellin me kombi meqë udhëtonin çdo ditë dhe e njihnin gjendjen në terren. Mirëpo, me t’u nisur, sapo i afrohen Urës së Rogovës e vërejnë pritën e forcave serbe. Pjesëtarëve të UÇK-së shoferi i veturës që doli për të vrojtuar terrenin u sugjeron që të hyjnë në oborrin e shtëpisë së tij (nr. 232), të mos dalin nga kombi sepse brenda dy-tre minutave do të niseshin. Por brenda pesë minutave në oborrin e shtëpisë kishin arritur forca të mëdha të këmbësorisë serbe, të cilët menjëherë fillojnë të qëllojnë me armë në drejtim të kombit ku gjendeshin tetëmbëdhjetë pjesëtarë të UÇK-së dhe shoferi i makinës. Në rrethana të tilla, me plumb të parë Agim Zeneli – Çergashi e vret një polic serb nga Vraniqi i Gjakovës.
Aty bien heroikisht Agim Bardh Zeneli – Çergashi nga fshati Shqiponjë i Dushkajës, komandant i Batalionit të Parë i Brigadës 132 „Myrtë Zeneli”; pastaj Sejdi Avdyl Rama nga Smolica e Gjakovës, ndihmëskomandant për Zbulim dhe Kundërzbulim i Brigadës 134 “Bedri Shala”; Agush Asllan Gjocaj nga Rashiqi i Pejës, epror i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me seli në Divjakë; Daut Idriz Kelmendi – Zagragja nga Drenja e Istogut, epror në Njësitin Diversant të Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Luan Avdi Smajli nga Shqiponja e Gjakovës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Valon Muharrem Gashi nga Buçani i Pejës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Bahtjar Avdyl Morina nga Lubizhda e Malishevës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”; Haxhi Hajdar Kleçka nga Kleçka e Lypjanit, luftëtar i Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova” të Zonës Operative të Pashtrikut; Gëzim Qazim Ademaj nga Ratishi i Poshtëm i Deçanit, epror i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”; Emrush Çaush Çetaj nga Trubuhovci i Istogut, epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”; Naim Halil Dreshaj nga Prigoda e Istogut, luftëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”; Sahit Abdurrahman Krasniqi nga Ratkoci i Rahovecit, epror në Njësitin e Furnizimit të Zonës Operative të Dukagjinit; Ilir Rexhep Merturi nga Gjyrgjeviku i Madh i Klinës, komandant i Togut për Intervenim të Shpejtë; Naim Xhafer Gashi nga Sferka e Klinës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe Vesel Sejdi Avdyli nga Drenoci i Klinës, luftëtar i Brigadës 132 “Myrtë Zeneli”. Prej të gjithë atyre që ishin në kombi arrijnë të shpëtojnë vetëm ushtarët: Asllan Lezi e Mevledin Morina, të cilët nëpër plumba arrijnë të dalin nga makina, të kalojnë murin rrethues dhe të largohen me ndihmën e banorëve të fshatit. Ndërkaq, kishin shpëtuar edhe Dervish Tahiri, Ramë Ukaj dhe Nexhat Berisha nga fshati Volljakë i Klinës, i plagosur rëndë, të cilët nuk gjendeshin në makinën që iu ekspozua sulmit të forcave serbe, por në një shtëpi aty afër ku gjendej edhe Agron Rama, i plagosur rëndë.
Pikërisht atëherë kur gjashtëmbëdhjetë jetë u shuan njëherësh në Rogovë të Hasit, në buzëmbrëmje të 29 janarit, pak më tej, në shtëpinë fqinje, nga plagët e rënda kishte ndërruar jetë Agron Osman Rama, nga Smolica e Gjakovës, komandant i Brigadës 134 “Bedri Shala”. Rogovasit e fshehën trupin e tij. Nuk ua lanë ta marrin serbët. Po këtë ditë, në Rogovë të Hasit, forcat serbe i ekzekutuan nëntë banorë të fshatit, me arsyetimin se i kanë strehuar dhe ndihmuar pjesëtarët e UÇK-së: Rrustem S. Morina me tre djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin; Ibrahim S. Kryeziu, Xhevdet B. Berisha, Zyber D. Shala, Adem Xh. Shala dhe Rifat H. Shala.
Organizimi i kësaj prite të trefishtë kundër pjesëtarëve të UÇK-së nuk ishte i rastësishëm. Forcat serbe për më se një muaj radhazi (17 dhjetor 1998 – 18 janar 1999) ishin thyer keq në vijat e frontit në Zonën Operative të Dukagjinit, me theks të veçantë në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” të UÇK-së, në Gllogjan, Ratishë e Dashinoc, dhe përkundër ndërmarrjes së ofensivës së pandërprerë njëmujore nuk mundën të depërtojnë në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja dhe u detyruan të kthehen prapa me humbje tejet të mëdha në njerëz dhe në mjete luftarake.
Rënia e njëzet e një dëshmorëve dhe nëntë martirëve të kombit më 27, 28 e 29 janar të vitit 1999, është tregues i qartë se sa e vështirë dhe e mundimshme ishte rruga e lirisë, e sa i shtrenjtë ishte çmimi i saj. Gjatë këtyre tri ditëve, në tri prita të njëpasnjëshme, në përballje për jetë a vdekje, në Bishtazhin, Godenit, Gradish e në Rogovës së Hasit, tridhjetë jetë u këputën në mes… Shumica prej tyre ishin luftëtarë e komandantë të sprovuar, që tashmë kishin korrur lavdinë e fitoreve të shumë betejave të përgjakshme në frontet e luftës. Disa të tjerë ishin të rinj shtalb pa e përfunduar shkollën e mesme, disa i kishin ndërprerë studimet universitare për t’i rrokur armët e lirisë, disa po i thurnin ëndrrat e jetës edhe nëpërmjet vargjeve poetike, disa ishin mësues, që i lanë nxënësit në shkolla dhe iu bashkuan liribërësve. Të tjerët lanë rehatinë personale dhe luksin e perëndimit për t’iu përgjigjur kushtrimit të luftës për liri. Ishin njerëz të mirë, familjarë të përgjegjshëm që mbi gjithçka e vunë interesin e lirisë së atdheut.
Ata vinin nga vise të ndryshme të Dukagjinit e të Kosovës, dhe u bashkuan në një rënie të përbashkët, në krye të detyrës më të vështirë – për furnizim me armë dhe njëkohësisht për transferimin e bashkëluftëtarëve të plagosur për në Shqipëri, për të mbetur të pavdekshëm në jetë të jetëve.
Bashkëluftëtarët që e mbijetuan këtë përballje të tmerrshme të zhvilluar tri ditë radhazi nuk e harruan kurrë. Besoni se pas kësaj që kanë parë, nuk i kanë lakmuar jetës, më shumë u kanë lakmuar të rënëve. Nuk e harruam as ne të tjerët nga pamjet e tmerrit në Rogovë të Hasit që e morën botën.
Por ata nuk u ligështuan, por u hakmorën shumëfish për bashkëluftëtarët e rënë. Këto rënie tepër të lavdishme dhe sublime, bashkëluftëtarëve të dëshmorëve u dhanë forcë që ta çojnë luftën deri në fund. Këtu do të përmendnim vetëm një rast. Avni Elezaj nga Alba e Vogël e Pejës, e mbijetoi pritën në Bishtazhin. Ishte betuar në gjakun e shokëve të rënë se do të hakmerrej për ta. Dhe, pikërisht në prillin e vitit 1999, Avniu me vetëm 17 vjet moshë, pip në këmbë me mortajë krahu i doli përpara në rrugë eskortës serbe dhe e likuidoi kryekriminelin serb, njërin ndër kriminelët më gjakpirës ndaj popullit shqiptar – oficerin e lartë të Njësive Speciale të Serbisë, Vidomir Shalipurin me gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Sot, falë luftës së djemve e vajzave të UÇK-së, nëpër Rrugën e Kombit mund të shkojmë në Tiranë edhe për dy orë, por 14 vjet më parë, kjo rrugë e mundimshme ka zgjatur me ditë e me javë, madje herë-herë ishte e pakalueshme dhe vdekjeprurëse.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës në kohë tepër të vështira e ka kryer me nder misionin e vet historik, ndaj sot institucionet qeverisëse e legjislative të vendit, institucionet shkencore dhe gjithë shoqëria duhet ta bëjnë detyrën e vet. Sot është shumë më lehtë për të realizuar qëllimet, për të cilat u flijuan mijëra dëshmorë e martirë ndër breza, vetëm se duhet shumë përkushtim, përgjegjësi, punë sistematike e harmonizim veprimesh.
Bibliografia e shfrytëzuar:

– Arkivi i Zonës Operative të Dukagjinit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Fondi: Prita e Bishtazhinit, Godenit e Rogovës së Hasit – Deklarata të luftëtarëve Nexhat Istref Berisha, Ramë Ukaj, Dervish Tahiri, Gani Shala, Mevledin Morina, Asllan Lezi, të cilët e mbijetuan pritën.
-Fetnete Ramosaj, Krimet serbe në Kosovë – PA APOLOGJI – Me fakte kundër shpifjeve, Prishtinë 2005.
– Manushe Ramosaj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Punim Masteri), Prishtinë, 2003, f. 78-79.
– Feniksët e Lirisë, Nr. 1-15, botoi SHFD, Prishtinë.

Filed Under: Histori Tagged With: BETEJAT E JANARIT '99, Mr. Sc. Fetnete Ramosaj, uck

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT