Të Premten me 26 Qershor 2020, Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha, ishte pjesë e takimit virtual me të dërguarin e Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë- Serbi, ambasadorin Richard Allen Grenell.
Në takimin virtual me diplomatin amerikan, ish ambassador në Gjermani dhe të dërguarin e posacëm të Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, morën pjesë disa aktivistë shqiptaro-amerikanë, përfshirë edhe kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha.
Takimi virtual u mbajt të Premten, 26 Qershor 2020. Përballë ambasadorit, Grenell, organizator i takimit të anuluar të 27 shtatorit, ishin z. Elmi Berisha, Kryetar i Federates Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, z. Martin Vulaj, aktivist shqiptaro amerikan, z.Uk Lushi, përfaqësues i Batalonit “Atlantiku“ dhe avokatja Ana Cenaj, përfaqësuese e komunitetit shqiptaro – amerikan në Dallas Teksas.
Takimi përcolli shqetësimet e diasporës shqiptare të Amerikës rreth situatës në Kosovë dhe dialogun me Serbinë dhe qëndrimin amerikan. Kryetari i Vatrës z. Berisha foli në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe përcolli shqetësimet e vatranëve.